Fatkeqësitë Që Solli Darvinizmi për Njerëzimin

< <
7 / total: 8

Pjesa E Gjashte
Rrënimi Moral Që Solli Darvinizmi

Fatkeqësia më e madhe që Darvinizmi i solli njerëzimit ishte, pa dyshim, largimi masiv i njerëzve nga feja. Një boshllëk i madh moral e shpirtëror u krijua menjëherë te shoqëritë që u larguan nga besimi në Zot. Ka shumë shembuj për këtë në shoqëritë e ditëve tona. Disa njerëz do të thonë që Darvinizmi nuk mund të quhet përgjegjës për mungesën e besimit në Zot, sepse një numër i madh i këtyre njerëzve që bëjnë një jetë jofetare nuk i kanë dëgjuar kurrë pretendimet e Darvinizmit. Pjesa e dytë e këtij kundërshtimi është e vërtetë. Numri i njerëzve që mbrojnë Darvinizmin, duke qenë të mirinformuar është i kufizuar, por kjo pakicë e kufizuar përbëhet nga njerëz që drejtojnë idetë e shoqërisë në pjesën më të madhe të fushave. Ndikimi që kanë arritur të kenë në shoqëri vepron te një numër mjaft i madh njerëzish. Ata kanë mundësinë të imponojnë botëkuptimin e tyre te një pjesë e madhe e shoqërisë. Për shembull, profesorët më në zë të universiteteve, një pjesë e mirë e regjisorëve të famshëm të kinemasë dhe redaktorëve të shtëpive botuese, gazetave e revistave me famë botërore janë evolucionistë dhe, për pasojë, ateistë. Kjo është arsyeja që ajo pjesë e shoqërisë, të cilës ata i drejtohen, ndikohet prej mendimeve të tyre evolucioniste e antifetare. Si pasojë, lindin shoqëri, te të cilat këto ide perverse pranohen gjerësisht.

Ernst Mayr, biolog në universitetin e Harvardit dhe një prej evolucionistëve më të njohur në botë, përshkruan vendin që zë teoria e evolucionit në jetën e shoqërisë me këto fjalë:

Qysh nga koha e Darvinit, çdo njeri i ditur është i mendimit që njeriu ka rrjedhur nga majmuni… Evolucioni ka ndikim në çdo aspekt të mendimit njerëzor: në filozofi, metafizikë, etikë…131

Mbizotërimi i përgjithshëm i darvinistëve në jetën e shoqërisë vepron si një lloj i fuqishëm "hipnoze" te njerëzit. Një pjesë e madhe, sidomos brezi i ri, me përvojë jete jo të mjaftueshme për të krijuar një pikëpamje mbi botën, qoftë edhe shumë sipërfaqësore, mund të mashtrohen lehtë nga ide të këtij lloji. Eshtë jashtëzakonisht e lehtë t’i përpunosh mendjet e këtyre njerëzve, sipas dëshirës, nëpërmjet revistave, filmave, pjesëve teatrale apo videoklipeve muzikore dhe, më e rëndësishmja, nëpërmjet edukimit që marrin nëpër shkolla. Ky ndikim është arsyeja që prej 150 vjetësh, shumë njerëz besojnë se teoria e evolucionit është e vërtetë, pavarësisht nga mashtrimet dhe karakteri i saj joshkencor. (Për më tepër hollësi mbi karakterin joshkencor të teorisë së evolucionit, shih librin Gjunjëzimi i Evolucionit, i të njëjtit autor. Ky libër është përkthyer edhe në gjuhën shqipe.)

Në qoftë se e vini re, propaganda antifetare rrallëherë zhvillohet haptazi në ditët tona. Askush nuk sugjeron hapur se askush nuk duhet të ketë fe, por në të njëjtën kohë, për këtë qëllim, përdoren metoda të fshehta, të pakapshme në pamje të parë. Vënia në lojë e fesë, lëndëve fetare apo njerëzve të njohur për besimin e tyre fetar, si dhe përdorimi i fjalëve që nënkuptojnë mospranimin e ekzistencës së Zotit, fatit dhe fesë në tekstet e këngëve, në romane, filma, gazeta dhe anekdota, janë vetëm disa prej këtyre metodave të fshehura.

