< <
6 / total: 8

TË DUASH PËR HIR TË ALLAHUT

bridgeBesimtarët, objektivi i vetëm i të cilëve në këtë jetë është të fitojnë kënaqësinë e Allahut, mëshirën dhe Parajsën dhe të cilët kanë nënshtrim të çiltër ndaj Allahut, do ta jetojnë jetën e tyre për hir të Tij. Siç përvijohet në ajetin: Thuaj: Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. (Surja En'am: 162) , ata kanë për qëllim të fitojnë kënaqësinë e Allahut në çfarëdo që bëjnë dhe në çdo rast. Ata përdorin gjithçka që posedojnë në përpjekjen e tyre për ta realizuar këtë synim. Ata të cilët pranojnë të gjitha vetitë e Allahut; të cilët vazhdimisht dëshmojnë për fuqinë, madhështinë, mëshirën, dashurinë dhe dhembshurinë e Tij; të cilët e ndiejnë dashurinë e Allahut në çdo moment – dashuria e tyre nuk mund të krahasohet me asnjë lloj tjetër të dashurisë. Allahu e përshkruan këtë dashuri si një dashuri "më të lartë", ndërsa dashuria e shtrembëruar e idhujtarëve përshkruhet si:

E megjithatë, disa njerëz zgjedhin (për të adhuruar) në vend të Allahut (zota) të tjerë, (duke i konsideruar) si të barabartë me Atë dhe duke i dashur siç duhet Allahu. Por ata që besojnë, e duan shumë më tepër Allahun. (Surja Bekare: 165)

Siç përmendet në ajetin më lartë, disa njerëz i shoqërojnë shokë Allahut dhe i duan krijesat tjera me dashurinë që do të duhej t'ia jepnin vetëm Atij (Pa dyshim se Allahu është i pastër nga çfarë i shoqërojnë ata). Besimtarët, në anën tjetër, janë të vetëdijshëm se askush apo asnjë pjesë e krijimit nuk ka asnjë fuqi apo bukuri të bashkëlindur, sepse Allahu është Ai i Cili i krijoi ata të gjithë nga asgjëja. Asnjë krijesë e gjallë nuk mund të ndërtoj apo përgatis bukurinë e saj. Bukuria që posedon fytyra e një personi apo natyra e këndshme e një kafshe, jetëgjatësia e tyre dhe koha e vdekjes, si edhe gjithçka tjetër që ka të bëj me ta u krijua nga Allahu dhe çdo gjë e bukur ekziston vetëm me urdhrin e Tij). Andaj, duke qenë të vetëdijshëm për këtë fakt, besimtarët do ta duan atë bukuri pasi që ajo reflektohet në njerëz, kafshë dhe natyrë. Si pasojë, dashuria e një besimtari i drejtohet vetëm Allahut, i Cili furnizon çdo gjë dhe i Cili posedon gjithçka.

Profeti ynë (savs) na ka përkujtuar po ashtu se dashuria që ndiejmë për njëri tjetrin duhet të jetë për hir të Allahut:

Vepra më e mirë është të duash për hir të Allahut dhe të urresh për hir të Allahut.10

Kushdo që do dhe urren për hir të Allahut dhe kushdo që mbyll një miqësi apo shpall armiqësi për hir të Tij, do të marr, për shkak të kësaj, mbrojtjen e Allahut.11

Ata të cilët i shoqërojnë shokë Allahut pretendojnë se çdo njeri është zotërues i bukurisë së tij apo saj dhe si pasojë e himnizojnë atë bukuri. Kjo është sikur një person i cili është i pranishëm në një ekspozitë arti dhe bukurinë e pikturave ia shoqëron veprës artistike, edhe pse personi i cili meriton të lavdërohet është artisti i cili ka pikturuar ato piktura. Duke e ditur këtë të vërtetë, njerëzit të cilët ballafaqohen me një pamje të bukur, një tingull të këndshëm, një ushqim të shijshëm duhet menjëherë të mendojnë për Zotin tonë, Krijuesin e gjithë këtyre gjërave të bukura dhe t'i drejtojnë dashurinë, kënaqësinë dhe falënderimet që pasojnë si rezultat i kësaj Atij. Ata të cilët kanë besim të sinqertë dhe, prandaj, nuk i shoqërojnë shokë Allahut, kanë një lidhje të fuqishme dashurie me Allahun, sepse ata e dinë se gjithçka që kanë i takon Atij.

