< <
7 / total: 19

FARAONI

Faraoni është përmendur shpesh në Kuran si një nga ata që u bënë arrogantë ndaj Allahut. Sido që të jetë, nëse faraoni merret vetëm si shembull i veçantë, kjo bëhet për shkak të mosnjohjes së kuptimit më të gjerë të çështjes. Është e rëndësishme të dihet se tregimi i faraonit në Kuran, përveç informacionit për jetën e tij,  tregon edhe për “karakterin” e faraonit të njohur në kohën tonë. Të njohur apo jo, historia e ka parë shumë njerëz që kanë karakterin e faraonit. Faktikisht, shumica janë të njohur me këtë karakter. Ata që ishin të njohur për arrogancën e tyre iu ka pëlqyer faraoni. Kurani tregon për faraonin dhe populli i tij me sa vijon:

Ashtu siç ishte traditë e popullit të faraonit dhe atyre që kishin qenë më parë, që i konsideronin të rreme faktet e Zotit të tyre, e Ne për këto të këqija të tyre i shkatërruam, e popullin e faraonit (edhe faraonin) e fundosëm, por të gjithë këta ishin dëmtues të vetes së tyre. (Enfal, 8:54)

Tipar i përbashkët i karakterit të faraonit dhe popujve tjerë që u zhdukën para tij është arroganca. Arroganca që zuri vend në zemrat e tyre i pengoi që ta pranojnë dhe ta dëgjojnë të dërguarit e Allahut. Refuzimi i tyre vetëm i bëri të dënohen si në këtë edhe në botën tjetër. Duke e studiuar më tutje natyrën e arrogancës së faraonit, dhe duke ditur për popujt nga Kurani se janë zhdukur për shkak të arrogancës së tyre, dhe lidhshmëria e tyre me ditët tona, do të na ndihmojë të kuptojmë më mirë rëndësinë e çështjes. Qëndrimi i faraonit dhe popullit të tij ndaj të dërguarit e Allahut ishte i përbashkët për të gjithë popujt e degjeneruar. Arroganca e tyre arriti deri në atë masë sa që edhe kishin guxuar që të tallen me të dërguarin dhe me librin e Allahut.Kjo tregohet në ajetet e mëposhtme:

Ne e patëm dërguar Musain me argumentet tona te faraoni dhe rrethi i tij, e ai tha: "Unë jam i dërguari i Zotit të gjithësisë!" E kur u solli ai argumentet Tona, ata u tallën me to. (Zuhruf, 43:46-47)

Njëri nga tiparet dallues të faraonit ishte, siç është rasti me udhëheqësin e tij, shejtanin, lidhshmërinë e fortë dhe të pandashme me gjërat e kësaj bote. Për shkak të këtij mentaliteti të shtrembëruar, nuk arriti të bëjë një vlerësim racional të ngjarjeve që i ndodhnin, dhe në këtë mënyrë, nuk mundi të kuptojnë superioritetin e Musait. Sipas tij, vlerat e kësaj bote, si pasuria, pushteti, paratë etj., ishin kriteret për identifikimin e superioritetit të dikujt. Ky arsyetim të dobët i faraonit është përshkruar në Kuran si vijon:

Ndërsa, faraoni thirri popullin e vet e tha: "O popull imi, a nuk është imi pushteti i Egjiptit (i Misirit) dhe i këtyre lumenjve që rrjedhin nën pallatin tim, a nuk po shihni?" Pra, unë jam më i mirë se ky qyqar që mëzi flet! Përse nuk i janë vënë atij bylyzykë nga ari, ose të kenë ardhur bashkë me të engjëjt shoqërues? (Zuhruf, 43:51-53)

Allahu na tërheq vëmendjen nga ajetet e mësipërme për çështjet si më poshtë:

1. Sipas faraonit, përmasa e superioritetit nuk varet nga  frika e Allahut, por posedimi i pasurisë dhe bollëkut. Bujaria gjithashtu konsiderohej e rëndësishme.

2. Të mos kuptuarit se vendimi gjendet vetëm tek Allahu, qëndrimi i Musait si i dërguar i Allahut lëndonte krenarinë e tij.

 3. Ai përbuzi Musain (as), i dukej i neveritshëm, dhe përmend mënyrën e tij të të folurit, si një shenjë të inferioritetit. Duke u përqendruar në jo-përsosmërinë e njerëzve është i dukshëm sjellje e mendjemadhit.

