Skenaret shumëkombëshe për libinë

 

 (Në Libi) gjërat asnjë herë nuk janë qetësuar qysh prej përmbysjes së regjimit 42-vjeçar të Gadafit më 2011. Kanë kaluar katër vjetë por konflikti dhe grindjet shoqërore, vazhdojnë në këtë vend.

   Numri i grupeve, fiseve dhe organizatave radikale përfshirë militantët e armatosur nga dy qeveritë rivale, janë në luftë për të kapur pushtetin në vakumin e krijuar nga rënia e Gadafit. Lufta civile në vazhdim dhe trazirat në vend e kanë rrënuar infrastrukturën dhe mjaft shërbime të rëndësishme. Nja 400.000 libianë janë zhvendosur brendapërbrenda për shkak të luftimeve mes grupeve rivale.

DY PARLAMENTE, DY QEVERI, DY USHTRI

Ndërsa parlamenti i ri duhej të ishte mbledhur në Bengazi, si “Kuvendi i Përfaqeësuesve”, pas zgjedhjeve të përgjithshme të 25 qershor 2014, disa deputetë u mblodhën në qytetin e Tobrukut, pa autoritet nga parlamenti i vjetër, për shkak të veprimeve të dhunshme dhe rrëmujës në vend.

    Kongresi i Përgjithshëm Kombëtar që e përfundoimandatin e tij në Tripoli, e shpalli tubimin e deputetëve si ilegjitim, ngaqëata nuk ishin të autorizuar. Pastaj të dy kuvendet krijuan qeveritë e tyre mëvehte. Dolën dy administrata rivale; një në Tripoli, dhe një tjetër në Tobruk.

   Lufta civila që prore vazhdon, zhvillohet më së shumti mes Forcave Faxhër, besnike ndaj koalicionit  “Agimit Libian” që mbështet Kongresin e Përgjithshëm në Tripoli, dhe milicia besnikë ndaj “Operacionit Nderi”, besnikë të Gjeneral Khalif Haftar, mbështetur nga Kuvendii Përfaqësuesve në Tobruk. Synimi i konfliktit është të vendosë kontroll mbi qytetet e mëdha dhe rajonet naftë-nxjerrëse.

   Rajonet e i kontrolluara prej qeverisë së Tripolit, përfshijnë kryeqytetin Tripoli, Bengazin dhe Ben Walidin. Forcat besnike ndaj qeverisë në Tobruk, kontrollojnë Tobruk, Bajda dhe Axhdabija në lindje dhe Zintan e Zauija në Perëndim.

   Përpos këtyre forcave, janë edhe ato Tuareg, afër Tripolit dhe i dalë kohët e fundit, ISIL-i rreth Tabularit, në jug.

KREU I GRUSHT-SHTETIT, GJENERALI HAFTAR, TANI ËSHTË SHEF SHTABI

Ish-gjenerali Haftar, i cili tani komandon një prej forcave më të mëdha të armatosura të Libisë, ka qenë një herë komandant ushtrie gjatë kohës së Gadafit. Kur plani itij për grusht shteti kundër Gadafit u zbulua, Haftari ia mbathi për në Amerikë, ku qëndroi, duke u arsimuar, për nja 20 vjetë.

   Haftar u rikthye gjatë Luftës Civile të Libisë më 2011. Plani tij për grusht shteti kundër qeverisë, me grupet me bazë në Zantan në maj 2014, u neutralizua nga administrata qendrore e Tripolit, mbështetur prej militantëve revolucionarë në Tripoli dhe Misrata.

   Qysh prej asaj dite, Haftari, i cili flet hapur për «luftë kundër grupeve Islamiste», ka bërë që shumica e sulmeve ajrore nën komandën e tij dhe grupeve militante siç është Brigada Zintan, të angazhohen në luftime të ashpra kundër grupeve Islamiste në veriperëndim të Libisë.

   Këto përpjekje duhet t’i kenë mbresuar njerëzit, meqë Abdullah as-Sini, kryeministri i qeverisë në Tobruk i njohu forcat e koalicionit Operacioni Nderi, besnike të Haftarit si «ushtri erregullt», dhe zyrtarisht e caktoi atë shef të Shtabit të Përgjithshëm.