Allahu na njofton se Profeti Ibrahim (as) ia tërhoqi vërejtjen popullit të tij idhujtar me këto fjalë:

Dhe ai (Ibrahimi) tha: Ju, në vend të Allahut, keni zgjedhur idhujt, për shkak të dashurisë midis jush në këtë jetë. Por, në Ditën e Kiametit do ta mohoni njëri-tjetrin dhe do ta mallkoni njëri tjetrin. Streha juaj do të jetë zjarri dhe nuk do të ketë për ju kurrfarë ndihmësi. (Surja Ankebut: 25)

garden roses

Ai është që vetëm Atij i takon sundimi i qiejve dhe i tokës, Ai nuk ka as fëmijë e as nuk ka shok në sundimin e Tij. Ai krijoi çdo gjë, duke e përsosur në mënyrë të qartë e të matur. (Kur'an, 25: 2)

Pra, dashuria midis atyre të cilët i shoqërojnë shokë Allahut në fund do të kthehet në urrejtje të madhe në Jetën e përtejme. Duke harruar ekzistencën e Tij, ata ndikojnë tek njëri tjetrin që të humbasin tërë qëllimin e jetës së tyre. Si përgjigje ndaj kësaj, Allahu kthen dashurinë dhe afërsinë e tyre idhujtare në neveri dhe mëri të amshueshme në Ahiret.

Kur'ani përmend ata të cilët vënë përpara fitimit të kënaqësisë së Tij përfitimet e dynjasë dhe miratimin dhe dashurinë e të tjerëve:

Thuaj: Nëse etërit tuaj, bijtë tuaj, vëllezërit tuaj, gratë tuaja, farefisi juaj, pasuria juaj që e keni fituar, tregtia për të cilën keni frikë se nuk do të shkojë mirë dhe shtëpitë ku e ndieni veten rehat, janë më të dashura për ju sesa Allahu, i Dërguari i Tij dhe lufta në rrugën e Tij, atëherë pritni deri sa Allahu të sjellë vendimin (dënimin) e Tij. Allahu nuk e udhëzon në rrugën e drejtë popullin e pabindur. (Surja Teube: 24)

yellow roses

A është më i mirë ai që ndërtesën e vet e themeloi në devotshmëri dhe në kënaqësi të All-llahut, apo ai që në ndërtesën e vet e themeloi buzë bregut të shembur e bashkë me të bie në zjarrin e xhehennemit? All-llahu nuk i udhëzon njerëzit zullumqarë. (Kur'an, 9: 109)

Ata të cilët kanë besim pranojnë se të gjitha gjërat e dynjasë i takojnë Allahut dhe, prandaj, i duan ato sepse janë manifestim i Tij. Për shembull, dashuria e madhe, afërsia dhe miqësia që ata ndiejnë do të drejtohet kah besimtarët tjerë, të cilët shfaqin moral të mirë me të cilin është i kënaqur Allahu. Kjo dashuri nuk varet nga raca, kombësia apo çfarëdo interesi tjetër vetjak. Ajo nuk varet as nga paratë, pozita, kultura, madje as nga pasuria materiale, sepse të gjitha këto nuk kanë ndonjë vlerë reale. Allahu përshkruan dashurinë midis besimtarëve, si vijon:

Ndërsa ata që banojnë në Medinë dhe që e kanë pranuar besimin qysh më parë, i duan mërgimtarët që vijnë në Medinë dhe në zemrat e tyre nuk ndjejnë kurrfarë rëndimi, për atë, që u është dhënë atyre, por duan t'u bëjnë më mirë mërgimtarëve sesa vetes, edhe pse vetë janë nevojtarë. Kushdo që ruhet nga lakmia e vetvetes, me siguri që do të jetë fitues. (Surja Hğpashr: 9)

Giuseppe Castiglionne

Giu sep pe Cas tig li on e, The "Sa lon Car ré," at the Louvre Museum, 1865.

