SQ.HARUNYAHYA.COMhttp://sq.harunyahya.comsq.harunyahya.com - Artikujt - Shtuar së fundmi sqCopyright (C) 1994 sq.harunyahya.com 1SQ.HARUNYAHYA.COMhttp://sq.harunyahya.comhttp://harunyahya.com/assets/images/hy_muhur.png11666Disa gjera qe ndoshta jeni kurioz ti dini persa I perket grushtit te shtetit ne Turqi

15 korriku i  2016-s ishte një ditë historike për Turqinë. Një grup i vogël i infiltruar në ushtrinë turke u përpoq me një grusht shteti të përmbyste qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike. Grushtet e shtetit gjithmonë sjellin dhimbje dhe vuajtje; megjithatë ky grusht shteti i ekspozuar një nivel të lartë tiranie është pothuajse i pakuptueshëm. Populli turk përjetoi mizori të paimagjinueshme që kurrë nuk nuk e kishte parë më parë. Tanke që ecnin mbi civilë, helikopterë që qëllonin mbi njerëzit, Parlamenti turk u bombardua dhe njerëz të paarmatosur qëlloheshin me plumba në kokë. Kjo ishte një gjë e shëmtuar që ushtarët turq nuk duhet ta kishin bërë kurrë. Kjo ishte vepër e një grupi të vogël të tradhtarëve që përbënin një pjesë të  Forcave të  armatosura turke. Ushtria jonë është një organizatë shumë e shenjtë, dhe është krenaria e kombit tonë. Ushtarët turq nuk duhej të drejtonin armët e tyre, njerëzve të tyre, ose të përkrahnin tiraninë apo grushtin e shtetit. Populli ynë e zmbrapsi këtë sulm në unitet me policinë dhe ushtarët tanë dhe prishën komplotin ndaj vendit tonë.

Si e mendon populli turk të ardhmen e tij

Atë natë, njerëzit tanë bënë çdo përpjekje për të mbajtur gjallë demokracinë e tyre dhe njerëzit tanë dolën fitimtarë. Megjithatë, disa media perëndimore nuk kanë dhënë informacion të saktë në lidhje me përpjekjen për grusht shteti, lanë pa  mbështetje qytetarët e pafajshëm turq që rrezikuan jetën e tyre në përpjekje kundër kësaj tiranie. Prandaj, qëllimi im këtu është që të japë informacion të saktë në lidhje me ngjarjet që njerëzit jashtë Turqisë mund të kenë. Ky do të ishte hapi më i përshtatshëm për të kryer që do t’i mundësonte gjithkujt që dëshiron për të kuptuar ngjarjet reale në Turqi para se të kaloni në paragjykime.

Shtetasit turq kanë qenë në mbrojtje të kombit të tyre, në një detyrë patriotike për njëmbëdhjetë netë në qindra sheshe në mbarë vendin me flamuj turq në duar pavarësisht etnive, fesë, dhe pikëpamjeve të tyre politike. Kjo tregon se në të ardhmen kombi turk do të përpiqet më ndërgjegjshmërisht për të mbrojtur strukturën e tij unitare dhe për të përmirësuar marrëdhëniet me vendet fqinje për të formuar një unitet. Qëllimi ynë është që të kemi një Turqi më moderne dhe me cilësi të lartë. Ndërsa jemi drejt afrimit për të formuar një bllok të ri të madh të përbërë nga Rusia dhe vendet  turke, solidariteti dhe dhembshuria e të kuptuarit të islamit do të jetë udhëheqësja e kësaj strategjie. Bukuria, sekularizmi, modernizmi, estetika, arti, shkenca dhe do të mbizotërojnë në të gjithë kombin për të ndihmuar që të kapërcehen pengesat që mund të përballet në procesin e formimit të kësaj strukture. Të tilla komunitete priren të jenë më progresive, duke shmangur retorikën dhe politikat urrejtëse dhe mbi të gjitha duke respektuar mendimet e të gjithëve.

Kjo përpjekje për grusht shteti, afroi dhe më shumë  kombin turk ; vëllazëria dhe solidaritetit u rrit  dhe një kulturë kompromisi dhe qëndrimi u vu re gjatë asaj dite. Të gjitha partitë politike që dikur debatonin dhe kishin  mendime dhe ide shumë të ndryshme, për herë të parë pas një periudhe të gjatë ndërmorën veprime të përbashkëta kundër këtij puçi. Fjalimi dhe thirrja që Presidenti Erdoan mbajti duke i ftuar të gjithë liderët e partive politike mund të konsiderohet si një simbol i demokracisë dhe një frymë pajtimi. Unë jam krenar të them se ata ka shumë të ngjarë të vazhdojnë të punojnë në të njëjtën anë për hir të kombit tonë të guximshëm. Kombi ynë është si një mur i ndërtuar, që qëndron kundër çdo lloj kërcënimi për mirëqenien dhe ruajtjen e vendit tonë.

Si i konsideron populli turk veprimet e presidentit Erdoan

Një president i zgjedhur nga populli tregon zgjedhjen e popullit; që është një parim themelor i demokracisë. Kombi turk kuptoi se komplotistët e grushtit të shtetit   nuk respektuan zgjedhjen e tyre dhe përkrahën presidentin dhe qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike. Presidenti Erdogn është një person modest dhe me moral.Me këdo që ai përballet, qoftë me ato të ashtëquajtur  komplotistë të grushtit shtetit apo kushdo tjetër që ka  qëllime të këqija, ai është këmbëngulës në qëndrimin e tij për të mbrojtur vendin e tij dhe popullin e tij dhe nuk i frikësohet askujt, përveç Zotit. Kjo ka qenë një provë e fortë për të, gjithashtu, dhe ai mori pozitën e tij me dinjitet. Kur marrim në konsideratë grushtet e mëparshme në Turqi, vëmë re skenare shumë të ndryshme të padëshiruara. Gjatë kësaj përpjekje President Erdoan përdori gjuhë të fortë për të treguar qëndrimin e tij të fortë për të mbrojtur vullnetin kombëtar dhe strukturën unitare të vendit tonë.

Si e analizon populli turk pikënisjen që çoi në një krizë të tillë

Duke marrë parasysh provat e reja që janë siguruar përmes hetimeve në lidhje me këtë grusht shteti, komplotistët e grushtit të shtetit që ishin infiltruar në  ushtri kishin një plan të plotë e të mirëfilltë që kishte qenë pjesë e axhendës së tyre për një kohë të gjatë. Në kushtet e psikologjisë njerëzore, njerëzit në përgjithësi janë të prirur që të ndjehen të mërzitur ose të pakënaqur me statusin që kanë. Kjo psikologji është deri diku e kuptueshme edhe në lidhje me ndjenjat apo armiqësitë në mënyrën e qeverisjes. Ata fajësojnë qeverinë kur kuptojnë se jo çdo gjë funksionon në favor të tyre. Vetë qeveria ngadadalëson ritmin me kalimin e kohës. Duke pasur parasysh se Partia AK ka qenë në pushtet për pesëmbëdhjetë vjet, komplotistët e grushtit të shtetit mund të kenë parashikuar një plan për të rrëzuar qeverinë duke imagjinuar se do të bënte aleanca me këta njerëz: Ky ka qenë modeli në pjesë të ndryshme  të botës. Komplotistët e grushtit të shtetit menduan se ata do të gjenin përkrahje nga njerëzit, sepse njerëzit zakonisht janë në kërkim të një ndryshimi në mënyrë që të përmirësojë më mirë gjendjen e tyre ekonomike. Megjithatë, ata nuk vlerësuan dhe nuk morën parasysh karakteristikën patriotike të popullit tonë të dashur dhe patriotik dhe përkushtimin e tyre ndaj demokracisë dhe komploti dështoi sepse i gjithë kombi turk rezistoi dhe prishi këtë përpjekje.

Pse shumica e vendeve perëndimore nuk denoncoi përpjekjen për grusht shteti

Ishte Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, i cili ishte i pari që komentoi në përpjekjen për grusht shteti në Turqi duke thënë: "Unë shpresoj se do të ketë stabilitet dhe paqe dhe vazhdimësi në Turqi." Kjo nuk ishte një deklaratë e kënaqshme e denoncimit nga një vend që konsiderohet të jetë një aleat i ngushtë i Turqisë, kur populli po përballej me një sfidë të tillë të madhe. Është interesante dhe disi e mpirë sepse mesazhet për dënimin e këtij komploti për grusht shteti nga autoritetet amerikane erdhën pasi ky komplot u pengua.

Shumë njerëz dhe disa gazetarë analizuan sikur  mezi po prisnin për të dëgjuar lajme fitimtare nga komplotistët e puçit dhe qe  ndryshimi i pashmangshëm të ndodhte.

 Në një konferencë të përbashkët për shtyp Kerry dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Mogherini paralajmëroi Turqinë të jenë të respektojnë demokracinë, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore. Ata gjithashtu paralajmëruan Turqinë për daljen e saj nga NATO dhe se Turqia mund të rrezikonte procesin e anëtarësimin në BE nëse nuk vepronte  në përputhje me kërkesat e këtyre institucioneve. Këto nuk ishin deklaratat fillestare që Turqia priste të dëgjonte nga vendet që i konsideron si partnerët e saj të fortë dhe miqtë në kohë të vështirë. Si një alternativë, nëse Turqia bashkëpunon me Rusinë dhe Iranin, ajo do të ketë mundësi më të gjëra për të bërë lëvizje të rëndësishme në lidhje me Sirinë, politikat e energjisë, politikat e sigurimit të Detit të Zi, si dhe politikat Straits.

Një test i madh për turqit

Si pasojë, kjo ka qenë një sprovë e madhe për suksesin e Turqisë dhe të popullit turk. Ata kanë treguar solidaritetin e tyre si një trup i vetëm në të gjithë botën për të zhdukur dhe mposhtur këtë dukuri të shëmtuar. Njerëzit nga të gjitha anët demografike qofshin ato fetarë, laikë, kurdë, turq, arabë, sunitë, Shiitë apo alavitë, rrezikuan jetën e tyre dhe përdoren trupat e tyre si mburoja për të mbrojtur demokracinë dhe lirinë e tyre. Kjo është koha për ne që të veprojmë në unitet dhe të mos lejojmë asnjë tiran të marrë demokracinë me dhunë nga ky komb.

Pravda:

http://www.pravdareport.com/opinion/columnists/28-07-2016/135143-coup_attempt_turkey-0/

]]>
http://sq.harunyahya.com/sq/Artikujt/226828/disa-gjera-qe-ndoshta-jenihttp://sq.harunyahya.com/sq/Artikujt/226828/disa-gjera-qe-ndoshta-jenihttp://fs.fmanager.net/Image/objects/6-makaleler/pravda_adnan_oktar_things_you_are_curious_about_regarding_about_regarding_the_coup_attempt_in_Turkey2.jpgFri, 05 Aug 2016 22:18:05 +0300
Dy miliardë vjetë e pandryshuar, bakteria paraqet një gjëagjëzë evolucionare Kohët e fundit, një raport botuar njëkohësisht në revistat shkencore më të njohura në botë dhe gazetave ditore siç është Washington Post, përshkruan sesi bakteria e squfurit që jeton në thellësitë e oqeanit ka dalë e pandryshuara gjer në ditët e sotme.

Kjo formë misterioze e jetës, e cila i ka mahnitur disa njerëz dhe të tjerë i ka lënë me gojë hapur nga dëshpërimi, u përshkrua nën kryetituj si “Bilologët  kanë zbuluar bakterien e squfurit në fund të detit, që nuk ka evoluar për 2.3 miliardë vjet”, “Dy miliardë vjetë bakterie e pandryshuar paraqet një gjëagjëzë evolucionare” dhe “Gjallesa misterioze 2 miliardë vjeçare që do ta bënte Darvinin të buzëqeshte”

Artikulli i shqyrton këto raporte, të cilat janë provë e Krijimit dhe hedhin poshtë Darvinizmin.

  Një nga aspektet e raportit në Washington Post që ia vlen t’i kushtosh vëmendje ishte se ndonëse shkencëtarët ishin të kujdesshëm në fjalimin e tyre, ata sa s’e thanë troç se Jeta nuk kandryshuar përgjatë dy miliardë vjetëve.

Shumë thellë nën sipërfaqen e oqeanit, varrosur në një shtrese lluce të trashë, një mori bakteriesh të lashta kanë qënë aty të padryshuara përgjatë gadi gjysmës së historisë së Tokës.

   Në atë që hulumtuesit e quajnë“mungesa më e madhe e evloucionit që të jetë raportuar ndonjëherë”, këto gjallesa në thellësi të detit i kanë shpëtuar rrëmujës së zhvillimit biologjik përgjatë 2.3 miliardë vjetëve... E banuar me bakterie squfur-cikluese që çlironenergji prej sulfatit të tretur nga përpunimi në ujin përqark tyre, bashkësitë janë gjetur afërsisht në formën identike në të dyja pikat e regjistrimit fosilqë vazhdojnë të ekzistojnë edhe sot.

  Tufëzat si rrejtë të mikrobeve në formë pejëze fillimisht janë shfaqur në një copë baltë të fosilizuar qysh prej 2.3 miliardë vjetësh nga Australia Perëndimore. Të njëjtat lloje bashkësish janë vënë re në një gur tjetër australian 1.8 miliardë vjeçar – dhe në mjediset bashkëkohore thellë në det pranë brigjeve të Kilit në Afrikën Jugore.

   “Mikrobet që ne shohim në fosilje janë pothuajse identike me ato çka shohim në oqean tani”,  bashkëautori Malcolm Walter, një profesor i astrobiologjisë në Universitetin e New South Wales (Valesi i Ri i Jugut), i tha Washington Posti-it në në intervistë telefonike. “ Ato kanë të njëjtat trajta dhe paraqesin një përbërje kimike të ngjashme.”

   Fakti që bakteria e squfurit ka mbetur e pandryshuar për nja 2 miliardë vjet është pranuar si domethënie se “nuk ka evolucion” ndërsa nga ana tjetër po bëhen orvatje për ta mbuluar krejt çështjen, me fjalë të tjera, me demagogi, duke përdorur terma si “pothuajse e pandryshuar”, ose “ i ka shpëtuark aosit të zhvillimit biologjik”. Vërtet, ata e çuan madje edhe demagogjinë e tyre aq larg sa të thonë, “Por fakti që këto organizma të posaçëm shmangën me sukses evoluimin për miliarda vjetë, nuke shprovon teorinë e evolucionit – por krejtësisht të kundërtën.”  Zaten, për një mendje të kthjellët, kjo është tërësisht një deklaratë vetë-kundërvënëse.

Ç’domethënë mungesë ndryshimi?

Teoria e evolucionit pretendon se forma e jetës ka ardhur gjer në ditët e sotme përmes ndryshimit. Prandaj,mungesa e çdo ndryshimi dmth se nuk ka patur proces evoluimi. Vërtet, tekvështrojmë historinë e jetës ne shikojmë se specie të panumërta kanë mbetur tëpandryshuara megjithë kalimin e miliona vjetëve. Meqenëse këto forma jete qëjetojnë sot janë mostra identike me ato që jetonin para miliona vjetësh,biologët u referohen atyre si “foslilje të gjalla”. Fosiljet e gjalla, siç janëbakteriet e squfurit, të përshkruara në këtë artikull, të cilat kanë mbetur tëpandryshuara për 2.3 miliardë vjetë janë provë shkencore e pamohueshme që ekundërshtojnë tërësisht teorinë e evolucionit.

Ndërlikimi i qënieve të gjalla nuk mund të ndahet nëstade.

Mbështetësit e evolucionit janë themeldalë përpara fosiljeve të gjalla.Sipas fesë së materializmit, dmth Darvinizmit, “natyra duhet ta ketë krijuarvehten me stade”, por për këtë nuk ka evidencë në natyrë. Speciet nuk mund të klasifikohen, siç parathonë evolucionistët, nga e thjeshtat tek më të përparuarat. Format e ndërlikuara të jetës shfaqen përnjëherësh dhe kanë ekzistuar qysh në Epokën Para-Kambriane, kur u shfaq jeta  sefte. Për shembull: algat të afta për fotosintezë para 3.2 miliardë vjetësh kishin veti të kryenin reaksione, ngjashmëria me të cilat nuk janë të mundura të kryhen edhe në laboratoret më të përparuara sot. Këto mikro-organizma të mrekullueshme luajnë rolin parësor në çlirimin e nivelti 21%-ësh të oksigjenit në atmosferën e Tokës. Bakteriet në thellësitë e detrave ku drita nuk mund të mbërrinte, nga ana tjetër, përdornin një tjetër burim drite, - squfurin .

Pse është e rëndësishme që bakteriet të pastrojnë squfurin toksik?

Kur Toka jonë zuri fill formimin e saj para 4.6 miliardë vjetësh, atmosfera jonë ishte plot me squfur për shkak të shpërthimeve të forta vullkanike. Menjëherë pasi oqeanet zunë të formohen dhe uji filloi të grumbullohej, atmosfera u spastrua prej squfurit ngaqë ky tretet lehtësisht në ujë. Niveli i lartë i squfurit në dete ra, falë bakterieve kimosintetike, të cilat sot jetojnë në afërsi të ujërave hidrotermike, duke përdorur sulfit hidrogjenin si burim kryesor energjie. Në kryerjen e këtyre proceseve, këto bakterie të veçanta, të njohura gjithashtu edhe si bakterie squfuri, kanë përftuar glukozënga njëra anë, dhe  kanë bërë detin të pastër e të banueshëm, nga ana tjetër.

   Bakteriet e squfurit kryejnë reaksione të posaçme që neutraliojnë efektet toksike të sulfid hidrogjenit (H2S). Falë këtyre reaksioneve të ndjeshme bërthamore, produktet e një mendjeje madhështore, ato nuk vdesin nga helmimi dhe janë të afta gjithashtu të përftojnë vlerat ushqimore dhe energjinë që u duhen. Këto bakterie djegin sulfid hidrogjeni me oksigjen, duke prodhuar kështu sulfate të ndryshme.  (Sulfid Hidrogjeni + Oksigjen --> Ujë + Sulfate)  Është e pamundur për këtë proces kimik të një rëndësie jetike për jetën ujore që të ndodhë në mungesë të bakterieve të posaçme me veti squfur-përpunuese.

Proteina mund të ekzistojë vetëm brenda një qelize të formuar tërësisht.

Bakteriet e squfurit kanë mbetur njësoj për 3 miliardë vjetë. Fakti që ato nuk kanë ndryshuar kurrë hedhin poshtë teorinë e evolucionit, ndërsa dalja etyre është diçka që lyps të shpjegohet prej evolucionistëve. E megjithatë, as dalja e qoftë edhe një proteine të vetme, e lëre pastaj e një qelize të tërë, nuk mund të shpjegohet bazuar në një sërë rastësish tafti-bafti. Një proteinë e vetme në çdo qelizë është e mbrojtur nga një membranë qelizore, dhe kërkon një mjedis të mbyllur ku aciditeti është i kontrolluar. Se cilat aminoacide duhet të ndjekin cilët aminoacide në zinxhir duhet të nisë në ADN-në dhe këto kode duhe të lexohen e deshifrohen  patjetër prej protinave të tjera. Pastaj aminoacidet duhet të kombinohen me veprimtarinë e ndjeshme të proteinave ribozomale, dhe proteinat mbkqyrëse duhet ta shndërrojnë zinxhirin në një paketë tre-dimensionale. Në këtë mënyrë, mesatarisht nja 100 proteina nevojiten për sintezën e një proteine të vetme. Për më tepër, duhet vazhdimisht një furmizim me energji prej mitokondrisë(organeleve) dhe kjo u kërkon atyre të funksionojnë brenda një qelize të pajisur plotësisht. Thënë ndryshe, një proteinë mund të ekzistojë vetëm nëse qeliza ekziston si e tërë. Ky parakusht domethënë se jeta duhet të ndodhë njëherësh, në një çast të vetëm, mrekullisht, me anë të Zotit që e krijon  atë, duke e urdhëruar : “Ji”

Llogaritë e evolucionistit shumë larg së qëni shkencore  nuk mund ta fshehin Faktin e Krijimit.

Fakti që një proces si evolucioni kurrë nuk ka ndodhur  është një e vërtetë e manifestuar, provuar  me anë të “fosiljeve të gjalla”. Mostrat fosilje të bakterieve të squfurit dhe forma të tjera të panumurta që kanë mbetur të pandryshuara janë të gjitha evidencë se, pavarësisht gjithë atyre shënimeve të përhapura gjerë e gjatë prej evolucionistëve, ato janë sjellë në ekzistencë në një çast të vetëm prej të Gjithëditurit dhe Plotfuqishmit Krijues, Zotit.

Përktheu Halit Methasani

]]>
http://sq.harunyahya.com/sq/Artikujt/208705/dy-miliarde-vjete-e-pandryshuarhttp://sq.harunyahya.com/sq/Artikujt/208705/dy-miliarde-vjete-e-pandryshuarhttp://fs.fmanager.net/Image/objects/6-makaleler/rr.jpgTue, 15 Sep 2015 00:12:24 +0300
Bota në kthetrat e babëzisë

Në ditët e sotme, një shumicë e madhe e popullsisë së botës ankohet për varfërim. Ata shtyhen vazhdimisht të besojnë se shtrydhja financiare me të cilën ata përballen është kryesisht për shkak të rritjes së popullsisë, e cila mbingarkon burimet e “kufizuara” natyrore. Milionat e njerëzve që vdesin urie anekand botës nuk përbëjnë më lajm ndërprerës.Madje, njoftime të tilla nuk hyjnë  as tek buletini ditor i lajmeve.

Rrebeshi i njoftimeve të “mirë-hulumtuara” që vajtojnë shterrimin burimeve të botës i ka bërë njerëzit shpërfillës të hallit të të tjerëve. Ata priren të pranojnë raporte mbi njerëzit që vdesin urie në pjesë të ndryshme të botës, si pasojë natyrore e skenarëve të promovuara përmes këtyre raporteve të “mirëstudiuara”.

   Është e vërtetë se planeti ynë është mplakur dhe popullsia njerëzore është shumëfishuar, por pak njerëz janë të njohur me faktin se burimet e tanishme të botës do të mjaftonin për dyfishin e popullsisë që ka tani. Pra, ç’është gjithë kjo potere? Pse një numër i madh njerëzish zhugatet çdo vit poshtë nivelit të varfërisë? Pse një pjesë e madhe e popullsisë njerëzore e ka të pamundur të ketë qasje në burimet natyrore?

   Nuk është punë mungese burimesh apo shterrim të tyre. Një “lob varfërie”  i mirëbashkërenduar ka kohë që punon. Arësyeja pse njerëzit po varfërohen dhe të pamundur të kenë qasje në burime nuk është mungesa e këtyre burimeve, por lobii varfërisë që ka gjatë kohë që punon, i cili don të marrë nën kontroll të gjitha burimet natyrore rreth botës. Lobi ka shpërndarë sistematikisht dezinformime për t’i gënjyer njerëzit që të mund të mbajë monopolin e tij mbi burimet e botës. Për ta kuptuar më mirë, le ta sqaroj pak thelbin e kësaj pike, përmes statistikave.

   Sipas raportit më të funidt të OXFAM-it, një shoqëri civile ndërkombëtare, aktive nën përkujdesjen e Universitetit të Oksfordit në Angli, 85 veta në botë janë më të begatë sesa 3.5 miliarë njerëz, thënë ndryshe, gjysma e popullsisë së botës. PBN (Prodhimi i Brendshëm Neto) i 48 shteteve më të varfëra të botës është më pak se pasuria përmbledhëse e tre njerëzve më të pasur të botës. Thënë në një mënyrë tjetër, popullsia e 48 vendeve mund të shijojë rritjen ekonomike me pasurinë e zotëruar prej vetëm tre vetave.

   Përsa i përket përllogaritjeve, gjashtë miliardë dollarë nevojiten për të arsimuar popullsinë e botës dhe $13 miliardë për të ofruar ushqimin bazë. Ndërsa këto shifra janë para syve të çdokujt, $12miliardë shpenzohet për të blerë parfume çdo vit në Evropë, $17 miliardë në ushqim macesh e qensh në Evropë dhe Amerikë dhe më shumë se $50 miliardë në preparate për të humbur peshë në Amerikë. $640 miliardë harxhohet në pajisje ushtarake vetëm në SHBA.

Këto shifra tregojnë qartë se nuk ka arësye organike për varfërinë në botë.  Afër mendsh, njerëzit mund të shpenzojnë para për parfume e ushqim qensh, por nuk ka pse ndërkohë të vdesin njerëz të tjerë nga uria dhe skamja. Bota ka mjaftueshëm për secilin.