 4. Faraoni mendonte se të dërguarin duhej ta shoqëronin engjëjt, apo posedimi i pasurisë dhe pushtetit, që, sipas tij, ishin simbole të autoritetit.

Faraoni u përpoq ta lartësoj veten para Musait (as):

Një bisedë në mes të Musait (as) dhe faraonit, është cituar në Kuran si vijon:

Shkoni dhe faraonit thoni: "Ne jemi të dërguar nga Zoti i të gjitha botëve. T'i lejosh beni israilët të vijnë me ne!" Ai (faraoni) tha: "A nuk të rritëm ty si fëmijë në mesin tonë, ku i kalove disa vjet të jetës sate. Dhe ti e bëre atë punën tënde që e bëre, pra ti je mohues (i të mirave që t'i bëmë). (Musai) Tha: "E bëra atë, atëherë kur isha i pavetëdijshëm. (Shuara, 26: 16-20)

Në ajetet e mësipërme, një formë tjetër e arrogancës së faraonit është vënë në dukje. Kur është ftuar që të i bindet urdhrave të Allahut, fshihej pas metodave qesharake. Fyerja ishte njëra prej tyre. Duke i thënë Musait (as) se ai ishte rritur në pallat, faraoni tentoi të përkujton besnikërinë që ia kishte borxh. Madje, u përpoq ta detyroj duke përmendur vrasjen e paqëllimshme të një burri egjiptian, kur nuk ka qenë profet. Kësisoj, në mënyrë qesharake qëllimisht mundohej ta poshtëroj Musain (as) dhe të lartësoj veten para tij dhe njerëzve të tij.

Tentimi i faraonit për të vrarë Musa (as) për shkak të arrogancës:

E faraoni tha: "O Haman, ndërtoma një pirg, e ndoshta do t'i gjejë rrugët. Rrugët e qiejve, e ta shoh Zotin e Musait, pse unë mendoj se ai është rrenës". Dhe ashtu, faraonit iu dukë e mirë vepra e tij e keqe dhe u shmang prej rrugës së drejtë, kështu që parashikimet e faraonit ishin të asgjësuara. (Gafir, 40:36-37)

E faraoni tha: "O ju pari, unë nuk njoh zot tjetër për ju pos meje..." (Kasas, 28:38)

Atë që faraoni tha në ajetet e mësipërme, duke shtuar edhe mënyrën se si luftonte me Allahun, ilustron mirë pacipësinë e tij. Madje, nuk besonte dhe mohonte se Allahu është i vetmi Zot i tokës dhe qiejve dhe gjithçka që ekziston në mes. Ai mbante mendimin e gabuar, sepse po ta pranonte ekzistencën e Allahut do të anulohet pushteti dhe autoriteti i tij. Kjo ishte arsyeja pse ai u përpoq të kundërshtoj ekzistencën e  Allahut. Sidoqoftë, Allahu na informon në suren Gafir, se pikëpamjet e faraonit vetëm se e kanë shpie në vuajtje. Ndonëse, deri atëherë, kur ai do të ndeshet me vuajtje, faraoni mbajti arrogancë e tij dhe pretendimin e tij se është hyjni. Madje detyroi dhe kërcënoi njerëzit e tij, e edhe Musain (as), për t’i bindur me këtë pohim:

Pohimi i faraonit se është zot

Pharaoh said, "Haman, build me a tower so that perhaps I may gain means of access, access to the heavens, so that I can look on Musa' s God. Truly I think he is a liar." That is how Pharaoh' s evil actions were made attractive to him and he debarred others from the Path. Pharaoh' s scheming led to nothing but ruin. (Surah Ghafir, 36-37)

Pharaoh said, "Council, I do not know of any other god for you apart from Me..." (Surat al-Qasas, 38)

