Mrekullia e Krijimit të Njeriut

< <
3 / total: 8

Një Armatë Perfekte E Caktuar Në Qëllimin E Saj

Mendo për një armatë tejet të madhe e përbërë nga miliona ushtarë. Ata lëvizin drejt një caku të përbashkët, hasin në pengesa gjatë rrugës dhe përballohen me rrezik vdekjeprurës, por përkundër të gjitha këtyre vështirësive armata nuk dorëzohet.  Hapësirën që këta ushtarë duhet t’a përshkojnë në mënyrë që të arrijnë tek caku është njëqind mijë herë më e madhe se sa ata vetë.  Natyrisht,  një armatë e tillë e ngjeshur e caktuar për një rrugë të tillë të vështirë ka nevojë për udhëzime dhe pajisje që të sigurohet arritja e qëllimit.

Kjo armatë gjigante me 300 milion ushtarë është brenda trupit të mashkullit.  Ushtarët janë spermatozoidët.  Madhësia e secilit është rreth një e qinda e milimetrit.  Caku i tyre është që të arrijnë te qeliza vezë, dhe për t’a bërë këtë, ata duhet të kalojnë një rrugë shumë të gjatë.

sperm

Ky është All-llahu, Zoti i juaj. Nuk ka zot tjetër përveq Tij, Krijues i çdo gjëje. Kështu që adhurojeni Atë. Ai është mbikqyrës i çdo gjëje. (Kur'an, 6: 102)

Nga 300 milion spermatozoidet që së bashku nisen për në rrugë, vetëm më të fortit rreth 1000 kanë sukses që të arrijnë te veza.  E nga këta vetëm një spermatozoid e fiton garën dhe fekondon vezën.  Para se të fillojë kjo garë, spermatozoidet së pari kalojnë një udhëtim të gjatë brenda organeve riprodhuese të mashkullit, duke kaluar nëpër faza të ndryshme në rrugën e tyre të pjekurisë.  Në këtë proces të pjekurisë, spermatozoidet  kanë shumë ndihmësa.

Shtegu i Zhvillimit të Spermës

sperm_3

Në mënyrë që të fekondohet  veza,  rreth 200-300 milion spermatozoide përgatitën për udhëtim. Ky numër është befasues, por ka një rëndësi sa i përket kësaj.  Siç do të shofim në detaje më vonë, një numër i madh i spermatozoideve që hyn në trupin e nënës së ardhshme vdesin gjatë rrugës dhe numri i qelizave të spermatozoideve që arrijnë deri te veza është shumë i vogël. Për këtë, numri i madh i spermatozoideve parandalon rrezikun që fekondimi i vezës të mos ketë sukses.  Kjo armatë milionshe e spermës individuale prodhohet në organet riprodhuese të mashkullit që quhen testise.  Spermatozoidet kalojnë në shumë faza gjatë prodhimit në testise dhe, në mëyrë që ata të mbijetojnë, vendi ku ata prodhohen duhet të jetë i freskët.  Temperatura normale në trupin e njeriut është 37oC. Kjo temperaturë do të mbyste spermatozoidet, për këtë spermatozoidet nuk mund të jetojnë brenda trupit.  Një nga karakteristikat më të dukshme të testiseve është se ata gjenden jashtë trupit.  Për shkak të këtij ndërtimi të veçantë që Zoti krijoj për mashkullin, spermatozoidet kanë një vend të përgatitur posaqërisht për prodhimin e tyre.

testicle

Testiest e mashkullit, organet riprodhuese të mashkullit, lokalizimi i tyre në trup, kapaciteti i tyre riprodhues dhe ndërtimi i tyre i brendshëm janë shembull i ndërtmit të mrekullueshëm.

Testiest përbëhen nga një sistem me tuba të vegjël.  Ky sistem i tubave zë një hapësirë mjaft të madhe, e cila iu lejon miliona spermatozoideve të prodhohen shpejt dhe në një vend ku mund të ruhen lehtë. Arsyeja pse spermatozoidet duhet të prodhohen shpejt dhe të ruhen është e kuptueshme kur kemi parasysh që për të fekonduar një vezë duhet të prodhohen 200-300 milion spermatozoide.

Kur mendojmë rreth numrit të spermatozoideve që prodhohen, mund t’i quajmë testiest fabrika në miniaturë. Për prodhimin e spermatozoideve ato kanë rreth 1000 tuba me një gjatësi të plotë rreth 500 metra.  Këta tuba të vegjël quhen “tubtha seminifer”.  Secili është rreth 50 cm. i gjatë dhe përmban qelizat primare të spermatozoideve që të prodhojë spermatozoidet.

Tubthat seminifer janë të lidhura me qelizat formuese të spermatozoideve (spermatogonia) në faza të ndryshme të  zhvillimit.  Më vonë, këto qeliza fillojnë të shumohen, së pari  kalojnë  nëpër mitoz dhe pastaj kalojnë nëpër meioz.  Siç kemi shpjeguar më herët, para fekondimit, qeliza primare e spermatozoidit ndahet sipas meiozës dhe përgjysmon numrin e kromozomeve të veta, kështu që foshnja do të pranojë 23 kromozome nga babai.

Në fund të kësaj ndarje, janë formuar katër qeliza të quajtura spermatide të cilat ende nuk janë të afta për të fekonduar vezën.  Në mënyrë që këto qeliza sferike që përmbajnë nga 23 kromozome të jenë në gjendje të kryejnë funksionin e fekondimit, ato duhet të kalojnë nëpër ndryshime të mëtejshme.

