SQ.HARUNYAHYA.COMhttp://sq.harunyahya.comsq.harunyahya.com - Librat - Shtuar së fundmi sqCopyright (C) 1994 sq.harunyahya.com 1SQ.HARUNYAHYA.COMhttp://sq.harunyahya.comhttp://harunyahya.com/assets/images/hy_muhur.png11666Ndërgjegje në Qelizëhttp://sq.harunyahya.com/sq/Librat/194443/ndergjegje-ne-qelizehttp://sq.harunyahya.com/sq/Librat/194443/ndergjegje-ne-qelizehttp://fs.fmanager.net/Image/objects/1-kitaplar/hucredeki_bilinc_arnavutca.jpgWed, 26 Nov 2014 11:53:51 +0200Çfarë Dështojnë të Marrin Parasysh Darvinistëthttp://sq.harunyahya.com/sq/Librat/157543/cfare-deshtojne-te-marrin-parasyshhttp://sq.harunyahya.com/sq/Librat/157543/cfare-deshtojne-te-marrin-parasyshhttp://fs.fmanager.net/Image/objects/1-kitaplar/cfare_deshtojne_te_marrin_parasysh_darvinistet.jpgWed, 30 Jan 2013 15:18:10 +0200Njeriu i Vogël në KullëNe do ta shpalosim këtë të vërtetë në këtë libër. Ajo që ne do të shpjegojmë këtu, sipas të gjitha gjasave, do të jetë në kundërshtim me shumë ide dhe koncepte me të cilat ju jeni familiarizuar deri më tani. Megjithatë është një e vërtetë konkrete e bazuar në dëshmi shkencore. Prandaj, është e pamundur që të hidhet poshtë kjo e vërtetë kur njeriu mendon për të në një mënyrë të arsyeshme dhe logjike, në vend se t’iu përmbahet paragjykimeve të njohura.

Mos harroni kurrë se injorimi i të vërtetës apo mospranimi për të menduar për të nuk i sjell asnjë dobi një personi. Nëse dikush thotë: “Jo, unë jetoj në një planet në një gjithësi të pafund, jo në një dhomë të mbyllur,” atëherë ai duhet ta dëshmoj këtë të vërtetë. Nëse nuk mundet, atëherë besimi i verbër në një ide të tillë vetëm se do të bëjë që ai të vazhdojë të mashtrohet.

]]>
http://sq.harunyahya.com/sq/Librat/43907/njeriu-i-vogel-ne-kullehttp://sq.harunyahya.com/sq/Librat/43907/njeriu-i-vogel-ne-kullehttp://fs.fmanager.net/Image/objects/1-kitaplar/kuledekiKucukAdam_arn.jpgSat, 16 Jul 2011 00:02:11 +0300
Rëndësia e Ndërgjegjes në Kur'anNë këtë libër, do të flasim për një zë që gjithmonë frymëzon drejtësi, sjellje të mirë, përulje, ndershmëri, sinqeritet dhe gjithçka që është e drejtë. Ky zë, edhe pse mund të jeni të pavetëdijshëm për të, është gjithmonë me ju kudo që të shkoni.

Atëherë ju mund të pyeteni: 'Kujt i takon ky zë?' E pra, ky zë ju takon juve, ai është brenda jush, ai është zëri i ndërgjegjes tuaj...

]]>
http://sq.harunyahya.com/sq/Librat/39706/rendesia-e-ndergjegjes-ne-kuranhttp://sq.harunyahya.com/sq/Librat/39706/rendesia-e-ndergjegjes-ne-kuranhttp://fs.fmanager.net/files/book/pictures/rendesia.jpgSun, 13 Mar 2011 11:01:39 +0200
Arroganca e ShejtanitNjeriu kryelartë, dmth. ai i cili i jep vetes autoritet të pavarur, dhe në këtë mënyrë shfaq padrejtë arrogancë ndaj Allahut, si dhe ia kthen shpinën fjalëve të Tij, vazhdimisht mbetet i rrezikuar nga dinakëritë e shejtanit. Qëllimi i këtij libri është të paraqes të gjitha aspektet e arrogancës dhe të metat në karakterin e atij që është i kapluar nga kjo sëmundje, dhe të apelojë tek të gjithë ata, tek të cilët shejtani tenton të ndikojë, që të largohen nga ai dhe të pastrojnë veten nga kjo e keqe.

