TË MENDOSH THELLË

< <
1 / total: 7
TË MENDOSH THELLË - HARUN JAHJA

TË MENDOSH THELLË

Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe tokës, në ndërrimin e ditës dhe të natës, ka argumente
për njerëzit me mendje të shëndoshë. Të cilët e përmendin Allahun me përkujtim, kur janë në këmbë,
kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe mendojnë rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë):
"Zoti ynë, të gjitha këto nuk i krijove kot. I lartësuar qofsh Ti! Ruajna prej dënimit të zjarrit!"
(Sure Ali Imran: 191)



HYRJE

Akeni menduar ndonjëherë rreth faktit, se ju nuk ekzistonit para se të ngjizeshit, se më pas lindët në këtë botë dhe se keni ardhur në ekzistencë nga asgjëja?

A keni menduar ndonjëherë se si lulet, që ju shihni në dhomën tuaj të ndenjjes, çelin çdo ditë nga dheu i errët dhe kanë aromë të këndshme e ngjyra të shumëllojshme?

A keni menduar ndonjëherë se si mushkonjat, që fluturojnë rreth jush, i lëvizin krahët e tyre aq shpejt, saqë nuk jemi në gjendje as edhe t'i shohim?

A keni menduar ndonjëherë se lëkura e frutave të tilla si bananet, shalqinjtë, pjeprat apo portokajtë shërben si një "ambalazh" i cilësisë të lartë dhe se si frutat mbështillen prej saj, në mënyrë të tillë, që të ruajnë shijen dhe aromën?

A keni menduar ndonjëherë se, ndërkohë që jeni duke fjetur, një tërmet i papritur mund ta shembë shtëpinë, zyrën apo qytetin tuaj dhe se, në pak sekonda, ju mund të humbisni gjithçka që zotëroni?

A keni menduar ndonjëherë se sa shpejt kalon jeta juaj dhe se ju do të plakeni, do të dobësoheni e, dalëngadalë, do të humbni bukurinë, shëndetin dhe fuqinë tuaj?

A keni menduar ndonjëherë se një ditë ju do të gjeni para vetes engjëjt e vdekjes, të caktuar nga Allahu, dhe atëherë ju do t'i lini lamtumirën kësaj bote?

A keni menduar ndonjëherë se përse njerëzit janë kaq të lidhur pas një bote, të cilën do ta lenë shumë shpejt, ndërkohë që ajo, për të cilën duhet të përpiqen më së tepërmi, është jeta e përjetshme, pas vdekjes?

Njeriu është një qenie, të cilën Allahu e ka pajisur me aftësinë e të menduarit, por shumica e njerëzve nuk e përdorin siç duhet këtë aftësi shumë të rëndësishme. Madje disa njerëz pothuajse nuk mendojnë kurrë. Çdo njeri zotëron aftësinë për të menduar, megjithëse jo të gjithë janë të vetëdijshëm për këtë. Kur njeriu fillon të përdorë aftësinë e të menduarit, të vërtetat që ai nuk mund t'i kuptonte deri në atë çast, fillojnë të zbulohen para tij.

Sa më thellë mendohet, aq më shumë përmirësohet aftësia e njeriut për të menduar dhe kjo është e mundur për këdo. Njeriu duhet vetëm të kuptojë, se ai duhet të mendojë dhe të përpiqet shumë për këtë.

Qëllimi i këtij libri është të ftojë njerëzit të "mendojnë siç duhet" dhe të tregojë rrugët e "të menduarit të drejtë". Ai që nuk mendon, do të mbetet tërësisht larg nga e vërteta, do ta kthejë jetën e tij në vetëmashtrim dhe do ta fusë në rrugë të gabuar. Si rrjedhim, ai nuk do ta kuptojë qëllimin e krijimit të botës dhe arsyen e ekzistencës në të.

S'ka dyshim se Allahu ka krijuar gjithka me nj qllim t caktuar. Ky fakt sht shpallur n Kuran si vijon:

"Ne nuk i krijuam qiejt e tokn dhe do gj ndrmjet tyre, panj qllim. Ne i krijuam me nj qllim t caktuar, mirpo shumica e tyre nuk e din." (Ed-Duhan 38-39)

"A mos vall menduat se Ne ju krijuam kot dhe se nuk do t ktheheni te Ne?" (El-Mu'minun 115)

Prandaj, çdo njeri duhet të mendojë për qëllimin e krijimit, së pari, sepse ka lidhje me vetë atë dhe, së dyti, sepse ka lidhje me çdo gjë, që ai sheh në gjithësi dhe çdo ngjarje që ai përjeton gjatë gjithë jetës së tij.

Ai që nuk mendon, do t'i kuptojë të vërtetat vetëm pasi t'i vijë vdekja, kur të japë llogari para Allahut, por atëherë do të jetë shumë vonë. Allahu thotë në Kuran se Ditën e Gjykimit, çdo njeri do të mendojë dhe do të shohë të vërtetën:

Ndërkohë, Allahu na e ka dhënë mundësinë në këtë botë, për të menduar dhe për të nxjerrë përfundime nga mendimet tona, me qëllim që të njohim të vërtetën, e cila do të na sjellë përfitim të madh në jetën e përjetshme.

Për këtë arsye, Allahu u ka bërë thirrje të gjithë njerëzve, me anë të profetëve dhe librave të Tij, për të menduar rreth krijimit të tyre dhe të gjithësisë:

"Prse nuk mendojn ata rreth krijimit t tyre? Allahu nuk i krijoi qiejt, tokn dhe do gj q gjendet ndrmjet tyre prvese pr nj qllim t caktuar dhe pr nj koh t kufizuar, por shum njerz nuk besojn n takimin me Zotin e tyre (në momentin e ringjalljes)". (Er-Rrum 8)

 
    
1 / total 7
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top