Fatkeqësitë Që Solli Darvinizmi për Njerëzimin

< <
6 / total: 8

Pjesa E Peste
Kapitalizmi Dhe Lufta Për Mbijetesë Në Ekonomi

Termi "Kapitalizëm" do të thotë "sovranitet i kapitalit": një sistem ekonomik i lirë e i pakufizuar, i mbështetur tërësisht te përfitimi e ku shoqëria është në konkurrencë brenda këtyre kritereve. Gjenden tre elemente të rëndësishme në Kapitalizëm: individualizmi, konkurrenca dhe fitimi. Individualizmi është i rëndësishëm në Kapitalizëm, sepse njerëzit e shohin veten jo si pjesë të shoqërisë, por si "individë" që mbahen me këmbët e tyre. "Shoqëria kapitaliste" është një arenë, ku individët konkurrojnë me njëri-tjetrin në kushte shumë shtrënguese. Ajo është një arenë pikërisht si ajo që përshkruan Darvini, ku vetëm më i forti mbijeton, ku i dobti e i pafuqishmi shtypen e eliminohen dhe ku vetëm konkurrenca e pamëshirshme ka pushtet.

Sipas logjikës, në të cilën mbështetet Kapitalizmi, çdo individ – e ky mund të jetë një njeri, një shoqëri, apo një komb - duhet të luftojë vetë për zhvillimin dhe ruajtjen e avantazhit të vet. Kriteri më i rëndësishëm në këtë luftë është prodhimi. Prodhuesit më të mirë mbijetojnë, të dobtit e të paaftët eliminohen dhe zhduken. Me këtë formë sistemi, harrohet që ata që eliminohen në luftën e hidhur dhe bien kthetrat e varfërisë janë njerëz. Ajo çka shihet si diçka që meriton vëmendje nuk janë qeniet njerëzore, por zhvillimi ekonomik dhe mallrat, produkti i këtij zhvillimi. Për këtë arsye, mentaliteti kapitalist nuk ndjen përgjegjësi morale për njeriun që shkelet me këmbë, i cili detyrohet të jetojë në vështirësi të mëdha. Ky është Darvinizmi i vënë në jetë në shoqëri me mënyra ekonomike.

Duke propozuar se ishte e domosdoshme të nxitej konkurrenca në të gjitha fushat e shoqërisë dhe, duke shpallur, se ishte e domosdoshme të mos siguroheshin mundësi apo mbështetje për të dobtit, në asnjë lloj fushe, teoricienët më të rëndësishëm të Darvinizmit Social përgatitën një mbështetje "filozofike" dhe "shkencore" për Kapitalizmin. Për shembull, sipas Tille, një përfaqësues i rëndësishëm i mentalitetit kapitalist darvinist, do të ishte një gabim i madh të përpiqeshe të parandaloje varfërinë duke ndihmuar "klasat e mundura", sepse kjo do të thoshte të ndërhyje në përzgjedhjen natyrore që sjell evolucioni.119

Sipas mendimit të Herbert Spenserit, teoricienit kryesor të Darvinizmit Social, i cili ia mveshi parimet e Darvinizmit jetës së shoqërisë, në qoftë se dikush është i varfër, kjo ndodh për fajin e tij; askush nuk duhet ta ndihmojë këtë person që të ngrihet në këmbë. Nëse dikush është i pasur, edhe sikur ta ketë fituar pasurinë në mënyrë të pandershme, kjo tregon zotësinë e tij. Për këtë arsye, i pasuri mbijeton, kurse i varfri zhduket. Kjo është pikëpamja që ka mbizotëruar pothuajse tërësisht në shoqëritë e sotme dhe është një përmbledhje e moralit kapitalist-darvinist.

