Fatkeqësitë Që Solli Darvinizmi për Njerëzimin

< <
2 / total: 8

Pjesa E Pare
Një Histori E Shkurtër E Darvinizmit

Para se t’u kthehemi vuajtjeve dhe fatkeqësive që i ka sjellë botës Darvinizmi, po i hedhim një vështrim të shpejtë historisë së tij. Shumë njerëz besojnë se teoria e evolucionit, e paraqitur për herë të parë nga Çarls Darvini, është teori e mbështetur në prova të forta shkencore, vëzhgime e eksperimente. Por, meqë themeluesi i vërtetë i teorisë së evolucionit nuk është Darvini, burimi i teorisë nuk përbën provë shkencore. Dikur në Mesopotami, kur sundonin fetë pagane, bestytnitë dhe mitet rreth zanafillës së jetës dhe universit ishin të shumta: njëra prej tyre ishte besimi "evolucion". Sipas eposit Enuma-Elish, që i përket periudhës së samerianëve, kishte ndodhur një përmbytje e furishme dhe nga kjo lindën, papritur, perënditë e quajtura Lahmu dhe Lahamu. Sipas bestytnive, këto perëndi në fillim krijuan vetveten e më vonë, pasi u bënë universale, krijuan substanca dhe krijesa të tjera të gjalla. Me fjalë të tjera, sipas mitit samerian, jeta evoluoi dhe u zhvillua nga kaosi ujor i pajetë.

Siç shihet, ky besim tregon një përputhje të madhe me pretendimin e teorisë së evolucionit se "gjallesat u krijuan dhe evoluan nga jo-gjallesat". Nga kjo kuptojmë se ideja e evolucionit nuk e ka origjinën nga Darvini, por nga paganët samerianë. Më vonë, miti i evolucionit, gjeti më shumë hapësirë për t’u shtrirë në një qytetërim tjetër pagan, Greqinë e Lashtë. Filozofët e lashtë materialistë grekë e konsideronin materien si të vetmen gjë që ekzistonte. Ata iu kthyen mitit të evolucionit, trashëgim i samerianëve, për të shpjeguar se si lindën gjallesat. Në këtë mënyrë, filozofia materialiste dhe miti i evolucionit u bashkuan në Greqinë e Lashtë. Që andej këto iu përcollën kulturës së Romë

Këto dy koncepte, që e kanë prejardhjen nga kulturat pagane, u shfaqën në botën moderne në shekullin XIX. Disa mendimtarëve evropianë që studionin burimet greke të lashta u hyri në qejf materializmi. Ajo çka i bashkonte këta mendimtarë ishte se ata ishin kundërshtarë të fesë.

Në këto rrethana, i pari që trajtoi teorinë e evolucionit në mënyrë të detajuar ishte biologu francez Lamark. Në teorinë e tij, që më vonë do të dilte e gabuar, Lamarku hodhi idenë që të gjitha gjallesat evoluan nga njëra-tjetra nëpërmjet ndryshimeve të vogla gjatë gjithë jetës së tyre. Një nga ata që përsëritën pretendimet e Lamarkut, me shumë pak ndryshime, ishte Çarls Darvini.

Darvini e paraqiti këtë teori në librin e tij "Origjina e llojeve", të cilin e botoi në Angli, më 1859. Në këtë libër, miti i evolucionit, që e kishte origjinën në Samerinë e lashtë, u paraqit i detajuar. Ai pretendonte se të gjitha llojet e gjallesave rrjedhin nga një paraardhës, i lindur në ujë rastësisht dhe se ato kanë evoluar nga njëra-tjetra me ndryshime të vogla e të rastësishme.

Pretendimi i Darvinit nuk u pranua nga të gjithë shkencëtarët e asaj kohe. Ekspertët e fosileve në veçanti ishin të vetëdijshën se pretendimi i Darvinit s’ishte gjë tjetër veçse pjellë e fantazisë, por pavarësisht nga kjo, teoria e Darvinit filloi të fitonte më shumë mbështetje nga qarqe të ndryshme me kalimin e kohës, sepse Darvini dhe teoria e tij siguruan bazën shkencore që u mungonte forcave që sunduan në shekullin XX.

