< <
15 / total: 19

MODESTIA E BESIMTARËVE

Siç kuptojmë edhe nga ajeti, "Argumentet tona, i besojnë, në të vërtetë, ata që kur këshillohen me to, bien në fytyra (bëjnë sexhde), që madhërojnë Zotin e tyre në shenjë falënderimi dhe ata nuk bëjnë kryelartësi “(Sexhde, 32:15), njëra ndër kushtet më të rëndësishme të besimit është modestia. Prandaj, siç shpjegon ky ajet, besimtarët janë gjithmonë modest, duke qenë të vetëdijshëm se “...Allahu nuk e do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet (Nisa, 4: 36):

E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë: "Paqë!" (Furkan, 25: 63)

Parimet morale islamike kërkojnë nënshtrim ndaj Allahut, dhe nënshtrimi kërkon  njohjen e dobësisë së dikujt. Besimtarët, të cilët pranojnë se çdo gjë i takon Allahut, dhe duke ditur se edhe vetë janë të dobët dhe kanë nevojë për Të, sillen me modesti ndaj robërve tjerë të Allahut. Arroganca është në kundërshtim me besimin, saqë edhe i dërguari i Allahut (savs) u thotë besimtarëve të jenë të përulur dhe të trajtohen me njëri tjetrin si vëllezër në një hadith:

Mos ia keni zili njëri-tjetrit, mos fryni çmimet njëri-tjetrit, mos urreni njëri tjetrin, mos u largoni nga njëri-tjetri, dhe mos dëmtoni njëri-tjetrin. O robër të Allahut, o vëllezër. Një musliman është vëlla i një muslimani: ai as nuk e shtyp atë e as mos e le në baltë, ai as nuk qendron tek ai as nuk mbajnë atë në përbuzje. Devotshmëria është mu këtu-dhe Pejgamberi (saas) tregoi në gjoks tri herë. Është gjë e keqe për dikë që ta nënçmojë vëllai i tij musliman. (Muslimi)

Arroganca dhe modestia posaçërisht manifestohen gjatë marrëdhënieve ndërnjerëzore. Sjellja e Iblisit, siç tregohen në Kuran, më së miri e ilustron këtë gjë. Iblisi refuzoi të i bëj sexhde Ademit (as). Duke qenë i vetëdijshëm për fuqinë e pakufishme të Allahut, ishte e palogjikshme që të pretendoj haptazi superioritet ndaj Allahut. Por, ishte krenaria e tij që ishte lënduar. Ishte Ademi (as) ndaj të cilit tregoi arrogancë, duke shfaqur qëllimin e tij që të mos i bindet Allahut.

Si rrjedhojë, arroganca, që në të vërtetë është, mëkat ndaj Allahut, dhe që manifestohet gjatë marrëdhënieve mes njerëzve.

Gjithashtu, edhe modestia manifestohet në të njëjtat rrethana. Besimtarët shfaqin nënshtrim ndaj Allahut duke u sjellur me modesti ndaj besimtarëve tjerë. Të vetëdijshëm për faktin se nuk janë përgjegjës për krijimin e cilësive të tyre, janë mirënjohës ndaj Allahut, dhe kurrë nuk harrojmë se Allahu mund t'ia u marrë prapë ato në çdo kohë. Duke u frikësuar nga dënimi i Krijuest të tyre, i Cili është Zotëruesi i fuqisë së pafund, kërkojnë mbështetje vetëm tek Ai. Ky nënshtrim i besimtarëve, dhe frika ndaj Allahut, tregohet në këtë ajet:

Thuaj: "Është e vërtetë se mua nuk më mbron askush prej (dënimit) të Allahut dhe përveç Tij, unë nuk gjej mbështetje". (Xhinn, 72: 22)

Për këto arsye, gjendje shpirtërore, sjellja dhe cilësitë fizike të besimtarëve, janë krejtësisht tjera krahasuar me arrogantët. Virtytet e besimtarëve mund të përshkruhen kështu:

Të vetëdijshëm se janë të dobët para Allahut

Arroganti që dëshiron që bukuria, rinia dhe prestigj të mbeten të përjetshme, nuk mund të kuptojnë se vetëm cilësitë e Allahut te Plotfuqishem janë të përjetshme. Për këtë arsye, marrin guxim që të ngrenë krye ndaj shenjave të qarta Allahut .Besimtarët, në anën tjetër, bëjnë përpjekje serioze që të kenë konsideratë të duhur për madhështinë e Allahut. Është kështu për shkak të kësaj përpjekje, si dhe për shkak dështimeve dhe të metave të qenieve tjera, se ata janë të vetëdijshëm për kufizimet e tyre. Ndryshe nga mosnënshtrimi këmbëngulës i jobesimtarëve, kanë një frikë Allahun, të fshehtës, çdoherë kanë në konsideratë dobësinë e tyre para Zotit:

