Fatkeqësitë Që Solli Darvinizmi për Njerëzimin

< <
5 / total: 8

Pjesa E Katert
Darvinizmi: Burimi I Barbarisë Komuniste

Ideologjia që i solli dëmin më të madh njerëzimit në shekullin e mbushur me dhunë e barbarizëm dhe njëkohësisht më e përhapura në botë ishte, pa dyshim, Komunizmi. Kjo ideologji, që arriti kulmin e saj historik me dy filozofët gjermanë Karl Marks dhe Frederik Engels në shekullin XIX, derdhi kaq shumë gjak në botë, saqë ua kaloi edhe nazistëve e imperialistëve të dikurshëm. Komunizmi shkaktoi në vdekjen e njerëzve të pafajshëm dhe përhapi e nxiti dhunë, frikë e dëshpërim ndër njerëz. Edhe sot e kësaj dite, kur flitet për vendet e Perdes së Hekurt dhe Rusinë, imazhet që zgjohen na sjellin parasysh vende të pushtuara nga mjegulla, terri e dëshpërimi, nga rrugë pa jetë, nga shqetësimi dhe frika. Sado që njerëzit mendojnë se Komunizmi u shemb në vitin 1991, gërmadhat që la pas ekzistojnë ende. Sado "liberalë" të jenë bërë një pjesë e komunistëve dhe marksistëve "të papenduar", filozofia materialiste, ana e errët e Komunizmit dhe e Marksizmit që i largoi njerëzit nga feja dhe morali i mirë, ende vazhdon të ndikojë te këta njerëz.

Kjo ideologji që përhapi terror në çdo cep të botës, në fakt, përfaqësonte një ide të ardhur që nga kohët e lashta. Dialektika është një bindje se i gjithë zhvillimi, në gjithësi, erdhi si rezultat i konfliktit. Në bazë të këtij besimi, Marksi dhe Engelsi filluan të analizonin historinë e botës. Marksi pretendonte se historia e njeriut ishte histori konflikti, se konflikti aktual ishte ai mes punëtorëve e kapitalistëve dhe se punëtorët së shpejti do të ngriheshin dhe do të organizonin një revolucion komunist.

Tipari më i spikatur i dy themeluesve të Komunizmit ishte se, si të gjithë materialistët, ata ushqenin një urrejtje të madhe për fenë. Edhe Marksi, edhe Engelsi ishin ateistë të bindur dhe zhdukjen e besimeve fetare e shikonin si thelbësore nga pikëpamja e Komunizmit.

Por Marksit dhe Engelsit u mungonte diçka e rëndësishme: me qëllim që të bënin për vete një publik sa më të gjerë, e panë të nevojshme t’i jepnin ideologjisë së tyre një pamje shkencore. Dhe kështu, u krijua aleanca e rrezikshme që solli dhimbje, kaos, vrasje masive, nxitje të vëllait kundër vëllait gjatë shekullit XX. Darvini bëri të njohur teorinë e evolucionit në librin e tij "Origjina e llojeve". Interesante është që pretendimet bazë që ai paraqiti ishin pikërisht shpjegimet që po kërkonin Marksi dhe Engelsi! Darvini pretendonte se gjallesat u shfaqën si rezultat i "luftës për mbijetesë" apo "konfliktit dialektik". Për më tepër, ai mohoi krijimin dhe hodhi poshtë besimet fetare. Për Marksin dhe Engelsin ky ishte një rast që s’duhej humbur. 

Admirimi i Marksit dhe Engelsit për Darvinin

Darvinizmi pati aq shumë rëndësi për Komunizmin, sa vetëm disa muaj pas botimit të librit të Darvinit, Engelsi i shkroi Marksit: "Darvini, të cilin e kam në dorë duke e lexuar, është i shkëlqyer."78

Themeluesit e komunizmit, Karl Marks dhe Frederik Engels
 

Themeluesit e komunizmit, Karl Marks dhe Frederik Engels.

E megjithatë, vetë historia ka treguar se periudha evolucionare që propozoi Marksi nuk ishte e vërtetë. Asnjë shoqëri, në asnjë kohë nuk është parë të kalojë nëpër fazat evolucionare të propozuara nga Marksi. Përkundrazi, ekziston mundësia të shihen në të njëjtën shoqëri, në të njëjtën kohë, sisteme që Marksi pretendonte se vijnë para apo pas njëra-tjetrës. Ndërkohë që një pjesë e një vendi përjeton sisteme të ngjashme me sistemin feudal, në një pjesë tjetër mund të zbatohen rregullat kapitaliste. Kjo është arsyeja që nuk ka asnjë provë se kalimi nga një sistem në tjetrin ndjek modelin evolucionar të propozuar nga Marksi dhe teoria e evolucionit.

Nga ana tjetër, asnjë nga parashikimet e Marksit në lidhje me të ardhmen nuk u vërtetua. U kuptua që teoritë e Marksit nuk ishin të zbatueshme brenda 10 vjetëve nga vdekja e tij. Marksi pretendonte se, njëri pas tjetrit, kombet më të zhvilluara kapitaliste do të pësonin revolucione komuniste, por një periudhë e tillë nuk erdhi. Lenini, një nga pasuesit më të mëdhenj të Marksit, u mundua të shpjegonte pse nuk kishin ndodhur këto revolucione e pastaj parashikoi që revolucionet komuniste do të bëheshin në vendet e Botës së Tretë. E megjithatë, të gjitha pretendimet e Leninit i përgënjeshtroi vetë historia. Në kohët e sotme, vendet ku sundon Komunizmi mund të numërohen me gishtat e një dore. Për më tepër, Marksizmi përdori dhunën në rajonet ku erdhi në fuqi dhe ai nuk erdhi në pushtet nga lëvizjet popullore, siç pretendohej, por me dhunë diktatoriale.

Shkurtimisht, historia e kohëve të fundit e ka përgenjështruar periudhën e parashikuar nga filozofia marksiste të evolucionit historik. Teori të tilla, si "dialektika e historisë" dhe "evolucioni historik" në vëllimet e shumta të shkruara nga ideologët materialistë si Marksi dhe Engelsi, janë thjesht fryt i fantazisë.

Shembja e pikëpamjes marksiste për historinë

Karl Marksi, themelues i Komunizmit, i përshtati idetë e Darvinit që patën ndikim të thellë tek ai, me procesin dialektik të historisë. Sipas Marksit, shoqëria ka kaluar në faza të ndryshme, gjatë historisë dhe faktori që i ka përcaktuar këto faza ishte ndryshimi në mjetet dhe marrëdhëniet e prodhimit. Sipas kësaj pikëpamjeje, ekonomia përcaktonte gjithçka. Historia kaloi nëpër faza evolucioni: bashkësi primitive, shoqëri skllavopronare, shoqëri feudale, shoqëri kapitaliste dhe faza e fundit do të ishte shoqëria komuniste.

E megjithatë, vetë historia ka treguar se periudha evolucionare që propozoi Marksi nuk ishte e vërtetë. Asnjë shoqëri, në asnjë kohë nuk është parë të kalojë nëpër fazat evolucionare të propozuara nga Marksi. Përkundrazi, ekziston mundësia të shihen në të njëjtën shoqëri, në të njëjtën kohë, sisteme që Marksi pretendonte se vijnë para apo pas njëra-tjetrës. Ndërkohë që një pjesë e një vendi përjeton sisteme të ngjashme me sistemin feudal, në një pjesë tjetër mund të zbatohen rregullat kapitaliste. Kjo është arsyeja që nuk ka asnjë provë se kalimi nga një sistem në tjetrin ndjek modelin evolucionar të propozuar nga Marksi dhe teoria e evolucionit.

Nga ana tjetër, asnjë nga parashikimet e Marksit në lidhje me të ardhmen nuk u vërtetua. U kuptua që teoritë e Marksit nuk ishin të zbatueshme brenda 10 vjetëve nga vdekja e tij. Marksi pretendonte se, njëri pas tjetrit, kombet më të zhvilluara kapitaliste do të pësonin revolucione komuniste, por një periudhë e tillë nuk erdhi. Lenini, një nga pasuesit më të mëdhenj të Marksit, u mundua të shpjegonte pse nuk kishin ndodhur këto revolucione e pastaj parashikoi që revolucionet komuniste do të bëheshin në vendet e Botës së Tretë. E megjithatë, të gjitha pretendimet e Leninit i përgënjeshtroi vetë historia. Në kohët e sotme, vendet ku sundon Komunizmi mund të numërohen me gishtat e një dore. Për më tepër, Marksizmi përdori dhunën në rajonet ku erdhi në fuqi dhe ai nuk erdhi në pushtet nga lëvizjet popullore, siç pretendohej, por me dhunë diktatoriale.

Shkurtimisht, historia e kohëve të fundit e ka përgenjështruar periudhën e parashikuar nga filozofia marksiste të evolucionit historik. Teori të tilla, si "dialektika e historisë" dhe "evolucioni historik" në vëllimet e shumta të shkruara nga ideologët materialistë si Marksi dhe Engelsi, janë thjesht fryt i fantazisë.

Marksi i ktheu përgjigje letrës së Engelsit më 19 dhjetor 1860, duke i shkruar: "Ky është libri që përmban parimet bazë të historisë së natyrës sipas pikëpamjes sonë." 79

Në një letër që Marksi i shkroi Lasalit, një tjetër mik i tij socialist, më 16 janar 1861, shkruan: "Libri i Darvinit është shumë i rëndësishëm e më shërben si bazë në shkencën natyrore për luftën e klasave në histori."80Në këtë mënyrë ai zbulon rëndësinë e teorisë së evolucionit për Komunizmin.

Marksi e shfaqi simpatinë e tij për Darvinin, duke ia kushtuar atij veprën e tij më të rëndësishme, "Das Kapital" (Kapitali). Kopja e këtij libri që iu dërgua Darvinit përmbante një dedikim nga ana e vetë Marksit, i cili e përshkruante veten si një "admirues i sinqertë" i natyralistit anglez.81

Edhe Engelsi e pranon admirimin e tij për Darvinin:

Natyra është prova e dialektikës dhe nuk duhet lënë pa thënë se, fundja, natyra vepron në mënyrë dialektike e jo metafizike… Lidhur me këtë, Darvinit duhet t’i përmendet emri para të tjerëve.82

Engelsi lavdëronte Darvinin njëlloj si Marksin. Ai shkruan:

"Ashtu sikurse Darvini zbuloi ligjin e evolucionit në natyrën organike, po ashtu edhe Marksi zbuloi ligjin e evolucionit në historinë njerëzore."83

Në një vepër tjetër të tij, Engelsi theksoi rëndësinë e nxjerrjes nga Darvini të një teorie që i kundërvihej fesë:

Ai (Darvini) i dha konceptit metafizik të natyrës goditjen më të rëndë, duke provuar se bota e sotme organike – bimët, kafshët, e si rrjedhim edhe njeriu – është produkt i një procesi evolucioni që vazhdon prej miliona vjetësh.84

Përveç kësaj, Engelsi tregoi se si e kishte pranuar ai teorinë e Darvinit, duke shkruar një artikull të titulluar "Roli që ka luajtur puna, në kalimin nga majmuni te njeriu".

