ËNDRRA AMERIKANE QË DUHET RESTAURUAR

Idea e Ëndrrës Amerikane i ka rrënjët në Deklaratën e Pavarësisë së Amerikës, e cila shpall se «të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë” dhe se ata janë pajisur  prej Zotit me të drejta të patjetërsueshme” përfshirë “Jetë, Liri dhe kërkim për Kumturi”.

 Për këto arësye, Ëndrra Amerikane doli si një simbol i shpresës dhe lirisë, jo vetëm për amerikanët por edhe për popujt e kontinenteve të tjerë. Shtetasit e vendeve nën sundim ushtarak dhe qeverisje të tjera shtypëse, me vite të tëra janë gjyfqyer të rrokin idealet e lirive dhe të demokracisë alla-amerikane. Atyre gjithashtu ua ka ënda për të njëjtat liri që gëzojnë homologët e tyre amerikanë. SHBA-të  u bënë qendër e vëmendjes së botës sepse amerikanët ishin populli që nxori në pah se qëniet njerëzore ishin krijuar me të drejta. Po tani, çfarë?

   Për shekuj me radhë, Amerika pati qenë një ëndërr, por tani ajo ëndërr u venit. Ndjenjat anti-amerikane janë në rritje anembanë rruzullit, sidomos në Lindjen e Mesme. Zemërimi kundër Amerikës po rritet gjashtu edhe ndër aleatët e vetë saj. Askush nuk e beson më se Amerika mund t’u sjellë atyre demokraci. Çdokush sot i njëson premtimet amerikane për demokraci si gjakderdhje dhe përçarje.

   Ajo ëndërr e bukur në një masë të madhe e ka humbur të gjithë ndikimin e saj në Lindje. Gjithësesi, ajo që dua të theksoj është ndikimi në popullin amerikan. Si dhe pse Amerika, të cilën ne e kemi menduar si një vend me popull të lumtur, optimist dhe  mbarëvajtës, u bë një komb vetëvrasjesh, sulmues dhe protestues? Pse janë njerëzit e atij vendi të pamlumtur?


  Mjaft shkrimtarë perëndimorë, që hulumtojnë këtë temë, ia mveshin këtë palumturi trazirave ekonomike.  Rënia ekonomike nuk mund të jetë një arësye për palumturinë; përkundrazi, është kjo e fundit që shkakton rënien e ekonomisë. Kur njerëzit ndjehen të palumtur ata kanë prirje ta fshehin mënjanë atë që kanë, në vend që ta ndajnë e të investojnë. Krizë vjen në kohë të tilla.

   Prandaj, arësyet që kanë çuar në palumturinë e amerikanëve janë të tjera. Ne duhet t’i shikojmë nga afër politikat e administratës amerikane, në mënyrë që të kuptojmë arësyet. Raporti i bërë publik kohët e fundit mbi torturat e CIA-s s’ishte asgjë më tepër se një pranim zyrtar i atyre që kanë qenë fakte të njohura mirë të politikës amerikane  mbi Lindjen e Mesme. Nuk është se njerëzit nuk e dinin se ç’ndodhi në Abu Graib, ose në stacionet e torturave të CIA-s që janë gjetur nëpër botë. Thënie të tilla si «Këto gjëra i përkasin së shkuarës», janë vetëm një përpjekje për të qetësuar amerikanët.       Secili në vendet e trazuara të Lindjes së Mesme e dinë se stacionet e CIA-s janë prore në veprim, mbase jo aq sa gjatë pushtimit të Irakut, dhe ka kampe burgimi të panumërt pa sundim ligji, si ai në Gjirin e Guantanamos. Kjo nuk është një politikë që ndryshon me vajtje-ardhjen e udhëheqësve amerikanë. Kjo është një politikë e shtetit sekret që çdo udhëheqës amerikan duhet ta vërë në zbatim. Administratat e njëpasnjëshme amerikane për vite me radhë janë monopolizuar prej shtetit sekret, arkitekti i këtyre politikave. Këto politika të dhunshme që kanë dalë në pah me lëshimin e raportit të torturave nuk janë përjashtimisht vetëm të Lindjes së Mesme.

