VDEKJA, RINGJALLJA, XHEHENEMI (FERRI)

Shkarko Librin

Download (DOC)
Lexoni Online
Download (PDF)
Komentet

Kapitujt e librit

< <
2 / total: 7
Vdekja, Ringjallja, Xhehenemi (Ferri) - Harun Yahya
VDEKJA, RINGJALLJA,
XHEHENEMI (FERRI)
   
A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne?
(Sure Mu’minun: 115)



PARAGJYKIMET DHE FAKTET

Gjatë gjithë historisë, njeriu është përballur me sukses me shumë probleme në dukje të vështira. Por vdekja ka mbetur e pashmangshme. Çdo njeri që shfaqet në tokë pa marr parasysh kur, e ka të paracaktuar të vdes. Njeriu jeton vetëm deri në një ditë të caktuar dhe pastaj vdes. Disa vdesin në moshë shumë të re, derisa janë ende foshnje. Të tjerët kalojnë të gjitha periudhat e jetës dhe përballen me vdekjen në moshë të shtyrë. Asgjë që ka njeriu, as prona, pasuria, pozita, fama, madhështia, siguria dhe as pamja e mirë s’mund ta zmbrapsin vdekjen. Të gjithë njerëzit janë të paaftë përballë vdekjes dhe do të vazhdojnë të jenë pa përjashtim.

Shumica e njerëzve i shmangen të menduarit për vdekjen. Atyre kurrë nuk iu shkon mendja se ky fund absolut do t’ju ndodhë atyre një ditë. Ata ushqejnë në mendjet e tyre besimin paragjykues se nëse i shmangen të menduarit për të, kjo do t’i bëj ata imun ndaj vdekjes. Në bisedat e përditshme, ata që duan të bisedojnë për vdekjen ndërpriten menjëherë. Dikush që fillon të flas për vdekjen, me apo pa qëllim, kujton një argument të Allahut dhe, madje edhe nëse në një shkallë të vogël, largon mjegullën e dendur të pakujdesisë që mbulon sytë e njerëzve. Sidoqoftë, shumica e njerëzve që bëjnë një jetë të pakujdesshme, nuk ndihen mirë kur iu prezantohen fakte të tilla “shqetësuese”. Mirëpo, sa më shumë që përpiqen t’i shmangen mendimit për vdekjen, ai do t’i pushtojë ata aq më shumë. Qëndrimi i tyre i krisur do të përcaktoj forcën e mundimit dhe hutisë që do ta përjetojnë në momentin e vdekjes, në Ditën e Gjykimit dhe gjatë vuajtjes së përjetshme.

Koha punon kundër njeriut. A keni dëgjuar ndonjëherë për ndonjë njeri që i ka bërë ballë plakjes dhe vdekjes? Ose, a mos e njihni ndonjë njeri që nuk do të vdes? Kjo është krejtësisht e pamundshme! E pamundshme sepse njeriu nuk ka kurrfarë ndikimi çfarëdo qoftë mbi trupin e tij apo mbi jetën e tij. Fakti se ai vet nuk ka vendosur për lindjen e tij e qartëson këtë të vërtetë. Dëshmi tjetër është dëshpërimi i njeriut përballë vdekjes. Allahëruesi i jetës është Ai i cili ia dhuron jetën njeriut. Dhe kurdo që Ai dëshiron, e merr atë. Allahu, Allahëruesi i jetës, e informon njeriun për këtë në ajetin që ia shpalli Profetit të Tij:

Ne asnjë njeriu para teje nuk i dhamë jetë të përhershme. E nëse ti vdes, a mos do të mbesin ata përgjithmonë? (Sure Enbija: 34)

Në këtë moment, ka me miliona njerëz që jetojnë në mbarë botën. Prej kësaj mund të vijmë në përfundim se një numër shumë i madh i njerëzve jetuan dhe vdiqën që nga koha e krijimit të njeriut të parë në tokë. Ata vdiqën të gjithë pa përjashtim. Vdekja është një përfundim i padyshimtë: si për njerëzit që jetuan në të kaluarën ashtu edhe për ata që tani janë gjallë. Askush s’mund t’i shmanget këtij fundi të pashmangshëm. Kështu shprehet kjo në Kuran:

Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen me Ditën e Ringjalljes, e kush i shmanget Zjarrit e futet në Xhenet, ai ka arritur shpëtim. Jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues. (Sure Ali Imran: 185)

Të kuptuarit e vdekjes si rastësi apo si fat i keq

Vdekja nuk ndodhë rastësisht. Ashtu siç është rasti me ndodhitë tjera, edhe ajo ndodhë me urdhrin e Allahut. Mu ashtu sikurse është e paracaktuar lindja e njeriut, po ashtu është e paracaktuar edhe data e vdekjes së tij deri në momentin e fundit. Njeriu shkon me ngut drejt këtij momenti të fundit, duke lënë prapa me shpejtësi çdo orë, çdo minutë që i është dhuruar atij. Vdekja e çdo njeriu, vendndodhja dhe koha, si edhe mënyra se si vdes njeriu janë të gjitha të paracaktuara. 

Megjithatë, përkundër kësaj, shumica e njerëzve pandehin se vdekja është pika e fundit e një rendi logjik të gjërave, ndërsa arsyet e saj të vërteta dihen vetëm nga Allahu. Çdo ditë në gazeta shfaqen tregime për vdekje. Pas leximit të këtyre historive, me siguri se dëgjoni komente injorante si: “Ai do të kishte shpëtuar, po të ishin ndërmarr masat e nevojshme paraprake” ose “Nuk do të kishte vdekur, po të kishte ndodhur kjo apo ajo.” Një person nuk mund të jetoj as edhe një minutë më gjatë ose më pak, përveç kohës së përcaktuar për të. Mirëpo, njerëzit, që iu mungon vetëdija që e dhuron besimi, e shohin vdekjen si një pjesë përbërëse të një sekuence të rastësive. Në Kuran, Allahu paralajmëron besimtarët ndaj kësaj mënyre të shtrembëruar të gjykuarit e cila është karakteristikë e jobesimtarëve:

O besimtarë, mos u bëni si ata që nuk besuan dhe, për vëllezërit e tyre që kishin dalë në udhëtim (tregtie e gjallërimi) ose që kishin shkuar në luftë thoshin: “Sikur të kishin ndenjur me ne, s’do të kishin vdekur apo s’do të ishin vrarë.” Allahu do të bëjë që të pendohen për atë që thanë. Allahu është Ai që urdhëron jetën dhe vdekjen. Allahu sheh atë që ju punoni. (Sure Ali Imran: 156)