Duke pasur këto synime si qëllim, përgjatë librit, do të flasim për gjendjen shpirtërore njerëzve të shkujdesur, sa i përket “arrogancës”si defekt, që është e metë qenësore e tyre.

Shpresojmë se ky libër do të shërbejë si paralajmërim i fuqishëm për gjithë lexuesit tanë, ashtu që t’i shmangen këtij vesi të lig të Iblisit.

]]>
http://sq.harunyahya.com/sq/Librat/39334/arroganca-e-shejtanithttp://sq.harunyahya.com/sq/Librat/39334/arroganca-e-shejtanithttp://fs.fmanager.net/files/book/pictures/arroganca_e_shejtanit.jpgWed, 02 Mar 2011 14:10:04 +0200
Para Se Të Pendohesh Gjatë gjithë historisë, All-llahu ka dërguar të dërguarit e Tij te çdo shoqëri për t’ua komunikuar porosinë e Tij Hyjnore. Siç vërejmë në Kur’an, sjellja dhe cilësitë morale të këtyre njerëzve të veçantë kanë qenë shembuj për besimtarët. Për këtë arsye, është e rëndësishme për secilin besimtar të mësojë se çfarë kanë përjetuar ata gjatë jetës së tyre.
 
Ajo që thotë Kur'ani për luftërat e të dërguarve pa dyshim ndriçon mendjen dhe është udhëzuese për besimtarët. Shembujt e dhënë në këtë libër shërbejnë për t'i përkujtuar besimtarët për karakterin e mirë moral të të dërguarve dhe përpjekjet e tyre të sinqerta. Kur’ani përmban shumë tregime për këta njerëz, sepse: “Në tregimet e atyre (të dërguarve) ka këshilla për ata që janë me mend. Ky (Kur’an) nuk është tregim i trilluar, por ai është vërtetues i atyre (librave) që janë shpallur para tij, është shpjegues i çdo gjëje dhe udhërrëfyes e mëshirë për njerëzit besimtarë” (Sure Jusuf: 111).
]]>
http://sq.harunyahya.com/sq/Librat/35198/para-se-te-pendoheshhttp://sq.harunyahya.com/sq/Librat/35198/para-se-te-pendoheshhttp://fs.fmanager.net/Image/objects/1-kitaplar/para_se_te_pendohesh.jpgSat, 04 Dec 2010 21:17:29 +0200
Kurrë Mos HarroniQëllimi i këtij libri është që të ju rikujtojë  arsyen e ekzistencës tuaj në këtë botë. Ne ndjemë se duhet që tua rikujtojmë  këtë, sepse njeriu nganjëherë harron. I zhytur  në rutinat e përditshme, edhe pse ai nuk do të dëshironte, ai mund të humbasë lehtë vemendjen nga problemet reale në të cilat ai në fakt  duhej të përqëndrohej. Njeriu mund të harrojë lehtë se Allahu është Gjithëpërfshirës, se Ai e shikon atë në çdo moment, se Ai e dëgjon atë, dhe se atij një ditë do ti duhet të japë llogari për veprimet e tij tek Allahu. Njeriu madje mund të harrojë  dhe vdekjen e sigurt varrin, Xhenetin dhe Xhehenemin, se asgjë nuk ndodh përveç asaj që do All-llahu, dhe se ka një arsye për çdo gjë në fund të fundit .

Kurrë mos harroni, se duke harruar ato gjëra të cilat ju do ti rikujtoni në këtë libër, do të ju kushtonte juve shumë e më shumë sesa duke  harruar  përpjekjet për të rikujtuar gjërat e bëra gjatë gjithë ditës, pa marrë parasysh sa të vlefshme këto çështje mund të duken.