Subjektet e Darvinizmit, nga ana tjetër, janë veglat më të zakonshme të propagandës antifetare. Madje edhe në çështjet që s’kanë të bëjnë fare me to, theksohet gënjeshtra se paraardhësit tanë janë majmunët. Pretendimet e teorisë së evolucionit mund t’i gjesh, po të dish të lexosh midis rreshtave, edhe në analizën e psikologjisë njerëzore. Në këtë mënyrë, lindin shoqëri që nuk i kushtojnë rëndësi fesë dhe përgjegjësive morale. Njerëzit që nuk besojnë apo nuk kanë frikë nga Zoti, nuk njohin kufij në asnjë çështje dhe fillojnë të jetojnë si kafshët, nga të cilat ata mendojnë se e kanë prejardhjen. Nuk mund të presësh nga këta njerëz të ruajnë pastërtinë morale, sepse ata mendojnë se nuk ekzistojnë kufij që duhet të respektohen. Ata tregohen të gatshëm për të bërë çfarëdo lloj veprimi të pamoralshëm, përsa kohë që mund ta bëjnë larg syve të botës. Në ditët tona, kapërcimi gjithmonë e më shumë i kufirit të asaj që është e lejuar dhe përhapja e një mentaliteti që s’i merr parasysh vlerat morale dhe urdhëresat e Zotit, janë pasojë e sugjerimeve të Darvinizmit. Njerëzit që e shohin veten të lirë nga kufizimet dhe besojnë se nuk do t’i japin llogari askujt, janë të prirur për shthurje. Të rinj e të reja u rrëfejnë gazetave hollësitë më të imta për jetën e tyre seksuale, të cilat botohen nga gazetat dhe lexuesit nuk reagojnë. Tradhëtia bashkëshortore që përshkruhet e nxitet nga media, është kthyer në një veprim që të gjithëve u duket më se i zakonshëm. Po të vërehet me kujdes, pas vrasjeve, prostitucionit, gënjeshtrave, mashtrimeve, marrjes e dhënies së ryshfeteve, shkurt, në themel të të gjitha sjelljeve imorale, shihet qartë mungesa e fesë. Mënyra më e efektshme për të përhapur këtë mungesë feje ka qenë ndikimi i dhunshëm i gënjeshtrës së Darvinit se "qeniet njerëzore u krijuan si rezultat i rastësisë".

Ken Ham, autor i librit "The Lie: Evolution" (Gënjeshtra: Evolucioni), diskuton mungesën e fesë që solli Darvinizmi dhe thotë:

Nëse mohoni Zotin dhe e zëvendësoni Atë me një besim tjetër, i cili në vend të Zotit vë rastësinë, nuk do të keni parime bazë që të vendosin se çfarë është e drejtë e çfarë është gabim. Rregullat i bën si t’i duash ti. Nuk ka gjëra absolute, as parime, të cilave duhet t’u përmbahesh. Njerëzit do t’i vendosin vetë rregullat e tyre.132

Evolucionisti i mirënjohur Theodious Dobzhanski pranon se ideja e "përzgjedhjes natyrore", parimi bazë i Darvinizmit, sjell një shoqëri moralisht të degjeneruar:

Përzgjedhja natyrore mund të favorizojë egoizmin, burracakërinë, mashtrimin dhe shfrytëzimin, kurse etika e grupit, në pothuajse të gjitha shoqëritë, ka prirjen të kundërveprojë apo të ndalojë një sjellje të tillë "të natyrshme" dhe t’u thurë lavde të kundërtave të tyre: mirësisë, bujarisë e madje edhe vetësakrifikimit për të mirën e anëtarëve të tjerë të fisit apo kombit, ose për të mirën e vetë njerëzimit.133