Atë që faraoni tha në ajetet e mësipërme, duke shtuar edhe mënyrën se si luftonte me Allahun, ilustron mirë pacipësinë e tij. Madje, nuk besonte dhe mohonte se Allahu është i vetmi Zot i tokës dhe qiejve dhe gjithçka që ekziston në mes. Ai mbante mendimin e gabuar, sepse po ta pranonte ekzistencën e Allahut do të anulohet pushteti dhe autoriteti i tij. Kjo ishte arsyeja pse ai u përpoq të kundërshtoj ekzistencën e  Allahut. Sidoqoftë, Allahu na informon në suren Gafir, se pikëpamjet e faraonit vetëm se e kanë shpie në vuajtje. Ndonëse, deri atëherë, kur ai do të ndeshet me vuajtje, faraoni mbajti arrogancë e tij dhe pretendimin e tij se është hyjni. Madje detyroi dhe kërcënoi njerëzit e tij, e edhe Musain (as), për t’i bindur me këtë pohim:

(Faraoni) Tha: "E cili është ai zot i botëve (që ju dërgoi)?" Ai i tha: "Zoti i qiejve dhe i tokës dhe ç'ka ndërmjet tyre, nëse bindeni!" Ai (faraoni) atyre që ishin përreth, u tha: "A nuk e dëgjoni?!" Ai (Musai) tha: "Zoti juaj dhe i prindërve tuaj të parë!" (Faraoni) Tha: "Vërtet, i dërguari juaj që u është dërguar juve, me siguri është i çmendur!" (Musai) Tha: "Zot i lindjes dhe i perëndimit dhe ç'ka ndërmjet tyre, po që se kuptoni!". (Faraoni) Tha: "Nëse ti beson zot tjetër pos meje, do të gjendesh në mesin e të burgosurve!" (Shu'ara, 26:23-29)

Këto ajete i bëjnë joserioze pohimet e faraonit si hyjni dhe luftën e tij me Allahun. Faraoni i pari parashtroi pyetjen për Allahun, që kishte qëllim të keq. Arroganca e tij e kishte pushtuar aq shumë sa që ishte i vendosur me çdo kusht ta refuzojë përgjigjen Musait. Ai këmbëngulte në mohimin e fuqisë së Allahut, pavarësisht argumenteve që dëshmonin. mesazhin e Allahut, të transmetuar nga Musai (as), Faraoni iu përgjigj me kërcënimet dhe sharje, ai ishte i zemëruar për të dëgjuar se Allahu është Zoti i të gjithë njerëzve, si në të kaluarën ashtu dhe sot. Kryeneçësia e tij e shpiu atë për të akuzuar të dërguarin si të marrë. Për shkak të mungesës urtësisë, që është një cilësi të veçantë vetëm për besimtarët, ai zihej me Musain (as), por, nuk i binte ndërmend një fakt i rëndësishëm: se Allahu ishte mbrojtës i Musait (as), Poseduesi i vetëm i çdo gjëje, duke përfshirë atë (faraonin), si dhe të gjitha që ai kishte.

Arroganca bëri që Faraoni t'i mohojnë mrekullitë

Pasi së pari dëgjoi për mesazhin e Allahut, të transmetuar nëpërmjet Pejgamberit Musa (as), faraoni i kërkoi të sjellë një mrekulli. Faraoni, i cili besonte në aftësitë e magjistarëve të tij, donte që Musai (as) të përballej me magjistarët, pasi ishte i sigurt në fitoren e tij. Sipas tij, një ballafaqim i suksesshëm do të përforconte autoritetin e tij. Megjithatë, punët e magjistarëve ishin thjesht magji, që para mrekullive të Pejgamberit Musa ishin të pavlefshme. Në këtë mënyrë, faraoni pësoi disfatë. Prandaj, në vend që ta pranoj në heshtje dhe të udhëzohet në rrugë të drejtë, u bë edhe më mendjemadh.

Duke përjetuar mrekullinë e bërë nga Musai (as), magjistarët përqafuan besimin dhe filluan të besojnë në Zotin e Musait (as). Prapëseprapë, zgjedhja e tyre nuk ndikoi fare në zemrën e hekurt të faraonit. Përkundrazi, ai vendosi ta përdor forcën:

E magjistarët u hodhën (u përulën) në sexhde. Dhe thanë: "Ne i besuam Zotit të gjithësisë, Zotit të Musait dhe të Harunit!" E faraoni tha: "I besuat atij (Musait) para se t'iu lejoja unë? Kjo është një dredhi që ju e përgatitët në qytet (Misir) për t'i dëbuar prej tij banorët e tij (kibtët), po më vonë do ta kuptoni (çka do t'iu gjejë). Kam për t'ua prerë duart dhe këmbët tërthorazi, pastaj të gjithë juve do t'iu gozhdoj. (A'raf, 7:120-124)