Kapitalizmi

Spenseri, i cili e mbrojti këtë moral, e përfundoi veprën e tij "Social Statistics" në vitin 1850 dhe i kundërshtoi të gjitha sistemet e ndihmës së ofruar nga shteti, masat paraprake për mbrojtjen e shëndetit, shkollat shtetërore dhe vaksinimin e detyruar, sepse, sipas Darvinizmit Social, rendi shoqëror doli nga parimi i mbijetesës së më të fortit. Të përkrahje të varfrit dhe t’i lejoje që të mbijetonin do të thoshte ta shkelje këtë parim. Të pasurit janë të pasur, sepse përshtaten më mirë; disa kombe sundojnë të tjerët, sepse janë superiorë ndaj tyre, disa raca bien nën zgjedhën e të tjerave, sepse këto të fundit janë më inteligjente. Spenseri e zbatoi këtë doktrinë në shoqëritë njerëzore me të gjitha forcat: "Në qoftë se janë të kompletuar, aq sa duhet për të jetuar, ata jetojnë dhe bëjnë mirë që jetojnë. Në qoftë se nuk janë të kompletuar, sa duhet për të jetuar, ata vdesin dhe është më mirë që vdesin."120

Kapitalizmi
 

Njerëz që vuajnë nga uria
Megjithëse sot në botë gjenden burime të konsiderueshme, miliona fëmijë lihen të vdesin urie për shkak të mentalitetit kapitalist.

Graham Sumner, profesor i shkencave politike e shoqërore në Universitetin e Jejlit, ishte zëdhënësi i Darvinizmit Social në Amerikë. Në një prej shkrimeve të tij, ai i përmblodhi idetë e veta mbi shoqëritë njerëzore me këto fjalë:

… në qoftë se ngremë dikë lart, duhet të kemi një pikë mbështetjeje, një pikë kundërveprimi. Në shoqëri, kjo do të thotë se që të ngresh një njeri, do të ulësh një tjetër.121
Kapitalizmi
 

Dhe në pasurinë e tyre ka një pjesë të caktuar për lypësin dhe të mjerin.
(Kuran, surja Edh Dharijat: 19)

Richard Milner, redaktor i vjetër i "Revistës së Historisë së Natyrës" të Muzeut Amerikan të Historisë së Natyrës në Nju Jork shkruan:

Një prej zëdhënësve kryesorë të Darvinizmit Social, Graham Sumner, mendonte se milionerët ishin individët "më të përshtatshëm" në shoqëri dhe i meritonin privilegjet e tyre. Ata ishin "përzgjedhur natyrshëm në provën e vështirë të konkurrencës".122
Kapitalizmi
 

Time, 29.05.2000
Dhe le të mos betohen disa prej jush, të cilëve u është dhënë mirësi e pasuri, për të mos u dhënë (asnjë lloj ndihme) të afërmve të tyre, të vobektëve dhe atyre që emigruan për hir të Allahut! Le të falin dhe të tregojnë zemërbutësi! A nuk dëshironi që Allahu t'ju falë ju? Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
(Kuran, surja En-Nur: 22)

Siç shihet, darvinistët socialë përdorën teorinë e Darvinit për evolucionin si koment "shkencor" mbi shoqëritë kapitaliste. Si pasojë e kësaj, qeniet njerëzore nisën të humbisnin koncepte të tilla, të cilat i kishte sjellë feja, si ndihma reciproke, filantropia e bashkëpunimi dhe, në vend të këtyre virtyteve, filluan të mbivlerësonin egoizmin, dredhitë dhe oportunizmin. Sipas njërit prej teoricienëve më të rëndësishëm të Darvinizmit Social, profesorit amerikan E. A. Ross, "Kulti i krishterë i bamirësisë, si burim mëshire, ka krijuar një strehë, nën të cilën janë zvarritur e janë edukuar idiotë e debilë... Shteti mbledh shurdhmemecët në krahët e tij dhe një racë me shurdhmemecë është në formim e sipër... Rruga më e shkurtër për ta shndërruar këtë botë në parajsë është t’i braktisësh e t’i lesh të lirë ata që janë të prirur të nxitojnë drejt ferrit me hapin e tyre."123

Siç e kemi parë, Darvinizmi përbën bazën filozofike të të gjitha sistemeve ekonomike kapitaliste në botë si dhe të sistemeve politike që e marrin formën prej tyre.

