< <
13 / total: 19

KRERËT E POPUJVE

Nga tregimet që Allahu na i jep në Kuran, kuptojmë se ata që mohuan të dërguarit, thellojnë armiqësi ndaj tyre, dhe kundërshtojnë ashpër, janë njerëz të cilët, sipas gjuhës së Kuranit, quhen "krerët e popullit." Tipari më karakteristik i tyre është arroganca. Një numër i ajeteve zbulojnë këtë fakt:

Krerët kryelartë nga populli i tij u thanë atyre që ishin më të dobët e që kishin besuar: "A e dini se me të vërtetë Salihu është i dërguar nga Zoti i tij?" Ata thanë: "Vërtet, ne jemi besimtarë të asaj me çka është dërguar". Ata kryelartit thanë: "Ne jemi mohues (jobesimtarë) të asaj që ju i besuat". (A'rafë, 7:75-76)

Paria, që ishte kryelartë nga populli i tij, tha: "O Shuajb, ne do të dëbojmë ty dhe së bashku me ty edhe me ata që besuan nga fshati ynë, ose pa tjetër të ktheheni në fenë tonë". Ai (Shuajbi) tha: "A edhe nëse ne nuk e dëshirojmë atë (kthimin)?" (A'rafë, 7: 88)

Disa nga këta njerëz u bënë aq arrogantë sa që ata thanë se nuk do të besojnë, derisa të iu shpallet ngjashëm si profetëve:

Dhe ashtu (sikurse në Mekë) në çdo qytet kemi bërë kriminelët e tij pari, në mënyrë që të bëjnë dredhi në të, por nuk mashtrojnë tjetër kë pos veten e tyre dhe prapëseprapë nuk kuptojnë. E kur u vjen atyre ndonjë argument i prerë (për Muhammedin), ata thonë: "Kurrsesi nuk e besojmë atë (dërgesën e Muhammedit) derisa të mos na jepet edhe neve ngjajshëm me atë që iu pat dhënë të dërguarve të Allahut"! Më së miri Allahu e di ku ta vërë dërgesën (risalen) e vet. Ata që bënë krim do t'i godasë poshtrimi dhe dënimi i fortë te Allahu për shkak se vazhdimisht bënin hile. (En'am, 6:123-124)

Një nga arsyet kryesore prapa këtij mentaliteti është jo-toleranca e tyre ndaj të dërguarve, sepse ishin njerëz të zgjedhur nga Allahu. Ata pretendonin se është degraduese për statusin e tyre, famën, pasurinë dhe nderin për t'i dëgjuar të dërguarit. Për këtë shkak, në të gjitha epokat, qarqet pushtuese të jobesimtarëve kishte parë të dërguarit si kërcënim për rendin e tyre të vendosur, statusin dhe imazhin e tyre në sytë e popullit. Shpallja hyjnore sjellë nga të dërguarit shkaktonte që ata të nxjerrin në pah mburrjen e tyre dhe urrejtjen ndaj të dërguarve.

Në të gjitha epokat historike, "krerët e popujve" janë të referuar si "elitë" e shoqërive. Siç dihet, "elita" është grupi i njerëzve që gëzon status të lartë social ose ekonomik. Siç thamë më herët, tiparet e tilla shkaktojnë mburrje dhe arrogancë tek jobesimtarët që nuk veprojnë me mençuri. Duke pasur pushtet nga kjo mirëqenie dhe status social, ushtrojnë autoritet mbi pjesën tjetër të shoqërisë. Kanë mendim aq të të lartë për vete saqë shprehin revoltë ndaj Allahut dhe të dërguarve të Tij. Asnjëherë nuk pranojnë faktin se epërsia qëndron në afërimin tek Allahu, se sa fuqia ose mirëqenia e tyre. Është kështu, për shkak se, pranimi i kësaj të vërtete mund të anulonte statusin e tyre. Ata janë mendjemëdhenj, tipar që i bën që ta mohojnë Allahun. As nuk e kanë parasysh se, të gjithë njerëzit, të varfër apo të pasur, në fund do të mbështjellet në disa metra qefin, dhe do të mbesin veçse skelet. Pasuritë e tyre të kësaj bote nuk do t’iu bëjnë asnjë dobi në botën tjetër.

