Pengesat për të besuar

• Pse disa njerëz preferojnë të jetojnë sikur të ishin të pavetëdijshëm për fenë megjithëse ata e dinë se kanë nevojë të besojnë?

• Cilat janë pengesat që i ndalojnë njerëzit të kenë besim të sinqertë?

 Allahu e krijoi njeriun me një natyrë të përshtatshme për të besuar. Zoty ynë e shpalli këtë fakt në një varg të Kuranit:

“Përqëndro vetveten tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote, (e ajo fé), feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit, s'ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë. (Sura Rum, 30)

Disa njerëz e mohojnë këtë fakt të shpallur në Kuran dhe e dënojnë veten e tyre me një jetë të vështirë. Ka disa arsye pse disa njerëz kanë preferuar një jetë të vështirë në vend të besimit, që është dukshëm i përshtatshëm me mënyrën sesi ata janë krijuar dhe që do t’i forconte moralisht ata.

• Arroganca

Ndenja e krenarisë, me fjalë të tjera arroganca, i pengon disa njerëz që të jetojnë fenë e vërtetë sepse ata besojnë në saktësinë dhe perfeksionin e ideve, besimeve dhe stileve të jetesës të tyre. Këta njerëz e mbajnë veten tepër të zgjuar për të besuar një ide apo besim më të vërtetë. Thjesht të menduarit rreth kësaj gjëje do t’i bezdiste ata. Allahu i Plotfuqishëm shpall në këtë ajet: “Dhe kur i thuhet atij të këtë frikë Allahun, ai kapet nga krenaria e cila e shtyn atë në vepra të këqija. Xhehenemi do jetë i mjaftueshëm për të. Sa vend i keq është ai për të qëndruar.” (Surja Bekare, 206). Cfarë i shtyn këta njerëz në mohim ose që i pengon ata të besojnë është kjo “krenari", ose me fjalë të tjera, arrogancë.

Kur ftohen të jetojnë sipas moralit të Kuranit, këta njerëz refuzojnë sepse nënshtrimi ndaj besimit të vërtetë do të tregonte se ata kanë ndjekuar një besim të bazuar në besytni deri tani. Është një dështim i madh për këta njerëz të kuptojnë që ata kanë ndjekur rrugën e gabuar për vite me radhë, që kanë zjedhur njerëzit e gabuar për t’i ndjekur, që gjithçka që kanë shkruar, lexuar ose kuptuar deri tani ka qenë një keqkuptim i madh. Për të mos përjetuar këtë dështim, ata nuk duan të pranojnë shkatërrimin e ideve të tyre edhe pse ata dalin gabim sepse arroganca e tyre nuk i lejon. Kreanaria e tyre i “çon në mëkat”, siç thuhet në vargun kuranor.

Megjtahtë çfarë ata u nevojitet të bëjnë pasi të kuptojnë që Kurani është e vëteta e vetme, është të pranojnë që kjo është rruga e duhur, të dëgjojnë ndërgjegjen e tyre, të pendohen dhe të fillojnë një jetë krejt të re. Ky qëndrim do ishte më i lehti dhe do e kënaqte Allahun e Plotfuqishëm. E kunërta do të nënkuptontë një jetë me problem në këtë botë dhe tjetrën. Allahu i Plotfuqishëm shpall për shpirtin e zi të atyre që jetojnë në mohim: “Dhe, edhe pse bindshëm të besueshëm në to (se ishin nga Zoti), i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi, pra shikoje se çfarë ishte fundi i shkatërrimtarëve.” (Surja Neml, 14). Arroganca e tyre i mban këta njerëz nga rruga e drejtë dhe i shkakton dëm të madh.