Siç u përmend, besimtarët do t'i pranojnë të gjithë besimtarët tjerë si vëllezërit dhe motrat e tyre. Si pasojë, për ta siguruar mirëqenien e besimtarëve, besimtarët tjerë me dëshirë do të bëjnë sakrificat e domosdoshme për ta arritur këtë synim. Një dashuri e tillë e ndërsjellë është e mundshme vetëm përmes të besuarit dhe të jetuarit sipas parimeve morale të Kur'anit.

Profeti ynë i dashur (savs) ka theksuar rëndësinë e një dashurie të tillë dhe ngritjen në shkallë të larta të atyre besimtarëve të cilët e jetojnë një jetë me dashuri të vërtetë:

Profeti (savs) ka thënë: Allahu ka thënë: 'Ata të cilët e duan njëri tjetrin për madhështinë Time do të kenë minber prej drite dhe profetët dhe dëshmorët do të dëshironin ta kishin të njëjtën gjë. 12

Allahu u dhuron dashuri, një mirësi shumë e rëndësishme, besimtarëve. Këtë e shohim në rastin e Profetit Jahja (as), për të cilin Kur'ani thotë:

(Pasi lindi djali, iu tha): O Jahja, rroke fort Librin (Teuratin). Dhe Ne, kur ende ishte fëmijë, i dhamë mençuri, butësi prej Nesh dhe dëlirësi. Ai ishte besimtar i përkushtuar. (Surja Merjem: 12-13)

palace

E kush ia dorëzon veten All-llahut duke qenë edhe punëmirë, ai është kapur për lidhjen më të sigurt dhe vetëm tek All-llahu është përfundimi i çështjeve. (Kuran, 31: 22)

Në një ajet tjetër, Allahu shpall se Ai do t'iu dhurojë dashuri të vërtetë besimtarëve të cilët bëjnë vepra të mira:

Në të vërtetë, atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i Gjithëmëshirshmi do t'u dhurojë dashuri. (Surja Merjem: 96)

Këtu na duhet të përqendrohemi në një tjetër pikë të rëndësishme: Një njeri i cili do për hir të fitimit të kënaqësisë së Allahut duhet ta dojë personin i cili posedon cilësitë më të larta morale, i cili është më i afërti me Allahun dhe i cili posedon shkallën më të lartë të devotshmërisë. Për këtë arsye, për të gjithë besimtarët Profeti ynë (savs) është miku më i dashur dhe më i afërt.

white horse

Ata (idhujtarët) adhurojnë në vend të All-llahut (idhuj) për të cilët nuk u ka ardhur kurrfarë fakti dhe nuk kanë kurrfarë dije, pra për idhujtarët nuk ka ndonjë ndihmëtar. (Kuran, 22: 71)

Unë e ndoqa fenë e prindërve të mij: Ibrahimit, Is-hakut, Jakubit. Neve nuk na takoi t'i përshkruajmë kurrë një send shok All-llahut. Ky (besim i drejtë) është dhuratë e madhe nga All-llahu ndaj nesh dhe ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk ia dinë vlerën. (Kuran, 12: 38)

Dashuria e vërtetë mund të jetohet vetëm bashkë me parimet morale të Kur'anit

Njerëzit të cilët janë plotësisht të devotshëm ndaj Allahut ndiejnë brenda vetes një ndjenjë dashurie dhe kënaqësie kur përballen me të gjitha gjërat e bukura që Ai ka krijuar: një lule, një flutur, një zog, një mace apo madje edhe një pamje të bukur. Ngjashëm, njerëzit të cilët i zbatojnë parimet morale të Kur'anit apo një person me një fytyrë tërheqëse do të ngjallin mahnitje të sinqertë, sepse gjithçka që shohin e konsiderojnë si manifestim të Allahut. Dashuria e papërmbajtur që ndiejnë ndaj Allahut do të lind një dashuri dhe pëlqim të natyrshëm në shpirtrat e tyre për gjithçka që manifeston bukurinë, mjeshtërinë, urtësinë dhe fuqinë e Tij të amshueshme. Vetëm të tillët përjetojnë dashurinë "e vërtetë" në kuptimin shpirtëror.