Në Kuran, Allahu i njofton besimtarët për vetitë kryesore të këtyre udhëheqësve të popujve, që rrjedhin nga krenaria dhe arroganca- dmth. nga mosbesimi. Në këtë mënyrë, besimtarët e të gjitha moshave i njohin këta njerëz, të cilët kanë prirje për të penguar çështjen e tyre fisnike, dhe kështu, të merren masat e nevojshme për t’u mbrojtur prej tyre. Nga besimtarët pritet që të nxjerrin mësime nga tregimet për ta dhe duhet kenë vëmendje të shtuar që të mos merret ndonjë tipar të ngjashëm i tyre. Askush nuk përjashtohet nga vërejtjet që jepen në Kuran, duke pretenduar të jetë i pavarur; bile besimtarët duhet të vrasin mendjen në domethënien e ajeteve që flasin për jobesimtarët, dhe të përpiqen që t’i largojnë mangësitë karakteristike për jobesimtarët.

Në pjesën e mëposhtme, do të shqyrtohen tiparet kryesore të "elitave" siç tregohet në Kuran.

Ata bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të humbur rrugën popullit të vet

Paria e popullit nuk lejojnë popullin e tyre që të besojnë në Allahun; e pasi është kështu, ata bëjnë përpjekje të vazhdueshme për t’iu humbur rrugën. Përqafimi i besimit nga njerëzit do të thotë humbja e bazës mbi të cilën ata ushtrojnë autoritetin e tyre. Para se gjithash, besimi pasqyrohet me shfrytëzimin e kritereve të kësaj bote për të treguar jo-efektshmërinë e vlerave të rreme. Bile, kështu edhe shoqëria mund të njoh dobësitë e atyre, që ajo i kishte kushtuar rëndësi aq shumë. Përfundimisht, askush nuk do të mbetej për t’i ekzaltuar, e as për t’iu nënshtruar. Është kundër interesave të parisë së popujve humbja e besimit të vartësve të tyre, njerëz që kanë prirje për t’i përbuzur dhe i konsiderojnë si më inferiorë. Dëshirojnë që populli t’i pasojë, pa marrë parasysh pasojat. Për këtë shkak, përdorin çdo metodë, bile edhe kërcënime, nëse nevojitet, për t’i devijuar nga parimet morale dhe mënyrën e jetesës të urdhëruar nga Kurani. Disa nga shembujt lidhur me përpjekjet e tilla të parisë së popujve sigurohen nga Kurani:

Krerët prej popullit të tij, që nuk besuan, i thanë: (Popullit i thanë) Nëse shkoni (pranoni) pas Shuajbit, (pas fesë së tij) atëherë ju jeni me siguri të dëshpëruar. (A'rafë, 7: 90)

E faraoni tha: "I besuat atij (Musait) para se t'ju lejoja unë? Kjo është një dredhi që ju e përgatitët në qytet (Misir) për t'i dëbuar prej tij banorët e tij (kibtët), po më vonë do ta kuptoni (çka do t'ju gjejë). (A'rafë, 7: 123)

 

Edhe pse e dijnë të vërtetën, e mohojnë

Çfarë thekson mohimin e krerëve të popujve është arroganca këmbëngulëse, si në rastin e faraonit, dhe jo paaftësia e tyre për të kuptuar. Edhe në qoftë se kuptojnë ekzistencën e Allahut dhe botës tjetër, rezistojnë fuqishëm idenë, duke qenë të pushtuar nga mendjemadhësia. Allahu e bën të qartë gjendjen e tyre në Kuran: "Dhe, edhe pse bindshëm të besueshëm në to (se ishin nga Zoti), i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjmadhësi ... (Neml, 27:14) Siç edhe u tha më parë, pasuria dhe pushtet është arsyeja për mendjemadhësinë e tyre:

Ne nuk dërguam në asnjë vendbanim ndonjë nga pejgamberët e që pasanikët e tij të mos i thonin: "Ne nuk i besojmë asaj me çka jeni dërguar". Ata thoshin: "Ne kemi më shumë pasuri e fëmijë, e ne nuk do të jemi të ndëshkuar". Thuaj: "Allahu ia shumon begatinë atij që do, e edhe ia pakëson, por shumica e njerëzve nuk e dinë". (Sebe', 34: 34-36)

Sido që të jetë, pasuria, fëmijët apo kamja nuk kanë dobi për atë që kërkon kënaqësinë e Allahut. Vetëm në qoftë se këto begati i përdor në rrugën e Allahut mund të pres shpërblimin e asaj bote:

Nuk është as pasuria juaj, e as fëmijët tuaj ajo që ju afron pranë Nesh, është vetëm besimi dhe veprat e mira; të tillët shpërblehen shumëfish për atë që vepruan dhe ata janë në dhoma të larta të shpëtuar. (Sebe', 34: 37)

Ndjekin gjurmët e të parëve të tyre

Ata që të ngazëllehen me pasurinë e paraardhësve të tyre lavdërohen padrejtësisht duke mos iu mbajtur misionit të të dërguarit për të iu shmangur fesë së të parëve të tyre:

E kur u lexohen atyre ajetet tona të qarta, ata thoshin: "Ky nuk është tjetër vetëm se njeri, i cili dëshiron t'iu shmangë nga ajo që adhuronin prindërit tuaj" (Sebe', 34: 43)

Refren tjetër i përbashkët për të arrogantët është se e mbajnë "fenë e gjyshërve". Atyre u duket se feja e etërve dhe të prindërve të tyre është ajo e drejta. Këtë pa dyshim e thotë vetëm një shpirt kundërshtimi që rrjedh nga arroganca. Duke pretenduar prejardhjen, traditat dhe trashëgiminë kulturore të tyre si më e mira,  nuk pranojnë të dërguarin edhe pse është në të gjitha aspektet më i mençur se ata. Ky është gabim i përbashkët për këta njerëz:

Jo, por ata thanë: "Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fé dhe vazhdojmë gjurmëve të tyre". Ja pra, Ne nuk kemi dërguar para teje pejgamber në ndonjë vendbanim, që të mos i ketë thënë paria e begatshme e tij: "Ne i gjetëm të parët tanë në këtë fé dhe ne jemi të orientuar gjurmëve të tyre". Ai tha: "A edhe nëse ju kam sjell rrugë më të mirë nga ajo që i gjetët të parët tuaj?" Ata thanë: "Ne nuk i besojmë asaj me çka ju jeni dërguar!" (Zuhruf, 43: 23-24)

Nuk iu përmbahen librit të Allahut

Arrogantët nuk janë të gatshëm për t’iu përmbajtur librit të Allahut. Dëshira zjarrtë e tyre për të qenë superior ndaj tjerëve pasqyron këtë tendencë. Ata janë aq të sigurt në vetvete saqë kurrë nuk ua merr mendja që mund të jenë në rrugë të gabuar. Gabimisht mbahen se, në qoftë se ka rrugë të drejtë, është ajo që e pasojnë:

E ata që nuk besuan, atyre që besuan u thanë: "Sikur të ishte ai (Kurani - feja) ndonjë e mirë, ata nuk do ta përqafonin para nesh!" E derisa nuk drejtohen me të (Kuranin), ata do të thonë: "Ky është trillim i kahershëm". (Ahkaf, 46: 11)

Nuk i dëgjojnë të dërguarit

Allahu ka dërguar popujve të botës profetët të cilët kishin tipare të përsosura morale, ishin inteligjentë dhe mendjehollë. Ishin të zgjedhur nga Allahu dhe ishin të pajisur posaçërisht me urtësi. Një ajet thotë: "Ai ia dhuron urtësinë atij që do, e kujt i është dhënë urtësia, atij pra i është dhuruar mirësi e madhe, përveç të mençurve këtë nuk e kupton kush." (Bekare, 2: 269)