Kjo është arsyeja që përkrahësit më të flaktë të Darvinizmit Social ishin pronarët e kapitaleve. Ngritja e të fortëve duke shkelur të dobtit dhe ndjekja e politikave ekonomike të ndara prej ndjenjës së keqardhjes dhe ndihmës, nuk dënoheshin më, sepse një sjellje e tillë u pranua se ishte në përputhje me "shpjegimet shkencore" dhe "ligjet e natyrës". Sipas Richard Hofstadter, autor i librit "Darvinizmi Social në mendimin amerikan", industrialisti i madh i hekurudhave në shekullin XIX Chancey Depew ka pohuar se njerëzit që fitonin famë, pasuri, dhe pushtet në Nju Jork përfaqësonin mbijetesën e më të fortit, nëpërmjet "aftësisë superiore, largpamësisë dhe përshtatshmërisë".124 Një tjetër bos hekurudhash, James J. Hill, është shprehur se "pasuritë e shoqërive hekurudhore përcaktohen nga ligji i mbijetesës së më të fortit."125

Në biografinë e tij, Andrew Carnegie, një tjetër pronar i madh kapitalesh në Amerikë, shpreh besimin e tij tek evolucioni me fjalët: "Kisha gjetur të vërtetën e evolucionit."126

Diku tjetër ai ka shkruar këto fjalë:

Ai (ligji i konkurrencës) është këtu, nuk e shmangim dot, s’janë gjetur zëvendësues për të dhe ligji mund të jetë i ashpër nganjëherë për individin, por është më i mirë për racën, sepse ai siguron mbijetesën e më të fortit në çdo fushë.127

Në artikullin e tij "Tri gabimet e Darvinit", shkencëtari evolucionist Kenet J. Hsy, bën të njohur mendimet darviniste të kapitalistëve më të mëdhenj të Amerikës:

Darvinizmi u përdor, gjithashtu, në mbrojtje të individualizmit konkurrues dhe rrjedhimit ekonomik, kapitalizmit,në Angli e Amerikë. Andrew Carnegie shkroi se "ligji i konkurrencës, qoftë i mirë apo i keq, është këtu, ne nuk e shmangim dot". Rokfeleri bëri një hap më tutje kur tha se "zhvillimi i një biznesi të madh është thjesht mbijetesë e më të fortit; është funksionim i një ligji të natyrës".128

Eshtë mjaft interesante që në Amerikë fondacionet e ndryshme si Fondacioni "Rokfeler" apo Instituti "Carnegie", të themeluara nga dinasti të mëdha kapitaliste, japin mbështetje të rëndësishme financiare për të bërë punë kërkimore në fushën e evolucionit.

Siç e kemi parë nga ajo që është shpjeguar deri tani, Kapitalizmi i ka bërë njerëzit të adhurojnë vetëm paratë dhe pushtetin që sjell paraja. Duke i konsideruar të gjitha llojet e vlerave fetare e etike si të pavlera, shoqëritë, të ndikuara nga idetë evolucioniste, filluan t’i jepnin rëndësi pushtetit material dhe u distancuan nga ndjenja të tilla njerëzore si dhembshuria, mëshira dhe sakrifica.