Thuaj: "Unë nuk kam në dorë për veten time as ndonjë dobi, as ndonjë dëm, pos çka do Allahu. Sikur ta dija të fshehtën, do të shumoja për vete të dobishmet, e nuk do të më prekte gjë e keqe... (A'rafë, 7:188)

Ata i nuk përshkruajnë Allahut shok

E nga njerëzit ka asish që në vend të Allahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) Allahun, po dashuria e atyre që besuan Allahun është shumë më e fortë. E sikur që dinin ata që bënë mizori se kur do ta shohin dënimin (në botën tjetër), do të binden se e tërë fuqia i takon vetëm Allahut (e jo idhujve) dhe se Allahu është ndëshkues i rreptë. (Bekare, 2: 165)

Egoja e ulët, tekat, dëshirat, pasuria, pamja apo pasuria e dikujt, janë gjëra që i ngrisin lart më lart se Allahu, njësoj si idhujtarët. Këta njerëz nuk mund të kuptojnë se Allahu është Pronari i çdo gjëje. Arsyeja kryesore për këtë moskuptim është arroganca e tyre.

Besimtarët, në anën tjetër, besojnë "me siguri të plotë" se nuk ka Zot tjetër pos Allahut. Janë të vetëdijshëm se vetëm Allahu mund të japë atyre çdogjë, nëse e kërkojnë. Prandaj, Allahu është kujdestari dhe përkrahësi i vetëm i tyre. Si kundërpërgjigje për mirësitë e panumërta që marrin, me gjithë zemër i nënshtrohen Allahut, shfaqin nënshtrim të plotë ndaj Tij. Besimtarët jetojnë jetën vetëm për hir të Allahut, dhe janë të vetëdijshëm se kjo është mënyra e vetme për ta plotësuar besimin, ashtu siç është trasnmetuar në një hadith të të dërguarit Muhammed (saas):

Çdokush që do për Allahun, urren për Allahun, jep për Allahun dhe ndalon për Allahun, atëherë ai ka plotësuar besimin e tij. (Ebu Davudi)

Ky qëndrim i të qënit i nënshtruar i besimtarëve është tërësisht në kundërshtim me atë që pretendohet nga ata që tregojnë "arrogancë faraoni." Në të vërtetë, arrogantët nuk mund të i kuptojnë kufizimin e tyre. Megjithatë, besimtarët që besojnë në këtë ajet: "O ju njerëz, ja një shembull veni veshin pra: Vërtet ata që po i adhuroni në vend të Allahut, ata nuk mund të krijojnë asnjë mizë, edhe nëse tubohen të gjithë për të, e po ashtu, nëse miza ua rrëmben atyre ndonjë send, ata nuk do të mund ta shpëtojnë atë prej saj. I dobët është edhe lutësi edhe i luturi." (Haxhxh, 22:73), kurrë nuk mendojnë se cilësitë që kanë janë ekskluzivisht të tyre, dhe kanë parasysh se është Allahu është Ai që ka pushtet mbi çdo gjë.

I binden të dërguarit të Allahut

Dhe ata i bëmë shembëlltyrë që udhëzonin sipas urdhërit Tonë, i orientuam në punë të mira, në falljen e namazit, në dhënien e zeqatit, dhe ata ishin adhurues Tanë të sinqertë.. (Enbija, 21:73)

Ashtu si Allahu krijoi njerëzit që t’i ftojnë për në zjarr, Ai gjithashtu krijoi edhe udhëzuesit për në të vërtetën. Tek ata popuj, ku Allahu dërgoi profetët e Tij, Ai urdhëroi që t’i dëgjojnë këta udhëzues, që ftonin në rrugën e drejtë. Megjithatë, siç ishte rasti me popujt e mëhershëm, ashtu siç tregohet në Kuran, shumica prej tyre, dhe sidomos "prijësit" e tyre, kundërshtonin të dërguarit për shkak të arrogancës.

Besimtarët, në anën tjetër, kanë parasysh ajetin, "Ne nuk dërguam asnjë të dërguar vetëm që me urdhërin e Allahut t'i bëhet respekt (nga njerëzit) atij..." (Nisa, 4: 64) dhe t’i dëgjojnë të dërguarit si urdhër i Allahut. Kjo është arsyeja pse dëgjueshmëria ndaj të dërguarëve është manifestim i rëndësishëm i modestisë së dikujt dhe nënshtrim ndaj Allahut. Siç thuhet në ajetin e 9-të të sures Fet'h, besimtarët nderojnë dhe respektojnë të dërguarit, gjatë gjithë jetës së tyre.