]]>
http://sq.harunyahya.com/sq/Librat/33814/kurre-mos-harronihttp://sq.harunyahya.com/sq/Librat/33814/kurre-mos-harronihttp://fs.fmanager.net/files/book/pictures/kurre_mos_harroni.jpgWed, 10 Nov 2010 14:12:11 +0200
Dashuria Ndaj Allahut Dashuria është njëra prej mirësive më të mëdha që Allahu u dhuron njerëzve. Allahu i ka krijuar njerëzit ashtu që ata të ndiejnë kënaqësi kur të tjerët i duan ata apo kur ata i duan të tjerët. Burimi i vërtetë i dashurisë në zemrat e besimtarëve është dashuria e tyre e thellë ndaj Allahut. Besimtarët e duan shumë Allahun dhe, në çdo moment, përpiqen të fitojnë dashurinë dhe kënaqësinë e Tij. Kushdo që e do Allahun i do krijimet e Tij, ndien dhembshuri dhe mëshirë për ta. Ky libër bënë përpjekje që t’i përkujtoj njerëzit për rëndësinë e ndjenjës së dashurisë ndaj Zotit tonë dhe rëndësinë e dashurisë së Allahut ndaj krijimeve të Tij dhe besimtarëve, si edhe për të dëshmuar se mungesa e dashurisë, e cila është shenjë e atyre të cilët e mohojnë ekzistencën e Tij, është një gjëmë dhe ndëshkim i madh.

]]>
http://sq.harunyahya.com/sq/Librat/21453/dashuria-ndaj-allahuthttp://sq.harunyahya.com/sq/Librat/21453/dashuria-ndaj-allahuthttp://fs.fmanager.net/files/book/pictures/dashuria.jpgMon, 08 Mar 2010 11:02:00 +0200
24 Orë Nga Jeta ENuk mundesh të jetosh sipas vlerave të Islamit përveçse duke  jetësuar urdhrat dhe këshillat e dhëna në Kur’an për çdo detaj të jetës.Kjo, dhe zbatimi i Sunnetit është mënyra e vetme me të cilën njerëzit mund të arrijnë sukses dhe lumturi  në këtë botë dhe në tjetrën. Zoti ynë na tregon në Kur’an se njeriu mund të bëjë një jetë shumë të mirë vetëm duke kryer vepra të mira: 

“Cilido që bën vepër të mirë, mashkull ose femër qoftë e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij jetë të mirë (në këtë botë) e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre”  (Sure Nahl: 97)

Ky libër i qaset përditshmërisë së njerëzve në optikën e një muslimani  i cili jeton sipas mësimeve të Kur’anit. Njëkohshëm, rreket të ndihmojë një musliman në përballjen e jetës së çdo dite. Kësisoj, qëllimi i këtij libri është i dyfishtë: të na prezantojë me idenë e jetës së lumtur që vjen vetëm falë mësimeve të Kur’anit dhe t’i ftojë të gjithë njerëzit në këtë jetë të vyrtytshme ofruar nga vargjet e tij, sepse është provuar  se vetëm mësimet e Kur’anit  i mundësojnë njerëzve të jetojnë çdo orë të ditës dhe çdo moment të jetës së tyre në një ambient të qetë, i cili i ngjan parajsës - në paqe, larg stresit, shqetësimeve dhe anktheve që kanë përfshirë këtë botë.

]]>
http://sq.harunyahya.com/sq/Librat/20928/24-ore-nga-jeta-ehttp://sq.harunyahya.com/sq/Librat/20928/24-ore-nga-jeta-ehttp://fs.fmanager.net/files/book/pictures/24_ore.jpgWed, 10 Feb 2010 16:25:52 +0200
Thirrje Për Union Islamik Ky libër merret me nevojën e botës Muslimane për krijimin e një Unioni Islamik dhe rëndësinë e tij për paqen botërore nën dritën e fakteve politike, sociologjike dhe ekonomike.