Mësimi i marrë nga përfundimi i faraonit

Faraoni ishte një nga njerëzit më të pacipë në histori. Ai pasoi gjurmët e djallit, dhe ishte dënuar me një poshtërim të paparë për atë që bëri. Aq i shëmtuar ishte ky poshtërim sa që, jo vetëm që e humbi dinjitetin para popullit të tij, por u bë mësim për të gjithë njerëzit e të gjitha moshave. Mësimi i marrë nga përfundimi i faraonit është treguar në Kuran si vijon:

Ne i kapërcyem beni israilët përtej detit, e faraoni dhe ushtria e tij i ndoqi mizorisht dhe armiqësisht derisa e përfshiu atë përmbysja, e ai tha: "Besova se nuk ka Zot tjetër pos Atij që i besuan beni israilët, edhe unë jam nga muslimanët!" Ti tani beson, ndërsa ma parë kundërshtove dhe ishe njëri prej shkatërruesve! Sot po të shpëtojmë ty (po të nxjerrim prej detit) me trupin tënd (të vdekur), që të shërbesh si argument për ata që vijnë pas teje. Vërtet, ekziston një shumicë njerëzish që nuk hulumtojnë argumentet Tona. (Junus 10, 90-92)

Në çastin e vdekjes, faraoni u pendua, por prapëseprapë, pendimi i tij ishte pa dobi. Ai vazhdoi me arrogancë dhe mohim edhe pse u përball me fakte dhe ishte dëshmitar i një mrekullie të madhe. Ishte mendjemadhësia  i tij dhe ndjenja e superioritetit që krijoi një natyrë të tillë dhe ndjente keqardhje vetëm në momentin e vdekjes së tij, edhe pse nuk e shpëtoi.

Këtu, një çështje veçanërisht meriton të përmendet. Arroganca ishte arsyeja kryesore tek mohimi i faraonit. Ai insistonte në refuzim, jo pse ai nuk arriti të sheh ose të kuptojnë shenjat e besimit, por për shkak se lëndonte ndjenjën e tij të krenarisë. Pranimi i sinqeritetit të Musait (as) dhe përqafimit të besimit nga magjistarët e tij ka qenë një argument i madh për të. Mrekullitë e kryera nga Musa (as) ishin gjithashtu argumente shumë të qarta. Çdokush që përjeton mrekulli të atillë normalisht do të besonte Allahun. Sidoqoftë, faraonit i ka munguar gjykimi të shëndoshë, pasi krenaria e tij e madhe kishte mjegulluar mendjen e tij. Konvertimi i magjistarëve në fenë e Musait nuk bëri që ai të vriste mendjen për gjendjen e jashtëzakonshme me të cilën ishte ndeshur. Tërë ajo që ai mund të mendonte ishte se magjistarët e kishte pranuar besimin e pa iu dhënë ai leje. Aftësia e faraonit për të gjykuar ishte mjegulluar shumë nga krenaria e tij. Për këtë arsye ai këmbënguli në refuzimin, deri sa nuk i erdh vdekja.

Ajo që e shpiu faraonin në mosbesim vlen për çdo mosbesimtar. Arsyeja e refuzimit të tyre është krenaria e tyre e madhe. Në Kuran, Allahu përshkruan këta njerëz kështu:

E kur u erdhën argumentet Tona të qarta, ata thanë: "Kjo pa dyshim është magji!" Dhe, edhe pse bindshëm të besueshëm në to (se shin nga Zoti), i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjmadhësi, pra shikoje se çfarë ishte fundi i shkatërrimtarëve (Neml, 27:13-14)

Faraoni do t'i udhëheq njerëzit e tij në Ditën e Gjykimit

Faraoni humbi pasurinë e tij dhe të gjitha begatitë që i kishte gëzuar në këtë botë. Madje, do të dënohet edhe në jetën e pastajme. Ai humbi kopshtet, lumenjtë, pronat e bukura, të lashtat, shkurtimisht, çdo gjë me të cilën ai mburrej. Si ilustron rasti i faraonit, se pa marrë parasysh sa i pasur ose i fuqishëm dikush mund të jetë, Allahu mund t’ia marr pasurinë e tij në çdo çast.