 

Nuk këmbëngulin në pikëpamje të gabuara

Të vetëdijshëm për dobësitë e tyre para Allahut, dhe të metat që u janë të dhënë qëllimisht në këtë botë, besimtarët nuk i frikësohen nëse bëjnë gabime. Pasja e të metave dhe ceneve nuk ndikojnë fort në ata, pasi që nuk pretendojnë të jenë më të përsosur se të tjerët. Është kështu, për shkak se nuk e kanë qëllimin për të "pasur dhe ruajtur prestigjin e tyre", por qëllimi i tyre i vetëm është që të jenë robër të Allahut dhe ta fitojnë kënaqësinë e Tij.

Pas bërjes së gabimit, menjëherë pendohen, i kthehen Allahut, dhe shfaqin nënshtrim të sinqertë. Në Kuran, Allahu këshillon besimtarët që të bëjnë dua si mëposhtë:

... "Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata para nesh! Dhe Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën nuk kemi fuqi! Na shlyej mëkatet, na i mbulo të këqiat, na mëshiro. Ti je Mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit pabesimtar!. (Bekare, 2: 286)

Thamë më heret se arrogantët shqetësohen nëse gabojnë ose kanë të meta. Jo vetëm kritika i zemëron, por zakonisht as nuk kanë prirje për t’i pranuar. Megjithatë, besimtarët janë të gatshëm të pranojnë kritika apo nëse kanë bërë gabim, dhe i kthehen Allahut për falje. Dhe kështu, kurrë nuk bëhen mendjemëdhenj, por janë të gatshëm që menjëherë ta pranojnë dështimin e tyre:

Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetës së tyre, e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre - e kushi i falë mëkatet përveç Allahut? - dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen). (Ali Imran, 3:135)

Ndryshe nga mendjemëdhenjtë, besimtarët ia vëjnë veshin vërejtjeve, sidomos kur shkelin parimet e vëna nga Allahu. Kjo gatishmëri përshkruhet në suren Sexhde, si shenjë e besimit në parimet e Allahut:

Argumentet tona, i besojnë, në të vërtetë, ata që kur këshillohen me to, bien në fytyra (bëjnë sexhde), që madhërojnë Zotin e tyre në shenjë falënderimi dhe ata nuk bëjnë kryelartësi (Sexhde,32:15)

Nuk ngazëllohen tepër në begatitë e tyre

Ajo që i largon arrogantët nga rruga e drejtë janë begatitë që Allahu u ka dhënë atyre. Për këtë ata ngazëllehen tepër dhe bëhen padrejtësisht mendjemëdhenj. Megjithatë, besimtarët përpiqen të kenë parime të larta morale, pavarësisht nga rrethanat. Në varfëri apo kamje, nuk largohen nga modestia dhe sjellja e mirë. Allahu i paraqet besimtarët në Kuran si vijon:

(Ai ndihmon) Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes. Allahut i takon përfundimi i çështjeve. (Haxhxh, 22:41)

 Sjellja e Jusufi (as) është shembulli më i mirë besimtarëve me një natyrë të ekuilibruar pavarësisht kushteve. Allahu i dha Jusufit (as) pozitë, përparim dhe dituri, por, i vetëdijshëm se këto i ishin dhënë atij nga vullneti i Allahut, i ishte nënshtruar vetëm Allahut. Lutja e tij qartë tregon modestinë dhe nënshtrimin e tij:

Zoti im, Ti më ke dhënë mua pushtet, më mësove mua komentimin e ëndërrave; o Krijues i qiejve e i tokës, Ti je kujdestar imi në dynja e në Ahiret, më bën të vdes musliman dhe më bashko me të mirë!" (Jusuf, 12:101)

Nuk lakmojnë këtë botë më shumë, por botën tjetër

Arrogantët janë lidhur shpirtërisht për këtë botë, thuase nuk do të mbaroj kurrë jeta e tyre. Atyre nuk ua merr mendja se duhet pasur parasysh Allahun dhe Ditën e Gjykimit. Mirëqenia, dukja e mirë, si dhe cilësitë tjera që i gëzojnë, i bëjnë çdo herë e më shumë arrogantë. Megjithatë, besimtarët të vetëdijshëm për natyrën e përkohshme të kësaj bote, më shumë lakmojnë botën e përtejme. Në Kuran, besimtarët e sinqertë janë të përshkruar si më poshtë:

