Irani, Turqia dhe e ardhmja e Lindjes së Mesme

Ka patur shumë ndryshime pas Pranverës Arabe.  U mposhtën diktatorë, u themeluan administrata të reja, miliona humbën jetën e miliona të tjerë u zhvendosën. Suksesi i paradokohshëm i Iranit në negociatat me P5+1, gjithashtu iu shtua arritjeve të vendit.

   Vizita kohët e fundit e presidentit turk, z. Erdogan, në Iran ishte mjaft domethënëse. Krerët e të dy vendeve përqafuan ngrohtësisht njëri-tjetrin dhe ritheksuan dëshirën e tyre që të forcojnë shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.

   Ky është një lajm i mirë për stabilitetin e rajonit, teksa aleanca tregtare e këtyre dy vendeve të fuqishme do të ndihmojë në ndreqjen e tablosë të dëmtuar dhimbshëm të Lindjes së Mesme. Megjithatë, probleme të tjera të ngutshme janë të pranishme.

   Para së gjithash, Lindjes së Mesme i duhet ndihmë urgjente. Popujt në rajon, të cilët janë vëllezër në besim dhe të cilët janë urdhëruar nga Zoti të përqafojnë njëri-tjetrin, po vriten mes vedi për shkak të dallimeve sektare. Përçarjet që qenë mbjellë në shtratin fetar të rajonit përgjatë shekujve, kanë lëshuar rrënjë dhe tani po shfrytëzohen prej fuqive të jashtme për lojrat e tyre të pushtetit dhe pritshmërive.

   Sot nuk ka pothuajse asnjë pjesë të rajonit jashtë ndikimit të luftrave dhe gjakderdhjes.  Për ta përmbledhur shkurtimisht gjendjen e tanishme:

   Rreth 200.000 civilë kanë humbur jetën në Siri për shkak të luftës civile, përfshirë 10.000 fëmijë. Dhjetë milionë sirianë janë zhvendosur prej shtëpive të tyre, prej të cilëve, edhe tre milionë të tjerë fëmijë.

Në Egjypt, një grusht ushtarak shteti përmbysi udhëheqjen e Vëllazërimit Musliman. Kjo çoi në 2665 vdekje të dhunshme dhe16000 të plagosur. Për tani 3000 njerëz janë dënuar me vdekje, përpos nja 18000 të dënuar politikë në burg. Mjaft njerëz madje thonë se sundimi i Mubarakut ishte më i mirë se gjendja e tanishme në Egjypt.

  Jemeni është i përçarë nga përleshjet mes shiitëve Hudhi dhe adminitratës sunite të mbështetur prej Arabisë Sudite. Ai rrezikon të shndërrohet në një shtet të dështuar dhe sipas OKB-së, konflikti ka marrë 600 jetë njerëzish, plagosur 2200 dhe zhvendosur 100000 të tjerë.

   Pas vrasjes makabre të Gadafit, sundimtari i Libisë për 42 vjetë, vendi u zhyt në një luftë të thellë civile, me luftime të zhvilluara mes shumë grupesh të ndryshme, përfshirë ISIS-in, dhe pothuajse 300 grupe të ndryshme militantësh, grupe sekulare, fetare, fise dhe forca të jashme. Luftimet kanë kushtuar humbjen e 2800 jetëve dhe shkatërrimin e ekonomisë.

   Në Irak,më shumë se 15000 njerëz, më së shumti civilë, u vranë gjatë konfliktit të gjatë vetëshkrumbues sektar. Ky është numri më i madh i vdekjeve qysh prej kulmit të luftës civile të vitit 2007. Disa thonë se vendi ka pësuar një numër më të madh humbje jete njerëzish, i cili është në rrezik të shpërbërjes si rezultat i pushtimit të 1/3-ës së territorit të tij prej ISIS-it.

 

   Pakicat e krishtera janë përndjekur gjithashtu në rajon dhe janë detyruar të largohen nga rajoni, i cili ka qenë shtëpi e tyre me shekuj.

