SHPRESË PËR NDRYSHIM

 

Politikanët dalin gjithnjë me premtime të reja dhe e bëjnë popullin të besojë se  ata janë ndryshe nga pararendësit e tyre. Megjithatë, votuesit zakonisht e dinë se me politikanët e sapozgjedhur  nuk do të jetë kushediçfarë më mirë. E prapëseprapë, me një ndjesi të fortë shprese dhe dëshire për të përmbushur pritshmëritë e tyre dhe të kenë një cilësi më të mirë jete, ata votojnë për kandiadatët e rinj.

   Doemos Presidenti Amerikan Obama nuk bën përjashtim prej politikanëve të tjerë të zgjedhur, duke bërë premtime të shumta, por kur vjen puna bëjnë fare pak për t’i plotësuar. Ai zhvilloi një fushatë duke i bërë amerikanët të besojnë se ai do të bënte një ndryshim, duke e quajtur atë fushatë «Shpresë dhe ndryshim». Kjo i bëri shumë njerëz shpresëplotë tek një administratë e re qysh në fillim. Ai pati një përparësi ndër kandidatët e tjerë; do të ishte presidenti i parë afro-amerikan. Mjaft amerikanë e votuan atë vetëm ngaqë ata e konsideronin zgjedhjen e tij si të kishte një vlerë simbolike të mirëfilltë. Disa prej premtimeve të pambajtura përfshijnë tërheqjen e plotë të trupave amerikane nga Afganistani, dhe mbylljen e Gjirit të Guantanamos. Kanë kaluar gjashtë vjetë dhe trupat amerikane vazhdojnë të jenë në Afganistan, dhe Gjiri i Guantanamo ende i hapur. Obama doli jo më i mirë se çdo president tjetër agresiv amerikan.

   Tani në vitin e gjashtë në detyrë, politika e tij e jashtëme është bërë shënjestër e kritikave të ashpra prej shumë analistëve. Më të shumtët besojnë se ai nuk i ka përmbushur premtimet,  sidomos atyre që u përkasin  politikave mbi Lindjen e Mesme. Ndryshimi i politikës ndaj Sirisë, vonesa për të ndërmarrë veprime në luftë kundër Shtetit Islamik, mungesa nga ana e tij e veprimeve pozitive në Lindjen e Mesme, ka shqetësuar mjaftë politikanë. Politikat e Obamës ndaj droneve dhe e programeve të mbikqyrjes, po ashtu, ka dështuar dhe është bërë qendër debatesh shumë herë në Kongres. Pas zgjedhjeve mes-mandati në nëntor 2014, republikanët morën kontrollin e Kongresit. Kësisoj, me Partinë Republikane në kontroll të të dyjave, Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve,  Obama do ta ketë tepër të vëshirë të kalojë versionin e tij të legjistlacionit në lidhje me vendimet mbi politikën e jashtëme, ndërsa republikanët kanë qenë mjaft kiritikë ndaj vizionit të tij mbi Lindjen e Mesme. Atij do t’i duhet të luajë sipas rregullave të republikanëve gjatë dy viteve në vazhdim. Me Kongresin e udhëhequr prej republikanëve, gjasat janë se ata do ta nxisin Obamën të rrisë gamën e operacioneve kundër Shtetit Islamik.

   Strategjia e përdorimit të vetëm sulmeve ajrore për të mundur grupet terroriste nuk do të mjaftojë për ta dobësuar Shtetin Islamik, mjaft në Kongres besojnë se çizmet në tokë së bashku me forcat ajrore do të jenë më efikase për të prodhuar rezultat.

   Obama, nga ana tjetër, ngulmonte në mosdërgimin e trupave amerikane që do t’u duhet të luftojnë në tokë kundër Shtetit Islamik dhe vendosi të dërgojë vetëm këshillëtarë ushtarakë amerikanë për të trajnuar ushtrinë irakene dhe grupet opozitare siriane. Administrata gjithashtu do t’i furnizojë ata me municion për të luftuar kundër Shtetit Islamik. Përpos këtyre, administrata dhe Obama duan t’i bëjnë shtetet anëtare të koalicionit në Lindjen e Mesme të marrin rolin e luftës tokësore kundër Shtetit Islamik dhe të përdorin forcën e tyre ushtarake tokësore në vend të trupave amerikane. Kjo nënkupton se administrata nuk don humbje në njerëz nga atdheu por parapëlqen të mbështesë ushtri të treta. Peshmerga në Kobane është një shembull i qartë. Megjithatë, as  shtetet anëtare të koalicionit nuk duan që të vriten ushtarët e tyre. Ndjekja e një strategjie të tillë është një qorrsokak në kërkim për zgjidhje. Do të ishte gabim sikur qoftë edhe një njeri i vetëm të vritej e njëkohësisht të paragjykosh se problemi nuk mund të zgjidhet përmes përpjekjeve diplomatike paqësore.