• Mosnjohja e Kuranit

Për shumicën e njerëzve Kurani është një libër që thjesht qëndron në një cep të dhomës dhe mendojnë se ai do t’i mbrojë nga e keqja megjithëse ata nuk e kanë e lexuar asnjëherë ata. (Larg saj është Kurani). Këta njerëz janë të pavetëdijshëm që Kurani, që është ndriçues dhe udhëzim, do t’i mbrojë ata nga Ferri dhe do t’i çojë ata në Kopësht (Parajsë) nësa ata ndjekin dhe zbatojnë urdhëresat dhe ndalesat e Allahut të Plotfuqishëm. Kështu që ata parapëlqejnë ta mësojnë fenë nga gjyshërit apo parardhësit e tyre në vend që ta mësojnë nga Kurani, i cili është burim i vërtetë. Megjithatë Allahu i Plotfuqishëm shpall një varg kuranor që disa njerëz braktisën Kuranin dhe nuk e lexuan më:

I Dërguari thotë, ‘O Zoti im, njerëzit e mi sillen me Kuranin si diçka për t’u injoruar.’” ( Surja Furkan, 30)

Në një nga hadith, Profeti ynë (saa) shpjegoi se Kurani është udhëzim që të çon në shpëtim:

“Ai që e vendos Kuranin të parin, Kurani do ta Çojë në Kopësht. Kush e le atë pas, ai do ta çojë në Ferr.” (G.Ahmed Ziyaüddin, Ramuz Al Hadith, volüme 1, Gonca Publishing, Istanbul, 1ÇÇ7, 227/Ç)

Një shumicë njerëzish përpiqen të jetojnë një fe që është plot me injorancë si pasojë e mos leximit të Kuranit, zakoneve, diturisë së gabuar dhe zbatimit të gabuar të fesë në të kaluarën. Rregullat, ndalesat dhe vlerat morale të kësaj feje që ata ndjekin janë ndryshe nga ata të fesë së vërtetë. Pasoja më e rrezikshme e kësaj pseudo-feje, që ka sjellë shumë rregulla që nuk janë në përputhje me shpalljet e Allahut të Plotfuqishëm dhe Sunetit të Profetit tonë (saas), është fakti që ajo sjell shumë paragjykime midis njerëzve për fenë e vërtetë. Kështu që kjo pseudo-fe, që është plot me rregulla të komplikuara që zbatohen me vështirësi, i largon njerëzit nga vlerat morale të Kuranit.

Allahu i Plotfuqishëm e shpall këtë të vërtetë me këtë varg, “A mos kërkojnë ata fe, pos fesë të shpallur nga Allahu?...” (Surja Ali Imran, 83).

 “E në zemrat e ithtarëve të tij dhuruam butësi dhe mëshirë, ndërsa murgërinë ata vetë e shpikën. Ne u nuk ia bëmë atyre atë obligm…” (Surja Hadid, 27)

Megjithatë, feja e urdhëeuar nga Allahu i Plotfuqishëm është shumë e lehtë; ajo nuk as e komplikuar dhe as e vështirë për tu zbatuar. Njerëzit janë krijuar për të jetuar me fenë e vërtetë që Allahu Plotfuqishëm ka zgjedhur për ta. Në Kuran, sjelljet që Allahu i Plotfuqishëm pëlqen ose jo, gjërat që janë ta ndaluara dhe ata që janë të lejuara shpjegohen shumë qartë. Kështu që për një ndërgjegje dhe mendje e hapur, nënshtrimi ndaj fatit që ka caktuar Allahu dhe të jetuarit fenë e vërtetë siç do ta kënaqte Zotin tonë dukë iu nënshtruar Atij është shumë e lehtë. Zoti ynë e shpall këtë të vërtetë në Kuran:

 

.

“Përqëndro vetveten tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kotë, (e ajo fé), feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit, s'ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë.” (Surja Rum, 30)

Morali i Kuranit i pajis njerëzit më një stil jetese që përfshin lumturinë, rehatinë dhe lirinë e vërtetë. Ky stil jete e liron një person nga “idhujt e rremë” që moralisht e skllavërojnë një person dhe e afrojnë më shumë atë me Allahu, i Cili ka Dituri dhe Bukuri pafund, i Cili kontrollon gjithë gjërat dhe i Cili është i mëshirshëm dhe i drejtë.

