Mrekullia e Krijimit të Njeriut

< <
8 / total: 8

Përfundim

peopleSecili në botë shkoi në mitrën e nënës së tij si një spermatozoid i vetëm, nën kushte të krijuara në mënyrë të veçantë, u bashkua me një vezë.   Pas kësaj, ai filloi jetën si një qelizë e vetme.  Ti po ashtu ishe në këtë process, po ashtu nëna jote, babai yt, vëllezërit dhe motrat, shokët dhe ata që i njeh dhe njerëzit të cilët nuk i njeh.  Jo vetëm ata që sot janë gjallë, por secili nga qenia e parë njerëzore deri të anëtarët e gjeneratës së sotme, kanë kaluar nëpër fazat e mrekullueshme të spjeguara në këtë libër.

Gjatë muajve që embrionet në rritje nuk kanë as dijeninë më të vogël për ekzistencën e tyre, Zoti u jep formë trupave të tyre dhe krijon secilin në një njeri të tërë nga një qelizë e vetme.  Është detyrë e secilit që jeton në faqen e tokës të marrë në konsideratë këtë të vërtet…

Dhe është detyra e juaj të mendoni se si erdhët në ekzistencë, dhe t’i jeni mirënjohës Zotit I Cili ju krijoj juve.

Mos harro se Zoti I Cili njëherë krijoj trupin tënd do të krijoj atë edhe njëherë pas vdekjes dhe do të kërkojë llogari.

Kjo është shumë e lehtë për Zotin, Zotëruesin e fuqisë së përhershme

Mirëpo, ata të cilët e harrojnë krijimin e tyre dhe e mohojnë Zotin dhe Ditën e Gjykimit janë të shkujdesur në ekstrem.  Në Kur’an Zoti  iu drejtohet atyre në këtë mënyrë:

A nuk e sheh njeriu se Ne e krijuam atë nga një pikë, dhe ja ku është, një kundërshtar i hapur. Ai na bën Neve shembuj dhe harron krijimin e vet, duke thënë: “Kush ju jep jetë eshtrave kur ato të jenë kalbur?” Thuaj “Ai I Cili i bëri ato për herën e parë do t’i kthej në jetë. Ai ka dije të plotë për çdo gjë të krijuar.”(Kur'an, 36: 77-79)


A nuk menduan ata se All-llahu krijoj qiejt dhe tokën dhe çdo gjë mes tyre për një përfundim të vlefshëm dhe për një afat të caktuar? Megjithatë shumë njerëz mohojnë se ata do të takojnë ndonjëhere Zotin e tyre.
(Kur'an, 30: 8)

 

8 / total 8
Ju mund të lexoni librin e Mrekullia e Krijimit të Njeriut Harun Jahja-s në internet, ta shpërndani atë në rrjetet shoqërore siç janë Facebooku dhe Twitter, mund ta shkarkoni atë në kompjuterin tuaj, ta përdorni atë në detyrat e shtëpisë tuaj apo punimet shkencore, dhe mund ta botoni, kopjoni ose riprodhoni atë në ueb faqet ose bllogjet tuaja pa i paguar ndonjë tarifë autorit, për aq kohë sa ju e njihni apo e vendosni këtë faqe apo sait si referencë.
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top