Arsyeja E Pranimit Të Darvinizmit Ishte Ideologjike

Në kohën kur Darvini botoi librin "Origjina e llojeve" dhe parashtroi teorinë e tij të evolucionit, shkenca ishte ende shumë prapa. Për shembull, qeliza, që sot dihet se ka një ndërtim mjaft të ndërlikuar, shihej vetëm si një njollë me anë të mikroskopëve primitivë që përdoreshin në atë kohë. Për këtë arsye, Darvini nuk e pati problem që të pretendonte se jeta u krijua rastësisht nga lënda e pajetë.

Një figurë që përshkruan Zotin samerian të ujit
 

Një figurë që përshkruan Zotin samerian të ujit. Ashtu si samerianët, darvinistët besojnë se jeta lindi rastësisht nga uji. Me fjalë të tjera, ata e shohin ujin si zot që krijoi jetën.

Në të njëjtën mënyrë, sasia e pamjaftueshme e fosileve të zbulura në atë kohë, bëri të mundur që të pretendohej se gjallesat ishin krijuar prej njëra-tjetrës me ndryshime shumë të vogla. Kurse sot, është e sigurtë që fosilet e gjetura, siç e shpjeguam më sipër, nuk ofrojnë asnjë lloj prove për të mbështetur pretendimin e Darvinit se gjallesat u krijuan duke u zhvilluar nga njëra-tjetra. Deri pak kohë më parë, evolucionistët e kapërcenin dilemën që u dilte përpara duke thënë: "Do të gjendet prova një ditë, në të ardhmen." Por tani ata nuk janë më në gjendje të fshihen pas këtij shpjegimi. (Shih kapitullin "Shkatërrimi i Evolucionit", në fund të librit. Ndërsa për informacione të mëtejshme shih librin "Gjunjëzimi i Evolucionit" i të njëjtit autor, libër ky i botuar edhe në gjuhën shqipe)

mikroskopët
 

Në krahasim me mikroskopët modernë, mikroskopët në shekullin XIX ishin shumë primitivë dhe, siç shihet në figurë, nëpërmjet tyre qelizat mund të shiheshin vetëm në trajtë njollash.

Gjithësesi, lidhja e ngushtë mes darvinistëve dhe teorisë së evolucionit nuk ndryshoi. Përkrahësit e Darvinit kanë mbërritur deri në ditët tona duke ia lënë si trashëgim njëri-tjetrit besnikërinë e tyre ndaj Darvinit për 150 vitet e fundit.

Por cila është arsyeja që Darvinizmi ka bërë për vete disa qarqe të caktuara dhe pse i bëhet kaq shumë propagandë, pavarësisht nga fakti se mungesa e bazës shkencore tani është më se e dukshme?

Tipari më përcaktues i teorisë së Darvinit është mohimi i ekzistencës së një Krijuesi. Sipas teorisë së evolucionit, jeta krijoi vetveten, rastësisht, nga lëndë inorganike. Ky pretendim i Darvinit siguroi një mbështetje të rreme shkencore për të gjitha filozofitë ateiste, duke filluar nga filozofia materialiste. Kjo për arsyen e thjeshtë se deri në shekullin XIX pjesa më e madhe e njerëzve të shkencës e shihnin shkencën si metodë mësimi dhe zbulimi të asaj që Zoti kishte krijuar. Për shkak të përhapjes së gjerë të këtij besimi, filozofitë ateiste dhe materialiste nuk ishin në gjendje të gjenin terren për t’u zhvilluar, por, duke mohuar ekzistencën e një krijuesi e duke krijuar një mbështetje imagjinare për besimet ateiste dhe materialiste, teoria e evolucionit ishte një mundësi e mrekullueshme për to. Ishte kjo arsyeja që ato gjetën veten tek Darvinizmi dhe e përshtatën teorinë me ideologjitë e tyre.