  Megjithatë, një lob varfërie i organizuar refuzon të lejojë këtë. Një sistem shfrytëzues ku njerëzit dhe shtetet mbahen të varfër është vënë në lëvizje. Luftrat janë një prej burimeve kryesore të ardhurash për këtë lob. Gjatë dhjetë viteve të fundit, prodhimi jo-industrial në Amerikë është tkurrur me 19%, teksa 123% janë zhdëp në rritje me prodhimushtarak. Një tjetër element në të njëjtën analizë është se ekonomitë ushtarake janë tri herë më të mëdha se ekonomitë e tjera.

Një përqind e botës zotëron 99% në trajtë materiale. Burimet e botës qarkullojnë vetëm midis këtij një përqindshi, dhe ndërkohë njerëzit varfërohen gjithnjë e më shumë dhe vdesin urie, ndërsa OKB-ja ndërpret furnizimin me ushqim të refugjatëve,  duke thënë: “Nuk kemi burime”.

  Teksa popujt e botës varfërohen, ka gjithashtu një kategori vendesh që duhen varfëruar. Tipari më i rëndësishëm i këtyre vendeve është burimi i tyre natyror. Afganistani, 36% e popullsisë së të cilit jeton në një varfëri mjerane që i duhet të shtyjë mijëra fëmijë të punojnë si argatë; Iraku, skenë e masakrës më të keqe në Lindjen e Mesme, Mianmari (ish-Birmania) i cili po përballet me gjenocid, dhe krejt kontinenti i Afrikës, janë zënë në kurth mes luftës dhe skamjes, pavarësisht burimeve të pasura natyrore që kanë. Afrika vazhdon të veprojë  nën një monopol të ish-fuqive kolonialiste, ngaqë megjithëse kanë pasuri nëntokësore, siç janë uranium, vaj, diamant dhe gaz natyror, ajo nuk lejohet të zotërojë industrinë që t’i përdorë këto ose një rrjet transporti për t’i vënë ato në lëvizje. Vendet me fuqi industriale dhe transporti i përdorin këto burime për interes të tyre, jo të këtyre vendeve në fjalë. S’është për t’u habitur që lufta dhe zija gjithmonë i pllakos këto vende.

   Kjo veprimtari globale, në saj të lobit të varfërisë, i ka sikletosur edhe vendet e zhvilluara. Numri i të pastrehëve në Francë është rritur me 50%, me 3.6 milionë pa vendbanim tëpërherëshëm. Uria është një problem i madh në rrugicat e Londrës, ndërsa numrii fëmijëve të pastrehë në SHBA raportohet të ketë arritur në 2.5 milionë.

  Jemi në një kohë të paparë tragjedish të tmerrshme, kur urrejtja është shumë e fuqishme dhe  vlerat njerëzore janë harruar thuajse të gjitha. Teksa fundi i kohërave po afrohet, ne do të shohim një luftë të vazhdueshme mes së mirës dhe së keqes. E keqja do të jetë vërtet ligësi, ndërsa puna e të mirëve në këtë luftë, më e vështira se kurrë, do të jetë tejet e vlefshme.

   Islami përshkruan një sistem mrekullisht të drejtë që i heq padrejtësitë ekonomike, hendekun mes të pasurit dhe të varfërit, mekanizmin shfrytëzues dhe gjithë format e padrejtësisë. Muslimantë e kanë fuqinë ta vënë në jetë këtë sistem të drejtë dhe ta shpëtojë botën nëpërmjet tij. Megjithatë, që të mund ta bëjnë këtë atyre u duhet të veprojnë sëbashku. Që të mund ta themelojnë këtë unitet atyre u lypset patjetër të kenë një dëshirë të çrrënjosin padrejtësinë dhe të çlirojnë të pambrojturit. Afër mendsh që një sistem që trajton vetëm interesat e veta do të shkaktojë telashe e padrejtësi edhe mbi muslimanët, sikundër mbi pjesën tjetër të botës.

    Muslimantë duhet të kundërshtojnë të bëhen pjesë e një sistemi të tillë shfrytëzues e të shikojnë vetëm interesat dhe mbrothësinë e tyre. Ata duhet të sillen si shpëtimtarë të njerëzve në përgjithësi. Atyre duhet t’u vijë turp prej një mendësie që bie pre e një sistemi shfrytëzues, që orvatet të shohë vetëm interesat e veta dhe që rri e thotë: “Mjafton unë të jem mirë”. Ata kanë një përgjegjësi ta demaskojnë këtë pabarazi dhe lobin e varfërisë dhe të propagandojë e forcojë sistemin e drejtë siç e parasheh Islami. Ata mund të zhvillojnë një zgjidhje që do të pamundësonte këtë sistem të tmerrshëm nën të cilin njerëzit fshijnë lot e gjak ndërsa vazhdojnë e shfrytësohen.

   Megjithatë, pikësëpari, ata duhet të kenë në mend se ata janë në botë për t’u testuar, jo veç për të pushuar.Muslimanët kanë një përgjegjësi ndaj të gjithë njerëzve në nevojë (Kur’ani,4/45) Allahu gjithmonë i ndihmon njerëzit që përpiqen së bashku në rrugën e vërtetë.

Përktheu shqip, Halit Methasani.

Arab News:

http://www.arabnews.com/columns/news/707456

]]>
http://sq.harunyahya.com/sq/Artikujt/208704/bota-ne-kthetrat-e-babezisehttp://sq.harunyahya.com/sq/Artikujt/208704/bota-ne-kthetrat-e-babezisehttp://fs.fmanager.net/Image/objects/6-makaleler/arab_news_adnan_oktar_clutches_to_have_mores2.jpgTue, 15 Sep 2015 00:07:47 +0300
Irani, Turqia dhe e ardhmja e Lindjes së Mesme

Ka patur shumë ndryshime pas Pranverës Arabe.  U mposhtën diktatorë, u themeluan administrata të reja, miliona humbën jetën e miliona të tjerë u zhvendosën. Suksesi i paradokohshëm i Iranit në negociatat me P5+1, gjithashtu iu shtua arritjeve të vendit.

   Vizita kohët e fundit e presidentit turk, z. Erdogan, në Iran ishte mjaft domethënëse. Krerët e të dy vendeve përqafuan ngrohtësisht njëri-tjetrin dhe ritheksuan dëshirën e tyre që të forcojnë shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.

   Ky është një lajm i mirë për stabilitetin e rajonit, teksa aleanca tregtare e këtyre dy vendeve të fuqishme do të ndihmojë në ndreqjen e tablosë të dëmtuar dhimbshëm të Lindjes së Mesme. Megjithatë, probleme të tjera të ngutshme janë të pranishme.

   Para së gjithash, Lindjes së Mesme i duhet ndihmë urgjente. Popujt në rajon, të cilët janë vëllezër në besim dhe të cilët janë urdhëruar nga Zoti të përqafojnë njëri-tjetrin, po vriten mes vedi për shkak të dallimeve sektare. Përçarjet që qenë mbjellë në shtratin fetar të rajonit përgjatë shekujve, kanë lëshuar rrënjë dhe tani po shfrytëzohen prej fuqive të jashtme për lojrat e tyre të pushtetit dhe pritshmërive.

   Sot nuk ka pothuajse asnjë pjesë të rajonit jashtë ndikimit të luftrave dhe gjakderdhjes.  Për ta përmbledhur shkurtimisht gjendjen e tanishme:

   Rreth 200.000 civilë kanë humbur jetën në Siri për shkak të luftës civile, përfshirë 10.000 fëmijë. Dhjetë milionë sirianë janë zhvendosur prej shtëpive të tyre, prej të cilëve, edhe tre milionë të tjerë fëmijë.

Në Egjypt, një grusht ushtarak shteti përmbysi udhëheqjen e Vëllazërimit Musliman. Kjo çoi në 2665 vdekje të dhunshme dhe16000 të plagosur. Për tani 3000 njerëz janë dënuar me vdekje, përpos nja 18000 të dënuar politikë në burg. Mjaft njerëz madje thonë se sundimi i Mubarakut ishte më i mirë se gjendja e tanishme në Egjypt.

  Jemeni është i përçarë nga përleshjet mes shiitëve Hudhi dhe adminitratës sunite të mbështetur prej Arabisë Sudite. Ai rrezikon të shndërrohet në një shtet të dështuar dhe sipas OKB-së, konflikti ka marrë 600 jetë njerëzish, plagosur 2200 dhe zhvendosur 100000 të tjerë.

   Pas vrasjes makabre të Gadafit, sundimtari i Libisë për 42 vjetë, vendi u zhyt në një luftë të thellë civile, me luftime të zhvilluara mes shumë grupesh të ndryshme, përfshirë ISIS-in, dhe pothuajse 300 grupe të ndryshme militantësh, grupe sekulare, fetare, fise dhe forca të jashme. Luftimet kanë kushtuar humbjen e 2800 jetëve dhe shkatërrimin e ekonomisë.

   Në Irak,më shumë se 15000 njerëz, më së shumti civilë, u vranë gjatë konfliktit të gjatë vetëshkrumbues sektar. Ky është numri më i madh i vdekjeve qysh prej kulmit të luftës civile të vitit 2007. Disa thonë se vendi ka pësuar një numër më të madh humbje jete njerëzish, i cili është në rrezik të shpërbërjes si rezultat i pushtimit të 1/3-ës së territorit të tij prej ISIS-it.

 

   Pakicat e krishtera janë përndjekur gjithashtu në rajon dhe janë detyruar të largohen nga rajoni, i cili ka qenë shtëpi e tyre me shekuj.

   Teksa ky rajon me shumicë dërrmuese muslimane në botë është i zënë me luftime kundër njëri-tjetrit, muslmianët në pjesët e tjera të botës shënjestrohen, shtypen e vriten. Rohingia në Birmani (Mianmar), Turkistani Lindor në Kinë, pakicat muslimane në Tajlanë, Filipine, Republika e Afrikës Qendrore, Sudani dhe në pjesë të tjera të botës vazhdojnë të shënjestrohen dhe shtypen në mes thirrjesh për ndihmë prej tyre.

  Sikurse e shprehu qartë Z. Erdogan, dhe Z. Ahmedinexhad e tregoi hijshëm gjatë vizitës së tij në Turqi duke u falur në një xhami sunite pas një imami sunit, është e një rëndësie të madhe që muslimantë të shihen si muslimanë, dhe jo të kategorizohen apo etiketohen si shiitë apo si sunitë. Turqia, Irani dhe bota islame si e tërë, mund të forcohen dhe të gjejnë paqe dhe qëndrueshmëri  vetëm kur ata të bashkohen dhe ta duan njëri-tjetrin pavarësisht ndryshimeve të tyre në sekte, besime apo prejardhje.

   Nëse muslimanët zgjedhin të përbashkojnë të gjitha elementet e ndryshme të botës islame në një të çadër të vetme gjithëpërfshirëse islame, fuqia që do të përftohej do ishte e pakonkurrueshme dhe e pashembullt. Fuqia ekonomike, ndikimi ushtarak, pesha mbi çështjet e botës do të jetë si kurrë më parë e arritur në historinë e botës. Përmasat masive të burimeve natyrore në vendet islamike, krahu i krijuar i punës, kapacitetet e përbashkëta ushtarake do të jenë mëse të mjaftueshme për të smbrapsur çdo kërcënim ndaj paqes dhe mirëqënies së botës në përgjithësi. Ky bashkim që përfshin shiitët, sunitët dhe të gjitha grupet muslimane do t’i jepte fund luftës së përgjakshme mes vëllezërve.

  Zaten, fjalët që Ahmedinexhad përdori më 2008 tek përshkroi mardhëniet Turqi-Iran përmblodhën thelbësisht atë çka duhet bërë: “Ne besojmë se Irani dhe Turqia mund të përmbushin nevojat e njëri-tjetrit dhe bashkëpunimi i tyre do të çojë në daljen e një fuqie të madhe në shërbim të sigurisë së rajonit dhe të paqes në botë”. Ai shtoi gjithashtu, “Ne e duam kombin turk nga thellësi e zemrës, dhe kjo dashurii ka rrënjët në historinë e besimit tonë. Ne do të qëndrojmë përkrah njëri-tjetrit përgjithmonë”

   Turqia dhe Irani janë dy vende të rëndësishme që janë të aftë ta udhëheqin këtë lëvizje. Të dyja vendet  kanë mijëra vjetë trashëgimi dhe përvojë në diplomaci, rregull dhe në sigurimin e paqes. Të dyja vendet kanë ekonomi të fuqishme, fuqi mbresëlënëse ushtarake dhe të ardhme të ndritur. Aleanca e tyre në përkujdesje të paqes do të nisë një reagim zinxhir.Teksa ata përdorin fuqinë e tyre për të nisur një lëvizje të tillë, të tjerë do të duan t’iu bashkohen, me dëshirën të jenë pjesë e kësaj aleance të fuqishme.

   Është koha që këta dy vende të bukura të afrohen së bashku e të ndërtojnë mbi miqësinë e tyre shumëshekullore për të kryesuar një valë nisme paqebërjeje. Popullit të rajonit i duhet urgjentisht kjo dhe nuk mund të presë më gjatë.

Përktheu shqip: Halit Methasani

Tehran Times & Daily Mail:

 
http://www.tehrantimes.com/Index_view.asp?code=247097
 
http://dailymailnews.com/2015/06/29/iran-and-turkey-to-bring-peace-to-the-middle-east/
 
]]>
http://sq.harunyahya.com/sq/Artikujt/208703/irani-turqia-dhe-e-ardhmjahttp://sq.harunyahya.com/sq/Artikujt/208703/irani-turqia-dhe-e-ardhmjahttp://fs.fmanager.net/Image/objects/6-makaleler/tehran_times_adnan_oktar_iran_turkey_peace_middle_east3.jpgTue, 15 Sep 2015 00:02:04 +0300
Skenaret shumëkombëshe për libinë  

 (Në Libi) gjërat asnjë herë nuk janë qetësuar qysh prej përmbysjes së regjimit 42-vjeçar të Gadafit më 2011. Kanë kaluar katër vjetë por konflikti dhe grindjet shoqërore, vazhdojnë në këtë vend.

   Numri i grupeve, fiseve dhe organizatave radikale përfshirë militantët e armatosur nga dy qeveritë rivale, janë në luftë për të kapur pushtetin në vakumin e krijuar nga rënia e Gadafit. Lufta civile në vazhdim dhe trazirat në vend e kanë rrënuar infrastrukturën dhe mjaft shërbime të rëndësishme. Nja 400.000 libianë janë zhvendosur brendapërbrenda për shkak të luftimeve mes grupeve rivale.

DY PARLAMENTE, DY QEVERI, DY USHTRI

Ndërsa parlamenti i ri duhej të ishte mbledhur në Bengazi, si “Kuvendi i Përfaqeësuesve”, pas zgjedhjeve të përgjithshme të 25 qershor 2014, disa deputetë u mblodhën në qytetin e Tobrukut, pa autoritet nga parlamenti i vjetër, për shkak të veprimeve të dhunshme dhe rrëmujës në vend.

    Kongresi i Përgjithshëm Kombëtar që e përfundoimandatin e tij në Tripoli, e shpalli tubimin e deputetëve si ilegjitim, ngaqëata nuk ishin të autorizuar. Pastaj të dy kuvendet krijuan qeveritë e tyre mëvehte. Dolën dy administrata rivale; një në Tripoli, dhe një tjetër në Tobruk.

   Lufta civila që prore vazhdon, zhvillohet më së shumti mes Forcave Faxhër, besnike ndaj koalicionit  “Agimit Libian” që mbështet Kongresin e Përgjithshëm në Tripoli, dhe milicia besnikë ndaj “Operacionit Nderi”, besnikë të Gjeneral Khalif Haftar, mbështetur nga Kuvendii Përfaqësuesve në Tobruk. Synimi i konfliktit është të vendosë kontroll mbi qytetet e mëdha dhe rajonet naftë-nxjerrëse.

   Rajonet e i kontrolluara prej qeverisë së Tripolit, përfshijnë kryeqytetin Tripoli, Bengazin dhe Ben Walidin. Forcat besnike ndaj qeverisë në Tobruk, kontrollojnë Tobruk, Bajda dhe Axhdabija në lindje dhe Zintan e Zauija në Perëndim.

   Përpos këtyre forcave, janë edhe ato Tuareg, afër Tripolit dhe i dalë kohët e fundit, ISIL-i rreth Tabularit, në jug.

KREU I GRUSHT-SHTETIT, GJENERALI HAFTAR, TANI ËSHTË SHEF SHTABI

Ish-gjenerali Haftar, i cili tani komandon një prej forcave më të mëdha të armatosura të Libisë, ka qenë një herë komandant ushtrie gjatë kohës së Gadafit. Kur plani itij për grusht shteti kundër Gadafit u zbulua, Haftari ia mbathi për në Amerikë, ku qëndroi, duke u arsimuar, për nja 20 vjetë.

   Haftar u rikthye gjatë Luftës Civile të Libisë më 2011. Plani tij për grusht shteti kundër qeverisë, me grupet me bazë në Zantan në maj 2014, u neutralizua nga administrata qendrore e Tripolit, mbështetur prej militantëve revolucionarë në Tripoli dhe Misrata.

   Qysh prej asaj dite, Haftari, i cili flet hapur për «luftë kundër grupeve Islamiste», ka bërë që shumica e sulmeve ajrore nën komandën e tij dhe grupeve militante siç është Brigada Zintan, të angazhohen në luftime të ashpra kundër grupeve Islamiste në veriperëndim të Libisë.

   Këto përpjekje duhet t’i kenë mbresuar njerëzit, meqë Abdullah as-Sini, kryeministri i qeverisë në Tobruk i njohu forcat e koalicionit Operacioni Nderi, besnike të Haftarit si «ushtri erregullt», dhe zyrtarisht e caktoi atë shef të Shtabit të Përgjithshëm.

   Në këtë mënyrë, qeveria e Tobrukut, të ciën perëndimi e njeh si qeveri legjitime të Libisë, është në themele më të forta tani që Gjeneral Haftari, i cili gëzon mardhënie të ngushta me SHBA, iu është bashkuar radhëve të saj.

   Sidoqoftë, askush nuk duhet të befasohet nëse një ditë ai merr i vetëm nën kontroll Libinë nëpërmjet një grushti shteti, ashtu siç bëri Sisi në Egjypt.

SYNIMI I VËRTETË ËSHTË VAJI LIBIAN

   Libia ka rezervat më të mëdha që dihen në Afrikë, me 48 miliardë fuçi të ditura. Para revolucionit, prurja ditore ishte1.6 milionë fuçi, dhe mosmarrveshjet rreth ndarjes së rezervave të vajit në vend, janë arësyeja kryesore e konflikteve pafund atje.

   Madje edhe grupet që nisën revolucionin ranë pré e dëshirës për të patur hisen e tyre të naftës. Ibrahim Xhandani, udhëheqësi i kryengritësve përgjegjës për mbrojtjen e uzinave  të naftës në lindje të vendit; papritmas njoftoi se i kishte pushtuar rafineritë në atërajon; jo vetëm aq - ai zuri të eksportojë naftë pa marrveshje me qeverinë.

   Një zhvillim interesant në këtë pikë është se disa njerëz po interesohen për naftën libiane më shumë se vetë libianët. Marinësat amerikane, në një operacion të ngjashëm me një film aksion, zunë anijen çisternë që kryengritësit kishin ngarkuar me naftë për ta shitur jashtë në det të hapur afër Qipros. Vende si Franca dhe Italia që janë shumë të zellshëm mbi çështjen e naftës libiane, iu është dashur të sprapsen si rezultati trysnisë prej SHBA-ve.

LOJTARI IFUNDIT NË SKENË : ISIL

ISIL-i, i cilië shtë munduar të marrë nën kontroll burimet e vajit në Siri dhe Irak, tani i është kthyer burimeve në Libi si një synim i ri. ISIL-i ka bombarduar fushat e naftës disa herë në mars dhe po mundohet ta bëjë të ndjeshme praninë e tij në rajon.

   Sipas mendimit të ish ambasadorit libian në Emiratet e Bashkuara Arabe, Araf Ali Najad, «Grupi po rritet shumë shpejt dhe mund të kërcënojë krejt kontinentin, sidomos Italinë dhe jugun e Evropës».

   Egjypti, nga ana tjetër, nën administratën e Sisit, ndërmori sulme ajrore kundër caqeve të ISIL-it, në bashkërendim me qeverinë e Tobrukut si masë ndëshkimi për vrasjet barbare të 21 koptëve egjyptianë. Ai operacion ka bërë që Sisi të fitojë goxha mbështetje në vend si edhe ngar ajoni në të ardhmen, si anëtar i koalicionit ndërkombëtar. Përpos kësaj, SHBA i jep Egjyptit 10 helikopterë Apaçi për të luftuar kundër ISIL-it dhe nënshkrimii një marrveshjeje me Francën, me vlerë 5.9 miliardë dollarë për 24 avionë luftarakë Rafale, tregojnë gjithashtu se trazirat në rajon do të vazhdojnë të përkeqësohen në ditët që vijnë.

   Siç e kemi parë, Libia sot është një vend skenaresh shumëpalëshe të ndërlikuara dhe që mund të ndryshojë trajtë në çdo çast. Pritshmëria më e mirë në fazën e parë të kësaj drame në shpalosje do të jetë që qeveritë e Tripolit dhe Tobrukut të formojnë një qeveri me bazë të gjerë të bashkimit kombëtar dhe të pajtohen të ndërtojnë një klimë stabiliteti për të punuar në ujdisjet e reja kushtetuese.

Përktheu Halit Methasani

Autoriështë shtetas turk, mbase edhe me origjinë dibrane. Pikëpamjet e pasqyruara këtu nuk janë doemos edhe të mijat si përkthyes.

MBC Times:

http://www.mbctimes.com/english/multinational-scenarios-for-libya

]]>
http://sq.harunyahya.com/sq/Artikujt/208702/skenaret-shumekombeshe-per-libinehttp://sq.harunyahya.com/sq/Artikujt/208702/skenaret-shumekombeshe-per-libinehttp://fs.fmanager.net/Image/objects/6-makaleler/mbc_times_adnan_oktar_multinational_scenarios_libya2.jpgMon, 14 Sep 2015 23:57:22 +0300
Të thinjurit e shpejtë, përshkruar në Kur’an, është provuar shkencërisht

Stërmundimi dhe depresioni, «sëmundja e epokës», nuk është e kufizuar me dëmin psikologjik. Ajo gjithashtu e shfaq veten edhe psikologjikisht nëpërmjet efekteve të ndryshme në trup. Çrregullimet kryesore të shoqëruara me stresin dhe depresionin janë sëmundje të ndryshme, abuzimi dhe vartësia nga substancat, pagjumësia, sëmundje të lëkurës, stomakut, dhe sëmundje të trysnisë së gjakut, migrenës, sëmundje të ndryshme të shoqëruara me kockat, çekuilibrim veshkash, çrregullim frymëmarrje, alergji, sulme zemre dhe probleme në tru. Afërmendsh, këto sëmundje nuk është e thënë të shkaktohen doemosdo prej stërmundimit dhe depresionit. Megjithatë, tani kjo është provuar shkencërisht se pikënisja e këtyre është më së shpeshti me zanafillë psikologjike.

   Stresi është një gjendje tensioni të përgjithshëm shkaktuar prej ndjenjave si frika, pasiguria, pashpresa, mbilakmia, ankthi dhe trysnia  duke ndikuar në prishjen e ekuilibreve të ndryshme brenda trupit. Kur njerëzit përjetojnë stres, trupi i tyre reagon ndaj tij dhe japin alarmin. Stresi kronik në veçanti mund të shkaktojë dëme të rënda  duke prishur përgjithmonë funksionet trupore. Një shembull i këtij ndikimi të paftuar stresi është të thinjurit papritmas të flokëve. Zoti ynë i mbifuqishëm e përshkruan këtë si më poshtë në një ajet në Kur’an:

«Si do ta mbronit ju vehten, nëse nuk besoni, përballë një Dite (të Kiametit) e cila do t’i shndërronte fëmijët tuaj në thinjoshë? (Sure Myzemil, 17)

   Në këtë ajet, Zoti ynë i Plotfuqishëm na tërheq vëmendjen mbi ndikimin e stresit në flokë duke e përshkruar ndikimin e frikës dhe trysnisë në çastin e Ditës së Kiametit e cila edhe flokët e fëmijëve do t’i thijnë. Ky fakt i përshkruar nga Perëndia jonë është provuar shkencërisht në ditët e epokës sonë. Së pari le ë shikojmë se si na thinjen neve flokët.