Gjendja e tanishme tregon qartë se Muslimanët do të kenë ndikim në zhvillimet e shekullit 21 në një mënyrë apo tjetër. Mirëpo, ajo që vërtet ka rëndësi në këtë mes është se bota Islame në veçanti dhe njerëzimi në përgjithësi duhet të përfitojnë nga ky ndikim. Gjëja e parë që na shkon në mendje në këtë fazë është nëse bota Islamike mund të luaj një rol të tillë, duke e ditur gjendjen e saj të tanishme. Që nga koha e Profetit Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), Muslimanët i prinë rrugës së shkencës, argumentimit, mendimit, artit, kulturës dhe civilizimit dhe i dhuruan njerëzimit shumë të mira. Muslimanët i mësuan botës shkencën, argumentimin, mjekësinë, artin, higjienën dhe shumë e shumë lëndë tjera. Për të rinisur ngritjen e Islamit, të përforcuar me dritën dhe urtësinë e Kur’anit, Muslimanët e sotëm duhet të udhëhiqen nga parimet morale të Kur’anit dhe shëmbëlltyra e Profetit.

Përçarja dhe copëtimi i botës Islamike është një problem edhe më urgjent dhe jetik që duhet zgjidhur. Fakti se Muslimanët nuk kanë qenë në gjendje të krijojnë një Union Islamik të fuqishëm dhe aktiv është një kontribuues i madh për shumë të këqija të së sotmes. Me krijimin e një Unioni Islamik të fuqishëm, problemet e tilla ose nuk do të shfaqen më ose do të zgjidhen shumë më shpejt se që mund të parashikohet.

]]>
http://sq.harunyahya.com/sq/Librat/20593/thirrje-per-union-islamikhttp://sq.harunyahya.com/sq/Librat/20593/thirrje-per-union-islamikhttp://fs.fmanager.net/Image/objects/1-kitaplar/thirrje_per_union_islamik.jpgTue, 26 Jan 2010 10:35:34 +0200
Ata të Cilët i Shfrytëzojnë të Gjitha Kënaqësitë e Tyre në Këtë Jetë

Bota është e mbushur me bekime të panumërta, por shumë njerëz as që janë në dijeni të tyre. Të varrosur në dhimbjet dhe ankthet e tyre, ata nuk mund të shohin bukuritë pë rreth tyre ose të marrin kënaqësi nga gjërat që ata përjetojnë. Në qoftë se ju i pyesni, ata do të thonë se jeta është një luftë e vështirë, një pjerrësi e madhe, ata janë të mërzitur dhe rraskapitur me jetën. Ata vazhdimisht ankohen se nuk gjejnë ndonjë  kënaqësi në të, se ata duan të vdesin në mënyrë që të shpëtojnë. Disa madje shkojnë aq larg sa kryejnë vetëvrasje.

Por jeta nuk duhet të jetë në këtë mënyrë. Sigurisht, jeta  është krijuar me sprova, me të meta dhe kufizime. Por mënyra për t'i përballur këto nuk është që të luftojnë me jetën, përkundrazi, zgjidhja qëndron në të besuarit në Allahun.

Ky libër përpiqet të tregojë mundimin, humbjen, dhe ankthin që rrjedhin nga të jetuarit larg nga feja, njerëzit tregojnë gjendjen në të cilat ata kanë rënë,duke i informuar ata se si të mbajnë bekimet e të  mirat e tyre në këtë botë, dhe për të shpëtuar veten nga dhembjet e që ata do të vuajnë në botën tjetër. Përveç kësaj, ne do të donim që të gjithë njerëzit të kuptojnë se kjo jetë është e mbushur me mira dhe gjëra të tjera të këndshme që njerëzit mund të gëzojnë, me kusht që ata të besojnë në Allahun. Dhe së fundi, ky libër fton të gjithë që të ndjekin rrugën e Tij, të  jetojnë  sipas Kur'anit, dhe të jetojnë një jetë me besim.

