< <
14 / total: 19

POPUJT JOBESIMTARË

Siç u tha më parë, paria e pabindur dhe zemërlige e popujve jobesimtarë gjenden në secilën shoqëri gjatë tërë historisë. Duke u bërë arrogantë, refuzuan të dërguarit e Allahut, që ishin dërguar për t'i tirrur ata në rrugë të drejtë. Megjithatë, para se të vuajnë dënimin në Xhehennem, kanë përjetuar vuajtje të rënda edhe në këtë botë.

Në këtë pjesë të librit do të shqyrtojmë popuj për të cilët na tregon Kurani, dhe shohim se si iu kishin përgjigjur të dërguarve të tyre përkatës.

Populli i Nuhit (as)

Paria e popullit të Nuhit (as) ishte tepër krenare, siç është rasti me shumë popuj gjatë historisë. Kur Nuhu (as) i ftoi në fenë e Allahut, shumë pak njerëz e pasuan. Megjithatë, Nuhu (as) asnjëherë nuk e humbi shpresën për t’i shpëtuar nga dënimi i botës së përtejme. Por, përkundër të gjitha përpjekjeve, populli i vet i ishte pergjigjur në këtë mënyrë:

Paria që nuk besoi nga populli i tij tha: "Ne nuk të shohim ndryshe vetëm si njeri, sikurse edhe ne, ne nuk po shohim se të pasojë kush, përveç atyre që janë më të poshtërit e më mendjelehtit nga mesi ynë dhe ne nuk shohim se ju keni ndonjë vlerë mbi ne, përkundrazi, ne ju konsiderojmë gënjeshtar!" (Hud,11:27)

Tek këta njerëz, ku në gjuhën e tyre shfaqej krenaria, fyenin edhe besimtarët që pasonin Nuhin (as). Pasiqë, sipas mendimit të tyre të gabuar, superioriteti varej nga pasuria, kamja, pasardhësit, pozita dhe grada. Këto cilësi i shikonin tek besimtarët që pasonin Nuhin (as). Megjithatë, ata nuk kuptonin shkallën e lartë të fituar kur arrihet afërsia e Allahut dhe morali i lartë:

Ata thanë: "O Nuh, ti polemizove me ne dhe e zgjate polemikën tonë. Urdhëro, e nëse flet të vërtetën, sillnie pra, të na godasë ajo me çka na kërcënohesh!" (Hud, 11:32)

Populli i Nuhut që ishte para tyre përgënjeshtroi, dhe robin Tonë (Nuhun) e quajti rrenacak dhe thanë: "I marrë!" dhe iu bë kërcënim. (Kamer, 54:9)

Nuhi (as) kishte duruar këtë sjellje të tmerrshme dhe kryente detyrën e tij duke ftuar në të vërtetën me sinqeritet. Megjithatë, kur u bë e qartë se nuk ishte e mundur që ata të përmirësohen, iu drejtua Allahut për ndihmë:

Ai tha:"O Zoti im, unë e thirra popullin tim natën e ditën. Por thirrja ime vetëm ua shtoi ikjen. Dhe sa herë që unë i thërritja ata për t'u falur Ti mëkatet, ata i vënin gishtat e tyre në veshë dhe e mbulonin kokat me teshat e tyre dhe vazhdonin në atë të tyren me një mendjemadhësi të fortë. Pastaj, unë i kam thirrur ata haptazi. Pastaj unë thirrjen ua drejtoja atyre haptazi, e shumë herë edhe fshehurazi". (Nuh, 71:5-9)

Nuhu tha: "Zoti im, ata më kundërshtuan, ata shkuan pas atyre (pasanikëve), të cilëve pasuria dhe fëmijët e tyre vetëm ua shtuan dëshpërimin. Dhe ata (pasanikët) u kurdisën atyre kurthe shumë të mëdha". Dhe u thanë: Mos braktisni zotat tuaj kurrsesi, mos braktisni Vedda-në, as Suvva-në, e Jeguth-in, Jeukë-n e Nesre-n. Dhe ata i bënë të humbur shumë sish, e Ti zullumqarëve mos u jep tjetër, por vetëm humbje!... E Nuhu tha: "O Zoti im, mos lë mbi tokë asnjë nga jobesimtarët! (Nuh, 71: 21-24, 26)