Këta njerëz janë më të mirët në besim, dituri dhe urtësi, dhe besimtarët i çmojnë shumë. Paria e korruptuar e popujve, në anën tjetër, me arrogancë kundërshtojnë të dërguarit, edhe pse janë më të besueshëm dhe të shquar në popull. Bile, ata edhe i fyenin, iu thonin fjalë të këqia kundër nderit të tyre dhe tipareve të tyre të çmuara, madje edhe duke vënë kurthe dhe komplote për vrasjen e tyre. Këto gjëra i bënin nga thellësia e prishur e arrogancës në zemrat e tyre. Kjo krenari i pengonte që të dëgjonin të dërguarit e Allahut dhe bënte që të mohonin të vërtetën:

A nuk jeni të njohur me lajmin (ndodhinë) e atyre që ishin para jush, si populli i Nuhut, i Adit, i Themudit e edhe i atyre që erdhën pas tyre, që nuk di kush për ta pos Allahut. Atyre u patën ardhur të dërguarit e vet me argumente, ata i vënin duart e tyre (në shenjë talljeje) në gojët e veta dhe thonin: "Ne e mohojmë atë me çka jeni të dërguar dhe ne dyshojmë shumë në atë që ju na thërrisni". (Ibrahim, 14: 9)

Kurani gjithashtu tregon se si këta udhëheqës të popujve u përgjigjen profetëve dhe sa të prishura janë mendimet e tyre kur thirren për në të vërtetën:

E paria e atij populli që nuk besuan thanë: "Ky nuk është tjetër pos njeri sikurse edhe ju, po dëshiron të jetë më i lartë se ju. Po të dëshironte Allahu do të dërgonte engjëj; ne një gjë të tillë nuk e kemi dëgjuar as nga të parët tanë!" (Mu'minun, 23:24)

Edhe paria nga populli i tij e cila nuk besoi dhe e mohoi jetën tjetër dhe të cilëve Ne u patëm mundësuar rehati e begati në jetën e kësaj bote, thanë: "Ky nuk është tjetër pos njeri sikurse edhe ju, ha ashtu si hani ju dhe pi ashtu si pini ju!" (Mu'minun, 23: 33)

Krerët e popujve kërkonin nga të dërguarit që të bëjnë mrekulli. Fakti që të dërguarit bënin atë që Allahu kishte zgjedhur, dhe shkalla e tyre e lartë në urtësi, dituri, moral, mirësi, dhe natyrë shpirtërore, lëndonte krenarinë e tyre. Pasi që nuk ishin të prirur për të pranuar këtë realitet, akuzonin të dërguarit pse janë thjesht njerëz të zakonshëm dhe kërkonin nga ata që të kryenin mrekullira për të vërtetuar të kundërtën. Tiparet e zakonshme të njeriut që profetët kishin si, të ngrënit, të pirët dhe kështu me radhë, i befasonte. Bile, e bënin edhe si pretekst mosbesimi. Në të vërtetë, edhe kryerja e ndonjë mrekullie nuk do të kishte ndihmuar që këta kokëfortë që të besojnë:

Ata thanë: "Me çfarëdo argumenti të na vijshë që me te të na magjepsesh (largosh nga feja që kemi), ne nuk do të besojmë ty". (A'rafë, 7:132)

Ajo që trazonte parinë e popujve ishte fakti se, pavarësisht nga pushteti, respekti dhe autoriteti që kishin, një njeri, i cili nuk ishte prej tyre, bile edhe që gjykonte sistemin e tyre, ishte pranuar nga pjesa tjetër e shoqërisë, duke përhapur porositë e fesë. Ata e morën këtë gjë krejtësisht si sulm personal dhe kurrë nuk pranonin pozitën më të lartë të profetëve. Këtë e morën si shkak personal dhe qëndruan në armiqësinë e tyre ndaj të të dërguarit (saas), dhe dëshironin që dikush nga ta të ketë qenë profet. Ata thanë:

Pastaj thanë: "Përse të mos i ketë zbritur ky Kuran një njeriu të madh nga dy qytete?" (Zuhruf, 43:31)

Si përgjigje të kësaj dëshire krerëve, Allahu thotë në vijim:

A thua ata e përcaktojnë mëshirën (pejgamberllëkun) e Zotit tënd... (Zuhruf, 43:32)