]]>
http://sq.harunyahya.com/sq/Librat/20555/ata-te-cilet-i-shfrytezojnehttp://sq.harunyahya.com/sq/Librat/20555/ata-te-cilet-i-shfrytezojnehttp://fs.fmanager.net/files/book/pictures/kenaqesite.jpgSun, 24 Jan 2010 13:29:39 +0200
Fundi i Botës dhe MehdiuSecila nga trilionat e qelizave të trupit tonë e përmbush detyrën e saj në mënyrë të përsosur, si rezultat i një plani të përkryer të Allahut, në mënyrë që ne të vazhdojmë jetën tonë pa asnjë vështirësi. Të zgjuarit çdo mëngjes për të shkuar në shkollë, të shijuarit e shijes së këndshme të mjaltit, frymëmarrja pa asnjë vështirësi, të vrapuarit dhe luajtja me shokët në oborrin e shkollës, të shkruarit,  të lexuarit dhe mjaft gjëra të tjera që ju bëni janë vetëm në sajë të dashurisë, dhembshurisë dhe mëshirës së Allahut.
 
Ashtu si çdo gjë tjetër mbi tokë, Allahu ju ka krijuar në mënyrë të përsosur dhe ju ka dhënë çdo gjë që ju keni nevojë. Ajo çfarë ju mbetet të bëni është që ta falënderoni Zotin tonë, i Cili ju ka dhënë gjithë këto mirësi, të cilat janë dhurata më e vyer se çdo dhuratë  tjetër që mund t'ju jepet në këtë botë.
 
Në këtë libër, ne do të mendojmë rreth trupit tonë. Do të shohim se, sa përsosmërisht dhe të ndërlikuar e ka krijuar Allahu trupin i njeriut. Pasi të keni lexuar librin, ju do ta doni akoma më shumë Allahun dhe do ta falënderoni Atë. Po ashtu, do të çuditeni me moskokëçarjen e madhe të njerëzve që ju rrethojnë, të cilët nuk mendojnë dhe nuk meditojnë, dhe do të jeni të etur për t'u treguar atyre çfarë keni mësuar, në mënyrë që edhe ata të jenë më të vëmendshëm ndaj këtyre mirësive.
]]>
http://sq.harunyahya.com/sq/Librat/12999/fundi-i-botes-dhe-mehdiuhttp://sq.harunyahya.com/sq/Librat/12999/fundi-i-botes-dhe-mehdiuhttp://fs.fmanager.net/files/book/pictures/fundi_i_botes_dhe_mehdiu.jpgFri, 06 Mar 2009 11:16:49 +0200
Përrallëza Për Fëmijët E Mençur -2-Të dashur fëmijë! Çfarë dini për termitet, këto      krijesa kaq punëtore që ngjajnë me milingonat? A e dini se fluturat me krahët e tyre të bukur e nisin jetën e tyre si krimba të vegjël dhe në fund dalin nga fshikëza? A e dini se qukapikët fshehin lendet e vogla nëpër pemët e lisit, si ndodh që xixëllonjat nuk digjen nga drita që lëshojnë, si maskohen bretkocat për t'ju shpëtuar armiqve, apo si ndodh që fokat nuk ngrijnë në oqeanet e akullt?

Përrallëzat që do të lexoni në këtë libër do t'ju japin mjaft fakte për këto dhe shumë çështje të tjera tërheqëse. Duke lexuar këto përrallëza, do të mendoni më shumë për kafshët që ndodhen në to dhe do ta kuptoni se sa  përsosmërisht i ka krijuar Allahu të gjitha ato.

