Para Se Të Pendohesh

Shkarko Librin

Download (DOC)
Download (PDF)
Komentet

Kapitujt e librit

< <
5 / total: 7

Pendimi Që Ndien Njeriu Në Ditën E Gjykimit

Kur do t’i fryhet Surit, do të vdesin të gjithë ata që gjenden në qiej dhe në Tokë, përveç atyre që do All-llahu; pastaj do të fryhet për të dytën herë në Sur dhe ata përnjëherë do të ngjallen e do të presin. Dhe Toka do të shndrisë me dritën e Zotit të vet dhe do të vendoset Libri (i veprave). Pastaj do të sillen profetët dhe dëshmitarët e ata do të gjykohen me drejtësi, e nuk do t’u bëhet asnjë padrejtësi. Secilit do t’i jepet shpërblimi për atë që ka bërë, sepse Ai e di më së miri se çfarë kanë punuar.(Sure Zumer: 68-70)

Të gjithë ata që kanë jetuar ndonjëherë në tokë ringjallen në Ditën e Gjykimit. Momenti i ringjalljes është një moment hutues për jobesimtarët. All-llahu rrëfen për bisedat plot frikë dhe huti në mesin e jobesimtarëve në momentin e ringjalljes në Kur’an si vijon:

Duke thënë: “Mjerë ne! Kush na ngriti prej varreve tona?” (Do t’u thuhet): “Ja, kjo është ajo që ka premtuar i Gjithëmëshirshmi; të dërguarit kanë thënë të vërtetën!(Surah Ja Sin: 52)

Dhe të afrohet premtimi i vërtetë (Kiameti), atëherë sytë e atyre që nuk kanë besuar, do të zgurdullohen, (e thonë): “Mjerë për ne! Ne kemi qenë të pavëmendshëm ndaj kësaj dhe e kemi ngarkuar veten me gjynahe”. (Sure Enbija’: 97)

Fraza "Të mjerët ne" është një shprehje e panikut të madh, e frikës dhe pendimit të jobesimtarëve. Në momentin kur ringjallen, ata e kuptojnë se ata që i paralajmëruan ata për Ahiretin ishin të drejtë dhe të sinqertë. Ata tani janë të vetëdijshëm, në dëmin e tyre, se paralajmërime të tjera do të dalin në shesh njëra pas tjetrës. Atëherë, pa asnjë mundësi për të shpëtuar, ata do të tërhiqen zvarrë drejt kësaj vuajtje, të cilën ata kurrë më parë nuk e konsideruan si të vërtetë.

Pas ringjalljes prej të vdekurve, jobesimtarët do të sillen për të dalë para All-llahut. Atëherë ata do të thirren të japin përgjegjësi për atë që vepruan në dynja dhe gjykimi do të bëhet në përputhje me rrethanat. Për këtë qëllim, ata sillen në Praninë e All-llahut me të gjithë ata njerëz të tjerë arrogantë që i tejkaluan kufijtë e përcaktuar nga All-llahu.

Atë Ditë do të fryhet në Sur dhe ju do të vini grupe-grupe. (Sure Nebe: 18)

Në ditën e gjykimit, jobesimtarët do të kuptojnë se asnjë veprim tjetër nuk është më i rëndësishëm se të fituarit e kënaqësisë së All-llahut dhe shmangjes së zemërimit të Tij. Kjo theksohet gjithashtu edhe në një hadith të Profetit (savs) në të cilin ai dha shembullin e një jobesimtari që merret në pyetje në ditën e gjykimit:

Një jobesimtar do të sillet në Ditën e Ringjalljes dhe do të pyetet. "Ta marrim se ke pasur aq shumë ari sa ta mbushësh tokën me të, a do ta jepje atë për ta liruar veten?" Ai do të përgjigjet: "Po". Atëherë atij do t’i thuhet: "Nga ti është kërkuar diç më e lehtë se kjo [të mos i bashkosh askënd All-llahut në adhurim (dmth. të pranosh Islamin, por ti nuk pranove)]" (Buhariu)

Dështimi i tyre për ta kuptuar këtë fakt në dynja, ku shenjat e fuqisë dhe të ekzistencës së All-llahut ishin të qarta, e shton pendimin e tyre. Atë ditë, ata do të shohin qartë se e kanë humbur këtë mundësi. Pendimi i tyre është i dukshëm nga mënyra se si flasin:

Atë Ditë keqbërësi do të hajë gishtat e duarve të veta, duke thënë: “Ah, sikur ta kisha marrë rrugën (e drejtë) me të Dërguarin! Ah, sikur të mos e kisha bërë filanin mik! Ai më ka larguar nga Këshilla (Kur’ani) që më kishte ardhur!” Në të vërtetë, djalli e braktis gjithmonë njeriun në çastin e nevojës. (Sure Furkan: 27-29)

Në Ditën e Gjykimit, mosbesimtarët do të jenë aq të zënë me telashet e veta sa që bëhen të shurdhër ndaj thirrjeve të fëmijëve, bashkëshortve, nënave dhe baballarëve të tyre. Në Kur’an, kjo përshkruhet si më poshtë:

Por, kur të vijë Ushtima, atë Ditë njeriu do të ikë nga i vëllai, nga e ëma dhe nga i ati, nga e shoqja dhe nga fëmijët e vet. Atë Ditë, secili prej tyre do të ketë aq shqetësim për veten, sa do t’i mjaftojë. (Sure Abasa: 33-37)

Koncepti i familjes humb rëndësinë e vet. Që nga ai moment, e vetmja gjë që ka rëndësi është që të shpëtojnë nga dënimi i All-llahut. Kjo është aq e rëndësishme sa që, për të shpëtuar nga kjo gjendje, jobesimtarët ofrojnë për sakrificë madje edhe fëmijët, bashkëshortët, vëllezërit e tyre, etj.

Atë Ditë qielli do të bëhet si llumi i vajit e malet do të bëhen si lesh i shprishur, shoku s’do të pyesë për të shokun, edhe pse do të vihen të shohin njëri-tjetrin. Për të liruar veten nga dënimi i asaj dite, fajtori do të sakrifikonte me gjithë qejf fëmijët e vet, edhe gruan, edhe vëllanë e vet, edhe farefisin, që i gjendej pranë (ne jetën e Tokës), si dhe të gjithë ata që gjenden në faqe të Tokës, nëse kjo do të mund ta shpëtonte. (Sure Me’arixh: 8-14)

Sigurisht, këto përpjekje të jobesimtarëve nuk sjellin asnjë rezultat. Qëllimi kryesor i jobesimtarëve në jetën e kësaj bote ishte që të grumbullonin pasuri, të bënin karrierë, apo të kishin djem. Ata e kaluan gjithë jetën e tyre për arritjen e këtyre synimeve. Megjithatë, në Ditën e Gjykimit, ata e kuptojnë se të gjitha këto koncepte nuk kanë asnjë vlerë. Dita e Gjykimit është koha kur jobesimtarët do të dëshirojnë të zhduken. Megjithatë, për besimtarët kjo është koha që ata e kishin pritur me padurim dhe me gëzim. All-llahu i përshkruan këto momente në ajetet e Tij, si më poshtë:

Atë Ditë do të ketë fytyra rrëzëllore, të qeshura e të gëzuara. Atë Ditë do të ketë (edhe) fytyra të pluhurosura, që do t’i mbulojë errësira. Këta janë jobesimtarët, gjynahqarët.(Sure ‘Abese: 38-42)

Në Ditën e dhënies së llogarisë, gjërat më të çmuara që posedon njeriu janë veprat e mira që janë bërë vetëm për të fituar kënaqësinë e All-llahut. Megjithatë, jobesimtarët kurrë nuk janë përpjekur për këtë thesar, i cili do t’iu sillte atyre shpëtimin e përjetshëm. Ata nuk kanë as edhe një vepër të vetme të mirë apo mirësi për ta paraqitur para All-llahut në atë ditë. Duke mos pasur besim në All-llahun, të gjitha përpjekjet e tyre të drejta do të fshihen. All-llahu e pohon këtë fakt si më poshtë:

Thuaj: “A doni t’ju lajmëroj për ata që, më së shumti, humbasin nga punët e veta, për ata, përpjekja e të cilëve ka qenë e kotë në jetën e kësaj bote, ndërkohë që mendonin se po bënin vepra të mira?” Këta janë ata, që nuk kanë besuar në shpalljet e Zotit të tyre dhe në takimin me Të. Punët e tyre do të fshihen, andaj Ne nuk do të vëmë kurrfarë peshe për ta (për veprat e tyre), në Ditën e Kiametit. (Sure Kehf: 103-105)