Allahu iu përgjigj lutjes së Nuhut; arroganca dhe refuzimi i tyre i kushtoi me jetë popullit të Nuhut. E në botën tjetër, nga ana tjetër, vuajtjet edhe  më të mëdha janë duke i pritur:

Për shkak të mëkateve të tyre ata u përmbytën dhe menjëherë u futën në zjarr dhe ata, përveç Allahut, nuk gjetën ndihmëtarë. (Nuh, 71: 25)

Populli i Adit

Allahu dërgoi Hudin, si i dërguari i Tij për popullin e Adit. Ai i thirri në rrugën e Allahut, por ata iu përgjigjën me fyerje. Arroganca e popullit të Adit tregohet në Kuran si vijon:

Sa i përket Adit, ata pa pasur kurrfarë të drejte, u treguan mendjemëdhenj ndaj banorëve në tokë dhe thanë: "Kush ka fuqi më të fortë se ne?" A nuk e ditën ata se Allahu, i cili i krijoi ka fuqi më të fortë se ata?! Ata mohuan argumentet tona. (Fussilet, 41:15)

Krenaria e tillë para Allahut është shkallë më të lartë e çoroditjes; ku ata morën guxim aq të madh si askush tjetër. Ata kishin një mendim aq të lartë për fuqinë e tyre saqë edhe zgjuarsia e tyre dukej e shëmtuar, sepse nuk arritën dot të kuptojnë edhe argumentet më të qarta. Me fuqinë e dhënë nga Allahu, dhe duke pasur mundësi që Ai mund ta merrte përsëri kur të donte, ata kundërshtonin Allahun dhe të dërguarin e Tij. Si ‘kompensim’  do të jenë të mallkuar si në këtë botë ashtu dhe në ditën e gjykimit:

E ata ishin Adët, që mohuan argumentet e Zotit të tyre, kundërshtuan të dërguarin e Tij, shkuan pas urdhërit të çdo tirani kryelartë. Ata u përcollën me mallkim si në këtë botë, ashtu edhe në ditën e gjykimit. Le të dihet, Adët mohuan Zotin e tyre. Qoftë i shkatërruar Adi, populli i Hudit! (Hud, 11: 59-60)

Themudi

Allahu dërgoi Salihun tek populli i Themudit si të dërguarin e Tij. Si të gjithë të dërguarit tjerë, edhe profeti Salih e thirri popullin e tij në të vërtetën, dhe ua përkujtonte atyre faktin se ishin të krijuar, ashtu që ta mernin vesh të vërtetën. Megjithatë, populli i tij i mbeti besnik zakoneve të vjetra. Kjo tregohet në Kuran:

Themudi përgënjeshtroi të dërguarit. E thamë: "A të shkojmë pas një të vetmit njeri që doli nga mesi ynë, po Ne atëherë do të jemi të humbur në një marrëzi!" A, atij nga mesi jonë iu dha shpallja? Jo, por ai është një gënjeshtar mendjemadh. (Kamer, 54: 23-25)

Me sa duket, paraqitja e profetit si njeri ishte një nga arsyetimet për mos udhëzimin e tyre. Persiatja e mangët e tyre bënte që duhej të i nënshtrohen vetëm një qënie mbinatyrore, një engjëlli për shembull, apo dikujt që mund të bënte mrekullira. Arroganca tepër e madhe që i kishte pushtuar, i pengonte për të iu bindur dhe dëgjuar ndonjë qenie njerëzore. Për këtë shkak ata flisnin keq për të dërguarit, dhe i akuzuan si gënjeshtarë.

Beni israilët

Nga një lexim më i kujdesshëm i Kuranit zbulohet se beni izrailët, duke mos qenë mirënjohës për begatitë dhe bekimet që Allahu shpesh përmend në librin e Tij, kanë qenë të mbajtur mend si njerëzit më të pacipë në histori. Duke marrë parasysh se kishin jetuar në një periudhë të veçantë të historisë, është e habitshme se sa kryelartë dhe kokëfortë u bënë, pavarësisht mëshirës dhe faljes që iu dha Allahu.

