< <
16 / total: 19

A MUNDET NJË ARROGANT TË JETOJË ENDE SIPAS PARIMEVE FETARE?

Është e qartë që njeriu nuk mund të zhytet në arrogancë dhe në të njëjtën kohë, të pasojë vlerat morale që urdhërohen në Kuran. Për shkak se, parimi më themelor i fesë së Allahut është që të pranoj Allahun zot të vetëm dhe ta ketë në konsideratë fuqinë e Allahut. Arroganti, megjithatë, e konsideron veten si qenie ndaraz dhe të pavarur nga Allahu, dhe kërkon për të kënaqur teket dhe dëshirat e tij. Nëse dështon të kuptojnë se është vetëm rob i Allahut, atëherë madhëron vetveten me atë që Allahu i ka dhënë dhe bëhet arrogant. Me fjalë të tjera, lartëson dhe adhuron veten.

Për këtë shkak arroganca pengon njeriun nga të jetuarit sipas parimeve fetare dhe e shpie kryerjen e një forme të idhujtarisë.

Duke lartësuar dhe adhuruar veten, arroganti është në kundërshtim me parimin themelor fetar, që nuk ka zot përpos Allahut. Si rrjedhim, pikëpamja e tillë e pengon arrogantin të jetoj sipas parimeve morale të fesë. Nuk është e habitshme, që arroganti zakonisht nuk ka ndërmend të jetoj jetën sipas parimeve fetare, me përjashtim të një grupi të caktuar të njerëzve, të cilët do të përshkruhen në faqet në vijim. Shumë ajete në Kuran përshkruajnë rezistencën dhe refuzimin që tregon arroganti ndaj parimeve morale fetare:

Për arsye se kur u thuhej atyre: "Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, ata e mbanin veten lart. Dhe thoshin: "A do t'i braktisim ne zotat tanë për një poet të çmendur?" (Saffat, 37: 35-36)

Siç përmend ajeti i mësipërm, dëshira e tyre për të qenë superiorë i pengon për të pranuar Allahut dhe të dërguarit e Tij. Në të vërtetë, arroganca e jobesimtarëve mund të arrijë në atë shkallë saqë edhe marrin guxim për të shfaqur armiqësi të hapur ndaj Allahut. Kurani na informon për mentalitetin e tyre që kanë këta njerëz, kur ftohen për ta përkujtuar Allahun:

... E kur e përmend ti në Kuran Zotin tënd, vetëm Atë, ata ikin mbrapa dhe largohen. (Isra, 17:46)

Urdhrat e fesë janë të bëra ashtu që të rrënjosen parimet morale tek njeriu që i mundëson të jetë mirënjohës ndaj Zotit të tij, për ta afëruar më afër Tij, dhe për të fituar kënaqësinë e Tij. E konsideruar kështu, arroganca, është një tipar që është në kundërshtim me thelbin e fesë islame. Është cilësi që nuk e do Allahu:

Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se Allahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet. (Lukman, 31:18)

Është e vërtetë se Allahu e di atë që e fshehin dhe atë që e shfaqin haptazi dhe se Ai nuk i do arrogantët. (Nahl, 16:23)

Prandaj, të jetohet jeta sipas vlerave morale fetare që është qëllimi kryesor për të fituar kënaqësinë e Allahut, ndërsa kërkimi për të bërë kompromis me arrogancë do të ishte e pamundur dhe një kontradiktë e dukshme. Parimet morale fetare bëjnë thirrje për modesti dhe nënshtrim ndaj Allahut. Arrogantit, megjithatë, i mungon virtyti i një besimtari, dhe në këtë mënyrë, nuk arrin të futet në thellësinë e besimit.