Ata që e mohuan fenë (dinin) dhe kishin dyshime në lidhje me ekzistencën e Ditës së Gjykimit, nuk ndjenë nevojë për t’u përgatitur për këtë ditë që po afrohet. Një jetë të tërë, ata u preokupuan me grumbullimin e pasurisë dhe duke i ndjekur  dëshirat e tyre të kota. Tani ata ballafaqohen me një pendim nga i cili nuk do të lirohen kurrë. All-llahu e thotë këtë në Kur’an në këtë mënyrë:

Dhe do të thonë: “Mjerë për ne, kjo është Dita e Gjykimit!” Po, kjo është Dita e Gjykimit, të cilën ju e keni përgënjeshtruar! (Sure Saffat: 20-21)

Për më tepër, jobesimtarët do t’i gjejnë të gjitha veprat e pandershme, të pakëndshme dhe të këqija që i kanë kryer në dynja të zbuluara në Praninë e All-llahut. Ata do të dëshmojnë personalisht për mëkatet që i kanë bërë. All-llahu e përshkruan këtë në Kur’an si vijon:

...Ata do të sillen të radhitur para Zotit tënd (e do t’u thuhet): “Tashmë Na erdhët, ashtu siç ju krijuam herën e parë, ndonëse ju (o jobesimtarë) pretendonit se nuk do t’ju caktonim një takim (ringjalljen)”. Dhe Libri (i veprave të tyre) do t’u vihet përpara, e do t’i shohësh gjynahqarët se si do të  tmerrohen nga ato që gjenden në të dhe do të thonë: “Të mjerët ne! Çfarë është ky libër që nuk paska lënë asnjë vepër të madhe apo të vogël pa e shënuar atë”. Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë punuar. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt. (Sure Kehf: 48-49)

Atë Ditë njerëzit do të paraqiten grupe-grupe, që t’u tregohen veprat e tyre: kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë, e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë. (Sure Zelzele: 6-8)

Siç rrëfen All-llahu në Kur’an, atëherë vjen koha për jobesimtarët për t’i parë librat e veprave të tyre.

Besimtarët i marrin librat e veprave të tyre nga ana e tyre e djathtë, ndërsa jobesimtarët nga ana e tyre e majtë. Që nga momenti kur engjëjt e vdekjes morën shpirtrat e tyre, jobesimtarët iu nënshtruan një vuajtje të pafund. Momenti kur ata i marrin librat e veprave të tyre është një tjetër vuajtje. Ata largojnë shikimin nga mëkatet e bëra dhe dëshirojnë të zhduken. All-llahu e përshkruan këtë në vargjet në vazhdim:

Por ai, të cilit do t’i jepet libri i veprave të tij nga ana e majtë, do të thotë: “Ah, sikur të mos më ishte dhënë libri im dhe të mos e kisha ditur llogarinë time! Ah, të kisha qenë i vdekur (e të mos isha ringjallur)! Pasuria ime nuk më solli dobi dhe më la fuqia ime!” (Sure Hakka: 25-29)

...Ditën, kur njeriu do të shohë se ç’kanë bërë duart e tij dhe, kur jobesimtari do të thotë: “Ah, sikur të isha pluhur!” (Sure Nebe: 40)

Kurse ai, të cilit do t’i jepet libri i tij pas shpinës, do të lutet për të vdekur dhe në zjarr do të digjet,  sepse ai jetonte i shkujdesur në familjen e tij, duke menduar se kurrë nuk do të kthehej (për të dhënë llogari). Po, Zoti i tij, sigurisht që i ka ndjekur të gjitha punët e tij! (Sure Inshikak: 10-15)

Duke qenë dëshmitarë të këtyre skenave, jobesimtarët e kuptojnë mundësinë që humbën në dynja dhe ndjejnë një pendim shumë të ashpër. Pendimi i tyre bëhet edhe më i madh kur ata shohin dhe vëzhgojnë jetën e lumtur të besimtarëve në Xhennet. Sepse më parë, ata u ftuan në të vërtetën nga besimtarët, por refuzuan me mendjemadhësi dhe u bën të shurdhër ndaj tyre.