Përveç mohimit të ekzistencës së Zotit, prej Darvinizmit doli edhe një pretendim tjetër për të mbështetur ideologjitë materialiste të shekullit XIX: "Zhvillimi i gjallesave lidhet me luftën e tyre për mbijetesë në natyrë. Këtë luftë e fiton më i forti. I dobti është i destinuar të humbasë e të shkojë drejt zhdukjes." Bashkëpunimi i Darvinizmit me ideologjitë që kanë sjellë vuajtje dhe fatkeqësi në botë duket qartë në këtë pikë. 

Darvinizmi Social: Përshtatja E Ligjit Të Xhunglës Në Sjelljen Njerëzore

Një nga pretendimet kryesore të teorisë së evolucionit është bazimi i zhvillimit të gjallesave në "luftën për mbijetesë" në natyrë. Sipas Darvinit, në natyrë bëhet një luftë e pamëshirshme për mbijetesë, një konflikt i pashuar në jetë të jetëve. I forti gjithmonë e mposht të dobtin dhe kjo bën të mundur zhvillimin. Nëntitulli i librit "Origjina e llojeve" e përmblidhte këtë pikëpamje: "Origjina e qenieve të gjalla nëpërmjet seleksionimit natyror ose ruajtjes së racave të favorizuara në luftën për mbijetesë". Burimi i frymëzimit të Darvinit në lidhje me këtë çështje ishte libri i ekonomistit anglez Tomas Malthus, "Esé mbi parimin e popullsisë". Ky libër tregonte se një e ardhme e zymtë e priste njerëzimin. Malthusi kishte llogaritur se po të mos ndërhyhej, popullsia njerëzore do të shtohej me një shpejtësi të llahtarshme. Shifrat do të dyfishoheshin çdo 25 vjet, por burimet ushqimore nuk do shtoheshin kurrësesi në të njëjtën masë. Po të ndodhte kjo, njerëzimi do të gjendej përpara rrezikut të përhershëm të urisë. Forcat që do ta mbanin popullsinë nën kontroll ishin fatkeqësitë si luftrat, zia e bukës, sëmundjet etj. Shkurt, që të jetonin disa njerëz duhej të vdisnin disa të tjerë. Ekzistencë do të thoshte "luftë e përhershme". Darvini pohon se ishte pikërisht libri i Malthusit që e bëri të mendonte për luftën për ekzistencë:

Në tetor, 1838, d.m.th. 15 muaj pasi kisha filluar kërkimet e mia sistematike, rastisi të lexoja për zbavitje librin e Malthusit mbi popullsinë dhe meqë isha përgatitur mirë për të vlerësuar luftën për ekzistencë që vazhdon kudo në saje të vëzhgimeve të gjata e të vazhdueshme të zakoneve të kafshëve dhe bimëve, menjëherë më shkoi në mendje që në këto rrethana, prirja është që llojet e favorizuara do të ruheshin, kurse ato të pafavorizuara do të zhdukeshin. Rezultati i kësaj do të ishte formimi i qenieve të reja. Më në fund kisha një teori me të cilën të punoja.2
Çarls Darvini
 

Çarls Darvini

Në shekullin XIX, idetë e Malthusit ishin përqafuar nga një publik i gjerë. Intelektualët evropianë të shtresave të larta i përkrahnin idetë e Malthusit. Rëndësia që Evropa e shekullit XIX i dha ideve të Malthusit mbi popullsinë duket qartë në artikullin "Baza shkencore e programit nazist:Pastrimi i Racës":