Një shenjë e rëndësishme e modestisë së njeriut është nënshtrimi ndaj Allahut dhe pasimi i të dërguarit të Tij. Fakti që arroganti nuk mund të tregojnë nënshtrim dhe pasim të sinqertë, edhe një herë, tregon se feja dhe arroganca janë në papajtueshmëri njëra me tjetrën. Arroganti, nuk do të lejon askë të ushtrojnë pushtet mbi të. Sipas tyre, ata janë më të aftit dhe më të mirët për të marrë vendime. Për shkak se janë aq të sigurt në vetvete, nuk e konsiderojnë mundësinë e ekzistimit të dikujt tjetër që mund të dijë më mirë. Siç dihet, arroganca e fshehur e shejtanit përfundimisht u shfaq ai ishte urdhëruar për të treguar nënshtrim dhe dëgjim. Për shkak të arrogancës së tij, ai nuk u bind urdhërit dhe u bë një nga jobesimtarët. Në Kuran Allahu vë theks të veçantë në nënshtrim dhe dëgjueshmëri dhe përshkruan hollësishëm  dhe cilën duhet besimtar që ta pranojë. Allahu e definon në Kuran, se dëgjueshmëria është çështje shumë e rëndësishme që fton për nënshtrim me gjithë zemër dhe pajtueshmëri. Pajtueshmëria nga pamja e jashtme me të dërguarin duhet të shoqërohet edhe me nënshtrim të plotë dhe të sinqertë:

Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht. (Nisa, 4:65)

Siç u tha më parë, shenjë e rëndësishme e arrogantit është refuzimi i të dërguarve të Allahut. Ata luftuan kundër tyre, pasi që mendonin se dëgjueshmëria e një personi që është i virtytshëm vetëm me parime morale, urtësi dhe besim, i cili është dërguar si udhëheqës për çdo anëtar e asaj shoqërie, lëndonte krenarinë e tyre. Megjithatë, mosbindja ndaj të dërguarëve është mosnënshtrim ndaj Allahut. Dhe, mosnënshtrimi ndaj Allahut, përfundimisht, sjell rënie në fe tek një shoqëri. Në shumë ajete tregohet se bindja ndaj një të dërguari është, në fakt, nënshtrim ndaj Allahut. Në një lexon si vijon:

Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur Allahut, e kush e refuzon, Ne nuk të dërguam roje kundër tyre (Nisa, 4:80)

Siç shihet qartë në këtë dhe ajete të ngjashme, bindja është e ngjashme me një kala që le jashtë arrogantin nga feja. Vetëm modestia, nënshtrimi dhe përulja mund të i hapë portat e kësaj kështjelle.

Madje, arroganca është sëmundje që njeriut ia topitë të gjitha vlerat morale dhe ia ngurtëson zemrën. Do të thotë se, pavarësisht nga të pasurit e tipareve të papëlqyera, edhe vetitë tjera të karakterit që rrjedhin nga arroganca tërësisht janë në kundërshtim me përsosmërinë morale që porositet në Kuran. Besimtari është bujar, vetëmohues, i durueshëm, i mëshirshëm, i devotshmën, besnik dhe tolerant. Arroganti, megjithatë, kurrë nuk mund të ketë këto cilësi morale në kuptimin e tyre të vërtetë. Ai është koprrac, egoist, i padurueshëm, i pakujdesur dhe i padrejtë. Sigurisht, karakterin e tij e pengon përmbushja e urdhrave fetare. Në të vërtetë, qëllimi kryesor i parimeve morale është që të ndihmojë njeriun për të arritur parime  të shkëlqyeshme morale me të cilat Allahu është i kënaqur.

Çfarë ndodh nëse arrogani pohon se jeton me parimet morale fetare?

Përgjatë këtij libri, kemi theksuar se arroganti nuk mund të jetë i sinqertë për atë se është duke jetuar me parimet fetare, dhe se karakteri i arrogantit është tërësisht i papajtueshëm me shembullin e besimit të përshkruar në Kuran. Megjithatë, ka disa që thonë ndryshe, dmth., ka disa "hipokritë", që kanë të mbjellur arrogancë të madhe në ta, edhe pse pohojnë se jetojnë sipas parimeve morale të Islamit. Ky pohim nuk ka qenë i pazakontë në historinë e Islamit. Në Kuran, Allahu informon se njerëz të tillë kanë ekzistuar gjatë tërë historisë, duke përfshirë edhe periudhën kur ka jetuar i dërguari Muhammed (saas). Kurani jep përshkrim të hollësishëm të tipareve kryesore të karakterit të hipokritëve, duke bërë të njohur fytyrën e vërtetë të këtyre njerëzve, dhe në këtë mënyrë, mbron besimtarët nga dredhitë e tyre.Në Kuran, Allahu tregon për një grup njerëzish në mesin e besimtarëve të cilët pohuan se besonin, edhe pse, në fakt, nuk besonin. Ata kishin të gjitha të gjitha tiparet karakteristike të arrogantit, si mosnënshtrimi dhe jobesnikëria. Këta njerëz ishin hipokritë. Për arsye të tyre personale, hipokritët mbeten në mesin e besimtarëve, por fshehnin mosbesimin e tyre. Megjithatë, mund lehtë të dallohen nga qëndrimi dhe sjelljet e tyre që në masë të madhe ndryshon nga ato të besimtarëve. Kurani përshkruan qëndrimin, sjelljen, dhe gjuhën tipike të hipokritëve. Në këtë mënyrë, bëhet mjaft lehtë për besimtarët për të dalluar se kush janë hipokritët.