Siç dihet, Allahu u dha besni israilëve, shumë begati, dhe i bëri më superior ndaj popujve tjerë. E ata, përkundër kësaj, Ai vetëm u kërkoi që "të përmbushej zotimi i Tij." Megjithatë, në vend se të tregohet besnikëri e sinqertë dhe nënshtrim ndaj Allahut, ata nuk iu nënshtruan urdhrave të Zotit të tyre, duke dëmtuar veten me tejkalimin e kufijtëve e Allahut:

... E kjo që t'u zbrit ty nga Zoti yt do të shtojë te shumica prej tyre rezistencë e mohim... (Maide, 5:68)

... Ne ndërmjet tyre hodhëm armiqësi dhe urrejtje që do t'u vazhdojë deri në ditën e kijametit. Sa herë që ndezën zjarr për luftë, Allahu e shuajti atë, e ata përpiqen për shkatërrime në tokë. Allahu nuk i do ngatërrestarët. (Maide, 5:64)

Allahu zbulon në Kuran se Ai sprovoi këta njerëz shumë herë, si me begati ashtu edhe me vështirësi. Siç dihet, beni israilët ishin në robëri. Për shkak të sundimit tiranik të faraonit, ky popull ishte dënuar me robëri për shekuj të tërë. Sistemi qeverisës i faraonit ishte jashtëzakonisht shtypës. Beni izrailët ishin në kupën e dëshpërimit nën regjimin e Faraonit, i cili, sipas Kuranit, "lente gratë e tyre të jetojnë dhe mbyste bijtë e tyre." Si rezultat i këtyre vështirësive të tmerrshme, Allahu dërgoi tek ky popull profetin Musa, i cili u prezentoi një mrekulli të madhe "ndarjen e detit," dhe i shpëtoi nga pushteti mizor i faraonit:

O bijtë e israilit, përkujtone dhuntinë Time, të cilën ua dhurova, dhe Unë ju pata (të parët tuaj) dalluar ndaj njerëzve të tjerë (të asaj kohe).Përkujtoni edhe kur u shpëtuam prej popullit të faraonit, që nga ai shijuat dënimin më të idhët, duke ua therrur bijtë tuaj, e duke ua lënë gjallë gratë tuaja. Në këtë torturë përjetuat një sprovim të madh nga Zoti juaj. Dhe kur për ju e ndamë detin, e ju shpëtuam, ndërsa ithtarët e faraonit i fundosëm, e ju i shihnit (me sytë tuaj). (Bekare,2: 47, 49, 50)

Kjo mrekulli, prej së cilës çdokujt që nuk e ka zemrën e ngurtësuar do t’i nënshtrohej Allahut, nuk i bëri ata të kanë frikën Allahut dhe të bëhen të përulur. Në vend që të forcojnë besimin e tyre, ata shkelën kufijtë e Allahut, kur Musa (as) i kishte lënë për një kohë të shkurtër. Ata madje shkuan deri në atë masë sa që bënë idhull një viç, dhe kështu, treguan prapësi të jashtëzakonshme:

Juve u pat ardhur Musai me argumente, por pas tij ju e adhuruat viçin, pra ju ishit mizorë. (Përkujtoni) Kur morëm premtimin tuaj dhe mbi ju ngritëm kodrën Tur, (u thamë) merrni këtë që u dhamë seriozisht dhe dëgjoni (respektoni). Ata thanë: "Dëgjuam (me vesh) e kundërshtuam". E për shkak të mosbesimit të tyre, adhurimi ndaj viçit ishte përzier me gjak në zemrat e tyre. Thuaj: "Nëse jeni besimtarë, besimi juaj është duke u udhëzuar keq". (Bekare, 2:92-93)

Devijimi dhe arroganca që i bëri këta njerëz fajtorë, të treguar në Kuran është mësim për njerëzit, dhe nuk kufizohen vetëm për këtë ngjarje. Ky popull, i cili nuk mundi të jetë  mirënjohës për mirësitë e Allahut, janë fajtorë edhe për shumë shembuj të tjerë për pacipësi.