Në fillim të gjysmës së parë të shekullit XIX, kudo në Evropë, pjesëtarë të klasave sunduese mblidheshin për të diskutuar tok "problemin e popullsisë" të sapozbuluar e për të gjetur mënyra për zbatimin e urdhrit malthusian, për të rritur vdekshmërinë e të varfërve: "Në vend që t’u rekomandojmë pastërtinë të varfërve, ne duhet të nxisim zakonet e kundërta. Në qytetet tona ne duhet t’i bëjmë rrugët më të ngushta, t’i mbushim shtëpitë me më shumë njerëz e të ndjellim kthimin e murtajës. Duhet t’i ndërtojmë fshatrat tona pranë pellgjeve me ujë të ndenjur e veçanërisht të nxisim popullimin e vendeve moçalore e të dëmshme për shëndetin"... E kështu me radhë...3

Si rezultat i kësaj politike mizore, i forti do të mundte të dobtin në luftën për mbijetesë dhe, në këtë mënyrë, popullsia që shtohej me ritme të shpejta do të arrinte një ekuilibër të pranueshëm. Në Anglinë e shekullit XIX, programi "Shtypni të varfrit" u vu në zbatim me të vërtetë. U krijua një sistem industrial, ku fëmijët tetë-nëntë vjeçarë detyroheshin të punonin 16 orë në ditë në minierat e qymyrit e ku mijëra vdisnin nga kushtet e këqija. "Lufta teorike për mbijetesë" që për teorinë e Malthusit ishte e domosdoshme, detyroi miliona të varfër në Angli t’i nënshtroheshin një jete të mbushur me vuajtje.

Darvini, nën ndikimin e Malthusit, e vuri në zbatim këtë pikëpamje në të gjithë natyrën dhe propozoi që kjo luftë, e cila në fakt ekzistonte, do të fitohej nga më i forti e më i zoti (d.m.th. ai që përshtatej më mirë). Ky pretendim i Darvinit përfshinte të gjithë botën bimore, shtazore e njerëzore. Ai gjithashtu theksoi se kjo luftë për mbijetesë ishte një ligj i përhershëm e i pandryshueshëm i natyrës. Duke mohuar krijimin, ai po ftonte njerëzit t’i braktisnin besimet e tyre fetare e në këtë mënyrë vinte në shënjestër të gjitha parimet etike që mund të përbënin pengesë për mizorinë e kësaj "lufte për mbijetesë". Për këtë arsye, teoria e Darvinit, gjeti mbështetjen e parisë së vendit, qysh nga momenti i parë, në fillim në Angli e më vonë në tërë perëndimin. Imperialistët, kapitalistët dhe materialistët e tjerë, të cilët e mirëpritën këtë teori që ofronte një justifikim shkencor për sistemin politik e shoqëror që kishin krijuar, nuk vonuan ta përqafonin. Brenda një kohe të shkurtër, teoria e evolucionit u kthye në kriterin kryesor të vlerësimit në çdo sferë që ishte me interes për shoqëritë njerëzore, nga sociologjia te historia, nga psikologjia te politika.

Në çdo sferë, ideja bazë ishte motoja e "luftës për mbijetesë" dhe e "mbijetesës së më të fortit" dhe partitë politike, kombet, administratat, firmat tregtare dhe individët filluan të jetonin me frymën e këtyre motove. Për shkak se ideologjitë sunduese në shoqëri kishin gjetur veten te Darvinizmi, propaganda darviniste nisi të bëhej në çdo fushë, nga arsimi tek arti, nga politika te historia. U bënë përpjekje për të vendosur lidhje mes të gjitha fushave dhe Darvinizmit e të hidhej dritë mbi to nga një pikëpamje darviniste. Si rezultat i kësaj, edhe pse njerëzit mund të mos e njihnin Darvinizmin, filluan të formoheshin prototipa të shoqërisë që jetonin jetën e parashikuar nga Darvinizmi. Vetë Darvini sugjeroi që pikëpamjet e tij të bazuara në evolucion, të zbatoheshin te të kuptuarit etik dhe shkencat shoqërore. Në një letër drejtuar H. Thiel ai shkruan në vitin 1869:

Do ta besosh lehtë se sa interes kam tek shoh që për çështjet morale dhe shoqërore ju përdorni pikëpamje të njëjta me ato që kam përdorur unë në lidhje me modifikimin e qenieve të gjalla. S’më kishte shkuar mendja kurrë më parë se pikëpamjet e mia mund të shtriheshin në fusha kaq të ndryshme e kaq të rëndësishme.4

Me luftën në natyrë që pranohej se ekzistonte edhe në natyrën njerëzore, konfliktet në emër të racizmit, fashizmit, komunizmit e imperializmit dhe përpjekjet e popujve të fuqishëm për të shtypur popuj më të dobët kishin veshur tani petkun e shkencës.

Tashmë ishte bërë e pamundur të kritikoheshin apo të pengoheshin ata që kryenin masakra barbare dhe i nxisnin popujt kundër njëri-tjetrit, ata që i përbuznin të tjerët për shkak të racës së tyre, ata që i mbyllnin bizneset e vogla në emër të konkurrencës, apo ata që refuzonin t’u zgjasnin dorën për ndihmë të varfërve. Arsyeja ishte se ata po vepronin në përputhje me një ligj "shkencor" të natyrës. Ky shpjegim i ri shkencor u bë i njohur si "Darvinizmi Social".

Një nga shkencëtarët më të rëndësishëm evolucionistë të kohëve tona, paleontologu amerikan Stefën Xhej Gould (Stephen Jay Gould) e pranon të vërtetën duke shkruar se pas botimit të librit "Origjina e llojeve" në vitin 1859, "argumentet e mëvonshme pro skllavërisë, kolonializmit, dallimeve raciale, luftës së klasave dhe rolit të seksit do të çanin përpara kryesisht nën flamurin e shkencës".5

Një pikë kërkon vëmendje të veçantë: Të gjitha periudhat e historisë së njerëzimit kanë njohur luftra, armiqësi, mizori, racizëm e konflikte, por asnjëherë nuk ka mungur një besim hyjnor që i mësonte njerëzit se ajo që po bënin ishte e gabuar dhe që i thërriste në paqe, drejtësi e qetësi. Për shkak se njerëzit e njihnin këtë fe hyjnore, të paktën e dinin mirë se ajo që po bënin kur përdornin dhunën, ishte e gabuar, por qysh prej shekullit XIX, Darvinizmi tregoi që lufta për përfitim dhe padrejtësi e kishte një farë justifikimi shkencor dhe sipas tij që të gjitha këto ishin pjesë e natyrës njerëzore. Ai tregoi që njeriu trashëgonte prirje për vepra mizore e agresivitet nga paraardhësit e tij dhe se, ashtu siç mbijetonte kafsha më e fortë e më agresive, të njëjtat ligje vlenin edhe për njeriun. Nën ndikimin e këtij arsyetimi, luftrat, vuajtjet dhe masakrat filluan të shtrihen në një pjesë të madhe të botës.

Darvinizmi përkrahte dhe nxiste të gjitha ato lëvizje që sillnin dhimbje, gjak dhe shtypje në botë. Ai tregoi se ato janë të arsyeshme dhe të justifikueshme dhe i mbështeti të gjitha zbatimet në praktikë. Si rezultat i kësaj mbështetjeje pseudoshkencore, të gjitha këto ideologji të rrezikshme u përforcuan më shumë dhe u bënë shkas që shekulli XX të quhej "epoka e vuajtjeve".