Shkencëtari amerikan Conway Zirckle shpjegon se përse themeluesit e Komunizmit e pranuan menjëherë teorinë e Darvinit:

Marksi dhe Engelsi e pranuan evolucionin thuajse menjëherë pasi Darvini botoi librin "Origjina e llojeve". Evolucioni, natyrisht, ishte pikërisht ajo që themeluesve të Komunizmit u duhej për të shpjeguar se si njerëzimi mund të kishte ardhur në ekzistencë pa ndërhyrjen e ndonjë force të mbinatyrshme dhe, për pasojë, ai mund të përdorej për të mbështetur bazat e filozofisë së tyre materialiste. Përveç kësaj, interpretimi i evolucionit nga Darvini, sipas të cilit, evolucioni kishte ndodhur nëpërmjet përzgjedhjes natyrore, u dha atyre një hipotezë të ndryshme nga ajo e shpjegimit teologjik mbizotërues të faktit të vërejtur se të gjitha format e jetës u janë përshtatur kushteve të tyre.85

Tom Bethel, gazetar i revistës "Harper Magazine", shpjegon lidhjen midis Marksit dhe Darvinit, si më poshtë:

Marksi nuk e admironte librin e Darvinit për arsye ekonomike, por për arsyen më thelbësore se universi i Darvinit ishte thjesht materialist dhe se shpjegimi i tij nuk përfshinte më ndonjë lidhje me shkaqe të pavëzhgueshme jomateriale jashtë apo "përtej" tij. Në këtë aspekt të rëndësishëm, Darvini dhe Marksi ishin shokë për kokë.86

Sot, lidhja midis Darvinizmit dhe Marksizmit është një e vërtetë e pranuar nga të gjithë. Biografitë e Marksit gjithmonë e bëjnë të qartë një gjë të tillë. Për shembull, një biografi e Karl Marksit e përshkruan këtë lidhje në këtë mënyrë:

"Darvinizmi paraqiti një sërë faktesh që mbështesin Marksizmin dhe shtjellojnë të vërtetën e tij. Përhapja e ideve darviniste evolucionare krijoi një terren pjellor të përshtatshëm për idetë marksiste dhe i hapi rrugën përvetësimit të tyre nga klasa punëtore… Marksi, Engelsi dhe Lenini u dhanë vlerë të madhe ideve të Darvinit. Ata nxorën në pah rëndësinë e tyre shkencore dhe, në këtë mënyë, u përshpejtua përhapja e këtyre ideve."87

Siç e kemi parë, Marksi dhe Engelsi besonin me gëzim se koncepti i evolucionit përbënte një përkrahje shkencore për botëkuptimin e tyre ateist, por ky gëzim doli i parakohshëm. Teoria e evolucionit u pranua gjerësisht, sepse ishte propozuar në një ambjent shkencor primitiv, si ai i shekullit XIX. Ajo ishte e mbushur me pasaktësi dhe nuk mbështetej në asnjë lloj prove shkencore. Shkenca që njohu zhvillim të madh në gjysmën e dytë të shekullit XX, e nxori të pavlefshme teorinë e evolucionit. (Për hollësi të mëtejshme, shih librin e shkruar nga Harun Jahja: "Gjunjëzimi i Evolucionit", i përkthyer dhe në shqip) Kjo, në të njëjtën kohë, nënkuptonte shembjen e mendimit komunist dhe materialist, por ngaqë shkencëtarët me pikëpamje materialiste e dinin se shembja e Darvinizmit nënkuptonte, gjithashtu, edhe rrënimin e ideologjive të tyre, ata provuan të gjitha metodat e mundshme për t’ua mbajtur të fshehtë njerëzve rënien e Darvinizmit. 

Admirimi I Pasuesve Të Marksit Dhe Engelsit Për Darvinin

Pasuesit e Marksit dhe Engelsit, që shkaktuan vdekjen e miliona njerëzve dhe u bënë shkak që qindra miliona të tjerë të jetonin në vuajtje, dhunë e terror, e pranuan teorinë e evolucionit, duke shprehur gëzim e interes të madh.

John N. Moore flet për lidhjet mes evolucionit dhe udhëheqësve sovjetikë, të cilët vunë në jetë idetë e Marksit dhe Engelsit në Rusi:

Mënyra e të menduarit të udhëheqësve të BRSS-së është rrënjosur thellë në këndvështrimin evolucionist.88

Ishte Lenini ai që bëri të mundur që projekti i Marksit për revolucionin komunist të realizohet. Lenini, udhëheqësi i lëvizjes bolshevike komuniste në Rusi, synonte të rrëzonte me forcën e armëve regjimin e carit. Kaosi pas Luftës së Parë Botërore u krijoi bolshevikëve mundësinë që po kërkonin. Në tetor 1917, me Leninin në krye, komunistët morën pushtetin me forcën e armëve. Pas revolucionit, Rusia u shndërrua në arenë lufte civile të përgjakshme 3 vjeçare, mes komunistëve dhe përkrahësve të carit.

Ashtu si udhëheqësit e tjerë komunistë, Lenini shpesh theksonte se teoria e Darvinit ishte baza themelore e filozofisë materialiste dialektike. Një prej thënieve të tij zbulon mendimin e tij për Darvinizmin:

Darvini i dha fund besimit se llojet e botës bimore e shtazore nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën dhe se ato janë krijuar prej Zotit e, si rrjedhim, janë të pandryshueshme.89

Edhe Trocki, që pranohej si arkitekti më i rëndësishëm i Revolucionit Bolshevik pas Leninit, i dha rëndësi të madhe Darvinizmit. Ai e pohoi admirimin e tij për Darvinin kështu:

Zbulimi i Darvinit është triumfi më i madh i dialektikës në gjithë fushën e materies organike.90

Pas vdekjes së Leninit në vitin 1924, Stalini, që njihet si diktatori më gjakatar në historinë e njerëzimit, u vu në krye të Partisë Komuniste. Gjatë 30 viteve të tij në pushtet, Stalini do të vërtetonte se sa sistem i pamëshirshëm ishte komunizmi. Lëvizja e parë e rëndësishme e Stalinit ishte marrja, në emër të shtetit, e tokave të fshatarëve që përbënin 80% të popullsisë së Rusisë. Në emër të kësaj politike kolektivizimi, që kishte për qëllim zhdukjen e pronës private, të gjitha prodhimet e fshatarëve rusë u mblodhën me dhunë nga zyrtarë të armatosur. Për pasojë, plasi një zi buke e tmerrshme. Miliona gra, fëmijë dhe pleq që nuk gjenin asgjë për të ngrënë vdisnin, duke u përpëlitur nga uria. Numri i të vdekurve vetëm në Kaukaz arriti 1 milion.

Stalini dërgoi qindra mijëra njerëz që tentuan të mos i bindeshin kësaj politike në kampet e tmerrshme të punës në Siberi. Këto kampe, ku të burgosurve u dilte shpirti në punë, u kthyen në varr për pjesën më të madhe të këtyre njerëzve. Nga ana tjetër, dhjetra mijëra njerëz u ekzekutuan nga policia sekrete e Stalinit. Miliona të tjerë u detyruan të shpërnguleshin në viset më të largta të Rusisë, përfshirë turqit e Krimesë dhe Turkmenistanit.

Me këto politika gjakatare e mizore, Stalini vrau 20 milionë njerëz. Historianët kanë zbuluar se ky barbarizëm i jepte atij kënaqësi të madhe. Ai ndjente kënaqësi kur ulej në tryezën e tij në Kremlin dhe shqyrtonte listën e atyre që kishin vdekur në kampet e përqendrimit ose që ishin ekzekutuar.

Përveç gjendjes psikologjike, në të cilën ndodhej, ndikimi kryesor që e nxiti të bëhej një vrasës i tillë i pamëshirshëm ishte filozofia materialiste që ai besonte. Nga vetë fjalët e Stalinit, baza themelore e kësaj filozofie ishte teoria e evolucionit. Ai shpjegonte rëndësinë që u jepte ideve të Darvinit:

Janë tri gjëra që ne bëjmë për të çliruar mendjet e studentëve tanë. E kishim për detyrë t’u mësonim atyre moshën e tokës, prejardhjen gjeologjike dhe parimet e Darvinit.91

Kur Stalini ishte ende gjallë, një shok i ngushtë fëmijërie, në librin "Ngjarje të rëndësishme në jetën e Stalinit", tregon si ishte bërë ateist Stalini:

Që në moshë shumë të re, kur ishte ende nxënës në shkollën klerike, shoku Stalin ka treguar se ka pasur një mendje kritike dhe ka shfaqur ndjenja revolucionare. Ai filloi të lexojë Darvinin dhe u bë ateist.92

Në të njëjtin libër, G. Glurxhidze, një shok fëmijërie i Stalinit tregon se si Stalini kishte nisur të mos besonte më në Zot dhe i kishte thënë se arsyeja ishte libri i Darvinit, duke e nxitur që ta lexonte edhe ai.93

Një tregues i rëndësishëm i besimit të verbër të Stalinit në teorinë e evolucionit ishte mospranimi në sistemin shkollor sovjetik i ligjeve gjenetike të Mendelit në kohën kur erdhi në pushtet. Këto ligje, që ishin pranuar nga e gjithë bota e shkencës që nga fillimi i shekullit XX, mohonin pretendimin e Lamarkut se "tiparet e fituara mund të përcillen te brezat pasardhës". Shkencëtari rus Lisenko e shihte këtë si një goditje të fuqishme kundër teorisë së evolucionit dhe, në të njëjtën kohë, si një rrezik të madh, ndaj dhe ia tregoi Stalinit mendimet e tij. Stalinit i bënë përshtypje mendimet e Lisenkos dhe e emëroi kryetar të shoqatave shkencore zyrtare. Kështu, shkenca gjenetike, e cila i kishte dhënë një goditje të rëndë evolucionit, nuk u pranua nga asnjë shoqatë apo shkollë shkencore në Bashkimin Sovjetik, derisa vdiq Stalini.