Ta konsiderosh vdekjen si një rastësi është injorancë e plotë dhe pamaturi. Siç sugjeron ajeti më lartë, kjo i shkakton njeriut një vuajtje të madhe shpirtërore dhe mundim të papërballueshëm. Për jobesimtarët apo për ata që dështojnë të kenë besim në kuptimin Kuranor, humbja e një të afërmi apo të dashuri është shkaktar i dhimbjes dhe keqardhjes. Duke ia veshur vdekjes fatin e keq apo pakujdesinë, ata mendojnë se mund të ekzistojë hapësirë veprimi për t’iu shmangur vdekjes. Ky është gjykimi që vërtetë vetëm sa ua shton pikëllimin dhe keqardhjen që ata ndiejnë. Mirëpo, ky pikëllim dhe keqardhje nuk janë asgjë tjetër pos mundimi që shkakton mosbesimi.

Megjithatë, në kundërshtim me urtësinë e pranuar, shkaku i vdekjes nuk është një aksident apo një sëmundje apo çfarëdo qoftë tjetër. Padyshim se Allahu është Ai i Cili i krijon gjithë këto shkaqe. Me të përfunduar të kohës që na është dhuruar, jeta jonë përfundon për këto arsye të qarta. Ndërkaq, asnjë nga burimet materiale që janë të destinuara për t’ia shpëtuar dikujt jetën nuk do të mund të nxis as edhe një frymëmarrje të vetme. Allahu e vë në pah këtë ligj hyjnor në ajetin në vazhdim:

Askush nuk vdes pa vullnetin dhe lejen e Allahut. Ai është shënim i afatit të caktuar… (Sure Ali Imran: 145)

Besimtari është i vetëdijshëm për natyrën e përkohshme të jetës së kësaj bote. Ai e din se Allahu ynë, i Cili i dhuroi atij të gjitha të mirat që ai kishte gëzuar në këtë botë, do ta marr shpirtin e tij kurdo që të dëshirojë dhe do te kërkojë të jap llogari për veprat e tij. Mirëpo, pasi që ai ka kaluar tërë jetën e tij për të fituar kënaqësinë e Allahut, ai nuk shqetësohet për vdekjen e tij. Profeti ynë Muhammedi (saas) iu referua këtij karakteri të mirë në njërën prej lutjeve të tij:

Xhabir ibn Abdullah ka rrëfyer: “Kur i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) fillonte namazin ai këndonte: Allahu është më i Madhërishmi; pastaj thoshte: Vërtetë namazi im, sakrificat e mia, jeta ime dhe vdekja ime janë për Allahun, Allahun e botrave.” (Tirmidhiu, 262)

Të kuptuarit e shtrembëruar të fatit

Njerëzit kanë shumë ide të gabuara lidhur me fatin, në veçanti kur bëhet fjalë për vdekjen. Idetë e marrëzishme, si p.sh. se njeriu mund “ta mund fatin e tij” apo “ta ndryshojë fatin e tij” janë më të përhapura. Duke i konsideruar shpresat dhe supozimet e tyre si fat, disa njerëz të pamend dhe të padijshëm besojnë se fati është ai që ndryshon kur ngjarjet nuk shkojnë ashtu si ata presin apo parashikojnë. Ata marrin një qëndrim të pamatur dhe veprojnë sikur të kishin lexuar fatin që më parë dhe ngjarjet nuk kanë shkuar në pajtim me atë që kanë lexuar. Një gjykim i tillë i shtrembëruar dhe i paqëndrueshëm është padyshim produkt i një mendjeje të kufizuar që nuk posedon kuptim të përshtatshëm për fatin.

Fati është krijim i përsosur i Allahut i të gjitha ngjarjeve të kaluara dhe të ardhme në përjetësi. Allahu është Ai i cili krijon konceptet e kohës dhe hapësirës nga asgjëja. I Cili mban kohën dhe hapësirën nën kontrollin e Tij dhe i Cili nuk është i varur prej tyre. Rendi i ngjarjeve që është përjetuar në të kaluarën ose që do të përjetohet në të ardhmen është, prej momentit në moment, i planifikuar dhe i krijuar në dijeninë e Allahut.

Allahu krijon kohën, pra nuk është i varur prej saj. Prandaj, mendimi se Ai pason ngjarjet që Ai Vet krijoi bashkë me ata që Ai krijoi është i pabazë. Në këtë kontekst, nuk ka nevojë të thuhet se Allahu nuk pret të shoh se si përfundojnë ngjarjet. Në dijen e Tij, si fillimi ashtu edhe fundi i një ngjarje janë plotësisht të qartë. Ngjashëm me këtë, nuk ka kurrfarë dyshimi për atë se ku ndodhet kjo ngjarje në nivelin e përjetësisë. Gjithçka tashmë ka ndodhur dhe ka marr fund. Kjo është e ngjashme me imazhet në një shirit filmi; pikërisht sikur që imazhet në një film që nuk mund të kenë kurrfarë ndikimi në film dhe ta ndryshojnë atë, qeniet njerëzore që luajnë rolet e tyre individuale në jetë nuk mund të ndikojnë në rrjedhën e ngjarjeve të regjistruara në shiritin e fatit. Qeniet njerëzore nuk kanë kurrfarë ndikimi mbi fatin. Është pikërisht e kundërta, është fati ai që është faktor përcaktues në ketrat e njerëzve. Njeriu, një komponentë absolute e fatit, nuk është i ndarë dhe as i pavarur prej tij. Njeriu nuk është në gjendje të shkoj përtej kufijve të fatit, e lërë më të ndryshojë fatin. Për ta kuptuar më mirë, ne mund të tërheqim një paralele midis një njeriu dhe një aktori në një film. Aktori s’mund të largohet pa rënë në sy, të marr një ekzistencë fizike dhe të filloj të bëj ndryshime në film duke shlyer skenat e papërshtatshme apo duke shtuar disa skena të reja. Ky do të ishte padyshim një sugjerim i paarsyeshëm.

Për këtë arsye, nocionet e mposhtjes së fatit apo ndërrimit të drejtimit të rrjedhës së ngjarjeve janë ide plotësisht të gabuara. Njeriu që thotë: “Unë e mposhta fatin tim.” vetëm mashtron vetveten – dhe fakti se ai vepron kësisoj është çështje e fatit të tij.