Në librin e tij "Darvini, Marksi, Vagneri", profesori i historisë, Zhak Barzy (Jacques Barzun), analizon shkaqet shkencore, sociologjike dhe kulturore të rënies së tmerrshme morale në botën moderne. Këto komente nga libri i Barzysë janë mbresëlënëse po të nisemi nga ndikimi i Darvinizmit në botë:

… Në çdo vend evropian nga viti 1870 deri 1914 ekzistonte një parti lufte që kërkonte armatime, një parti individualiste që kërkonte konkurrencë të pamëshirshme, një parti imperialiste që kërkonte të kishte dorë të lirë me popujt e prapambetur, një parti socialiste që kërkonte marrjen e pushtetit, si dhe një parti raciste që kërkonte të bëheshin spastrime të brendshme kundër të huajve - që të gjitha, kur thirrjet për ndihmë drejtuar lakmisë dhe lavdisë dështuan, ose edhe më parë, thirrën për ndihmë Spenserin dhe Darvinin, d.m.th mishërimin e shkencës… Raca ishte biologjike, ishte sociologjike, ishte darviniste.6
Darvinizmin
 

Shtypje në të gjithë botën Bashkë me Darvinizmin u pranua edhe gënjeshtra se konflikti dhe lufta janë në natyrën e njeriut. Si rezultat i trishtë i kësaj, në shumë vende të botës luftrat, vrasjet e barbarizmi, u mbështollën me një petk pseudoshkencor dhe shekulli XX u kthye në një shekull vuajtjesh e mizorish ku s'ekziston mëshira.

 

Darvinizmin
 

Bilanci i dhim bshëm Sipas Darvinizmit Social, të dobtit, të varfrit, të sëmurët e të prapambeturit duhet të eliminohen e të shfarosen pa pikën e mëshirës. Këta njerëz besojnë se kjo është e domosdoshme për evoluimin e njerëzimit. Një nga arsyet pse në shekullin XX nuk u erdhi asnjë përgjigje thirrjeve të miliona njerëzve për ndihmë, nga Bosnja në Etiopi, ishte kjo ideologji që iu imponua shoqërive pa mëshirë.

 

Në shekullin XIX, kur Darvini doli me pretendimin se gjallesat nuk ishin krijuar, se ato ishin shfaqur rastësisht dhe se njeriu kishte një paraardhës të përbashkët me kafshët dhe ishte organizmi më i zhvilluar si rezultat i rastësisë, shumica e njerëzve as që mund ta imagjinonin se cilat do ishin pasojat e këtij pretendimi, por në shekullin XX rezultati përfundimtar i pretendimit ishte përjetuar në mënyrë të tmerrshme. Ata që e shihnin njeriun si kafshë të zhvilluar, nuk ngurronin të shtypnin të vegjlit, të gjenin një mënyrë për të zhdukur të sëmurët e të dobtit dhe të kryenin masakra për të hequr qafe racat që ata i shihnin si të ndryshme dhe inferiore. E gjitha kjo ndodhte për arsye se teoria e tyre, nën maskën e shkencës, predikonte se ky ishte "ligji i natyrës". Fatkeqësitë e Darvinizmi nisën në këtë mënyrë e u përhapën me shpejtësi në të gjithë botën. Në shekullin XIX, deri para se materializmi dhe ateizmi të fuqizoheshin nëpërmjet përkrahjes së Darvinizmit, pjesa më e madhe e njerëzve besonte se Zoti i krijoi të gjitha gjallesat dhe se njeriu, ndryshe nga qeniet e tjera të gjalla, zotëronte mendjen që e dallonte prej tyre. Pavarësisht nga raca apo populli, njerëzit konsideroheshin si shërbëtorë të krijuar prej Zotit. Mungesa e fesë, gjithësesi, e shkaktuar dhe e përforcuar nga Darvinizmi, bëri të lindin grupe shoqërore me një këndvështrim konkurrues dhe të pamëshirshëm për botën, që nuk i jepnin kurrfarë rëndësie moralit dhe që i shihnin njerëzit si kafshë të zhvilluara. Njerëzit që mohonin se kishin ndonjë përgjegjësi para Zotit bënë të lindte një kulturë ku çdo lloj egoizmi justifikohej. Prej kësaj kulture lindën shumë "izma" (fjalët që mbarojnë me izëm, p.sh. Darvinizëm, kapitalizëm etj.) dhe secili prej tyre u kthye në fatkeqësi, me plot kuptimin e fjalës, për njerëzimin. Në faqet që vijojnë, do të shqyrtojmë ideologjitë në fjalë, lidhjen e ngushtë midis këtyre ideologjive dhe Darvinizmit, si dhe fatkeqësitë që kjo lidhje i shkaktoi njerëzimit.