Gjatë sundimit të Stalinit, Bashkimi Sovjetik ishte kthyer në një mjedis ku mbretëronte kaosi, ku për miliona njerëz jeta ishte përherë në rrezik dhe ku mund të arrestoheshin nga çasti në çast, paçka se s’kishin bërë asnjë krim për të vuajtur tortura të paimagjinueshme.

Kur analizojnë këto ngjarje, disa komentues të historisë bëjnë gabim kur mundohen të provojnë se shkaku kryesor i gjithë kësaj barbarie e mizorie të pashpirt ishte se njerëz si Lenini, Stalini, Mao, Hitleri dhe Musolini karakterizoheshin nga psikopatia dhe çekuilibri mendor. Çfarë rastësie është kjo që e gjithë bota ra në duart e njerëzve të çekuilibruar psikologjikisht në të njëjtën kohë? Eshtë e qartë se të gjithë këta njerëz dhe ideologji kanë pirë nga i njëjti burim. Me pak fjalë, një palë tjetër ishte fajtore bashkë me ta. Shkaku që këta udhëheqës të pashpirt tërhiqnin pas vetes miliona njerëz dhe që u lejoi atyre të bënin krime, ishte përkrahja "shkencore" që u dha filozofia materialiste dhe Darvinizmi.

Mao Ce Duni: Ambasadori I Darvinit Dhe I Marksit Në Kinë

Ndërkohë që Stalini zbatonte regjimin e tij totalitar, një tjetër regjim komunist, i cili e shihte Darvinin si mbështetjen e tij shkencore, u vendos në Kinë. Komunistët, nën udhëheqjen e Mao Ce Dunit, erdhën në pushtet në vitin 1949 pas një lufte të gjatë civile. Maoja krijoi një regjim shtypës dhe gjakatar, njëlloj si aleati i tij, Stalini, i cili e përkahu mjaft. Kina u bë skena e ekzekutimeve të panumërta politike. Në vitet që do të vinin, militantët e rinj të Maos, të njohur si "Rojet e Kuqe", do ta fusnin vendin në një atmosferë tmerri të vërtetë.

Maoja shpalli hapur bazën filozofike të sistemit që krijoi, duke thënë: "Socializmi kinez mbështetet te Darvini dhe teoria e evolucionit."94

Duke qenë marksist, ateist dhe ndjekës besnik i evolucionit, Maoja dha urdhër që materialet e leximit që do të përdoreshin në institucionet arsimore gjatë kësaj periudhë fillestare, të pagëzuar me emrin "Hapi i madh përpara", të ishin shkrimet e Çarls Darvinit, si dhe materiale të tjera që përkrahnin paradigmën e evolucionit.95

Kur komunistët kinezë erdhën në pushtet, ata përdorën teorinë e evolucionit si bazë për ideologjinë e tyre. Në fakt, intelektualët kinezë e kishin pranuar teorinë e evolucionit kohë më parë.

Gjatë shekullit XIX, Perëndimi e konsideronte Kinën si një gjigand të fjetur, të izoluar dhe të zhytur në traditat e lashta.

Pak evropianë e kuptuan se me sa etje i thithën intelektualët kinezë idetë darviniste evolucioniste dhe panë tek ato ide një nxitës shpresëdhënës për përparim dhe ndryshim. Sipas shkrimtarit kinez Hu Shin ("Living Philosophies:", 1931), kur në vitin 1898 u botua libri i Thomas Huxley, "Evolucioni dhe Etika", ai u brohorit dhe u pranua menjëherë nga intelektualët kinezë. Të pasurit sponsorizuan botime të lira në gjuhën kineze, në mënyrë që ato të përhapeshin në masat e gjera të popullit.96

Kështu, njerëzit që u kthyen kah Komunizmit dhe udhëhoqën revolucionin komunist ishin ata intelektualë që ishin "ndikuar thellë" prej ideve darviniste.

Nuk ishte e vështirë për Kinën, pavarësisht nga historia dhe besimet e saj të forta panteiste, të hynte në darën e Darvinizmit dhe Komunizmit. Në një artikull në revistën "New Scientist", filozofi darvinist kanadez Michael Ruse thotë në lidhje me Kinën e fillimit të shekullit të njëzetë:

Këto ide zunë rrënjë menjëherë, sepse Kina nuk i kishte pengesat e natyrshme intelektuale e fetare për evolucionin që shpesh ekzistonin në Perëndim. Dhe me të vërtetë, nga disa anë, Darvini ngjante pothuajse si kinez! Mendimi taoist dhe neokonfucian gjithmonë kishte theksuar "sendësinë" te qeniet njerëzore. Fakti që ne kemi gjëra të përbashkëta me kafshët nuk përbënte ndonjë tronditje të madhe… Në kohën e sotme, filozofia zyrtare është Marksizëm-Leninizmi, por pa mënyrën materialiste laike të Darvinizmit (që tani përbën filozofinë e gjerë sociale), nuk do të ishte përgatitur terreni për Maon dhe revolucionarët e tij që të mbillnin farën e të vilnin të korrat e tyre.97

Siç thotë më lart Michael Ruse, me ngulitjen e ideve darviniste, Kina e përqafoi pa probleme Komunizmin. Populli kinez, i mashtruar nga idetë darviniste, rrinte e bënte sehir kur kryheshin të gjitha masakrat e Mao Ce Dunit, një prej vrasësve më të papërmbajtur të historisë. Jo vetëm në Kinë, por edhe në shumë vende të tjera, Komunizmi ishte shkaku i përleshjeve, akteve të përgjakshme, terrorizmit dhe luftës civile. Turqia ishte një prej tyre. Në vitet ‘60 dhe ‘70, grupet që rrëmbyen armët kundër shtetit, me ëndrrën që të zhvillonin një revolucion komunist në vend, e futën Turqinë në një atmosferë të errët terrorizmi. Pas 1980-ës terrorizmi komunist u bashkua me rrymën e separatizmit, duke u bërë shkaku i vdekjes së dhjetëra mijëra turqve, policëve e ushtarëve në krye të detyrës.

Ideologjia komuniste, që solli gjakderdhje në botë në këtë mënyrë për 150 vjet rresht, u gjend gjithmonë krah për krah me Darvinizmin. Edhe sot e kësaj dite, komunistët janë përkrahësit më të flaktë të Darvinizmit. Sa herë që njeriu hedh sytë nga qarqet që e mbrojnë me kokëfortësi teorinë e evolucionit, gati në çdo vend të botës, shikon marksistët ne rreshtin e parë, sepse siç ka thënë Karl Marksi, teoria e evolucionit përbën bazën e ideologjisë komuniste nga aspekti i shkencës natyrore dhe i siguron përkrahjen më të rëndësishme shkencore mungesës së besimit fetar të komunistëve. 

Baza E Aleancës Midis Darvinizmit Dhe Komunizmit: Urrejtja Për Fenë

Siç e shpjeguam më sipër, arsyeja kryesore që materialistët dhe komunistët u kapën fort pas Darvinizmit është përkrahja që siguron Darvinizmi për ateizmin. Filozofia materialiste ka ekzistuar gjatë gjithë historisë, por, deri në shekullin XIX, shumica e filozofëve nuk kishin shkuar më tej se librat e teorisë. Shkaku kryesor për këtë ishte se deri në atë kohë shumica e njerëzve të shkencës besonin në Zot dhe në realitetin e krijimit, por në shekullin XIX, filozofia materialiste dhe teoria e Darvinit filluan të zbatoheshin në shkencat natyrore. Darvinizmi ishte baza më e rëndësishme për kulturën materialiste jofetare, e cila vuri vulën e saj në shekullin XIX, por e tregoi fytyrën e vërtetë kryesisht në shekullin XIX. Ideologjitë që lindën nga kjo kulturë materialiste, siç e kemi shqyrtuar, u bënë shkaku i dy luftrave botërore, i luftrave civile të panumërta, i akteve terroriste, i genocidit, i shfarosjeve dhe barbarizmit. Për shkak të këtyre katastrofave, dhjetëra milliona njerëz humbën jetën, ndërsa qindra miliona u shtypën paturpësisht dhe provuan mbi kurriz keqtrajtimet më barbare. Shembja e qindra kishave dhe xhamive nga Stalini është thjesht një tregues i urrejtjes së Komunizmit ndaj fesë. Në librin e tij "Lufta e gjatë kundër Zotit", Henry Morris përshkruan lidhjen në këtë mënyrë:

Pavarësisht nga mangësitë shkencore, karakteri, gjoja shkencor i evolucionit është përdorur për të justifikuar të gjitha llojet e sistemeve dhe praktikave jofetare. Më i suksesshmi prej tyre, deri tani, duket se është Komunizmi. Ithtarët e tij kudo në botë janë mashtruar të besojnë se Komunizmi duhet të jetë i vërtetë, pasi bazohet në shkencën e evolucionit.98

POL POTI DHE "FUSHAT E VDEKJES" TE KMEREVE TE KUQ

pol poti

Në vitet 1975-1979, gjatë sundimit të Pol Potit, u vranë 2 milionë njerëz nga popullsia 7 milionëshe e Kamboxhias. Duke i llogaritur në përqindje popullsie, vrasjet e Pol Potit, i cili ëndërronte të krijonte një shtet komunist të përsosur, ishin më të mëdha se ato të Hitlerit e Stalinit. Objektivi kryesor i Pol Potit ishin doktorët, inxhinierët e shkencëtarët, me pak fjalë, intelektualët e vendit. Ai i vriste ata pa mëshirë. Madje ishte dhënë edhe urdhër që të vritej "kushdo që mbante syze". Si pasojë e këtyre vrasjeve çnjerëzore, u shfaqën "fushat e vdekjes" që zgjatën me vite.

Logjika që përdornin oficerët e Kmerit të Kuq për të justifikuar masakrat e tyre përmblidhej me këto fjalë: "Po të të mbajmë, nuk fitojmë gjë. Po të të humbasim, nuk humbasim gjë." Ata vranë këdo që e konsideronin apo edhe dyshonin se ishte i padobishëm dhe i dëmshëm. Të paktën një pjesëtar nga çdo familje ka humbur jetën në këto masakra.