Por tani vendosen "peshore të sakta" (Sure Enbija’: 47). Njerëzit çohen në Xhehennem apo Xhennet, bazuar në librat e veprave të tyre. Në Ditën e Gjykimit, jobesimtarët e kuptojnë se për ku janë drejtuar. Me këtë, ata i pushton frika:

Atë Ditë ti do t’i shohësh keqbërësit se si tmerrohen për atë që kanë fituar, ndërkohë që ndëshkimi Ynë do t’i godasë me siguri. (Sure Shura: 22)

Drejtësia e All-llahut mbizotëron dhe përfshin shpërblimin dhe dënimin më të drejtë:

Dhe në Ditën e Kiametit, Ne do të vendosim peshore të sakta e askush nuk do të pësojë asnjë padrejtësi. Ne do të sjellim (për gjykim) çdo vepër, qoftë kjo edhe sa pesha e një kokrre sinapi. Ne jemi të mjaftueshëm për llogaritje. (Sure Enbija’: 47)

Ky proces është i lehtë për besimtarët. Mirëpo, ai dëshmohet të jetë i vështirë dhe shumë i dhimbshëm për jobesimtarët. Ata do të japin përgjegjësi për çdo mirësi që All-llahu u dha atyre në dynja. Ata do të japin llogari për çdo moment të jetës së tyre: për dështimin e tyre për t’iu bindur urdhërave të All-llahut, qëndrimet e tyre mosmirënjohëse, mendimet dhe fyerjet e  tyre të brendshme rebele, paralajmërimet që ata i shpërfillën. Megjithatë justifikimet e pasinqerta që ata kishin zakon t’i shprehnin në dynja më nuk janë të pranueshme. All-llahu e përshkruan gjendjen me të cilën përballen jobesimtarët në atë ditë në vargjet më poshtë:

Mjerë mohuesit në atë ditë! Kjo është një ditë, kur ata nuk do të mund të flasin dhe nuk do t’u jepet leje për t’u shfajësuar. Mjerë mohuesit në atë ditë! Kjo është Dita e Ndarjes vendimtare, në të cilën do të tuboheni ju dhe popujt e lashtë, prandaj, nëse zotëroni ndonjë dinakëri, përdoreni kundër Meje!  Mjerë mohuesit në atë ditë! (Sure Murselat: 34-40)

Ata jobesimtarë pa vepra të mira për t’i paraqitur para All-llahut "do të dijnë se çka kanë bërë gati"(Sure Tekvir-: 14) për veten. All-llahu e përshkruan këtë vend të vuajtjes "si një" humnerë të pafund ", në Kur’an:

Sa i përket atij, veprat e (mira të) të cilit do të rëndojnë në peshore, ai do të ketë një jetë të kënaqur (në Xhenet). E sa i përket atij, veprat e (mira të) të cilit nuk do të rëndojnë në peshore, Ai do të ketë si strehim Humnerën (e Xhehennemit). Kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është Humnera (e Xhehennemit)? Ajo është një Zjarr i vrullshëm. (Sure Kari’a: 6-11)

Këto janë të rëndësishme për të kuptuar thellësinë e pendimit që do ta përjetojnë jobesimtarët në Ditën e Gjykimit. Është tepër vonë që njeriu të ndjejë pendim në Ditën e Gjykimit. Nëse njeriu e kupton plotësisht se çfarë po i thuhet këtu dhe nuk humb aspak kohë për t’u angazhuar në vepra të mira, atëherë ai mund të shpresojë për një "bilanc të rëndë (të veprave të mira)." Vetëm një përpjekje e tillë do ta shpëtojë njeriun nga pendimi i madh.

 

