< <
6 / total: 6

MARRJA E KURANIT SI UDHRRFYES

(Thuaj) A pos All-llahut t krkoj un gjykats (mes meje dhe juve)? Kur Ai sht q ua zbriti Librin q qartson do gj? Atyre q u dham Librin e din se ai (Kur'ani) sht i zbritur prej Zotit tnd saktsisht, pra assesi mos u b prej atyre q dyshojn.
(Sure Enam: 114)



PËRFUNDIM

Kur njerëzit pyesin për fenë e tyre, shumica e njerëzve thonë se ata janë Muslimanë. Mirëpo, shumica prej tyre nuk e kanë lexuar Kur’anin, Librin e drejtë të Islamit, madje edhe vetëm një herë. Megjithatë, siç është përmendur gjatë këtij libri, Kur’ani është shpallja e Allahut nëpërmjet së cilës Ai paraqet Veten dhe shpjegon qëllimin e vërtetë të jetës sonë në këtë botë dhe në botën tjetër, si edhe veçoritë e përsosmërisë morale.

Të jetuarit e jetës i pavetëdijshëm për pritjet e Allahut dhe të qenit i kënaqur me fe të sajuara nuk i shkon për shtati ndërgjegjes dhe diturisë së një personi. Allahu pohon se Ai zbriti Kur’anin që njerëzit ta lexojnë:

Ne me urtësi e zbritëm atë (Kur'anin) dhe me urtësi është zbritur. E ty nuk të dërguam tjetër vetëm se përgëzues dhe qortues. Dhe (ta shpallëm) Kur'anin që Ne e ndamë pjesë - pjesë për t'ua lexuar njerëzve dalëngadalë dhe ashtu e shpallëm atë një pas një. (Sure Isra: 105-106)

Kur’ani është unik dhe prandaj shumë më superior se çdo libër tjetër. Për këtë arsye, informacioni që përmban ai është shumë më superior se çdo informacion tjetër. Çdo person i cili e lexon atë me qëllim të sinqertë dhe sheh mrekullitë, urtësinë unike dhe superioritetin që vargjet e tij përcjellin do të udhëzohet në të vërtetën. Pa marrë parasysh se a besojnë njerëzit në të apo jo, Kur’ani është përkujtues për të gjitha botërat dhe një mrekulli e Zotit tonë, siç lexojmë në:

Thuaj: "I besuat ju atij ose nuk i besuat (atij nuk i bëhet dëm), e atyre që u është dhënë dijeni (nga librat e parë) para tij, kur u lexohet atyre, ata hudhen me fytyra (përdhe) duke i bërë sexhde", dhe thonë: "I lartësuar është Zoti ynë, premtimi i Zotit tonë është i realizuar". Dhe duke qarë hudhen me fytyra (kur dëgjojnë Kur'anin) dhe ai ua shton edhe më përuljen (ndaj All-llahut) (Sure Isra: 107-109)

Njeriu kurrë nuk është tepër i vjetër për ta lexuar Kur’anin, për ta kuptuar atë dhe për t’i zbatuar urdhërat e tij në jetën e tij apo të saj. Duke qenë kështu, njeriu nuk duhet të pushtohet nga nxitjet që i pëshpëritë Shejtani, si: “Nuk e ke bërë këtë deri më sot, prandaj a do të kesh ndonjë dobi nëse e bën këtë tani e tutje?” dhe të jeni të kujdesshëm ndaj këshillave të ngjashme të shejtanit. Allahu do t’i mbajë njerëzit përgjegjës për gjendjen e tyre më të vonshme. Nëse një person, duke e parë të vërtetën, kthehet nga Allahu dhe Kur’ani dhe fillon të jetojë një jetë duke kërkuar kënaqësinë e Tij, Mëshirën dhe Parajsën, Allahu do ta pranojë pendimin e tij apo të saj.

Në këtë mënyrë, ata të cilët e dinë se do të vdesin një ditë dhe do të jetojnë një jetë të amshueshme dhe të cilët janë të vetëdijshëm për Parajsën dhe Ferrin, duhet ta kenë parasysh gjendjen e tyre me ndërgjegje dhe urtësi dhe pastaj të vendosin se si të sillen. Ajo që i shkon për shtati ndërgjegjes dhe urtësisë së njeriut është që ta jetoj jetën duke kërkuar kënaqësinë e Allahut, Mëshirën e Tij dhe Parajsën dhe t’u bindet urdhërave të Tij. Siç pohon Ai në Kur’an:

Lexo çka të është shpallur ty nga Libri i Zotit tënd! Nuk ka kush që mund t'i ndryshojë fjalët e Tij dhe pos Tij, nuk mund të gjesh stehim. (Sure Kehf: 27)

 
   
    
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top