Ky moral kapitalist ka pasur dhe ka ndikim të fortë në pothuajse të gjitha shoqëritë e ditëve të sotme. Për këtë arsye, në pjesën dërrmuese te vendeve, s’ka më bamirësi për të varfrit, të pashpresët dhe të gjymtuarit. Edhe sikur të bien viktimë e sëmundjeve më të rënda e vdekjeprurëse, ata nuk janë në gjendje të gjejnë ndonjë ndihmë fizike apo njerëzore për t’u mbrojtur. I varfri lihet në varfërinë e tij. Në shumë vende ndeshen shpesh praktika të padrejta e çnjerëzore, p.sh. fëmijë të vegjël që detyrohen të punojnë dhe lihen pa asnjë të drejtë shoqërore. Sot, arsyeja që shtete të tilla si Etiopia kanë rënë pre e thatësirës dhe urisë është dominimi i këtij morali kapitalist. Në një kohë që ndihma dhe përkrahja e shumë shteteve mund t’i shpëtonte këta njerëz të uritur, ata lihen të vdesin urie. Në këtë pikë duhet të tërhiqet vëmendja në një çështje të rëndësishme: Gjatë gjithë historisë kanë ekzistuar gjithnjë shoqëri ku të varfrit e të dobtit nuk liheshin të ngrinin kokën, ku vetëm vlerat materiale kishin rëndësi dhe ku egoizmi, interesi vetjak dhe mashtrimi shiheshin si e vetmja rrugë për t’u pasuruar. Edhe në të kaluarën jetonin njerëz, të cilët mendonin se vetëm gjërat materiale mund të kishin vlerë dhe të cilët ishin shumë larg nga tiparet e çfarëdo lloj morali të kënaqshëm. Por nga gjysma e dytë e shekullit XIX, njerëz me pikëpamje të tilla hynë në një periudhë krejt të ndryshme. Këto 150 vitet e fundit, njerëzit dhe shoqëritë që zotërojnë këto cilësi mizore kanë filluar të mos dënohen apo kritikohen. Një sjellje e tillë nisi, më në fund, të pranohet si ligj i natyrës dhe në këtë pikë Darvinizmi u kthye në një fe të rreme që justifikonte pandershmërinë dhe mizorinë. Robert E. D. Clark e shpjegon këtë situatë në këtë mënyrë:

Evolucioni, me pak fjalë, e la të qetë ndërgjegjen e keqbërësit. Për sjelljen më të paskrupullt kundrejt një konkurrenti mund të jepej një shpjegim i arsyeshëm; e keqja mund të quhej e mirë.129

H. Enoch shkruan në librin e tij "Evolucion apo Krijim":

J. Holmes thotë se "Darvinizmi i zbatuar në mënyrë të vazhdueshme do ta maste të mirën e shprehur në vlerë mbijetese"… Ky është ligji i xhunglës, ku "i forti ka të drejtë" dhe më të fortët mbijetojnë. Qoftë dredhi a mizori, burracakëri a mashtrim, çfarëdo që do t’ia bëjë të mundur individit të mbijetojë, është e mirë dhe e drejtë për atë individ apo atë shoqëri.130

Siç e kemi parë, Darvinizmi dhe mungesa e fesë qëndrojnë prapa gjithë atyre njerëzve, sistemeve dhe ideologjive që kanë sjellë dhimbje dhe dëshpërim në botë, sidomos në 150 vitet e fundit. Ata që menduan se mund të mbronin interesat e tyre në mjedisin egoist e të pamëshirshëm, të shkaktuar nga mungesa e fesë, e shihnin Darvinizmin si shpëtimtarin e tyre. Ata përdorën tezën e Darvinizmit "të dobtit zhduken, ndërsa të fortit jetojnë" si filozofi për veten e tyre.

Sa për ata që nuk janë ndikuar nga mënyra e të menduarit darvinist-kapitalist dhe nuk kanë harruar arsyen e ekzistencës në këtë botë, ata i shohin qeniet e tjera njerëzore si krijesa të Zotit. Ata gjithmonë i trajtojnë qeniet e tjera njerëzore me dashamirësi, ndjejnë dashuri e dhembshuri dhe bëjnë ç’është e mundur për t’i larguar vështirësitë dhe shqetësimet e tyre. Ata flasin gjithmonë fjalët më të mira, kujdesen për jetimët, ndihmojnë të sëmurët dhe të gjymtuarit.

 

SHENIME

119-Alaeddin fienel, Irk ve Irkçilik Düflüncesi, Ankara: Belem ve Sanat Yayinlari, 1993, fq. 61

120-Herbert Spencer, Social Status, 1850, fq. 414-415

121-The Challenge of Facts and Other Essays, as quoted in Mason Drukman, Community and Purpose in America: An Analysis of American Political Theory, New York: McGraw- Hill, 1971, fq. 202.