Vlerat morale të Kur'anit formojnë bazën e dashurisë së vërtetë, sepse ato mund ta frymëzojnë një person ta dojë dikë tjetër shumë për moralin e tij apo të saj, personalitetin dhe të gjitha vetitë individuale. Duke bërë një jetë të tillë, e cila bën që ata të fitojnë kënaqësinë e Allahut, ata do të fitojnë shumë veti të dashura dhe të bukura. Duke e ditur se"... Veprat e mira që mbesin, janë të shpërblyera më mirë te Zoti yt dhe kanë përfundim më të mirë." (Surja Merjem: 76) , ata ngulmojnë në të gjitha këto veti të bukura morale. Cilësi si besnikëria, sinqeriteti, respekti, dashuria, modestia, sakrifica, ndershmëria, toleranca, falja, mëshira, një natyrë e butë dhe trimëria mund të jenë të qëndrueshme vetëm duke jetuar një jetë me frikë dhe respekt ndaj Allahut dhe duke pasuar vlerat morale të Kur'anit. E njëjta gjë vlen për dashurinë. Baza e kësaj dashurie është të kesh besim dhe respekt për Allahun dhe duke përvetësuar moralin e Kur'anit, këto të dyja do të bëjnë që ata t'i duan të tjerët për hir të Allahut me një dashuri të fuqishme dhe të thellë. Miqësitë me besimtarët tjerë që do të rezultojnë, do të shpijnë drejt miqësive të përjetshme në Ahiret.

Shkalla e lartë e vlerave morale e një besimtari të sinqertë do të sigurojë respekt të lartë të tij apo të saj në praninë e Allahut dhe në sytë e vëllezërve besimtarë. Besimtarët e tillë do të presin dhe shpresojnë vetëm për dashurinë dhe kënaqësinë e Allahut. Si shpërblim, Allahu do të sigurojë që këta besimtarë do të duhen nga ana e Tij, si edhe nga ana e besimtarëve tjerë, që atyre do t'iu dhurohet një nur dhe bukuri, dhe se njerëzit tjerë do të kenë ndjenja të ngrohta për ta.

island

E kush ka fjalën më të mirë prej atij që thërret te All-llahu, vepron (punë) të mira dhe thotë: "Unë jam prej muslimanëve?" (Kuran, 41: 33)

Ka nga njerëzit, i cili për hirë të All-llahut e flijojnë vetveten, e edhe All-llahu është shumë i mëshirshëm për robtë e vet. (Kuran, 2: 207)

Keqkuptimet lidhur me natyrën e vërtetë të dashurisë

Ata të cilët nuk i pasojnë parimet morale të Kur'anit kanë një kuptim të gabueshëm të dashurisë. Pa marr parasysh se sa besojnë se po jetojnë një jetë përplot me dashuri dhe respekt për të tjerët, këto bashkëveprime janë, në përgjithësi, të bazuara në baza të pavend dhe çorientuese. Disa prej tyre do t'i shqyrtojmë tani në vazhdim.

purple clusters

Mos e shitni besën e dhënë All-llahut për një vlerë të paktë, pse atë që do ta keni te All-llahu është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.(Kuran, 16: 95)

... Mund të mendohet për ta se janë të bashkuar, e në realitet zemrat e tyre janë të përçara, sepse janë njerëz që nuk logjikojnë.(Kuran, 59: 14)