Arsyeja kryesore pse duhet të i kemi hipokritët në konsideratë është se ky grup, dallohen nga arroganca dhe të mendjemadhësia e tyre, japin shembull se arrogantët nuk janë në gjendje as shtiren se janë duke jetuar me parimet fetare. Në të vërtetë, hipokritët nuk mund të i nënshtrohen shumë urdhrave të shpallur në Kuran, ku urdhrat kryesorë janë dëgjueshmëria dhe respekti i të dërguarit. Nga jashtë, kryejnë shumë akte të adhurimit, por, i kryejnë pa vullnet, duke zbuluar qëllimet e tyre të brendshme.

Në faqet në vijim, në dritën e vargjeve të Kuranit, do të shqyrtojmë arsyet pse arrogantët nuk mund të jetojnë me parimet fetare, dhe çfarë mospërputhjesh ndoshin shfaqet kur ata edhe përpiqen për këtë gjë.

Arrogantët nuk mund ta vlerësojnë madhështinë që Allahu e ka

Në kapitujt e mëparshëm, kemi theksuar se arroganca është tipar i veçantë i karakterit të shejtanit. Satani, që në fakt, është qenie mjaft i aftë për të kuptuar fuqinë e pafund të Allahut, ka braktisur plotësisht veprimin e arsyeshëm, dhe në këtë mënyrë, ka përvetësuar një linjë arsyetimi plotësisht të pabazë. Për këtë arsye, mori guximin të ngre krye kundër Allahut. Në të njëjtën mënyrë, arrogantit i mungon të kuptuarit e arsyeshëm. Profeti Muhammed (saas) e përshkruan këtë gjendje të pavëmendshme të njeriut arrogant kështu:

Each time a sura is sent down, they look at one another, implying, "Can anyone see you?" Then they turn away. Allah has turned their hearts away because they are people who do not understand. (Surat at-Tawba, 127)

Ashtu siç e bën të qartë ajeti, hipokritët, të njohur për arrogancën e tyre, nuk arrijnë të kuptojnë se Allahu i sheh, i dëgjon dhe është dëshmitar për çdo gjë. Në të vërtetë, ata mundohen dhe të mendojnë se mund ta mashtrojnë Allahun (natyrisht se Allahu është larg kësaj) tregon madhësinë e marrëzisë së tyre. Ajeti në vazhdim thekson këtë gjë:

Ka disa njerëz që thonë: "Ne i kemi besuar Allahut dhe jetës tjetër (Ahiretit), po në realitet ata nuk janë besimtarë. Ata përpiqen ta mashtrojnë Allahun dhe ata që besuan, po në të vërtëtë ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes, por ata nuk e hetojnë. (Bekare, 2: 8-9)

Hipokritët nuk mund të jetë të nënshtruar e as respektues

Modestia kërkon respekt, ndërsa arroganca kërkon përqeshje. Arrogantët nuk mund që të tregojnë respekt për të tjerët. Kjo bëhet edhe më e vështirë për ta në rast se duhet që të iu binden ndonjë të dërguari. Ata ndjejnë kënaqësi vetëm në tallje, në paturpësi dhe arrogancë. Pasi që arrogantët besojnë se mendimet e tyre janë më të mira se sa të tjerëve, nuk mund të gjejnë mirësinë në mësimet e të dërguarve apo për t’iu nënshtruar vullnetarisht. Sido qoftë, Allahu parapëlqen bindjes me gjithë zemër, si një nga kushtet më të domosdoshme në Islam, dhe këtë mungesë të dukshme të nënshtrimit të hipokritëve, e tregon në librin e Tij:

E kur thirrën që ndërmjet tyre të gjykojë Allahu dhe i dërguari i tij, një grup prej tyre nuk i përgjigjen asaj. Po nëse është që e drejta u takon atyre (në atë gjykim), ata i shkojnë atij të bindur e me respekt. A thua janë të sëmurë në zemrat e tyre apo mos dyshojnë (në të dërguarin) ose mos frikësohen se Allahu dhe i dërguari i Tij do të gjykojë padrejt kundër tyre? Por jo, ata vet janë zullumqarë. (Nur, 24: 48-50)

Hipokritët nuk e përkujtojnë shpesh Allahun

Një nga tiparet më të dukshme të dikuj që sillet me arrogancë është mos përkujtimi i shpeshtë i Allahut, për shkak se duke madhëruar dhe lavdëruar Allahun, dhe duke njohur fuqinë e Tij, bën njeriu ta ndjej veten të dobët dhe sheh pozitën e tij si rob para Allahut. Megjithatë, kjo është ajo që më së shumti lëndon krenarinë e arrogantit. Ata me qëllim mundohen ta shmangun përmendjen e Allahut, që i bën ata të ndieshëm ndaj cytjeve të shejtanit:

Ata i ka nënshtruar djalli dhe ua ka qitur në harresë porositë e Allahut. Ata janë shoqëri e djallit, e dinë se ithtarët e djallit janë më të dëshpruarit. (Muxhadele, 58:19)

Hipokritët nuk mund të dëgjojnë Kuranin

Këta njerëz, të infektuar me arrogancën e faraonit, gjithashtu, nuk ia ka ëndja të dëgjojnë Librin e Allahut. Çdo ajet në Kuran është paralajmërim dhe këshillë i cili përkujton atyre vartësinë dhe dobësinë e tyre. Megjithatë, për shkak të arrogancës, nuk mund të durojnë për të dëgjuar për dobësitë e tyre, e as nuk mund të pranojnë këshillë:

Atyre që sytë i kishin të mbuluar ndaj argumenteve te Mia dhe që nuk mund të dëgjonin (fjallët e Allahut). (Kehf, 18: 101)

Hipokritët nuk mund të jetë besnikë

Feja kërkon besnikëri dhe devotshmëri. Megjithatë, për shkak hipokritët pasojnë vetëm dëshirat e tyre personale dhe kërkojnë prestigj, ndjekin urdhrat e interesit të tyre. Është e pakuptimtë të presim besnikëri dhe përkushtim nga arroganti, pasi është vetëm besnik i vetvetes:

... dhe një fjalë e mirë (do të ishte më e mirë për ta). E kur çështja të jetë vendosur, do të ishte mirë për ata të jenë besnik ndaj Allahut. (Muhammed, 47:21)

Ata nuk përmbahen kur gjenden në vështirësi

Urdhrat e fesë janë shumë të lehta për të përmbushur, madje edhe të këndshme, për ata që i nënshtrohen vetëm Allahut, mbështeten vetëm tek Ai, dhe preferojnë jetën e pastajme më shumë se jetën e kësaj bote. Megjithatë, disa detyra që kërkohen nga feja nuk janë në përputhje me interesat e hipokritëve, të cilët kërkojnë vetëm përfitime të kësaj bote prej tyre. Prandaj, duke përdorur forma të ndryshme të mashtrimit, tentojnë të shmangen në përmbushjen e urdhërave të Kuranit  që kërkojnë përmbajtje, flijim dhe vendosmëri:

Sikur të ishte fitim i afërt dhe udhëtim mesatar, ata (hipokritët) do të vinin pas teje, por për ta ishte largësi e vështirë. Ata do të betohen në Allahun: "Sikur të kishim pasur mundësi, do të dilnim me ju". E shkatërrojnë veten e tyre; Allahu e di se ata janë rrenacakë. (Teube, 9:42)

