Përshëndetje, Muaji i Ramazanit, gjatë të cilit zbriti Kur’ani i shenjtë

Kur’ani i shenjtë – të cilit falsiteti nuk i afrohet qoftë nga fillimi  apo nga pas, i cili i udhëheq njerëzit nga errësira në dritë, për në rrugën e të Plotfuqishmit e të Gjithëdijshmit tonë, dhe Perëndisë mjaft të lavdëruar, një bekim, sihariq i gëzueshëm dhe një mëshirë për të gjithë muslimanët, një këshillë e përkujtesë për të gjithë ata që frikësohen zemërdridhur, u dërgua gjatë muajit të Ramazanit. Allahu flet për këtë muaj të shenjtë kur ai i zbuloi ajetet pejgamberit tonë (paqa qoftë mbi të) në Kur’an:  «Muaji i Ramazanit është ai në të cilin është zbritur Kur’ani, si një udhëzim për njerëzimin, me shenja të qarta që përmbajnë udhëzime dhe dallime mes gjërave. Secili prej jush që është banor duhet ta agjërojë këtë muaj. Por cilido prej jush që është i sëmurë apo në udhëtim, duhet t’i agjërojë këto ditë më pas. Allahu dëshiron lehtësi për ju dhe jo vështirësi. Ju duhet ta plotësoni numrin e ditëve dhe të dëshmoni madhështinë e Allahut për udhëzimin  e dhënë prej Tij që ju me shpresë do të jeni mirënjohës» (Sure Bekare, 185)

Muaji i Ramazanit është një muaj i begatë i cili gjithashtu përmban edhe Natën e Fuqisë, «....më e mirë se njëmijë muaj» ( Sure Al-Kadër). Ky muaj ka një rëndësi të veçantë: Shenjtërinë dhe bukurinë në sytë e muslimanit. Përgjatë gjithë këtij muaji, të gjithë muslimanët përmbushin obligimin e tyre për të agjëruar «si një trup i vetëm», mbajnë lidhjet e tyre të vendosura nga Allahu në ajetet, janë të vetëdijshëm mbi dobësinë e vet dhe i japin falënderime Zotit tonë për bekimet e tij, falen me sinqeritet të lartë dhe përpiqen të disiplinojnë veten moralisht. Në një Hadith, pejgamberi ynë (paqja qoftë mbi të) u thotë këtë besimtarëve në lidhje me muajin e Ramazanit: «Sa të lumtur janë ata që e kalojnnë muajin e Ramazanit duke agjëruar, adhuruar dhe duke bërë vepra të mira!»

Janë «pastërtia, sinqeriteti dhe takua (besim i thellë – H.M)» e besimtarëve ato që bëjnë agjërimin të pranueshëm në Vështrimin e Allahut. Besimtarët e mirëpresin me gëzim ardhjen e muajit të Ramazanit. Ky është gëzimi i besimit që vjen nga shkarkimi i një obligimi që ata shpresojnë se do ta kënaqë Allahun.

Besimtarët e përkushtojnë gjithë jetën dhe veprat e tyre për të marrë miratimin prej Allahut në çdo çast. Ndaj ata kërkojnë miratim vetëm prej Tij në të gjitha obligimet fetare, siç është agjërimi. Në ajetin, «Mishi dhe gjaku i tyre nuk do ta arrijë Allahun por besimi yt i thellë, po, e arrin Atë...» (Sure Haxh, 37). Allahu zbulon se ajo që ka rëndësi në vështrimin e tij është frika e besimtarit se mos e fyen Atë teksa kryen  lutjet, synimet e sinqerta dhe çiltërsia.

Gjatë muajit të Ramazanit dhe në agjërim ka mjaft mirësi dhe urtësi për besimtarët.

Në ajetin «Ju që besoni! Agjërimi është urdhëruar për ju, ashtu si edhe për ata përpara jush, me shpresë që ju të keni përftuar drejtësi (Sure Bekare, 183), agjërimi është obligim vënë mbi të gjithë besimtarët. Kur vjen Ramazani, të gjithë besimtarët përpiqen ta përmbushin më së miri këtë urdhëresë, dhe përpiqen të fitojnë miratimin e Allahut.

Ramazani është koha më e mbarë, një kujtesë për të gjithë njerëzit që i thërret ata për në rrugën e vërtetë. Të gjithë muslimanët anemban botës shijojnë përkushtimin dhe kënaqësinë që vjen nga të vepruarit si një trup i vetëm në dritën e të njëjtit synim dhe adhurimit në të njëjtën rrugë për miratimin prej Allahut. Ndaj, Ramazani është gjithashtu edhe një mënyrë që besimtarët të shtojnë vëllazërimin dhe solidalitetin, si edhe të shpërfaqin kësisoj vlerat e tyre morale.