• Psikologjia “Ndiq turmën”.

Arsyeja që i pengon disa njerëz të jetojnë me vlerat e vërteta të Kuranit është psikologjia “ndiq turmën”. Këta njerëz mendojnë që duhet të vazhdojnë të jetojnë si shumica megjithëse ndërgjegja e tyre nuk e miraton dhe ata e konsiderojnë si një obligim të jenë anëtarë “normal” të shoqërisë. Me këtë psikologji, ata nuk arrijnë të kuptojnë kuptimin e vërtetë të fesë, dhe besojnë që ka disa rregulla, të cilat të gjithë njerëzit në botë duhet t’i zbatojnë –përveç rregullave të Allahut- dhe ata i binden këtyre rregullave. Megjithatë në Kuran Allahu i Plotfuqishëm shpall që stili i jetesës që shumica e njerëzve zgjedhin, rregullat dhe dënimet e tyre fallso nuk i drejtojnë njerëzit për te e vërteta; në të kundërt ndjekja e turmës është një rrezik që e kequdhëzon një person:

 “Në qoftë se u bindesh shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e Allahut. Ata nuk ndjekin tjetër vetëm se supozime dhe nuk janë tjetër vetëm se rrenacakë.” ( Surja Enam, 116)

 

Fakti që shumica e njerëzve kanë zgjedhur një stil jetese në kundërshtim me fenë e vërtetë, që ata janë tallës dhe mizorë kundrejt të tjerëve dhe madje rebelë ndaj qeverive të tyre, që ata bëjnë mëkate pa u menduar fare, nuk duhet të ketë ndikim mbi njerëzit e tjerë. Fakti që këta njerëz përbëjnë shumicën, nuk ësht justifikim për gabimet që bëjnë individët. Kjo sepse stilet e jetesës jo sipas Kuranit, që adoptohen nga psikologjia “ndiq turmën”, në vend të jetësës që përcaktohet qartë në Kuran dhe që do të kënaqte Allahun e Plotfuqishëm, hapin dyert e Ferrit dhe aq me shume nuk do të sillnin ndonjë përfitim për njerëzit.

• Mos të kuptuarit që liria është vetëm përmes Fësë së vërtetë:

Disa njerëz gabojnë kur mendojnë se të jetuarit pa ndjekur urdhëresat e Allahut dhe duke ndjekur nevojat dhe dëshirat e egos së tyre është liri. Megjithatë, një person mund të bëhet vërtetë i lirë nëse ai shërben Allahun, i nënshtrohet Atij dhe shpëton nga  nënshtrimi ndaj njerëzve dhe vlerave të tjera, sepse liria e vërtetë nuk është thjesht fizike por ajo është në shpirt. Ajo është tërësia e ndjenjave si medja e hapët, rehatia, besimi dhe paqja që Allahu i Plotfuqishëm inspiron në zemrën dhe shpirtin e një personi. Megjithatë Allahu i Plotfuqishëm thekson këtë liri, që vetëm besimtarët mund të kenë, në një varg:

 (Surat Ar-Ra‘d, 28) “…dhe më të përmendur Allahun zemrat e tyre qetësohen; pra dini se më të përmendur Allahun zemrat stabilizohen.’ (Surja Rrad, 28)

Profeti ynë (saas) i thërriti njerëzit në rrugën më të ndershme, në rrugën e Allahut, dhe u përpoq të bëhej udhëzim per shpëtimin e njerëzve në këtë botë dhe në tjetrën. Në këtë hadith, Profeti ynë (saas) sqaroi këtë fakt në mënyrë të qartë: “Nuk ka dyshim që fjala më e bukur është libri i Allahut. Rruga më e bukur është rruga e Muhammedit.