...ne i pajisëm ata me një virtyt të posaçëm, me përkujtim ndaj botës tjetër. (Sad, 38:46)

Përveç kësaj, besimtarët e kuptojnë edhe arsyen pse ekzistojnë në këtë botë. Janë të vetëdijshëm se janë vënë në sprovë dhe se duhet të angazhohen në kryerjen e sa më shumë veprave të mira për të fituar kënaqësinë e Allahut. Me shprehje kuranore, ata mund të përshkruhen si "ata që e japin jetën e kësaj bote për botën tjetër. (Nisa, 4:74) Me gjithë mirëqenien e dhuruar, dëshirojnë të bëhen robër të devotshëm të Zotit. Siç Pejgamberi (saas) i ka informuar, besimtarët e dinë se Allahu do të ia u zëvendësojë me diçka më të mirë se ajo që lënë pas për hir të Allahut:

Çdokush që lë diçka për hir të Allahut, atëherë Allahu, i Gjithfuqishmi, do të ia zëvendësojë atë me diçka më të mirë se ajo. (Ahmedi)

Në suren Teube, besimtarët janë përshkruar si ata që shesin veten dhe pasurinë e tyre për t'u kompensuar më vonë me xhennet:

Allahu bleu prej besimtarëve shpirtërat dhe pasurinë e tyre me xhennet. Luftojnë në rrugën e Allahut, mbysin dhe mbyten. (Allahu dha) Premtim të cilin e vërtetoi në Tevrat, Inxhill e Kuran. E kush është më zbatues i sigurt i premtimit të vet se Allahu? Pra, gëzonju tregtisë që bëtë me Të. Ky është suksesi i madh. (Teube, 9:111)

Askënd nuk e përqeshin

Përqeshja e të tjerëve është nga ato tiparet e përbashkëta të arrogantëve e që është gjë e qortuar. Megjithatë, besimtarët asnjëherë nuk lëshohem në një gjë të tillë e të ligë. Superioriteti nuk matet me vlerat e kësaj bote, si dukja apo pasuria, por sipas devotshmërisë  ndaj Allahut. Dhe, vetëm Allahu i njeh ata që janë më të devotshëm dhe ata që i drejtohen Atij. Madje, në Kuran, Allahu ka thënë se e përçmon talljen, dhe ndalon besimtarët të tallen me të tjerët:

O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë nga ata të cilët përqeshin dikë tjetër, e as gratë me gratë e tjera, sepse mund të ndodhë që gratë e tjera të jenë më të mira se ato që përqeshin ...(Huxhurat, 49:11)

 

Nuk pasojnë hapat e shejtanit

Në Kuran, Allahu njofton besimtarët për armikun e tyre më të madh, si më poshtë:

O ju njerëz, hani nga ajo që është në tokë e që është e lejuar dhe e mirë, e mos shkoni hapave të djallit se ai është armik i hapët i juaji.. (Bekare, 2: 168)

O ju të cilët besuat, mos shkoni gjurmëve të djallit, pse kush ndjek gjurmët e djallit ai urdhëron për të shëmtuara e të irituara, ... (Nur, 24: 21)

Ata që i dëgjojnë joshjen e shejtanit kënaqen në mos-nënshtrim ndaj urdhrave Allahut, për shkak të mospërfilljes së tyre dhe ndjenjës së rremë të superioritetit. Përpjekja kryesore e shejtanit është që t’i paraqesë të gjitha adhurimet ndaj Allahut si të vështira dhe të parealizueshme, dhe në këtë mënyrë, të mashtrojë njerëzit në mosnënshtrim si dhe me sjellje dhe qëndrime me të cilat nuk është i kënaqur Allahu. Kjo është metoda primare e shejtanit, edhe pse arrin të joshë vetëm arrogantët dhe ata që dëshirojnë të jenë të veçantë dhe superiorë.

Besimtarët të cilët janë të nënshtruar dhe të vetëpërmbajtur, nga ana tjetër, gjithmonë zbatojnë urdhërat e Allahut. Duke u bazuar në zotimin e dhënë Atij, besimtarët janë grupi i vetëm i njerëzve tek  të i cilët dredhitë mashtruese nuk mund të ushtrojnë asnjë ndikim. Ata nuk mashtrohen me premtime boshe të shejtanit, por i qendrojnë besnik Kuranit. Sa herë që ndikohen nga ndonjë cytje të shejtanit, ata menjëherë kërkojnë strehim tek Zoti i tyre, mësojnë të vërtetën, dhe kuptojnë se intriga e shejtanit është e kotë. Është kështu, pasi që qëllimi i tyre i vetëm në jetë është për të fituar kënaqësinë e  Allahut dhe botën tjetër. Angazhohen për në rrugë të drejtë, pasi që janë të vetëdijshëm se po të devijonin nga rruga për interesa të kësaj bote vetëm se do ta dëmtonin vetveten.