Dashuria idhujtare midis një mashkulli dhe një femre

Shembuj të dashurisë së bazuar në të menduarit idhujtar mund të gjenden me lehtësi në marrëdhëniet në mes të meshkujve dhe femrave. Ka njerëz që dashurinë dhe përkushtimin e tyre e drejtojnë kah njerëzit tjerë të cilët janë, në thelb, të dobët, në vend se ta drejtojnë atë kah Allahu. Ndonjëherë, e bëjnë një person tjetër qëllimin e jetës së tyre, përmendin emrin e tyre kurdo që të kenë mundësi, dhe përpiqen ta përfitojnë dashurinë e tyre. Ky person do të jetë në qendër të vëmendjes së tyre gjatë gjithë ditës. Ose, ata mendojnë për këtë person gjithë natën dhe kështu nuk mund të flenë. Në vend se ta kërkojnë kënaqësinë e Allahut, ata do të bëjnë përpjekje vetëm për ta kënaqur atë person, madje edhe nëse kjo nënkupton se ata duhet të bëjnë diçka që dhunon parimet morale të Kur'anit dhe shkel kufijtë që Allahu i ka caktuar për njerëzimin. Ata do të bëjnë çdo lloj sakrifice për atë person, por nuk bëjnë përpjekje për ta fituar kënaqësinë e Allahut. Me fjalë të tjera, ata i shndërrojnë objektet e vëmendjes së tyre në hyjni të vogla. Kjo është arsyeja pse ca poema, shkrime apo madje edhe diskutime romantike pohojnë se autori "adhuron" objektin e dashurisë së tij apo saj. Një kuptim i tillë i dashurisë, Allahut i shoqëron të tjerë, është i ndaluar, sepse dashuria e njeriut për Allahun është një lloj dashurie shumë më e fuqishme dhe më e lartë.

... Përmendeni Allahun ashtu siç i kujtoni prindërit tuaj, madje edhe më tepër!... (Surja Bekare: 200)

garden

Nëse dikush do çfarëdo tjetër, qoftë ai person, gjë apo ide, më shumë se që ai apo ajo e do Allahun, ai apo ajo do të bien në idhujtari dhe do t'i afrohen më shumë Ferrit. Çuditërisht, shumë njerëz nuk e kuptojnë të vërtetën e kësaj deklarate dhe vazhdojnë kështu me idhujtarinë e tyre.

Është e qartë se të duash të tjerët, të jesh i interesuar për mirëqenien e tyre dhe t'i mbrosh me dashuri familjet dhe të afërmit e tyre janë vepra të admirueshme dhe mirësi që Allahu u ka dhuruar njerëzve. Një dashuri e tillë, kur mbështetet në dashurinë për Allahun, siguron që njeriu të arrijë lumturinë në të dy botët. Nëse një dashuri e tillë nuk mbështetet në dashurinë për Allahun, njerëzit do të përjetojnë dhimbje dhe agoni në të dy botët. Allahu na njofton se ky grup i dytë i njerëzve, në Ahiret, për ta liruar veten nga dënimi i Ferrit do ta sakrifikonin edhe njëri tjetrin:

Për të liruar veten nga dënimi i asaj dite, fajtori do të sakrifikonte me gjithë qejf fëmijët e vet, edhe gruan, edhe vëllanë e vet, edhe farefisin, që i gjendej pranë (ne jetën e Tokës), si dhe të gjithë ata që gjenden në faqe të Tokës, nëse kjo do të mund ta shpëtonte.(Surja Me'arixh: 11-14)

Atë Ditë njeriu do të ikë nga i vëllai, nga e ëma dhe nga i ati, nga e shoqja dhe nga fëmijët e vet. Atë Ditë, secili prej tyre do të ketë aq shqetësim për veten, sa do t'i mjaftojë. (Surja 'Abese: 34-37)