   Si thinjen flokët tanë?

   Janë dy lloje pigmentesh melanini që i ngjyros flokët tanë. Njëri është «eumelanin», që jep ngjyrën e zezë, dhe tjetri «feomelanin», i cili përcakton shkallën e bjondtë apo të kuqërremtë. Sikurse njerëzit mplaken, qelizat në gjëndrrat e flokëve humbin aftësinë t’i prodhojnë më këto pigmente dhe kështu flokët humbin ngjyrën e tyre, dhe thinjen. Meqenëse disa flokë mbajnë ngjyrën e tyre të mëparëshme, teksa të tjerë zbardhen, sidonmos tek njerëzit me flokë të zinj, floku i tyre duket në forma të ndryshme thinjash. Ndonëse shkenca nuk e ka zbuluar krejtësisht mekanizmin prej të cilit flokët thinjen, ajo ka treguar se peroksidi i hidrogjenit që përdoret prej stilistëve të flokëve ka të bëjë me zbardhjen natyrale të flokëve. Qelizat që prodhojnë melanin prodhojnë edhe peroksid hidrogjenin, i cili normalisht shpërbëhet prej një enzime të njohur si katalase. Duke u moshuar, sidoqoftë, niveli i kësaj enzime zbret, dhe grumbullimi i peroksid hidrogjenit pengon prodhimin e melaninit. Si rezultat kemi zbardhjen natyrale dhe graduale të flokëve. Por, si mundet, atëherë, që procesi psikologjik që shkakton ndryshimin e ngjyrës së flokëve të punojë kaq shpejt?

Është provuar shkencërisht se stresi i thinj njerëzit.

Flokët e njerëzve nganjëherë mund të thinjen si rezultat i një frike të madhe ose tronditjeje të menjëherëshme, ose nganjëherë si rezultat i një stresi kronik. Humbja papritmas e ngjyrës së flokëve, e njohur nga mjekësia si «canities subita» i referohet pjesës me ngjyrë të flokëve si rënie e saj, ndërsa floku që ndryshon ngjyrë dhe zbardhet, mbetett në vend. Ja sesi ndodh kjo.

Sëmundja e njohur si «alopecia areata» çon në humbje flokësh dhe njolla tullace. Një reaksion që e bën sistemin e imunitetit të trupit të reagojë e shkakton këtë sëmundje; trupi zë ta luftojë veten Stresi është një faktor që e përshpejton këtë gjendje të punëve.

Shkencëtarët që e hulumtojnë këtë mendojnë se shkaku që sistemi imunitetit të veprojë kundër rrënjëve të flokëve shoqërohet me sistemin e prodhimit të pigmentit. Gjëndrrat e flokëve të bardhë të paafta për të prodhuar pigment nuk ndikohen nga ky sulm prej sistemit të imunitetit, ndërsa flokët me ngjyrë bien nën efektin e sëmundjes. Fokët e bardhë mbesin, dhe kështu flokët mund të zbardhen brenda një viti – ose madje brenda një kohe edhe më të shkurtër.

Sidoqoftë, flokët e njerëzve që përjetojnë frikë dhe tronditje të beftë, nganjëherë mund të zbardhen brenda disa ditësh. Arësyeja e zbardhjes së flokëve në këtë mënyrë u zbulua vitin që shkoi  prej një ekipi shkencëtarësh kryesuar nga Nobelisti në kimi, Robert Leskovitz. Studimi i kryer me minj tregoi se stresi kronik prodhon një mekanizëm që e dëmton ADN-në, dhe kjo çon në zbardhjen e flokëve. Sa më shumë stres, aq më i madh dëmi në ADN, dhe aq më e shpejtë zbardhja e flokëve.

Stresi, i cili mund të shkaktojë çrregullime të shumta psikologjike dhe mendore si edhe zbardhjen e flokëve, është në fakt dikça që Zoti e zbulon si diçka të shoqëruar me njerëz që jetojnë të ndarë nga feja. Në një ajet, «Por nëse kushdo që i largohet shenjës  Sime kujtuese, jeta e tij do të jetë e errët dhe e ngushtë....(Sure Ta-Ha, 124). Perëndia jonë zbulon se ata që refuzojnë t’i dorëzohen Atij, do të çojnë një jetë të vështirë e të trazuar.

Në një tjetër ajet, Perëndia thotë; «...saqë kur toka u ngushua për ta, megjithë gjerësinë e saj, saqë edhe shpirti i vetë tyre iu ngushtua. Dhe e ndjenë se nuk ke nga ikën për strehë prej Allahut përveçse tek Ai, Dhe Ai u kthye tek ata  dhe i fali, që ata të pendoheni. Zoti është ai që pranon pendesën, i Gjithëmëshirshëm. (Sure Tevbe, 118).

Kjo jetë e trazuar, apo e stresuar, siç i themi kësokohe, është rezultat i atyre që mohojnë fenë, e në vend të saj jetojnë të ndarë nga vlerat morale që feja sjell me vete. Mjekët sot thonë se një natyrë e qetë dhe paqësore dhe një mendje e shlodhur, e sigurt dhe e shtendosur, janë thelbësore në mbrojtjen kundër efekteve të stresit , një mendje e shlodhur dhe e qetë është e mundur vetëm duke i bërë vlerat morale  të Kur’anit pjesë e jetës sonë të përditëshme, duke iu dorëzuar të pashmangshmes (fatit) dhe duke ia lëshuar besimin tonë Zotit tëi Gjithëpushtetshëm. Zoti e zbulon në disa ajete të Kur’anit se ai do të zbresë ndjesi të paqes dhe qetësisë tek besimtarët (Sure Bekare, 248, Sure Tevbe, 26, 40; Sure Fet’h, 4, 18) Premtimi i Zotit tonë besimtarëve zbulohet si vijon: «Cilitdo që vepron drejt, mashkull a femër qoftë, duke qenë besimtarë, Ne do t’i japim atyre një jetë të mirë dhe do t’i shpërblejmë ata sipas më së mirës që ata kanë bërë» (Sure Nahl, 97)

News Rescue:

http://newsrescue.com/the-rapid-whitening-of-the-hair-described-in-the-quran-has-been-scientifically-proved/

]]>
http://sq.harunyahya.com/sq/Artikujt/208701/te-thinjurit-e-shpejte-http://sq.harunyahya.com/sq/Artikujt/208701/te-thinjurit-e-shpejte-http://fs.fmanager.net/Image/objects/6-makaleler/news_rescue_adnan_oktar_rapid_whitening_of_hair2.jpgMon, 14 Sep 2015 23:53:35 +0300
Perëndimi gabon në analizat dhe zgjidhjet për t’u përballur me kërcënimet e IS-it

Sipas Sekretarit të Shtetit Xhon Keri (John Kerry), nja 20.000 njerëz u janë bashkuar ISIL-it që prej verës së shkuar. Ata kanë udhëtuar për në Siri dhe Irak prej më shumë se nga 100 vende  të botës për këtë qëllim. Të bësh një krahasim, u deshën dhjetë vjetë që numri i luftëtarëve të huaj kundër Ushtrisë Sovjetike në Afganistan të arrijë 20.000.

Njoftimi i habitshëm i John Kerry-t erdhi muajin që shkoi nga Samiti mbi Kundërgoditjen ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm në Shtëpinë e Bardhë. Zyrtarët amerikanë me përvojë iu drejtuan samitit ku merrnin pjesë përfaqësues nga 60 vende to botës. Tre ditët e takimit kërkuan një përgjigje për pyetjen “Si mund t’i parandalojmë ne nejrëzit që t’i bashkohen organizatave radikale Islamike, dhe veçanërisht ISIL?” U propozuan sygjerime të ndryshme sesi të eleminohet fuqia tërheqëse e ISIL-it.

   Samiti i Shtëpisë së Bardhë nuk nxori ndonjë zgjidhje serioze për të luftuar kundër terrorit dhe dhunës radikale. Më e mira, ai mund të quhet një përpjekje qëllimirë. Mungesa e rezultatit nuk është çudi, sepse ata që sendërtojnë politikën globale akoma nuk e rrokin shkakun themelor të terrorit radikal. Samiti e zbuloi këtë fakt sërish.

John Kerry bëri këtë analizë në të njëjtën deklaratë, “Le të jemi të sinqertë: Ata që rekrutojnë për Da’esh (ISIS) nuk kqyrin për njerëz që janë të devotshëm dhe i njohin shtyllat e besimit Islam. Ata kërkojnë njerëz aq leshko të besojnë se terroristët shijojnë një jetë magjepsëse, dhe mjaftueshëm elastikë të bëjnë ç’t’u thuash, dhe që i tërheq kuptimi i suksesit.”

   Nga këto fjalë duket se John Kerry gabon rëndë rreth anëtarëve apo simpatizantëve të ISIL-it. Ata që vendosin t’i bashkohen ISIL-it e dinë shumë mirë se ata i pret një luftë e pamëshirshme dhe gjithë ato vështirësi në Siri dhe Irak. Shumica dërrmuese nuk ka pritshmëri për një jetë tërheqëse magjepsëse. Përkundrazi, ata janë gadi të vdesin në çdo çast dhe të vrasin pa iu dridh qerpiku. Arësyeja për atë vendosmëri të çiltër ndodhet në idetë e tyre bazuar në themele të rreme që ata përfytyrojnë se përfaqëson Islami. Ata janë pajisur me një dituri fetare të shtrembëruar keqazi, që është bazuar në broçkulla dhe që është fabrikuar në shekuj, dhe ata e përfytyrojnë atë të jetë Islame. Ata janë nginjur me dituri të rreme Islame përftuar nëpërmjet internetit dhe medias shoqërore, nga burime të ngjeshura me gjepura. Ky keqinformim është burimi i ekstremizmit të tyre të dhunshëm. Këto besime të rreme që nuk kanë kurrëfarë vendi në Kur’an, dhe që në disa raste i kundërvihen haptazi Kur’anit, por megjithatë kanë dalë nga veprat themelore të Islamit Sunit. Ndaj, burimi i problemit shkon më thellë e më gjerë se ç’mendon Kerry.

   Presidenti amerikan Barak Obama tha në atë samit se ISIL dhe grupe të ngjashme me të përdorin “ankesat ekonomike” për të rekrutuar anëtarët e tyre. Ai sygjeroi se , “Nëse jemi seriozë  t’i kundërvihemi ekstremizmit, ne duhet të marrim seriozisht përballjen me këto ankesa ekonomike” E njëjta ide u shpreh më qartë nga zëdhënësi i DASH-it, Marie Harf, e cila mbështeti tezën se “një mungesë mundësie për punë është një nga shkaqet rrënjësore”  të numrit të madh të njerëzve që i bashkëngjiten ISIL-it.

   Gabimi i të menduarit se radikalizmi del nga papunësia apo mangësitë materiale është një prej pengesave kryesore në zgjidhjen e problemit. Fakti është se, si në të gjitha grupet radikale, ata që i bashkohen ISIL-it vijnë nga të gjitha grupet etnike, kulturore, sociale e ekonomike. Mjaft prej këtyre rekrutëve janë prej familjesh të pasura, dhe mund të kenë shijuar një karrierë të suksesshme. Thënë ndryshe, këta njerëz nuk vijnë vetëm nga lagjet e varfëra apo radhët e fukarenjve. Sikundër të gjithë e dinë, një pjesë e madhe e tyre kanë lënë pas mundësitë e shkëlqyera të gatshme për ta në botën perëndimore dhe tani janë në luftë gjakatare e mizore. Ta bësh problemin si tërësisht ekonomik e bën atë shumë më të vështirë t’i gjesh zgjidhje.

   Deklarata të tjera në këtë samit u bënë në lidhje me përshkrimin e ISIL-it. Në fjalën e tij përmbyllëse, Obama preku “premtimin e rremë të ekstremizmit”. Ajo çka presidenti donte të thoshte ishte se krerët e organizatës terroriste radikale ishin për të arritur planet e tyre personale dhe se nuk besonin vërtet në teorinë që ata mbështesin. Edhe këshilltari i posaçëm i Obamës mbi ISIL-in, gjenerali John Allen, ndau vështrimin e tij. Duke folur në Senat, më 25 shkurt, Allen e përshkroi ISIL-in si “pak më shumë se një bandë kriminelësh dhe kult vdekjeje.” Nuk është sekret që shumë njerëz në botë ndajnë të njëjtët opinione.

  Ta mendosh ISIL-in si një kult a bandë kriminelësh është një tjetër gabim i madh në të cilin bien udhëheqësit perëndimorë. Ne po merremi me një organizatë që ka një ideologji, ndonëse të rreme, dhe vlera të gabuara në të cilat ajo beson dhe për të cilat është e gatshme të bëjë çdo gjë. Anëtarët e saj janë sinqerisht të gatshëm e të vendosur të flijojnë jetët e tyre dhe ashtu kanë bërë për hir të ideologjisë në të cilën besojnë. Banditët, nga ana tjetër, mblidhen bashkë thjesht për arësye të interesit vetjak dhe nuk kanë ideologji domethënëse.

   Në luftën kundër grupeve ideologjike, të kërcënosh interesat e tyre ose anëtarët e tyre me vdekje, ka patur gjithmonë një efekt të kundërt. E vetmja mënyrë për të çrrënjosur një ideologji është duke mësuar një të re.

   Në përfundim, analizat e bëra prej SHBA dhe perëndimit në përgjithësi në lidhje me grupet radikale kanë qenë gjithmonë gabim, dhe kësisoj janë kërkuar zgjidhje të gabuara duke përdorur metoda të gabuara. Jo vetëm që këta zgjidhje të gabuara e kanë rritur radikalizmin, ata gjithashtu kanë shkaktuar vështirësi të mëdha mbi vetë Amerikën. Për Amerikën dhe gjithë koalicionin tani ka ardhur koha që të identifikojnë shkakun real të problemit. Ka vetëm një mënyrë për të luftuar ISIL-in dhe organizata të ngjashme radikale; një politikë e saktë edukimi për të çrrënjosur një ideologji të rreme.

   Mediat janë plot me raporte rreth asaj sesi ISIL-i i shndërron njerëzit normalë në përbindësha gjakftohtë dhe makineri vrasëse. Janë bestytni të lashta ato që i bëjnë anëtarët e ISIL-it të shndërrohen ashtu. Idetë që zhvillohen nga moçalet e bestytnive që për fat të keq ngadhnjejnë në bashkësinë e Islamit, pashmangshmërisht prodhojnë një mendësi të prirë kah dhuna e terrori. Rezultati është se komunitetet që veprojnë nën dritën e ideve fallse i kundërvihen diametralisht Kur’anit.

   E vërteta e çështjes është kjo; problemi para nesh është një ide dhe një ideologji; idetë e rreme duhet të kundështohen patjetër me idetë e mira dhe të vërteta. Operacionet ushtarake kundër ideve nuk japin rezultat, dhe as nuk janë të arësyeshme. Anëtarët e rinj të mbushur me urrejtje dhe etje për hakmarrje do të zëvendësojë çdo anëtar të ISIL-it që është vrarë, dhe radikalizmi kështu do të bëhet edhe më i ashpër. Rekrutët e rinj të ISIL-it mund të parandalohen nëpërmjet edukimit; përmes edukimit bazuar në Islamin e vërtetë.

Përktheu Halit Methasani

English Pravda & New Straits Times:

 
http://english.pravda.ru/opinion/columnists/19-03-2015/130067-violent_extremism-0/
 
 
]]>
http://sq.harunyahya.com/sq/Artikujt/208700/perendimi-gabon-ne-analizat-dhehttp://sq.harunyahya.com/sq/Artikujt/208700/perendimi-gabon-ne-analizat-dhehttp://fs.fmanager.net/Image/objects/6-makaleler/pravda_ru_adnan_oktar_root_cause_extremism2.jpgMon, 14 Sep 2015 23:19:23 +0300
Sëmundja e epokës sonë nuk është stresi, por mungesa e besimit në Allah.

Stresi ëshë një prej problemeve më të mëdha me të cilin përballen shoqëritë. Ai është një kamzhik që i dobëson njerëzit fizikisht dhe mendërisht, i bën ata të palumtur, të plogësht e të lodhur e rraskapitur dhe madje të çon në sëmundje. Kjo fshikullimë është e përkufizuar si një gjendje tensioni psikologjik që e bën njeriun të ketë një vështrim negativ mbi jetën, një pakësim dashurie për të dhe ndjellakeq. Ndonëse në përgjithësi ai nuk trajtohet si një sëmundje serioze, stresi është një çështje serioze mjekësore që mund të çojë në vdekje nëse zgjidhja e saj nuk kërkohet në Kur’an.

Si ndikon stresi në trupin e njeriut?

Ai ul fuqinë fizike dhe mendore,

Të bën ndjellakeq

Çon në cfilitje, dobësi dhe merakosje

Të shkakton vështirësi në përqëndrim dhe vëmendje,

Shkakton sulme frike

Të bën  karagjoz

Shkakton palumturi

Shkakton  mërzi

I bën njerëzit gjaknxehtë dhe grindavecë.

Dobëson sistemin e imunitetit dhe ta bën trupin të sëmuret kollaj.

Stresi të shton mbingrënien

Ai nxit përdorimin e lëndëve (alkoholike, duhanit apo drogave) me pretekstin se këto janë “shlodhëse”.

Ai shton rrahjet e zemrës dhe shkakton aritmi.

Shkakton marrje fryme dhe vështirësi në përcjellje.

Shkakton çrregullime fjetjeje.

Çon në kokëdhimbje

Ai mund të çojë në tension të lartë gjaku duke shkaktuar mbajtjen e kripës në trup dhe kësisoj rritjen e rrezikut të infarktit në zemër.

Humbje muskuli dhe ashti me rritje të stresit të përzgjatur.

Stresi ka edhe mjaft ndikime të tjera të dëmshme mbi njerëzit. Shoqëritë mundohen ta zhbëjnë disi stresin nëpërmjet mënyrave teknike, e megjithatë stresi dhe pasojat shoqëruese të tij, janë në fakt rezultat i mosndjekjes së rrugës së treguar nga Zoti. Është kështu  sepse stresi ndodh kur njeriu ndjehet nën trysni kur mendon se ai mund të kontrollojë gjithçka në jetën e tij.

Përfytyro se ç’trysni do të krijohej nëse dikush që nuk e di faktin se Zoti është e vetmja Fuqi, dhe që ai jeton prej fatit të krijuar nga Zoti, t’i thuhej «E gjithë përgjegjësia ndodhet në ty. Ti e ke krejt në ngarkim! Ti duhet ta përballosh këtë jetë i vetëm! Ajo trysni, thënë ndryshe - stres, vjenn gaqë njeriu mendon se pesha e gjitë jetës është mbi shpatullat e tij dhe se atij i duhet të përpiqet dëshpërimisht ta fitojë këtë luftë për shpëtim në një rrugë me një fund të pasigurt. Megjithatë, fakti është se Zoti e zbulon në disa ajete të Kur’anit se njerëzit nuk lihen në duart e vetë tyre  dhe se gjithçka ndodh brenda një fati të urdhëruar prej Tij. Në një prej këtyre ajeteve ai thotë, «A kujton njeriu se do të lihet i pakëqyrur?»(Sure Kijame, 36). Në një ajet tjetër Zoti thotë, «Ne i kemi krijuar të gjitha gjërat në përmasat e duhuara». (Sure Kamer, 49)

Vërtet, njeriu nuk është një qënie krijuar në botë dhe braktisur. Zoti e krijon secilin me një fat. Jo vetëm qëniet njerëzore, por krejt gjithësia është krijuar me një fat. Ndaj, gjithçka që ndodh në botë, gjithçka që duket, pozitive a negative qoftë, është paracaktuar prej dhe nënkontrollin e Zotit në çdo çast. Ne nuk mund ta dimë ç’do të ndodhë në të ardhmen, vetëm Zoti e di atë. Prandaj, kur ne besojmë përnjëmend se Zoti krijon gjithçka me një fat dhe se  përfundimi do të jetë gjëja më e mirë për ne, kjo krijon të gjitha kushtet e domosdoshme që ne ta kalojmë në mbrothësi jetën e kësaj bote.

Për shembull, njerëzve u thuhet, «Sapuni dhe uji ju pastron, dhe balta ju bën pis». Njerëzit e besojnë këtë tërësisht dhe asnjëherë s’e vënë në pikëpyetje. Ata besojnë se duart e tyre do të pastrohen nëse i lajnë me ujë e sapun. Ata nuk dyshojnë aspak se kur e lajnë një thelë fruti me ujë, ajo do të jetë boll e pastër për ta ngrënë. Megjithatë, është Zoti Ai që krijon sapun dhe ujë e i vendos këto në përdorim tonin. Po ashtu, Zoti është Ai që na jep ne të kuptuarit dhe të ndjerit se ata janë të pastër, dhe edhe ne do t'na pastrojnë.

Njerëzit lypset patjetër të kenë të njëjtin besim të plotë dhe të sigurtë tek Zoti, në të njëjtën mënyrë. Zoti zbulon miliona grimca të dhënash se Ai e krijoi këtë botë. Së këndejmi, ne duhet patjetër t’i besojmë Atij kur Ai zbulon se e ka ditur çdo çast të jetës sonë, nga i pari tek i fundit, pas gjer tek e shkuara e pacak,dhe është në kontroll të jetës sonë në çdo çast. Dhe atëhere ne do të shohim se të gjtha pasojat e stresit befas do të zhduken, sepse stresi është një fshikullimë që vjen nga mosbesimi në Zot. Kur njerëzit nuk lidhen si duhet tek Zoti me një besim të fuqishëm, kjo u rikthehet atyre në formë telashesh, siç janë molisja, frika, stresi, tensioni, gjaknxehtësia, lebetia dhe mërzia. Dera pastaj do t’u hapet trazimeve psikologjike dhe çrregullimeve nervore e fizike.

Mos harro se e vetmja përgjigje ndaj stresit është të keshë besim të plotë tek Zoti, dhe dorëzim të plotë tek Ai. Nëse dikush ka një besim të fortë do të jetë sikur një mur betoni i është hequr nga shpatullat. Ai do të lehtësohet, si mendërisht edhe fizikisht, dhe do të mund t’i përdorë të gjitha aftësitë e tij në shkallën më të lartë.

Shembulli në vijim, i sjellë prej Bediuzzaman Said Nursi, është thellësisht domethënës përsa i përket kuptimit të njerëzve me besimin e plotë tek Zoti, dhe të atyre pa këtë besim.

Gjendja e atyre që besojnë dhe e atyre që nuk besojnë janë si kjo rrëfejë:

Një ditë, dy burra me nga një ngarkesë të rëndë në trup dhe krye, blenë biletat dhe i hipën një varke të madhe. Njëri e uli peshën poshtë sapo hipi në varkë, u ul mbi të dhe zuri të shohë rretherrotull; tjetri ishte edhe torollak edhe fodull dhe s’deshi ta ulte peshën e tij nga shpina. I thanë, «Ule barrën poshtë dhe lëre peshën ta mbajë varka».

Ai tha, «Jo, nuk e ul. Mund të dëmtohet. Unë jam i fortë, do t’i mbaj vetë gjërat e mija mbi trup e krye»

I thanë sërsih: «Kjo varkë që bart peshën tënde dhe timen është shumë më e fortë dhe mund të mbajë gjithçka të sigurt dhe më mirë. Ty mund të të zërë deti, ose mund të biesh në ujë bashkë me peshën. Dhe ti mund të lodhesh gjithnjë e më tepër. Shpina jote e kërrusur dhe koka torollake nuk do mundë ta bartë dot atë peshë gjithnjë e më tërënduar. Po të pa kapiteni në atë gjendje do të mendojë se ti je i marrë, ose përdnryshe do të thotë, «Ai nuk i beson kësaj varke. Ai na përçmon neve. Hidhini hekurat atij».  «Dhe të gjithë do qeshin me ty. Prej fodullëkut tënd që tregon dobësi dhe pafuqi, ti je bërë objekt talljeje në sy të të gjithë atyre që arësyetojnë». Atëherë, ai erdhi në vete dhe e uli barrën e tij poshtë në kuvertë dhe u ul mbi të. «Oh, oh! Zoti qoftë i kënaqur me ty! U çlirova nga kjo barrë e rëndë dhe së qëni objekt talljeje, dhe shpëtova së  përfunduari në pranga», tha ai.