   Një nga debatet politike të kohëve të fundit përfshin ngjarjet në afërsi të kufirit turk. Kjo përkon me interesat e Turqisë në lidhje me Sirinë dhe Irakun. Amerika e ka patur të vështirë të bindë një prej aleatëve të saj më vendimtarë, Turqinë, përballë operacioneve kundër ISIS-it.

   Politika amerikane e Lindjes së Mesme ka bezdisur gjithashtu edhe forcat e saja aleate në Siri, ngase, ndërsa Amerika filloi operacionet e saja në Kobane kundër SHI (Shtetit Islamik), regjimi i Asadit ka shtuar perden e zjarrit me bomba-fuçi mbi territoret e kontrolluara prej kundërshtarëve, e cila ka shkaktuar vdekjen e shumë civilëve, përfshi fëmijë. Për shembull, regjimi zhvilloi 200 sulme ajrore për 36 orë në fund të tetorit. Ndërsa administrata amerikane pret që grupet e opozitës siriane të jenë trajnuar gjer kah fundi i 2015-ës, kritikët thonë se nuk do të ketë kushedi ç’tokë për të mbrojtur nëse regjimi vazhdon bombardimin me ritme gjithnjë e në rritje.

   Shenja më e qartë e dështimit të administratës Obama ishte dorëheqja e detyruar e Çak Hagelit. Hagel, Sekretari i Mbrojtjes qysh prej 2013 ishte republikani i fundit të shërbente në administratën Obama. Ndonëse Shtëpia e Bardhë tha se ishte koha për një ndryshim në atë post, arësyeja e vërtetë prapa skene ishte krejt tjetër. Hagel kishte mosmarrveshje të mëdha me Obamën dhe rrethin e tij të brendshëm në Shtëpinë e Bardhë që kanë të bëjnë me politikën e jashtme. Kërcënimet në rritje me të cilët përballen SHBA-të, përsa i përket edhe sigurisë kombëtare, sidomos dalja e Shtetit Islamik, e ka detyruar Obamën të kërkojë një rrugëdalje tjetër, kreun e Pentagonit. Obama emëroi ish-Zëvendëssekretarin e Mbrojtjes Ashton Carter si pasardhës të Hagelit. Megjithatë, duhet të dihet se ndryshimi i personelit nuk ka mjaftuar që ndaj Obamës të ndalen kritikat kundër strategjisë së tij. Për më tepër, sekretari i ri i mbrojtjes nuk ka gjasa të sjellë ndryshime rrënjësore përsa i përket politikës së jashtëme.

   Përsa i përket politikave të shumta të dështuara, mund të jetë shkujdesje të fajsosh vetëm një njeri në vend të krejt rendit politik. Ne duhet të shqyrtojmë sistemin politik si të tërë. Sistemi i tanishëm politik po ecën drejt një qorrsokaku në shumë vende të botës, sidomos në Lindjen e Mesme. Nuk gjen dot një vend ku nuk ka konflikt, dhe politikanët nuk duket se po gjejnë një zgjidhje përmes kanaleve të zakonshme diplomatike. Për shembull, Obama bëri disa ndryshime, por s’ishin nga ata që prsinin amerikanët dhe bota, dhe as nuk shënuan ndonjë pikë kthimi nga e mbara për vendin. Shpresa për ndryshim prej një udhëheqësi të ri do të ishte e pakuptimtë përsakohë që sistemi është i bazuar në interes vetjak dhe zgjidhjet e konflikteve përfshijnë vrasjen e të tjerëve në vend të diplomacisë. Kështuqë, do të ishte mungesë maturie të mbaje përgjegjës një politikan të vetëm. Politikanët shkojnë e vijnë, por nëse ata vazhdojnë të sillen rreth këtij rrethi vicioz duke u shërbyer vetëm elitave dhe shpërfillur të varfërit nuk mund të presim ndonjë rezultat të mirë a ndonjë ndryshim paqësor të cilin populli kaq shumë e dëshiron. E vetmja mënyrë për politikanët që të përmbushin premtimet e tyre dhe populli të përftojë atë ç’ka shpresuar, është nëse politikanët mbesin të sinqertë me vetëveten dhe të zënë e të përdorin mendjen me moral të ndërgjegjshëm, duke bërë më të mirën e mundshme për popullin pa diskriminuar askënd në baza rrace, arësimi, vlerë financiare, status social, në programet e kujdesit shëndetësor dhe sistemit të drejtësisë.
 