Përmes metodave të ndryshme, përpiqeshin që të dëmtojnë të dërguarit

Rrethi i parisë nga populli i faraonit tha: "Ky nuk është tjetër pos magjistar i përsosur". (A'rafë, 7:109)

Të parët nga populli i faraonit thanë: "A do të lejosh Musain dhe popullin e tij të bëj përçarje në tokë dhe të braktisin ty dhe zotat e tu?" Ai (faraoni) tha: "Do t'ua mbysim djemtë e do t'i lëmë të gjalla gratë e tyre për shërbim, ne jemi dominues mbi ta". (A'rafë, 7:127)

Siç përshkruan qartë ajeti, si faraoni, ashtu dhe paria e popullit të tij silleshin me përbuzje. Në fakt, ata ishin që nxitën dhunë tek faraoni. Duke akuzuar rrejshëm, për magji dhe çoroditje, përpiqeshin që të bëjnë faraonin edhe më të vrazhdë ndaj Musa (as) dhe pasuesve të tij, dhe imponojë metoda edhe më mizore ndaj tyre.

E paria e jobesimtarëve është e njohur për sjelljet e tyre të pacipa ndaj të dërguarëve, të cilët shkatërruan mu në themel regjimet e tyre të rreme. Qëndrimi i pretenduar i tyre ndaj të dërguarëve ishte me të vëretë fyes. Ja disa shembuj më poshtë:

Paria nga populli i tij tha: "Ne po të shohim (në këtë që na thërret) plotësisht të humbur!" (A'rafë, 7:60)

Paria që nuk besoi nga populli i tij tha: "Ne po të shohim mendjelehtë dhe të konsiderojmë vërtetë rrenacakë!" (A'rafë, 7:66)

Urtësia ishte vetia më e shquar e të dërguarve që Allahu i dërgoi për njerëzimin. Në të vërtetë, duke njohur Allahun ashtu siç duhet, duke kuptuar qëllimin esencën e fesë, dhe të jetuarit me të, kërkon urtësi. Prandaj, akuzat për "mendjelehtësi", që jobesimtarët kishin ngritur kundër të dërguarve ishin thjesht nga xhelozia që ndjenin ndaj tyre, dhe dëshirës për të qetësuar komplekset e tyre të superioritetit. Qëllim tjetër ishte edhe për të ndikuar negativisht njerëzit që i pasonin. Duke vepruar në këtë mënyrë, megjithatë, kanë treguar se mendjelehtit e vërtetë janë vetë ata.

Në grackat e tyre janë ra vetë

Siç edhe u diskutua, sjelljet e paturpshme, guximi dhe pacipësia e parisë së jobesimtarëve kanë qënë të pranishme në të gjitha epokat. Sidoqoftë, përfundimi i tyre i përgjigjet ligësisë së tyre; dredhia e thurur nga kjo pari e vrazhdët gjithmonë në fund kthehet kundër tyre. Ligji i pandryshueshëm që Allahu përcaktoi për njerëzimin është përshkruar si më poshtë:

... nëse u vjen atyre ndonjë pejgamber, do të jenë më të udhëzuarit (më besimtarët) nga njeri i atyre popujve (jahudi ose i krishterë), e kur u erdh atyre pejgamberi, atyre nuk u shtoi tjetër vetëm se largim. (Largim) Për shkak të mendjemadhësisë dhe dredhisë së keqe, por dredhia e keqe nuk godit tjetër vetëm ata që kurdisën. Pra ata nuk janë duke pritur tjetër vetëm gjurmët e të parëve, e në ligjin e Allahut kurrë nuk do të hasësh devijim. (Fatir, 35:42-43)
13 / total 19
Ju mund të lexoni librin e Arroganca e Shejtanit Harun Jahja-s në internet, ta shpërndani atë në rrjetet shoqërore siç janë Facebooku dhe Twitter, mund ta shkarkoni atë në kompjuterin tuaj, ta përdorni atë në detyrat e shtëpisë tuaj apo punimet shkencore, dhe mund ta botoni, kopjoni ose riprodhoni atë në ueb faqet ose bllogjet tuaja pa i paguar ndonjë tarifë autorit, për aq kohë sa ju e njihni apo e vendosni këtë faqe apo sait si referencë.
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top
iddialaracevap.com adnanoktarhaber.com adnanoktarhukuk.com adnanoktargercekleri.net
"Biz FETÖNÜN ANTİSİYİZ...."
“Bu dava sürecinde.... sözde dijital delillerin ibraz edilmemesi gibi pek...
"Zaten biz birbirimizi bu kadar çok sevdiğimiz için buradayız..."
"Biz bir arkadaş grubuyuz..."
"...Biz Vakıf faaliyetlerimiz ile her zaman Devletimizin yanında olduk"
"Biz kimseyle ilgili karalama faaliyeti yapmadık..."
"...Sözde tecavüz için mi buradaki arkadaşlarımla biraraya geleceğim?!"
"...Faaliyetlerimiz herkese hitap ediyor ..."
"Bizim amacımız şatafat içinde yaşamak değil, hiç kimsenin hitap edemediği...
"İnancım gereği ben insanlara yardım ederim"
"Ne yapsa "zorla" diyorlar. Zorla Gülümsüyor, Zorla, Zorla olur mu?"
"Bizim bir arada olma amacımız örgüt kurmak değil. ilmi mücadele...
"Biz birbirimizi Allah için seven.. arkadaşlarız"
"Polisler geldi, hangi eve operasyon yapacağız derlerken, balkona çıkıp...
"Biz örgüt değiliz"
"Devletimizi desteklediğimiz çok hayırlı faaliyetlerimiz var, Bunlar...
"Biz Allah`tan Razıyız Allah da Bizlerden Razı olur inşaAllah"
"İddia edildiği gibi katı bir ortam olsa 40-50 yıl niye kalalım?"
"Neden cömertsin?" diye soruyorlar
"İngiliz Derin Devleti bunu duyunca çıldırdı..."
"Biz Milli değerler etrafında birleşmiş bir sivil toplum kuruluşuyuz"
"Bir imza atıp dışarı çıkmayı ben de bilirim. Ama iftira büyük suçtur."
"Ben varlıklı bir aileden geliyorum, Saat koleksiyonum var"
"Silahlı suç örgütü iddiası tamamen asılsızdır, yalandır, iftiradır."
"Bizim yaptığımız tek şey Allah'ın yaratışını anlatmaktır."
"Almanya'da İslamofobi var, İslam düşmanları var..."
Bir örgüt olsak devlet bizimle faaliyette bulunur mu?
DAVAMIZ METAFİZİKTİR – 2. BÖLÜM
DAVAMIZ METAFİZİKTİR – 1. BÖLÜM
MAHKEME SÜRECİNDE SİLİVRİ CEZAEVİNDE YAŞANAN EZİYET VE ZULÜMLER
"Ben Sayın Adnan Oktar `dan hiçbir zaman Şiddet, Eziyet, Baskı görmedim."
DAVA DOSYASINDAKİ CİNSELLİK KONULU İDDİALAR TÜMÜYLE GEÇERSİZDİR
DURUŞMALARIN İLK HAFTASI
"İNFAK" SUÇ DEĞİL, KURAN'IN FARZ KILDIĞI BİR İBADETTİR
GERÇEK TURNİKE SİSTEMİ GENELEVLERDE
Adnan Oktar davasının ilk duruşması bugün yapıldı.
AVK. UĞUR POYRAZ: "MEDYADA FIRTINA ESTİRİLEREK KAMUOYU ŞARTLANDIRILDI,...