122-R. Milner, Encyclopedia of Evolution 1990 fq. 412

123-Thomas F. Gossett, Race: The History of an Idea in America, Dallas: Southern Methodist University Press, 1963, fq. 170

124-Chauncey Depew, My Memories of Eighty Years, New York, 1922, fq. 383-384

125-James J. Hill, Highways of Progress, New York, 1910, fq. 126, 137

126-Andrew Carnegie, Autobiography, Boston 1920, fq. 327, cituar nga Richard Hofstadter, Social Darwinism in American Thought, Boston: Beacon Press, 1955, fq. 45

127-Andrew Carnegie, Wealth, North American Review 148, 1889, s. 655-657, cituar nga Richard Hofstadter, Social Darwinism in American Thought, Boston: Beacon Press, 1955, fq. 45-46

128-Kenneth J. Hsü, »Darwin’s Three Mistakes«, Geology, vol.14, June 1986, fq. 534

129-Bolton Davidheiser, W E Lemmerts (ed) Scientific Studies in Special Creationism, 1971 fq. 338-339

130-H. Enoch, Evolution or Creation, 1966 fq.145

 

6 / total 8
Ju mund të lexoni librin e Fatkeqësitë Që Solli Darvinizmi për Njerëzimin Harun Jahja-s në internet, ta shpërndani atë në rrjetet shoqërore siç janë Facebooku dhe Twitter, mund ta shkarkoni atë në kompjuterin tuaj, ta përdorni atë në detyrat e shtëpisë tuaj apo punimet shkencore, dhe mund ta botoni, kopjoni ose riprodhoni atë në ueb faqet ose bllogjet tuaja pa i paguar ndonjë tarifë autorit, për aq kohë sa ju e njihni apo e vendosni këtë faqe apo sait si referencë.
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top
iddialaracevap.com adnanoktarhaber.com adnanoktarhukuk.com adnanoktargercekleri.net
"Silahlı suç örgütü iddiası tamamen asılsızdır, yalandır, iftiradır."
"Bizim yaptığımız tek şey Allah'ın yaratışını anlatmaktır."
"Almanya'da İslamofobi var, İslam düşmanları var..."
Bir örgüt olsak devlet bizimle faaliyette bulunur mu?
DAVAMIZ METAFİZİKTİR – 2. BÖLÜM
DAVAMIZ METAFİZİKTİR – 1. BÖLÜM
MAHKEME SÜRECİNDE SİLİVRİ CEZAEVİNDE YAŞANAN EZİYET VE ZULÜMLER
DAVA DOSYASINDAKİ CİNSELLİK KONULU İDDİALAR TÜMÜYLE GEÇERSİZDİR
DURUŞMALARIN İLK HAFTASI
"İNFAK" SUÇ DEĞİL, KURAN'IN FARZ KILDIĞI BİR İBADETTİR
GERÇEK TURNİKE SİSTEMİ GENELEVLERDE
Adnan Oktar davasının ilk duruşması bugün yapıldı.
AVK. UĞUR POYRAZ: "MEDYADA FIRTINA ESTİRİLEREK KAMUOYU ŞARTLANDIRILDI,...
Adnan Oktar'ın itirafçılığa zorlanan arkadaşlarına sosyal medyadan destek...
Adnan Oktar suç örgütü değildir açıklaması.
Adnan Oktar'ın cezaevinden Odatv'ye yazdığı mektubu
Adnan Oktar'dan Cumhurbaşkanı Sayın Recep Tayyip Erdoğan'a mektup
Casuslukla suçlanmışlardı, milli çıktılar.
TBAV çevresinden "Bizler suç örgütü değiliz,kardeşiz" açıklaması
Bu sitelerin ne zararı var!
Adnan Oktar ve arkadaşları 15 Temmuz'da ne yaptılar?