Hipokritët nuk shpenzojnë vullnetarisht në rrugën e Allahut

Shpenzimi i pasurisë në rrugën e Allahut, duke mos pritur shpagim në këtë botë, është edhe një gjë nuk mund ta duroj arroganti. Megjithatë, ashtu që mos ta tërheqin vëmendjen e besimtarëve, e bëjnë këtë vetëm me gjysmë zemre:

Mospranimin e dhënieve të tyre nuk e pengoi tjetër gjë vetëm pse ata mohuan Allahun dhe të dërguarin e Tij, dhe namazin e falin vetëm me përtaci, e lëmoshën nuk e japin ndryshe pos duke urrejtur. (Teube, 9:54)

Ajeti i njëjtë e bën të qartë se ata gjithashtu edhe falen me përtaci.

Në këtë kapitull, kemi shpjeguar se është e vështirë, madje edhe e pamundur, për arrogantët që të jetojnë me parimet e fesë. Thamë se arrogantët dhe ata që të ndjehen krenarë nuk mund të imitojë personin e devotshëm. Madje edhe ata që janë të talentuar mund të jenë në gjendje të imitojnë tipare të një besimtari për një kohë të caktuar kohe, por karakterin e tyre të vërtetë do të tregojnë atëherë, kur shohin se interesat e tyre janë në rrezik.

Modestia dhe përulja e sinqertë e një personi është shenjë e devotshmërisë së tij. Ngjashëm është edhe me arrogancën e një personi që pretendon se është besimtar tregon hipokrizinë e tij, ose të paktën prirjen për hipokrizi.

Në fund, arroganti kurrë nuk mund të jetojnë sipas parimeve të fesë në kuptimin e plotë të saj. Edhe nëse mëson përmendësh tërë librin e Allahut, nuk do t’i merret parasysh. Bile, do të ketë edhe më shumë përgjegjësi pasi nuk i kishte praktikuar urdhrat për të cilat kishte njohuri. Përfundimisht, nënçmohet duke jetuar si hipokrit në fe. Për të qenë musliman i sinqertë, duhet së pari ta lë adhurimin e epshit të vet, dhe të braktis krenarinë dhe arrogancën. Pra, duhet të bëhet i vetëdijshëm për dobësitë dhe statusin e tij si shërbëtor i Allahut. Pikëpamja e pastër fetare mund të ndërtohet vetëm mbi kësi lloj themeli.