 

SHENIME

2-Anton Pannekoek, Marxism and Darwinism, Translated by Nathan Weiser, Chicago, Charles H. Kerr &Company, 1912, http://csf.colorado.edu/psn/ marx/Other/Pannekoek/Archive/1912-Darwin/

3-Theodore D. Hall, The Scientific Background of the Nazi »Race Purification« Program, http://www.trufax.org/ avoid/nazi.html

4-Francis Darwin, The Life and Letters of Charles Darwin, D. Appleton and Co., 1896, vol. 2, fq.294

5-Stephen Jay Gould, The Mismeasure of Man, W.W. Norton and Company, New York, 1981, fq. 72

6-Jacques Barzun, Darwin, Marx, Wagner, Garden City, N.Y.: Doubleday, 1958, fq.94-95, cituar në librin e Henry M. Morris, The Long war Against God, Baker Book House, 1989, fq. 70

 

2 / total 8
Ju mund të lexoni librin e Fatkeqësitë Që Solli Darvinizmi për Njerëzimin Harun Jahja-s në internet, ta shpërndani atë në rrjetet shoqërore siç janë Facebooku dhe Twitter, mund ta shkarkoni atë në kompjuterin tuaj, ta përdorni atë në detyrat e shtëpisë tuaj apo punimet shkencore, dhe mund ta botoni, kopjoni ose riprodhoni atë në ueb faqet ose bllogjet tuaja pa i paguar ndonjë tarifë autorit, për aq kohë sa ju e njihni apo e vendosni këtë faqe apo sait si referencë.
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top
iddialaracevap.com adnanoktarhaber.com adnanoktarhukuk.com adnanoktargercekleri.net
"Silahlı suç örgütü iddiası tamamen asılsızdır, yalandır, iftiradır."
"Bizim yaptığımız tek şey Allah'ın yaratışını anlatmaktır."
"Almanya'da İslamofobi var, İslam düşmanları var..."
Bir örgüt olsak devlet bizimle faaliyette bulunur mu?
DAVAMIZ METAFİZİKTİR – 2. BÖLÜM
DAVAMIZ METAFİZİKTİR – 1. BÖLÜM
MAHKEME SÜRECİNDE SİLİVRİ CEZAEVİNDE YAŞANAN EZİYET VE ZULÜMLER
DAVA DOSYASINDAKİ CİNSELLİK KONULU İDDİALAR TÜMÜYLE GEÇERSİZDİR
DURUŞMALARIN İLK HAFTASI
"İNFAK" SUÇ DEĞİL, KURAN'IN FARZ KILDIĞI BİR İBADETTİR
GERÇEK TURNİKE SİSTEMİ GENELEVLERDE
Adnan Oktar davasının ilk duruşması bugün yapıldı.
AVK. UĞUR POYRAZ: "MEDYADA FIRTINA ESTİRİLEREK KAMUOYU ŞARTLANDIRILDI,...
Adnan Oktar'ın itirafçılığa zorlanan arkadaşlarına sosyal medyadan destek...
Adnan Oktar suç örgütü değildir açıklaması.
Adnan Oktar'ın cezaevinden Odatv'ye yazdığı mektubu
Adnan Oktar'dan Cumhurbaşkanı Sayın Recep Tayyip Erdoğan'a mektup
Casuslukla suçlanmışlardı, milli çıktılar.
TBAV çevresinden "Bizler suç örgütü değiliz,kardeşiz" açıklaması
Bu sitelerin ne zararı var!
Adnan Oktar ve arkadaşları 15 Temmuz'da ne yaptılar?
Sibel Yılmaztürk'ün cezaevinden mektubu
İğrenç ve münasebsiz iftiraya ağabey Kenan Oktar'dan açıklama geldi.
