Terroristët kanë një filozofi. Kjo filozofi është materializmi dialektik dhe është bazuar tërësisht në darvinizëm. Kjo filozofi do të zgjasë dhe vazhdojë të ushqejë këtë kamxhik të terrorizmit për derisa darvinizmi nuk çrrënjoset dhe nuk i jepet fund marksizmit dhe materializmit. Është shumë qenësore që kjo filozofi të çrrënjoset dhe njerëzit të arsimohen kundër themelit të saj, darvinizmit.
Është gabim trashanik të dënohet terrori dhe humbja e viktimave në njërën anë por edhe të mësohet darvinizmi nëpër shkolla në anën tjetër. Arsimimi darvinist shërben vetëm për të përforcuar terrorin komunist. Duke qenë i vetëdijshëm për këtë gjë, por duke qenë indiferent në faktin se darvinizmi është përbërës i origjinës së ideologjisë komuniste dmth. të qëndruarit indiferent edhe në vetë terrorizmin. Asgjë nuk mund të arrihet me kundërshtimin me gojë të terrorizmit derisa ende në shkolla mësohet për darvinizmin.
Ideologjia darviniste bazohet në një teori të vjetruar që ka shkaktuar gjakderdhje dhe mashtrimi të njerëzve përmes mashtrimeve, rrengjeve dhe gënjeshtrave për rreth 150 vjet. Të gjithë të rinjtë në shkolla duhet mësuar se kjo teori e pavërtetë është e ngritur mbi gënjeshtra, mashtrime dhe rrengjeve. Atyre duhet thënë se ideologjia e materializmit dialektik dhe baza e tij e supozuar shkencore, darvinizmi, janë besime të kota. Vetëm atëherë mund të merren masa të vërteta dhe efektive kundër terrorizmit global. Vetëm atëherë masat parandaluese mund të kenë rezultate të përhershme. Asnjë taktikë tjetër nuk mund ta ndalë këtë të keqe. Në mënyrë që të ndalet terrorizmi, arteriet e tij vitale duhet shkatërruar plotësisht dhe infrastruktura e tij të rrëzohet.