Pol Poti, për të cilin jeta e njeriut s'vlente asgjë, besonte se familja i zinte rrugën vizionit të tij radikal për Socializmin. Ai u përpoq ta hiqte qafe idenë e familjes, duke i përçarë familjet e duke i detyruar njerëzit të jetonin në vende të përbashkëta. E njëjta politikë ishte zbatuar nga Stalini në Rusi. Në fillim u morën tokat fshatarëve, pastaj u dhanë parcela të vogla toke në zona të shpërndara qëllimisht dhe shumë larg njëra-tjetrës. Si rezultat, me qëllim që një familje të punonte arat e saj, të ndara në parcela të vogla toke, pjesëtarët e familjes detyroheshin të jetonin të ndarë nga njëri-tjetri.

Robert Templer, "Pol Pot's Legacy of Horror", The Age, 18 prill 1998, http://dithpran.org/PolPotegacy.htm.

Armiqësia që ushqente komunizmi dhe materializmi për fenë e tregoi veten gjatë kryengritjes bolshevike. Kishat dhe xhamitë u shembën dhe ndër kategoritë e atyre që u përjashtuan nga "shoqëria e re socialiste", besimtarët zinin një vend të rëndësishëm. Pavarësisht nga fakti se pjesa më e madhe e shoqërisë ishte fetare, ata u penguan të kryenin detyrat fetare. Me qëllim që të evitohej e djela, kur të krishterët shkonin në kishë, u hoq koncepti i një dite pushimi për të gjithë. Çdo njeri do punonte 5 ditë, por dita e pushimit mund të ishtë një ditë çfarëdo. Kjo masë u mor nga komunistët "për të lehtësuar luftën për eliminimin e fesë".99Pas kësaj, në vitin 1928 dhe 1930, taksat që paguanin besimtarët u rritën 10 herë, u hoqën triskat e tallonat e ushqimit dhe ata nuk mund të përdornin më shërbimet shëndetësore, që do të thotë se ata nuk gëzonin më të drejta qytetare. Ata shpesh arrestoheshin, shkarkoheshin nga postet që kishin dhe internoheshin. Në vitin 1936 rreth 65% e xhamiave dhe 70% e kishave ishin shkatërruar.

Masa të dhunshme kundër fesë u morën edhe në Shqipëri. Udhëheqësi komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha, në vitin 1967 e shpalli Shqipërinë si vendin e parë "të pafe". Besimtarët u arrestuan pa asnjë arsye e disa prej tyre u vranë kur ishin në arrest. Në vitin 1948 dy peshkopë dhe 5.000 besimtarë u qëlluan. Edhe muslimanët u trajtuan në të njëjtën mënyrë. Revista letrare mujore "Nëntori" njoftoi se 2169 xhami dhe kisha ishin mbyllur, nga të cilat 327 ishin vende adhurimi katolike.

Shkaku i këtyre veprimeve ishte, pa dyshim, qëllimi i Komunizmit për të formuar shoqëri që do të mohonin ekzistencën e Zotit dhe do të besonin e vlerësonin vetëm materien. Në fakt, ky ishte një prej objektivave kryesore të Komunizmit, sepse udhëheqësit komunistë e dinin që ata do të mund të sundonin si të donin vetëm mbi njerëz të pandjeshëm të shndërruar në makina, që nuk e njihnin frikën ndaj Zotit dhe që kishin prirjen të kryenin vrasje e shtypje sa herë të urdhëroheshin.

Pretendimet e Darvinizmit, të cilat i siguruan mbështetje ateizmit dhe justifikuan të gjitha llojet e shtypjes dhe barbarisë, inkurajuan në këtë mënyrë të gjitha ideologjitë që sollën gjakderdhje dhe e cilësuan jetën njerëzore si diçka të pavlerë. Kjo është arsyeja pse shekulli i fundit kaloi i mbushur me luftra të tejzgjatura, masakra, akte dhune e armiqësi. 

Shtypja Dhe Dhuna Që i Sollën Botës Komunistët Darvinistë

Anarkia dhe terrori janë dy prej veglave të domosdoshme të Marksizmit dhe Komunizmit. Prirja e Marksizmit për terrorizëm e dhunë u shfaq në eksperimentin e Komunës së Parisit, kur Marksi ishte ende gjallë. Terrorizmi u bë një pjesë e domosdoshme e ideologjisë komuniste për Leninin, sidomos në kohën kur ai po e kthente në praktikë teorinë e Marksit. Siç do të shihet në faqet në vijim, në kohën tonë, udhëheqësit komunistë mbahen mend për shtypjen dhe vrasjet që kanë kryer. Megjithatë, pavarësisht nga kjo, disa qarqe ende mbulojnë muret me fotografitë e këtyre vrasësve të pamëshirshëm, që i kanë duart të lyera me gjak, dhe ende i pranojnë këta sadistë si mësuesit e tyre.

Sado që disa komunistë pretendojnë se dhuna dhe terrorizmi nuk janë praktika komuniste dhe se ato janë shfaqur vetëm në disa mënyra të zbatimit të Komunizmit tek individë të caktuar, e sado që të përpiqen për ta shfajësuar Komunizmin, ka një të vërtetë të pamohueshme: Themeluesit e Komunizmit personalisht e mbronin dhunën dhe terrorizmin dhe i shihnin si thelbësorë për ideologjinë e tyre. Analisti politik amerikan Samuel Francis ka thënë kështu lidhur me këtë çështje:

Marksi dhe Engelsi ishin, në përgjithësi, specifikë kur këmbëngulnin se revolucioni gjithmonë do të ishte i dhunshëm dhe se revolucionarët duhet të përdorinin dhunën kundër sunduesve e, madje në disa raste, ata e shprehën vërtet përkrahjen e tyre ndaj terrorizmit.100

Karl Marksi ka thënë: "Kryengritja është një art, po aq sa edhe lufta." Ai pranoi si parim të vetin këto fjalë të Dantonit, një prej emrave më të shquar në "politikën revolucionare": "De l’audaçe, de l’audaçe, ençore de l’audaçe" (Guxim, guxim, gjithmonë guxim!)101Ka deklarata të qarta nga Lenini në lidhje me domosdoshmërinë e ushtrimit të terrorit në mënyrë sistematike. Ja disa prej tyre:

Në të vërtetë, shteti s’është gjë tjetër, veçse një makinë për shtypjen e një klase nga një tjetër. Diktatura është rregull që mbështetet drejtpërdrejt te forca dhe që nuk kufizohet nga ligjet… Diktatura revolucionare e proletariatit është rregull i fituar dhe i mbajtur nëpërmjet ushtrimit të dhunës nga proletariati kundër borgjezisë, rregull që nuk kufizohet nga ndonjë ligj.102

Ne nuk jemi aspak kundër vrasjeve politike… Vetëm në lidhje të drejtpërdrejtë e të menjëhershme me lëvizjen e masës, mund dhe duhet të jenë të vlefshme aktet terroriste individuale.103

Për t’u shndërruar në forcë, punëtorët me ndërgjegje klasore duhet të fitojnë shumicën në anën e vet. Për sa kohë që nuk përdoret dhunë kundër njerëzve, nuk mbetet rrugë për të ardhur në pushtet.104

Duke folur në një mbledhje të punëtorëve, Lenini lëshoi një deklaratë të tmerrshme për të treguar se sa i domosdoshëm ishte për ta terrorizmi:

Në qoftë se masat e popullit nuk ngrihen spontanisht, kjo s’të çon asgjëkundi… Sepse për sa kohë që ne nuk arrijmë t’i trajtojmë spekullatorët ashtu siç e meritojnë - me një plumb kokës - nuk do të arrijmë asgjëkundi.105

Një prej udhëheqësve më të rëndësishëm të Revolucionit të Tetorit në Rusi, Trocki, thotë këtë për të konfirmuar fjalët e Leninit:

Por revolucioni i kërkon klasës revolucionare që të arrijë qëllimin e saj me të gjitha mënyrat e disponueshme, po të jetë nevoja, me kryengritje të armatosur; po të kërkohet, edhe me terrorizëm.106

Trocki, në një tjetër fjalim, shkon edhe më tej:

"Rrugëzgjidhja jonë e vetme tani është lufta civile. Lufta civile është lufta për bukë… Rroftë lufta civile!107

Këto parime të teoricienëve komunistë si Lenini dhe Trocki u vunë në zbatim në revolucionin bolshevik në Rusi. Gjatë periudhës revolucionare të vjeshtës së 1917-ës filluan masakra në shkallë të gjerë, plaçkitje dhe dhunë e pabesueshme. Ata njerëz që ishin kundër revolucionit, apo që dyshoheshin se ishin kundër revolucionit, i grumbullonin pa asnjë arsye, i arrestonin dhe i pushkatonin, ndërsa shtëpitë ua plaçkitnin dhe ua rrënonin. Terrorizmi, që filloi me Leninin dhe Trockin, vazhdoi dhe u keqësua edhe më shumë gjatë viteve të sundimit të Stalinit.

Harrison E. Salisbury, i gazetës "The New York Times", i përshkroi kampet e burgjeve të sistemit sovjetik si:

… një kontinent i tërë terrori... Në krahasim me ata që u bënë shkak për qindra mijëra ekzekutime dhe miliona vdekje në sistemin sovjetik të terrorit, carët duken pothuaj zemërmirë… Na tmerron mendimi i një ligësie sistematike, të shndërruar në rutinë, për shkak të së cilës 3-4, a më shumë, milionë burra e gra u dënuan çdo vit me punë të detyruar dhe internim të përjetshëm. Gjykimet ishin aq arbitrare, saqë të burgosurve shpesh nuk u thuhej se cili ishte dënimi i tyre…108

Popujt jorusë dhe sidomos turqit e Krimesë, turqit e Azisë Qendrore dhe kazakët ishin të pambrojtur nga terrorizmi i ushtruar nga sistemi sovjetik. Gjyqe të veçanta, të quajtur "troiki", u ngritën për spastrimin e shoqërisë ruse nga kazakët. Vetëm në tetor të vitit 1920, këto "troiki" dënuan me vdekje më shumë se 6000 njerëz. Familjet, e nganjëherë edhe fqinjët e atyre që ishin kundërshtarë të regjimit dhe nuk ishin kapur, merreshin rregullisht peng dhe dërgoheshin në kampet e përqendrimit. Martin Latsisi, drejtori i një prej këtyre kampeve në Ukrainë, pohoi në një nga raportet e tij se ato ishin kampe të vdekjes:

Të mbledhur tok në një kamp pranë Maikopit, pengjet, gratë, fëmijët e pleqtë mbijetojnë në kushtet më të tmerrrshme, në të ftohtin e baltën e tetorit… Ata po vdesin si miza. Gratë janë gati të bëjnë gjithçka për t’i shpëtuar vdekjes. Ushtarët që ruajnë kampin përfitojnë nga kjo gjë dhe i trajtojnë si prostituta.109

Nën ndikimin e Darvinit, revolucionarët komunistë vrisnin njerëz me mënyra të çmendurish. Nga dokumentet e kohës del se qëllimi i tyre i vetëm ishte shfarosja e plotë. Dukej sikur ata besonin se sa më shumë njerëz të vrisnin, aq më shumë sukses do të korrnin. Që ata kishin në plan të zhduknin cilindo nga ata që dyshohej se ishte kundër revolucionit, del në një prej vendimeve të tyre:

Pjatigorsk Çeka (Komiteti i Jashtëzakonshëm për Luftën ndaj Kundërrevolucionit) vendosi pa hezituar të ekzekutoheshin 300 njerëz në ditë. Ata e ndanë qytetin në lagje të ndryshme, morën një numër të caktuar njerëzish nga secila dhe urdhëruan partinë të përpilonte lista ekzekutimi… Në Kislovodsk, për shkak se askujt nuk i erdhi ndër mend një ide më e mirë, u vendos të vriteshin njerëz që ishin shtruar në spital.110

stalin Siç u njoftua në kryeartikullin e gazetës "Krasnji Mjeç" (Shpata e Kuqe), përkrahëse e komunistëve, për ta nuk kishte gjë të ndaluar dhe besonin se duhej të derdhej gjak që të përftohej ngjyra e flamurit të kuq.