 (Sahih al-Bukhari, I'tisam 2, Ebed 70; Kutub Al-Sitta, Interpreted by Prof. Dr. Ibrahim Canan, volume 2, Akçağ Publications, Ankara, p.338)

• Logjika “Ka kohë, do ta bëj më vonë”:

Njerëzit të cilët nuk mund të kuptojnë nevojën e vlerave morale të Kuranit mendojnë se ata besojnë Allahun e Plotfuqishëm dhe Kuranin por do të fillojnë t’i bëjnë faljet e tyre më vonë. Pas këtij mendimi krejtësisht të gabuar, është fakti se ata mendojnë se të jetuarit sipas vlerave morale të fesë, do t’i pengonte ata të shijonin gjërat e vogla në këtë jetë, dhe injorojnë faktin që vdekja mund të vijë në çdo çast dhe se ata nuk besojnë tërësisht në botën tjetër. Megjithatë ata i kanë këto mendime sepse njerëzit janë të pavetëdijshëm për fenë e vërtetë sepse Allahu i Plotfuqishëm i ka premtuar besimtarëve që jetojnë fenë e vërtetë këtë botë tjetrën me këtë varg, “Thuaj : ‘Kush i ndaloi bukuritë dhe ushqimet që Allahu i krijoi për robtë e vet?’ Thuaj: ‘Ato janë në këtë botë botë për ata që besuan, dhe në Ditën e Kijametit janë të posaçme për ta.’ Keshtu ja sqarojmë argumentet një populli që beson.” (Surja Araf, 32) dhe i paralajmëron njerëzit për Ditën e Gjykimit duke i kujtuar ata që vdekja është shumë pranë Çdokujt qoftë ai i ri, plak apo fëmijë më këtë varg, “Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen…” (Surja Ali Imran, 185). Bota tjetër është shumë më reale se kjo botë, siÇ tregohet në shumë vargje të Kuranit, sepse ajo është e përhershme. Pa dyshim justifikimet e atyre që e shtyejnë për më vonë të jetuarit sipas vlerave morale të fesë me logjikën “ka kohë!” janë të kota. Allahu i Plotfuqishëm i paralojmëron robërit e tij me faktin e kësaj të vërtete:

 “Në ditën kur zullumqarëve nuk u bën dobi justifikimet e tyre, ata janë të mallkuar dhe ata e kanë vendqëndrimin më të keq” (Surja Gafir, 52)

Cytjet e Shejtanit pengojnë që njerëzit të jetojnë fenë e vërtetë

Shejtani është ai që i ndalon njerezit të jetojnë fenë e vërtetë. Shejtani i afrohet njerëzve në mënyrë tinëzare pa u nxituar. Në mënyre graduale ai i bën cytje të vogla që ti ndalojë njerëzit që të jetojnë sipas moralit të Kuranit dhe në si përfundim i mban ata larg nga feja e vërtetë. Megjithatë, njerëzit mund të kenë një mendje dhe shpirt të shëndetshëm duke jetuar fenë e vërtëtë sepse të jetuarit në këtë mënyrë i shpëton nga barrat e kësaj bote. Ai bëhet i përgjethshëm vetëm përpara Allahut dhe urdhëresave të Librit të Tij të Vërtetë. Kjo është një lehtësi e madhe për njerëzit. Allahu i Plotfuqishëm e shpall lehtësinë e fesë islame në shumë vargje të Kuranit. P.sh Ai shpall “Dhe ne do te drejtojmë ty ne rrugën më të lehtë dhe i përgëzon muslimanët se Ai do t’iu sigurojë atyre me lehtësi paqe dhe se Allahu është Ai që hap rrugët e robërve të Tij dhe i ndihmon ata të arrijnë rrugën e Tij të vërtetë. Ai e vendos Kuranin si udhëzim dhe i ndihmon njerëzit të dalin nga jetët e tyre të errëta. Ne një varg Allahu i Plotfuqishëm i përgëzon ata që e njekin të plotbindur:

“Allahu është Mbrojtës ai atyre që kanë besim. Ai i nxjerr ata nga errësira në dritë....” (Sura Bekare, 257)

2013-11-25 23:42:34

Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top