Një grup qelizash janë vendosur në vend që t’i përgjigjen kësaj nevoje të posaqme të sistemit riprodhues të mashkullit dhe të ndihmojnë zhvillimin e qelizave spermatide saktësisht në kohën e duhur.  Brenda dy ose tre javëve mbas kryerjes së meiozës, secila qelizë spermatide fizikisht do të transformohet nga këto qeliza “infermiere” (qelizat Sertoli) të cilat i rrethojnë ato. Qelizat Sertoli kanë fuksion të ndihmojnë dhe të ushqejnë qelizat e papjekura të spermatozoideve duke iu dhënë atyre ushqimin, hormonet dhe enzimet të cilat janë të nevojshme për të shkaktuar ndryshimet e duhura në spermatide.3 Në  fazën finale të këtij procesi, arrihen cilësitë e duhura të zhvillimit të plotë të spermatozoidit, del bishti, koka dhe akrozomi, ajo pjesë e kokës e cila është mbushur me enzime. (Për detaje shiko informacionin në pjesën e titulluar “Spermatozoidi Takon Vezën”)

testicle_sperm

Në të djathtë, shofim sistemin e tubave të vegjël që përbëjnë testiset (tubthat seminifer).  Këta tuba të vegjël përmbajnë qelizat primare të spermatozoideve.  Në foton lart, shofim një detaj të lobit të testisit.

Tërë puna e transformimit bëhet nga qelizat Sertoli të cilat gjenden në muret e tubthave.  Këto qeliza kanë zgjatje citoplazmike dhe janë bukur të mëdha.  Qelizat Sertoli mbajnë shtrëngueshëm në krahët e tyre qelizat spermatide të zhvilluara, duke u siguruar që ato të janë mirë të injektuara në citoplazmen e tyre.  Në këtë mënyrë i furnizojnë me ushqim gjatë zhvillimit të tyre dhe i monitorojnë.4

Në këtë proces të cilin e shpjeguam me pak fjalë, me të vërtet ndodh një mrekulli e madhe.  Spermatozoidet që garantojnë vazhdimin e racës njerëzore vijnë në ekzistencë duke iu falemnderuar qelizave Sertoli, të cilat përbëhen nga proteinat dhe acidet nukleike.  Le të mendojmë për një moment.  Fakti që, qelizat Sertoli të cilat janë pa intelegjencë apo vetëdije dhe pa sy, veshë e tru, mund t’a përkushtojnë veten në një detyrë të tillë është me të vërtetë një mrekulli. Fakti që një gjë e tillë ndodh është një dëshmi e qartë se qeliza është nën udhëzimin e një intelegjence supreme.

Përveç kësaj, që këto qeliza janë saktësisht në vendin e duhur (në tubthat seminifer ku sperma zhvillohet) është një nga miliona dëshmit e krijimit perfekt të trupit të njeriut.  Zoti ka vendosur secilën nga përafërsisht 100 trilion qelizave që përbëjnë trupin e njeriut në vendin e saj të duhur; Ai iu ka dhënë secilës cilësitë që nevojiten; dhe Ai iu ka dhënë secilës instinktin e kryerjes së punës në mënyrë perfekte.  Sikurse që na thuhet në Kur’an:

… Nuk ka asnjë krijesë që Ai nuk e mban nën vëzhgim. Zoti im është në Rrugën e Drejtë. (Kur'an, 11: 56)

seminiferous_tubule

Tubthat seminifer, një pamje në detaje e ndërtimit e paraqitur lart,  e cila siguron që spermatozoidet të prodhohen.  Djathtas:  pamje e pjesës së prerë të tubthit seminifer nën mikroskopin elektronik.   Majtas: ndërtimi i tubthit seminifer, paraqet zhvillimin e qelizave të spermatozoideve në faza të ndryshme.

Një Sistem i Ndërvarur

Në paragrafin e lart folëm për rolin e qelizave Sertoli në transformimin e spermatideve në spermatozoide.  Cila është forca fizike që i aktivizon këto qeliza dhe i bën ato të dijnë detyrën e tyre që të ushqejnë spermatidet dhe të monitorojnë zhvillimin e tyre.

Impulsi i cili i bën qelizat Sertoli të kryejnë funksionin e tyre vjen nga hormoni (FSH) që stimulon folikulin, të cilin e kemi përmendur në paragrafin e më hershëm.  Ky hormon sekretohet (tajitet) nga pjesa e përparme e hipofizës dhe stimulon qelizat Sertoli. Sikur ky hormon të mos prodhohet apo të dështoj të arrij fushën e nevojshme, spermatozoidet nuk mund të prodhohen.  Kur qelizat Sertoli marrin stimulimin, ato fillojnë të sekretojnë (tajisinë) hormonin e quajtur estrogjen, i cili është i domosdoshëm për prodhimin e spermës.  Qeliza tjetër që ndikon në prodhimin e spermës quhet qeliza “Leydig”; ajo gjendet në mes të tubthave seminifer.  Këto qeliza prodhojnë një hormon tjetër që nevojitet për zhvillimin e spermës.  LH-ja (hormoni luteinizing) sekretohet (tajitet) nga pjesa e përparme e hipofizës dhe stimulon qelizat Leydig.  Pastaj, këto qeliza fillojnë të prodhojnë hormonin testosteron.  Testosteroni është hormon i cili ndikon në rritjen e organeve riprodhuese, zhvillimin e gjëndrrave të ndryshme të këtij organi dhe zhvillimin e karakteristikave seksuale të mashkullit; përveç kësaj, ky është hormoni më i rëndësishëm në prodhimin e spermës.

Qelizat Sertoli kanë edhe funksione tjera siç është prodhimi proteinës.  Kjo proteinë do të bartë hormonet e estrogjenit dhe testosteronit te një lëng që gjendet në tubthat seminifer. 5

seminiferous_tubule

Fazat e zhvillimit të spermatozoideve në tubthat seminifer janë të ilustruara lart.  Tubthat seminifer kanë të bëjnë me zhvillimin e qelizave spermatozoide-formuese  (spermatogoina) në faza të ndryshme.  Përmes procesit të ndarjes, këto qeliza formojnë qelizat e quajtura “spermatid”.   Në fazën përfundimtare të këtyre proceseve,  koka dhe bishti i spermatozoidit janë të formuara.  Pas të gjitha këtyre proceseve komplekse kompletohet  zhvillimi i qelizave riprodhuese të mashkullit, ku deponohen informatat që kanë të bëjnë me njeriun.