Nuk iu përulen arrogantëve

Siç thamë në faqet e më larta, shumica e popullit në Egjipt nuk kishin guxim të mjaftueshme për ta pasuar Musa (as), dhe largoheshin nga frika që kishin ndaj faraonit. Vetëm një grup i vogël pasoi Musain (as), dhe kishin vënë në rrezik jetën e tyre, pasiqë faraoni urdhëroi që të gjithë mashkujt e posalindur të tyre duhej vrarë. Madje, aq tiran ishte Faraoni saqë, kur magjistarët e tij dëgjuan Musain (as) dhe fituan besimin në Allahun, ai i kërcënoi me prerje të gjymtyrëve dhe pastaj edhe kryqëzim. Besimtarët e vërtetë, megjithatë, pa marrë parasysh të gjitha vështirësitë, nuk mohuan, madje as për një moment, duke pasuar Musain(as):

Duke pasur frikë nga faraoni dhe nga rrethi i tij se do t'i turturojnë, Musait nuk i besoi kush pos një pjese të pasardhësve të popullit të tij. Vërtet, faraoni ishte mbizotërues në tokë dhe ai ishte prej shkatërrimtarëve. (Junus, 10:83)

Siç u diskutua, mosbesimi i të tjerëve nuk ka asnjë ndikim tek besimtarët. Përndryshe, ai bile rrit perkushtimin e tyre, për shkak se, Allahu Kuran na informon paraprakisht se vetëm pak njerëz do të besojnë. Përveç kësaj, edhe Kurani e bën të qartë se besimtarët do të sprovohen përmes jobesimtarëve. Pasi është kështu, sado të vështira të jenë metodat rënda të presionit fizik dhe shpirtëror të shkaktuara nga paria e jobesimtarëve, besimtarët kurrë nuk e kanë humbur rrugën e drejtë. Siç thuhet në ajetin në vijim, ata nuk u përulen synimeve tyre të qëllimkëqija:

E sa pejgamberë pati që së bashku me të luftuan turma të mëdha besimtarësh dhe për atë që i goditi në rrugën e Allahut, ata nuk u dobësuan dhe nuk u përulën. Allahu i do durimtarët. (Ali Imran, 3:146)

Besimtarët kanë parasysh xhennetin

Derisa jobesimtarët gëzohen shumë për begatitë e dhënë atyre nga Allahu, besimtarët kanë parasysh se pacipësia dhe mendjemadhësia nuk pëlqehen nga Allahu. Përmes modestisë dhe nënshtrimit të tyre, dëshirojnë ta fitojnë kënaqësinë e Allahut. Për këtë qëllim, sjellen mirë në çdo moment që munden. Përveç kësaj, nuk bëjnë dallim mes njerëzve, por sillen mirë me të gjithë. Nëse gjenden në një situatë të kundërt, ose në një rrethanë të papëlqyeshme, kjo nuk ndryshon fare këtë qasje, sepse, për besimtarin, kënaqësia e Allahut është ajo që synohet mbi çdo gjë. Të vetëdijshëm se Allahu sheh çdo gjë gjatë gjithë kohës, janë tepër të vëmendshëm. Si shpërblim, u është premtuar xhenneti:

Ndërsa besimtarëve të ruajtur Xhenneti u afrohet krejt afër. Kjo është ajo që i premtohet për secilin që pendohet dhe që e ruan besën e dhënë. Për secilin që i është frikësuar Zotit pa e parë dhe ka qenë i kthyer te Ai me zemër të sinqertë. (U thuhet) Hyni në te, të shpëtuar, se kjo është dita e përjetshme. (Kaf, 50:31-34)

Fshehtësia e modestisë

Këto tipare të shumta që gjenden në karakterin e besimtarit, siç përmendet në Kuran, e bëjnë të qartë se modestia është një cilësi që rrjedh nga besimi në Allahun. Ashtu siç i dërguari i Allahut theksoi, modestia është një nga pikëpamjet themelore të Islamit:

Çdo fe ka virtyt të veçantë, dhe virtyt dallues i Islamit është modestia. (Malik)