O ti që nuk ke besim në Zot! Duhet patjetër të mendosh e të vish në vete si ai burri në varkë. Që të çlirohesh së qëni lypsar, nga vrigëllimat përpara çdo ndodhie, dhe nga së qëni mospërfillës, dhe së qëni gazi i të tjerëve e nga çdo tersllëk në botën përtej, e nga burgu i telsheve në këtë botë»

(Mësime të Dritës, e Bediuzzaman Said Nursi, Fjalët. F. 284, 285)

Shqipëroi, Halit Methasnai (Beka)

Weekly Blitz:

http://www.weeklyblitz.net/2015/04/the-sickness-of-our-age-is-not-stress-but-lack-of-trust-in-allah/

]]>
http://sq.harunyahya.com/sq/Artikujt/208698/semundja-e-epokes-sone-nukhttp://sq.harunyahya.com/sq/Artikujt/208698/semundja-e-epokes-sone-nukhttp://fs.fmanager.net/Image/objects/6-makaleler/blitz_adnan_oktar_sickness_of_our_age_is_not_stress2.jpgMon, 14 Sep 2015 23:12:46 +0300
Partneriteti i duhur për të luftuar terrorizmin

Java e parë e 2015-ës do të kujtohet për sulmet terroriste në Paris dhe që pasuan me bastisjet antiterror në Belgjikë. Këta sulme terroriste që e zunë Evropën sërish në befasi tregon se terrorismi nuk është më një problem i kufizuar brenda një pjese të caktuar të botës. Fill pas këtyre incidenteve, 28 ministrat e jashtëm të BE-së u mblodhën në Bruksel në një përpjekje për të zhvilluar strategjitë në vendet e tyre përkatëse dhe përtej për t’u përballur me kanosjen në rritje prej terrorizmit.

Megjithatë, rreth bisedimeve të Brukselit pati një diçka të panjohur më parë. Ishte hera e parë që ministrat e jashtëm të BE-së thirrën për një aleancë me vendet islamike në luftën e tyre kundër terrorit duke keqpërdorur emrin e Islamit.

Ky synim u bë i qartë prej shefes për politikë të jashtme të BE-së, Frederika Mogerini, e cila tha se duhet të ketë më shumë bashkëpunim si me vendet muslimane edhe brendapërbrenda BE-së.

Ajo tha: “Kërcënimi nuk është vetëm ai që pamë në Paris, por gjithashtu po përhapet në mjaft pjesë të botës, fillimisht nga vendet muslmane.  Ne na duhet të forcojmë mënyrën tonë të bashkëpunimit para së gjithash me vendet arabe dhe pastaj brenda nesh. Ne na duhet të ndajmë më shumë të dhëna, na duhet të bashkëpunojmë më shumë”.

Ndërsa hartohet  një strategji e mirëfilltë  për përballimin e terrorizmit, me siguri shkëmbimi i të dhënave dhe bashkëpunimi me palët e tjera, sidomos me homologët muslimanë, është thelbësore dhe e zgjuar. E megjithatë  proplemi duhet trajtuar brenda sferës së pikëpyetjes në vijim: Në kundërterrorizëm, kush e ka tagrin prej këtyre homologëve ndër qarqet islamike tek të cilët vendet perëndimore mund të mbështeten e të bëhen aleatë?

Mjaft probleme të paraqitura, si ato me zanafillë tek Islami, dalin pothuajse nga fanatizmi dhe padija e atyre që e quajnë veten muslimanë, por që nuk ia rrok truri shtyllat e Islamit përtej kuptimit sipërfaqësor.

Prandaj, nëse ka ndonjë nga ata që mund ta ndihmojnë botën perëndimore në luftimin e terrorizmit, ata do të ishin muslimanët e vërtetë që jetojnë me Islamin sikurse është zbuluar në Kur’an.

Një interpretim i shëndetshëm i Kur’anit spastron mendjet nga çdo papastërti që vjen nga nocionet jo-islame,  paragjykimet  dhe herezitë.

Kështu, vetëm ata që ndjekin porosinë e vërtetë të Kur’anit përmes arësyes dhe me frymën e dashurisë dhe mëshirës mundet prej homologëve  besnikë e të mprehtë në luftën kundër terrorit me të cillin bota perëndimore ndeshet sot.

Ndreqja e padijes përmes mësimeve të Kur’anit është e vetmja mënyrë për t’i treguar botës se Islami nuk është burimi i terrorit, por zaten është një dhe e vetmja zgjidhje për të.

Elementi tjetër vendimtar i kësaj çështjeje është mënyra e duhur për të ushtruar. Kur çështja është përballja me terrorizmin, vendet perëndimore mendojnë se formmimi i aleancave ushtarake është përgjigjja më e mirë. Ata pikësëpari dhe mbi të gjitha dalin me forma të të të luftuarit  bazuar në taktika të zgjuara ushtarake dhe armatim të rëndë.

Kjo shërben si shembull pse, duke konsideruar se sulmet ajrore kanë një efekt “shkatërrimtar” mbi ISIS-in,  SHBA nisi një fushatë ajrore  gjithëpërfshirëse në Irak dhe Siri pasi organizata terroriste  ka zaptuar më të shumtën e e veriut dhe perëndimit të Irakut.  Sidoqë historia e SHBA-ve tregon dështimin e fushatave ushtarake, kundër komunizmit në Vietnam dhe kërcënimi i Talebanit në Afganistan, luftrat e armatosura nuk kanë pjellë ndonjë rezultat pozitiv për SHBA-të.

Meqenëse padija dhe fanatizmi janë shkaqet rrënjë, lufta duhet të jetë e një natyre  intelektuale në vend të asaj ushtarake. Një fushatë intelektuale që do t’i ngrente njerëzit intelektualisht, mendja e të cilëve është mjegulluar me besime të pabaza, do të ishte e vetmja mënyrë për të fashitur sfondin intelektual mbi të cilin janë mbështetur organizatat terroriste, si Al-Kaeda dhe të tjera të ngjashme.

Sapo një fushatë intelektuale kundër fanatizmit dhe padijes të ketë përfunduar, bota perëndimore nuk do ketë më nevojë për masa të përparuara efikase kundër terrorizmit apo të formojë aleanca ushtarake.

Çrrënjosja e ideologjisë to të shkulë njëherazi edhe problemet që lidhen me terrorin, pa u dashur të merren me secilin veçmazi.

Një luftë intelektuale do të ishte gjithashtu e frytshme në parandalimin së ndodhuri sërish të terrorizmit, që mund t’i godasë shoqëritë në çdo kohë të paparashikuar. Lufta intelektuale është e vetmja metodë e sigurtë në mposhtjen e mentalitetit radikal dhe terrorizmit që rrjedh prej tij -

The Malaysian Insider:

http://www.themalaysianinsider.com/sideviews/article/the-right-partners-in-fighting-terrorism-harun-yahya

]]>
http://sq.harunyahya.com/sq/Artikujt/208697/partneriteti-i-duhur-per-tehttp://sq.harunyahya.com/sq/Artikujt/208697/partneriteti-i-duhur-per-tehttp://fs.fmanager.net/Image/objects/6-makaleler/malaysian_insider_adnan_oktar_right_partners2.jpgMon, 14 Sep 2015 23:08:08 +0300
Përshëndetje, Muaji i Ramazanit, gjatë të cilit zbriti Kur’ani i shenjtë

Kur’ani i shenjtë – të cilit falsiteti nuk i afrohet qoftë nga fillimi  apo nga pas, i cili i udhëheq njerëzit nga errësira në dritë, për në rrugën e të Plotfuqishmit e të Gjithëdijshmit tonë, dhe Perëndisë mjaft të lavdëruar, një bekim, sihariq i gëzueshëm dhe një mëshirë për të gjithë muslimanët, një këshillë e përkujtesë për të gjithë ata që frikësohen zemërdridhur, u dërgua gjatë muajit të Ramazanit. Allahu flet për këtë muaj të shenjtë kur ai i zbuloi ajetet pejgamberit tonë (paqa qoftë mbi të) në Kur’an:  «Muaji i Ramazanit është ai në të cilin është zbritur Kur’ani, si një udhëzim për njerëzimin, me shenja të qarta që përmbajnë udhëzime dhe dallime mes gjërave. Secili prej jush që është banor duhet ta agjërojë këtë muaj. Por cilido prej jush që është i sëmurë apo në udhëtim, duhet t’i agjërojë këto ditë më pas. Allahu dëshiron lehtësi për ju dhe jo vështirësi. Ju duhet ta plotësoni numrin e ditëve dhe të dëshmoni madhështinë e Allahut për udhëzimin  e dhënë prej Tij që ju me shpresë do të jeni mirënjohës» (Sure Bekare, 185)

Muaji i Ramazanit është një muaj i begatë i cili gjithashtu përmban edhe Natën e Fuqisë, «....më e mirë se njëmijë muaj» ( Sure Al-Kadër). Ky muaj ka një rëndësi të veçantë: Shenjtërinë dhe bukurinë në sytë e muslimanit. Përgjatë gjithë këtij muaji, të gjithë muslimanët përmbushin obligimin e tyre për të agjëruar «si një trup i vetëm», mbajnë lidhjet e tyre të vendosura nga Allahu në ajetet, janë të vetëdijshëm mbi dobësinë e vet dhe i japin falënderime Zotit tonë për bekimet e tij, falen me sinqeritet të lartë dhe përpiqen të disiplinojnë veten moralisht. Në një Hadith, pejgamberi ynë (paqja qoftë mbi të) u thotë këtë besimtarëve në lidhje me muajin e Ramazanit: «Sa të lumtur janë ata që e kalojnnë muajin e Ramazanit duke agjëruar, adhuruar dhe duke bërë vepra të mira!»

Janë «pastërtia, sinqeriteti dhe takua (besim i thellë – H.M)» e besimtarëve ato që bëjnë agjërimin të pranueshëm në Vështrimin e Allahut. Besimtarët e mirëpresin me gëzim ardhjen e muajit të Ramazanit. Ky është gëzimi i besimit që vjen nga shkarkimi i një obligimi që ata shpresojnë se do ta kënaqë Allahun.

Besimtarët e përkushtojnë gjithë jetën dhe veprat e tyre për të marrë miratimin prej Allahut në çdo çast. Ndaj ata kërkojnë miratim vetëm prej Tij në të gjitha obligimet fetare, siç është agjërimi. Në ajetin, «Mishi dhe gjaku i tyre nuk do ta arrijë Allahun por besimi yt i thellë, po, e arrin Atë...» (Sure Haxh, 37). Allahu zbulon se ajo që ka rëndësi në vështrimin e tij është frika e besimtarit se mos e fyen Atë teksa kryen  lutjet, synimet e sinqerta dhe çiltërsia.

Gjatë muajit të Ramazanit dhe në agjërim ka mjaft mirësi dhe urtësi për besimtarët.

Në ajetin «Ju që besoni! Agjërimi është urdhëruar për ju, ashtu si edhe për ata përpara jush, me shpresë që ju të keni përftuar drejtësi (Sure Bekare, 183), agjërimi është obligim vënë mbi të gjithë besimtarët. Kur vjen Ramazani, të gjithë besimtarët përpiqen ta përmbushin më së miri këtë urdhëresë, dhe përpiqen të fitojnë miratimin e Allahut.

Ramazani është koha më e mbarë, një kujtesë për të gjithë njerëzit që i thërret ata për në rrugën e vërtetë. Të gjithë muslimanët anemban botës shijojnë përkushtimin dhe kënaqësinë që vjen nga të vepruarit si një trup i vetëm në dritën e të njëjtit synim dhe adhurimit në të njëjtën rrugë për miratimin prej Allahut. Ndaj, Ramazani është gjithashtu edhe një mënyrë që besimtarët të shtojnë vëllazërimin dhe solidalitetin, si edhe të shpërfaqin kësisoj vlerat e tyre morale.

Agjërimi është kështu një mënyrë përmes së cilës besimtarët arrijnë të kuptojnë nevojat dhe dobësitë e tyre përpara madhështisë së Zotit tonë: Allahu e krijoi njerinë dhe e pajisi botën me begatitë që i duhet atij. Qënieve njerëzore u nevojitet mbrojtja prej Allahut, bekimet dhe rrëfimi prej Tij i rrugës së vërtetë; këto janë të vërtetat e rrokura prej të gjithë besimtarëve që e mirënjohin fuqinë dhe pushtetin e Zotit tonë. Ama, nëse njerëzit nuk arësyetojnë thellë dhe nuk e  përdorin mendjen dhe ndërgjegjen e tyre si duhet, ata mund të bien në shkujdesje dhe t’i harrojnë këto të vërteta të rëndësishme. E, pra, duke agjëruar gjatë muajit të Ramazanit ata arrijnë të kuptojnë se sa i dobët e i kalbur trupi i tyre është. Atyre u kujtohet se sa nevojë kanë ata për mëshirën e Allahut. Ata e largojnë ligësinë nga sjellja e tyre, kuptojnë dobësinë përpara Allahut dhe zënë t’i japin falënderimet e tyre për bekimet që Ai u ka dhënë. Në këtë mënyrë ata arrijnë të jenë mirënjohës, se pa dëshirën e Allahut ata s’mundet të zotërojnë asgjë, dhe sesa u duhet atyre mbrojtja  Allahut për çdo bekim.

Sikundër me të gjitha urdhëresat e zbuluara prej Allahut në Kur’an, në agjërim ka mirësi dhe urtësi të mëdha. Muaji i Ramazanit është një mënyrë me anë të së cilës besimtarët shohin dhe reflektojnë mbi ato mirësi dhe kështu rriten më thellë në besim.

Ai bën që besimtarët të reflektojnë thellë mbi mëshirën dhe bekimet e Allahut dhe t’i japin falënderime: Një nga aspektet më të urta të agjërimit është se ai i bën njerëzit të reflektojnë dhe të rrokin mëshirën dhe bekimet e Allahut. Njerëzit gjejnë bekime të panumurta dhënë prej Allahut gjatë gjithë jetës së tyre; Zoti na jep për të ngrënë ushqimet e larmishme në ngjyrë, shije e aromë nga toka e zezë. Ashtu siç dalin gjithato fruta dhe perime të shijshme nga toka pa erë e shije, është një mrekulli në vetëvete. Po të donte Allahu, Ai mund të kish krijuar vetëm një lloj ushqimi, aq bajat apo të idhët si vetë toka që e rrit. E pra, falë mëshirës së Allahut për robt e Tij, ushqimi që Ai na jep është i shumëllojshëm e i shijshëm. Ramazani është një muaj i shenjtë kur njerëzit që i kanë harruar këto, u kujtohet mbi shumëllojshmërinë si një manifestim i emrave të Tij si i Githëmëshirëshmi dhe Mëshirëbërësi më i madh, sepse gjatë Ramazanit njerëzit janë të privuar nga këto bekime për një kohë të shkurtër dhe ata i janë mirënjohës më shumë për këto vlera teksa ulen gadi për iftar në darkë.

Ne duhet ta trajtojmë muajin e Ramazanit si një «çelës për tek mirënjohja» teksa ushtrohemi të përmbajmë veten nga mbrapshtitë.

Agjërimi dhe muaji i bekuar i Ramazanit përmbajnë shumë më tepër urtësi. Megjithatë, gjëja më e rëndësishme është që të mund të jetosh përmes këtyre virtytesh të përftuara edhe pas Ramazanit. Allahu na e kujton në Kur’an se shejtani na shtyn për ligësira, përveç nëse e ndalon Ai, kështuqë ne kurrësesi nuk duhet të harrojmë nevojën që të sillemi virtytshëm, në atë mënyrë që të marrë miratimin prej Tij.

Shqipëroi Halit Methasani me porosi të autorit të këtij artikulli, Harun Jahja.
Ai është autor i mbi 300 librave fetarë, politikë e shkencorë, të përkthyera në 73 gjuhë të botës, përfshi shqip. Mund të ndiqet në twitter @Harun_Yahya   dhe
www.harunyahya.com

Arab News & Muslim Mirror & News Rescue:

http://www.arabnews.com/news/592661

http://muslimmirror.com/eng/greeting-the-month-of-ramadan-in-which-quran-was-sent-down/

http://newsrescue.com/greeting-the-month-of-ramadan-in-which-quran-was-sent-down/

]]>
http://sq.harunyahya.com/sq/Artikujt/208696/pershendetje-muaji-i-ramazanit-gjatehttp://sq.harunyahya.com/sq/Artikujt/208696/pershendetje-muaji-i-ramazanit-gjatehttp://fs.fmanager.net/Image/objects/6-makaleler/arab_news_adnan_oktar_greeting_ramadan3.jpgMon, 14 Sep 2015 22:58:50 +0300
Ramazani ripërtërin besimtarin

Ne i jemi mirënjohës Allahut që po agjërojmë edhe një muaj tjetër Ramazani. Të agjërosh nga agimi gjer në muzg, të ulesh me vëllezër për iftar në tavolina të mbushura plot e përplot, të kryesh teravi së bashku dhe të çohesh në mëngjes për syfyr, janë disa nga tiparet e këtij muaji.

Por Ramazani është më shumë se kaq. Ishte gjatë muajit të Ramazanit kur Kur’ani i shenjtë zbriti si një udhëzim për njerëzimin dhe të dallojë të mirën nga e liga. Duke menduar mbi etjen dhe urinë, ne mund të kuptojmë më mirë gjendjen e vështirë të varfanjakëve dhe rëndësinë për t’i ndihmuar ata, dhe ne përpiqemi të kryejmë vepra të mira, përftojmë takua (mbrojtje nga Allahu) për në botën tjetër dhe miratimin prej Allahut tonë. Pengesat na pakësohen, vlerat morale na përmirësohen dhe Ramazani, drita e syve tanë përgjegjëse për këto dobi, vazhdon të na ndriçojë zemrat.

Me muajin e Ramazanit që muslimanët e kalojnë në një atmosferë festive, kryerja e riteve prej besimtarëve gjatë këtij muaji u dhuron shumë zemrave të tyre në aspektin shpirtror. Sinqeriteti dhe vetëdija fetare e tyre, gjithashtu rritet në përpjestim të drejtë.

Për më tepër, besimtarët që e kontrollojnë veten nga paudhësitë dhe i mposhtin dëshirat, janë të kujdesshëm të shmangin të tilla sjellje, si gënjeshtrën, pabesinë, gojëligësinë, fyerjen e të tjerëve, inatin, kryeneçësinë, por në vend të këtyre gjithmonë kërkojnë të shpërfaqin virtyte e morale të përkora.

Sigurisht, një prej veçorive më të mira të këtij muaji të virtytshëm të Ramazanit, mbushur me kaq gjëra të mira dhe lehtësira, është përforcimi i lidhjeve të dashurisë dhe vëllazërimit mes besimtarëve.

I Dërguari i Allahut (paqa qoftë mbi të) thotë këtë rreth këtij muaji të shenjtë, kur ndjenja e dashurisë së ndërsjelltë, respekti dhe mëshira, forca dhe ndihma e ndërsjelltë dalin në pah. «O njerëz, një muaj i madhnueshëm ju ka ardhur; një muaj i bekuar; një muaj ku një natë është më e mirë se njëmijë netë; muaj gjatë të cilit Zoti e ka bërë të detyrueshme që ju të agjëroni ditën, dhe vullnetarisht të luteni gjatë natës.....Ky është një muaj i durimit, dhe shpërblimi i durimit është parajsa. Është muaj i bamirësisë, dhe një muaj gjatë të cilit rezistenca e besimtarit rritet» (Përcjellë nga Ibën Thuzajma).

Një tjetër prej bekimeve të panumurta të Ramazanit, gjatë të cilit ne marrim dobi fizike dhe shpirtërore, dhe për të cilin përgjërohemi thellësisht me shpirt që vjen nga gëzimi i ushtrimit të lutjes fetare, dhënia e vidrave (lëmoshave) dhe iftareve e syfyreve çdo vit, do të thotë se ne vetëdijësohemi mbi bekimet që posedojmë.

Dikush që i hedh sytë mbi botën e krijuar kaq të papërlyer prej Zotit tonë dhe që dalëngadalë mësohet me përsosmërinë e funksionimit të sistemeve të saj; dhe që njihet me mrekullitë rreth botës, mund të mos arrijnë t’u jetë mirënjohës bekimeve që ka.

Kjo perde shkujdesjeje hiqet nga sytë e tij gjatë muajit të Ramazanit. Ai bëhet më i vetëdijshëm rreth bekimeve të urdhëruara për të prej Zotit dhe fillon ta kuptojë më mirë fuqinë dhe madhështinë e Tij.

Kur ai shikon bekimet të shtrira në sofrën e iftarit, frutet dhe perimet e shumëllojshme me erën e shijen e tyre të këndshmeqë dalin nga toka, dhe prodhimet e ndryshme të përftuara nga kafshët, habia e tij mbi faktin e mjeshtërisë së Zotit rritet.

Ai e kupton më mirë ç’mrekulli gjendet në bostanet e verdha, në mollët a luleshtrydhet e kuqe, aroma e të cilave ende nukmund të ngjasohet prej teknologjisë bashkëkohore, del nga toka e paerë.

Kur ai ulet në tavolinë për ta çelur agjërimin pas një farë kohe, ndonëse e shkurtër, i privuar nga këto bekime, ai e rrok më mirë vlerën e bekimeve përpara tij.

Me muajin e Ramazanit, ai kujtohet se Zoti po të dëshironte mund të kish krijuar vetëm një soj të vetëm ushqimi për ne që të jetonim, dhe ajo mund të kish qenë e idhët, bajat dhe me ngjyrë të zbehtë, mu ashtu siç është edhe vetë toka që e prodhon atë, por prej mëshirës së Zotit dhe dashurisë së Tij për shërbëtorët e vet, të gjitha ushqimet përmbajnë shijet e tyre të pakrahasueshme dhe paraqitjen e tyre të hijshme.

Kësisoj, edhe dorëzimi e përulja e tij përpara shpërfaqjes të artikujve të Zotit si i Gjithëmëshirshëm e Mëshirëplotë, gjithashtu rritet.

E teksa edhe një herë tjetër përjetojmë këtëgëzim të madh të muajit të Ramazanit, një muaj që na i shton fuqitë e reflektimit dhe na mundëson neve të përftojmë mjaft kënaqësi shpirtërore e që na lejon të përmirësojmë afrimitetin me Zotin dhe të tregojmë, me vendosmëri, dashurinë dhe pasionin që ndjejmë për Të në zemrat tona, ne gjithashtu kujtojmë vëllezërit tanë në besim të cilët shtypen anemban botës.Sërish ne kujtojmë njerëzit e pafajshëm në Lindjen e Mesme të goditur nga grindjet e pikëllimet, nën shtetrrethim dhe bombardim; ne kujtojmë vëllezërit tanë nën përndjekje, masakrime e keqtrajtime dhe kanosur nga gjenocidi në Siri,Palestinë, Irak, Afganistan, Birmani, Kashmir, Turkistani Lindor, Pathani, Moro, Krime, dhe mjaft pjesë të tjera të botës.

Ne kujtojmë rëndësinë e bashkësisë dhe bashkimit nëse duam t’i shpëtojmë. Pamjet e njerëzve të shfarosur nga bombat dhe mitralozët dhe trupat e fëmijëve të shtrirë në radhë nuk na hiqen nga mendja. Ne mendojmë dhe lutemi për ta në çdo vakt iftari dhe sërish riafirmojmë synimet tona që të bëjmë gjithçka mundemi për të përshpejtuar Bashkimin Islamik që ata të mund të shpëtohen.

Dëshira jonë është që Zoti Fuqiplotë t’id ëgjojë lutjet tona. Si muslimanë me një dashuri të zjarrtë për Zotin, ne agjërojmë me dashuri për Zotin, dhe e çelim Ramazanin me dashurinë e Zotit.

Zoti u sjelltë shpëtimin vëllezërve të pafajshëm të cilët ne nuk i harrojmë për asnjë çast!

E bëftë Ai tokën një vend ku përçarjet e grindjet në botën Islame të lihen mënjanë dhe të gjithë Muslimanët të përqafojnë njëri-tjetrin!

U ndaloftë gjakderdhja sa më parë –vuajtjeve të umetit – dhe të gjithë njerëzimit – u ardhtë fundi dhe paqa e siguria ngadhnjeftë!