Po ashtu  edhe qelizat Leydig kanë edhe një fuksion sekondar.  Në mënyrë që spermatozoidet të lëvizin,  ato kanë nevojë për energji; qelizat Leydig me fruktozën që e prodhojnë i furnizojnë me energji.  (Më vonë do të flasim për këtë temë në detaje.)

testicle_2

Në prodhimin e spermës, në testise futen në veprim disa sisteme të ndërlidhura.  Anash mund të shifni një pjesë të ndërtimit të brendshëm të ndërlikuar të testisit.  Në ndërtimin kompleks të trupin të njeriut është një lidhje pa mangësi në mes të organeve dhe qelizave.  Funksionet e trupit mund kryhen duke ju falemnderuar këtyre raporteve.   Vetëm një pjesë e vetme e këtij sistemi të prodhimit të spermës mjafton për ne që të kuptojmë perfeksionin e ndërtimit të trupit tonë.

Siç po e shikojmë, sikurse në pjesët e tjera të trupit, edhe sistemi hormonal po ashtu kryen një organizim perfekt në sistemin e riprodhimit.  Çdo hormon menjëherë e kupton mesazhin që sillet dhe përgjigjet siç kërkohet.   P.sh. gjëndrra e hipofizës, kur e kupton se ka ardhur koha, futet në veprim dhe dërgon urdhëra në qeliza të ndryshme në testise duke i informuar ato për punën që duhet të bëjnë në organe dhe në inde.  Ajo që e stimulon aktivitetin e gjëndrrës së hipofizës është një pjesë tjetër e trurit që quhet hipotalamus. Faza e parë e krijimit të njeriut ka lidhje me të kuptuarit korret të porosive që barten nga hormonet dhe me ekzekutimin e drejtë të urdhërave.

 Në çfarë mënyre qelizat dhe molekulat shquajnë dhe reagojnë në mesazhet e sjellura nga hormonet?  Si e dijnë përbërjen kimike të secilës dhe çfarë metoda duhet të zbatohen që të ndikojnë në ato?

Fakti që, në mënyrë që prodhimi i spermës të ndihmohet, qelizat Sertoli dhe Leydig nisen në veprim me urdhër nga gjëndrra e hipofizës (gjëndërr mjaft larg tyre, të cilën kurrë nuk e kanë parë dhe e cila ka plotësisht ndërtim tjetër nga ato) duke u kombinuar me faktin që këto qeliza nuk do të kryenin asnjë funksion pa këtë urdhër, e bën të pamundur sqarimin e aktivitetit të tyre me termin e rastësisë.  Është e pamundur që hormonet të kenë fituar karakteristikat e tyre të veçanta si rezultat i ndodhive serike të rastësishme, sepse një ndarje apo një ndërprerje gjatë një faze të sistemit do të ndikonte në tërë zinxhirin e procesit.  Nëse një element në sistem është defekt, funksionimi i tërë sistemit do të dëmtohej.  P.sh. sikur qelizat Sertoli të mos kuptonin domethënjen e FSH hormonit të dërguar nga gjëndrra e hipofizës dhe të mos fillonin të sekretonin (tajisin) estrogjenin, sperma nuk do të prodhohej.  Ose, sikur qelizat Leydig të mos e kryenin funksionin e tyre, furnizimin me fruktozë, apo sikur t’a prodhonin atë në sasi të pamjaftueshme, një spermë, edhe nëse e pjekur në secilin aspekt, do të vdiste pasiqë të hynte në mitrën e nënës sepse nuk do të gjente  ushqim, dhe për këtë shkak nuk do t’a arrinte vezën, fekondimi nuk do të ndodhte.

Kjo situatë paraqet një realitet të qartë.  Ai I Cili krijoj lidhjet në mes të organeve dhe qelizavë është Zoti.  Ai ka inspiruar gjëndrrën e hipofizës, hipotalamusin, qelizat Leydig dhe Sertoli, thënë shkurt, çdo element të përfshirë në këtë proces, që të veprojë në atë mënyrë që të sigurohet prodhimi i spermës në trupin e mashkullit.   Ai iu jep atyre aftësinë e të kuptuarit të gjuhës së njëri tjetrit.  Çdo gjë ndodh sipas urdhërave të Zotit. Siç lexojmë në Kur’an:

Ai i sundon të gjitha, prej qiellit në tokë… (Kur’an, 32:5)

Struktuart e Tjera që Ndihmojnë Spermën në Arritjen e Cakut të Saj.

prostate_gland_fertility

Lëngu i sekretuar (tajitur) nga gjëndrra e prostatës (lart) është jashtëzakonisht i rëndësishëm për prodhimin e spermës.  Ky lëng bën neutralizimin e përzierjes acidike në organet riprodhuese të femrës, i cili do të ishte fatal për spermën.  Fakti që ky lëng i cili prodhohet në trupin e mashkullit ka cilësi që të neutralizoj efektet negative të një lëngu  që prodhohet në një trup tjetër është dëshmi e krijimit të pakrahasueshëm të Zotit.