   Ndonëse të drejtat dhe liritë e  njeriut gjithmonë janë mbajtur në agjendë në Amerikë, populli amerikan po ashtu, i nënshtrohet të njëjtës politikë dhune në vendin e tyre. Rracizmi është tmerrësisht i përhapur në disa shtete. Njerëzit janë të lirë të mbajnë armë dhe policia ka të drejtë të qëllojë cilindo në rrethana që ajo i quan të dyshimta. Sikundër kërkohet nga kjo politikë dhune, në të shumtën e rasteve të shtënat e policisë kanë si qëllim të vrasin, në vend që të shmangin apo neutralizojnë njerëzit duke i plagosur ata. Rasti i Fergusonit  është vetëm një shembull.

   Ndërsa Amerika hoqi dënimin me vdekje si përparësi  në Irak, ku ajo vajti për arësyet e demokracisë, dënimi me vdekje vazhdon të ushtrohet  aktivisht në disa shtete të Amerikës. Vetëvrasjet tani janë një problem i tmerrshëm me të cilin Amerika ndeshet sot. Një në gjashtë ushtarë amerikanë që rikthehen nga Lindja e mesme,  vuan nga depresioni, dhe një ushtar vret veten çdo 84 minuta. Numri i trupave të vetëvrarë gjatë dhjetë viteve të fundit e kalon atë të gjithë atyre që vdiqën në Afganistan dhe Irak. Fjalët e zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerali Lloyd J. Austin III mbi këtë temë, janë goditëse: «Vetëvrasja është armiku im më i fortë që kam hasur gjatë karrierës sime 37 vjeçare në ushtri»

  Ndërsa sytë e Amerikës u kthyen kah Lindja e Mesme për shkak të sulmeve të 11 shtatorit, ajo haset me problemet e vetë saj me rrënjë të thella, atë të krizës së pengmarrjeve, masakrat në shkollë ku nxënësit qëllojnë mbi mësuesit dhe bashkënxënësit e tyre, dhe vrasësve serialë. Vendi është larguar prej rrënjëve të tij shpirtërore dhe besimtarët fetarë përndiqen prej mjaft shteteve. Fakti që vetëm 35 milionë në Amerikë, ku jetojnë rreth 270 milionë të krishterë, të shkosh në kishë është në fakt një shenjë e tmerrshme.

   Është një fakt që politika e mësimdhënies përmes dhunës, vendosmërisht e e vëzhguar për një kohë të gjatë nga shteti sekret i SHBA-ve, ka bërë kërdinë mbi vetë popullin amerikan. Një strategji që e trajton dashurinë si të parëndësishme mund të shndërrojë madje edhe një popull aq të mirë e të dashur, siç janë amerikanët, në pesimizëm dhe egërsi. Teksa arsimimi materialist i largon njerëzit nga vlerat fetare, dhuna përshkruhet si e vetmja zgjidhje dhe të rinjtë dërgohen të kryejnë masakra në Lindje të Mesme, këto pasoja të tmerrshme janë bërë të pamundura të evitohen. Shumë prej amerikanëve nuk besojnë më në përpjekjen për të arritur Ëndrrën Amerikane.

   Ëndrra Amerikane duhet të rikthehet. Politikat shtypëse dalin nga të gjithë ata shtete ku sundojnë shtetet sekrete; kjo nuk duhet të lejohet të dëmtojë qoftë këto shtete, qoftë Amerikën. Duhet të dihet patjetër se në Amerikë është një shumicë e arësyeshme që e kundërshton fort torturën, luftën dhe urrejtjen, dhe duhet të bëhen përpjekje që tek ta të risendërtohet Ëndrra Amerikane. Ngaqë Amerika është një vend i vyer, populli i saj është për së mbari, edhe kjo kauzë është një kauzë për së mbari. Bota së shpejti do të jetë një vend ku secili do të gëzojë të drejtat e barabarta të dhëna nga Krijuesi, ku liria dhe demokracia zbatohen përsosmërisht, një vend i lumturisë së hirshme. Sidoqoftë, për ta arritur këtë, ne duhet të përpiqemi së bashku.

http://www.arabnews.com/columns/news/677041

2014-12-25 16:14:00

Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top