Sibel Yılmaztürk'ün cezaevinden mektubu
İğrenç ve münasebsiz iftiraya ağabey Kenan Oktar'dan açıklama geldi.
Adnan Oktar ve arkadaşlarına Emniyet Müdürlüğü önünde destek ve açıklama...
Adnan Oktar hakkında yapılan sokak röportajında vatandaşların görüşü
Karar gazetesi yazarı Yıldıray Oğur'dan Adnan Oktar operasyonu...
Cumhurbaşkanı Sayın Recep Tayyip Erdoğan'dan Adnan Oktar ile ilgili...
Ahmet Hakan'nın Ceylan Özgül şüphesi.
HarunYahya eserlerinin engellenmesi, yaratılış inancının etkisini kırmayı...
Kedicikler 50bin liraya itirafçı oldu.
Adnan Oktar ve arkadaşlarına yönelik operasyonda silahlar ruhsatlı ve...
FETÖ'cü savcının davayı kapattığı haberi asılsız çıktı.
Adnan Oktar ve arkadaşlarının davasında mali suç yok...
Cemaat ve Vakıfları tedirgin eden haksız operasyon: Adnan Oktar operasyonu...
Tutukluluk süreleri baskı ve zorluk ile işkenceye dönüşüyor.
Adnan Oktar’ın Cezaevi Fotoğrafları Ortaya Çıktı!
"Milyar tane evladım olsa, milyarını ve kendi canımı Adnan Oktar'a feda...
Adnan Oktar davasında baskı ve zorla itirafçılık konusu tartışıldı.
Adnan Oktar ve arkadaşlarının davasında iftiracılık müessesesine dikkat...
Adnan Oktar davasında hukuki açıklama
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının Masak Raporlarında Komik rakamlar
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının tutukluluk süresi hukuku zedeledi.
Adnan Oktar'ın Museviler ile görüşmesi...
Adnan Oktar ve arkadaşlarına yönelik suçlamalara cevap verilen web sitesi...
Adnan Oktar ve arkadaşlarına karşı İngiliz Derin Devleti hareketi!
Adnan Oktar iddianamesinde yer alan şikayetçi ve mağdurlar baskı altında...
Adnan Oktar iddianamesi hazırlandı.
SAYIN NEDİM ŞENER'E AÇIK MEKTUP
Adnan Oktar ve Nazarbayev gerçeği!
En kolay isnat edilen suç cinsel suçlar Adnan Oktar ve Arkadaşlarına...
Adnan Oktar kaçmamış!
BİR KISIM MEDYA KURULUŞLARINA ÇAĞRI !!!
FİŞLEME SAFSATASI
İSA TATLICAN: BİR HUSUMETLİ PORTRESİ
SİLİVRİ CEZAEVİNDE YAŞANAN İNSAN HAKLARI İHLALLERİ
MÜMİNLERİN YARDIMLAŞMASI VE DAYANIŞMASI ALLAH'IN EMRİDİR
GÜLÜNÇ VE ASILSIZ "KAÇIŞ" YALANI
ABDURRAHMAN DİLİPAK BİLMELİDİR Kİ KURAN’A GÖRE, ZİNA İFTİRASI ATANIN...
YALANLAR BİTMİYOR
SAÇ MODELİ ÜZERİNDEN KARA PROPAGANDA
TAHLİYE EDİLENLERE LİNÇ KAMPANYASI ÇOK YANLIŞ
MEDYA MASALLARI ASPARAGAS ÇIKMAYA DEVAM EDİYOR
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının ilk duruşma tarihi belli oldu.
AKİT TV VE YENİ AKİT GAZETESİNE ÖNEMLİ NASİHAT
YAŞAR OKUYAN AĞABEYİMİZE AÇIK MEKTUP
KARA PARA AKLAMA İDDİALARINA CEVAP
Adnan Oktar ve FETÖ bağlantısı olmadığı ortaya çıktı.
TAKVİM GAZETESİNİN ALGI OPERASYONU
Adnan Oktar ve Arkadaşlarına yönelik suçlamaların iftira olduğu anlaşıldı.