Për ne gjithçka është e lejueshme, sepse ne jemi të parët që ngremë shpatën jo për të shtypur racat dhe për t’i mbajtur në skllavëri, por për të çliruar njerëzimin nga prangat… Gjaku? Le të derdhet gjaku lumë! Le ta njollosë gjaku përgjithmonë flamurin e zi të piratëve që valëvit borgjezia dhe le të jetë përgjithmonë i kuq si gjaku flamuri ynë! Sepse vetëm nëpërmjet vdekjes së botës së vjetër mund ta çlirojmë veten përgjithmonë nga kthimi i atyre çakejve!111

Përveç gjithë kësaj torture, Stalini krijoi "njësitë e rekuizimit" për t’ua marrë me dhunë prodhimin fshatarëve. Këto njësi ishin përgjegjëse për të gjitha llojet e shtypjeve. Më 14 shkurt 1922 një inspektor shkruan:

Abuzimet me postin nga njësitë e rekuizimit, të flasim hapur, tani kanë arritur nivele të pabesueshme. Rregullisht, fshatarët që arrestohen mbahen mbyllur në plevica të mëdha pa ngrohje, pastaj qëllohen me kamzhik dhe kërcënohen me ekzekutim.

Ata që nuk e kanë plotësuar të gjithë kuotën e tyre, janë detyruar që të vrapojnë lakuriq përgjatë rrugës kryesore të fshatit dhe pastaj të mbyllen në një hangar tjetër pa ngrohje. Një numër i madh grash janë rrahur derisa kanë humbur ndjenjat dhe pastaj janë flakur lakuriq në gropa të hapura në borë…112

Stalini besonte se Spanja paraqiste mundësi të mira për BRSS-në dhe se ndërhyrjet në atë vend do të jepnin frytet e tyre. Për këtë arsye, ai u mbajti anën dhe përkrahu komunistët në Luftën Civile të Spanjës, por bashkë me ta, në Spanjë vërshoi terrorizmi i BRSS. Një shembull i shtypjes dhe torturës në atë vend ishte kampi i përqendrimit ku u mbajtën 200 antistalinistë në fillim të 1938-ës. "Kur stalinistët vendosën të hapnin një çeka (komitet i jashtëzakonshëm)..."- kujton një viktimë.

... Ishte një varrezë e vogël që po pastrohej aty afër. Çekistëve u erdhi një ide e mbrapshtë: ata do t’i linin varret hapur, me skeletet dhe trupat që kalben në sy të të gjithëve. Pikërisht atje i zgjidhën çështjet më të vështira. Ata kishin disa metoda torturimi shumë brutale. Shumë të burgosur vareshin nga këmbët, kokëposhtë, për ditë të tëra. Të tjerë i mbyllnin në dollape shumë të vegjël vetëm me një vrimë të vockël ajri afër fytyrës, për të marrë frymë…Një prej metodave më të tmerrshme njihej si "sirtari": të burgosurit ishin të detyruar të rrinin galiç brenda disa kutive shumë të vogla katrore për ditë të tëra. Disa mbaheshin atje pa qenë në gjendje të lëviznin nga tetë deri në dhjetë ditë.113

Në 1931 Papa Piu XI u shpreh në këtë mënyrë rreth dhunës që ushtronte Komunizmi në botë në qarkoren "Quadragesimo Anno":

Komunizmi mëson dhe synon dy objektiva: luftë të rreptë klasash dhe zhdukje të pronës private. Ai s’e bën këtë fshehurazi apo me metoda të maskuara, por publikisht dhe duke përdorur çdo lloj mjeti të mundshëm, madje edhe më të dhunshmin. Për të arritur këto objektiva, ai nuk stepet para asgjëje, për të cilën duhet ndjerë respekt apo nderim. Kur vjen në pushtet, ai është i egër në mizorinë dhe veprimet e tij çnjerëzore. Vrasjet dhe shkatërrimi i tmerrshëm, me anë të të cilave ka lënë të shkreta vise të mëdha të Evropës Lindore dhe Azisë, dëshmojnë për këtë.114

Siç thuhet më sipër, qëllimi kryesor i Komunizmit ishte një luftë klasash e pamëshirshme, si dhe asgjësimi i plotë e pronës private. Me fjalë të tjera, qëllimi ishte të zbatohej teoria e evolucionit, të cilën Darvini e kishte zbatuar në fushën biologjike, me shoqëritë njerëzore dhe, në të njëjtën kohë, qeniet njerëzore duhet të ishin, si kafshët e egra në natyrë, në konflikt të përhershëm.

Katastrofat që solli komunizmi nuk mbaruan në Rusi. Një prej vendeve që u prek më shumë nga terrori i kuq ishte edhe Kina. 

Darvinisti Mao Ce Dun Dhe Masakrat E Tij

komunistë, maos
 

Përkrahësit komunistë të Maos i ndëshkonin me mënyra mizore kundërshtarët e tyre në luftën civile, në fillim duke i poshtëruar para njerëzve dhe pastaj duke i vrarë.

Udhëheqësi komunist i Kinës, Mao, kishte dy udhërrëfyes: njëri prej tyre, siç e kemi përmendur më parë, ishte Darvini, kurse tjetri ishte Stalini. Të dy këta emra vdekjeprurës, që bashkoheshin në personalitetin e Maos, çuan në tragjedi të mëdha dhe lanë gjurmën e tyre në një periudhë të gjatë e të errët të historisë së Kinës. Gjashtë deri në dhjetë milionë njerëz u vranë me urdhër të Maos, dhjetra miliona "kundër-revolucionarë" kaluan pjesën më të madhe të jetës së tyre në burg, ku 20 milionë prej tyre vdiqën. 20 deri në 40 milionë njerëz vdiqën nga uria në vitet 1959-1961, gjatë periudhës së quajtur "Hapi i Madh Përpara", si pasojë e politikave ekstremiste të Maos. Masakra e qershorit 1989 në Sheshin "Tienanmen" (rreth 1000 të vdekur) është një shembull i asaj që Kina ka vuajtur në historinë e saj të kohëve të fundit. Vrasjet dhe genocidi kundër turqve muslimanë në Turkmenistanin Lindor vazhdojnë ende.

Gjëra të pabesueshme ndodhën gjatë revolucionit komunist në Kinë. Njerëzit, nën ndikimin e një lloj hipnotizimi masiv, përkrahën të gjitha llojet e barbarizmit dhe e treguan këtë përkrahje duke brohoritur kur shikonin vrasjet. "Libri i Zi i Komunizmit", i përgatitur nga një grup historianësh dhe mësuesish, i përshkruan metodat barbare të Komunizmit në këtë mënyrë:

Të gjithë njerëzit ishin të ftuar në gjyqet publike të "kundër-revolucionarëve", të cilët pothuajse gjithmonë dënoheshin me vdekje. Të gjithë merrnin pjesë në ekzekutime, duke u ulëritur "vritini, vritini" Rojeve të Kuqe, detyra e të cilëve ishte t’i bënin viktimat copa-copa. Nganjëherë copat gatuheshin dhe haheshin, ose u jepeshin me zor anëtarëve të familjes së viktimës që ishin ende gjallë e që e shihnin skenën me sytë e tyre. Pastaj, që të gjithë ftoheshin në një banket, ku mëlçia dhe zemra e ish- pronarit të tokës ndahej me të gjithë, dhe në mbledhje, ku folësi i drejtohej vargut të kokave të prera të saposhkuara në hell mbi hunj. Kjo dhënie pas kanibalizmit hakmarrës, që më vonë u bë e zakonshme nën regjimin e Pol Potit, të sjell ndërmend një arkitip shumë të lashtë të Azisë Lindore që shfaqet shpesh në çaste kataklizmike në historinë e Kinës.115 

Numri I Madh I Viktimave Të Barbarisë Komuniste

Shembuj të ngjashëm barbarizmi pati në çdo vend që gllabëroi Komunizmi, Kamboxhia, Korea e Veriut, Laosi, Vietnami dhe në vendet e Evropës Lindore apo Afrikës. Kjo listë e përgjakur parashtrohet në "Librin e zi të Komunizmit" si vijon:

Këto krime duket se i përkasin një modeli të njohur, ndonëse metodat ndryshojnë deri në njëfarë mase, në varësi të regjimit. Modeli përfshin ekzekutimet me mënyra të ndryshme, si p.sh. skuadra pushkatimi, varje, mbytje, rrahje, gaz helmues, "aksidente me makinë", zi buke, internim, punë e detyruar. Periudhat që përshkruhen si kohë "të luftës civile" janë më të ndërlikuara; nuk është gjithmonë e lehtë të bëhet dallimi midis ngjarjeve që shkaktohen nga luftimet mes sunduesve e rebelëve dhe ngjarjeve që mund të përshkruhen me të drejtë si masakër kundër popullsisë civile.