Një person mund të mbetet në komë me ditë të tëra. Mund të duket se vështirë se do të mbijetojë. Mirëpo, nëse arrin të rimarr veten, kjo nuk nënkupton se “ai e mposhti fatin e tij” apo se “mjekët ndryshuan fatin e tij.” Ky është thjeshtë një tregues se koha e tij akoma nuk ka kaluar. Përmirësimi shëndetësor i tij nuk është asgjë tjetër veçse një komponentë e pashmangshme e fatit të tij. Fati i tij sikurse ai i të gjithë qenieve tjera njerëzore është i përcaktuar në Dijen e Allahut.

… Dhe nuk i jepet askujt të jetojë gjatë ose t'i shkurtohet jeta e tij, vetëm se ajo është e shënuar në Libër (Levhi Mahfudh), e kjo për Allahun është e lehtë. (Sure Fatir: 11)

Profeti ynë (paqja qoftë mbi të) ia tha këtë një besimtare e cila po i lutej Allahut që t’ia mundësojë asaj të nxjerr dobi prej personave të dashur të saj:

Ti e ke lutur Allahun për gjatësinë e jetëve tashmë të përcaktuara dhe gjatësinë e ditëve tashmë të caktuara dhe për furnizimet hisja e të cilave tashmë është vendosur. Allahu s’do të bënte asgjë para se të vjen koha e caktuar apo Ai nuk do të vononte asgjë përtej kohës së saj. (Libri 33, Numër 6438, Sahih Muslim)

Ngjarje të tilla janë mjeti përmes të cilit Allahu ia shfaq njeriut mençurinë, urtësinë, llojllojshmërinë dhe mirësinë të pandashme me krijimin e Tij dhe mënyra se si Ai e sprovon njeriun. Një llojllojshmëri e tillë ia rritë vlerën, habinë dhe, përfundimisht, rritë besimin e njerëzve. Megjithatë, tek jobesimtarët, ato prodhojnë ndjenja diku në mes të dyshimit, habisë dhe çoroditjes të cilat, duke iu falënderuar mentalitetit të tyre të padijshëm, i shtyn ata të marrin një qëndrim më kryengritës ndaj Allahut. Ndërkohë, vetëdija për një botëkuptim kaq të pavëmendshëm nga ana e jobesimtarëve, i shtyn besimtarët të ndjehen më falënderues ndaj Allahut që i lejoi të kenë besim dhe urtësi, që i bëjnë ata më superior se jobesimtarët.

Sipas një pjese tjetër të urtësisë së pranuar, vdekja e një personi që vdes në vitet e tij të 80-ta është “fat” ndërsa vdekja e një foshnje, e një njeriu të ri apo një njeriu në moshë mesatare është një “ngjarje e tmerrshme.” Për të qenë në gjendje që vdekjen ta pranojnë si një dukuri natyrore, ata përpiqen që vdekja t’iu përshtatet kritere të tyre të caktuara. Kështu vdekja duket e pranueshme pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë, ndërsa vdekja si pasojë e një sëmundje të papritur apo aksidenti është një fatkeqësi e parakohshme! Kjo është arsyeja pse ata shpesh takojnë vdekjen me një shpirt kryengritës. Një qëndrim i tillë është një shenjë e qartë se Ata që ushqejnë një gjendje të tillë shpirtërore do të kenë fatin të jetojnë në pikëllim dhe telashe të vazhdueshme në këtë jetë. Ky është në të vërtetë fillimi i vuajtjes të pafund, e cila rezulton prej të qenit jobesimtar.

Besimi në reinkarnim (rimishërim)

Njëri prej besimeve të zakonshme të paarsyeshme për vdekjen është se “reinkarnimi” është i mundshëm. Reinkarnimi nënkupton se me vdekjen fizike të trupit, shpirti migron ose lind përsëri në një trup tjetër me identitet të veçantë në një kohë dhe vend tjetër. Së voni, është shndërruar në një lëvizje të çoroditur që joshë shumë përkrahës prej jobesimtarëve dhe pasues të besimeve paragjykuese.

Në aspektin teknik, arsyet pse përkrahen besime të tilla paragjykuese – pa pasur mbështetje në çfarëdo dëshmie konkrete – janë shqetësimet që jobesimtarët ushqejnë në ndërdijen e tyre. Duke mos besuar në Ahiret (Jetën e përtejme), njerëzit i frikësohen zhbërjes së plotë të tyre pas vdekjes. Ata që kanë besim të dobët, në anën tjetër, i shqetëson mendimi i përfundimit në xhehenem pasi që janë të vetëdijshëm, apo së paku e marrin parasysh mundësinë, se drejtësia e Allahut përmban ndëshkimin e tyre. Mirëpo, për të dyja palët, ideja e rilindjes së shpirtit në trupa tjerë në kohëra të ndryshme tingëllon si tejet joshëse. Kështu, qarqet e caktuara të cilat e shfrytëzojnë këtë besim të çoroditur ia arrijnë qëllimit që t’i bëjnë njerëzit të besojnë në këtë ide të gabuar me ndihmën e një mashtrimi të vogël. Fakti se pasuesit e tyre nuk kërkojnë ndonjë dëshmi tjetër i inkurajon përpjekjet e këtyre spekulatorëve.

Fatkeqësisht, një besim kaq i çoroditur gjen përkrahës edhe në qarqet Myslimane. Këta janë kryesisht ai tip i Myslimanëve që bëjnë çmos që të projektojnë një imazh intelektual dhe liberal për veten e tyre. Ekziston edhe një tjetër dimension serioz lidhur me këtë çështje që vlen të përmendet; njerëz të tillë përpiqen që t’i vërtetojnë pikëpamjet e tyre me ndihmën e vargjeve Kuranore. Për këtë qëllim, ata i shtrembërojnë kuptimet e qarta të vargjeve dhe fabrikojnë interpretimet e tyre Kuranore. Qëllimi ynë këtu është të theksojmë se ky besim i çoroditur është në mospërputhje të plotë me Kuranin dhe Islamin dhe tërësisht në kundërshtim me ajetet e Kuranit që janë absolutisht të sakta.