Shkroi Harun Jahja

Shqipëroi Halit Methasani, me porosi të autorit, sipas origjinalit të tij

Arab News & Pakistan News:

http://www.arabnews.com/islam-perspective/news/767306

http://pk.shafaqna.com/EN/10371

]]>
http://sq.harunyahya.com/sq/Artikujt/208693/ramazani-riperterin-besimtarinhttp://sq.harunyahya.com/sq/Artikujt/208693/ramazani-riperterin-besimtarinhttp://fs.fmanager.net/Image/objects/6-makaleler/arab_news_adnan_oktar_ramadan_rejuvenates_the_faithful_2.jpgMon, 14 Sep 2015 22:54:57 +0300
Sëmundja e epokës sonë nuk është stresi, por mungesa e besimit në Allah

Stresi ëshë një prej problemeve më të mëdha me të cilin përballen shoqëritë. Ai është një kamzhik që i dobëson njerëzit fizikisht dhe mendërisht, i bën ata të palumtur, të plogësht e të lodhur e rraskapitur dhe madje të çon në sëmundje. Kjo fshikullimë është e përkufizuar si një gjendje tensioni psikologjik që e bën njeriun të ketë një vështrim negativ mbi jetën, një pakësim dashurie për të dhe ndjellakeq. Ndonëse në përgjithësi ai nuk trajtohet si një sëmundje serioze, stresi është një çështje serioze mjekësore që mund të çojë në vdekje nëse zgjidhja e saj nuk kërkohet në Kur’an.

Si ndikon stresi në trupin e njeriut?

Ai ul fuqinë fizike dhe mendore,

Të bën ndjellakeq

Çon në cfilitje, dobësi dhe merakosje

Të shkakton vështirësi në përqëndrim dhe vëmendje,

Shkakton sulme frike

Të bën  karagjoz

Shkakton palumturi

Shkakton  mërzi

I bën njerëzit gjaknxehtë dhe grindavecë.

Dobëson sistemin e imunitetit dhe ta bën trupin të sëmuret kollaj.

Stresi të shton mbingrënien

Ai nxit përdorimin e lëndëve (alkoholike, duhanit apo drogave) me pretekstin se këto janë “shlodhëse”.

Ai shton rrahjet e zemrës dhe shkakton aritmi.

Shkakton marrje fryme dhe vështirësi në përcjellje.

Shkakton çrregullime fjetjeje.

Çon në kokëdhimbje

Ai mund të çojë në tension të lartë gjaku duke shkaktuar mbajtjen e kripës në trup dhe kësisoj rritjen e rrezikut të infarktit në zemër.

Humbje muskuli dhe ashti me rritje të stresit të përzgjatur.

Stresi ka edhe mjaft ndikime të tjera të dëmshme mbi njerëzit. Shoqëritë mundohen ta zhbëjnë disi stresin nëpërmjet mënyrave teknike, e megjithatë stresi dhe pasojat shoqëruese të tij, janë në fakt rezultat i mosndjekjes së rrugës së treguar nga Zoti. Është kështu  sepse stresi ndodh kur njeriu ndjehet nën trysni kur mendon se ai mund të kontrollojë gjithçka në jetën e tij.

Përfytyro se ç’trysni do të krijohej nëse dikush që nuk e di faktin se Zoti është e vetmja Fuqi, dhe që ai jeton prej fatit të krijuar nga Zoti, t’i thuhej «E gjithë përgjegjësia ndodhet në ty. Ti e ke krejt në ngarkim! Ti duhet ta përballosh këtë jetë i vetëm! Ajo trysni, thënë ndryshe - stres, vjenn gaqë njeriu mendon se pesha e gjitë jetës është mbi shpatullat e tij dhe se atij i duhet të përpiqet dëshpërimisht ta fitojë këtë luftë për shpëtim në një rrugë me një fund të pasigurt. Megjithatë, fakti është se Zoti e zbulon në disa ajete të Kur’anit se njerëzit nuk lihen në duart e vetë tyre  dhe se gjithçka ndodh brenda një fati të urdhëruar prej Tij. Në një prej këtyre ajeteve ai thotë, «A kujton njeriu se do të lihet i pakëqyrur?»(Sure Kijame, 36). Në një ajet tjetër Zoti thotë, «Ne i kemi krijuar të gjitha gjërat në përmasat e duhuara». (Sure Kamer, 49)

Vërtet, njeriu nuk është një qënie krijuar në botë dhe braktisur. Zoti e krijon secilin me një fat. Jo vetëm qëniet njerëzore, por krejt gjithësia është krijuar me një fat. Ndaj, gjithçka që ndodh në botë, gjithçka që duket, pozitive a negative qoftë, është paracaktuar prej dhe nënkontrollin e Zotit në çdo çast. Ne nuk mund ta dimë ç’do të ndodhë në të ardhmen, vetëm Zoti e di atë. Prandaj, kur ne besojmë përnjëmend se Zoti krijon gjithçka me një fat dhe se  përfundimi do të jetë gjëja më e mirë për ne, kjo krijon të gjitha kushtet e domosdoshme që ne ta kalojmë në mbrothësi jetën e kësaj bote.

Për shembull, njerëzve u thuhet, «Sapuni dhe uji ju pastron, dhe balta ju bën pis». Njerëzit e besojnë këtë tërësisht dhe asnjëherë s’e vënë në pikëpyetje. Ata besojnë se duart e tyre do të pastrohen nëse i lajnë me ujë e sapun. Ata nuk dyshojnë aspak se kur e lajnë një thelë fruti me ujë, ajo do të jetë boll e pastër për ta ngrënë. Megjithatë, është Zoti Ai që krijon sapun dhe ujë e i vendos këto në përdorim tonin. Po ashtu, Zoti është Ai që na jep ne të kuptuarit dhe të ndjerit se ata janë të pastër, dhe edhe ne do t'na pastrojnë.

  Njerëzit lypset patjetër të kenë të njëjtin besim të plotë dhe të sigurtë tek Zoti, në të njëjtën mënyrë. Zoti zbulon miliona grimca të dhënash se Ai e krijoi këtë botë. Së këndejmi, ne duhet patjetër t’i besojmë Atij kur Ai zbulon se e ka ditur çdo çast të jetës sonë, nga i pari tek i fundit, pas gjer tek e shkuara e pacak,dhe është në kontroll të jetës sonë në çdo çast. Dhe atëhere ne do të shohim se të gjtha pasojat e stresit befas do të zhduken, sepse stresi është një fshikullimë që vjen nga mosbesimi në Zot. Kur njerëzit nuk lidhen si duhet tek Zoti me një besim të fuqishëm, kjo u rikthehet atyre në formë telashesh, siç janë molisja, frika, stresi, tensioni, gjaknxehtësia, lebetia dhe mërzia. Dera pastaj do t’u hapet trazimeve psikologjike dhe çrregullimeve nervore e fizike.

Mos harro se e vetmja përgjigje ndaj stresit është të keshë besim të plotë tek Zoti, dhe dorëzim të plotë tek Ai. Nëse dikush ka një besim të fortë do të jetë sikur një mur betoni i është hequr nga shpatullat. Ai do të lehtësohet, si mendërisht edhe fizikisht, dhe do të mund t’i përdorë të gjitha aftësitë e tij në shkallën më të lartë.

Shembulli në vijim, i sjellë prej Bediuzzaman Said Nursi, është thellësisht domethënës përsa i përket kuptimit të njerëzve me besimin e plotë tek Zoti, dhe të atyre pa këtë besim.

Gjendja e atyre që besojnë dhe e atyre që nuk besojnë janë si kjo rrëfejë:

Një ditë, dy burra me nga një ngarkesë të rëndë në trup dhe krye, blenë biletat dhe i hipën një varke të madhe. Njëri e uli peshën poshtë sapo hipi në varkë, u ul mbi të dhe zuri të shohë rretherrotull; tjetri ishte edhe torollak edhe fodull dhe s’deshi ta ulte peshën e tij nga shpina. I thanë, «Ule barrën poshtë dhe lëre peshën ta mbajë varka».

Ai tha, «Jo, nuk e ul. Mund të dëmtohet. Unë jam i fortë, do t’i mbaj vetë gjërat e mija mbi trup e krye»I thanë sërsih: «Kjo varkë që bart peshën tënde dhe timen është shumë më e fortë dhe mund të mbajë gjithçka të sigurt dhe më mirë. Ty mund të të zërë deti, ose mund të biesh në ujë bashkë me peshën. Dhe ti mund të lodhesh gjithnjë e më tepër. Shpina jote e kërrusur dhe koka torollake nuk do mundë ta bartë dot atë peshë gjithnjë e më tërënduar. Po të pa kapiteni në atë gjendje do të mendojë se ti je i marrë, ose përdnryshe do të thotë, «Ai nuk i beson kësaj varke. Ai na përçmon neve. Hidhini hekurat atij».  «Dhe të gjithë do qeshin me ty. Prej fodullëkut tënd që tregon dobësi dhe pafuqi, ti je bërë objekt talljeje në sy të të gjithë atyre që arësyetojnë». Atëherë, ai erdhi në vete dhe e uli barrën e tij poshtë në kuvertë dhe u ul mbi të. «Oh, oh! Zoti qoftë i kënaqur me ty! U çlirova nga kjo barrë e rëndë dhe së qëni objekt talljeje, dhe shpëtova së  përfunduari në pranga», tha ai.

O ti që nuk ke besim në Zot! Duhet patjetër të mendosh e të vish në vete si ai burri në varkë. Që të çlirohesh së qëni lypsar, nga vrigëllimat përpara çdo ndodhie, dhe nga së qëni mospërfillës, dhe së qëni gazi i të tjerëve e nga çdo tersllëk në botën përtej, e nga burgu i telsheve në këtë botë»

(Mësime të Dritës, e Bediuzzaman Said Nursi, Fjalët. F. 284, 285)

Paraqiti në anglisht: Adnan Oktar

Shqipëroi, Halit Methasnai (Beka)

Autori është shtetas turk, mbase edhe me origjinë dibrane. Pikëpamjet e pasqyruara këtu nuk janë doemos edhe të mijat si përkthyes.

Burimi:

Weekly Blitz:

http://www.weeklyblitz.net/2015/04/the-sickness-of-our-age-is-not-stress-but-lack-of-trust-in-allah/

]]>
http://sq.harunyahya.com/sq/Artikujt/202237/semundja-e-epokes-sone-nukhttp://sq.harunyahya.com/sq/Artikujt/202237/semundja-e-epokes-sone-nukhttp://fs.fmanager.net/Image/objects/6-makaleler/blitz_adnan_oktar_sickness_of_our_age_is_not_stress2.jpgMon, 27 Apr 2015 15:23:08 +0300
Evropa – Luftë e drejtë, armë e gabuar

Bota po përjeton shndërrim të ashpër ideologjik, ndikimet e thella të të cilit mund të ndihen veçanërisht në Evropë. Një prej shembujve të këtyre ndryshimeve është ndryshimi kohëve të fundit i ligjit austriak mbi Islamin. E përballur me një bartës problemesh si mendimet radikale, ksenofobia (urrejtja për të huajt) për shkak të së cilës elementët rracistë po fitojnë terren  politik, a do të mundë Evropa të arrijë synimet e saj përmes ligjesh të tilla?

Ligji, i cili  e bën të detyrueshme për të gjitha shoqatat Islamike në Austri të jenë anëtarësuar tek Bashkësia Austriake e Besimit Islam dhe për personelin që vjen nga jashtë dhe që e marrin rrogën nga vendet prej nga janë, të rikthehen brenta vitit në ato vende, ka marrë një kritikë të posaçme nga Turqia, ngase prej 300 imamëve në Austri, 63 janë turq. Brenda fushëveprimit të ligjit, tekstet  kuranike duhet patjetër të përdoren në përkthimin gjermanisht dhe e vetmja gjuhë zyrtare në qendrat Islamike patjetër të jetë gjermanishtja.

Synimi i këtij ligji është të parandalohet radikalizimi i të rinjve. Qeveria austriake është e shqetësuar rreth subjektit në fjalë, pasi në raportin e saj të fundit, Agjencia Austriake për Mbrojtje Shtetërore dhe Kundërterrorizëm ka paralajmëruar se Austria është një prej bazave kryesore të Islamit radikal në Evropë. Fushëveprimi i ligjit është i një rëndësie të madhe për muslimanët në Evropë, sepse pas Austrisë, edhe Gjermania ka filluar tani të punojë mbi një ligj të ngjashëm.

Ne mund të vlerësojmë pikat e diskutura më lart dhe të kritikuara prej qarqeve islamike, veçanërisht Drejtoria Turke e Çështjeve Fetare, si më poshtë: Kritika më e rëndësishme ka qenë, “ Nuk mund të ketë një Islam të veçantë vetëm për Austrinë. Islami është universal”. Kjo, afër mendsh që është e vërtetë. Megjithatë, kur shikojmë vendet muslimane sot, interpretime të shumëllojshme janë prodhuar në emër të Islamit, dhe ka bashkësi që zbatojnë forma të ndryshme të ligjit të Shariatit, të cilët quajnë si të vërtetë vetëm versionin e tyre, ndaj kështu janë edhe në konflikt me muslimanët e tjerë. Kjo mund të ketë vetëm një domethënie; Kurani që e bën Islamin universal është braktisur. Qeveria  austriake, sipas gjithë gjasave, kërkonte t’i pamundësojë këto interpretime të ndryshme që të mbërrijnë në vend, arësye për  të cilat ajo u ka mbyllur derën imamëve, teksteve dhe gjuhëve të huaja. Ajo don të sigurojë që arësimi Islam të jepet përmes një burimi të vetëm, dhe të japë një edukim Islam i spastruar nga elementët radikalë. Ndonëse grupe të ndryshme muslimane janë kritikë për arësye të lloj-llojshme, është një element  që e justifikon synimin. Por, nëse Austria synon të krijojë një interpretim krejt të ri të Islamit me “Edukim Islamik i spastruar prej elementëve radikalë të tij”, ajo nuk do mund të arrijë rezultate kundër radikalizmit nëpërmjet asaj mënyre. Ajo veç do të shtojë edhe një tjetër interpretim të Islamit mbi mjaft sosh ekzistues. Dhe sado masa artificiale mund të marrë ajo, njerëzit e gatshëm ndaj radikalizmit do të vazhdojnë të zgjedhin alternativën më të dhunshme të mundshme. Ligjet kombëtare nuk mund ta parandalojnë atë.

Nëse qeveria austriake përnjëmend dëshiron të evitojë radikalizmin, ajo duhet të përqëndrohet  tek arësimi Islamik bazuar mbi mësimet e vërteta të Kur’anit. Ai edukim do të ketë një ndikim të tillë tek muslimantë saqë do të jetë e pamundur për një të ri që e kupton domethënien  e vërtetë të Kuranit të rikthehet tek radikalizmi.

Një edukim i tillë do të ketë dobi për popullatën më së shumti katolike të Austrisë. Fakti është se muslimanët dhe Islami kanë qenë pjesë e Austrisë qysh prej 1912, kur Islami u njoh si fe zyrtare. Bashkësitë Islame të edukuara mbi bazat e Kur’anit mund t’i japin një ndihmesë të madhe Austrisë si komunitete me cilësi të lartë dashamirëse, paqësore, artistike e kulturore. Ata mund të shndërrohen në një element që e pasuron Austrinë kulturalisht dhe nga ana njerëzore që forcon vëllazërimin. Kjo është e mundur vetëm nëpërmjet zbatimit të modelit Kur’anor.

Duke ndaluar tekste apo imamë të huaj mund të mos prodhojë efektin e dëshiruar në luftën kundër radikalizmit

Le ta bëj të qartë se përpos neneve kundërthënës, ligji austriak mbi Islamin përmban gjithashtu ato nene që janë mbrojtës të muslimanëve. Këto përfshijnë festat fetare për muslimantë, praninë e zyrtarëve fetarë në kazermat ushtarake, spitale dhe burgje, hapjen e vorrezave muslimane dhe thertoreve hallall të bagëtisë. Vendimi pë të hapur një Fakultet Teologjik pranë Universitetit të Vjenës lë vend për t’u gëzuar. Gjëja e rëndësishme është, sërish, të jepet edukim Islam sipas mësimeve të Kur’anit.

Këtu lypset të bëhet e qartë se marrja e masave nën maskën e luftës kundër radikalizmit ka një rrezik të madh ta shpjerë Austrinë në miratim të armiqësisë ndaj Islamit dhe në një vijë  rraciste. Kjo tashmë ka infektuar një numër mjaft të madh të rinjsh në Evropë. Dhe në shënjestër nuk janë vetëm Muslimanët.

Nëse armiqësia ndaj Islamit dhe rracizmi përhapen gjithandej Evropës, atëherë kjo e fundit do të bjerë nën kontrollin e një brezi pa dashuri, e pashpirt. Në të njëjtën kohë, kjo do të thotë që Evropa të humbasë vlerat e vetë saj, duke mbetur e izoluar dhe me urrjetje të sforcuar. Ata që nuk janë dashamirës ndaj të tjerëve dhe që marrin një vijë që i kthen shpinën Allahut, në përgjithësi u mungon edhe aftësia për të dashur njëri-tjetrin Kjo mund të shpjerë në fundin e vlerave njerëzore në Evropë dhe jo, sikurse pandehin disa, fundin e Islamit.

Le të mbajmë në mendje se kundërshtimi i radikalizmit është i drejtë dhe i duhur, por armiqësia ndaj Islamit do ta bëjë të pamundur zgjidhjen e këtyre problemeve. Prandaj, vendet që miratojnë ligje mbi Islamin duhet ta bëjnë këtë dallim të rëndësishëm. Synimi dhe dëshira jonë është të shohim konceptin e Islamit të ngadhnjejë dhe kështu ta bëjmë Evropën e dashur edhe më të dashur. 

http://botapress.info/harun-jahjaevropa-lufte-e-drejte-arme-e-gabuar/

]]>
http://sq.harunyahya.com/sq/Artikujt/200691/evropa-–-lufte-e-drejtehttp://sq.harunyahya.com/sq/Artikujt/200691/evropa-–-lufte-e-drejtehttp://fs.fmanager.net/Image/objects/6-makaleler/botapress_adnan_oktar_evropa2.jpgMon, 30 Mar 2015 23:29:48 +0300
SI U BË SHBA VENDI MË I FUQISHËM I BOTËS

Janë një sërë arësyesh pse vendet zhvillohen dhe bëhen të begatë. Duke vështruar mbi superfuqitë  apo ekonomitë e mëdha të sotme, ne mud të shohim arësyet që pasuria mund të grupohet bashkë në gjashtë nëntituj: Burime natyrore, kolonializëm, një sistem financiar i bazuar në interes, ecuri teknologjike, industri lufte dhe vendndodhje gjeostrategjike.

Këqyrja një për një e këtyre nëntitujve e bën të qartë se forma e qeverisjes nuk është njëri prej faktorëve parësorë. Zgjedhja e qeverisë më të shëndoshë është shumë e rëndësishme përsa i përket të drejtave të njeriut dhe lirive civile, para gjithçkaje tjetër.

Dobitë më thelbësore të regjimeve demokratike janë themelimi i të drejtave të njeriut dhe mirëqenia shoqërore dhe përdorimi i pasurisë së përftuar për synime bamirësie, për të mirën e popullit. Demokracia pluraliste është qartësisht mënyra më e shëdnetshme për t’i siguruar këto.

1-      BURIMET NATYRORE

Është një fakt i njohur që pothuajse të gjitha vendet me ekonomi të forta sot kanë burime të pasura natyrore. Kur shikojmë vendet me ekonomi të mëdha si Amerika, Rusia, Kina dhe India,  shohim se ato të gjitha kanë rezerva të pasura vaji, ari, qymyri, gaz natyror, hekur ose bakër.

Gjermania është një vend i pasur me qymyr. Përgjatë shekujve kur industria evropiane bazohej në qymyr, ai qymyr e pasuroi Gjermaninë.

Për t’u kthyer tek Gjermania, vendi posedon nja 30% të rezervave të qymyrit të botës. Ajo mban vendin e dytë në nxjerrjen e qymyrit. Sipas raportit të Këshillit Botëror të Arit, SHBA ka rezervat më të mëdha të arit, me 8133 ton. Ata vazhdojnë të jenë prodhuesi i tretë më i madh sot, me 230 ton në vit. SHBA-të posedojnë 12.23% të rezervave  botërore të vajit, duke e bërë atë vendin e tretë në botë.

SHBA mban vendin e tetë në botë për nga rezervat e hekurit, shtylla kurrizore e industrisë, me 8.5 miliardë ton, dhe është vendi i katërt për prodhimin e çelikut. Rezervat e saj të hekurit janë nja 200 herë më të mëdha sesa ato të Turqisë.

Falë teritoreve të mëdha (sa Evropa) që SHBA kanë përftuar duke vrarë miliona amerikanë vendas, që ajo është një gjigand bujqësor.

2-      KOLONIALIZMI DHE ROBËRIMI (SKLLAVËRIMI).

 

Vendet që janë pasuruar nëpërmjet kolonizimit përfshijnë Britaninë e Madhe, Francën, Sapnjën, Portugalinë, Japoninë dhe Hollandën.

Nëse do të shtonim edhe robërimin tek nëntitulli i kolonializmit, Britania e Madhe, Franca dhe SHBA, sërish paraqitet  gjithëpërfshirëse.  Gjer në prag të Luftës Civile më 1860 në Amerikë, vendi kishte një popullsi prej 31 milionësh, dhe 4 milionë skllevër. Të paktën 11 milionë skllevër afrikanë u detyruan të punojnë gjer në vdekje, pothuajse me kosto zero për Amerikën mbi 300 vjet, dhe ajo praktikë çnjerëzore e ka bërë Amerikën një gjigand bujqësor. Ajo erdhi e u bë një monopol në tregun botëror me mallrat e prodhuara prej skllevërve nga fushat e pambukut dhe plantacionet e sheqerit.

  Për më tepër, SHBA mundi të vrasë dy zogj me një gur duke ndikuar në politikat bujqësore të vendeve të tjera, nëpërmjet kredive që ajo ofronte. Ndërsa fitonte para prej interesit, nga njëra anë, ata siguruan kontrollin mbi bujqësinë botërore, në anën tjetër. Plani Marshall, i propozuar më 1947 dhe i vënë në jetë  gjatë 1948-’51, dhe ku përfshiheshin 16 vende, bashkë edhe me Turqinë, është shembulli më konkret i kësisoj ndihme.

3-      SISTEMI I INTERESIT DHE I PASTRIMIT TË PARAVE

Vendet që kanë përfituar para nga një sistem financiar i bazuar në interes, duke shitur para me interes, me fjalë të tjera, përfshinë Britaninë e Madhe, Francën, Zvicrën, Luksemburgun dhe Hollandën. Plër shembull, me sistemin e saj financiar, Zvicra është qendra botërore e pastrimit të parave, dhe u pasurua duke bërë para prej parashë. Prodhimi industrial përbën vetëm 20% të ekonomisë zvicerane; elementet kryesore janë bankimi dhe interesi.

Luksemburgu, me popullsinë e tij 500.000-she dhe  $82.000 PBB (Prodhimi i Brendshëm Bruto) për kokë, bazuar në shpërndarjen e fuqisë blerëse, është ndër vendet e para. Ai mban vendin e dytë më të madh për nga fondi i investimit pas SHBA-ve.

Norvegjia, me popullsinë e saj 4.5 milionëshe, ka pas qenë një vend shumë i varfër. Pas zbulimit të naftës ajo themeloi një fond, duke shijuar nja $300 miliardë me interes nga vaji.

Duke u kthyer kah Britania e Madhe dhe Franca, do të shikojmë se ajo është pasuruar për 300 vjet, falë sistemit të interesit. Ashtu sikurse edhe sistemi i Zvicrës, kjo fuqi dhe pasuri i ka shndërruar ata në vende ku bankierët dhe financierët dërgojnë të sigurt paratë e tyre. Këto dy vende morën nën kontroll kontinentin amerikan pas zbulimit ë tij dhe filluan edhe eksportimin e një sistemi financiar të bazuar në interes. Qysh prej 1800-ave Amerika ka qenë qendra e sistemit botëror të bazuar në interes. Me rënien e ekonomive evropiane pas luftës së parë dhe të dytë botërore, SHBA u bë shijuesja e vetme e kontrolllit të sistemit fianciar bazuar në interes, në mbarë botën.

Ndërkohë, pronarët e sistemeve monetare të njohur si bankat qëndrore kombëtare, të cilat në fakt nuk janë nën pronësi të shteteve por prej familjeve të posaçme dhe konsorciumeve, u vendosën në Amerikë pas të dyja luftrave botërore.

Para  Luftës së Parë Botërore, të gjitha monedhat kishin për tregues arin. Pas luftës, Poundi Sterling, monedha më e vlefshme, humbi 300% të vlerës së saj. Monedhat gjermane, franceze dhe italiane, gjithashtu u zhvlerësuan. Dollari,  monedha amerikane, me rezervat më të mëdha të arit, filloi të përdorej në transaksionet financiare  edhe në Evropë, e përshkruar si “ia vlen peshës së saj në flori”.