Po të hedhim sytë përreth, mund të vërejmë menjëherë gjurmët e shkatërrimit më të rëndësishëm të shkaktuar nga morali darvinist. Mendimi se zhvillimi dhe qytetërimi janë rezultat i jetës së ndarë nga njëri-tjetri, pa detyrime për ndihmë reciproke, devotshmëri dhe respekt, po u imponohet njerëzve e shoqërive. Sugjerimi se një rezultat i tillë duhet të pranohet për një prodhueshmëri e zhvillim më të lartë, ndeshet shumë shpesh, por, në të vërtetë, kjo vjen si rezultat i uljes së njerëzve në "stadin e kafshëve" dhe jo si rezultat i zhvillimit të qytetërimit të arritur prej tyre. E vërteta qëndron se njeriu nuk është një lloj kafshe dhe nuk erdhi në jetë nga ndonjë kafshë. Njeriu, të cilin Zoti e krijoi dhe e pajisi me inteligjencë, ndërgjegje dhe shpirt, është, në sajë të këtyre cilësive, një krijesë krejt e ndryshme nga gjallesat e tjera, por nën ndikimin e magjisë së moralit materialist-darvinist, qeniet njerëzore i harrojnë këto cilësi dhe e ulin veten deri në zemërngushtësi, imoralitet dhe në një mungesë vetëdijeje që nuk ndeshet as te kafshët. Pastaj thonë: "Ne nga kafshët e kemi prejardhjen, ndaj edhe cilësitë tona janë trashëgim gjenetik prej tyre." Me këtë, ata kanë për qëllim të përgatisin një bazë "psedoshkencore" për mungesën e vullnetit dhe ndërgjegjes te vetvetja. Shumë shkencëtarë darvinistë bihejvioristë marrin këtë logjikë si pikënisje dhe dalin me pretendimin se shfaqja e prirjes për krim te qeniet njerëzore është trashëgim nga paraardhësit e tyre, kafshët. Evolucionisti i famshëm Stephan Jay Gould e nxjerr këtë pretendim, në fillim të sugjeruar prej fizikantit italian Lambrozo, në librin e tij "Ever Since Darvin":

Teoritë biologjike mbi kriminalitetin zor se mund të thuhet se ishin të reja, por Lambrozo i dha argumentit një kthesë të re evolucionare. Kriminelët e lindur nuk janë thjesht të çmendur apo të sëmurë; ata janë, me plot kuptimin e fjalës, kthim prapa në një stad të mëparshëm evolucioni. Tiparet e trashëguara nga parardhësit tanë primitivë mbeten në repertorin tonë gjenetik. Disa njerëz të pafat lindin me një numër jashtëzakonisht të madh të këtyre tipareve të të parëve. Sjellja e tyre mund të kishte qenë e përshtatshme në shoqëritë primitive të së kaluarës, ndërsa sot, ne i vëmë vulën e krimit. Ne mund të na vijë keq për kriminelët e lindur, sepse ata nuk e kanë veten në dorë, por nuk mund të tolerojmë veprimet e tyre.134

Me fjalë të tjera, sipas pretendimeve darviniste, vrasja e një njeriu nga një tjetër, shkaktimi i vuajtjeve, vjedhja etj., janë trashëgim i përcjellë gjenetikisht nga paraardhësit e njeriut, majmunët. Eshtë kjo arsyeja, sipas këtij pretendimi, që këto krime nuk i përkasin atij personi dhe shikohen si të justifikueshme.Siç mund të shihet nga këto pretendime, mënyra darviniste e të menduarit e nxjerr të pavlerë ndërgjegjen dhe forcën e vullnetit të njeriut dhe pranon se njeriu është një krijesë jointeligjente, e cila sillet sipas instiktit, njëlloj si kafshët. Sipas kësaj pikëpamjeje, ashtu sikurse luani i egër nuk e ndalon dot egërsinë brenda tij dhe nuk mund të shfaqë sjellje të virtytshme, si p.sh. të mposhtë inatin apo të tregojë falje dhe durim, po ashtu edhe njeriu sillet në të njëjtën mënyrë. Eshtë e qartë se do të ketë një mungesë paqeje dhe sigurie, çrregullime, konflikte dhe përleshje në një shoqëri që strehon njerëz të tillë.

Mënyra E Pamëshirshme Dhe Pesimiste E Jetesës Që Ka Propozuar Darvinizmi Për Njerëzimin

Sipas darvinistëve dhe materialistëve, gjithësia e tërë, duke përfshirë edhe qeniet njerëzore, është vepër e kaosit dhe rastësisë. Me rritjen e ndikimit të kësaj pikëpamjeje në shoqëri, shfaqen njerëz të papërgjegjshëm, të cilët besojnë se janë krejt të pakufizuar.

Një njeri që nuk qëllime në jetë, është moskokëçarës, i pandjeshëm, nuk ndikohet nga asgjë, nuk e përdorë ndërgjegjen e tij dhe nuk njeh rregulla e kufij. Ai nuk mund të zotërojë virtyte apo cilësi të mira. Në këndvështrimin e tij pervers, si kafshë e zhvilluar që është, në këtë botë ai duhet të kërkojë ushqim dhe të shumohet në të njëjtën mënyrë si krijesat e tjera të gjalla dhe, pas plotësimit të disa nevojave, duhet të gjejë sa më shumë dëfrim e kënaqësi që të jetë e mundur dhe të presë vdekjen. Mund të shihet se, edhe pse shumica e njerëzve nuk janë në dijeni të hollësive të Darvinizmit, ata jetojnë jetën që parashikoi Darvinizmi për njerëzimin.