Sidoqoftë, nga diku duhet të fillojmë. Shifrat e dhëna me përafërsi në vijim, të bazuara në përllogaritje jozyrtare, japin një ide të shkallës dhe peshës së rëndë të këtyre krimeve:

BRSS: 20 milionë vdekje

Kinë: 65 milionë vdekje

Vietnam: 1 milion vdekje

Kore e Jugut: 2 milionë vdekje

Kamboxhia: 2 milionë vdekje

Evropa Lindore: 1 milion vdekje

Amerika Latine: 150 000 vdekje

Afrikë: 1.7 milionë vdekje

Afganistan: 1.5 milionë vdekje

Lëvizja ndërkombëtare komuniste dhe partitë komuniste jo në pushtet: afërsisht 10000 vdekje

Shuma e përgjithshme tregon afro 100 milionë njerëz të vrarë.116

Gjithë këto regjime e organizata komuniste kishin një psikologji të përbashkët: të gjitha ndjenjat njerëzore si keqardhja, drejtësia e dhembshuria kishin humbur tërësisht. Krejt papritur, shoqëritë njerëzore ishin kthyer në palë ndërluftuese, si kafshët e egra që përpiqen të jetojnë e të gjejnë ushqim. Ashtu si lufton një kafshë e egër me anëtarët e tjerë të llojit të vet për ushqim e territor, po ashtu u sollën edhe këta njerëz, sepse teoria e Darvinit u kishte mësuar se ata ishin me të vërtetë kafshë dhe si të tillë duhet të luftonin për të mbijetuar.

Këto lëvizje çnjerëzore mendonin se kishin fituar respektin me vënien e maskës së rreme shkencore. Arsyeja e vetme pse udhëheqësit bolshevikë flisnin kaq hapur e me guxim për agresion, terrorizëm e masakra ishte se kishin miratimin e teorisë së evolucionit. Në librin e tij "Evolucioni për natyralistët", P. J. Darlington pohon, si evolucionist, se barbaria është rezultat i natyrshëm i teorisë së evolucionit dhe se kjo sjellje, madje, është e justifikueshme:

Pika e parë është se egoizmi dhe dhuna janë të lindura, të trashëguara nga paraardhësit tanë të largët shtazorë… Dhuna, atëherë, është e natyrshme për njeriun, i cili është pjellë e evolucionit.117

Shtypja në Turkistanin Lindor

Sado që është pranuar nga njerëzit se shpërbërja e Bashkimit Sovjetik shënoi fundin e Komunizmit si regjim politik, ideologjia dhe praktikat komuniste vazhdojnë të ekzistojnë ende. Praktikat e ndjekura nga Rusia, ku sundon ende mentaliteti i Ushtrisë së Kuqe, në Çeçeni, apo Kina në Turkistanin Lindor janë treguesit më të rëndësishëm. Me turqit muslimanë që jetojnë sot në Turkmenistanin Lindor po përsëritet e njëjta gjë si në Kinën e kuqe të Maos. Të rinjtë arrestohen pa asnjë shkak, dënohen me vdekje për arsyen se janë kundërshtarë të regjimit dhe pushkatohen. Muslimanët nuk lejohen të kryejnë detyrat e tyre fetare në grup; fitimet e tyre zhvaten nëpërmjet taksave të pamëshirshme; njerëzit kërcënohen të vdesin urie dhe provat bërthamore që kryhen pranë vendeve ku ata jetojnë u shkaktojnë sëmundje vdekjeprurëse.p>

Ka 250 vjet që turqit muslimanë të Turkmenistanit Lindor jetojnë nën qeverisjen kineze. Kinezët i vunë emrin "Siankiang" ose "toka të pushtuara" Turkmenistanit Lindor dhe e përkufizuan si territorin e tyre. Pasi komunistët e udhëhequr nga Maoja morën pushtetin në vitin 1949, presioni mbi Turkistanin Lindor u rrit më tepër se më parë. Politika e regjimit komunist synonte shkatërrimin fizik të muslimanëve që refuzonin asimilimin. Numri i muslimanëve të vrarë arriti përmasa të frikshme. Nga 1949-1952, 2.800.000 njerëz; nga 1952-1957, 3.509.000; nga 1958-1960, 6.700.000; nga 1961-1965, 13.300.000. Këta njerëz u vranë nga ushtria kineze ose vdiqën si rezultat i krizës së bukës, të shkaktuar nga regjimi. Bashkë me masakrat pas vitit 1965, numri i turkmenëve lindorë të vrarë arriti shifrën e pabesueshme prej 35 milionësh.

Përveç shfarosjes së muslimanëve që kishte filluar qysh në vitin 1949, regjimi sillte kolonë kinezë në mënyrë sistematike. Në një kohë që në vitin 1953, 75% e popullsisë ishte muslimane dhe 6% kineze, në vitin 1982 shifrat kishin ndryshuar në 43% muslimanë dhe 40% kinezë. Regjistrimi i popullsisë i vitit 1990, që provoi se popullsia tani ishte 40% muslimane dhe 53% kineze, është shumë i rëndësishëm për njohjen e shkallës së spastrimit etnik.

Ndërkohë, administrata kineze përdori muslimanët e Turkistanit Lindor si kafshë eksperimentale në provat bërthamore. Si pasojë e provave bërthamore, që së pari filluan në vitin 1964, vendasit janë infektuar nga sëmundje vdekjeprurëse dhe kanë lindur rreth 20,000 fëmijë handikapatë. Dihet se numri i muslimanëve që kanë vdekur për shkak të provave bërthamore është 210,000. Me mijëra njerëz janë gjymtuar dhe me mijëra të tjerë kanë rënë pre e sëmundjeve të tilla si verdhëza e kanceri. Nga viti 1964 e deri tani, Kina ka shpërthyer rreth 50 bomba atomike e hidrogjeni. Ekspertët suedezë kanë përcaktuar se një provë bërthamore e nëndheshme e një bombe me një forcë prej 150 tonësh në vitin 1984, kishte shkaktuar lëkundje të tokës të një magnitude prej 8.8 ballësh sipas shkallës Rihter.

Siç shihet qartë edhe nga pohimi i këtij evolucionisti, ishte krejt e natyrshme për ideologjinë komuniste që kishte pranuar teorinë e Darvinit si udhërrëfyese, t’i perceptonte qeniet e tjera njerëzore si kafshë dhe t’i trajtonte në një mënyrë që u shkon për shtat kafshëve. Ai që pranon ideologjinë komuniste darviniste harron që është krijuar nga një Krijues, harron arsyen për të cilën gjendet në botë dhe faktin që Ditën e Gjykimit do të japë llogari para këtij Krijuesi për të gjitha ato që ka vepruar. Për pasojë, si çdo qenie njerëzore që nuk i frikësohet Zotit, ai bëhet një egoist që sheh vetëm interesin e vet, një tiran i pamëshirshëm, madje edhe vrasës i krisur. Kurani na e përshkruan në këtë mënyrë gjendjen e këtyre njerëzve dhe atë që do t’u ndodhë atyre:

Arsye fajsimi ka vetëm kundër atyre që u bëjnë keq njerëzve dhe sillen si tiranë në tokë, ndërkohë që nuk kanë asnjë të drejtë për ta bërë një gjë të tillë. Për këta do të ketë një ndëshkim të dhimbshëm. (Kuran, Sure "Esh-Shuura":42)  

Shtypja Pa Fund Në Çeçeni

Pushtimi i Çeçenisë nga Rusia në vitin 1991, pavarësisht se u zmbraps nga i ndjeri Xhokar Dudajev, u kthye në një luftë të vërtetë më 11 dhjetor 1994, fill pas trazirave të rënda në nëntor të po atij viti. Ndërkohë që më shumë se 100,000 çeçenë humbën jetën e tyre në atë luftë, dhjetëra mijëra u detyruan të shpërngulen. Çeçenia humbi qindra burime historike dhe ekonomike në luftë. Kur Rusia shpalli se Çeçenia ishte një "çështje e brendshme", asnjë protestë nuk erdhi nga bashkësia ndërkombëtare. Tonelata me bomba u hodhën në Çeçeni. U zhvillua një genocid i paparë ndonjëherë në historinë e botës, me armë kimike, përdorimi i të cilave ishte i ndaluar. Ky genocid vazhdon edhe sot e kësaj dite, por pavarësisht nga vështirësitë e shumta, në gusht 1996 rusët u detyruan të pranojnë humbjen me çeçenët, të cilët qëndruan të paepur dhe luftuan për lirinë e atdheut të tyre me të gjitha mjetet që kishin në dispozicion.

doguturkistan
 

Gjithësesi, ata që tregohen të padrejtë, shkojnë pas tekave e dëshirave të tyre në padituri të plotë. E kush mund t'i udhëzojë ata që i ka braktisur Zoti?! Askush s'do t'u vijë në ndihmë atyre. (Kuran, Surja Er-Rum: 29)

Rusia, që u detyrua ta pranojë Çeçeninë si shtet të pavarur në marrëveshjet e firmosura në instancat më të larta në gusht 1966 dhe maj 1997, dukej se e kishte pranuar këtë situatë, por në tetor 1997 rusët u rifutën në territorin çeçen dhe filluan përsëri reprezaljet. Objektivat civile u bombarduan pa pushim për muaj të tërë. Me qëllim që të thyenin rezistencën popullore, si objektiva zgjidheshin spitalet, maternitetet, tregjet dhe autokolonat me refugjatë. Në fund u vendos që rusët të përdorin bomba kimike, raketa "Skud" dhe me napalm kundër çeçenëve. Krahas kësaj, rusët hodhën helm në lumin Argun, që përdorej nga shumë fshatra çeçene. Ndërkohë që pjesa më e madhe e grave dhe fëmijëve që pinë ujin e helmuar vdiqën, qindra të tjerë prisnin vdekjen në dyert e spitaleve. Për shkak se uji i lumit ishte helmuar, popullsia civile që nuk kishte ku të gjente ujë për të pirë, kaloi kohë tepër të vështira. 

Magjia E Ideologjisë Komuniste Darviniste Është Prishur

Komunizmi është një ideologji që u krijua nga njerëz që jetuan në vitet 1800 dhe që mund të përshkruhen si "injorantë" nga pikëpamja shkencore. Një nga arsyet më të rëndësishme që ideologjia komuniste fitoi menjëherë ndikim mbi një numër të madh njerëzish në shumë vende është injoranca e atyre që e pranuan këtë ideologji, pretendimet e së cilës janë vërtetuar shumë herë se janë gënjeshtra.