Për shembull, Allahu dhuroi begati popullit të Izraelit ashtu që të jenë mirënjohës. Si mirënjohje për këto begati, Ai vetëm donte që ata të hyjnë në qytet me dhurata dhe të përkulen në shenjë nënshtrimi. Por, ata i bënë vetes padrejtë, dhe kundërshtuan Allahun:

Dhe Ne bëmë që retë t'u bëjnë juve hije, ju furnizuam me rrëshirë (të ëmbël) dhe me shkurtëza. (Ju thamë) Hani nga të mirat që ju furnizuam! (ata nuk qenë mirënjohës). Po Neve ata nuk na bënë kurrfarë dëmi, por ata dëmtuan vetveten. E kur ju thamë: "Hyni në këtë fshat (vendbanim), dhe hani në të lirisht ku të dëshironi, e hyni në derën (e fshatit) përulur dhe thuani: "Hittatun" - ndjesë, Ne ua falim mëkatet tuaja, e bamirësve ua shtojmë shpërblimin. E ata që ishin mizorë atë që u ishte thënë e ndryshuan me një fjalë tjetër, e Ne për shkak se ata kundërshtuan, lëshuam nga qielli një dënim kundër atyre që ishin mizorë. (Bekare,2:57-59)

Një shembull tjetër për ta është dhënë në Kuran duke thënë se nuk mund të durojnë vetëm një lloj të ushqimit, kur atyre u është thënë të hanë dhe pinë nga furnizimi i Allahut. Nuk pajtoheshin me atë që Allahu u kishte dhënë për mrekulli, kërkonin lloje tjera të ushqimit, tregon dëshmi të qartë se ata ishin larg nga të kuptuarit e fesë me të cilëm Allahu është i kënaqur. Mungesa e mirënjohjes, dhe se si ishin të ‘kompensuar’ në këtë botë për keqbërjet e tyre, të gjitha tregohen në Kuran:

Madje kur ju thatë: "O Musa, ne nuk mund të durojmë (hamë) vetëm një ushqim (të njëjtë), lute pra Zotin tënd për ne të na furnizojë me çka mbinë toka prej perimeve të saj, prej trangujve, prej hudhrave, prej thjerrëze (groshë) dhe prej qepëve të saj"! (Musai) Tha: "A kërkoni ta ndërroni të mirën për atë që është me e thjeshtë"? Zdirgjuni pra në qytet, se aty do të keni atë që kërkoni! E mbi ta rëndoi poshtrimi dhe skamja, e ata kundër vetes shkaktuan hidhërimin e Allahut. Kjo ndodhi ngase ata mohonin argumentet e Allahut, mbytnin pejgamberët pa kurrfarë të drejte, dhe për shkak se kundërshtuan dhe i kalonin kufijtë në të keqe. (Bekare, 2:61)

Formë tjetër e sjelljes jomirënjohëse e beni israilëve ishte kur iu përgjigjen të dërguarit kur iu shpjegoi urdhërat e Allahut. Përgjigjet që dhanë zbuluan krenarinë dhe paciptësinë e tyre:

(Përkutjoni) Edhe kur Musai popullit të vet i tha: "Allahu ju urdhëron ta therrni një lopë! Ata thanë: "A bën tallje me ne?" Ai tha: "Allahut i mbështetem të më ruaj e të mos bëhem nga injorantët!" (Bekare, 2:67)

O popull imi, hyni në tokën e shenjtë, të cilën Allahu ua premtoi, dhe mos u ktheni mbrapa, pse atëherë khteheni të dëshpruar. (Maide, 5:21)

Ata thanë: "O Musa, ne kurrë nuk hyjmë në të derisa ata janë aty, shko pra ti dhe Zoti yt e luftoni, ne po rrimë këtu!" (Maide, 5:24)

 Deklaratat e tilla të guximshme, thënë kundër urdhrit të Allahut, janë mësim për besimtarët. Vërtet, ‘kompensimi’ për sjelljen e popullit të Musait (as) do të jetë e ashpër botën tjetër. Në Kuran, Allahu na informon për dënimin që do ta marrin, si shpërblim për sjelljen e tyre të mbrapshtë që i shpuri në blasfemi të rëndë:

E shëmtuar është ajo për çka ata e shitën vetvetën. Atë që e shpalli Allahu të mos e besojnë nga zilia, për shkak se Allahu nga mirësia e Tij t'i shpallë atij që dëshiron nga robtë e vet. Andaj merituan zemërim mbi zemërim (gazep mbi gazep). Mosbesimtarët kanë dënim që i poshtërson. (Bekare, 2:90)

Siç e bëjnë të qartë ajetet, arsyeja kryesore e vetme ishte arroganca. Nga xhelozia, kishin mëri profetët, dhe ngurronin të pranojnë kompetencat e tyre. Shkurtimisht, arsyeja e kryeneçësisë, rezistencës dhe mosmirënjohjes së tyre, ishte arroganca e tyre. Prandaj, do të mbahet mend në histori si popull që vazhdimisht kundërshtonin hapur dhe bezdisnin profetët e tyre. Pa dyshim, kjo sjellje nuk mbetet pa reagim; dhe për shkak se janë shmangur nga rruga e drejtë, janë dënuar me vuajtje të përjetshme:

Dhe, (rikujto) kur Musai popullit të vet i tha: "O popull imi, pse më shqetësoni kur e dini se me të vërtetë unë jam i dërguar i Allahut te ju!" E kur ata u shmangën (nga e vërteta), Allahu i largoi zemrat e tyre, pse Allahu nuk e vë në rrugë të drejtë popullin e prishur. (Saff, 61:5)

Bijtë e Izraelit nuk u treguan kryelartë vetëm kundër profetit Musa, por për të gjithë të dërguarit e Allahut që u ishin dërguar. Në të vërtetë, ka pasur raste kur arroganca e tyre ka bërë që edhe t’i vrasin të dërguarit e tyre:

... E sa herë që u erdhi ndonjë i dërguar me çka nuk u pëlqeu juve, a nuk u bëtë kryelartë dhe disa prej tyre i përgënjeshtruat e disa i mbytët? (Bekare, 2:87)

Duke u treguar tepër krenarë dhe të padisiplinuar, beni israilët kundërshtuan gjithashtu edhe Talutin (Saulin), një mbret i emruar si udhëheqës, pak para profetit Davud:

Pejgamberi i tyre u tha: "Allahu caktoi sundues tuajin Talutin". Ata thanë: "Si mund të jetë ai sundues yni, kur ne kemi më shumë meritë se ai për sundim, madje ai edhe nuk është i pasur? Ai tha: "Allahu e zgjodhi atë sundues tuajin dhe e pajisi me dituri të gjerë e me fuqi trupore!" Allahu ia jep sundimin e vet atij që do, Allahu është dhurues i madh, i dijshëm. (Bekare, 2:247)

Vetëm njëra nga mrekullitë që kanë përjetuar beni israilët, do të ishte e mjaftueshme për dikë që të udhëzohet dhe ta ketë frikë Allahun. Megjithatë, edhe pse Allahu ua fali beni israilëve dhe u tregua i Mëshirëshëm disa herë, sillen vrazhdë dhe nxisin çrregullime të mëdha në tokë. Kjo e bën të qartë se Allahu i ka çveshur nga të kuptuarit këtë popull, u ka verbuar sytë dhe shurdhuar veshët, për shkak të keqbërjeve të tyre. Dënimii beni israilëtëve, që do të mbahen mend si populli më i  panënshtruar, është theksuar përsëri në Kuran. Ky popull është një mësim për gjithë arrogantët, për shkak të begative që u është dhënë, dhe kërkojnë të shkaktojnë çrregullime në tokë.

Populli i të dërguarit Muhammed (saws)

I dërguari Muhammedi (saws) gjithashtu u ka treguar popullit të tij se ishte i dërguari i Allahut, dhe se duhet ta dëgjojnë:

Thuaj (Muhammed): "O ju njerëz! Unë jam i dërgari i Allahut te të gjithë ju. Allahut që vetëm i Tij është sundimi i qiejve e i tokës, s'ka të adhuruar tjetër pos Tij; Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje, pra besoni Allahun dhe të dërguarin e Tij, pejgamberin e pashkolluar, që beson Allahun dhe shpalljet e Tij, pasoni rrugën e tij që ta gjeni të vërtetën. (A'rafë, 7:158)

I dërguari Muhammed (saws) thirri popullin e tij në rrugën e Allahut. Megjithatë, reagimi i tyre ishte kësisoji:

Ata madje thanë: "(për Kuranin) Ëndërra të përziera, madje thanë se ai (Muhammedi) vet e trilloi, ai është poet! Le të na e sjellë një mrekulli ashtu si u dërguan të mëparëshmit (me mrekulli)!" (Enbija, 21:5)

Ai nuk i dha përgjigje popullit të tij, sepse nuk ishin në gjendje ta kuptojnë mesazhin që e sillte i dërguari. Ishte, në të vërtetë, shenjë e pacipësisë së tyre. Si popujt para tyre, edhe ata mohuan të dërguarin për shkak të krenarisë dhe arrogancës së tyre. Allahu tregon sjelljen e jobesimtarëve në Kuran kështu:

Për arsye se kur u thuhej atyre: "Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, ata e mbanin veten lart. Dhe thoshin: "A do t'i braktisim ne zotat tanë për një poet të çmendur?" (Saffat, 37: 35-36)

Sikur popujt nga e kaluara, edhe idhujtarët e Mekës gjithashtu nuk e pranuan Muhammedin (saas) si të dërguar, nga mendjemadhësia dhe dëshira për të qenë më superiorë. Ata thonin se i dërguari ishte poet, edhe pse as vetë nuk e besonin. Bile, pretendonin se ai vetë i kishte trilluar gjitha gjërat që i thonte, dhe në këtë mënyrë, e akuzonin për gënjeshtra.

Ngjashmërinë e këtyre shpifjeve me ato të popujve të mëhershëm, tregon se është pjesë e ligjit të pandryshueshëm të Allahut. Por, ekziston edhe një ligj tjetër i pandryshueshëm i Allahut: sipas të cilit, si në këtë botë ashtu edhe në atë të përtejshmën, Allahu poshtëron dhe jep dënim mbi ata që mohojnë dhe bëhen arrogantë ndaj të dërguarëve e Tij...

Ngjashmëria e fjalëve të përdorura nga gjithë popujt gjatë përballjes me të dërguarit e tyre është jashtëzakonisht e madhe. Një ndryshim kohe prej qindra vjetësh, bile edhe me dallimet kulturore dhe gjeografike, janë të parëndësishme. Jobesimtarët, e të gjitha epokave, të cilët nuk shohin ose injorojnë të vërtetën për shkak të arrogancës së tyre, kanë një tipar karakteristik të përbashkët. Ata ndjekin të njëjtin model dhe aplikojnë taktika shumë të ngjashme. S'ka dyshim se, përfundimi i tyre korrespondon me sjelljen e tyre, dhe përfundimish, do të shpërblehen me dënim nënçmues. Kurani na informon për shumë popuj që kanë ekzistuar, që kanë përjetuar vuajtje edhe para vuajtjes së amshuar në Xhehennem. Populli i Thiketit, Medjenit, Hixhrit, Lutit, dhe As-habi  Kehfit janë vetëm disa nga këta popujt. Dhe, shumë popuj tjerë, që kanë ekzistuar në kohë dhe vende të ndryshme, u shkatërruan mu për këtë arsye:

E sa fshatra që ishin zullumqarë i shkatërruam Ne, e ato janë të rrënuara mbi kulmet e tyre dhe sa bunarë kanë mbetur shkretë e sa pallate të larta! (Haxhxh, 22:45)
14 / total 19
Ju mund të lexoni librin e Arroganca e Shejtanit Harun Jahja-s në internet, ta shpërndani atë në rrjetet shoqërore siç janë Facebooku dhe Twitter, mund ta shkarkoni atë në kompjuterin tuaj, ta përdorni atë në detyrat e shtëpisë tuaj apo punimet shkencore, dhe mund ta botoni, kopjoni ose riprodhoni atë në ueb faqet ose bllogjet tuaja pa i paguar ndonjë tarifë autorit, për aq kohë sa ju e njihni apo e vendosni këtë faqe apo sait si referencë.
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top
iddialaracevap.com adnanoktarhaber.com adnanoktarhukuk.com adnanoktargercekleri.com
SAYIN ADNAN OKTAR VE ARKADAŞLARININ DURUŞMALARIN İLK HAFTASINDAKİ...
DAVAMIZ METAFİZİKTİR
"İNFAK" SUÇ DEĞİL, KURAN'IN FARZ KILDIĞI BİR İBADETTİR
AVK. UĞUR POYRAZ: "MEDYADA FIRTINA ESTİRİLEREK KAMUOYU ŞARTLANDIRILDI,...
GERÇEK TURNİKE SİSTEMİ GENELEVLERDE
Adnan Oktar davasının ilk duruşması bugün yapıldı.
SAYIN NEDİM ŞENER'E AÇIK MEKTUP
Adnan Oktar'ın itirafçılığa zorlanan arkadaşlarına sosyal medyadan destek...
Adnan Oktar suç örgütü değildir açıklaması.
Adnan Oktar'ın cezaevinden Odatv'ye yazdığı mektubu
Adnan Oktar'dan Cumhurbaşkanı Sayın Recep Tayyip Erdoğan'a mektup
Casuslukla suçlanmışlardı, milli çıktılar.
TBAV çevresinden "Bizler suç örgütü değiliz,kardeşiz" açıklaması
Bu sitelerin ne zararı var!
Adnan Oktar ve arkadaşları 15 Temmuz'da ne yaptılar?
Sibel Yılmaztürk'ün cezaevinden mektubu
İğrenç ve münasebsiz iftiraya ağabey Kenan Oktar'dan açıklama geldi.
Adnan Oktar ve arkadaşlarına Emniyet Müdürlüğü önünde destek ve açıklama...
Adnan Oktar hakkında yapılan sokak röportajında vatandaşların görüşü
Karar gazetesi yazarı Yıldıray Oğur'dan Adnan Oktar operasyonu...
Cumhurbaşkanı Sayın Recep Tayyip Erdoğan'dan Adnan Oktar ile ilgili...
Ahmet Hakan'nın Ceylan Özgül şüphesi.
HarunYahya eserlerinin engellenmesi, yaratılış inancının etkisini kırmayı...
Kedicikler 50bin liraya itirafçı oldu.
Adnan Oktar ve arkadaşlarına yönelik operasyonda silahlar ruhsatlı ve...
FETÖ'cü savcının davayı kapattığı haberi asılsız çıktı.
Adnan Oktar ve arkadaşlarının davasında mali suç yok...
Cemaat ve Vakıfları tedirgin eden haksız operasyon: Adnan Oktar operasyonu...
Tutukluluk süreleri baskı ve zorluk ile işkenceye dönüşüyor.
Adnan Oktar’ın Cezaevi Fotoğrafları Ortaya Çıktı!
"Milyar tane evladım olsa, milyarını ve kendi canımı Adnan Oktar'a feda...
Adnan Oktar davasında baskı ve zorla itirafçılık konusu tartışıldı.
Adnan Oktar ve arkadaşlarının davasında iftiracılık müessesesine dikkat...
Adnan Oktar davasında hukuki açıklama
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının Masak Raporlarında Komik rakamlar
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının tutukluluk süresi hukuku zedeledi.
Adnan Oktar'ın Museviler ile görüşmesi...
Adnan Oktar ve arkadaşlarına yönelik suçlamalara cevap verilen web sitesi...
Adnan Oktar ve arkadaşlarına karşı İngiliz Derin Devleti hareketi!
Adnan Oktar iddianamesinde yer alan şikayetçi ve mağdurlar baskı altında...
Adnan Oktar iddianamesi hazırlandı.
Adnan Oktar ve Nazarbayev gerçeği!
En kolay isnat edilen suç cinsel suçlar Adnan Oktar ve Arkadaşlarına...
Adnan Oktar kaçmamış!
BİR KISIM MEDYA KURULUŞLARINA ÇAĞRI !!!
FİŞLEME SAFSATASI
KARA PARA AKLAMA İDDİALARINA CEVAP
İSA TATLICAN: BİR HUSUMETLİ PORTRESİ
SİLİVRİ CEZAEVİNDE YAŞANAN İNSAN HAKLARI İHLALLERİ
GÜLÜNÇ VE ASILSIZ "KAÇIŞ" YALANI
ABDURRAHMAN DİLİPAK BİLMELİDİR Kİ KURAN’A GÖRE, ZİNA İFTİRASI ATANIN...
YALANLAR BİTMİYOR
SAÇ MODELİ ÜZERİNDEN KARA PROPAGANDA
TAHLİYE EDİLENLERE LİNÇ KAMPANYASI ÇOK YANLIŞ
MEDYA MASALLARI ASPARAGAS ÇIKMAYA DEVAM EDİYOR
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının ilk duruşma tarihi belli oldu.
AKİT TV VE YENİ AKİT GAZETESİNE ÖNEMLİ NASİHAT
YAŞAR OKUYAN AĞABEYİMİZE AÇIK MEKTUP
TAKVİM GAZETESİNİN ALGI OPERASYONU
Adnan Oktar ve FETÖ bağlantısı olmadığı ortaya çıktı.
MÜMİNLERİN YARDIMLAŞMASI VE DAYANIŞMASI ALLAH'IN EMRİDİR
Adnan Oktar ve Arkadaşlarına yönelik suçlamaların iftira olduğu anlaşıldı.