Një element tjetër i sistemit riprodhues i quajtur “epididymis” i u ndihmon spermatoideve të zhvilluara në marrjen e aftësisë së lëvizjes dhe fekondimit të vezës.  Epididymis është i ngjitur lirshëm në pjesën e jashtme të testiseve,  është tub spiral rreth 6 metra.  Para se të fillojë udhëtimin,  sperma ruhet për ca kohë në epididymis.  Sperma pastaj lëvizë në drejtim të tubit lidhës “vas deferens”, një tub i gjatë që ngrihet (ngjitet) prej epididymis në zgavrën e komblikut (legenit).  Sperma mund të ruhet në këtë tub për një kohë të gjatë pa e humbur aftësinë e fekondimit të vezës, dhe kur vjen koha, sperma del nga vas deferens dhe fillon udhëtimin e gjatë për te qeliza vezë në trupin e femrës. 6 

Që spermatozoidet të jenë në gjendje të fillojnë funksionin e fekondimit, ata kanë nevojë për ndihmësa të tjerë që të furnizohen me atë që kanë nevojë në këtë udhëtim të vështirë dhe të kanë mbështetjen që iu nevojitet për të mbijetuar.  Një nga këta ndihmësa është gjëndrra e prostatës.  Përveq saj, janë edhe dy gjëndrra sekretuese (tajuese) që quhen “fshikëzat seminale” të vendosura në të dy anët e prostatës.  Këto gjëndrra fillojnë punën e tyre të prodhimit të lëngjeve speciale që të shoqërojnë spermatozoidet në udhëtimin e tyre kur prodhimi i spermatozoideve të jetë kompletuar. Ky lëng përbëhet nga acidi citrik, kalciumi, acidi fosfatik, enzimi trombotik dhe profibrinolizina.  Në organet riprodhuese të femrës gjendet një përzierje e trashe e acideve të cilat parandalojnë shumimin e bakterieve.  Përveq zvogëlimit të aftësis së lëvizjes së spermatozoideve, kjo përzierje acidike mund t’i mbyt ata,  por lëngu nga prostata neutralizon efektet e acidit, në këtë mënyrë ju mundëson spermatozoidve që të notojnë lehtë në drejtim të vezës.

Këtu është mirë të ndalemi dhe mendojmë për një moment.  Gjëndrra e prostatës në sistemin riprodhues të mashkullit vepron me njohuri për ambientin e trupit të femrës.  E di që  spermatozoidet do të ballafaqohen me ambientin acidik gjatë udhëtimit të tyre dhe  që  nuk do të jenë në gjendje të mbijetojnë në atë ambient.  Veç kësaj, di të vendos se si t’ia dal me këtë rrezik dhe prodhon lëngun e nevojshëm për këtë.  Nuk ka dyshim  që  këtu kemi të bëjmë me mrekulli.  Është e pamundur të thuhet  që  një gjëndërr sekretuese (tajitëse) në trupin e mashkullit e di një ndërtim tjetër që nuk është i lidhur me veten e tij, dhe duke vepruar sipas kësaj njohurie sjell vendime dhe i kryen ato.  Vetëm mendo:  as qenia njerëzore me intelegjencë dhe aftësinë e dëgjimit, të pamurit, të kalkulimit në kryerjen e veprimit dhe arritjes së zgjidhjes nuk mund të parasheh llojet e rreziqeve në një ambient plotësisht të panjohur dhe të ndërmerr masat e duhura. Por, gjëndrra e prostatës, një masë mishi e përbërë nga qelizat, e parasheh këtë.  Në asnjë mënyrë nuk mund të thuhet që është gjëndrra e prostatës që bie këso vendime vitale dhe i zbaton ato.   Është Zoti I Cili ka inspiruar këtë gjëndërr të kryej këtë funksion; është Ai I Cili ka krijuar çdo milimetër të trupit të sistemit riprodhues të mashkullit dhe të femrës.

Gjithashtu, gjëndrra e prostatës nuk është e vetmja gjëndërr që prodhon atë që kërkohet në sistemin riprodhues të mashkullit për udhëtimin e spermatozoideve.  Lëngu që sekretohet (tajitet) nga fshikëzat seminale pranë prostatës është i domosdoshëm për këtë udhëtim.  Pak pasiqë spermatozoidet të kenë filluar udhëtimin, ky lëng i bashkangjitet që t’u ndihmojë atyre të arrijnë fundin e udhëtimit të vështirë.  Ky lëng përmban fruktozë të bollshme dhe substanca tjera ushqyese po ashtu edhe sasi të mëdha të “prostaglandinës” dhe “fibrinogjenit”.  Fruktoza dhe ushqimet e tjera i mbështesin spermatozoidet prej kohës që futen në trupin e femrës e deri në kohën e fekondimit të vezës.  Veq kësaj, “prostaglandina” në këtë lëng në mënyra të ndryshme i ndihmon spermatozoidet në arritjen e vezës.  Një nga funksionet e prostaglandinës është të reagojë në mukozën e kanalit të mitrës dhe të ofrojë një ambient të përshtatshëm për lëvizjen e spermatozoideve.   Një funksion sekondar është të shkaktojë kontrakcione të kundërta në mitër dhe në tubat fallopian që t’u lejojë spermatozoideve të lëvizin më lehtë. 

Në këtë pikë është e qartë se ndeshemi prapë me një mrekulli të madhe.  Lëngu i sekretuar (tajitur) nga fshikëzat seminale e di perfekt se si të ngatërroj strukturën e trupit të femrës të cilin nuk e ka parë kurrë.  E di qysh më parë që kontrakcionet e kundërta në mitër dhe tubat fallopian do të ndihmojnë lëvizjen e spermatozoideve dhe duke vepruar me një shkallë të lartë të parashikimit, i shton një material kimit (prostaglandinën) përbërjes së vet e cila do të sjell këto kontrakcione.  Sikur të pyesësh cilindo kimist të kryej një reaksion të tillë; çfarë do të bënte?

Së pari do t’a kontrollonte spermatozoidin, ndërtimin e tij dhe kërkesat që fekondimi të ndodh.  Pastaj ai do të mundohej të mësoj për trupin e femrës, hormonet e saj, vezën, tubat fallopian të cilët bartin vezën në mitër, mitrën, indet e mitrës, sistemin nervor që shkakton kontrakcionet dhe shumë detaje të tjera.  Pastaj, duke kombinuar vitet e tij të studimit dhe përvojën e tij do të zbulojë substancat të cilat kanë ndikim në këto gjëra; ai do t’i merr ato dhe me eksperimente dhe hulumtime do të gjej se në çfarë proporcione duhet te kombinohen këto substanca.  Një qenie njerëzore e pajisur me vetëdije ndoshta do të jetë në gjendje të bëj tërë këtë me shumë përkushtim dhe përpjekje.