4-      PROGRESI TEKNOLOGJIK DHE INDUSTRIAL

Vendet më të rëndësishme që janë rritur përmes progresit teknologjik janë Gjermania Perëndimore dhe Japonia. Amerika e mbështeti rritjen teknologjike të këytre dy vendeve që ata të mos iu nënshtroheshin  bllokut komunist, Një tjetër gjigand teknologjik është Korea e Jugut, e cila ka gëzuar gjithmonë mbështetjen amerikane kundër Koresë së Veriut. Vende të tjera në krye të listës  që kanë bërë progres të madh teknologjik janë Izraeli dhe India

Progres i madh teknologjik u bë në Amerikë me kontributin e dhjetëra miliona njerëzve që u kanë ikur kulturave represive, lirindrydhëse në Evropë, duke u bërë një gjigand teknologjik në shekullin e 20-të. Shumë shkencëtarë u vendosën në Amerikë dhe e mbështetën këtë rritje teknologjike edhe pas L2B. Amerika vazhdon të jetë vendi që përfiton më shumë nga rrjedhja e trurit. Shkenca dhe teknologjia janë kështu vazhdimisht në rritje në këtë vend.

5-      INDUSTRIA E LUFTËS

Amerika i ka kushtuar rëndësi të madhe industrisë së luftës fill pas konflikteve të njohur si Lufta e 1812, duke mos nxjerrë asgjë kundër aleancës angleze dhe irlandeze. Presidenti asokohe, Xheferson, ia mveshi atë mungesë suksesi mungesës së armëve dhe municionit, dhe SHBA i hyri prodhimit të tyre qysh atë kohë duke u bërë një vend fabrikimi dhe shitje armësh.

Duke iu referuar Luftës së Parë Botërore, presidenti Wilson tha, “Britania posedon botën, dhe Gjermania don t’ia marrë. “Një nga veçoritë e asaj lufte ishte se pothuajse të gjitha materjalet e përdorura nga Britania dhe Franca qenë sjellë nga Amerika. Britania e Madhe në veçanti përftoi një të tretën e motorrave për avionët e saj, më shumë se gjysmën e municionit dhe 80% e drithërave të saj nga Amerika. PBB i Amerikës në 1916-ën u rrit në $50 miliardë. Britania ishte në borxh tek Amerika. Rusia  e kishte të pamundur t’i shpëtojë lakut të borxhit për shkak të komunizmit. Franca doli e dëmtuar keqazi nga L1B me shkatërrimin e rajoneve të saj industriale prej Gjermanisë.

Industria amerikane e armëve fitoi shuma të stërmëdha parashë me mbarimin e të dyja luftrave botërore. Pas këtyre luftërave , pothuajse të gjitha vende ishin në borxh tek Amerika, dhe si e vetmja mënyrë për të shlyer këto borxhe ata vazhduan të marrin akoma borxh me interes.

Popullsitë e Gjermanisë dhe Amerikës ishin të barabartamë 1870, dhe ndonëse Amerika ishte sa Evropa në madhësi toke, PBB i saj ishte vetëm 30% më e lartë sesa ai i Gjermanisë. Megjithatë, në fund të L2B, PBB i Amerikës ishte katër fish sa ai i Gjermanisë.

Si një shtojcë për të shënuar, shpenzimet vjetore të vendeve të botës për sigurinë kanë arritur në $9.8 trilionë. Duke patur në mendje se të pesë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB, SHBA, Rusia, Britania e Madhe, Kina dhe Franca, janë gjithashtu edhe pesë shitësit më të mëdhenj të armëve, roli  i industrisë së luftës në ekonomitë e tyre mund ë rroket me mend më lehtë.

6-      VENDNDODHJA  GJEOSTRATEGJIKE

Të ndodhesh në linjat e energjisë apo rrugëve të transportit është e një rëndësie të madhe për ekonomitë e vendeve. Për shembull, Egjypti fiton nja $5 miliardë në vit falë Kanalit ë Suezit.

Vendndodhja e SHBA-ve është gjithashtu e rëndësishme përsa i përket sigurisë. Gjer në shekullin e 20-të, investimet në Amerikë, e cila ishte imune ndaj kërcënimeve të jashtme përveç luftës civile, u bënë në industrializim dhe urbanizim, në vend të shpenzimeve në ushtri. Teritori i SHBA-ve  nuk pësoi dëme në pasuri  gjatë L2B. Britania e Madhe, Franca, Gjertmania dhe Rusia u shkatërruan tmerrësisht , teksa Amerika nuk kishte kurrëfarë problemi të tillë. Zonat e saja industriale nuk u rrafshuan, dhe nuk pësoi humbje në njerëz që të punonin në to.

PËRFUNDIM

Siç mund të vërehet, nuk është për shkak të sistemit presidencial që Amerika është bërë superfuqi. Vështruar mbi të gjitha përparësitë dhe burimet e saj nëntokësore, është e qartë se vendi do të ishte i pasur, pavarësisht sistemit të saj qeverisës.

Në fakt, përkundër supozimit, mjaft prej pasurisë së saj nuk është  fare në dorë të shteteve amerikane. Sikurse edhe në  vendet e tjera, numri njerëzve të varfër, të papunët, analfabetët dhe në borxh tek Amerika, janë mu si vendet e tjera. Rezerva Federale (FED) nuk është Banka Qendrore e Qeverisë Amerikane, por zaten, një institucion privat, siç janë të tilla instucione në pjesën tjetër të botës. Ajo nuk kontrollohet as nga presidenti dhe as nga Kongresi Amerikan. Përfshirë Rezervën Federale, tetë banka private të mëdha dhe institucione në SHBA kontrollojnbë asete me vlerë afërsisht $16 trilionë. Kjo fuqi nuk ndodhet në duart e popullit amerikan, por në duart e pronarëve të këtyre kompanive dhe bordi prej 60 vetësh i drejtorëve të tyre. Edhe sikur industritë amerikane, kompanitë apo qytetet e saj të shpallin falimentim, këta njerëz të pasur nuk do të ndikohen as edhe një grimë.

Nga ana tjetër, kjo pasuri me tepricë është si rezultat i metodave si robërimi (skllavërimi, de), industria dhe industria e armëve, e cila kurrë nuk mund të miratohet.

Turqisë i duhet të formojë një aleancë me vendet turke dhe Islamike nëse don të bëhet një superfuqi e pasur. Një përmasë e madhe pasurie mund të sigurohet përmes një Unioni Vendesh Islamike, formuar në baza të modelit BE. Ajo që lypset të bëhet është përqëndrimi në cilësi, shkencë dhe teknologji, dhe në ripërtëritjen shpirtërore. Përqafimi prej saj i nivelit më të lartë të demokracisë, Zoti dashtë, Turqia do të arrijë synime shumë më larta për 2023 dhe 2071 sesa  pritshmëritë..

Një faktor tjetër i rëndësishëm është se forma e qeverisjes për t’u zgjedhur duhet patjetër të përfaqësojë një sistem që i përmbahet strukturës së pandashme të vendit. Nëse një vend formohet si rezultat i bashkimit të shteteve federative atëherë një sistem presidencial fare mirë mund të jetë një detyrim. Megjithatë, të ndash një shtet unitar në fedeata do ta shqyente atë vend, si fizikisht, edhe psikologjikisht dhe ekonomikisht.

http://botapress.info/si-u-bene-shba-te-vendi-me-i-fuqishem-i-botes/

http://globnews.al/editorial-si-u-be-shba-vendi-me-i-fuqishem-i-botes/ 

]]>
http://sq.harunyahya.com/sq/Artikujt/200460/si-u-be-shba-vendihttp://sq.harunyahya.com/sq/Artikujt/200460/si-u-be-shba-vendihttp://fs.fmanager.net/Image/objects/6-makaleler/botapress_adnan_oktar_america_super_power2.jpgWed, 25 Mar 2015 15:11:01 +0200
Qumështi i nënës ka përfitime të mrekullueshme

Qumështi i nënës është një kompleks i pakrahasueshëm i krijuar nga Allahu për të përmbushur të gjitha kërkesat ushqyese të foshnjës dhe për të mbrojtur atë kundër infeksioneve të mundshme. Mënyra se si vlerat ushqyese në qumështin e nënës janë vetëm në  përmasa të sakta dhe të drejta për nevojat e foshnjës do të thotë se ajo edhe mund të përshkruhet si "kompleks i mrekullueshëm." Kjo është gjithashtu e pasur në ushqime që nxisin rritjen e qelizave të trurit dhe përshpejtojnë zhvillimin e sistemit nervor. Jo edhe ushqime tjera të fëmijëve të prodhuara, duke përdorur teknologjitë më të fundit mund të zëvendësojnë këtë ushqim të mrekullueshëm.

Ndryshimi në qumështin e nënës dhe të natyrës së saj.

Qumështi i nënës ndryshonë me fazat e foshnjës në zhvillim, dhe përmbajtja e qumështit gjithashtu ndryshonë në varësi të kërkesave ushqyese të foshnjës në çdo fazë të veçantë.
Qumështi në ditët menjëherë pas lindjes është i njohur si kolostrum, e cila është e pasur me proteina dhe antitrupa. Ky qumësht forcon sistemin imunitar të foshnjës dhe ndihmon sistemin e tretjes për tu zhvilluar.

Pas tre ose katër ditësh qumështi bëhet më i hollë, më i holluar me ujë dhe më i ëmbël:

Kjo është për të siguruar fëmijën me hydration. Sheqerët, proteinat dhe mineralet janë pjesë te saja për nga përmbajtja dhe janë gjithashtu në përputhje me nevojat e foshnjës. Ky qumësht është i ulët në yndyrë dhe i lartë në karbohidrate.

Qumështi i nënës është gjithmonë i gatshëm në temperaturën e duhur, sheqeri dhe yndyra që ajo përmban luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e trurit. Përveç kësaj, elementet brenda saj të tilla si kalciumi janë të rëndësishme për zhvillimin e kockave dhe rritjen.

Qumështi pastaj gradualisht bëhet i trashë dhe më i yndyrshëm, në mënyrë që të plotësojë urinë e foshnjës. Përmbajtja e antitrupave e këtij qumështi është e individualizuar, dhe ndryshonë në përputhje me kërkesat personale të çdo foshnje;

kjo është për shkak se Allahu ka krijuar një sistem të veçantë për këtë qëllim.

Kur nëna prek dhe lëmon fëmijën e saj, trupi i saj bie në kontakt me patogjenën kolonizuese, fëmijën, dhe prodhon antitrupa të përshtatshme dhe qelizat imune për të.

Qumështi i nënave të foshnjave të parakohshme mrekullishtë përmbanë sasi më të madhe të yndyrës, proteinave, natriumit, klorurit dhe hekurit, shumë në përputhje me nevojat e foshnjës. Ajo ka treguar se foshnjat e parakohshme të ushqyera me qumështin e nënave të tyre 'kanë zhvilluar funksionet më të mira të syve dhe kanë treguar rezultat më të mirë në testet e inteligjencës, në mesin e cilësive të tjera.

Edhe pse ky kompleks i mrekullueshëm është quajtur qumësht, ajo në të vërtetë përbëhet nga 90 për qind ujë. Bebeve natyrisht ju duhet ujë, si dhe ushqime tjera dhe ujë ose substanca të tjera nga burime të tjera se qumështi i prodhuar mund të mos jetë mjaft higjienik. Me qumështin e nënës, megjithatë, nevojat e ujitjes të foshnjës përmbushen në formën më higjienike.

Nëna vetë, nuk mund të vendosë për të prodhuar qumësht nëne, ushqimi ideal për një fëmijë që ka nevojë për mbrojtje dhe për tu ushqyer, brenda trupit të saj. Asnjë nënë nuk mund të imagjinoj saktësisht se çfarë ushqime foshnja e saj ka nevojë në çdo moment dhe as që mund ta kontrollojë një nënë përmbajtjen e qumështit të prodhuar brenda saj. Edhe pse atributet e saja ende nuk janë kuptuar plotësisht, ndryshimet e qumështit të nënës sipas fazës të veçantë të foshnjës së zhvillimit dhe përmbajtjes së qumështit gjithashtu ndryshon në përputhje me rrethanat. Allahu i Plotfuqishëm, i Cili e di dhe i plotëson nevojat e të gjithë gjallesave, Krijon qumështin e nënës për fëmijën brenda nënës së saj.

Vlera ushqyese ndryshonë

Qumështi i nënës përmban nivele të ndryshme të ushqimit për të përmbushur kërkesat e ndryshme të rritjes në varësi të seksit të foshnjës. Eksperimentet kanë treguar se yndyra, proteinat, vitaminat, sheqerët, mineralet dhe niveli i hormoneve në qumështin e nënës të gjitha ndryshojnë për foshnjat meshkuj dhe femra. Struktura e qumështit të nënës ka një efekt të drejtpërdrejtë, jo vetëm në rritjen e fëmijës, por edhe në sjelljen e saj. Hulumtimet kanë treguar se qumështi i prodhuar për foshnjat meshkuj është 35 për qind më i pasur në yndyrë dhe proteina. Edhe pse qumështi i prodhuar për vajzat është më pak i yndyrshëm, ajo është shumë më i pasur me kalcium; kjo i mundëson skeletet vajzave të rriten më shpejt.

Ai përmban terapi speciale

Ajo që kohët e fundit është treguar për qumështin e nënës, për të cilën qindra punime shkencore janë publikuar, mbron foshnjat kundër kancerit, edhe pse mekanizmi i përfshirë është ende i paqartë. Hulumtuesit thonë se kur qumështi i nënës është treguar i rrept për të vrarë qelizat e kancerit të prodhuara në laborator, ky ka hapur një potencial të madh. Catharina Svanborg, një mjeke dhe imunologiste në Universitetin e Lundit në Suedi, ishte pjesë e një ekipi që zbuloj këto sekrete të mrekullueshme të qumështit të nënës. Ekipi i Universitetit Lund, përshkroj mënyrën se si qumështi i nënës mbron kundër të gjitha llojeve të kancerit, si një zbulim i mrekullueshëm.

Një tjetër atribut i rëndësishëm i qumështit të nënës në aspektin e zhvillimit të foshnjës është se ai përmban Omega-3 acide yndyrore. Omega-3 acide yndyrore janë një përbërës i rëndësishëm në trurin e njeriut dhe retinë dhe janë veçanërisht të rëndësishme për bebet e porsalindura. Omega-3 gjithashtu ndihmon në zhvillimin e duhur të trurit dhe nervave gjatë gjithë shtatzënisë dhe fillimet e hershme.

I qepur me porosi për nevojat e një fëmijë

Përveç plotësimit të nevojave fiziologjike të foshnjës, qumështi i nënës gjithashtu i plotëson ato psikologjike. Fëmija rritet me tingujt e zemrës së nënës së tij brenda në bark të nënës; ajo dëgjon që të njëjtën tingull kur ajo thithë gjoksin e nënës së saj. Kjo e bën fëmijën të ndjehen të lumtur dhe të qetë. Një fëmijë që ndihet i sigurt në këtë mënyrë që nga momenti i lindjes së saj do të zhvillohet më i shëndetshëm në aspektin psikologjik. Allahu krijon një lidhje të veçantë midis nënës dhe fëmijës.

Një ajet zbulon se:

“Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (e porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm te Unë është kthimi juaj”
(Kur'an, 31:14)

Kjo është jashtëzakonisht e dobishme për fëmijën, që të ushqehet me qumështin e nënës për dy vjet. Ky informacion i rëndësishëm, vetëm i zbuluar kohët e fundit nga shkenca, është shpallur nga Allahu në Kuran 14 shekuj më parë:

Nënat, ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, janë të obliguara t’u japin gji fëmijëve të vet dy vjet të plota…(Kur'an, 2: 233)

http://www.arabnews.com/islam-perspective/news/696711

]]>
http://sq.harunyahya.com/sq/Artikujt/197871/qumeshti-i-nenes-ka-perfitimehttp://sq.harunyahya.com/sq/Artikujt/197871/qumeshti-i-nenes-ka-perfitimehttp://fs.fmanager.net/Image/objects/6-makaleler/arab_news_adnan_oktar_mothers_milk2.jpgSat, 07 Feb 2015 18:13:52 +0200
Rruga e Re e Mëndafshit.... Kina don të nisë një projekt të ri për të ringjallur rrugën historike të Mëndafshit për të bashkuar Lindjen me Perëndimin. Bëhet e ditur se rreth $40 miliardë janë buxhetuar për hekurudhën dhe atë automobilistike të planifikuara brenda këtij projekti. Plani gjithashtu përfsshin një marrveshje shkëmbimi të lirë të Azi-Paqësorit dhe një fond prej $500 miliardë nga Banka Aziatike e Investimeve Infrastrukturore (Asian Infrastructure Investment Bank).

    Në kuadër të këtij projekti, investimet do të bëhen sidomos në vendet e Azisë Qendrore. Hekurudhat dhe autostradat që arrijnë Turqinë nga Kyrgistani, Kazakistani, Uzbekistani dhe Irani do të zgjaten prej aty gjer në Ballkan, Moskë dhe Evropë. Në këtë mënyrë, Azia Qendrore, një vend i qetë sot, do të bëhet një qendër «për energjinë dhe transportin». Ne shpresojmë që ky zhvillim do të paraqesë një nismë të rëndësishme për të bashkuar Azinë Qendrore me pjesën tjetër të botës. Hapja e rrugës për shkëmbim të lirë dhe lëvizje të lirë do të thotë rigjallërim i rajonit.

   Në të njëjtën mënyrë, mallrat e vendeve aziatike është planifikuar të barten përmes rrugëve detare për në Kenia, Xhibuti dhe Kanali i Suezit, dhe prej aty, në Greqi, Itali e matanë Mesdheut.

   Kina tashmë ka një hekurudhë prej 11.483 km të gjatë në përdorim që shtrihet nga Jiuu gjer në Madrid. Me anë të projektit të ri të Rrugës së Mëndafshit, Kina dëshiron posaçërisht të sigurojë qasje në vendet arabe dhe të Lindjes së Mesme dhe kështu t’i kalojë mjaft prej mallrave të saj të eksportit nga rrugët detare – e cila bart mjaft vështirësi – në rrugë tokësore.

   Projekti pritet të rrisë shkëmbime tregtare, kulturë, turizëm dhe zhvillim infrastrukturor nëpër të gjithë rajonet ku ajo kalon. Me këtë synim të përshkruar prej krerëve kinezë si «Rrypi Ekonomiki Rrugës së Mëndafshit», një sipërmarrje që do të lidhë përfundimisht Oqeanin Paqësor me Detin Balltik dhe Azinë Lindore me Azinë Jugore, Lindja e Mesme dhe Mesdheu do të dalin në pah.

   Projekti do të jetë dobiprurës, jo vetëm për Kinën, por edhe për Sh. B.A-të, Rusinë, vendet e  BE-së, Azinë dhe vendet Islamike. Shkëmbimi i ndërsjelltë përmes rrugëve të sigurta e të arësyeshme është në interes të gjithëkujt. Kështu, Projekti i Rrugës së Re të Mëndafshit mbështetet edhe nga Turqia e Amerika.

   Nga ana tjetër, vendet aziatike që duan të bëjnë biznes me Evropën do t’u duhet të plotësojnë standardet e cilësisë së BE-së, që edhe në vetëvete do të japë rezultate pozitive. Kriteret e BE-së, posaçërisht në lidhje me sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, cilësinë e jetës dhe shërbimet infrastrukturore janë një model i përkryer për botëne sotme. Të gjithë e dinë se në çdo vend aziatik ka mangësi, që nga të drejtat e njeriut tek demokracia, nga ligji tek çështjet e kushtetutës. Nëse Kina dhe vendet e tjera aziatike do të përmirësonin marrdhëniet dhe shkëmbimin tregtar me botën, sidomos me Evropën në veçanti, gjë që u duhet patjetër – ata lypset të bëjnë një demokraci alla-evropiane të mbizotërojë edhe nëpër të gjithë rajonin.

  Teksa Rruga e vjetër e Mëndafshit është bërë një rrugë për shkëmbim droge, trafikimi qëniesh njerëzore dhe spastrim parashë në epokën tonë, është shumë e rëndësishme të merren masa parandaluese ndërkombëtare kundër këtyre dukurive në Rrugën e Re të Mëndafshit. Një prej shqetësimet më të mëdha të Evropës është bërja biznes me vende të një kulture të pazhvilluar të demokracisë, që vazhdon të jetë në duart e regjimeve shtypëse. Në të njëjtën mënyrë, organizatat kriminale të tipit mafioz që mbajnë nën ndikim rajonin, janë një tjetër shkak shqetësimi. Prandaj, projekti i ri mund të përdoret si mjet i mirë për ta tërhequr rajonin në rrugën e demokracisë për shkak të obligimittë tyre për t’u hapur vetë ndaj botës.

   Një prej pjesëve më të rëndësishme të projektit të ri është rajoni Xingxhiang i Kinës. Është e një rëndësie mjaft të madhe që tensioneve të rajonit të Xingxhiangut t’u jepet fund, në mënyrë që Kina ta zbatojë projektin si duhet. Projekti njëkohësisht mund të shndërrohet në një mundësi e përsosur për turqit ujgurë për të shijuar dobi të mëdha. Rajoni, duke u bërë pjesë e Rrugës së Re të Mëndafshit, do të thotë se edhe ujgurët do të hapen drejt pjesës tjetër të botës.

   Gjithashtu, është edhe çështja e modernizimit të rajonit dhe i bërë më efikas në të gjitha aspektet nëpërmjet ndërtimit të stabilimenteve e rrugëve të reja dhe shërbimeve infrastrukturore. Nuk ka arësye që pajtimi mes kinezëve dhe ujgurëve turq të jetë i pamundur nëse ata e trajtojnë njëri-tjetrin me ngrohtësi e mirëkuptim. Kina mund t’i eleminojë tensionet duke e lejuar popullsinë muslimane atje të jetojë sipas dokeve dhe zakoneve të tyre, dhe se njerëzit e rajonit mund të bëjnë të njëjtën duke mësuar kinezçen si një gjuhë zyrtare dhe duke iu përshtatur politikave të jashtme të Kinës.

  Krahas kësaj, Kina duke zbatuar një demokraci të përparuar të stilit evropian, duke hequr dënimin me vdekje dhe përshtatur norma transparente ligjore, gjithashtu do të sigurojë përfitime të mëdha për vendin. Një Kinë plotësisht e besueshme për Perëndimin do ta bënte atë një vend të lirive me një ekonomi shumë më të mirë dhe me një përparim tejet në rritje.

 

Në përfundim:

Rrugët kanë qenë gjithmonë një mënyrë e mirë për të lidhur vende, popuj dhe kontinente të ndryshme. Rivendosja e rrugës së lashtë 2500 vjeçare të Mëndafshit, e cila ka qenë e përdorshme për të përcjellë teknologji, dituri dhe kulturë, është një projekt i përkryer në atë aspekt. Vërtet, rruga në atë kohë lidhte qytetërimet e Anadollit, Romës, Egjyptit, Kinës, Iranit, Indisë dhe Mespotamit përgjatë shtrirjes së saj.

  Është në dorën tonë që Rrugën e Re të Mëndafshit ta shndërrojmë në një «Rrugë të miqësisë dhe dashurisë». Prandaj ,është e një rëndësie të madhe për shtetet në fjalë të mblidhen bashkë rreth një projekti kaq të stërmadh me qëllim që qytetërimet të përqafojnë njëri-tjetrin me dashuri në vend të tezave të ftohta të përplasjes së qytetërimeve.

]]>
http://sq.harunyahya.com/sq/Artikujt/196228/rruga-e-re-e-http://sq.harunyahya.com/sq/Artikujt/196228/rruga-e-re-e-http://fs.fmanager.net/Image/objects/6-makaleler/malay_mail_adnan_oktar_new_silk_road2.jpgMon, 05 Jan 2015 16:18:01 +0200
ËNDRRA AMERIKANE QË DUHET RESTAURUAR

Idea e Ëndrrës Amerikane i ka rrënjët në Deklaratën e Pavarësisë së Amerikës, e cila shpall se «të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë” dhe se ata janë pajisur  prej Zotit me të drejta të patjetërsueshme” përfshirë “Jetë, Liri dhe kërkim për Kumturi”.