   Në këtë mënyrë, qeveria e Tobrukut, të ciën perëndimi e njeh si qeveri legjitime të Libisë, është në themele më të forta tani që Gjeneral Haftari, i cili gëzon mardhënie të ngushta me SHBA, iu është bashkuar radhëve të saj.

   Sidoqoftë, askush nuk duhet të befasohet nëse një ditë ai merr i vetëm nën kontroll Libinë nëpërmjet një grushti shteti, ashtu siç bëri Sisi në Egjypt.

SYNIMI I VËRTETË ËSHTË VAJI LIBIAN

   Libia ka rezervat më të mëdha që dihen në Afrikë, me 48 miliardë fuçi të ditura. Para revolucionit, prurja ditore ishte1.6 milionë fuçi, dhe mosmarrveshjet rreth ndarjes së rezervave të vajit në vend, janë arësyeja kryesore e konflikteve pafund atje.

   Madje edhe grupet që nisën revolucionin ranë pré e dëshirës për të patur hisen e tyre të naftës. Ibrahim Xhandani, udhëheqësi i kryengritësve përgjegjës për mbrojtjen e uzinave  të naftës në lindje të vendit; papritmas njoftoi se i kishte pushtuar rafineritë në atërajon; jo vetëm aq - ai zuri të eksportojë naftë pa marrveshje me qeverinë.

   Një zhvillim interesant në këtë pikë është se disa njerëz po interesohen për naftën libiane më shumë se vetë libianët. Marinësat amerikane, në një operacion të ngjashëm me një film aksion, zunë anijen çisternë që kryengritësit kishin ngarkuar me naftë për ta shitur jashtë në det të hapur afër Qipros. Vende si Franca dhe Italia që janë shumë të zellshëm mbi çështjen e naftës libiane, iu është dashur të sprapsen si rezultati trysnisë prej SHBA-ve.

LOJTARI IFUNDIT NË SKENË : ISIL

ISIL-i, i cilië shtë munduar të marrë nën kontroll burimet e vajit në Siri dhe Irak, tani i është kthyer burimeve në Libi si një synim i ri. ISIL-i ka bombarduar fushat e naftës disa herë në mars dhe po mundohet ta bëjë të ndjeshme praninë e tij në rajon.

   Sipas mendimit të ish ambasadorit libian në Emiratet e Bashkuara Arabe, Araf Ali Najad, «Grupi po rritet shumë shpejt dhe mund të kërcënojë krejt kontinentin, sidomos Italinë dhe jugun e Evropës».

   Egjypti, nga ana tjetër, nën administratën e Sisit, ndërmori sulme ajrore kundër caqeve të ISIL-it, në bashkërendim me qeverinë e Tobrukut si masë ndëshkimi për vrasjet barbare të 21 koptëve egjyptianë. Ai operacion ka bërë që Sisi të fitojë goxha mbështetje në vend si edhe ngar ajoni në të ardhmen, si anëtar i koalicionit ndërkombëtar. Përpos kësaj, SHBA i jep Egjyptit 10 helikopterë Apaçi për të luftuar kundër ISIL-it dhe nënshkrimii një marrveshjeje me Francën, me vlerë 5.9 miliardë dollarë për 24 avionë luftarakë Rafale, tregojnë gjithashtu se trazirat në rajon do të vazhdojnë të përkeqësohen në ditët që vijnë.

   Siç e kemi parë, Libia sot është një vend skenaresh shumëpalëshe të ndërlikuara dhe që mund të ndryshojë trajtë në çdo çast. Pritshmëria më e mirë në fazën e parë të kësaj drame në shpalosje do të jetë që qeveritë e Tripolit dhe Tobrukut të formojnë një qeveri me bazë të gjerë të bashkimit kombëtar dhe të pajtohen të ndërtojnë një klimë stabiliteti për të punuar në ujdisjet e reja kushtetuese.

Përktheu Halit Methasani

Autoriështë shtetas turk, mbase edhe me origjinë dibrane. Pikëpamjet e pasqyruara këtu nuk janë doemos edhe të mijat si përkthyes.

MBC Times:

http://www.mbctimes.com/english/multinational-scenarios-for-libya

2015-09-14 23:57:22

Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top