Pas revolucionit industrial, fakti që një pjesë e shoqërisë jetonte në varfëri të plotë dhe krahas kësaj, pjesa tjetër ngrihej në një nivel të pakrahasueshëm mirëqenieje, solli një tension që ngjalli trazira në grupet shoqërore në shumicën e vendeve. Ky tension u zhvillua më tej në vende si Rusia, që ende jetonin në nivelin e një shoqërie bujqësore, si dhe Kina. Grupet shoqërore në kërkim të të drejtës u ndoqën nga shumë njerëz, por rezultati përfundimtar doli kundër tyre. Ata jetuan në kushte ekonomike shumë më të këqija se më parë; nga njëra anë, luftë për të shmangur vdekjen nga uria, nga ana tjetër, frika e përndjekjeve politike.

Eshtë e qartë se një ideologji që mbështetej në mungesën e besimit në Zot dhe besonte se baza e vetme për zhvillim ishte konflikti dhe se qeniet njerëzore, në thelb, janë kafshë, një ideologji që përmbyste vlerat morale si familja, besnikëria, dhe afria njerëzore, duke i konsideruar si të panevojshme, nuk do t’u sillte njerëzve paqe e lumturi. Por këtyre grupeve shoqërore u mungonte largpamësia dhe logjika për t’i vlerësuar e analizuar këto. Ata shihnin fotografitë e Marksit e Engelsit dhe mendonin se ata ishin mendimtarët më të "mëdhenj", "më të thellë" e "më të ditur". Shihnin pamjen e jashtme mashtruese shkencore e të mistershme dhe magjepseshin nga Komunizmi e Materializmi. Kurse sot, po të ishin gjallë, do ta kishin kuptuar se të gjithë udhëheqësit komunistë kanë qenë të paditur e primitivë.

Sot, shumë nga komunistët "e orëve të para" e kanë kuptuar se çfarë gabimi të madh kanë bërë në të kaluarën dhe janë penduar. Secili prej tyre e ka kuptuar se ka shkuar verbërisht pas një ideali jofrytdhënës ose më mirë, pas një zhurme të madhe boshe. Të tjerë përpiqen të tregojnë se nuk kanë hequr ende dorë nga ideologjia e tyre që të mos pranojnë humbjen dhe të vërtetën se vitet u kanë shkuar kot e thonë: "Ne do të triumfojmë!"

Ka ardhur një kohë kur shkenca dhe dija e lirë mund të arrijnë kudo e kurdo, kur çdo qenie njerëzore mund t’i kuptojë faktet shumë më lehtë se më parë. Në një ambjent të tillë, metodat e sugjestionit, metodat e komunistëve, materialistëve dhe darvinistëve, fjalët dhe thirrjet e tyre kobndjellëse për luftë, tashmë e kanë humbur fuqinë e tyre. Ideologjitë boshe si Komunizmi, Materializmi dhe Darvinizmi, fuqia magjepsëse e të cilave mund të zhduket me pak shkencë dhe me pak arsyetim, po e humbasin me shpejtësi ndikimin e tyre mbi qeniet njerëzore.

Përfundimi: Komunizmi Është Një Terror I Vërtetë, I Shkaktuar Nga Mungesa E Fesë

Kur mendon për masakrat, vrasjet dhe vuajtjet e shkaktuara qëllimisht nga komunistët, nazistët apo kolonialistët, kushdo pyet veten se si arritën përkrahësit e këtyre ideve ta distanconin veten kaq shumë nga ndjenjat njerëzore. Arsyeja e vetme për barbarizmin dhe shtypjen e ushtruar nga këta udhëheqës është mungesa e fesë dhe fakti se këta njerëz nuk i frikësoheshin Zotit. Një qenie njerëzore që i frikësohet Zotit dhe që ka besim të patundur në jetën e përtejme, pa dyshim që nuk do të ishte në gjendje të kryente asnjë nga shtypjet apo padrejtësitë që kemi përshkruar. Për më tepër, atë që beson në Zot dhe në jetën e amshuar nuk e bind dot kurrë të ndjekë një ideologji të tillë të shtrembër, sado që ta nxisësh.

Në 1983, shkrimtar rus Aleksandër Sollzhenjicin, fitues i çmimit Nobël në letërsi në vitin 1970, mbajti një ligjëratë në Londër dhe u përpoq të shpjegonte pse i kanë rënë kaq të këqija mbi supe popullit të tij:

Gjysmë shekulli më parë, kur isha ende fëmijë, mbaj mend se kam dëgjuar disa të moshuar që jepnin shpjegimin e mëposhtëm për fatkeqësitë që i kishin rënë Rusisë: "Njerëzit e kanë harruar Zotin; prandaj dhe ndodhi e gjitha kjo."

Rusia
 

Një regjim me pikëpamje komuniste-darviniste i quan njerëzit e tij të pavlerë e i lë ata, me ndërgjegje të plotë, të vdesin e të jetojnë në varfëri. Rusia është një shembull i qartë i kësaj.

Qysh atëherë kam kaluar pothuaj 50 vjet, duke u marrë me historinë e revolucionit tonë; gjatë këtij procesi kam lexuar me qindra libra, kam mbledhur qindra dëshmi personale dhe kam kontribuar me 8 vëllime të miat në përpjekje për të pastruar gërmadhat që la pas ajo turbullirë, por po të më kërkonin sot të formuloj në mënyrë sa më koncize shkakun kryesor të atij revolucioni shkatërrimtar që gllabëroi rreth 60 milionë nga njerëzit tanë, nuk do të mund ta shprehja më saktë, sesa të përsëris: "Njerëzit e kanë harruar Zotin; prandaj dhe ndodhi e gjithë kjo."118

Ky identifikim i Sollzhenjicinit ishte plotësisht i saktë. Me të vërtetë, gjëja e vetme që mund ta zvarriste një shoqëri në gjithë atë tmerr dhe ta bënte të mbyllte sytë me indiferentizëm para të gjitha llojet e shtypjes, ishte harrimi i ekzistencës së Zotit. Mirëpo Zoti nuk harron e nuk gabon kurrë. Udhëheqësit komunistë menduan se kishin krijuar sistemin e tyre për të sunduar shoqëritë në botë dhe menduan se zotëronin një pushtet e forcë të madhe. Ata, madje, mbajtën edhe takime sekrete ku biseduan për shtypjen e mëtejshme që do t’u sillnin njerëzve me qëllim që të konsolidonin pushtetin e të rrisnin fuqinë e tyre, por ndërkohë që ata bënin këtë gjë.

E vetmja mënyrë për të parandaluar përsëritjen e këtyre katastrofave është që njerëzit të jetojnë me besimin te Zoti dhe jeta e amshuar, pa harruar se do të japin llogari për gjithçka që bëjnë. Në Kuran thuhet:

Kujtdo që vepron drejt, qoftë mashkull a femër, e që është besimtar, Ne do t’i dhurojmë një jetë të mirë e do ta shpërblejmë shumëfish për veprat e mira që ka kryer. (Kuran, surja En-Nahl: 97)

 

SHENIME

78-Conway Zirkle, Evolution, Marxian Biology and the Social Scene, Philadelphia: University of Pennsylvania Press, 1959, fq. 85-87

79-Conway Zirkle, Evolution, Marxian Biology and the Social Scene, Philadelphia: University of Pennsylvania Press, 1959, fq. 85-87

80-Conway Zirkle, Evolution, Marxian Biology and the Social Scene, Philadelphia: University of Pennsylvania Press, 1959, fq. 85-87

81-Stephen Jay Gould, Ever Since Darwin, W. W. Norton & Company, New York 1992, fq. 26

82-Friedrich Engels, Socialism: Utopian and Scientific, Foreign Languages Press, Peking 1975, fq. 67

83-Gertrude Himmelfarb, Darwin and the Darwinian Revolution, London: Chatto & Windus, 1959, fq. 348-9

84-Friedrich Engels, Socialism: Utopian and Scientific, Foreign Languages Press, Peking 1975, fq. 67

85-Conway Zirkle, Evolution, Marxian Biology and the Social Scene, (University of Pennsylvania Press, 1959), fq.85- 86

86-Tom Bethell, »Burning Darwin to Save Marx«, Harper’s Magazine, (December 1978), fq.37

87-Karl Marx Biyografi, Öncü Yayinevi, fq. 368

88-John N. Moore, The Impact of Evolution on the Social Sciences, Impact No. 52, www.icr.org/pubs/imp/imp-052.htm

89-Marshall Hall, Hitler, Lenin, Stalin, Mao et al: The Role of Darwinian Evolutionism in Their Lives, http://www. fixedearth.com/hlsm.html

90- Alan Woods and Ted Grant, Reason in Revolt: Marxism and Modern Science, London:1993

91- Kent Hovind, The False Religion of Evolution, http://www.royalse.com/scroll/evolve/ndxng.html

92- E. Yaroslavsky, Landmarks in the Life of Stalin, Moscow: Foreign Languages Publishing House, 1940, fq. 8.; Cituar nga Paul G. Humber, Stalin’s Brutal Faith, Vital articles on Science/Creation Tetor 1987, Impact No. 172

93-E. Yaroslavsky, Landmarks in the Life of Stalin, Moscow: Foreign Languages Publishing House, 1940, fq. 8.; cituar nga by Paul G. Humber, Stalin’s Brutal Faith, Vital articles on Science/Creation Tetor 1987, Impact No. 172

94-K. Mehnert, Kampf um Mao’s Erbe, Deutsche Verlags- Anstalt, 1977

95-Marshall Hall, Hitler, Lenin, Stalin, Mao et al: The Role of Darwinian Evolutionism in Their Lives, http://www. fixedearth.com/hlsm.html

96-Robert Milner, Encyclopaedia of Evolution, 1990 fq.81

97-Michael Ruse: The Long March of Darwin, New Scientist 103, 16 Gusht, 1984: 35; cituar nga Henry M. Morris, The Long war Against God, Baker Book House, 1989, fq.85-86

98-David Jorafsky, Soviet Marxism and Natural Science, New York: Columbia University Press, 1961, fq.4

99-Nicolas Werth, »Le Pouvoir soviétique et l’Eglise orthodoxe de la collectivisation à la Constitution de 1936«, Revue d’études comparatives Est-Quest nos. 3-4, 1993, fq.41-49 cited by Stéphane Courtois, Nicolas Werth, Jean-Louis Panné, Andrzej Paczkowski, Karel Bartosek, Jean-Louis Margolin, The Black Book of Communism, Harvard University Press, 1999, fq. 172

100-Samuel T. Francis, The Soviet Strategy of Terror, The Heritage Foundation, 1981, fq. 46

101-V. I. Lenin; Collected Works, botimi i katërt, Progress Publishers, Moscow, 1964, fq. 180

102-V. I. Lenin, The Proletarian Revolution and The Renegade Kautsky (Moscow: Foreign Languages Publishing House, 1952, fq. 32-33, 20)

103-V. I. Lenin, Collected Works, Moscow, Volume 35, fq. 238

104-V. I. Lenin, Collected Works, Vol. 24, fq. 38-41, Progress Publishers, Moscow, 1964.