Megjithatë, ajo që kompleton këto gjëra nuk është kimist i cili është bërë ekspert në këtë fushë pas shumë viteve studimi.  Janë qelizat, indet dhe organet e prodhuara nga atomet dhe molekulat pavetëdije.  Po ashtu nuk mund të themi që ky grumbull i qelizave ka intelegjencë më të lartë dhe njohuri më të madhe se sa një kimist, apo se ato kryejnë këto funksione duke iu bindur vullnetit të tyre.

Nuk ka dyshim që ky lëng i prodhuar në sistemin riprodhues të mashkullit dhe i projektuar në atë mënyrë që të ndikojë në sistemin riprodhues të femrës, së bashku me qelizat, indet dhe organet që e prodhojnë atë janë një dëshmi e qartë e krijimit të Zotit.

Është tejet e qartë që i tërë ky proces harmonik nuk është punë e rastësisë.  Një person me intelegjencë dhe vetëdije menjëherë do të mbërthej këto ngjarje mahnitëse që ndodhin pa të meta në çdo qenie njerëzore që ka jetuar ndonjëherë se janë punë e një intelegjence supreme dhe e një fuqie të përjetshme, dhe do t’i shërbej Zotit, që vetëm Atij i përket kjo intelegjencë dhe fuqi e përjetshme.

O njerëz! Keni frikë nga Zoti i juaj I Cili iu krijoj prej një vete dhe nga ajo krijoj palën dhe pastaj prej tyre u shtuan shumë meshkuj e femra.  Keni Zotin në mendje nga I Cili ju kërkoni e gjithashtu edhe farefisin. All-llahu iu shikon juve vazhdimisht. (Kur'an, 4: 1)

Lëngu me Ndërtim Kompleks: Semeni

sperm_4

Anash shofim spermatozoidet duke lëvizur në lëngun seminal.  Lëngu seminal është një përzierje e lëngjeve të sekretuara (tajitura) nga gjëndrrat e ndryshme.  Në kundërshtim me mendimin e përhapur, nga e tërë përbërja e këtij lëngu kompleks, vetëm spermatozoidet kanë aftëisne e fekondimit.  Ky fakt shkencor – i zbuluar kohëve të fundit – është shpallur në Kur’an para 1400 viteve.

Kur spermatozoidet fillojnë udhëtimin e tyre, gjëndrra e prostatës sekreton (tajit) një lëng dhe menjëherë pas kësaj një lëng tjetër vjen nga fshikzat seminale; i bashkohet spermatozoideve dhe semeni është prodhuar.  Të gjitha së bashku udhëtojnë drejt trupit të nënës.  Siç kemi shpjeguar me herët në detaje, funksioni i këtij lëngu është që të ketë ushqimin gati që të furnizojë spermatozoidet me energjin që ju nevojitet, dhe posaqërisht të neutralizojë acidet në hyrje të mitrës së nënës, duke e bërë ambientin në të cilin do të lëvizin spermatozoidet më të lehtë për lëvizje. 

Tërësia e këtij lëngu i cili derdhet nga trupi i mashkullit për procesin e fekondimit quhet semen.  10% e tij vjen nga kanalet e spermës, 60% nga fshikzat seminale, 30% nga gjëndrra e prostatës dhe pjesa tjetër janë spermatozoidet dhe nje sasi e vogël e lëngut që vie nga gjëndrrat tjera sekretuese (tajitëse). 7  Kjo nënkupton, atë të cilin ne e quajmë semen është një kombinim kompleks i fruktozës, profibrinolizinës, ergotioneinës, acidit ascorbinik, flavinës, prostaglandinës, acidit citrik, kolesterolit, zinkut, acidit fosfatik, acidit laktik, fibrinoletikës, dhe enzimeve, hialuronidiazës dhe spermatozoideve.8 Ne kemi para syve një mrekulli të cilën Zoti e ka shpallur në Kur’an.

Në shumë vende në Kur’an Zoti thërret për vëmendje në krijimin e njeriut dhe na urdhëron që të mendojmë rreth kësaj çështje. Shkencëtarët të cilët kanë shqyrtuar këto vargje të Kur’anit kanë zbuluar që një numër i mrekullive të Kur’anit janë të fshehura në ato vargje që japin informacionin rreth krijimit të njeriut.  P.sh. me hulumtimet e bëra me ndihmën e teknologjisë moderne shkencore është zbuluar që semeni përbëhet nga përzierja e substancave të ndryshme.  Mirëpo kjo informatë është treguar në Kur’an para 1400 viteve.  Semeni në Kur’an është përshkruar si një pikë “e përzier”:

Ne e krijuam atë prej një pike të përzier, dhe Ne e bëmë atë të dëgjojë dhe të shoh. (Kur'an, 76: 2)

Nga elementet që e përbëjnë këtë lëng, vetëm një spermatozoid fekondon vezën.  Një numër i madh i njerëzve mendon që fekondimin e bënë i tërë semeni, mirëpo, vetëm një pjesë e vogël e semenit, spermatozoidi, e bën këtë.  Kjo d.m.th. që qenia njerëzore vie në ekzistencë jo nga semeni si tërësi por vetem nga një pjesë e vogël e tij (spermatozoidi).

Gjatë bashkimit seksual, nga trupi i mashkullit derdhet semeni me 250 – 300 milion spermatozoide.  Por nga miliona spermatozoide, vetëm rreth 1000 arrijnë deri te veza dhe nga këto 1000, veza e pranon vetëm një.  Kjo d.m.th. që thelbi i qenies njerëzore nuk është në semenin si tërësi, por vetëm në një pjesë të vogël të saj.  Ky fakt, për të cilin shumë njerëz bile edhe sot nuk kanë njohuri apo janë të keqinformuar, është shpallur në Kur’an 1400 vite më herët.  Kur’ani e shpjegon këtë realitet me këto fjalë:

A mendon njeriu se do të lihet të vazhdoj i pa vëzhguar? A nuk ishte një pikë  sperme e derdhur? (Kur’an 75:36-37)

Në një varg tjetër, është treguar përsëri se semeni është përzierje dhe njerëzimi është krijuar nga “ekstrakti” (fragmenti - pjesa) i kësaj përzierje.