 Për këto arësye, Ëndrra Amerikane doli si një simbol i shpresës dhe lirisë, jo vetëm për amerikanët por edhe për popujt e kontinenteve të tjerë. Shtetasit e vendeve nën sundim ushtarak dhe qeverisje të tjera shtypëse, me vite të tëra janë gjyfqyer të rrokin idealet e lirive dhe të demokracisë alla-amerikane. Atyre gjithashtu ua ka ënda për të njëjtat liri që gëzojnë homologët e tyre amerikanë. SHBA-të  u bënë qendër e vëmendjes së botës sepse amerikanët ishin populli që nxori në pah se qëniet njerëzore ishin krijuar me të drejta. Po tani, çfarë?

   Për shekuj me radhë, Amerika pati qenë një ëndërr, por tani ajo ëndërr u venit. Ndjenjat anti-amerikane janë në rritje anembanë rruzullit, sidomos në Lindjen e Mesme. Zemërimi kundër Amerikës po rritet gjashtu edhe ndër aleatët e vetë saj. Askush nuk e beson më se Amerika mund t’u sjellë atyre demokraci. Çdokush sot i njëson premtimet amerikane për demokraci si gjakderdhje dhe përçarje.

   Ajo ëndërr e bukur në një masë të madhe e ka humbur të gjithë ndikimin e saj në Lindje. Gjithësesi, ajo që dua të theksoj është ndikimi në popullin amerikan. Si dhe pse Amerika, të cilën ne e kemi menduar si një vend me popull të lumtur, optimist dhe  mbarëvajtës, u bë një komb vetëvrasjesh, sulmues dhe protestues? Pse janë njerëzit e atij vendi të pamlumtur?


  Mjaft shkrimtarë perëndimorë, që hulumtojnë këtë temë, ia mveshin këtë palumturi trazirave ekonomike.  Rënia ekonomike nuk mund të jetë një arësye për palumturinë; përkundrazi, është kjo e fundit që shkakton rënien e ekonomisë. Kur njerëzit ndjehen të palumtur ata kanë prirje ta fshehin mënjanë atë që kanë, në vend që ta ndajnë e të investojnë. Krizë vjen në kohë të tilla.

   Prandaj, arësyet që kanë çuar në palumturinë e amerikanëve janë të tjera. Ne duhet t’i shikojmë nga afër politikat e administratës amerikane, në mënyrë që të kuptojmë arësyet. Raporti i bërë publik kohët e fundit mbi torturat e CIA-s s’ishte asgjë më tepër se një pranim zyrtar i atyre që kanë qenë fakte të njohura mirë të politikës amerikane  mbi Lindjen e Mesme. Nuk është se njerëzit nuk e dinin se ç’ndodhi në Abu Graib, ose në stacionet e torturave të CIA-s që janë gjetur nëpër botë. Thënie të tilla si «Këto gjëra i përkasin së shkuarës», janë vetëm një përpjekje për të qetësuar amerikanët.       Secili në vendet e trazuara të Lindjes së Mesme e dinë se stacionet e CIA-s janë prore në veprim, mbase jo aq sa gjatë pushtimit të Irakut, dhe ka kampe burgimi të panumërt pa sundim ligji, si ai në Gjirin e Guantanamos. Kjo nuk është një politikë që ndryshon me vajtje-ardhjen e udhëheqësve amerikanë. Kjo është një politikë e shtetit sekret që çdo udhëheqës amerikan duhet ta vërë në zbatim. Administratat e njëpasnjëshme amerikane për vite me radhë janë monopolizuar prej shtetit sekret, arkitekti i këtyre politikave. Këto politika të dhunshme që kanë dalë në pah me lëshimin e raportit të torturave nuk janë përjashtimisht vetëm të Lindjes së Mesme.

   Ndonëse të drejtat dhe liritë e  njeriut gjithmonë janë mbajtur në agjendë në Amerikë, populli amerikan po ashtu, i nënshtrohet të njëjtës politikë dhune në vendin e tyre. Rracizmi është tmerrësisht i përhapur në disa shtete. Njerëzit janë të lirë të mbajnë armë dhe policia ka të drejtë të qëllojë cilindo në rrethana që ajo i quan të dyshimta. Sikundër kërkohet nga kjo politikë dhune, në të shumtën e rasteve të shtënat e policisë kanë si qëllim të vrasin, në vend që të shmangin apo neutralizojnë njerëzit duke i plagosur ata. Rasti i Fergusonit  është vetëm një shembull.

   Ndërsa Amerika hoqi dënimin me vdekje si përparësi  në Irak, ku ajo vajti për arësyet e demokracisë, dënimi me vdekje vazhdon të ushtrohet  aktivisht në disa shtete të Amerikës. Vetëvrasjet tani janë një problem i tmerrshëm me të cilin Amerika ndeshet sot. Një në gjashtë ushtarë amerikanë që rikthehen nga Lindja e mesme,  vuan nga depresioni, dhe një ushtar vret veten çdo 84 minuta. Numri i trupave të vetëvrarë gjatë dhjetë viteve të fundit e kalon atë të gjithë atyre që vdiqën në Afganistan dhe Irak. Fjalët e zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerali Lloyd J. Austin III mbi këtë temë, janë goditëse: «Vetëvrasja është armiku im më i fortë që kam hasur gjatë karrierës sime 37 vjeçare në ushtri»

  Ndërsa sytë e Amerikës u kthyen kah Lindja e Mesme për shkak të sulmeve të 11 shtatorit, ajo haset me problemet e vetë saj me rrënjë të thella, atë të krizës së pengmarrjeve, masakrat në shkollë ku nxënësit qëllojnë mbi mësuesit dhe bashkënxënësit e tyre, dhe vrasësve serialë. Vendi është larguar prej rrënjëve të tij shpirtërore dhe besimtarët fetarë përndiqen prej mjaft shteteve. Fakti që vetëm 35 milionë në Amerikë, ku jetojnë rreth 270 milionë të krishterë, të shkosh në kishë është në fakt një shenjë e tmerrshme.

   Është një fakt që politika e mësimdhënies përmes dhunës, vendosmërisht e e vëzhguar për një kohë të gjatë nga shteti sekret i SHBA-ve, ka bërë kërdinë mbi vetë popullin amerikan. Një strategji që e trajton dashurinë si të parëndësishme mund të shndërrojë madje edhe një popull aq të mirë e të dashur, siç janë amerikanët, në pesimizëm dhe egërsi. Teksa arsimimi materialist i largon njerëzit nga vlerat fetare, dhuna përshkruhet si e vetmja zgjidhje dhe të rinjtë dërgohen të kryejnë masakra në Lindje të Mesme, këto pasoja të tmerrshme janë bërë të pamundura të evitohen. Shumë prej amerikanëve nuk besojnë më në përpjekjen për të arritur Ëndrrën Amerikane.

   Ëndrra Amerikane duhet të rikthehet. Politikat shtypëse dalin nga të gjithë ata shtete ku sundojnë shtetet sekrete; kjo nuk duhet të lejohet të dëmtojë qoftë këto shtete, qoftë Amerikën. Duhet të dihet patjetër se në Amerikë është një shumicë e arësyeshme që e kundërshton fort torturën, luftën dhe urrejtjen, dhe duhet të bëhen përpjekje që tek ta të risendërtohet Ëndrra Amerikane. Ngaqë Amerika është një vend i vyer, populli i saj është për së mbari, edhe kjo kauzë është një kauzë për së mbari. Bota së shpejti do të jetë një vend ku secili do të gëzojë të drejtat e barabarta të dhëna nga Krijuesi, ku liria dhe demokracia zbatohen përsosmërisht, një vend i lumturisë së hirshme. Sidoqoftë, për ta arritur këtë, ne duhet të përpiqemi së bashku.

http://www.arabnews.com/columns/news/677041

]]>
http://sq.harunyahya.com/sq/Artikujt/195762/endrra-amerikane-qe-duhet-restauruarhttp://sq.harunyahya.com/sq/Artikujt/195762/endrra-amerikane-qe-duhet-restauruarhttp://fs.fmanager.net/Image/objects/6-makaleler/american_dream.jpgThu, 25 Dec 2014 16:14:00 +0200
SHPRESË PËR NDRYSHIM
 

Politikanët dalin gjithnjë me premtime të reja dhe e bëjnë popullin të besojë se  ata janë ndryshe nga pararendësit e tyre. Megjithatë, votuesit zakonisht e dinë se me politikanët e sapozgjedhur  nuk do të jetë kushediçfarë më mirë. E prapëseprapë, me një ndjesi të fortë shprese dhe dëshire për të përmbushur pritshmëritë e tyre dhe të kenë një cilësi më të mirë jete, ata votojnë për kandiadatët e rinj.

   Doemos Presidenti Amerikan Obama nuk bën përjashtim prej politikanëve të tjerë të zgjedhur, duke bërë premtime të shumta, por kur vjen puna bëjnë fare pak për t’i plotësuar. Ai zhvilloi një fushatë duke i bërë amerikanët të besojnë se ai do të bënte një ndryshim, duke e quajtur atë fushatë «Shpresë dhe ndryshim». Kjo i bëri shumë njerëz shpresëplotë tek një administratë e re qysh në fillim. Ai pati një përparësi ndër kandidatët e tjerë; do të ishte presidenti i parë afro-amerikan. Mjaft amerikanë e votuan atë vetëm ngaqë ata e konsideronin zgjedhjen e tij si të kishte një vlerë simbolike të mirëfilltë. Disa prej premtimeve të pambajtura përfshijnë tërheqjen e plotë të trupave amerikane nga Afganistani, dhe mbylljen e Gjirit të Guantanamos. Kanë kaluar gjashtë vjetë dhe trupat amerikane vazhdojnë të jenë në Afganistan, dhe Gjiri i Guantanamo ende i hapur. Obama doli jo më i mirë se çdo president tjetër agresiv amerikan.

   Tani në vitin e gjashtë në detyrë, politika e tij e jashtëme është bërë shënjestër e kritikave të ashpra prej shumë analistëve. Më të shumtët besojnë se ai nuk i ka përmbushur premtimet,  sidomos atyre që u përkasin  politikave mbi Lindjen e Mesme. Ndryshimi i politikës ndaj Sirisë, vonesa për të ndërmarrë veprime në luftë kundër Shtetit Islamik, mungesa nga ana e tij e veprimeve pozitive në Lindjen e Mesme, ka shqetësuar mjaftë politikanë. Politikat e Obamës ndaj droneve dhe e programeve të mbikqyrjes, po ashtu, ka dështuar dhe është bërë qendër debatesh shumë herë në Kongres. Pas zgjedhjeve mes-mandati në nëntor 2014, republikanët morën kontrollin e Kongresit. Kësisoj, me Partinë Republikane në kontroll të të dyjave, Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve,  Obama do ta ketë tepër të vëshirë të kalojë versionin e tij të legjistlacionit në lidhje me vendimet mbi politikën e jashtëme, ndërsa republikanët kanë qenë mjaft kiritikë ndaj vizionit të tij mbi Lindjen e Mesme. Atij do t’i duhet të luajë sipas rregullave të republikanëve gjatë dy viteve në vazhdim. Me Kongresin e udhëhequr prej republikanëve, gjasat janë se ata do ta nxisin Obamën të rrisë gamën e operacioneve kundër Shtetit Islamik.

   Strategjia e përdorimit të vetëm sulmeve ajrore për të mundur grupet terroriste nuk do të mjaftojë për ta dobësuar Shtetin Islamik, mjaft në Kongres besojnë se çizmet në tokë së bashku me forcat ajrore do të jenë më efikase për të prodhuar rezultat.

   Obama, nga ana tjetër, ngulmonte në mosdërgimin e trupave amerikane që do t’u duhet të luftojnë në tokë kundër Shtetit Islamik dhe vendosi të dërgojë vetëm këshillëtarë ushtarakë amerikanë për të trajnuar ushtrinë irakene dhe grupet opozitare siriane. Administrata gjithashtu do t’i furnizojë ata me municion për të luftuar kundër Shtetit Islamik. Përpos këtyre, administrata dhe Obama duan t’i bëjnë shtetet anëtare të koalicionit në Lindjen e Mesme të marrin rolin e luftës tokësore kundër Shtetit Islamik dhe të përdorin forcën e tyre ushtarake tokësore në vend të trupave amerikane. Kjo nënkupton se administrata nuk don humbje në njerëz nga atdheu por parapëlqen të mbështesë ushtri të treta. Peshmerga në Kobane është një shembull i qartë. Megjithatë, as  shtetet anëtare të koalicionit nuk duan që të vriten ushtarët e tyre. Ndjekja e një strategjie të tillë është një qorrsokak në kërkim për zgjidhje. Do të ishte gabim sikur qoftë edhe një njeri i vetëm të vritej e njëkohësisht të paragjykosh se problemi nuk mund të zgjidhet përmes përpjekjeve diplomatike paqësore.

   Një nga debatet politike të kohëve të fundit përfshin ngjarjet në afërsi të kufirit turk. Kjo përkon me interesat e Turqisë në lidhje me Sirinë dhe Irakun. Amerika e ka patur të vështirë të bindë një prej aleatëve të saj më vendimtarë, Turqinë, përballë operacioneve kundër ISIS-it.

   Politika amerikane e Lindjes së Mesme ka bezdisur gjithashtu edhe forcat e saja aleate në Siri, ngase, ndërsa Amerika filloi operacionet e saja në Kobane kundër SHI (Shtetit Islamik), regjimi i Asadit ka shtuar perden e zjarrit me bomba-fuçi mbi territoret e kontrolluara prej kundërshtarëve, e cila ka shkaktuar vdekjen e shumë civilëve, përfshi fëmijë. Për shembull, regjimi zhvilloi 200 sulme ajrore për 36 orë në fund të tetorit. Ndërsa administrata amerikane pret që grupet e opozitës siriane të jenë trajnuar gjer kah fundi i 2015-ës, kritikët thonë se nuk do të ketë kushedi ç’tokë për të mbrojtur nëse regjimi vazhdon bombardimin me ritme gjithnjë e në rritje.

   Shenja më e qartë e dështimit të administratës Obama ishte dorëheqja e detyruar e Çak Hagelit. Hagel, Sekretari i Mbrojtjes qysh prej 2013 ishte republikani i fundit të shërbente në administratën Obama. Ndonëse Shtëpia e Bardhë tha se ishte koha për një ndryshim në atë post, arësyeja e vërtetë prapa skene ishte krejt tjetër. Hagel kishte mosmarrveshje të mëdha me Obamën dhe rrethin e tij të brendshëm në Shtëpinë e Bardhë që kanë të bëjnë me politikën e jashtme. Kërcënimet në rritje me të cilët përballen SHBA-të, përsa i përket edhe sigurisë kombëtare, sidomos dalja e Shtetit Islamik, e ka detyruar Obamën të kërkojë një rrugëdalje tjetër, kreun e Pentagonit. Obama emëroi ish-Zëvendëssekretarin e Mbrojtjes Ashton Carter si pasardhës të Hagelit. Megjithatë, duhet të dihet se ndryshimi i personelit nuk ka mjaftuar që ndaj Obamës të ndalen kritikat kundër strategjisë së tij. Për më tepër, sekretari i ri i mbrojtjes nuk ka gjasa të sjellë ndryshime rrënjësore përsa i përket politikës së jashtëme.

   Përsa i përket politikave të shumta të dështuara, mund të jetë shkujdesje të fajsosh vetëm një njeri në vend të krejt rendit politik. Ne duhet të shqyrtojmë sistemin politik si të tërë. Sistemi i tanishëm politik po ecën drejt një qorrsokaku në shumë vende të botës, sidomos në Lindjen e Mesme. Nuk gjen dot një vend ku nuk ka konflikt, dhe politikanët nuk duket se po gjejnë një zgjidhje përmes kanaleve të zakonshme diplomatike. Për shembull, Obama bëri disa ndryshime, por s’ishin nga ata që prsinin amerikanët dhe bota, dhe as nuk shënuan ndonjë pikë kthimi nga e mbara për vendin. Shpresa për ndryshim prej një udhëheqësi të ri do të ishte e pakuptimtë përsakohë që sistemi është i bazuar në interes vetjak dhe zgjidhjet e konflikteve përfshijnë vrasjen e të tjerëve në vend të diplomacisë. Kështuqë, do të ishte mungesë maturie të mbaje përgjegjës një politikan të vetëm. Politikanët shkojnë e vijnë, por nëse ata vazhdojnë të sillen rreth këtij rrethi vicioz duke u shërbyer vetëm elitave dhe shpërfillur të varfërit nuk mund të presim ndonjë rezultat të mirë a ndonjë ndryshim paqësor të cilin populli kaq shumë e dëshiron. E vetmja mënyrë për politikanët që të përmbushin premtimet e tyre dhe populli të përftojë atë ç’ka shpresuar, është nëse politikanët mbesin të sinqertë me vetëveten dhe të zënë e të përdorin mendjen me moral të ndërgjegjshëm, duke bërë më të mirën e mundshme për popullin pa diskriminuar askënd në baza rrace, arësimi, vlerë financiare, status social, në programet e kujdesit shëndetësor dhe sistemit të drejtësisë.
 
http://english.pravda.ru/world/americas/22-12-2014/129360-obama_hope_change-0/
]]>
http://sq.harunyahya.com/sq/Artikujt/195761/shprese-per-ndryshimhttp://sq.harunyahya.com/sq/Artikujt/195761/shprese-per-ndryshimThu, 25 Dec 2014 15:50:23 +0200
Rehatia që gjendet te besimi dhe dorëzimi te Zoti

Çdo person ka ‘probleme, mund të bëjë hapa mbrapa, gjërat nuk mund të shkojnë siç duhet’ në jetët e tyre herë pas here. Ndonjeherë këto probleme janë aq të mëdha, sa ato kanë një ndikim mbi tërë jetën e një personi, dhe ndonjeherë janë thjeshtë hallet e vogla të përditshme. Njerëzit të cilët nuk ndjekin moralin e Kuranit, nuk mund të bëjnë përndryshe se të ndjehen të depresuar, të palumtur, të shqetësuar ose nervoz sa herë që ndonjë gjë që nuk u pëlqen atyre ndodh, qoftë e madhe apo e vogël. Kjo gjë, në fakt, nënkupton se ata dëmtojnë vetvetene dhe nuk do të ndodhte sikur ata të ishin të ndërgjeshëm për një të vërtetë. Zoti e shpjegon në një varg: Zoti nuk u bëri atyre padrejtësi, por ata i bënë padrejtësi vetes..” (Sure At-Tawba, 70) Ata që nuk besojnë në Zot, ose që injorojnë këto fakte që Zoti na i ka treguar, duhet të kenë të bëjnë me këto shqetësime, preukopime, frikra dhe dobësi si një dënim në këtë botë.

Megjithatë, për të gjithë ata që e njohin këtë vërtetë, nuk ka shqetësime, frikra, ose hidhërim në këtë botë sepse besimtarët janë plotësisht të ndërgjeshëm se Zoti krijon gjithçka në përputhje me fatin dhe se çdo gjë është tashmë e përcaktuar në një libër të quajtur Leuhi Mahfudhë (Pllakat e Ruajtura) nën shikimin e Zotit, dhe ata thjesht po shohin çfarë po shfalos fati.

Ata kurrë nuk harrojnë që çdo gjë që Zoti krijon për ta do të përfundojë në një mënyrë shumë të mirë dhe se ka një urtësi të madhe te fati i krijuar nga Allahu i Plotfuqishëm dhe se fati i robërve të Tij të drejtë do të jetë gjithmonë më i miri për to. 

Keqkuptime rreth fatit të çojnë në hidhërim dhe shqetësime të panevojshme

Shumë njerëz kanë njohuri rreth fatit, por kanë ide të gabuara rreth tij. Për shembull, disa besojnë se vetëm karakteristikat e tyre fizike si ngjyra e flokëve të tyre, ose gjatësia e tyre, ose se cilët janë prindërit e tyre janë të përcaktuara në fatin e një personi dhe në mënyrë të gabuar mendojnë se detajet e tjera në jetët e tyre varen nga ata. Ata mendojnë se po të punojnë mjaftueshëm do të ndryshojnë fatin e tyre. E vërteta është ndryshe: çdo moment në jetën e dikujt, çdo gjë që do të kalojë, gjithë jeta e tij, çdo kujtim, çdo bisedë, çdo shikim, çdo zë është pjesë e fatit të tyre. Për shembull, është në fatin tënd që pikërisht në këtë moment, ti do të lexoje këtë artikull, Zoti e ka ditur për këtë moment miliona vite më pare, përpara se ti të krijoheshe. Ndoshta shumë gjëra të tjera kanë ndodhur pëpara këtij momenti; ndoshta zilja e derës ka rënë dhe një shok ka ardhur tek ti, duke shtyrë planet e tua për të lexuar këtë artikull për tri orë. Të gjithë këto momente, ti që nisesh për të lexuar artikullin, zilja e derës duke rënë, fytyra e qeshur e shokët tënd, shtyrja për të lexuar me tri orë, janë të gjitha në kujtesën e Zotit dhe janë në fatin tënd, të shokut tënd dhe të këtij artikulli. Zoti e shpjegon këtë në një varg si më poshtë:
 

“Ti nuk angazhohesh me asnjë çështje, nuk lexon pjesë nga Kurani dhe nuk bën ndonjë vepër, vetëm se ne jemi prezantuesit tuaj kur ju e ndërrmerrni atë. Zotit tënd nuk mund t’i fshihet as në tokë e as në në qiell as sa grimca më e vogël e as më e madhe, por vetë, sa është evidentuar në librin e sigurt. (Sure Yunus, 61)

Zoti është i pavarur nga koha dhe hapësira

Ne jemi të varur nga koha dhe nga hapësira. Megjitatë çfarë është e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja për ne, është vetëm një moment nën shikimin e Zotit. Për shembull, ditëlindja jonë e ardhshme është në të ardhmen për ne. Në të vërtetë ai moment ka ndodhur tashmë nën shikimin e Zotit. Me fjalë të tjera, Zoti e di që tani se çfarë do të jemi duke veshur gjatë ditëlindjes tonë tjetër, me kë do ta kalojmë kohën dhe se çfarë do të bëjmë atë ditë. Në të njëjën mënyrë, Zoti e di se çfarë do të bëjmë në në dy, tre, dhjetë apo dyzet vitet e ardhshme në detajet më të vogla. Zoti i di të gjitha ditët, të gjitha minutat, të gjitha sekondat në jetën e një individi. Dhe jo vetëm, por Zoti ka dituri dhe i sheh si një moment të vetëm, të gjitha momentet që nga krijimi i universit, duke përfshirë çdo sekond të jetës së çdo personi që ka jetuar ndonjëherë dhe që do të jetojë në të ardhmen. Zoti ka krijuar një sasi pafundësisht të gjatë kohë në një sasi pafundësisht të shkurtër kohe; me fjalë të tjera, në një moment të vetëm.

Është një rehati dhe një luks i madh për dikë, që të jetë i ndërgjeshëm për këtë dituri infinite të Zotit dhe se njerëzit janë thjesht observues të fatit të tyre. Një besimtar i vërtetë, një që me të vërtetë e dorëzon veten te Zoti, e vëzhgon fatin e tij me kënaqësi, me parapritje, me vlerësim dhe dorëzim te Zoti, duke mësuar nga çdo moment i tij dhe gjithashtu me rehatinë e një personi të ulur në një kolltuk që po shikon një film.

Besimtarët janë të kënaqur me çdo gjë që Zoti krijon për ta

Një person që e ka Zotin, si mikun dhe mbrojtësin e tij, do të jetë i lumtur me çdo gjë, më çdo incident, çdo bisedë, më fjalë te tjera me çdo gjë të krijuar në fatin e tij nga Zoti. Zoti, për t’i provuar njerëzit, mund të krijojë gjëra të papritura në fatin e tyre; ndonjëherë ata mund të jenë frikësuese, ndonjëherë të vështira dhe sfiduese. Gjithsesi asnjëherë nuk duhet harruar që secili prej këtyre incidentëve ka qenë planifikuar dhe përcaktuar nga Zoti në detajin më të vogël. Për shembull, Profeti Jusuf u detyrua të qëndronte në burg për shumë vite, megjithëse ai nuk kishtë bërë asgjë të gabuar. Ishte në fatin e tij; por meqë ai ishte i gëzuar dhe i lumtur me fatin që Zoti kishte krijuar për të, burgu nuk ishte një burim brenge dhe hidhërimi për të, përkundrazi ai ishtë një mundësi që i solli shumë bekime dhe mirësi. Një besimtar, për shembull, do t’i krahasonte këto dite vështirësie me ditët e rehatisë dhe lumturisë dhe do t’i vlerësonte ato bekime akoma më shumë. Qartësisht, një person që nuk ka parë gjë tjetër veçse një mur të ngurtë për vite më radhë, do ta vlerësonte një kopësht me trëndafila më shumë se një person që ka qenë në një kopësht me trëndafila çdo ditë. Kështu që, një person që ka kaluar sfida dhe vështirësi, do të dijë të shijojë më shumë rehatinë dhe bukuritë. Ose le të mendojmë për një person që ka të përcaktuar në fatin e tij, që të marrë një trajtim të padtejtë si Profeti Jusuf (a.s), do të ndjejë kënaqësi duke menduar se durimi i tij përballë vështirëve do të fitojë kënaqësinë e Zotit në botën tjetër. Në fund të fundit, ai e di se ai po kalon vetëm atë që është në fatin e tij, dhe asnjë duke përfshirë edhe veten e tij, nuk mund ta ndryshojnë fatin ose ta parandalojnë atë, qoftë asnjë moment të vogël të tij, dhe kështu që shijon rehatinë e të dorëzuarit te fati.