Këto qarqe pretendojnë se ekzistojnë disa ajete në Kuran të cilat vërtetojnë pikëpamjet e tyre të shtrembëruara. Njëri prej këtyre ajeteve është:

Ata (jobesimtarët) thonë: "Allahu ynë, na bëre të vdesim dy herë dhe na ngjalle dy herë, e ne pranuam për mëkatet tona, pra a ka ndonjë rrugëdalje?" (Sure Gafir: 11)

Bazuar në këtë ajet, njerëzit të cilët besojnë në rimishërim pohojnë si në vazhdim: njeriut i dhurohet një jetë e re pasi të ketë jetuar në këtë jetë për një kohë dhe pastaj vdes. Kjo është hera e dytë që ai vjen në jetë dhe po ashtu periudha gjatë të cilës shpirti i tij plotëson zhvillimin e vet. Pas vdekjes së dytë, që pason këtë jetë të dytë, ata pohojnë, njeriu ringjallet në Ahiret.

Tani duke u ndarë prej çfarëdo paragjykimesh, le të analizojmë këtë ajet: nga ky ajet, është e qartë se njeriu përjeton dy gjendje të jetës dhe vdekjes. Në këtë kontekst, një gjendje e tretë e të qenit i vdekur apo i gjallë është e pamundur. Pasi që është kështu, në mendje na bie një pyetje: “Cila ishte gjendja fillestare e njeriut? I vdekur apo i gjallë?” Në ajetin në vazhdim gjejmë përgjigjen në këtë pyetje: 

Si e mohoni Allahun, e dihet se ju ishit të vdekur, e Ai ju ngjalli, mandej ju bën të vdisni e pastaj ju ringjall, e mandej tek Ai do të ktheheni? (Sure Bekare: 28)

Ky ajet është i vetëkuptueshëm, fillimisht, njeriu është i vdekur. Me fjalë tjera, falë vet natyrës së krijimit të tij, ai është fillimisht i përbërë prej materies së pajetë si uji, dheu, etj., siç bëjnë me dije këto vargje. Pastaj, Allahu i dha jetë këtij grumbulli të materies së pajetë, “e krijoi dhe i dha formë” atij. Kjo është vdekja e parë dhe prandaj ringjallja e parë prej të vdekurit. Një kohë pas kësaj ringjalljeje të parë, jeta përfundon dhe njeriu vdes. Ai kthehet përsëri në tokë, sikurse në fazën e pare, dhe përsëri shndërrohet në asgjë. Ky është tranzicioni i dytë drejt gjendjes së vdekjes. Rasti i dytë dhe i fundit i ngjalljes prej të vdekurit është ai që ndodhë në Ahiret. Pasi që është kështu, nuk ka një ringjallje të dytë në jetën e kësaj bote. Përndryshe, kjo do të kërkonte një ringjallje të tretë. Megjithatë, nuk ekziston ndonjë referencë për ringjalljen e tretë në cilindo prej vargjeve. Si në Suren Mu’min: 11 ashtu edhe në Suren Bekare: 128, nuk ekziston asnjë referim që sugjeron mundësinë e një ringjalljeje të dytë në këtë botë. Përkundrazi, këto vargje zbulojnë në mënyrë të qartë ekzistencën e një ringjalljeje në këtë botë dhe të një ringjalljeje tjetër në Ahiret.

E prapëseprapë përkrahësit e reinkarnimit investojnë të gjitha shpresat e tyre në këto dy vargje.

Siç bëhet e qartë, madje edhe këto vargje të paraqitura si dëshmi nga përkrahësit e reinkarnimit e hedhin vet poshtë këtë mënyrë të shtrembëruar të gjykimit. Veç kësaj, disa vargje tjera në Kuran e bëjnë të qartë se ekziston vetëm një jetë ku njeriu vihet në sprovë dhe se kjo është në jetën e kësaj bote. Se nuk ka kthim në këtë jetë pas vdekjes theksohet në ajetin në vazhdim:

E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: "O Allahu im, më kthe, që të bëj vepra të mira e të kompensoj atë që lëshova!" Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen. (Sure Mu’minun: 99-100)

Bashkëbisedimet në këtë ajet e bëjnë të qartë se pas vdekjes, nuk ka më kthim në këtë jetë. Ndërkaq, në këtë ajet, Allahu na tërheq vëmendjen për faktin se jobesimtarët ushqejnë shpresa të paarsyeshme për një ringjallje të dytë nga të vdekurit, një kthim të dytë në këtë jetë. Mirëpo, ky ajet e qartëson se këto janë vetëm fjalë të sugjeruara prej jobesimtarëve të cilat nuk kanë kurrfarë baze.

Në ajetin në vazhdim përshkruhet fakti se njerëzit e Xhenetit s’do të përjetojnë një vdekje tjetër pos vdekjes “së parë”:

Aty nuk do të përjetojnë vdekjen atje, përveç asaj të parës në dynja. Ata i shpëtoi (Allahu) prej vuajtjeve të Xhehenemit. (Ato të mira) Janë dhuratë nga Allahu yt,e ai është shpëtim i madh. (Sure Duhan: 56-57)

Lumturia e madhe e njerëzve të Xhenetit përshkruhet në një ajet tjetër. Kjo lumturi është për shkak të faktit se ata nuk do të përjetojnë një tjetër vdekje përveç asaj të parës:

Dhe ne nuk do të vdesim më, përveç vdekjes sonë të parë dhe ne nuk do të dënohemi më! Vërtet, kjo është ajo Fitore e madhe! (Sure Saffat: 58-60)

Ajetet e mësipërme nuk lënë hapësirë për pyetje tjera. Përfundimi është se ekziston vetëm një vdekje të cilën e përjeton njeriu. Në këtë fazë, mund të lind një pyetje tjetër: “Përkundër përmendjes së dy vdekjeve në ajetet e mëparshme, pse përmendet vetëm një vdekje në Suren Saffat: 58?” Përgjigja në këtë pyetje është dhënë në vargun e 56-të të Sures Duhan, i cili thotë: “Ata nuk do të shijojnë vdekjen atje – përveç asaj të parës.” Vërtetë, ekziston një dhe vetëm një vdekje që njeriu takon me vetëdije. Ai takon atë dhe me të gjitha ndjenjat e tij, e percepton atë. Kjo është vdekja që njeriu takon në momentin kur përfundon jeta e tij. Ai padyshim se nuk mund të kuptoj gjendjen e parë të vdekjes pasi që atëherë ai është i privuar nga ndjenjat dhe vetëdija.

Përballë shpjegimeve të tilla të sakta dhe të qarta që sjellë Kurani, të pohosh se ekzistojnë më shumë vdekje dhe gjendje të ringjalljes prej të vdekurit dhe të besosh se ekziston një migrim i shpirtit do të ishte një mohim i hapur i ajevete të Kuranit.