Për shkak të jetës mizore, së cilës një ditë do t’i vijë fundi, këta njerëz i pushton depresioni, pesimizmi dhe mungesa e shpresës. Mendimi se gjithçka do të mbarojë me vdekjen e ata do të shndërrohen në asgjë, i bën këta njerëz të mos jenë të lumtur e të mbyllen në vetvete. Një nga arsyet për vetvrasjet, problemet psikologjike dhe depresionet është ndikimi negativ i magjisë darviniste mbi psikologjinë njerëzore.

Richard Dawkins, një prej mbrojtësve më të tërbuar të evolucionit në kohën tonë, jep një shembull të kësaj. Ai pretendon se qeniet njerëzore janë makineri gjenesh dhe se e vetmja arsye për ekzistencën e tyre është që t’ia kalojnë këto gjene brezave pasardhës. Sipas mendimit të Dawkins, nuk ka qëllim tjetër as për ekzistencën e gjithësisë, as për atë të njeriut. I gjithë universi dhe qeniet njerëzore janë produkte të kaosit e rastësisë. Njerëzit që mashtrohen nga një pretendim i tillë bien shumë lehtë pre e depresionit dhe gjendjes së pashpresë. Ai që beson se i vetmi qëllim i jetës është që t’u përcjellë brezave të ardhshëm gjenet e tij, se gjithçka mbaron me vdekjen, se asgjë që bën ai në botë nuk ka kuptim, se miqësia, dashuria, mirësia dhe bukuria nuk kanë vlerë, patjetër do të mendojë se jeta është mizore dhe e panevojshme dhe nuk do të jenë në gjendje të gjejë kënaqësi në asgjë. Në parathënien e librit të tij "Duke shpërndarë ylberin", Dawkins pohon efektin negativ që shkakton te njerëzit pretendimi i tij lidhur me qëllimin e jetës njerëzore:

Një botues i huaj i librit tim të parë e pohoi se nuk e kishte zënë dot gjumi për tri net, pasi e kishte lexuar. Kaq i tronditur ishte ndjerë nga ajo që ai e kuptonte si mesazhin e ftohtë e të zymtë që përcillte libri! Të tjerë më kanë pyetur se si duroj që zgjohem në mëngjes. Një mësues nga një vend i largët më shkroi duke më qortuar se një nxënëse i kishte shkuar me lot në sy pas leximit të të njëjtit libër, sepse e kishte bindur se jeta ishte e kotë dhe e paqëllimtë. Ai e kishte këshilluar të mos ia tregonte librin asnjërit prej shokëve e shoqeve të saj, se mos u ngjitej edhe atyre i njëjti pesimizëm nihilist. Akuzime të ngjashme për dëshpërim të kotë, për dhënien e një mesazhi të thatë e të zymtë bëhen shpesh kundër shkencës në përgjithësi dhe shkencëtarët e kanë të lehtë t’i marrin me të mirë. Kolegu im Piter Atkins e nis librin e tij "Ligji i dytë" (1984) në këtë mënyrë:

Ne jemi bijtë e kaosit dhe struktura e thellë e ndryshimit është kalbësirë. Në rrënjë ka vetëm korrupsion dhe valë të pandalshme të kaosit. Synime s’ka më; ajo ç’ka ka mbetur është drejtimi. Kjo është zymtësia që na duhet të pranojmë, ndërsa vështrojmë ngultazi thellë e me gjakftohtësi në zemër të gjithësisë.135

Një tjetër darvinist, i cili doli me idenë se jeta s’ka kuptim dhe bëri që jeta të shihet me pesimizëm, ishte filozofi gjerman Niçe (Nietzsche), tezat e të cilit për superioritet racor siguruan një përkrahje filozofike për Hitlerin. Mendimi i paraqitur nga Niçja, i njohur si "nihilizmi" ose "asgjëizmi", në thelb është ky: Njeriu duhet të ketë një arsye që të jetojë, por ky qëllim, sipas Niçes që e mohonte ekzistencën e Zotit, s’ka të bëjë fare me krijimin e njeriut nga Zoti. Për këtë arsye, në filozofinë e Niçes, njeriu vazhdimisht kërkon një qëllim, por nuk është në gjendje ta gjejë një të tillë, ndaj përjeton pesimizmin dhe ndjenjën e të qenurit i pashpresë, që lind nga kjo. Ajo çka duhet bërë, është të kërkohet qëllimi prapa ekzistencës së njeriut, por nëse, ashtu si Niçja, një njeri e mohon plotësisht qëllimin bazë dhe nis e kërkon një qëllim jashtë rrezes së kësaj të vërtete, atëhere sigurisht që ai nuk do të jetë në gjendje ta gjejë atë. Le të shtojmë këtu se Niçe vdiq i çmendur.