Një besimtar që i është dorëzuar fatit, me siguri që do të bëjë gjithçka që është në dorën e tij për të ndrequr situatën. Për shembull, nëse ai është i sëmurë, sigurisht që ai do të marrë kujdes shëndetsor dhe do të bëjë gjithçka që duhet bërë për tu shëruar. Megjithatë, ndërkohë që ai i bën të gjitha këta, ai gjithmonë duhet të ketë parasysh që shkuarja te doktori, marja e ilaceve të përshkurara në recetë, dhe rezultati i trajtimit janë të gjitha pjesë e fatit të krijuar nga Zoti. Kështu që, ai asnjëherë nuk do të bie në vetëkeqardhje, hidhërim, pesimizëm ose shqetësime. Ai do të shijojë paqen që vjen nga të diturit se Zoti gjithonë dëshiron më të mirën për të.

Besimtarët e dinë madje, se edhe ata incidente që mund të duken negative, janë gjithmonë për më të mirën dhe kanë besim te Zoti. Kjo është unike vetëm për besimtarët. Profeti Muhammed (a.s) flet për këtë në një hadith:

 “Besimtarët me të vërtetë janë njetëz befasues, sepse çdo gjë që i ndodh atyrë është mirë pë ata. Kjo është unike vetëm pë ata dhe për askënd tjëtër. Nëse diçka që i pëlqen besimtarit ndodh, ai do të falenderojë dhe nëse diçka negative ndodh, ai do të jetë i durueshëm dhe ajo gjë do të dalë të jetë e mirë për të.” (Muslim, Zuhd 64, 2999)

Zoti është i Vetmi që ka fuqi dhe fuqia e Tij është e pafundme

Për një person që e sheh të vërtëtën dhe që e di që vetëm Zoti zotëron fuqi, dorëzimi te Zoti do të vinte natyrshëm, sepse ai e di që çdo gjë ndodh, çdo gjë që ai dëgjon, çdo person që ai takon, janë të gjitha nën kontrollin e Zotit. Siç shpjegon Profeti Muhammed, çdo gjë në këtë jetë është një bekim për besimtarin, pasi ajo krijohet nga Zoti. Zoti shpjegon në një varg sesi besimtarët jetojnë një jetë me këtë ndërgjegjësim dhe e vendosin plotësisht besimin e tyre te Zoti:

 “Unë iu kam mbështetur Allahut, Zotit tim dhe Zotit tuaj, se nuk ka asnjë nga gjallesat, që Ai të mos e ketë nën sundim, vërtet Zoti im është i Drejtë.” (Sure Hud, 56)

Ata që nuk besojnë te Zoti dhe mendojnë se çdo gjë është nën kontrollin e tyre, nuk munden të bëjnë ndryshe veçse se të kenë frikra konstante, shqetësime dhe ndjenja negative. Kjo është e ngjashme me një person që po shikon një film më ndenjë paniku, duke menduar se ai mund të ndryshojë fundin. Në të njëjtën mënyrë, se si kjo ndjenjë është plotësisht e pakuptimtë, po ashtu është e panevojshme dhe pakuptimtë për një person të ketë këto lloj ndjenjash, duke qenë se ai është thjesht një observues i fatit të tij. Për shembull, edhe ata që akuzojnë njerëzit e pafajshëm, janë nën kontrollin e Zotit. Zoti i krijon këto gjëra për t’i testuar njerëzit. Nëse personi tregon durim përballë këtyre vështirësive, ai do të zbulojë që nuk ka arsye për tu mërzitur, dhe se ai shpreson për kënaqësinë, bekimet, parajsën e Zotit. Për më shumë, Zoti e dërgon ndihmën e Tij te besimtarët dhe i bën gjërat e lehta për ta. Ky është premtimi i Zotit. Zoti e shpjegon situatën e këtyre njerëzve që u është bërë keq në vargun e mëposhtëm:

 “Kjo është kështu! E kush ndëshkon tjetrin me të njëjtën masë me të cilën ka qenë i ndëshkuar vetë, e pastaj atij përsëri i bëhet e padrejtë, Allahu do ta ndihmojë atë patjetër. All-llahu shlyen shumë të këqijat dhe falë mëkatet. (Hac Suresi, 60)

Besimi dhe Dorëzimi te Zoti është zgjedhja e natyrshme për të Drejtët

Për besimtarët që janë të ndërgjeshëm për fuqinë e pafundme, ndihmën dhe miqësine e Zotit, besimi dhe dorëzimi te Zoti është zgjedhja natyrale dhe është rruga më e lehtë dhe më e bukur për tu ndjekur. Përndryshe, një njeri do të provonte të mbante një ngarkesë që nuk është i aftë të mbajë. Bediuzamai, ka shpjeguar sesi një person që nuk i beson Zotit, do ta vendoste veten në një pozicion shumë të vështirë:

 “Njerëzit janë shumë dobët, dhe kanë shumë për të mbajtur. Ata janë të varfër dhe kanë nevojë për shumë. Ata janë të dobët, por jeta është e rëndë për tu mbajtur. Nëse ata nuk besojnë dhe nuk mbështeten te Zoti, që ka fuqi të pafundme dhe mund të bëjë çdo gjë që dëshiron, ndërgjegjia do të vuajë vazhdimisht. Ai do të mbytet nga problemet, shqetësimet, hidhërimet; gati do të kthehet në një të dehur apo bishë nga pesha e tyre. (Fjalët, f. 29)

Megjithatë duhet të theksuar që çfarë është shpjeguar deri tani, nuk ka për qëllim që të ngushëllojë apo të sigurojë njerëzit kur ata përballen me vështirësi. Kjo është mënyra sesi është krijuar kjo botë; dhe kjo është mënyra sesi është krijuar jeta. Nëse dikush mendon ndryshe, dhe sillet ndryshe, ai do të jetë vetëm duke tallur dhe gënjyer veten. Kështu që, një person që udhëheq një jetë me mungesë besimi, duhet të përballet me pakënaqësinë dhe parehatinë e të mos qenit të aftë për tu dorëzuar, madje edhe në ditët e tij më të mira dhe rehatshme; ndërsa njerëzit që jetojnë sipas fesë do të shijojnë rehatinë dhe paqen e mendjes të sjellë nga morali i fesë, pa pasur rëndësi se si shkojnë ngjarjet. Zoti shpjegon në Kuran sesi ndjehen besimtarët:

Ta keni të ditur se të dashurit e All-llahut nuk kanë frikë e as kurrfarë brengosje. Të cilët besuan dhe ishin të ruajtur. Atyre u jepet myzhde në jetën e Dunjasë dhe në jetën tjetër. Premtimet e All-llahut nuk mund të pësojnë ndryshim. E, ai është sukses i madh.” ( Sure Yunus, 62-64)

Një person që nuk beson do të zbulojë që shqetësimet, preukopimet dhe frikrat e tij nuk kanë fund; për të është sikur të ishte nën një kërcënim të vazhdueshëm. Ai beson se në çdo moment, dikush ose dicka mund ta dëmtojë atë. Ai do të jetojë me një shpirt skeptik, që nuk gjen paqe dhe do të endet në errësirën preukopimeve të tij, sepse ai nuk mund të shijojë rehatinë e të nënshtruarit te Zoti. Një besimtar, në anën tjetër, pak rëndësi ka se sa të vështira mund të duken gjërat, mbështetet dhe i beson Zotit, e ka Zotin mik dhe kështu që ai jeton një jetë të lumtur, të gëzuar dhe të shëndetshme me paqe të mendjes. Nuk ka absolutisht asgjë në këtë botë që mund të mërzisë apo shqetësojë këtë person. Ai jeton duke e ditur se ai është gjithmonë nën mbrojtjen e Zotit dhe se fuqia e Tij e pafundme është duke e mbështetur atë gjatë gjithë kohës. Ai e di se askush nuk t’i bëjë atij dëmin më të vogël, në rast se nuk e dëshiron Zoti, dhe jeton rehatinë e të dorëzuarit te fati në çdo moment të jetës së tij.

]]>
http://sq.harunyahya.com/sq/Artikujt/180081/rehatia-qe-gjendet-te-besimihttp://sq.harunyahya.com/sq/Artikujt/180081/rehatia-qe-gjendet-te-besimiSun, 02 Feb 2014 16:48:15 +0200
Pengesat për të besuar • Pse disa njerëz preferojnë të jetojnë sikur të ishin të pavetëdijshëm për fenë megjithëse ata e dinë se kanë nevojë të besojnë?

• Cilat janë pengesat që i ndalojnë njerëzit të kenë besim të sinqertë?

 Allahu e krijoi njeriun me një natyrë të përshtatshme për të besuar. Zoty ynë e shpalli këtë fakt në një varg të Kuranit:

“Përqëndro vetveten tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote, (e ajo fé), feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit, s'ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë. (Sura Rum, 30)

Disa njerëz e mohojnë këtë fakt të shpallur në Kuran dhe e dënojnë veten e tyre me një jetë të vështirë. Ka disa arsye pse disa njerëz kanë preferuar një jetë të vështirë në vend të besimit, që është dukshëm i përshtatshëm me mënyrën sesi ata janë krijuar dhe që do t’i forconte moralisht ata.

• Arroganca

Ndenja e krenarisë, me fjalë të tjera arroganca, i pengon disa njerëz që të jetojnë fenë e vërtetë sepse ata besojnë në saktësinë dhe perfeksionin e ideve, besimeve dhe stileve të jetesës të tyre. Këta njerëz e mbajnë veten tepër të zgjuar për të besuar një ide apo besim më të vërtetë. Thjesht të menduarit rreth kësaj gjëje do t’i bezdiste ata. Allahu i Plotfuqishëm shpall në këtë ajet: “Dhe kur i thuhet atij të këtë frikë Allahun, ai kapet nga krenaria e cila e shtyn atë në vepra të këqija. Xhehenemi do jetë i mjaftueshëm për të. Sa vend i keq është ai për të qëndruar.” (Surja Bekare, 206). Cfarë i shtyn këta njerëz në mohim ose që i pengon ata të besojnë është kjo “krenari", ose me fjalë të tjera, arrogancë.

Kur ftohen të jetojnë sipas moralit të Kuranit, këta njerëz refuzojnë sepse nënshtrimi ndaj besimit të vërtetë do të tregonte se ata kanë ndjekuar një besim të bazuar në besytni deri tani. Është një dështim i madh për këta njerëz të kuptojnë që ata kanë ndjekur rrugën e gabuar për vite me radhë, që kanë zjedhur njerëzit e gabuar për t’i ndjekur, që gjithçka që kanë shkruar, lexuar ose kuptuar deri tani ka qenë një keqkuptim i madh. Për të mos përjetuar këtë dështim, ata nuk duan të pranojnë shkatërrimin e ideve të tyre edhe pse ata dalin gabim sepse arroganca e tyre nuk i lejon. Kreanaria e tyre i “çon në mëkat”, siç thuhet në vargun kuranor.

Megjtahtë çfarë ata u nevojitet të bëjnë pasi të kuptojnë që Kurani është e vëteta e vetme, është të pranojnë që kjo është rruga e duhur, të dëgjojnë ndërgjegjen e tyre, të pendohen dhe të fillojnë një jetë krejt të re. Ky qëndrim do ishte më i lehti dhe do e kënaqte Allahun e Plotfuqishëm. E kunërta do të nënkuptontë një jetë me problem në këtë botë dhe tjetrën. Allahu i Plotfuqishëm shpall për shpirtin e zi të atyre që jetojnë në mohim: “Dhe, edhe pse bindshëm të besueshëm në to (se ishin nga Zoti), i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi, pra shikoje se çfarë ishte fundi i shkatërrimtarëve.” (Surja Neml, 14). Arroganca e tyre i mban këta njerëz nga rruga e drejtë dhe i shkakton dëm të madh.

• Mosnjohja e Kuranit

Për shumicën e njerëzve Kurani është një libër që thjesht qëndron në një cep të dhomës dhe mendojnë se ai do t’i mbrojë nga e keqja megjithëse ata nuk e kanë e lexuar asnjëherë ata. (Larg saj është Kurani). Këta njerëz janë të pavetëdijshëm që Kurani, që është ndriçues dhe udhëzim, do t’i mbrojë ata nga Ferri dhe do t’i çojë ata në Kopësht (Parajsë) nësa ata ndjekin dhe zbatojnë urdhëresat dhe ndalesat e Allahut të Plotfuqishëm. Kështu që ata parapëlqejnë ta mësojnë fenë nga gjyshërit apo parardhësit e tyre në vend që ta mësojnë nga Kurani, i cili është burim i vërtetë. Megjithatë Allahu i Plotfuqishëm shpall një varg kuranor që disa njerëz braktisën Kuranin dhe nuk e lexuan më:

I Dërguari thotë, ‘O Zoti im, njerëzit e mi sillen me Kuranin si diçka për t’u injoruar.’” ( Surja Furkan, 30)

Në një nga hadith, Profeti ynë (saa) shpjegoi se Kurani është udhëzim që të çon në shpëtim:

“Ai që e vendos Kuranin të parin, Kurani do ta Çojë në Kopësht. Kush e le atë pas, ai do ta çojë në Ferr.” (G.Ahmed Ziyaüddin, Ramuz Al Hadith, volüme 1, Gonca Publishing, Istanbul, 1ÇÇ7, 227/Ç)

Një shumicë njerëzish përpiqen të jetojnë një fe që është plot me injorancë si pasojë e mos leximit të Kuranit, zakoneve, diturisë së gabuar dhe zbatimit të gabuar të fesë në të kaluarën. Rregullat, ndalesat dhe vlerat morale të kësaj feje që ata ndjekin janë ndryshe nga ata të fesë së vërtetë. Pasoja më e rrezikshme e kësaj pseudo-feje, që ka sjellë shumë rregulla që nuk janë në përputhje me shpalljet e Allahut të Plotfuqishëm dhe Sunetit të Profetit tonë (saas), është fakti që ajo sjell shumë paragjykime midis njerëzve për fenë e vërtetë. Kështu që kjo pseudo-fe, që është plot me rregulla të komplikuara që zbatohen me vështirësi, i largon njerëzit nga vlerat morale të Kuranit.

Allahu i Plotfuqishëm e shpall këtë të vërtetë me këtë varg, “A mos kërkojnë ata fe, pos fesë të shpallur nga Allahu?...” (Surja Ali Imran, 83).

 “E në zemrat e ithtarëve të tij dhuruam butësi dhe mëshirë, ndërsa murgërinë ata vetë e shpikën. Ne u nuk ia bëmë atyre atë obligm…” (Surja Hadid, 27)

Megjithatë, feja e urdhëeuar nga Allahu i Plotfuqishëm është shumë e lehtë; ajo nuk as e komplikuar dhe as e vështirë për tu zbatuar. Njerëzit janë krijuar për të jetuar me fenë e vërtetë që Allahu Plotfuqishëm ka zgjedhur për ta. Në Kuran, sjelljet që Allahu i Plotfuqishëm pëlqen ose jo, gjërat që janë ta ndaluara dhe ata që janë të lejuara shpjegohen shumë qartë. Kështu që për një ndërgjegje dhe mendje e hapur, nënshtrimi ndaj fatit që ka caktuar Allahu dhe të jetuarit fenë e vërtetë siç do ta kënaqte Zotin tonë dukë iu nënshtruar Atij është shumë e lehtë. Zoti ynë e shpall këtë të vërtetë në Kuran:

 

.

“Përqëndro vetveten tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kotë, (e ajo fé), feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit, s'ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë.” (Surja Rum, 30)

Morali i Kuranit i pajis njerëzit më një stil jetese që përfshin lumturinë, rehatinë dhe lirinë e vërtetë. Ky stil jete e liron një person nga “idhujt e rremë” që moralisht e skllavërojnë një person dhe e afrojnë më shumë atë me Allahu, i Cili ka Dituri dhe Bukuri pafund, i Cili kontrollon gjithë gjërat dhe i Cili është i mëshirshëm dhe i drejtë.

• Psikologjia “Ndiq turmën”.

Arsyeja që i pengon disa njerëz të jetojnë me vlerat e vërteta të Kuranit është psikologjia “ndiq turmën”. Këta njerëz mendojnë që duhet të vazhdojnë të jetojnë si shumica megjithëse ndërgjegja e tyre nuk e miraton dhe ata e konsiderojnë si një obligim të jenë anëtarë “normal” të shoqërisë. Me këtë psikologji, ata nuk arrijnë të kuptojnë kuptimin e vërtetë të fesë, dhe besojnë që ka disa rregulla, të cilat të gjithë njerëzit në botë duhet t’i zbatojnë –përveç rregullave të Allahut- dhe ata i binden këtyre rregullave. Megjithatë në Kuran Allahu i Plotfuqishëm shpall që stili i jetesës që shumica e njerëzve zgjedhin, rregullat dhe dënimet e tyre fallso nuk i drejtojnë njerëzit për te e vërteta; në të kundërt ndjekja e turmës është një rrezik që e kequdhëzon një person:

 “Në qoftë se u bindesh shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e Allahut. Ata nuk ndjekin tjetër vetëm se supozime dhe nuk janë tjetër vetëm se rrenacakë.” ( Surja Enam, 116)

 

Fakti që shumica e njerëzve kanë zgjedhur një stil jetese në kundërshtim me fenë e vërtetë, që ata janë tallës dhe mizorë kundrejt të tjerëve dhe madje rebelë ndaj qeverive të tyre, që ata bëjnë mëkate pa u menduar fare, nuk duhet të ketë ndikim mbi njerëzit e tjerë. Fakti që këta njerëz përbëjnë shumicën, nuk ësht justifikim për gabimet që bëjnë individët. Kjo sepse stilet e jetesës jo sipas Kuranit, që adoptohen nga psikologjia “ndiq turmën”, në vend të jetësës që përcaktohet qartë në Kuran dhe që do të kënaqte Allahun e Plotfuqishëm, hapin dyert e Ferrit dhe aq me shume nuk do të sillnin ndonjë përfitim për njerëzit.

• Mos të kuptuarit që liria është vetëm përmes Fësë së vërtetë:

Disa njerëz gabojnë kur mendojnë se të jetuarit pa ndjekur urdhëresat e Allahut dhe duke ndjekur nevojat dhe dëshirat e egos së tyre është liri. Megjithatë, një person mund të bëhet vërtetë i lirë nëse ai shërben Allahun, i nënshtrohet Atij dhe shpëton nga  nënshtrimi ndaj njerëzve dhe vlerave të tjera, sepse liria e vërtetë nuk është thjesht fizike por ajo është në shpirt. Ajo është tërësia e ndjenjave si medja e hapët, rehatia, besimi dhe paqja që Allahu i Plotfuqishëm inspiron në zemrën dhe shpirtin e një personi. Megjithatë Allahu i Plotfuqishëm thekson këtë liri, që vetëm besimtarët mund të kenë, në një varg:

 (Surat Ar-Ra‘d, 28) “…dhe më të përmendur Allahun zemrat e tyre qetësohen; pra dini se më të përmendur Allahun zemrat stabilizohen.’ (Surja Rrad, 28)

Profeti ynë (saas) i thërriti njerëzit në rrugën më të ndershme, në rrugën e Allahut, dhe u përpoq të bëhej udhëzim per shpëtimin e njerëzve në këtë botë dhe në tjetrën. Në këtë hadith, Profeti ynë (saas) sqaroi këtë fakt në mënyrë të qartë: “Nuk ka dyshim që fjala më e bukur është libri i Allahut. Rruga më e bukur është rruga e Muhammedit.

 (Sahih al-Bukhari, I'tisam 2, Ebed 70; Kutub Al-Sitta, Interpreted by Prof. Dr. Ibrahim Canan, volume 2, Akçağ Publications, Ankara, p.338)

• Logjika “Ka kohë, do ta bëj më vonë”:

Njerëzit të cilët nuk mund të kuptojnë nevojën e vlerave morale të Kuranit mendojnë se ata besojnë Allahun e Plotfuqishëm dhe Kuranin por do të fillojnë t’i bëjnë faljet e tyre më vonë. Pas këtij mendimi krejtësisht të gabuar, është fakti se ata mendojnë se të jetuarit sipas vlerave morale të fesë, do t’i pengonte ata të shijonin gjërat e vogla në këtë jetë, dhe injorojnë faktin që vdekja mund të vijë në çdo çast dhe se ata nuk besojnë tërësisht në botën tjetër. Megjithatë ata i kanë këto mendime sepse njerëzit janë të pavetëdijshëm për fenë e vërtetë sepse Allahu i Plotfuqishëm i ka premtuar besimtarëve që jetojnë fenë e vërtetë këtë botë tjetrën me këtë varg, “Thuaj : ‘Kush i ndaloi bukuritë dhe ushqimet që Allahu i krijoi për robtë e vet?’ Thuaj: ‘Ato janë në këtë botë botë për ata që besuan, dhe në Ditën e Kijametit janë të posaçme për ta.’ Keshtu ja sqarojmë argumentet një populli që beson.” (Surja Araf, 32) dhe i paralajmëron njerëzit për Ditën e Gjykimit duke i kujtuar ata që vdekja është shumë pranë Çdokujt qoftë ai i ri, plak apo fëmijë më këtë varg, “Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen…” (Surja Ali Imran, 185). Bota tjetër është shumë më reale se kjo botë, siÇ tregohet në shumë vargje të Kuranit, sepse ajo është e përhershme. Pa dyshim justifikimet e atyre që e shtyejnë për më vonë të jetuarit sipas vlerave morale të fesë me logjikën “ka kohë!” janë të kota. Allahu i Plotfuqishëm i paralojmëron robërit e tij me faktin e kësaj të vërtete:

 “Në ditën kur zullumqarëve nuk u bën dobi justifikimet e tyre, ata janë të mallkuar dhe ata e kanë vendqëndrimin më të keq” (Surja Gafir, 52)

Cytjet e Shejtanit pengojnë që njerëzit të jetojnë fenë e vërtetë

Shejtani është ai që i ndalon njerezit të jetojnë fenë e vërtetë. Shejtani i afrohet njerëzve në mënyrë tinëzare pa u nxituar. Në mënyre graduale ai i bën cytje të vogla që ti ndalojë njerëzit që të jetojnë sipas moralit të Kuranit dhe në si përfundim i mban ata larg nga feja e vërtetë. Megjithatë, njerëzit mund të kenë një mendje dhe shpirt të shëndetshëm duke jetuar fenë e vërtëtë sepse të jetuarit në këtë mënyrë i shpëton nga barrat e kësaj bote. Ai bëhet i përgjethshëm vetëm përpara Allahut dhe urdhëresave të Librit të Tij të Vërtetë. Kjo është një lehtësi e madhe për njerëzit. Allahu i Plotfuqishëm e shpall lehtësinë e fesë islame në shumë vargje të Kuranit. P.sh Ai shpall “Dhe ne do te drejtojmë ty ne rrugën më të lehtë dhe i përgëzon muslimanët se Ai do t’iu sigurojë atyre me lehtësi paqe dhe se Allahu është Ai që hap rrugët e robërve të Tij dhe i ndihmon ata të arrijnë rrugën e Tij të vërtetë. Ai e vendos Kuranin si udhëzim dhe i ndihmon njerëzit të dalin nga jetët e tyre të errëta. Ne një varg Allahu i Plotfuqishëm i përgëzon ata që e njekin të plotbindur:

“Allahu është Mbrojtës ai atyre që kanë besim. Ai i nxjerr ata nga errësira në dritë....” (Sura Bekare, 257)

]]>
http://sq.harunyahya.com/sq/Artikujt/174037/pengesat-per-te-besuarhttp://sq.harunyahya.com/sq/Artikujt/174037/pengesat-per-te-besuarhttp://fs.fmanager.net/Image/objects/6-makaleler/11157.jpgMon, 25 Nov 2013 23:42:34 +0200