Për dikë me paturpësi dhe arrogancë tillë, dënimi i xhehenemit do të jetë i tmerrshëm. Gjithashtu, edhe ata që i ndjekin krerët që kanë karakter të ngjashëm me të faraonit, si dhe nuk e përkujtojnë Zotin, do të ndëshkohen. Në ditën e kiametit, atyre që i pasuan në gjurmët e faraonit do të sillen me udhëheqësit e tyre para Zotit do të përgjigjen për veprat e bëra në këtë botë. Në të vërtetë, me atë që faraoni dhe pasuesit e tij do të ndeshen në ditën e gjykimit tregohet në Kuran si vijon:

Ne e patëm dërguar Musain me dispozitat tona dhe me mrekulli konkrete, te faraoni dhe rrethi i tij, e ata iu bindën urdhrit të faraonit, po urdhri i faraonit nuk ishte mençuri. Në ditën e kiametit ai (faraoni) i prinë popullit të vet dhe i fut në zjarr. Sa i shëmtuar është ai vend i ofruar. Edhe në këtë botë ata i përcolli mallkimi, e edhe në ditën e kiametit. Sa e keqe është ajo dhuratë e dhuruar. (Hud,11: 96-99)

Siç thamë më parë, do të ishte gabim të supozohet se këto cilësi janë të veçanta për faraonin. Të gjithë duhet të kenë frikë që mos jepen pas kësaj natyre njerëzore, dhe të jetë i syçelë të mos përfundoj në atë mënyrë. Ata me natyrë të tillë duhet të kenë ë mendje fundin e faraonit, dhe me çdo mënyrë duhet shmangur dënimit të ngjashëm.

Ekziston edhe pikë që meriton të përmendet, jo vetëm arroganca e faraonit por të gjitha format e arrogancës, janë të këqija. Për shkak se arroganca pengon diturinë, dhe krenaria mund të arrijë përmasa të rrezikshme pa i vënë re. Para së gjithash, siç e bëjnë të qartë shumë ajete të Kurani, arroganca është cilësi me të cilën Allahu nuk është i kënaqur. Për këtë arsye besimtarët duhet të orvaten që të qëndrojnë larg arrogancës me gjithë forcën e tyre, dhe nuk duhet lejuar që epshi t’i bëj që të  mburren. Duhet çdo herë të kemi në mendje se nëse lejohet edhe gabimi më i vogël nga epshi mund të shkaktohet humbje të madhe. Dikush mundet që, pa e ditur, të pasionohet, duke besuar në superioritetin e pikëpamjeve dhe qëndrimeve të tij. Në të vërtetë, faraoni, të cilit i ishte rrënjosur thellë krenaria, u kaplua nga një obsesion i tillë. Kjo tregohet kështu në Kuran:

... Faraoni tha: "Unë nuk kam mendim tjetër t'ju japë pos atij që ju thashë dhe nuk jam duke ju udhëzuar tjetër pos në rrugën e drejtë!" (Gafir, 40:29)

Ajetin e cituar më lart shumë mirë ilustron kuptimin e shtrembëruar të faraonit për vetveten. Ai tentonte që popullin e vet ta largoj nga udha e drejtë. Ai ishte aq i sigurt në veten e tij sa që kurrë nuk i shkonte mendja që të dyshonte në këtë.

Kjo tendencë është e zakonshme për të gjithë arrogantët. Kryelartit kanë besim të plotë në vete dhe shpesh janë këmbëngulës dhe refuzojnë mundësinë që tjerët të dijnë më mirë se ata. Sidomos, nuk tolerojnë njerëzit e zgjedhur të Allahut, të pajisur me cilësi të larta. Njerëzit që pretendojnë të jenë shumë të mençur duhet të nxjerrë mësim nga tregimi mbi faraonin. Derisa ka ende kohë, njeriu duhet të ketë në konsideratë pamaturinë e faraonit, dhe të mos shkoj gjurmëve të faraonit, por të kërkon falje prej Allahut.