]]>
http://sq.harunyahya.com/sq/Librat/9521/perralleza-per-femijet-e-mencurhttp://sq.harunyahya.com/sq/Librat/9521/perralleza-per-femijet-e-mencurhttp://fs.fmanager.net/files/book/pictures/perralleza_per_femijet_e_mencur_2.jpgSun, 28 Sep 2008 01:39:05 +0300
Përrallëza Për Fëmijët E Mençur -1-Të dashur fëmijë! Në këtë libër me përralla, që është shkruar posaçërisht për ju, ka mjaft fakte të rëndësishme. Në të, ju do të gjeni shumë shembuj të mrekullive tek gjallesat e krijuara nga  Allahu dhe do të shihni edhe një herë natyrën unike të fuqisë së Zotit tonë. Ju, gjithashtu, do të kujtoheni t’i përgjigjeni me durim dhe nënshtrim çdo ngjarjeje të krijuar nga Allahu dhe ta falënderoni Atë në çdo moment.

Në të do të mësoni pse është e rëndësishme të silleni mirë me njerëzit që ju rrethojnë, se pastërtia është cilësi e besimtarit, se fjalët e këndshme janë virtyt që e kënaqin Allahun.
Ja tek janë titujt e disa prej përrallave në këtë libër:

Amari dhe Breshka; Çfarë i mësoi Rashidit vëllai? Omeri dhe Pinguini; Xhemali dhe Papagalli; Në Gjithçka Ka Mirësi; Është e Rëndësishme të Ndjekësh Fjalën e Mirë;  Naimi dhe Palloi i Bukur; Enveri dhe Zogu i vogël; Aliu dhe Shoku i tij i vogël; Maksudi dhe Kotelja; Sejidi dhe Kallamari; Qerimi dhe gjysh Hasani
]]>
http://sq.harunyahya.com/sq/Librat/9520/perralleza-per-femijet-e-mencurhttp://sq.harunyahya.com/sq/Librat/9520/perralleza-per-femijet-e-mencurhttp://fs.fmanager.net/files/book/pictures/perralleza_per_femijet_e_mencur_1.jpgSun, 28 Sep 2008 01:26:31 +0300
Parimet Themelore Të Islamit Ky libër është shkruar për ata të cilët së voni janë njohur me Islamin dhe të cilët tashmë kanë dijeni dhe një shkallë të bindjes ndaj Islamit, por e cila mund të ketë pasur origjinën e tyre në burime të papërshtatshme apo të pabaza. Informacioni të cilin njerëzit e grumbullojnë për Islamin është, në të shumtën e rasteve, i kufizuar në atë që paraqesin familjet e tyre, shokët apo librat e caktuara. Mirëpo, informacionit të saktë për Islamin mund t’i qasemi vetëm duke iu referuar Kuranit, burimit të Islamit.  

Kurani është shpallja e fundit e zbritur prej Zotit, si udhëzim për njerëzimin. I vetmi libër i shpallur nga Zoti që ka mbijetuar plotësisht e pandryshuar, është Kurani. Ajo përmban vetëm atë që është shpallur nga Zoti. Zoti zbriti porosinë e Tij, ose me anë të Xhibrilit, ose përmes frymëzimit të drejtpërdrejt të Profetit Muhammed. Kurani përbëhet vetëm prej asaj që iu shpall Profetit Muhammed.

Kurani është udhëzim për të udhëhequr njeriun në rrugën e drejtësisë. Është shpallje e Zotit, e zbritur për të nxjerrë njeriun nga errësira në dritë. Me anë të Kuranit, Zoti ynë, Krijuesi i njeriut dhe i të gjitha gjallesave, udhëzon robërit e Tij në rrugën e drejtë.

Në këtë libër, bazuar në informacionin e ofruar nga Kurani, do të bëjmë fjalë për Zotin, vetitë e Tij, qëllimin e vërtetë të ekzistencës sonë në këtë botë, çfarë duhet të bëjmë për të vepruar në pajtim me të, realitetin e vdekjes dhe atë që na pret, jetën e përtejme.

Ju rekomandojmë që ta lexoni këtë libër me kujdes dhe të mendoni për mësimet e tij, pasi që ato kanë për qëllim që t’ju afrojnë më shumë me Krijuesin tuaj dhe t’ju tregojnë rrugën e lumturisë dhe shpëtimit të përjetshëm.