Në fakt, kur Kurani përshkruan modestinë e besimtarëve, përmendet vetëm si pjesë e natyrës së zakonshme të tyre. Me fjalë të tjera, besimtarëve nuk iu nevojitet ndonjë përpjekje e madhe për tu sjellur në mënyrë modeste, pasi që janë modestë natyrshëm dhe pikëpamja e tyre bazohet në të vërtetën e Kuranit

Ajeti në vazhdim e shpjegon këtë gjë:

E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë: "Paqë!" (Furkan, 25:63)

Ajeti i ardhshëm shpjegon arsyen e kësaj modestie:

Dhe që për hir të Zotit të tyre natën e kalojnë duke i bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë (falen). (Furkan, 25:64)

Me fjalë të tjera, modestia e besimtarëve është rezultat i nënshtrimit të tyre ndaj Allahut. Fakti që ata kanë kuptuar të fshehtën e kësaj bote, dmth., të kuptuarit e ekzistencës dhe fuqisë së Allahut, tregon për modestinë e tyre.

Si rrjedhojë, modestia e vërtetë që po e diskutojmë në këtë libër mund të arrihet vetëm me anë të besimit.Është e pamundur që të arrihet modestia e vërtetë me mjet tjetër pos besimit. Sepse, në një shoqëri jobesimtare, ata që konsiderohen "modestë" janë, zakonisht, ata që konsiderohen si iu mungon "besimi." Sepse aq shumë i japim rëndësi gjërave të kësaj bote, dhe ata që kanë sukses në arritjen e tyre bëhen mendjemëdhenj, ndërsa ata që nuk mund të arrijnë kësi suksesi konsiderohen të dobët dhe të pasigurtë. Prandaj, të pasurit kanë tendencë të jenë kryelartë, kurse të varfërit konsiderohen të pasigurtë. Megjithatë, duhet të theksojmë se mungesa e "vetëbesimit" është parim që nuk ka të bëjë fare me natyrën e modestisë së vërtetë, që është formë e sjelljes fisnike dhe dinjitoze.

Tregimi i Karunit, siç rrëfehet në Kuran, është shembull i mirë i asaj që diskutuam më sipër. Përveç Karunin, i cili ishte tepër mendjemadh për pasurinë dhe kamjen e tij, Kurani na informon edhe për ata që dëshironin atë që ai posedonte. Përveç këtyre, një grup tjetër ishin besimtarët e vërtetë që kishin kapur të fshehtën e besimit:

Ai (Karuni) doli para popullit të vet me stolinë e vet, e ata që kishin synim jetën e kësaj bote thanë: "Ah, të kishim pasur edhe ne si i është dhënë Karunit, vërtet ai është fatbardhë!" E ata që ishin të zotët e diturisë thanë: "Të mjerët ju, shpërblimi i Allahut është shumë më i mirë për atë që besoi dhe bëri vepër të mirë, po atë nuk mund ta arrijë kush përveç durimtarëve!" Po Ne atë dhe pallatin e tij i shafuam në tokë dhe, veç Allahut nuk pati që ta mbrojë e as vetë nuk pati mundësi të mbrohet. E ata që dje lakmuan të ishin në vendin e tij, filluan të thonë: "A nuk shihni se Allahu me të vërtetë i jep begati e komoditet atij që do nga robërit e vet, e edhe ia mungon atë atij që do, e sikur Allahu të mos bënte mëshirë ndaj nesh, do të na sharronte në tokë edhe neve; sa habi, se si jobesimtarët nuk gjejnë shpëtim!" Atë, vend të përjetshëm (Xhennetin) u kemi përcaktuar atyre që nuk duan as mendjemadhësi e as ngatërresë në tokë, e përfundim i këndshëm u takon atyre që i frikësohen Allahut. (Kasas, 28:79-83)

Mund të ishte se ata që lakmonin pasurinë e Karunit nuk ishin aq krenarë edhe sa ai; ose që kanë pasë mungesë “vetëbesimi”. Megjithatë, në qoftë se do të kishin qenë nën lëkurën e tij, edhe ata, me siguri, do të kishin qenë arrogantë si Karuni. Për  shkak se, njëjtë si Karuni, nuk mundën të kuptojnë se pronari i vërtetë i çdo gjëje është Allahu. Këtë e kuptuan vetëm kur ishin dëshmitarë të përfundimit të keq të Karunit.

Njerëzit e vërtetë modestë ishin besimtarët që "i u ishte dhënë dituri", dmth, ata që kishin kuptuar të fshehtën e kësaj jete. Të vetëdijshëm se ajo që kishte Karuni ishte pasuri  e përkohshme, dhe në këtë mënyrë, pasuri e parëndësishme, nuk lakmonin pasurinë e tij. Për çdo rast, pasja e një pasurie si e Karunit nuk do ta ndryshonte dinjitetin apo përultësinë e tyre.