Shoqëritë që harrojnë se Zoti i ka krijuar për një qëllim të caktuar janë të destinuara pashmangshmërisht të pësojnë një rënie morale e shpirtërore. Pasuria, mirëqenia dhe zhvillimi ekonomik në asnjë mënyrë nuk u sjell këtyre njerëzve paqe dhe siguri. Shumë gjëra i shtyjnë njerëzit që nuk e dëgjojnë zërin e arsyes dhe e shohin veten si krijesa pa kufizime e pa qëllime në jetë, të ndjehen fatkeqë, të pashpresë dhe pesimistë.

Kurse një njeri që beson te Zoti dhe te jeta e ardhshme është i vetëdijshëm se për çfarë qëllimi përfundimtar e të rëndësishëm po jeton. Ai rron me gëzimin e shpresën se do të fitojë mëshirën e Zotit. Për çfarëdo që t’i ndodhë, ai falenderon Zotin: është kjo arsyeja që ai nuk bie kurrë pre e pesimizmit dhe gjendjes së pashpresë.

 

SHENIME

131-Ernst Mayr, »Interview«, Omni, March/April 1988, fq. 46; cituar nga Henry M. Morris, John D. Morris, The Modern Creation Triology, Vol. 3, fq. 12

132-Kenneth A. Ham, The Lie Evolution, Master Books, April 1997, fq. 84

133-Theodosius Dobzhansky, »Ethics and Values in Biological and Cultural Evolution«, Zygon, the Journal of Religion and Science, as reported in Los Angeles Times, part IV (June 16, 1974), fq. 6

134-Stephen Jay Gould, Ever Since Darwin, W. W. Norton & Company, New York 1992, fq. 223

135-Richard Dawkins, Unweaving The Rainbow, Houghton Mifflin Company, Newyork, 1998, fq. IX)

