< <
1 / total: 19

Amari dhe Breshka

Një ditë Amari po lexonte një nga tregimet e tij të dashura, “Lepuri dhe Breshka”. Teksa lexonte ai qeshte me atë që i ndodhi lepurushit të gjorë. Ndërsa nga breshka, ai mësoi se sa e rëndësishme është që njeriu të verë në punë mendjen dhe se zgjuarsia vlen më tepër se një garë për të treguar se kush është më i forti. Kur po mendonte këto, papritur e kuptoi se breshka e librit ishte bërë e gjallë dhe filloi t’i fliste: -“Hej, përshëndetje Amar! Sa mirë që ti je kaq i ri dhe i mençur sa të nxjerrësh një mësim nga përralla për mua dhe lepurin.” 

I çuditur, Amari e pyeti: "Po ti sa vjet je?"

Breshka u përgjigj: "Hm, unë nuk jam aq e re sa dukem, unë jam 45 vjeç. Ne breshkat jetojmë afërsisht 60 vjet. Madje ka një lloj breshke e quajtur Testudo, e cila rron deri në 189 vjet."

"Cilën stinë të vitit do ti më shumë?" e pyeti Amari.

Breshka u përgjigj: "Moti i ngrohtë është shumë i rëndësishëm për mbijetesën tonë. Temperatura e trupit tonë ndryshon sipas temperaturës së ajrit dhe është zakonisht midis 32.2° – 32.4° Fahrenait (0.1 - 0.2 gradë Celcius) më e ulët se ajo e ajrit. Sistemi ynë tretës gjallërohet me ngritjen e temperaturës. Kur na krijoi Allahu, na i dha këtë cilësi të dobishme që na i lehtëson mbijetesën në mot të nxehtë. Ne kemi nevojë për të gjitha dhuratat që na jep Ai, por Ai është i Pasuri që nuk ka nevojë për asgjë." .

kaplumbağa

Göklerde ve yerde her ne varsa O'nundur. Şüphesiz Allah, hiçbir şeye ihtiyacı olmayan (Gani)dır, övülmeye layık olandır.
(Hac Suresi, 22)

Amari e dëgjonte i habitur. Pastaj ai e pyeti: "Po ty, cili ushqim të pëlqen më shumë?"

Kaplumbağa: Sarı renkli "kaplan dişi çiçeğine" bayılırız. Biliyor musun gözlerimizin çok keskin olmasının yanısıra biz özellikle sarı rengi çok iyi algılarız. En sevdiğimiz yiyeceği kolayca bulabiliriz.

Ne breshkat vdesim për kungull të verdhë. Sytë tanë janë mjaft të mprehtë dhe e shohin ngjyrën e verdhë më mirë nga të tjerat. Kjo do të thotë se ne mund ta gjejmë lehtë ushqimin tonë të preferuar. u përgjigj breshka.

Amarit i lindi një pyetje tjetër. Ai ishte shumë kurioz dhe i tha: "Po ju, a flini në dimër?"

-"Po",- tha breshka, - kur ftohet moti, që nga tetori e në vazhdim, ushqimi gjendet me shumë vështirësi, ne bëhemi shumë të ngathëta dhe kështu e mbrojmë veten duke shkuar për të fjetur, jo pak, po, për disa muaj rresht. Në këtë kohë, rrahjet e zemrës ulen, po ashtu edhe frymëmarrja ngadalësohet. Ne flemë që nga tetori deee...ri në mars. Ne nuk kemi përse të rrimë zgjuar në dimër, duke mos pasur asgjë për të ngrënë; kjo do të ishte e pamundur për ne. Prandaj, Allahu na krijoi në këtë mënyrë. Kështu na mbron gjithmonë Allahu, duke na vënë në gjumë tamam në kohën e duhur."

Tashmë, Amari, i cili ishte bërë edhe më tepër kurioz, e pyeti: "Unë e di se ju jetoni në tokë të thatë, por kam mësuar se disa nga ju jetojnë në ujë, apo jo? Mund të më tregosh diçka për to?"

Breshka buzëqeshi dhe tha: Ke të drejtë Amar. Ne jemi disa llojesh: breshka toke, breshka lumi dhe breshka që jetojnë në det. Unë për shembull, jetoj në tokë të thatë. Më pëlqejnë fushat, toka e butë dhe hardhitë. Ndërsa, breshkave të ujit të ëmbël, ato që ju i mbani në akuarium, u pëlqejnë më shumë liqenet dhe brigjet e lumenjve. Breshkat e detit rrojnë në detet e ngrohta dhe kur u vjen koha për të lëshuar vezët dalin në tokë. Më lejo të të tregoj diçka tepër interesante për breshkat e detit të quajtura Kareta.

Kareta karetas dalin në brigjet e ngrohta për të lëshuar vezët. Është pikërisht Allahu, që i drejton breshkëzat e vogla, të cilat, sapo dalin nga vezët, drejtohen drejt vendit ku do të jetojnë përgjithmonë, në det, në sajë të dritës së vezulluar nga valët e detit. Po si e dinë këto breshkëza të vogla se deti është vendi më i mirë për të jetuar? Zoti ynë i frymëzon ato që ta kuptojnë këtë."

Amari iu përgjigj: "Ke të drejtë. Çdo njeri që ka mend duhet ta dijë se bota është e mbushur me mrekullitë e krijimit të Allahut. Ne gjithmonë duhet të sjellim ndër mend se ti dhe unë, të gjithë kafshët dhe bimët dhe çdo gjë tjetër, janë shenja të Tij. Unë u kënaqa shumë që fola me ty. Faleminderit që më tregove gjithë këto gjëra interesante. Mirupafshim, breshkë e vogël!" .

-“Mirupafshim, o djalë i zgjuar!” tha breshka dhe u largua.

kaplumbağa ve tavşan

 

1 / total 19
Ju mund të lexoni librin e PËRRALLËZA PËR FËMIJËT E MENÇUR -1- Harun Jahja-s në internet, ta shpërndani atë në rrjetet shoqërore siç janë Facebooku dhe Twitter, mund ta shkarkoni atë në kompjuterin tuaj, ta përdorni atë në detyrat e shtëpisë tuaj apo punimet shkencore, dhe mund ta botoni, kopjoni ose riprodhoni atë në ueb faqet ose bllogjet tuaja pa i paguar ndonjë tarifë autorit, për aq kohë sa ju e njihni apo e vendosni këtë faqe apo sait si referencë.
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top