Këta "njerëz të dijshëm", siç përmenden në tregimin e Karunit, janë shembuj krahasimi për gjithë muslimanët. Ata tregojnë se modestia e vërtetë mund të arrihet vetëm duke qenë rob i Allahut, dhe se Allahu begaton vetëm robërit e Tij fisnikë. Për shkak se, ata janë "të cilët nuk e lartësojnë veten e tyre ose shkaktojnë trazira në tokë." Nuk bëhen arrogantë, por ndjehen mirënjohës për të mirat e dhënë atyre”. 

15 / total 19
Ju mund të lexoni librin e Arroganca e Shejtanit Harun Jahja-s në internet, ta shpërndani atë në rrjetet shoqërore siç janë Facebooku dhe Twitter, mund ta shkarkoni atë në kompjuterin tuaj, ta përdorni atë në detyrat e shtëpisë tuaj apo punimet shkencore, dhe mund ta botoni, kopjoni ose riprodhoni atë në ueb faqet ose bllogjet tuaja pa i paguar ndonjë tarifë autorit, për aq kohë sa ju e njihni apo e vendosni këtë faqe apo sait si referencë.
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top
iddialaracevap.com adnanoktarhaber.com adnanoktarhukuk.com adnanoktargercekleri.net
"...Biz Vakıf faaliyetlerimiz ile her zaman Devletimizin yanında olduk"
"Biz kimseyle ilgili karalama faaliyeti yapmadık..."
"...Sözde tecavüz için mi buradaki arkadaşlarımla biraraya geleceğim?!"
"...Faaliyetlerimiz herkese hitap ediyor ..."
"Bizim amacımız şatafat içinde yaşamak değil, hiç kimsenin hitap edemediği...
"İnancım gereği ben insanlara yardım ederim"
"Ne yapsa "zorla" diyorlar. Zorla Gülümsüyor, Zorla, Zorla olur mu?"
"Bizim bir arada olma amacımız örgüt kurmak değil. ilmi mücadele...
"Biz birbirimizi Allah için seven.. arkadaşlarız"
"Polisler geldi, hangi eve operasyon yapacağız derlerken, balkona çıkıp...
"Biz örgüt değiliz"
"Devletimizi desteklediğimiz çok hayırlı faaliyetlerimiz var, Bunlar...
"Biz Allah`tan Razıyız Allah da Bizlerden Razı olur inşaAllah"
"İddia edildiği gibi katı bir ortam olsa 40-50 yıl niye kalalım?"
"Neden cömertsin?" diye soruyorlar
"İngiliz Derin Devleti bunu duyunca çıldırdı..."
"Biz Milli değerler etrafında birleşmiş bir sivil toplum kuruluşuyuz"
"Bir imza atıp dışarı çıkmayı ben de bilirim. Ama iftira büyük suçtur."
"Ben varlıklı bir aileden geliyorum, Saat koleksiyonum var"
"Silahlı suç örgütü iddiası tamamen asılsızdır, yalandır, iftiradır."
"Bizim yaptığımız tek şey Allah'ın yaratışını anlatmaktır."
"Almanya'da İslamofobi var, İslam düşmanları var..."
Bir örgüt olsak devlet bizimle faaliyette bulunur mu?
DAVAMIZ METAFİZİKTİR – 2. BÖLÜM
DAVAMIZ METAFİZİKTİR – 1. BÖLÜM
MAHKEME SÜRECİNDE SİLİVRİ CEZAEVİNDE YAŞANAN EZİYET VE ZULÜMLER
"Ben Sayın Adnan Oktar `dan hiçbir zaman Şiddet, Eziyet, Baskı görmedim."
DAVA DOSYASINDAKİ CİNSELLİK KONULU İDDİALAR TÜMÜYLE GEÇERSİZDİR
DURUŞMALARIN İLK HAFTASI
"İNFAK" SUÇ DEĞİL, KURAN'IN FARZ KILDIĞI BİR İBADETTİR
GERÇEK TURNİKE SİSTEMİ GENELEVLERDE
Adnan Oktar davasının ilk duruşması bugün yapıldı.
AVK. UĞUR POYRAZ: "MEDYADA FIRTINA ESTİRİLEREK KAMUOYU ŞARTLANDIRILDI,...
Adnan Oktar'ın itirafçılığa zorlanan arkadaşlarına sosyal medyadan destek...
Adnan Oktar suç örgütü değildir açıklaması.