]]>
http://sq.harunyahya.com/sq/Librat/5120/parimet-themelore-te-islamithttp://sq.harunyahya.com/sq/Librat/5120/parimet-themelore-te-islamithttp://fs.fmanager.net/Image/objects/1-kitaplar/parimet_themelore_te_islamit.jpgWed, 19 Dec 2007 19:27:46 +0200
Islami Feja E LehtësisëFeja İslame është feja më e mirë dhe më e përshtatshme për të gjithë njerëzit. Andaj Allahu İslamin e ka pëlqyer dhe e ka zgjedhë si fe të lehtë për mbar njerëzimin. Kështu që njerëzit nuk e kanë aspak të vështirë që ti përshtaten dhe ti nënshtrohen dispozitave, rregullave dhe obligimeve të kësaj feje hynore. Kjo fe hynore njerëzit i largon nga të gjitha vështirësitë, lodhjet, brengat, pikëllimt, shqtësimet, mërzitjet, mundimet, torturat, hallet dhe dertet. Në të njejtën koh kjo fe, njeriun e njofton dhe se duhet ti drejtohet vetëm Atij që e ka krijuar çdo të mirë në dobi të besimtarëve të devotshëm.

Pejgamberi a.s muslimanët që i ka pasur afër, gjithmonë i ka urdhëruar ta “lehtësojnë” fenë İslame e jo ta vështirësojnë. Atëherë ajo që u përketë besimtarëve të sinqertë është bindjen e këtij urdhërit, dhe mos tua tregojn njerëzve të vështir ate që është e lehtë. Në lidhje me këtë temë një thënje e Pejgamberit a.s është kështu:

“Lehtësoni, mos vështirësoni, përgëzoni, mos urreni, kaloni mir me njëri tjetrin dhe mos bini në mosmarrëveshje”.

Prandaj ky libër është shkruar me qëllimin që njerëve t’ua përkujtoj edhe këtë thënje të Pejgamberit a.s dhe lehtësinë e zbatimit të fesë İslame.]]>
http://sq.harunyahya.com/sq/Librat/4640/islami-feja-e-lehtesisehttp://sq.harunyahya.com/sq/Librat/4640/islami-feja-e-lehtesisehttp://fs.fmanager.net/files/book/pictures/lehtesise.jpgMon, 17 Sep 2007 15:24:26 +0300
Frika ndaj Allahut

Çfarë ndryshimi do të kishte në jetën e dikujt nëse do të kishte mundësi që të shikonte  me sytë e vet demonët e Xhehenemit duke ndëshkuar banorët e tyre, ulërimat e flakëve, britmat e çmendura të të dënuarve,  rënkimet e padurueshme dhe psherëtimat e tyre, përpëlitjet për frymëmarrje dhe kërkesën  e tyre të furishme që të lejohen të kthehen në Tokë. …..

Pa dyshim, dikush  mund  të bëhet një person i ri, e ka mundësi që të riorganizohet  e të korrigjojë një jetë të tërë.

Në  se fakti që ne nuk e kemi parë Xhehenemin, po pengon disa njerëz që ti mos i frikësohen Allahut ashtu siç duhet dhe që të mos jenë  të kujdesshëm në jetën e tyre të përditshme, duhet të jetë më se e mjaftueshme që Ai e ka treguar ekzistencën e Xhehenemit në mënyrë të përsëritur në Kuran, duke e përshkruar atë në mënyrë të detajuar dhe duke paralajmëruar njerëzit  kundër tij.

Dhe nuk ka asnjë prej jush që nuk do t’i afrohet atij. Ky (kontaktim i xhehennemit) është vendim i kryer i Zotit tënd.

Pastaj, (pas kalimit pranë tij) do t’i shpëtojmë ata që ishin ruajtur (mëkateve), e zullumqarët do t’i lëmë aty të gjunjëzuar.(Sure Merjem: 71-72)

Mirëpo, nuk do të ketë dobi ose përparësi nëse do ta kishim parë Xhehennemin në këtë pikë, sepse pikërisht atëherë, njeriu është tashmë përtej pikës pa kthim.