Ai ka krijuar të gjitha gjërat në mënyrën më të mirë.  Ai filloi krijimin e njeriut nga balta, pastaj bëri farën e tij nga ekstrakti i një lëngu të hedhur. (Kur’an, 32:7-8)

Nëse e shikojmë domethënjen nga arabishtja, bëhet e qartë se jemi të konfrontuar me një mrekulli të Kur’anit.  Fjala shqipe “ekstrakt” (fragment – pjesë) përkthen fjalën arabe “sulala”, dhe d.m.th. thelbi apo pjesa më e mirë e një gjëje.  Apo nënkupton, që ajo është “një pjesë e një tërësie”.

Kjo tregon qartë që Kur’ani është fjala e një Testamenti që di rreth krijimit të njeriut deri në detajin më të imët.  Ky Testament i takon Zotit, Krijuesit të qenieve njerëzore.

Përgatitjet Përfundimtare në Zhvillim e Sipër…

sperm

Secila pjesë e spermatozoidit ka funkcion të ndryshëm.  Sikur spermatozoidi të mos kishte bisht, nuk do të lëvizte kurrë; sikur të mos ishte mitokondria në pjesën e mesme, spermatozoidi nuk do të prodhonte energji dhe do të mbetej i palëvizshëm; sikur të mos ishte akrozomi në kokën e spermatozoidit, do të kishte mungesë të disa enzimeve, që do të bënte të pamundur për spermatozoidin shpimin dhe fekondimin e vezës.  Kjo tregon se spermatozoidi nuk ka mundur të prodhohej me kalimin e kohës, fazë pas faze, nga rastësia.  Ndërtimi perfekt i spermatozoidit vjen nga Zoti.

Dukja e përgjithshme e spermatozoidëve e mbështetur nga lëngjet në semen tani është bërë e qartë. Çdo pjesë e spermatozoidit koka, qafa, pjesa mesme, bishti dhe pjesa e fundme kanë funksione të ndara.

Bërthama (pjesa e kokës) nuk është më e madhe se 5 mikron.  Në këtë 5 mikron hapsirë janë vendosur informatat lidhur me trupin e njeriut dhe kërkohet që një qelizë të shndërrohet në qenie njerëzore.  Në kokën e spermatozoidit është një paketim gjenetik me 23 kromozome të cilat do të barten në vezë.  Kjo d.m.th. se në kokën mikroskopike të spermatozoidit janë paketuar sigurt informatat se si do të punojnë të gjitha organet e njeriut,  ku do të lokalizohen, në cilën fazë qelizat do të fillojnë të zhvillohen dhe ndryshojnë, thënë shkurt, të gjitha informatat se si trupi i njeriut do të ndërtohet.

Përveç informatave gjenetike, koka e spermatozoidit ka edhe një veçori specifike.   P.sh. në “akrozom” emër që i është dhënë shtresës mbrojtëse të jashtme të kokës, janë substancat të cilat e ndihmojnë spermatozoidin në fazën përfundimtare të udhëtimit.  Këto janë enzimet që mund të tretin indet.  Duke përdorur këto enzime, gjatë procesit të fekondimit spermatozoidi do të jetë në gjendje të shpoj vezën dhe të depërtoj në të. (shih “Spermatozoidi dhe Veza Takohen”)

Pjesa tjetër më e rëndësishme e spermatozoidit është bishti, i cili bën të mundur notimin e lehtë në ambientin e lëngshëm.  Bishti i spermatozoidit vendos për drejtimin në të cilin do të notojë dhe ndihmon atë që të arrijë te qeliza vezë.  Ky bisht, si e bën furnizimin me energji që nevojitet për lëvizjet e spermatozoidit? Nevojat e energjisë për spermatozoidin bëhen në mënyrë të mrekullueshme.  Trupi i bishtit është depo karburantesh, i cili furnizon me energji gjatë udhëtimit.  Në rrugën e gjatë derisa të arrijë te veza, nevojat e spermatozoidit për energji i plotëson mitokondria që gjendet në këtë pjesë.  Duke përdorur bartësit e energjisë në qafën e spermatozoidit, mitokondria furnizon me ATP energji, e cila ia mundëson spermatozoidit të lëvizë lehtë. 10

Siç  po shikojmë, në të gjitha aspektet spermatozoidi paraqet ndërtim perfekt.  Pa bishtin spermatozoidi nuk do të mund të lëvizte, pa mitokondri energjia nuk do të mund të prodhohej dhe nuk do të kishte lëvizje. Sikur koka e spermatozoidit të ishte e ndërtuar në mënyrë perfekte përveç se të mungonte akrozomi, enzimet e nevojshme nuk do të prodhoheshin dhe nuk do të kishte ndonjë qëllim në arritjen e vezës nga spermatozoidi; sepse nuk do të ishte në gjendje që të depërtonte në qelizën vezë për t’a fekonduar.

Prandaj, spermatozoidi nuk i siguroj të gjitha këto tipare nëpër faza gjatë rrjedhës së kohës siç pohon teoria e evolucionit.   Kur qenia e parë njerëzore u paraqit në botë, spermatozoidi duhet t’i ketë pasur të gjitha këto tipare.  Meqenëse, me cilëndo mangësi nga këto tipare do të ishte e pamundur për spermatozoidin të bënte fekondimin, dhe sikur, siç pohojnë evolucionistët, spermatozoidi në të kaluarën nuk i ka poseduar të gjitha këto tipare, atëherë njeriu nuk do të shumohej; do të ishte fshirë nga faqja e tokës.   Kjo tregon se spermatozoidi erdhi në ekzistencë me ndërtim perfekt, kjo d.m.th. se demonstron faktin e krijimit.  Krijuesi i ndërtimit perfekt të spermatozoidit është Zoti, Krijuesi i çdo gjëje.