Në anën tjetër, po të kishte krijuar Allahu një sistem të kësaj jete të bazuar në rimishërim, atëherë Ai padyshim se do ta kishte informuar njeriun për këtë në Kuran, i cili është udhëzimi i vetëm drejtës rrugës së vërtetë për njerëzimin. Po të ishte kështu, Allahu padyshim se do të na ofronte një shpjegim të hollësishëm të gjitha fazave të reinkarnimit. Mirëpo, në Kuran, i cili ofron çdo lloj informacioni lidhur me këtë jetë dhe jetën tjetër të besimtarëve, nuk ekziston as edhe një e dhënë e vetme për reinkarnimin, e të mos flasim për përmendjen e drejtpërdrejtë të tij.

PERDJA E PAKUJDESISË

Njeriu është në thelb egoist; ai është tejet i ndjeshëm për çështjet që kanë të bëjnë me interesat e tij. Çuditërisht, ai nuk çan fare kokën për vdekjen, që do të duhej të ishte preokupimi më i lartë i tij kryesor. Në Kuran, kjo gjendje mendore e veçantë për “ata të cilët nuk i përmbahen Besimit me vendosmëri” definohet prej Allahut me një fjalë: “pakujdesi”.

Kuptimi i pakujdesisë është mungesë e perceptimit të plotë të fakteve si pasojë e vetëdijes së turbullt apo madje si pasojë e mungesës së plotë të vetëdijes dhe dështimit për të arritur gjykime të shëndosha dhe për të dhënë përgjigje me vend. Një shembull i kësaj është dhënë në ajetin në vazhdim:

Njerëzve u është afruar koha e llogarisë së tyre, e ata të hutuar në pakujdesi nuk përgatiten fare për të. (Sure Enbija: 1)

Njerëzit janë të sigurt se njeriu i cili vuan nga një sëmundje fatale apo e pashërueshme do të vdes. Mirëpo, hiç më pak se ky i sëmurë, këta njerëz që kanë ndjenja të tilla sigurie, do të vdesin po ashtu. Se kjo do të ndodhë dikur në të ardhmen apo shumë shpejt kjo nuk e ndryshon këtë fakt. Shpeshherë, pakujdesia e turbullon këtë të vërtetë. Për shembull, është shumë e mundshme që dikush që është i infektuar nga virusi HIV do të vdes në një të ardhme të afërt. Mirëpo, mbetet fakti se gjithashtu është shumë e mundshme – nëse thuhet e vërteta, është e sigurtë – se një person i fuqishëm pranë tij një ditë do të vdes. Ndoshta vdekja do t’i vjen atij shumë më herët se që do t’i vjen atij “të sëmurit të infektuar me virusin HIV”. Kjo sipas të gjitha gjasave do të ndodhë në një moment krejtësisht të papritur.

Anëtarët e familjes brengosen për të sëmurët para vdekjes së tyre. Megjithatë, ata vështirë se brengosen ndonjëherë për veten e tyre, që padyshim se një ditë do të vdesin. Megjithatë, pasi që është e pashmangshme, përgjigja s’duhet të ndryshojë varësisht nga ajo se a do të ndodhë së shpejti apo në një kohë më të largët.

Nëse, përballë vdekjes, pikëllimi është përgjigja e saktë që duhet dhënë, atëherë çdo njeri do të duhej menjëherë të filloj të qajë për veten e tij apo për dikë tjetër. Ose, do të duhej ta tejkaloj këtë pikëllim dhe të përpiqet të ketë një kuptim më të thellë për vdekjen.

Për këtë qëllim, njohja me arsyet e pakujdesisë do të jetë e dobishme.

Shkaktarët e pakujdesisë

Mungesa e mendjemprehtësisë: Shumica e individëve që e përbëjnë një shoqëri nuk janë të mësuar të mendojnë për çështje të rëndësishme. Duke e bërë pakujdesinë mënyrë të jetës, ata nuk shqetësohen për vdekjen. Secili problem i përditshëm që ata nuk arrijnë ta zgjedhin i mban mendjet e tyre vazhdimisht të preokupuara. Çështje të parëndësishme, që tashmë “mbushin” mendjet e tyre të kufizuara, nuk i lejojnë ata që t’ju kushtojnë vëmendjen e duhur çështjeve me rëndësi. Kështu, ata kalojnë jetën e tyre duke lëvizur me rrjedhën e ngjarjeve të përditshme. Ndërkohë, me rastin e vdekjes së dikujt, apo kur bisedohet për vdekjen, ata ngushëllohen me shprehje që pa dashje dalin prej gojëve të tyre dhe thjeshtë i shmangen kësaj teme. Ata janë njerëz me mendje të kufizuar që ushqejnë mendime të kufizuara dhe boshe.

Kompleksiteti dhe gjallëria e jetës: Jeta rrjedh shumë shpejtë dhe ka një gjallëri joshëse. Në mungesë të përpjekjes së jashtëzakonshme mendore, njeriu ka mundësi të mos i kushtoj vëmendje vdekjes, e cila është gati ta pushtoj atë herët a vonë. Duke mos pasur besim në Allahun, ai është shumë larg koncepteve si fati, mbështetja në Allahun dhe nënshtrimi ndaj Tij. Nga momenti që bëhet i vetëdijshëm për nevojat materiale, ai përpiqet të sigurojë jetesë të mirë. Një person i tillë as që lodhet madje t’i shmanget vdekjes sepse ai tashmë është zhytur në brengat e dynjasë. Ai vazhdimisht vrapon pas planeve, interesave dhe qëllimeve të reja dhe, një ditë, pa mundësi parashikimi dhe prandaj pa kurrfarë përgatitje, ballafaqohet me realitetin e vdekjes. Ai atëherë pendohet dhe dëshiron të kthehet në jetë, por pa dobi.