Miqësitë e bazuara në egoizëm

Disa marrëdhënie, qoftë me vetëdije apo ndërdije, janë të bazuara në egoizëm. Ca njerëz, të cilët ndiejnë gëzim kur e takojnë një njeri nga i cili shpresojnë të përfitojnë, e interpretojnë këtë kënaqësi si "dashuri." Mirëpo, në realitet ajo nuk është asgjë më shumë se një"dëshirë e ndikuar"nga ajo që ai person ka. Në të vërtetë, një dashuri e tillë shpeshherë varet nga shkalla e pasurisë dhe pozitës së atij personi "të dashur." Pasuria i ngazëllen njerëzit dhe kështu ata ndiejnë gëzimin më të madh ndaj personit më të pasur. Siç u përmend më lartë, kjo lloj kënaqësie nuk është asgjë tjetër veçse dashuri për të mirat e dynjasë. Të pasurit nuk "duhen" në radhë të parë për moralin dhe vetitë e tyre dhe kështu gjithnjë duket sikur kanë shumë "miq" edhe pse ata fare lehtë inatosen, janë të pasjellshëm, egoist, të palogjikshëm, të pamëshirshëm, që gjithmonë kërkojnë të përfitojnë, të pasinqertë apo madje edhe të shkujdesur.

Ka njerëz që kanë dëshirë të jenë me ata të cilët dëfrehen: "Një person i cili më do duhet të jetë në gjendje të më bëj të qeshi." Si rezultat, çfarëdo afërsie mbështetet në një interes mashtrues vetjak, sepse të kënaqesh të jesh me një person i cili ju bën të qesheni dhe të ndiheni të lumtur nuk është e njëjta gjë si ta duash atë person. Megjithatë, pasi që shumë njerëz e ngatërrojnë lehtësimin që ndiejnë që kanë fituar diçka për dashuri, ata pohojnë se e duan shumë atë person.

Të tjerët pandehin se të jesh në shoqërinë e njerëzve të mirë kjo do të ndikojë në ngritjen e respektit ndaj tyre. Si rezultat, ata zgjedhin njerëzit "e mirë" për t'u bërë miq me ta, duke i marr parasysh tiparet e tyre fizike si gjatësinë, ngjyrën e syve dhe të flokëve. Shpeshherë, të tillët mund ta shohin vetëm bukurinë fizike të personit tjetër, jo zgjuarsinë, ndërgjegjen apo karakteristikat e tij. Ata nuk i konsiderojnë si të rëndësishme këto aspekte, sepse pohojnë se dashuria e tyre i ka "verbuar"ata. Mirëpo, kjo "dashuri " do të thotë "Unë e dua dashurinë që ngjall në mua bukuria e këtij personi."Përveç bukurisë së atij personi, shpirti i tij apo saj nuk ka kurrfarë rëndësie për ta. Vetëm pse ai apo ajo është e bukur, shumë karakteristika tjera të pahijshme dhe të padëshirueshme si të qenit i pamëshirshëm, i pandjeshëm apo përbuzës mund të shpërfillen në tërësi.

Një tjetër lloj i rëndësishëm i egoizmit përpiqet ta sigurojë të ardhmen e vet duke u martuar. Shumë njerëz kanë frikë të jetojnë vetëm, kanë frikë mos nuk do të jenë në gjendje ta mbajnë vetveten apo se nuk do të kenë askënd që të kujdeset për ta kur të sëmuren. Ca njerëz përpiqen ta largojnë çdo lloj frike të tillë duke u martuar. Për këtë arsye, ata bashkohen me personin më premtues në këtë aspekt dhe e bindin veten se kanë rënë në "dashuri."

Gjatë gjithë pjesës së mbetur të jetës së tyre, ata ndajnë dëshpërimet dhe pakënaqësitë e tyre për bashkëshortët e tyre me fqinjët dhe të afërmit e tyre. Por kur pyeten se pse rrinë me atë person, ata pohojnë se e duan shumë. Mirëpo, Kur'ani dhe sistemi i tij i vlerave thotë se dashuria nuk duhet të pres asgjë si shpërblim, sepse ai person është manifestim i Allahut. Ata nuk duhet kurrë t'i përgojojnë, por, si rezultat i kësaj dashurie të sinqertë, duhet të flasin vetëm mirë për ta. Ata nuk "i tolerojnë" të tjerët në mënyrë të detyrueshme sepse ata e trajtojnë njëri tjetrin me dhembshuri dhe mëshirë, ua mbulojnë dyshimet e tyre, përpiqen që t'i bëjnë ata të ndihen të qetë dhe i përgjigjen çdo nevoje në mënyrën më të mirë të mundshme. Dashuria e sinqertë, miqësia dhe afërsia provohen më së miri përmes këtyre veprimeve.