7 / total 19
Ju mund të lexoni librin e Arroganca e Shejtanit Harun Jahja-s në internet, ta shpërndani atë në rrjetet shoqërore siç janë Facebooku dhe Twitter, mund ta shkarkoni atë në kompjuterin tuaj, ta përdorni atë në detyrat e shtëpisë tuaj apo punimet shkencore, dhe mund ta botoni, kopjoni ose riprodhoni atë në ueb faqet ose bllogjet tuaja pa i paguar ndonjë tarifë autorit, për aq kohë sa ju e njihni apo e vendosni këtë faqe apo sait si referencë.
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top
iddialaracevap.com adnanoktarhaber.com adnanoktarhukuk.com adnanoktargercekleri.net
"Biz FETÖNÜN ANTİSİYİZ...."
“Bu dava sürecinde.... sözde dijital delillerin ibraz edilmemesi gibi pek...
"Zaten biz birbirimizi bu kadar çok sevdiğimiz için buradayız..."
"Biz bir arkadaş grubuyuz..."
"...Biz Vakıf faaliyetlerimiz ile her zaman Devletimizin yanında olduk"
"Biz kimseyle ilgili karalama faaliyeti yapmadık..."
"...Sözde tecavüz için mi buradaki arkadaşlarımla biraraya geleceğim?!"
"...Faaliyetlerimiz herkese hitap ediyor ..."
"Bizim amacımız şatafat içinde yaşamak değil, hiç kimsenin hitap edemediği...
"İnancım gereği ben insanlara yardım ederim"
"Ne yapsa "zorla" diyorlar. Zorla Gülümsüyor, Zorla, Zorla olur mu?"
"Bizim bir arada olma amacımız örgüt kurmak değil. ilmi mücadele...
"Biz birbirimizi Allah için seven.. arkadaşlarız"
"Polisler geldi, hangi eve operasyon yapacağız derlerken, balkona çıkıp...
"Biz örgüt değiliz"
"Devletimizi desteklediğimiz çok hayırlı faaliyetlerimiz var, Bunlar...
"Biz Allah`tan Razıyız Allah da Bizlerden Razı olur inşaAllah"
"İddia edildiği gibi katı bir ortam olsa 40-50 yıl niye kalalım?"
"Neden cömertsin?" diye soruyorlar
"İngiliz Derin Devleti bunu duyunca çıldırdı..."
"Biz Milli değerler etrafında birleşmiş bir sivil toplum kuruluşuyuz"
"Bir imza atıp dışarı çıkmayı ben de bilirim. Ama iftira büyük suçtur."
"Ben varlıklı bir aileden geliyorum, Saat koleksiyonum var"
"Silahlı suç örgütü iddiası tamamen asılsızdır, yalandır, iftiradır."
"Bizim yaptığımız tek şey Allah'ın yaratışını anlatmaktır."
"Almanya'da İslamofobi var, İslam düşmanları var..."
Bir örgüt olsak devlet bizimle faaliyette bulunur mu?
DAVAMIZ METAFİZİKTİR – 2. BÖLÜM
DAVAMIZ METAFİZİKTİR – 1. BÖLÜM
MAHKEME SÜRECİNDE SİLİVRİ CEZAEVİNDE YAŞANAN EZİYET VE ZULÜMLER
"Ben Sayın Adnan Oktar `dan hiçbir zaman Şiddet, Eziyet, Baskı görmedim."
DAVA DOSYASINDAKİ CİNSELLİK KONULU İDDİALAR TÜMÜYLE GEÇERSİZDİR
DURUŞMALARIN İLK HAFTASI
"İNFAK" SUÇ DEĞİL, KURAN'IN FARZ KILDIĞI BİR İBADETTİR
GERÇEK TURNİKE SİSTEMİ GENELEVLERDE
Adnan Oktar davasının ilk duruşması bugün yapıldı.
AVK. UĞUR POYRAZ: "MEDYADA FIRTINA ESTİRİLEREK KAMUOYU ŞARTLANDIRILDI,...
Adnan Oktar'ın itirafçılığa zorlanan arkadaşlarına sosyal medyadan destek...
Adnan Oktar suç örgütü değildir açıklaması.
Adnan Oktar'ın cezaevinden Odatv'ye yazdığı mektubu
Adnan Oktar'dan Cumhurbaşkanı Sayın Recep Tayyip Erdoğan'a mektup