     
 

sperm

Koka e Spermatozoidit e Mbuluar me Parzmore (blindim) Mbrojtëse

Në ilustrimin lart shofim kokën e spermatozoidit të blinduar.  Në pjesën e kokës të spermatozoidit janë të lokalizuara nukleusi (bërthama) dhe enzime të ndryshme tretëse.  Në mënyrë që të ruhet ky material nga rreziqet gjatë udhëtimit, pjesa e kokës së spermatozoidit është e mbuluar me parzmore (blindim 1-2).  Pasiqë të mbulohen kokat e spermatozoideve ato vendosen në qeska mbrojtëse dhe plumbohen (3-4-5-6).  Spermatozoidet vazhdojnë udhëtimin të sigurta duke e ruajtur në këto qeska nukleusin 5 mikrona në madhësi që përmban informatat që kanë të bëjnë me trupin e njeriut.  Po ashtu në qeskë janë edhe enzimet tretëse të cilat do të shpojnë vezën në fillim të procesit të fekondimit.  Kjo është vetëm një nga fazat e prodhimit të spermatozoideve.  Pas kësaj, motori dhe bishti i spermatozoidit “montohen” dhe rezultati është një punë e mrekullueshme inxhinierike.   Në këtë pikë prapë duhet të vrasim mendjen:  Si mësojnë qelizat  pavetëdije të konstruktojnë diçka dhe të prodhojnë atë?  Si  e dijnë ato se në cilën mënyrë t’i bëjnë gati spermatozoidet për trupin e nënës, kur dijmë faktin se ato nuk kanë njohuri për atë trup?  Në këto pyetje është vetëm një përgjigje:  Zoti, I Cili krijoj të gjitha gjërat, i krijoj spermatozoidet.

 
     

Sistemet e Krijuara për Njëri – Tjetrin

Kur spermatozoidet largohen nga trupi i mashkullit me anën e semenit, nuk janë plotësisht të gatshëm për të fekonduar vezën.  Derisa t’a lënë trupin e mashkullit, lëvizja e tyre kontrollohet nga sekrecionet në fushën ku ato janë të ruajtura. Për këtë arsye, kur semeni formohet dhe arrin trupin e femrës, spermatozoidet nuk mund të kryejn funksionin e fekondimit. Si, atëherë ndodh që spermatozoidet, kur të ndahen nga sistemi riprodhues i mashkullit, marrin aftësin e fekondimit të vezës?

Në mënyrë që procesi i fekondimit të lehtësohet, një numër i sistemeve në trupin e femrës duhet të jenë gati. Disa lëngje që sekretohen në sistemin riprodhues të trupit të femrës ndihmojnë spermatozoidet duke rritur aftësin e tyre që të fekondojnë vezën.  Ja disa nga ndryshimet që ndodhin në spermatozoide të cilët arrijnë trupin e femrës:

1. Lëngjet që sekretohen (tajiten) në mitrën e femrës dhe tubthat fallopian përmbajnë një materie kimike që shkatërron faktorët që frenojnë lëvizjet e spermatozoideve në aparatin riprodhues të mashkullit.  Në këtë mënyrë, rritet lëvizja e spermatozoideve që arrijnë aparatin riprodhues të femrës. 

2. Lëngjet në aparatin riprodhues të mashkullit (tubthat seminifer, në epididymis, dhe vas deferens) të gjithë përmbajnë nivel të lartë të kolesterolit.  Kolesteroli vazhdimisht i jepet membranës qelizore që mbështjellë akrozomin, duke e forcuar këtë membranë dhe duke penguar lirimin e enzimeve.  Nga pikëvështrimi i mundësis që spermatozoidi të fekondoj vezën, kjo veçori është e dëmshme.  Për këtë arsye, spermatozoidet që kalojnë në trupin e femrës duhet të shpëtohen nga ky efekt.  Sikurse edhe për miliona detaje në fazat e riprodhimit të njeriut, edhe për këtë qëllim është përgatitur një sistem i veçantë.  Spermatozoidet që hyjnë në trupin e femrës i bashkohen lëngut të mitrës. Ky lëng e ul nivelin e kolesterolit në semen, i cili i përmban spermatozoidet, në këtë mënyrë e bën kokën e spermatozoideve (akrozomin) më të brishtë.  Kështu që, kur spermatozoidi arrinë qelizën vezë, enzimet brenda akrozomit dalin jashtë lehtë dhe sigurojnë fekondimin e vezës me depërtimin e tyre në membranën e vezës. 

3. Depërtueshmëria e membranës në kokën e spermatozoidit i cili futet në trupin e femrës rritet në marrdhënje me jonet e kalciumit.  Me hyrjen e një sasie të madhe të kalciumit në spermatozoide, lëvizja e spermatozoideve rritet.  Bishti (flagellum) që shkakton lëvizjen e spermatozoidit ndryshon lëvizjet e dobëta të valëzuara në lëvizje të forta dhe në këtë mënyrë lehtëson arritjen e vezës. 11

sperm

 Pa dyshim, për ata të cilët mendojnë me kujdes,  ka shumë tregues të rëndësishëm që  gjenden në krijimin e spermatozoidit se ai është tepër harmonik dhe plotësues me trupin e femrës.

Fakti që spermatozoidi dhe trupi i femrës në mënyrë të pavarur nga njëri tjetri, bashkëpunojë për të sjellur të njejtën mrekulli, është tregues i një intelegjence të vetëdijshme të madhe.