Dashuria jetëshkurtër, kalimtare

Dashuria që nuk bazohet në Kur'an në mënyrë të pashmangshme do të jetë jetëshkurtër për nga natyra. Për shembull, është krejtësisht normale që njerëzit të mos i duan apo të ndihen të shqetësuar me të tjerët kur kuptojnë se nuk mund të përfitojnë asgjë prej tyre. Ngjashëm, ata të cilët më herët keni pohuar se i doni bëhen njerëz që duhet t'i toleroni nëse kanë përjetuar ndonjë fatkeqësi apo kanë ndonjë problem fizik. Për shembull, ju mund të mos e duani më një person nëse ai apo ajo shëmtohet nga një aksident apo sëmundje. Martesa e qiftit "të përkryer"mund të rrënohet brenda natës kur njëri prej bashkëshortëve sëmuret për vdekje, përjeton ndonjë fatkeqësi personale apo profesionale, apo nuk është më i bukur apo i pasur si më herët. Ndonjëherë, përkundër bukurisë fizike apo pasurisë së bashkëshortit, qifti ndahet, sepse nuk " e duan"më tjetrin pasi të kenë mësuar për dobësinë e tij apo saj gjatë sëmundjes. Po ashtu, edhe pse dukej se shkonin mirë atëherë kur kishin pasuri e bollëk, ca njerëz humbin në mënyrë të pashmangshme dashurinë dhe afërsinë që ndienin ndaj njëri tjetrit kur pasuria dhe bollëku i tyre pakësohet.

Në thelb, dashuria e vërtetë kurrë s'do të duhej të dobësohet, por vetëm të rritet me kalimin e kohës. Një njeri i cili e vlerëson një njeri tjetër për vlerat e tij morale zbulon se dashuria e saj për të do të shtohet me të bërë gjithnjë e më të dukshme tiparet e tij të mira. Madje edhe nëse po ky person mbetet sakat, trokë apo shëmtohet fizikisht, dashuria e saj ndaj tij nuk dobësohet. Ka mundësi që këto vështirësi, në të vërtetë, të ngritin modestinë dhe maturinë e një personi dhe në këtë mënyrë ta bëjnë atë një person më të mirë dhe më të moralshëm. Si rezultat, dashuria e tyre për njëri tjetrin vetëm se bëhet më e fortë. Këto vështirësi nuk kanë ndikim në dashurinë e vërtetë, sepse dashuria e vërtetë bazohet në moralin e Kur'anit dhe në dëshirën për ta fituar kënaqësinë e Allahut duke iu bindur kufijve që Ai ka përcaktuar për njerëzimin.

palace

All-llahu i ofron furnizim me bollëk atij që do dhe ia kufizon (atij që do). Po ata (jobesimtarët) janë të gëzuar me jetën e kësaj bote. E jeta e kësaj bote ndaj botës tjetër nuk është tjetër vetëm se një përjetim (i shkurtër).(Kuran, 13: 26)

Kush është që ka për qëllim vetëm këtë botë, Ne atij që duam i japim në të aq sa duam, e pastaj atij i bëjmë të hyjë në xhehennem i nënçmuar, i përbuzur.(Kuran, 17: 18)

 

Footnotes

10- Sunan Abu Davud

11- Sahih Muslimi

12- Tirmidhiu

6 / total 8
Ju mund të lexoni librin e DASHURIA NDAJ ALLAHUT Harun Jahja-s në internet, ta shpërndani atë në rrjetet shoqërore siç janë Facebooku dhe Twitter, mund ta shkarkoni atë në kompjuterin tuaj, ta përdorni atë në detyrat e shtëpisë tuaj apo punimet shkencore, dhe mund ta botoni, kopjoni ose riprodhoni atë në ueb faqet ose bllogjet tuaja pa i paguar ndonjë tarifë autorit, për aq kohë sa ju e njihni apo e vendosni këtë faqe apo sait si referencë.
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top