16 / total 19
Ju mund të lexoni librin e Arroganca e Shejtanit Harun Jahja-s në internet, ta shpërndani atë në rrjetet shoqërore siç janë Facebooku dhe Twitter, mund ta shkarkoni atë në kompjuterin tuaj, ta përdorni atë në detyrat e shtëpisë tuaj apo punimet shkencore, dhe mund ta botoni, kopjoni ose riprodhoni atë në ueb faqet ose bllogjet tuaja pa i paguar ndonjë tarifë autorit, për aq kohë sa ju e njihni apo e vendosni këtë faqe apo sait si referencë.
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top
iddialaracevap.com adnanoktarhaber.com adnanoktarhukuk.com adnanoktargercekleri.com
SAYIN ADNAN OKTAR VE ARKADAŞLARININ DURUŞMALARIN İLK HAFTASINDAKİ...
DAVAMIZ METAFİZİKTİR
"İNFAK" SUÇ DEĞİL, KURAN'IN FARZ KILDIĞI BİR İBADETTİR
AVK. UĞUR POYRAZ: "MEDYADA FIRTINA ESTİRİLEREK KAMUOYU ŞARTLANDIRILDI,...
GERÇEK TURNİKE SİSTEMİ GENELEVLERDE
Adnan Oktar davasının ilk duruşması bugün yapıldı.
SAYIN NEDİM ŞENER'E AÇIK MEKTUP
Adnan Oktar'ın itirafçılığa zorlanan arkadaşlarına sosyal medyadan destek...
Adnan Oktar suç örgütü değildir açıklaması.
Adnan Oktar'ın cezaevinden Odatv'ye yazdığı mektubu
Adnan Oktar'dan Cumhurbaşkanı Sayın Recep Tayyip Erdoğan'a mektup
Casuslukla suçlanmışlardı, milli çıktılar.
TBAV çevresinden "Bizler suç örgütü değiliz,kardeşiz" açıklaması
Bu sitelerin ne zararı var!
Adnan Oktar ve arkadaşları 15 Temmuz'da ne yaptılar?
Sibel Yılmaztürk'ün cezaevinden mektubu
İğrenç ve münasebsiz iftiraya ağabey Kenan Oktar'dan açıklama geldi.
Adnan Oktar ve arkadaşlarına Emniyet Müdürlüğü önünde destek ve açıklama...
Adnan Oktar hakkında yapılan sokak röportajında vatandaşların görüşü
Karar gazetesi yazarı Yıldıray Oğur'dan Adnan Oktar operasyonu...
Cumhurbaşkanı Sayın Recep Tayyip Erdoğan'dan Adnan Oktar ile ilgili...
Ahmet Hakan'nın Ceylan Özgül şüphesi.
HarunYahya eserlerinin engellenmesi, yaratılış inancının etkisini kırmayı...
Kedicikler 50bin liraya itirafçı oldu.
Adnan Oktar ve arkadaşlarına yönelik operasyonda silahlar ruhsatlı ve...
FETÖ'cü savcının davayı kapattığı haberi asılsız çıktı.
Adnan Oktar ve arkadaşlarının davasında mali suç yok...
Cemaat ve Vakıfları tedirgin eden haksız operasyon: Adnan Oktar operasyonu...
Tutukluluk süreleri baskı ve zorluk ile işkenceye dönüşüyor.
Adnan Oktar’ın Cezaevi Fotoğrafları Ortaya Çıktı!
"Milyar tane evladım olsa, milyarını ve kendi canımı Adnan Oktar'a feda...
Adnan Oktar davasında baskı ve zorla itirafçılık konusu tartışıldı.
Adnan Oktar ve arkadaşlarının davasında iftiracılık müessesesine dikkat...
Adnan Oktar davasında hukuki açıklama
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının Masak Raporlarında Komik rakamlar
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının tutukluluk süresi hukuku zedeledi.
Adnan Oktar'ın Museviler ile görüşmesi...
Adnan Oktar ve arkadaşlarına yönelik suçlamalara cevap verilen web sitesi...
Adnan Oktar ve arkadaşlarına karşı İngiliz Derin Devleti hareketi!
Adnan Oktar iddianamesinde yer alan şikayetçi ve mağdurlar baskı altında...
Adnan Oktar iddianamesi hazırlandı.
Adnan Oktar ve Nazarbayev gerçeği!
En kolay isnat edilen suç cinsel suçlar Adnan Oktar ve Arkadaşlarına...
Adnan Oktar kaçmamış!
BİR KISIM MEDYA KURULUŞLARINA ÇAĞRI !!!
FİŞLEME SAFSATASI
KARA PARA AKLAMA İDDİALARINA CEVAP
İSA TATLICAN: BİR HUSUMETLİ PORTRESİ
SİLİVRİ CEZAEVİNDE YAŞANAN İNSAN HAKLARI İHLALLERİ
GÜLÜNÇ VE ASILSIZ "KAÇIŞ" YALANI
ABDURRAHMAN DİLİPAK BİLMELİDİR Kİ KURAN’A GÖRE, ZİNA İFTİRASI ATANIN...
YALANLAR BİTMİYOR
SAÇ MODELİ ÜZERİNDEN KARA PROPAGANDA
TAHLİYE EDİLENLERE LİNÇ KAMPANYASI ÇOK YANLIŞ
MEDYA MASALLARI ASPARAGAS ÇIKMAYA DEVAM EDİYOR
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının ilk duruşma tarihi belli oldu.
AKİT TV VE YENİ AKİT GAZETESİNE ÖNEMLİ NASİHAT
YAŞAR OKUYAN AĞABEYİMİZE AÇIK MEKTUP
TAKVİM GAZETESİNİN ALGI OPERASYONU
Adnan Oktar ve FETÖ bağlantısı olmadığı ortaya çıktı.
MÜMİNLERİN YARDIMLAŞMASI VE DAYANIŞMASI ALLAH'IN EMRİDİR
Adnan Oktar ve Arkadaşlarına yönelik suçlamaların iftira olduğu anlaşıldı.