Agjërimi është kështu një mënyrë përmes së cilës besimtarët arrijnë të kuptojnë nevojat dhe dobësitë e tyre përpara madhështisë së Zotit tonë: Allahu e krijoi njerinë dhe e pajisi botën me begatitë që i duhet atij. Qënieve njerëzore u nevojitet mbrojtja prej Allahut, bekimet dhe rrëfimi prej Tij i rrugës së vërtetë; këto janë të vërtetat e rrokura prej të gjithë besimtarëve që e mirënjohin fuqinë dhe pushtetin e Zotit tonë. Ama, nëse njerëzit nuk arësyetojnë thellë dhe nuk e  përdorin mendjen dhe ndërgjegjen e tyre si duhet, ata mund të bien në shkujdesje dhe t’i harrojnë këto të vërteta të rëndësishme. E, pra, duke agjëruar gjatë muajit të Ramazanit ata arrijnë të kuptojnë se sa i dobët e i kalbur trupi i tyre është. Atyre u kujtohet se sa nevojë kanë ata për mëshirën e Allahut. Ata e largojnë ligësinë nga sjellja e tyre, kuptojnë dobësinë përpara Allahut dhe zënë t’i japin falënderimet e tyre për bekimet që Ai u ka dhënë. Në këtë mënyrë ata arrijnë të jenë mirënjohës, se pa dëshirën e Allahut ata s’mundet të zotërojnë asgjë, dhe sesa u duhet atyre mbrojtja  Allahut për çdo bekim.

Sikundër me të gjitha urdhëresat e zbuluara prej Allahut në Kur’an, në agjërim ka mirësi dhe urtësi të mëdha. Muaji i Ramazanit është një mënyrë me anë të së cilës besimtarët shohin dhe reflektojnë mbi ato mirësi dhe kështu rriten më thellë në besim.

Ai bën që besimtarët të reflektojnë thellë mbi mëshirën dhe bekimet e Allahut dhe t’i japin falënderime: Një nga aspektet më të urta të agjërimit është se ai i bën njerëzit të reflektojnë dhe të rrokin mëshirën dhe bekimet e Allahut. Njerëzit gjejnë bekime të panumurta dhënë prej Allahut gjatë gjithë jetës së tyre; Zoti na jep për të ngrënë ushqimet e larmishme në ngjyrë, shije e aromë nga toka e zezë. Ashtu siç dalin gjithato fruta dhe perime të shijshme nga toka pa erë e shije, është një mrekulli në vetëvete. Po të donte Allahu, Ai mund të kish krijuar vetëm një lloj ushqimi, aq bajat apo të idhët si vetë toka që e rrit. E pra, falë mëshirës së Allahut për robt e Tij, ushqimi që Ai na jep është i shumëllojshëm e i shijshëm. Ramazani është një muaj i shenjtë kur njerëzit që i kanë harruar këto, u kujtohet mbi shumëllojshmërinë si një manifestim i emrave të Tij si i Githëmëshirëshmi dhe Mëshirëbërësi më i madh, sepse gjatë Ramazanit njerëzit janë të privuar nga këto bekime për një kohë të shkurtër dhe ata i janë mirënjohës më shumë për këto vlera teksa ulen gadi për iftar në darkë.

Ne duhet ta trajtojmë muajin e Ramazanit si një «çelës për tek mirënjohja» teksa ushtrohemi të përmbajmë veten nga mbrapshtitë.

Agjërimi dhe muaji i bekuar i Ramazanit përmbajnë shumë më tepër urtësi. Megjithatë, gjëja më e rëndësishme është që të mund të jetosh përmes këtyre virtytesh të përftuara edhe pas Ramazanit. Allahu na e kujton në Kur’an se shejtani na shtyn për ligësira, përveç nëse e ndalon Ai, kështuqë ne kurrësesi nuk duhet të harrojmë nevojën që të sillemi virtytshëm, në atë mënyrë që të marrë miratimin prej Tij.

Shqipëroi Halit Methasani me porosi të autorit të këtij artikulli, Harun Jahja.
Ai është autor i mbi 300 librave fetarë, politikë e shkencorë, të përkthyera në 73 gjuhë të botës, përfshi shqip. Mund të ndiqet në twitter @Harun_Yahya   dhe
www.harunyahya.com

Arab News & Muslim Mirror & News Rescue:

http://www.arabnews.com/news/592661

http://muslimmirror.com/eng/greeting-the-month-of-ramadan-in-which-quran-was-sent-down/

http://newsrescue.com/greeting-the-month-of-ramadan-in-which-quran-was-sent-down/

2015-09-14 22:58:50

Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top