Spermatozoidet, para se të futen në trupin e femrës dhe derisa janë në trupin e mashkullit, marrin masa që të prodhohet çka është e nevojshme që të korrigjohen mangësitë që mund të krijojnë probleme për ata në trupin e femrës.  Një ambient i veçantë është i përgatitur në trupin e femrës që të rritë lëvizjet e spermatozoidit i cili është tejet i vogël për t’u parë me sy.  Duket sikur trupi i femrës të ketë ditur që udhëtimi i spermatozoideve është shumë i gjatë dhe ju nevojitet energji që atë t’a përfundojnë shpejt; duket sikur të ketë ditur çfarë komponimi kimik nevojitet për të përshkuar vezën, ka supozuar se spermatozoidet kanë mangësi në këtë pikë dhe ka vendosur që kolesteroli është shkaku, dhe pastaj ka prodhuar diçka për neutralizimin e kolesterolit, në këtë mënyrë ka përgatitur ambientin në të cilin veza do të përshkohet në mënyrën më të lehtë.  Dhe të gjitha këto i ka bërë vet.

Duhet të përkujtojmë se ajo që është përmbledhur më lart është vetëm një pjesë e vogël e hapave të hyrjes së spermës në trup për të fekonduar vezën.  Këta hapa kompletohen si rezultat i mijërave reaksioneve komplekse kimike ku po ashtu janë të përfshira disa proteina, enzime dhe lëngje. Por, është veçanërisht e rëndësishme të përmendet se nuk është qëllimi ynë të numërohen këto detaje thjeshtë për të cekur njohuri shkencore, qëllimi ynë është që të theksojmë të vërtetën se, në kundërshtim me atë që pohojnë evolucionistët, formacioni i trupit të njeriut është tejet kompleks që të jetë produkt i rastësisë së verbër: ai është rezultat i sistemeve pa të meta plotësuese, të ndërvarura dhe të ndërlikuara.  Nuk është e mundur që një qenie njerëzore, apo edhe një enzim i vetëm apo molekul që aktivizon spermatozoidet, të vijë në ekzistencë nga rastësia.

Deri këtu kemi folur se si një qelizë e spermës e prodhuar në trupin e mashkullit siguron aftësin e fekondimit të vezës me ndihmën e substancave kimike të trupit të femrës. Të pauzojmë dhe mendojmë: a mundet një sistem kaq kompleks të vijë në ekzistencë nëpër faza siç pohon teoria e evolucionit?  Sigurisht që një gjë e tillë është e pamundur, por gjithsesi do të shqyrtojmë një skenar të tillë.

Sperma e prodhuar rastësisht në trupin e mashkullit së pari vjen në kontakt me trupin e femrës.  A mundet, që si rezultat i rastësisë, t’i gjej të gjitha lëngjet të gatshme dhe duke pritur për spermën që t’ia ofrojnë aftësinë e fekondimit?  Nëse jo, atëherë pas dështimit të parë të spermës për të arritur sistemin riprodhues të femrës për fekondim qelizat riprodhuese të femrës a do të sjellin vendim dhe të fillojnë të prodhojnë substancat kimike të nevojshme?

Është e qartë se këta dy shembuj nuk akordohen mirë me logjik apo intelegjencë; ato janë skenare që nuk mund të ndodhin.  Me shembujt që i kemi marrë për këtë çështje, konfrontohemi me një të vërtet: të gjitha këto sisteme janë dëshmi e diturisë dhe fuqisë së pafund të Zotit I Cili krijoj gjithçka.  Zoti ka krijuar në thellësit e trupit të njeriut mrekulli të cilat janë shumë të vogla për syrin për t’i parë dhe përtej kapacitetit të mendjes njerëzore për t’u kuptuar.  Me këtë,  Ai na tregon se ka dëshmi për besim të cilat ndodhin në trup, të cilat janë plotësisht të pavarura nga vullneti dhe dituria e njeriut.  Dhe Ai na përkujton neve se dominimi I Tij është mbi të gjitha, duke përfshirë edhe vet qeniet njerëzore.

Me të vërtet, Zoti i juaj është falës i madh.  Ai iu njohu juve mirë kur Ai iu krijoj prej toke, dhe kur ishit embrione në mitrat e nënave tuaja. Kështu që mos deklaroni dlirësi për vetveten.  Ai e di më së miri se kush e ruan veten nga e ligësia. (Kur'an, 53: 32)

 

Dipnotlar

3. Arthur C. Guyton, John E. Hall, Textbook of Medical Physiology, 10th ed., Harcourt International Ed., PA, 2000, Arthur C. Guyton, John E. Hall, Human Physiology and Mechanisms of Disease, 6th edition, p. 649
4. Arthur C. Guyton, John E. Hall, Textbook of Medical Physiology, 10th ed., Harcourt International Ed., PA, 2000, p. 916
5. Arthur C. Guyton, John E. Hall, Textbook of Medical Physiology, 10th ed., Harcourt International Ed., PA, 2000, p. 1005
6. Vander, Sherman, Luciano, Human Physiology, p. 654
7. Arthur C. Guyton, John E. Hall, Textbook of Medical Physiology, 10th ed., Harcourt International Ed., PA, 2000, p. 919
8. Dr. Gerald E. Poesnecker, One Flesh, A New Look at Human Sexuality, chapter 3. (http://www.oneflesh.org/OF-Chap%203.html)
9. Arthur C. Guyton, John E. Hall, Textbook of Medical Physiology, 10th ed., Harcourt International Ed., PA, 2000, p. 917
10. Arthur C. Guyton, John E. Hall, Human Physiology and Mechanisms of Disease, p. 12; Gerard J. Tortora, Introduction to the Human Body: Essentials of Anatomy & Physiology, p. 527.
11. Arthur C. Guyton, John E. Hall, Textbook of Medical Physiology, 10th ed., Harcourt International Ed., PA, 2000, p. 919
3 / total 8
Ju mund të lexoni librin e Mrekullia e Krijimit të Njeriut Harun Jahja-s në internet, ta shpërndani atë në rrjetet shoqërore siç janë Facebooku dhe Twitter, mund ta shkarkoni atë në kompjuterin tuaj, ta përdorni atë në detyrat e shtëpisë tuaj apo punimet shkencore, dhe mund ta botoni, kopjoni ose riprodhoni atë në ueb faqet ose bllogjet tuaja pa i paguar ndonjë tarifë autorit, për aq kohë sa ju e njihni apo e vendosni këtë faqe apo sait si referencë.
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top