— Rritja e mashtrimit të popullatës: Njëra prej arsyeve të pakujdesisë janë lindjet. Popullsia botërore vazhdon të rritet, ajo kurrë nuk pakësohet. Mirëpo, me t’u futur në spiralen e jetës, njeriu mundet, për arsye të ideve të gabuara, të besojë në nocionet joshëse e prapëseprapë krejtësisht iluzore si “lindjet zëvendësojnë vdekjet”, duke mbajtur në këtë mënyrë një baraspeshë të popullatës. Një përsiatje e tillë i bën kushtet e pjekura për formimin e një botëkuptimi të pavëmendshëm mbi vdekjen. Megjithatë, nëse që nga ky moment e tutje, nuk do të ndodhte më asnjë lindje në mbarë botën, ne ende do të ishim dëshmitarë të vdekjeve që do të ndodhnin njëra pas tjetrës dhe, si pasojë, një popullsi botërore që zvogëlohet. Atëherë do të fillonte të hetohej llahtari i vdekjes. Njeriu do të shihte humbjen e njerëzve që e rrethojnë njërin pas tjetrit dhe do të kuptonte se edhe ai po ashtu do ta përjetonte këtë fund të pashmangshëm. Kjo i ngjason asaj që ndiejnë ata që janë të dënuar me vdekje në radhën e vdekjes. Çdo ditë ata përjetojnë marrjen e një apo dy njerëzve për t’u ekzekutuar. Numri i njerëzve në qeli vazhdimisht zvogëlohet. Vitet kalojnë, por ende çdo ditë, ata që janë ende gjallë shkojnë të flenë në gjendje ankthi mos në ditën e ardhshme do t’u vjen radha atyre. Ata kurrë s’pushojnë së kujtuari vdekjen, as edhe për një sekondë.

Çuditërisht, gjendja e tanishme nuk ndryshon nga shembulli i lartpërmendur. Të porsalindurit nuk kanë kurrfarë ndikimi çfarëdo qoftë mbi ata që e kanë të paracaktuar të vdesin. Kjo është vetëm një ide e gabuar psikologjike. Banorët e tokës të cilët jetuan 150 vite më herët sot nuk janë më. Gjeneratat që erdhën pas tyre nuk i shpëtuan ata nga vdekja. Gjithashtu, 100 vite më vonë, ata që jetojnë tani, me disa përjashtime, s’do të jenë gjallë. Kjo për arsye se dynjaja nuk është një vend i përhershëm për njeriun.

Metodat e mashtrimit të vetvetes

Prej arsyeve të cilat bëjnë që ne të harrojmë vdekjen dhe të zhytemi në pakujdesi, ekzistojnë po ashtu mekanizma të caktuar mbrojtës të cilat njerëzit përdorin për të mashtruar vetveten. Këta mekanizma, disa prej të cilave janë përmendur më poshtë, e poshtërojnë njeriun deri në nivelin e strucit, i cili fut kokën e tij në rërë për t’ju shmangur një situate të papëlqyeshme.

— Shtyrja e të menduarit për vdekjen për në vitet e vona të jetës: Njerëzit në përgjithësi e marrin si gjë të sigurt se do të jetojnë deri në mesin e të gjashtëdhjetave apo shtatëdhjetave të tyre. Kjo shpjegon arsyen pse në përgjithësi të rinjtë dhe ata me moshë mesatare e përdorin këtë mekanizëm mbrojtës. Me kalkulime të tilla në mendje, ata e shtyjnë të menduarit për çështje të tilla “të zymta” për vitet e vona të jetës së tyre. Në rininë e tyre – apo në kulmin e jetës së tyre – ata nuk duan t’i “turbullojnë” mendjet e tyre me çështje “dëshpëruese”. Vitet e vona të jetës janë në mënyrë të pashmangshme koha kur njeriu nuk mund ta nxjerr më të mirën nga jeta dhe kjo periudhë e jetës mendohet prej shumë njerëzve të jetë faza më e përshtatshme për të menduar më me zell për vdekjen dhe për t’u përgatitur më mirë për jetën e ardhshme. Kjo sjell po ashtu lehtësim shpirtëror, pasi që jep ndjenjën e të punuarit për Ahiretin.

Megjithatë, është e qartë se bërja e planeve të tilla afat-gjata dhe jo përfundimtare nuk kanë kurrfarë kuptimi për atë të cilit nuk i garantohet as edhe frymëmarrja e ardhshme e tij. Çdo ditë ai sheh shumë njerëz të moshës së tij apo edhe më të rinj që vdesin. Lajmërimet e vdekjeve përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të gazetave të përditshme. Kanalet televizive japin lajme për vdekje në çdo kohë. Njeriu është shpesh dëshmitar i vdekjes së njerëzve të tij të afërt. Mirëpo, ai pak mendon për faktin se njerëzit që e rrethojnë atë do të jenë dëshmitar të vdekjes së tij apo do të lexojnë për këtë në gazetë. Në anën tjetër, edhe nëse jeton për një kohë të gjatë, asgjë nuk do të ndryshojë në jetën e tij, pasi që mentaliteti i tij do të mbetet i njëjtë. Derisa ai nuk ballafaqohet vërtet me vdekjen, ai vetëm shtyn të menduarit për vdekjen.

Supozimi se njeriu do të “kryej dënimin e tij” në xhehenem vetëm për një periudhë të caktuar: Kjo pikëpamje, e cila dominon në shoqëri, nuk është asgjë tjetër pos një paragjykim. Në fund të fundit, nuk është një besim që i ka rrënjët në Kuran. Në asnjë pjesë të Kuranit nuk gjejmë përmendje të “ndëshkimit të njeriut” në xhehenem për një kohë të caktuar dhe pastaj të falet. Është krejtësisht e kundërta, në të gjitha ajetet relevante, në mënyrë specifike përmendet ndarja e besimtarëve dhe jobesimtarëve në Ditën e Gjykimit. Përsëri ne e dimë nga Kurani se besimtarët do të mbesin në Xhenet përjetësisht, derisa jobesimtarët do të hidhen në xhehenem, ku do të përjetojnë vuajtje të përjetshme:

Ata edhe thanë: "Neve nuk do të na kapë zjarri vetëm për disa ditë të numëruara!" Thuaj: "A mos keni marrë prej Allahut ndonjë premtim, e Allahu nuk e then premtimin e vet, ose jeni duke thënë për Allahun atë që nuk e dini? Po, (do t’ju kapë zjarri) ai që bën keq dhe që e vërshojnë gabimet e tij, ata janë banues të zjarrit, aty janë përgjithmonë. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata janë banues të Xhenetit, aty janë përgjithmonë. (Sure Bekare: 80-82)

Një tjetër ajet thekson të njëjtën gjë:

E atë (e bënin) ngase ata thoshin: "Neve nuk do të na djegë zjarri vetëm për pak ditë të numëruara, e ajo që shpifën për fenë e tyre, i mashtroi keq. (Sure Ali Imran: 24)

Xhehenemi është një vend i vuajtjes së paimagjinueshme. Rrjedhimisht, edhe po të ishte qëndrimi në xhehenem vetëm për një kohë të caktuar, një njeri me vetëdije kurrë nuk do të pajtohej të kalonte nëpër atë vuajtje. Xhehenemi është vendi ku vetitë e Allahut, el-Xhabar (Imponuesi) dhe el-Kahar (Nënshtruesi) manifestohen gjer në shkallën më të lartë. Vuajtjet e xhehenemit janë të pakrahasueshme me çdo dhimbje në dynja. Një person i cili nuk mund të durojë madje një djegie të gishtit të tij të thotë se do të ishte i gatshëm t’i nënshtrohet një vuajtje të tillë thjeshtë shpreh mendjelehtësi. Veç kësaj, një person që nuk ndihet i tmerruar nga Zemërimi i Allahut nuk arrin t’i jap respektin që Ai meriton. Një person i tillë, tërësisht i privuar nga besimi, është një njeri i dobët i cili s’meriton madje as të përmendet.