5 / total 7
Ju mund të lexoni librin e Para Se Të Pendohesh Harun Jahja-s në internet, ta shpërndani atë në rrjetet shoqërore siç janë Facebooku dhe Twitter, mund ta shkarkoni atë në kompjuterin tuaj, ta përdorni atë në detyrat e shtëpisë tuaj apo punimet shkencore, dhe mund ta botoni, kopjoni ose riprodhoni atë në ueb faqet ose bllogjet tuaja pa i paguar ndonjë tarifë autorit, për aq kohë sa ju e njihni apo e vendosni këtë faqe apo sait si referencë.
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top
iddialaracevap.com adnanoktarhaber.com adnanoktarhukuk.com adnanoktargercekleri.com
"İNFAK" SUÇ DEĞİL, KURAN'IN FARZ KILDIĞI BİR İBADETTİR
AVK. UĞUR POYRAZ: "MEDYADA FIRTINA ESTİRİLEREK KAMUOYU ŞARTLANDIRILDI,...
GERÇEK TURNİKE SİSTEMİ GENELEVLERDE
Adnan Oktar davasının ilk duruşması bugün yapıldı.
SAYIN NEDİM ŞENER'E AÇIK MEKTUP
Adnan Oktar'ın itirafçılığa zorlanan arkadaşlarına sosyal medyadan destek...
Adnan Oktar suç örgütü değildir açıklaması.
Adnan Oktar'ın cezaevinden Odatv'ye yazdığı mektubu
Adnan Oktar'dan Cumhurbaşkanı Sayın Recep Tayyip Erdoğan'a mektup
Casuslukla suçlanmışlardı, milli çıktılar.
TBAV çevresinden "Bizler suç örgütü değiliz,kardeşiz" açıklaması
Bu sitelerin ne zararı var!
Adnan Oktar ve arkadaşları 15 Temmuz'da ne yaptılar?
Sibel Yılmaztürk'ün cezaevinden mektubu
İğrenç ve münasebsiz iftiraya ağabey Kenan Oktar'dan açıklama geldi.
Adnan Oktar ve arkadaşlarına Emniyet Müdürlüğü önünde destek ve açıklama...
Adnan Oktar hakkında yapılan sokak röportajında vatandaşların görüşü
Karar gazetesi yazarı Yıldıray Oğur'dan Adnan Oktar operasyonu...
Cumhurbaşkanı Sayın Recep Tayyip Erdoğan'dan Adnan Oktar ile ilgili...
Ahmet Hakan'nın Ceylan Özgül şüphesi.
HarunYahya eserlerinin engellenmesi, yaratılış inancının etkisini kırmayı...
Kedicikler 50bin liraya itirafçı oldu.
Adnan Oktar ve arkadaşlarına yönelik operasyonda silahlar ruhsatlı ve...
FETÖ'cü savcının davayı kapattığı haberi asılsız çıktı.
Adnan Oktar ve arkadaşlarının davasında mali suç yok...
Cemaat ve Vakıfları tedirgin eden haksız operasyon: Adnan Oktar operasyonu...
Tutukluluk süreleri baskı ve zorluk ile işkenceye dönüşüyor.
Adnan Oktar’ın Cezaevi Fotoğrafları Ortaya Çıktı!
"Milyar tane evladım olsa, milyarını ve kendi canımı Adnan Oktar'a feda...
Adnan Oktar davasında baskı ve zorla itirafçılık konusu tartışıldı.
Adnan Oktar ve arkadaşlarının davasında iftiracılık müessesesine dikkat...
Adnan Oktar davasında hukuki açıklama
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının Masak Raporlarında Komik rakamlar
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının tutukluluk süresi hukuku zedeledi.
Adnan Oktar'ın Museviler ile görüşmesi...
Adnan Oktar ve arkadaşlarına yönelik suçlamalara cevap verilen web sitesi...
Adnan Oktar ve arkadaşlarına karşı İngiliz Derin Devleti hareketi!
Adnan Oktar iddianamesinde yer alan şikayetçi ve mağdurlar baskı altında...
Adnan Oktar iddianamesi hazırlandı.
Adnan Oktar ve Nazarbayev gerçeği!
En kolay isnat edilen suç cinsel suçlar Adnan Oktar ve Arkadaşlarına...
Adnan Oktar kaçmamış!
BİR KISIM MEDYA KURULUŞLARINA ÇAĞRI !!!
FİŞLEME SAFSATASI
KARA PARA AKLAMA İDDİALARINA CEVAP
İSA TATLICAN: BİR HUSUMETLİ PORTRESİ
SİLİVRİ CEZAEVİNDE YAŞANAN İNSAN HAKLARI İHLALLERİ
GÜLÜNÇ VE ASILSIZ "KAÇIŞ" YALANI
ABDURRAHMAN DİLİPAK BİLMELİDİR Kİ KURAN’A GÖRE, ZİNA İFTİRASI ATANIN...
YALANLAR BİTMİYOR
SAÇ MODELİ ÜZERİNDEN KARA PROPAGANDA
TAHLİYE EDİLENLERE LİNÇ KAMPANYASI ÇOK YANLIŞ
MEDYA MASALLARI ASPARAGAS ÇIKMAYA DEVAM EDİYOR
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının ilk duruşma tarihi belli oldu.
AKİT TV VE YENİ AKİT GAZETESİNE ÖNEMLİ NASİHAT
YAŞAR OKUYAN AĞABEYİMİZE AÇIK MEKTUP
TAKVİM GAZETESİNİN ALGI OPERASYONU
Adnan Oktar ve FETÖ bağlantısı olmadığı ortaya çıktı.
MÜMİNLERİN YARDIMLAŞMASI VE DAYANIŞMASI ALLAH'IN EMRİDİR
Adnan Oktar ve Arkadaşlarına yönelik suçlamaların iftira olduğu anlaşıldı.