]]>
http://sq.harunyahya.com/sq/Librat/4599/frika-ndaj-allahuthttp://sq.harunyahya.com/sq/Librat/4599/frika-ndaj-allahuthttp://fs.fmanager.net/files/book/pictures/frika.jpgTue, 14 Aug 2007 21:24:53 +0300
Mjeshtëria e Allahut në Ngjyrahttp://sq.harunyahya.com/sq/Librat/4598/mjeshteria-e-allahut-ne-ngjyrahttp://sq.harunyahya.com/sq/Librat/4598/mjeshteria-e-allahut-ne-ngjyrahttp://fs.fmanager.net/files/book/pictures/ngjyra.jpgMon, 13 Aug 2007 17:11:50 +0300Mrekullia e Krijimit të NjeriutA ke menduar ndonjëherë për pyetjen se si ke ardhur në këtë botë?
Për atë se kush e bëri trupin tënd?
Kush i ndërtoj sytë, duartë dhe organet e tua?
Nëse pak u kushton vëmendje këtyre pyetjeve do të ballafaqohesh me një fakt tejet interesant: shumë vite me parë, ti ishe një send i imët,  një send mikroskopik, shumë i vogël për t’u parë me sy, i përbërë nga një qelizë e vetme.  As madhësia jote e as substancat që të përbënin ty nuk ishin shumë më të ndryshme nga ato të bakterieve. Megjithatë një mrekulli ndodhi, dhe ajo qelizë u rrit me biliona herë dhe u shndërrua në foshnje.
Ajo foshnje po ashtu u rrit, dhe u bë një qenie njerëzore me arsye (mendje).
Dhe ai person tash është duke lexuar kopertinën e një libri për krijimin e tij!
Si ndodhi ajo mrekulli?
Do të gjesh përgjigjen e kësaj pyetje në këtë libër. Do të shohësh se çfarë mrekullie e madhe në të vërtet është krijimi i qenies njerëzore, poshtu do të shohësh edhe dëshmi të fuqisë së pakufishme të Zotit, I Cili krijoj njeriun nga një pikë uji.
Gjithashtu do të kuptosh që teoria e evolucionit, e cila pohon se njeriu erdhi ne ekzistencë “rastësisht”, është një paragjykim që bie poshtë në sytë e arsyes dhe shkencës.
Përveq kësaj, do të kuptosh që Zoti, I Cili të krijoj ty, është mjaft I Plotëfuqishëm që të të ringjallë ty prapë. Sikur që është shpallur në vargun e mëposhtëm:
“A mendon njeriu se do të lihet të vazhdoj i pa vëzhguar?
A nuk ishte një pikë sperme e derdhur,
e pastaj një alaq (embrion) të cilin Ai e krijoj dhe i dha formë,
duke i bërë nga ai të dy gjinitë, mashkullin dhe femrën?
Ai I Cili e bëri këtë a nuk është në gjendje të sjell të vdekurin në jetë?”
(Kur'an, 75: 36-40)

]]>
http://sq.harunyahya.com/sq/Librat/4595/mrekullia-e-krijimit-te-njeriuthttp://sq.harunyahya.com/sq/Librat/4595/mrekullia-e-krijimit-te-njeriuthttp://fs.fmanager.net/Image/objects/1-kitaplar/mrekullia.jpgThu, 09 Aug 2007 19:35:25 +0300
Vdekja, Ringjallja, Xhehenemi (ferri)http://sq.harunyahya.com/sq/Librat/4114/vdekja-ringjallja-xhehenemi-(ferri)http://sq.harunyahya.com/sq/Librat/4114/vdekja-ringjallja-xhehenemi-(ferri)http://fs.fmanager.net/files/book/pictures/vdekja.jpgWed, 03 Jan 2007 01:43:34 +0200