Casuslukla suçlanmışlardı, milli çıktılar.
TBAV çevresinden "Bizler suç örgütü değiliz,kardeşiz" açıklaması
Bu sitelerin ne zararı var!
Adnan Oktar ve arkadaşları 15 Temmuz'da ne yaptılar?
Sibel Yılmaztürk'ün cezaevinden mektubu
İğrenç ve münasebsiz iftiraya ağabey Kenan Oktar'dan açıklama geldi.
Adnan Oktar ve arkadaşlarına Emniyet Müdürlüğü önünde destek ve açıklama...
Adnan Oktar hakkında yapılan sokak röportajında vatandaşların görüşü
Karar gazetesi yazarı Yıldıray Oğur'dan Adnan Oktar operasyonu...
Cumhurbaşkanı Sayın Recep Tayyip Erdoğan'dan Adnan Oktar ile ilgili...
Ahmet Hakan'nın Ceylan Özgül şüphesi.
HarunYahya eserlerinin engellenmesi, yaratılış inancının etkisini kırmayı...
Kedicikler 50bin liraya itirafçı oldu.
Adnan Oktar ve arkadaşlarına yönelik operasyonda silahlar ruhsatlı ve...
FETÖ'cü savcının davayı kapattığı haberi asılsız çıktı.
Adnan Oktar ve arkadaşlarının davasında mali suç yok...
Cemaat ve Vakıfları tedirgin eden haksız operasyon: Adnan Oktar operasyonu...
Tutukluluk süreleri baskı ve zorluk ile işkenceye dönüşüyor.
Adnan Oktar’ın Cezaevi Fotoğrafları Ortaya Çıktı!
"Milyar tane evladım olsa, milyarını ve kendi canımı Adnan Oktar'a feda...
Adnan Oktar davasında baskı ve zorla itirafçılık konusu tartışıldı.
Adnan Oktar ve arkadaşlarının davasında iftiracılık müessesesine dikkat...
Adnan Oktar davasında hukuki açıklama
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının Masak Raporlarında Komik rakamlar
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının tutukluluk süresi hukuku zedeledi.
Adnan Oktar'ın Museviler ile görüşmesi...
Adnan Oktar ve arkadaşlarına yönelik suçlamalara cevap verilen web sitesi...
Adnan Oktar ve arkadaşlarına karşı İngiliz Derin Devleti hareketi!
Adnan Oktar iddianamesinde yer alan şikayetçi ve mağdurlar baskı altında...
Adnan Oktar iddianamesi hazırlandı.
SAYIN NEDİM ŞENER'E AÇIK MEKTUP
Adnan Oktar ve Nazarbayev gerçeği!
En kolay isnat edilen suç cinsel suçlar Adnan Oktar ve Arkadaşlarına...
Adnan Oktar kaçmamış!
BİR KISIM MEDYA KURULUŞLARINA ÇAĞRI !!!
FİŞLEME SAFSATASI
İSA TATLICAN: BİR HUSUMETLİ PORTRESİ
SİLİVRİ CEZAEVİNDE YAŞANAN İNSAN HAKLARI İHLALLERİ
MÜMİNLERİN YARDIMLAŞMASI VE DAYANIŞMASI ALLAH'IN EMRİDİR
GÜLÜNÇ VE ASILSIZ "KAÇIŞ" YALANI
ABDURRAHMAN DİLİPAK BİLMELİDİR Kİ KURAN’A GÖRE, ZİNA İFTİRASI ATANIN...
YALANLAR BİTMİYOR
SAÇ MODELİ ÜZERİNDEN KARA PROPAGANDA
TAHLİYE EDİLENLERE LİNÇ KAMPANYASI ÇOK YANLIŞ
MEDYA MASALLARI ASPARAGAS ÇIKMAYA DEVAM EDİYOR
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının ilk duruşma tarihi belli oldu.
AKİT TV VE YENİ AKİT GAZETESİNE ÖNEMLİ NASİHAT
YAŞAR OKUYAN AĞABEYİMİZE AÇIK MEKTUP
KARA PARA AKLAMA İDDİALARINA CEVAP
Adnan Oktar ve FETÖ bağlantısı olmadığı ortaya çıktı.
TAKVİM GAZETESİNİN ALGI OPERASYONU
Adnan Oktar ve Arkadaşlarına yönelik suçlamaların iftira olduğu anlaşıldı.
"Bizler Suç Örgütü Değiliz..."