Adnan Oktar'ın cezaevinden Odatv'ye yazdığı mektubu
Adnan Oktar'dan Cumhurbaşkanı Sayın Recep Tayyip Erdoğan'a mektup
Casuslukla suçlanmışlardı, milli çıktılar.
TBAV çevresinden "Bizler suç örgütü değiliz,kardeşiz" açıklaması
Bu sitelerin ne zararı var!
Adnan Oktar ve arkadaşları 15 Temmuz'da ne yaptılar?
Sibel Yılmaztürk'ün cezaevinden mektubu
İğrenç ve münasebsiz iftiraya ağabey Kenan Oktar'dan açıklama geldi.
Adnan Oktar ve arkadaşlarına Emniyet Müdürlüğü önünde destek ve açıklama...
Adnan Oktar hakkında yapılan sokak röportajında vatandaşların görüşü
Karar gazetesi yazarı Yıldıray Oğur'dan Adnan Oktar operasyonu...
Cumhurbaşkanı Sayın Recep Tayyip Erdoğan'dan Adnan Oktar ile ilgili...
Ahmet Hakan'nın Ceylan Özgül şüphesi.
HarunYahya eserlerinin engellenmesi, yaratılış inancının etkisini kırmayı...
Kedicikler 50bin liraya itirafçı oldu.
Adnan Oktar ve arkadaşlarına yönelik operasyonda silahlar ruhsatlı ve...
FETÖ'cü savcının davayı kapattığı haberi asılsız çıktı.
Adnan Oktar ve arkadaşlarının davasında mali suç yok...
Cemaat ve Vakıfları tedirgin eden haksız operasyon: Adnan Oktar operasyonu...
Tutukluluk süreleri baskı ve zorluk ile işkenceye dönüşüyor.
Adnan Oktar’ın Cezaevi Fotoğrafları Ortaya Çıktı!
"Milyar tane evladım olsa, milyarını ve kendi canımı Adnan Oktar'a feda...
Adnan Oktar davasında baskı ve zorla itirafçılık konusu tartışıldı.
Adnan Oktar ve arkadaşlarının davasında iftiracılık müessesesine dikkat...
Adnan Oktar davasında hukuki açıklama
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının Masak Raporlarında Komik rakamlar
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının tutukluluk süresi hukuku zedeledi.
Adnan Oktar'ın Museviler ile görüşmesi...
Adnan Oktar ve arkadaşlarına yönelik suçlamalara cevap verilen web sitesi...
Adnan Oktar ve arkadaşlarına karşı İngiliz Derin Devleti hareketi!
Adnan Oktar iddianamesinde yer alan şikayetçi ve mağdurlar baskı altında...
Adnan Oktar iddianamesi hazırlandı.
SAYIN NEDİM ŞENER'E AÇIK MEKTUP
Adnan Oktar ve Nazarbayev gerçeği!
En kolay isnat edilen suç cinsel suçlar Adnan Oktar ve Arkadaşlarına...
Adnan Oktar kaçmamış!
BİR KISIM MEDYA KURULUŞLARINA ÇAĞRI !!!
FİŞLEME SAFSATASI
İSA TATLICAN: BİR HUSUMETLİ PORTRESİ
MÜMİNLERİN YARDIMLAŞMASI VE DAYANIŞMASI ALLAH'IN EMRİDİR
SİLİVRİ CEZAEVİNDE YAŞANAN İNSAN HAKLARI İHLALLERİ
GÜLÜNÇ VE ASILSIZ "KAÇIŞ" YALANI
ABDURRAHMAN DİLİPAK BİLMELİDİR Kİ KURAN’A GÖRE, ZİNA İFTİRASI ATANIN...
YALANLAR BİTMİYOR
SAÇ MODELİ ÜZERİNDEN KARA PROPAGANDA
TAHLİYE EDİLENLERE LİNÇ KAMPANYASI ÇOK YANLIŞ
MEDYA MASALLARI ASPARAGAS ÇIKMAYA DEVAM EDİYOR
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının ilk duruşma tarihi belli oldu.
AKİT TV VE YENİ AKİT GAZETESİNE ÖNEMLİ NASİHAT
YAŞAR OKUYAN AĞABEYİMİZE AÇIK MEKTUP
KARA PARA AKLAMA İDDİALARINA CEVAP
Adnan Oktar ve FETÖ bağlantısı olmadığı ortaya çıktı.
TAKVİM GAZETESİNİN ALGI OPERASYONU
Adnan Oktar ve Arkadaşlarına yönelik suçlamaların iftira olduğu anlaşıldı.
"Bizler Suç Örgütü Değiliz..."