Të menduarit “Unë tashmë meritoj Xhenetin”: Ekziston po ashtu një grup njerëzish të cilët e konsiderojnë veten si banorë të Xhenetit. Duke bërë disa vepra të vogla që ata supozojnë të jenë vepra të mira dhe duke iu shmangur disa veprave të këqija, ata mendojnë se janë të pjekur për të hyrë në parajsë. Të zhytur në paragjykime dhe duke folur herezi/kufër të cilat i lidhin me fenë, këta njerëz në të vërtetë i mbeten besnik një besimi të ndarë plotësisht prej atij të Kuranit. Ata e paraqesin veten si besimtarë të vërtetë. Mirëpo, Kurani i radhit ata midis atyre që i bëjnë shok Allahut:

E ti sillu atyre (që kërkuan t'i largosh varfanjakët) si shembull dy njerëz; njërit prej tyre i dhamë dy kopshte (vreshta) nga rrushi dhe ato i rrethuam me hurma, e në mes atyre dyjave bimë tjera. Të dy kopshtet jepnin frutat e veta pa munguar prej tyre asgjë, e në mesin e tyre bëmë të rrjedhë një lumë. Ai kishte edhe pasuri tjetër. E ai atij shokut të vet (që ishte besimtar) i tha: - duke u krenuar - "Unë kam pasuri më shumë se ti e, kam edhe krah më të fortë!" Dhe ai hyri në kopshtin e vet (e me besimtarin për dore), po duke qenë dëmtues i vetes (duke mos besuar dhe duke u krenuar) tha: "Unë nuk mendoj se zhduket kjo kurrë!" Dhe nuk besoj se do të ndodhë kiameti, (dita e gjykimit), por nëse bëhet që të kthehem te Allahu im, padyshim do të gjej ardhmëri edhe më të mirë se kjo. Atij ai shoku i vet (besimtari) i tha - duke e polemizuar atë -: "A e mohove Atë që të krijoi ty nga dheu, pastaj nga një pikë uji, pastaj të bëri njeri të plotë?" "Por për mua, Ai Allahu është Allahu im, e Allahut tim unë nuk i bëj shok askënd!" (Sure Kehf: 32-38)

Me fjalët: “Por nëse do të kthehem te Allahu im”, pronari i kopshtit shpreh mungesën e besimit të shëndoshë në Allah dhe në Ahiret dhe si pasojë zbulon se ai është një idhujtar i cili ushqen dyshime. Ndërkohë, ai pretendon se është një besimtar superior. Veç kësaj, ai nuk ndjen dyshime se Allahu do ta shpërblejë atë me Xhenet. Ky karakter i pafytyrë dhe i ulët i idhujtarit është shumë i rëndomtë midis njerëzve.
Këta njerëz, thellë në veten e tyre, e dinë se ata janë krejtësisht mashtrues, mirëpo posa të merren në pyetje për këtë, ata përpiqen të dëshmojnë pafajësinë e tyre. Ata pohojnë se zbatimi i urdhrave të fesë nuk është aq me rëndësi. Për më tepër, ata përpiqen të shfajësojnë vetveten, duke pohuar se njerëzit në dukje besimtar që shohin rreth vetes së tyre janë të pamoralshëm dhe të pandershëm. Ata përpiqen të vërtetojnë se janë “njerëz të mirë” duke pohuar se nuk i duan të keqen askujt. Ata pohojnë se nuk ngurrojnë t’u japin të holla lypësve, se kanë shërbyer me ndershmëri në shërbim publik me vite të tëra dhe këto janë gjërat që e bëjnë një Mysliman të sinqertë. Ata ose nuk e dinë ose thjeshtë bëhen kinse nuk e dinë se ajo që një njeri e bën Mysliman nuk është se shkon mirë me njerëzit por të qenit rob i Allahut dhe zbatimi i urdhrave të Tij.

Në një përpjekje për të mbështetur fenë e tyre të shtrembëruar mbi njëfarë shpjegimi të arsyeshëm, ata pajtohen me disa ide të gabuara. Kjo është në të vërtetë tipike për josinqeritetin e tyre. Për të legjitimuar jetën e tyre, ata kërkojnë strehim në sloganet si: “Forma më e mirë e adhurimit është të punosh” ose “ajo që ka rëndësi është sinqeriteti i zemrës.” Me fjalët e Kuranit, kjo është pikërisht “shpikje e gënjeshtrave ndaj Allahut” dhe meriton ndëshkimin e Xhehenemit të përjetshëm. Në Kuran, Allahu përshkruan gjendjen e njerëzve të tillë si vijon:

Ka disa njerëz që thonë: "Ne i kemi besuar Allahut dhe jetës tjetër (Ahiretit), po në realitet ata nuk janë besimtarë. (Sure Bekare: 8)

— Shpjegimet e arsyeshme me standarde të dyfishta: Ndonjëherë kur njerëzit mendojnë për vdekjen, ata supozojnë se do të zhduken përjetësisht. Një ide e tillë befasuese i shtyn ata të zhvillojnë një tjetër mekanizëm mbrojtës; ata i kushtojnë vetëm gjysmën e besimit faktit se “ekziston një jetë e amshueshme e premtuar prej Allahut.” Një përfundim i tillë ngjallë pak shpresë tek ata. Kur ata t’i marrin parasysh përgjegjësitë e një besimtari ndaj Krijuesit të tij, ata parapëlqejnë që tërësisht ta shpërfillin faktin e një jete të amshueshme. Ata ngushëllohen duke menduar: “Në fund të fundit, ne do të zhdukemi plotësisht. Nuk ekziston jeta pas vdekjes.” Një supozim i tillë shtyp të gjitha frikët dhe shqetësimet, siç është dhënia e llogarisë për veprat që ka punuar njeriu në Ditën e Gjykimit apo vuajtja në zjarrin e xhehenemit. Në të dyja rrethanat, ata çojnë jetët e tyre në pakujdesi deri në fund të jetës së tyre. 