Adnan Oktar'ın itirafçılığa zorlanan arkadaşlarına sosyal medyadan destek...
Adnan Oktar suç örgütü değildir açıklaması.
Adnan Oktar'ın cezaevinden Odatv'ye yazdığı mektubu
Adnan Oktar'dan Cumhurbaşkanı Sayın Recep Tayyip Erdoğan'a mektup
Casuslukla suçlanmışlardı, milli çıktılar.
TBAV çevresinden "Bizler suç örgütü değiliz,kardeşiz" açıklaması
Bu sitelerin ne zararı var!
Adnan Oktar ve arkadaşları 15 Temmuz'da ne yaptılar?
Sibel Yılmaztürk'ün cezaevinden mektubu
İğrenç ve münasebsiz iftiraya ağabey Kenan Oktar'dan açıklama geldi.
Adnan Oktar ve arkadaşlarına Emniyet Müdürlüğü önünde destek ve açıklama...
Adnan Oktar hakkında yapılan sokak röportajında vatandaşların görüşü
Karar gazetesi yazarı Yıldıray Oğur'dan Adnan Oktar operasyonu...
Cumhurbaşkanı Sayın Recep Tayyip Erdoğan'dan Adnan Oktar ile ilgili...
Ahmet Hakan'nın Ceylan Özgül şüphesi.
HarunYahya eserlerinin engellenmesi, yaratılış inancının etkisini kırmayı...
Kedicikler 50bin liraya itirafçı oldu.
Adnan Oktar ve arkadaşlarına yönelik operasyonda silahlar ruhsatlı ve...
FETÖ'cü savcının davayı kapattığı haberi asılsız çıktı.
Adnan Oktar ve arkadaşlarının davasında mali suç yok...
Cemaat ve Vakıfları tedirgin eden haksız operasyon: Adnan Oktar operasyonu...
Tutukluluk süreleri baskı ve zorluk ile işkenceye dönüşüyor.
Adnan Oktar’ın Cezaevi Fotoğrafları Ortaya Çıktı!
"Milyar tane evladım olsa, milyarını ve kendi canımı Adnan Oktar'a feda...
Adnan Oktar davasında baskı ve zorla itirafçılık konusu tartışıldı.
Adnan Oktar ve arkadaşlarının davasında iftiracılık müessesesine dikkat...
Adnan Oktar davasında hukuki açıklama
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının Masak Raporlarında Komik rakamlar
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının tutukluluk süresi hukuku zedeledi.
Adnan Oktar'ın Museviler ile görüşmesi...
Adnan Oktar ve arkadaşlarına yönelik suçlamalara cevap verilen web sitesi...
Adnan Oktar ve arkadaşlarına karşı İngiliz Derin Devleti hareketi!
Adnan Oktar iddianamesinde yer alan şikayetçi ve mağdurlar baskı altında...
Adnan Oktar iddianamesi hazırlandı.
SAYIN NEDİM ŞENER'E AÇIK MEKTUP
Adnan Oktar ve Nazarbayev gerçeği!
En kolay isnat edilen suç cinsel suçlar Adnan Oktar ve Arkadaşlarına...
Adnan Oktar kaçmamış!
BİR KISIM MEDYA KURULUŞLARINA ÇAĞRI !!!
FİŞLEME SAFSATASI
İSA TATLICAN: BİR HUSUMETLİ PORTRESİ
SİLİVRİ CEZAEVİNDE YAŞANAN İNSAN HAKLARI İHLALLERİ
MÜMİNLERİN YARDIMLAŞMASI VE DAYANIŞMASI ALLAH'IN EMRİDİR
GÜLÜNÇ VE ASILSIZ "KAÇIŞ" YALANI
ABDURRAHMAN DİLİPAK BİLMELİDİR Kİ KURAN’A GÖRE, ZİNA İFTİRASI ATANIN...
YALANLAR BİTMİYOR
SAÇ MODELİ ÜZERİNDEN KARA PROPAGANDA
TAHLİYE EDİLENLERE LİNÇ KAMPANYASI ÇOK YANLIŞ
MEDYA MASALLARI ASPARAGAS ÇIKMAYA DEVAM EDİYOR
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının ilk duruşma tarihi belli oldu.
AKİT TV VE YENİ AKİT GAZETESİNE ÖNEMLİ NASİHAT
YAŞAR OKUYAN AĞABEYİMİZE AÇIK MEKTUP
KARA PARA AKLAMA İDDİALARINA CEVAP
Adnan Oktar ve FETÖ bağlantısı olmadığı ortaya çıktı.
TAKVİM GAZETESİNİN ALGI OPERASYONU
Adnan Oktar ve Arkadaşlarına yönelik suçlamaların iftira olduğu anlaşıldı.
"Bizler Suç Örgütü Değiliz..."