105-V.I. Lenin, Polnoe sobranie sochinenii, Moscow, Gos.-izd-vo polit. Lit-ry, 1958-1966, 35: 311, cituar nga Stéphane Courtois, Nicolas Werth, Jean- Louis Panné, Andrzej Paczkowski, Karel Bartosek, Jean- Louis Margolin, The Black Book of Communism, Harvard University Press, 1999, fq. 59

106-Ann Arbor, Leon Troçki, Terrorism or Communism, University of Michigan Press, 1961, fq. 58

107-Protokoly zasedanii VSIK 4-sozyva, Stenograficheskii otchet (Moscow, 1918), fq. 250

108-Harrison E. Salisbury, »Reading The Gulag Archipelago is like no other reading experience of our day,« Book-of-the- Month Club NEWS, Midsummer, 1974, fq. 4,5.

109-Russian Center for the Conservation and Study of Historic Documents, Moscow, 17/84/75/59, cituar nga Stéphane Courtois, Nicolas Werth, Jean-Louis Panné, Andrzej Paczkowski, Karel Bartosek, Jean-Louis Margolin, The Black Book of Communism, Harvard University Press, 1999, fq. 100

110-Quoted in V.I. Brovkin, Behind the Front Lines of the Civil War: Political Parties and Social Movements in Russia, 1918- 1922, Princeton: Princeton University Press, 1981, fq. 353, cituar nga Stéphane Courtois, Nicolas Werth, Jean-Louis Panné, Andrzej Paczkowski, Karel Bartosek, Jean-Louis Margolin, The Black Book of Communism, Harvard University Press, 1999, fq. 101

111-Krasnyi Mech, no.1 (18 August 1919), fq.1 cituar nga Stéphane Courtois, Nicolas Werth, Jean-Louis Panné, Andrzej Paczkowski, Karel Bartosek, Jean-Louis Margolin, The Black Book of Communism, Harvard University Press, 1999, fq. 102

112-Stéphane Courtois, Nicolas Werth, Jean-Louis Panné, Andrzej Paczkowski, Karel Bartosek, Jean-Louis Margolin, The Black Book of Communism, Harvard University Press, 1999, fq. 119

113-Quoted in Julian Gorkin, Les Communistes contre la révolution espagnole, Paris: Belfond, 1978, fq.181, cituar nga Stéphane Courtois, Nicolas Werth, Jean-Louis Panné, Andrzej Paczkowski, Karel Bartosek, Jean-Louis Margolin, The Black Book of Communism, Harvard University Press, 1999, fq. 342

114-Stéphane Courtois, Nicolas Werth, Jean-Louis Panné, Andrzej Paczkowski, Karel Bartosek, Jean-Louis Margolin, The Black Book of Communism, Harvard University Press, 1999, fq. 29

115-Stéphane Courtois, Nicolas Werth, Jean-Louis Panné, Andrzej Paczkowski, Karel Bartosek, Jean-Louis Margolin, The Black Book of Communism, Harvard University Press, 1999, fq. 470-471

116-Stéphane Courtois, Nicolas Werth, Jean-Louis Panné, Andrzej Paczkowski, Karel Bartosek, Jean-Louis Margolin, The Black Book of Communism, Harvard University Press, 1999, fq. 4

117-P.J. Darlington, Evolution for Naturalists, 1980, 243-244

118-Edward E. Ericson, Jr., »Solzhenitsyn - Voice from the Gulag«, Eternity, October 1985, fq. 23, 24.

5 / total 8
Ju mund të lexoni librin e Fatkeqësitë Që Solli Darvinizmi për Njerëzimin Harun Jahja-s në internet, ta shpërndani atë në rrjetet shoqërore siç janë Facebooku dhe Twitter, mund ta shkarkoni atë në kompjuterin tuaj, ta përdorni atë në detyrat e shtëpisë tuaj apo punimet shkencore, dhe mund ta botoni, kopjoni ose riprodhoni atë në ueb faqet ose bllogjet tuaja pa i paguar ndonjë tarifë autorit, për aq kohë sa ju e njihni apo e vendosni këtë faqe apo sait si referencë.
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top
iddialaracevap.com adnanoktarhaber.com adnanoktarhukuk.com adnanoktargercekleri.net
"Silahlı suç örgütü iddiası tamamen asılsızdır, yalandır, iftiradır."
"Bizim yaptığımız tek şey Allah'ın yaratışını anlatmaktır."
"Almanya'da İslamofobi var, İslam düşmanları var..."
Bir örgüt olsak devlet bizimle faaliyette bulunur mu?
DAVAMIZ METAFİZİKTİR – 2. BÖLÜM
DAVAMIZ METAFİZİKTİR – 1. BÖLÜM
MAHKEME SÜRECİNDE SİLİVRİ CEZAEVİNDE YAŞANAN EZİYET VE ZULÜMLER
DAVA DOSYASINDAKİ CİNSELLİK KONULU İDDİALAR TÜMÜYLE GEÇERSİZDİR
DURUŞMALARIN İLK HAFTASI
"İNFAK" SUÇ DEĞİL, KURAN'IN FARZ KILDIĞI BİR İBADETTİR
GERÇEK TURNİKE SİSTEMİ GENELEVLERDE
Adnan Oktar davasının ilk duruşması bugün yapıldı.
AVK. UĞUR POYRAZ: "MEDYADA FIRTINA ESTİRİLEREK KAMUOYU ŞARTLANDIRILDI,...
Adnan Oktar'ın itirafçılığa zorlanan arkadaşlarına sosyal medyadan destek...
Adnan Oktar suç örgütü değildir açıklaması.
Adnan Oktar'ın cezaevinden Odatv'ye yazdığı mektubu
Adnan Oktar'dan Cumhurbaşkanı Sayın Recep Tayyip Erdoğan'a mektup
Casuslukla suçlanmışlardı, milli çıktılar.
TBAV çevresinden "Bizler suç örgütü değiliz,kardeşiz" açıklaması
Bu sitelerin ne zararı var!
Adnan Oktar ve arkadaşları 15 Temmuz'da ne yaptılar?
Sibel Yılmaztürk'ün cezaevinden mektubu
İğrenç ve münasebsiz iftiraya ağabey Kenan Oktar'dan açıklama geldi.
Adnan Oktar ve arkadaşlarına Emniyet Müdürlüğü önünde destek ve açıklama...
Adnan Oktar hakkında yapılan sokak röportajında vatandaşların görüşü
Karar gazetesi yazarı Yıldıray Oğur'dan Adnan Oktar operasyonu...
Cumhurbaşkanı Sayın Recep Tayyip Erdoğan'dan Adnan Oktar ile ilgili...
Ahmet Hakan'nın Ceylan Özgül şüphesi.
HarunYahya eserlerinin engellenmesi, yaratılış inancının etkisini kırmayı...
Kedicikler 50bin liraya itirafçı oldu.
Adnan Oktar ve arkadaşlarına yönelik operasyonda silahlar ruhsatlı ve...
FETÖ'cü savcının davayı kapattığı haberi asılsız çıktı.
Adnan Oktar ve arkadaşlarının davasında mali suç yok...
Cemaat ve Vakıfları tedirgin eden haksız operasyon: Adnan Oktar operasyonu...
Tutukluluk süreleri baskı ve zorluk ile işkenceye dönüşüyor.
Adnan Oktar’ın Cezaevi Fotoğrafları Ortaya Çıktı!
"Milyar tane evladım olsa, milyarını ve kendi canımı Adnan Oktar'a feda...
Adnan Oktar davasında baskı ve zorla itirafçılık konusu tartışıldı.
Adnan Oktar ve arkadaşlarının davasında iftiracılık müessesesine dikkat...
Adnan Oktar davasında hukuki açıklama
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının Masak Raporlarında Komik rakamlar
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının tutukluluk süresi hukuku zedeledi.
Adnan Oktar'ın Museviler ile görüşmesi...
Adnan Oktar ve arkadaşlarına yönelik suçlamalara cevap verilen web sitesi...
Adnan Oktar ve arkadaşlarına karşı İngiliz Derin Devleti hareketi!
Adnan Oktar iddianamesinde yer alan şikayetçi ve mağdurlar baskı altında...
Adnan Oktar iddianamesi hazırlandı.
SAYIN NEDİM ŞENER'E AÇIK MEKTUP
Adnan Oktar ve Nazarbayev gerçeği!
En kolay isnat edilen suç cinsel suçlar Adnan Oktar ve Arkadaşlarına...
Adnan Oktar kaçmamış!
BİR KISIM MEDYA KURULUŞLARINA ÇAĞRI !!!
FİŞLEME SAFSATASI
İSA TATLICAN: BİR HUSUMETLİ PORTRESİ
SİLİVRİ CEZAEVİNDE YAŞANAN İNSAN HAKLARI İHLALLERİ
MÜMİNLERİN YARDIMLAŞMASI VE DAYANIŞMASI ALLAH'IN EMRİDİR
GÜLÜNÇ VE ASILSIZ "KAÇIŞ" YALANI
ABDURRAHMAN DİLİPAK BİLMELİDİR Kİ KURAN’A GÖRE, ZİNA İFTİRASI ATANIN...
YALANLAR BİTMİYOR
SAÇ MODELİ ÜZERİNDEN KARA PROPAGANDA
TAHLİYE EDİLENLERE LİNÇ KAMPANYASI ÇOK YANLIŞ
MEDYA MASALLARI ASPARAGAS ÇIKMAYA DEVAM EDİYOR
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının ilk duruşma tarihi belli oldu.
AKİT TV VE YENİ AKİT GAZETESİNE ÖNEMLİ NASİHAT
YAŞAR OKUYAN AĞABEYİMİZE AÇIK MEKTUP
KARA PARA AKLAMA İDDİALARINA CEVAP
Adnan Oktar ve FETÖ bağlantısı olmadığı ortaya çıktı.
TAKVİM GAZETESİNİN ALGI OPERASYONU
Adnan Oktar ve Arkadaşlarına yönelik suçlamaların iftira olduğu anlaşıldı.