7 / total 8
Ju mund të lexoni librin e Fatkeqësitë Që Solli Darvinizmi për Njerëzimin Harun Jahja-s në internet, ta shpërndani atë në rrjetet shoqërore siç janë Facebooku dhe Twitter, mund ta shkarkoni atë në kompjuterin tuaj, ta përdorni atë në detyrat e shtëpisë tuaj apo punimet shkencore, dhe mund ta botoni, kopjoni ose riprodhoni atë në ueb faqet ose bllogjet tuaja pa i paguar ndonjë tarifë autorit, për aq kohë sa ju e njihni apo e vendosni këtë faqe apo sait si referencë.
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top
iddialaracevap.com adnanoktarhaber.com adnanoktarhukuk.com adnanoktargercekleri.net
"Silahlı suç örgütü iddiası tamamen asılsızdır, yalandır, iftiradır."
"Bizim yaptığımız tek şey Allah'ın yaratışını anlatmaktır."
"Almanya'da İslamofobi var, İslam düşmanları var..."
Bir örgüt olsak devlet bizimle faaliyette bulunur mu?
DAVAMIZ METAFİZİKTİR – 2. BÖLÜM
DAVAMIZ METAFİZİKTİR – 1. BÖLÜM
MAHKEME SÜRECİNDE SİLİVRİ CEZAEVİNDE YAŞANAN EZİYET VE ZULÜMLER
DAVA DOSYASINDAKİ CİNSELLİK KONULU İDDİALAR TÜMÜYLE GEÇERSİZDİR
DURUŞMALARIN İLK HAFTASI
"İNFAK" SUÇ DEĞİL, KURAN'IN FARZ KILDIĞI BİR İBADETTİR
GERÇEK TURNİKE SİSTEMİ GENELEVLERDE
Adnan Oktar davasının ilk duruşması bugün yapıldı.
AVK. UĞUR POYRAZ: "MEDYADA FIRTINA ESTİRİLEREK KAMUOYU ŞARTLANDIRILDI,...
Adnan Oktar'ın itirafçılığa zorlanan arkadaşlarına sosyal medyadan destek...
Adnan Oktar suç örgütü değildir açıklaması.
Adnan Oktar'ın cezaevinden Odatv'ye yazdığı mektubu
Adnan Oktar'dan Cumhurbaşkanı Sayın Recep Tayyip Erdoğan'a mektup
Casuslukla suçlanmışlardı, milli çıktılar.
TBAV çevresinden "Bizler suç örgütü değiliz,kardeşiz" açıklaması
Bu sitelerin ne zararı var!
Adnan Oktar ve arkadaşları 15 Temmuz'da ne yaptılar?
Sibel Yılmaztürk'ün cezaevinden mektubu
İğrenç ve münasebsiz iftiraya ağabey Kenan Oktar'dan açıklama geldi.
Adnan Oktar ve arkadaşlarına Emniyet Müdürlüğü önünde destek ve açıklama...
Adnan Oktar hakkında yapılan sokak röportajında vatandaşların görüşü
Karar gazetesi yazarı Yıldıray Oğur'dan Adnan Oktar operasyonu...
Cumhurbaşkanı Sayın Recep Tayyip Erdoğan'dan Adnan Oktar ile ilgili...
Ahmet Hakan'nın Ceylan Özgül şüphesi.
HarunYahya eserlerinin engellenmesi, yaratılış inancının etkisini kırmayı...
Kedicikler 50bin liraya itirafçı oldu.
Adnan Oktar ve arkadaşlarına yönelik operasyonda silahlar ruhsatlı ve...
FETÖ'cü savcının davayı kapattığı haberi asılsız çıktı.
Adnan Oktar ve arkadaşlarının davasında mali suç yok...
Cemaat ve Vakıfları tedirgin eden haksız operasyon: Adnan Oktar operasyonu...
Tutukluluk süreleri baskı ve zorluk ile işkenceye dönüşüyor.
Adnan Oktar’ın Cezaevi Fotoğrafları Ortaya Çıktı!
"Milyar tane evladım olsa, milyarını ve kendi canımı Adnan Oktar'a feda...
Adnan Oktar davasında baskı ve zorla itirafçılık konusu tartışıldı.
Adnan Oktar ve arkadaşlarının davasında iftiracılık müessesesine dikkat...
Adnan Oktar davasında hukuki açıklama
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının Masak Raporlarında Komik rakamlar
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının tutukluluk süresi hukuku zedeledi.
Adnan Oktar'ın Museviler ile görüşmesi...
Adnan Oktar ve arkadaşlarına yönelik suçlamalara cevap verilen web sitesi...
Adnan Oktar ve arkadaşlarına karşı İngiliz Derin Devleti hareketi!
Adnan Oktar iddianamesinde yer alan şikayetçi ve mağdurlar baskı altında...
Adnan Oktar iddianamesi hazırlandı.
SAYIN NEDİM ŞENER'E AÇIK MEKTUP
Adnan Oktar ve Nazarbayev gerçeği!
En kolay isnat edilen suç cinsel suçlar Adnan Oktar ve Arkadaşlarına...
Adnan Oktar kaçmamış!
BİR KISIM MEDYA KURULUŞLARINA ÇAĞRI !!!
FİŞLEME SAFSATASI
İSA TATLICAN: BİR HUSUMETLİ PORTRESİ
SİLİVRİ CEZAEVİNDE YAŞANAN İNSAN HAKLARI İHLALLERİ
MÜMİNLERİN YARDIMLAŞMASI VE DAYANIŞMASI ALLAH'IN EMRİDİR
GÜLÜNÇ VE ASILSIZ "KAÇIŞ" YALANI
ABDURRAHMAN DİLİPAK BİLMELİDİR Kİ KURAN’A GÖRE, ZİNA İFTİRASI ATANIN...
YALANLAR BİTMİYOR
SAÇ MODELİ ÜZERİNDEN KARA PROPAGANDA
TAHLİYE EDİLENLERE LİNÇ KAMPANYASI ÇOK YANLIŞ
MEDYA MASALLARI ASPARAGAS ÇIKMAYA DEVAM EDİYOR
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının ilk duruşma tarihi belli oldu.
AKİT TV VE YENİ AKİT GAZETESİNE ÖNEMLİ NASİHAT
YAŞAR OKUYAN AĞABEYİMİZE AÇIK MEKTUP
KARA PARA AKLAMA İDDİALARINA CEVAP
Adnan Oktar ve FETÖ bağlantısı olmadığı ortaya çıktı.
TAKVİM GAZETESİNİN ALGI OPERASYONU
Adnan Oktar ve Arkadaşlarına yönelik suçlamaların iftira olduğu anlaşıldı.