   Teksa ky rajon me shumicë dërrmuese muslimane në botë është i zënë me luftime kundër njëri-tjetrit, muslmianët në pjesët e tjera të botës shënjestrohen, shtypen e vriten. Rohingia në Birmani (Mianmar), Turkistani Lindor në Kinë, pakicat muslimane në Tajlanë, Filipine, Republika e Afrikës Qendrore, Sudani dhe në pjesë të tjera të botës vazhdojnë të shënjestrohen dhe shtypen në mes thirrjesh për ndihmë prej tyre.

  Sikurse e shprehu qartë Z. Erdogan, dhe Z. Ahmedinexhad e tregoi hijshëm gjatë vizitës së tij në Turqi duke u falur në një xhami sunite pas një imami sunit, është e një rëndësie të madhe që muslimantë të shihen si muslimanë, dhe jo të kategorizohen apo etiketohen si shiitë apo si sunitë. Turqia, Irani dhe bota islame si e tërë, mund të forcohen dhe të gjejnë paqe dhe qëndrueshmëri  vetëm kur ata të bashkohen dhe ta duan njëri-tjetrin pavarësisht ndryshimeve të tyre në sekte, besime apo prejardhje.

   Nëse muslimanët zgjedhin të përbashkojnë të gjitha elementet e ndryshme të botës islame në një të çadër të vetme gjithëpërfshirëse islame, fuqia që do të përftohej do ishte e pakonkurrueshme dhe e pashembullt. Fuqia ekonomike, ndikimi ushtarak, pesha mbi çështjet e botës do të jetë si kurrë më parë e arritur në historinë e botës. Përmasat masive të burimeve natyrore në vendet islamike, krahu i krijuar i punës, kapacitetet e përbashkëta ushtarake do të jenë mëse të mjaftueshme për të smbrapsur çdo kërcënim ndaj paqes dhe mirëqënies së botës në përgjithësi. Ky bashkim që përfshin shiitët, sunitët dhe të gjitha grupet muslimane do t’i jepte fund luftës së përgjakshme mes vëllezërve.

  Zaten, fjalët që Ahmedinexhad përdori më 2008 tek përshkroi mardhëniet Turqi-Iran përmblodhën thelbësisht atë çka duhet bërë: “Ne besojmë se Irani dhe Turqia mund të përmbushin nevojat e njëri-tjetrit dhe bashkëpunimi i tyre do të çojë në daljen e një fuqie të madhe në shërbim të sigurisë së rajonit dhe të paqes në botë”. Ai shtoi gjithashtu, “Ne e duam kombin turk nga thellësi e zemrës, dhe kjo dashurii ka rrënjët në historinë e besimit tonë. Ne do të qëndrojmë përkrah njëri-tjetrit përgjithmonë”

   Turqia dhe Irani janë dy vende të rëndësishme që janë të aftë ta udhëheqin këtë lëvizje. Të dyja vendet  kanë mijëra vjetë trashëgimi dhe përvojë në diplomaci, rregull dhe në sigurimin e paqes. Të dyja vendet kanë ekonomi të fuqishme, fuqi mbresëlënëse ushtarake dhe të ardhme të ndritur. Aleanca e tyre në përkujdesje të paqes do të nisë një reagim zinxhir.Teksa ata përdorin fuqinë e tyre për të nisur një lëvizje të tillë, të tjerë do të duan t’iu bashkohen, me dëshirën të jenë pjesë e kësaj aleance të fuqishme.

   Është koha që këta dy vende të bukura të afrohen së bashku e të ndërtojnë mbi miqësinë e tyre shumëshekullore për të kryesuar një valë nisme paqebërjeje. Popullit të rajonit i duhet urgjentisht kjo dhe nuk mund të presë më gjatë.

Përktheu shqip: Halit Methasani

Tehran Times & Daily Mail:

 
 
 
2015-09-15 00:02:04

Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top