Adnan Oktar ve arkadaşlarına Emniyet Müdürlüğü önünde destek ve açıklama...
Adnan Oktar hakkında yapılan sokak röportajında vatandaşların görüşü
Karar gazetesi yazarı Yıldıray Oğur'dan Adnan Oktar operasyonu...
Cumhurbaşkanı Sayın Recep Tayyip Erdoğan'dan Adnan Oktar ile ilgili...
Ahmet Hakan'nın Ceylan Özgül şüphesi.
HarunYahya eserlerinin engellenmesi, yaratılış inancının etkisini kırmayı...
Kedicikler 50bin liraya itirafçı oldu.
Adnan Oktar ve arkadaşlarına yönelik operasyonda silahlar ruhsatlı ve...
FETÖ'cü savcının davayı kapattığı haberi asılsız çıktı.
Adnan Oktar ve arkadaşlarının davasında mali suç yok...
Cemaat ve Vakıfları tedirgin eden haksız operasyon: Adnan Oktar operasyonu...
Tutukluluk süreleri baskı ve zorluk ile işkenceye dönüşüyor.
Adnan Oktar’ın Cezaevi Fotoğrafları Ortaya Çıktı!
"Milyar tane evladım olsa, milyarını ve kendi canımı Adnan Oktar'a feda...
Adnan Oktar davasında baskı ve zorla itirafçılık konusu tartışıldı.
Adnan Oktar ve arkadaşlarının davasında iftiracılık müessesesine dikkat...
Adnan Oktar davasında hukuki açıklama
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının Masak Raporlarında Komik rakamlar
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının tutukluluk süresi hukuku zedeledi.
Adnan Oktar'ın Museviler ile görüşmesi...
Adnan Oktar ve arkadaşlarına yönelik suçlamalara cevap verilen web sitesi...
Adnan Oktar ve arkadaşlarına karşı İngiliz Derin Devleti hareketi!
Adnan Oktar iddianamesinde yer alan şikayetçi ve mağdurlar baskı altında...
Adnan Oktar iddianamesi hazırlandı.
SAYIN NEDİM ŞENER'E AÇIK MEKTUP
Adnan Oktar ve Nazarbayev gerçeği!
En kolay isnat edilen suç cinsel suçlar Adnan Oktar ve Arkadaşlarına...
Adnan Oktar kaçmamış!
BİR KISIM MEDYA KURULUŞLARINA ÇAĞRI !!!
FİŞLEME SAFSATASI
İSA TATLICAN: BİR HUSUMETLİ PORTRESİ
SİLİVRİ CEZAEVİNDE YAŞANAN İNSAN HAKLARI İHLALLERİ
MÜMİNLERİN YARDIMLAŞMASI VE DAYANIŞMASI ALLAH'IN EMRİDİR
GÜLÜNÇ VE ASILSIZ "KAÇIŞ" YALANI
ABDURRAHMAN DİLİPAK BİLMELİDİR Kİ KURAN’A GÖRE, ZİNA İFTİRASI ATANIN...
YALANLAR BİTMİYOR
SAÇ MODELİ ÜZERİNDEN KARA PROPAGANDA
TAHLİYE EDİLENLERE LİNÇ KAMPANYASI ÇOK YANLIŞ
MEDYA MASALLARI ASPARAGAS ÇIKMAYA DEVAM EDİYOR
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının ilk duruşma tarihi belli oldu.
AKİT TV VE YENİ AKİT GAZETESİNE ÖNEMLİ NASİHAT
YAŞAR OKUYAN AĞABEYİMİZE AÇIK MEKTUP
KARA PARA AKLAMA İDDİALARINA CEVAP
Adnan Oktar ve FETÖ bağlantısı olmadığı ortaya çıktı.
TAKVİM GAZETESİNİN ALGI OPERASYONU
Adnan Oktar ve Arkadaşlarına yönelik suçlamaların iftira olduğu anlaşıldı.