2014-12-25 15:50:23

Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top
iddialaracevap.com adnanoktarhaber.com adnanoktarhukuk.com adnanoktargercekleri.com
SAYIN NEDİM ŞENER'E AÇIK MEKTUP
Adnan Oktar'ın itirafçılığa zorlanan arkadaşlarına sosyal medyadan destek...
Adnan Oktar suç örgütü değildir açıklaması.
Adnan Oktar'ın cezaevinden Odatv'ye yazdığı mektubu
Adnan Oktar'dan Cumhurbaşkanı Sayın Recep Tayyip Erdoğan'a mektup
Casuslukla suçlanmışlardı, milli çıktılar.
TBAV çevresinden "Bizler suç örgütü değiliz,kardeşiz" açıklaması
Bu sitelerin ne zararı var!
Adnan Oktar ve arkadaşları 15 Temmuz'da ne yaptılar?
Sibel Yılmaztürk'ün cezaevinden mektubu
İğrenç ve münasebsiz iftiraya ağabey Kenan Oktar'dan açıklama geldi.
Adnan Oktar ve arkadaşlarına Emniyet Müdürlüğü önünde destek ve açıklama...
Adnan Oktar hakkında yapılan sokak röportajında vatandaşların görüşü
Karar gazetesi yazarı Yıldıray Oğur'dan Adnan Oktar operasyonu...
Cumhurbaşkanı Sayın Recep Tayyip Erdoğan'dan Adnan Oktar ile ilgili...
Ahmet Hakan'nın Ceylan Özgül şüphesi.
HarunYahya eserlerinin engellenmesi, yaratılış inancının etkisini kırmayı...
Kedicikler 50bin liraya itirafçı oldu.
Adnan Oktar ve arkadaşlarına yönelik operasyonda silahlar ruhsatlı ve...
FETÖ'cü savcının davayı kapattığı haberi asılsız çıktı.
Adnan Oktar ve arkadaşlarının davasında mali suç yok...
Cemaat ve Vakıfları tedirgin eden haksız operasyon: Adnan Oktar operasyonu...
Tutukluluk süreleri baskı ve zorluk ile işkenceye dönüşüyor.
Adnan Oktar’ın Cezaevi Fotoğrafları Ortaya Çıktı!
"Milyar tane evladım olsa, milyarını ve kendi canımı Adnan Oktar'a feda...
Adnan Oktar davasında baskı ve zorla itirafçılık konusu tartışıldı.
Adnan Oktar ve arkadaşlarının davasında iftiracılık müessesesine dikkat...
Adnan Oktar davasında hukuki açıklama
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının Masak Raporlarında Komik rakamlar
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının tutukluluk süresi hukuku zedeledi.
Adnan Oktar'ın Museviler ile görüşmesi...
Adnan Oktar ve arkadaşlarına yönelik suçlamalara cevap verilen web sitesi...
Adnan Oktar ve arkadaşlarına karşı İngiliz Derin Devleti hareketi!
Adnan Oktar iddianamesinde yer alan şikayetçi ve mağdurlar baskı altında...
Adnan Oktar iddianamesi hazırlandı.
Adnan Oktar ve Nazarbayev gerçeği!
En kolay isnat edilen suç cinsel suçlar Adnan Oktar ve Arkadaşlarına...
Adnan Oktar kaçmamış!
CAMİAMIZA YÖNELTİLEN CİNSELLİK KONULU İFTİRALAR TÜMÜYLE UYDURMA VE GERÇEK...
BİR KISIM MEDYA KURULUŞLARINA ÇAĞRI !!!
"İNFAK" SUÇ DEĞİL, KURAN'IN FARZ KILDIĞI BİR İBADETTİR
FİŞLEME SAFSATASI
KARA PARA AKLAMA İDDİALARINA CEVAP
İSA TATLICAN: BİR HUSUMETLİ PORTRESİ
SİLİVRİ CEZAEVİNDE YAŞANAN İNSAN HAKLARI İHLALLERİ
GÜLÜNÇ VE ASILSIZ "KAÇIŞ" YALANI
ABDURRAHMAN DİLİPAK BİLMELİDİR Kİ KURAN’A GÖRE, ZİNA İFTİRASI ATANIN...
YALANLAR BİTMİYOR
SAÇ MODELİ ÜZERİNDEN KARA PROPAGANDA
TAHLİYE EDİLENLERE LİNÇ KAMPANYASI ÇOK YANLIŞ
MEDYA MASALLARI ASPARAGAS ÇIKMAYA DEVAM EDİYOR
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının ilk duruşma tarihi belli oldu.
AKİT TV VE YENİ AKİT GAZETESİNE ÖNEMLİ NASİHAT
YAŞAR OKUYAN AĞABEYİMİZE AÇIK MEKTUP
TAKVİM GAZETESİNİN ALGI OPERASYONU
Adnan Oktar ve FETÖ bağlantısı olmadığı ortaya çıktı.
MÜMİNLERİN YARDIMLAŞMASI VE DAYANIŞMASI ALLAH'IN EMRİDİR
Adnan Oktar ve Arkadaşlarına yönelik suçlamaların iftira olduğu anlaşıldı.