Pasoja e pakujdesisë

Siç kemi thënë në pjesët e mëparshme, vdekja pashmangshmërisht ia tërheq vëmendjen njeriut sa të jetoj. Këta përkujtues nganjëherë dëshmojnë të jenë të dobishëm, duke e shtyrë njeriun të bëj një rishikim të prioriteteve të tij në jetë dhe të rivlerësojë botëkuptimin e tij në përgjithësi. Por ka kohë tjera kur mekanizmat e lartpërmendur mbrojtës marrin kontrollin, dhe me kalimin e secilës ditë, perdja e pakujdesisë përpara syve të njeriut bëhet më e dendur.

Nëse jobesimtarët e presin vdekjen të qetë dhe kanë një ndjenjë të paarsyeshme të rehatisë, madje edhe kur janë plotësisht të vetëdijshëm për afrimin e saj në vitet e fundit të jetës së tyre, është për shkak se ata janë plotësisht të mbështjellur me këtë perde. Kjo për shkak se vdekja tek ata ka domethënien e gjumit të rëndë dhe çlodhës, prehjes dhe qetësisë dhe një lehtësimi të përjetshëm.

Mirëpo, përkundër asaj që ata mendojnë, Allahu, Ai i Cili krijon çdo qenie prej asgjëje dhe Ai i Cili i bën ata të vdesin dhe i Cili do t’ju jap jetë të gjitha krijesave në Ditën e Gjykimit, ju premton atyre pendim dhe pikëllim të përjetshëm. Ata gjithashtu do të jenë dëshmitarë të këtij fakti në momentin e vdekjes, një kohë kur ata pandehin se do të bien në një gjumë të amshueshëm. Ata e kuptojnë se vdekja nuk është një zhdukje totale, por momenti fillestar i një bote të re përplot vuajtje. Shfaqja e llahtarshme e engjëjve të vdekjes është shenja e parë e kësaj vuajtjeje të madhe: 

E si do të jetë atëherë puna e tyre kur engjëjt t'ua marrin shpirtin duke i rrahur fytyrave dhe shpinave të tyre? (Sure Muhammed: 27)

Në këtë moment, mendjemadhësia dhe pafytyrësia e jobesimtarëve para vdekjes shndërrohen në llahtar, pendim, dëshpërim dhe dhimbje të përjetshme. Në Kuran, kësaj i referohet si vijon:

E ata thanë: "A pasi që ne të tretemi në tokë, a thua ne rishtazi do të krijohemi?" Por (çka është edhe më keq) ata nuk besojnë se do të dalin para Allahut të tyre. Thuaj: "Engjëlli i vdekjes, i cili është caktuar për ju, ua merr shpirtrat, e pastaj do të ktheheni te Allahu juaj". E, sikur të shihje mëkatarët se si ulin kokat e veta pranë Allahut të tyre: "Allahu ynë, tash pamë dhe dëgjuam, na kthe pra edhe një herë e të bëjmë vepra të mira, se tash jemi të bindur". (Sure Sexhde: 10-12)

Nuk ka ikje nga vdekja

Vdekja, posaçërisht në moshë të re, rrallëherë na shkon në mendje. Duke e konsideruar këtë si fundin, njeriu madje i shmanget edhe të menduarit për të. Mirëpo, pikërisht sikur që shmangja fizike nuk siguron shërim për vdekjen, po ashtu as shmangja e të menduarit për të. Veç kësaj, është e pamundshme të shpërfillet vdekja. Çdo ditë, gazetat mbajnë tituj lidhur me vdekjen e aq shumë njerëzve. Ju shpesh hasni në makina varrimi apo kaloni pranë varreve. Të afërmit dhe bashkëpunëtorët vdesin. Funeralet e tyre apo vizitat për të ngushëlluar anëtarët e familjes pashmangshmërisht e sjellin vdekjen në mendjen tonë. Meqenëse njeriu është dëshmitar i vdekjes së tjerëve dhe në veçanti vdekjes së njerëzve të dashur të tij, ai pashmangshmërisht mendon për vet fundin e tij. Ky mendim e lëndon atë thellë në zemër, duke e bërë të shqetësohet.

Pa marr parasysh se sa shumë reziston individi, kudo që kërkon mbrojtje apo sado që përpiqet të ik, ai në të vërtetë mund të takoj vdekjen e tij në çdo moment. Ai nuk ka zgjidhje tjetër. Përpara tij nuk ekziston asnjë rrugëdalje tjetër. Numërimi nuk mbaron kurrë, as edhe për një moment. Kudo që ai kthehet, vdekja e pret aty. Qarku mbyllet vazhdimisht dhe përfundimisht i arrin ata:

Thuaj: "S'ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t'ju zënë, e mandej do të silleni te Ai që e di të padukshmen dhe të dukshëm, dhe atëherë Ai do t'ju njoftojë me atë që keni punuar". (Sure Xhum’a: 8)

Kudo që të jeni vdekja do t'ju kapë, po edhe në qoftë se jeni në pallate të fortifikuara. (Sure Nisa: 78)

Kjo është arsyeja pse ne duhet të ndalojnë së mashtruari veten apo të shpërfillim faktet dhe të përpiqemi të fitojmë kënaqësinë e Allahut gjatë kësaj periudhe të paracaktuar prej Tij. Vetëm Allahu e din kur do të kalojë kjo kohë.

Profeti ynë Muhammedi (saas) ka thënë po ashtu se njëra prej mënyrave më të mira që të ndalohet ngurtësimi i ndërgjegjes së njeriut dhe të arrijë karakter të mirë është duke përkujtuar shpesh vdekjen:

Abdullah ibn Umari ka rrëfyer: “I Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) ka thënë: ‘Këto zemra ndryshken mu sikurse hekuri kur preket nga uji.’ Në pyetjen se çfarë do të mund t’i pastronte ato ai u përgjigj: ‘Përkujtimi i vazhdueshëm i vdekjes dhe këndimi i Kuranit.’” (Tirmidhiu 673)

   
    
2 / total 7
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top