| PËRFUNDIM
Masoneria
ka qenë njëri ndër fenomenet më interesante në
dy shekujt e kaluar. Natyrisht, ajo ka tërhjekur vëmendjen pasi
ka karakter të mbyllur, të rezervuar dhe mistik. Në të
njejtën kohë, një antipati ndaj Masonerisë u lind;
ajo tenton që t’a prezentojë veten si një “institucion
i parrezikshëm i mirëbërjes”, derisa kundërshtimet
e caktuara ndaj Masonerisë janë rritur si rezultat i pohimeve
kontradiktore të organizatës.
Sidoqoftë, çfarë duhet bërë ashtuqë t’i
kundërshtohet Masonerisë nuk është që të
adoptohet agjenda anti-masonerike, por të dallohet dhe të prezentohet
invaliditeti i kësaj filozofie perverze që kjo organizatë
përqafon dhe imponon njerëzimit.
Dijetari i madh islamik Bediuzzaman Said Nursi shpjegon në një
paragraf pikat kryesore të detyrës së tillë:
Lindja e tanishme tiranike e filozofisë natyraliste
dhe materialiste do të bëhet gradualisht e fuqishme dhe do
të përhapet deri në ditën e gjykimit me mjetet e
filozofisë materialiste, duke arritur atë shkallë saqë
mohon Zotin... Është e qartë se është budallaki
për njeriun e paaftë, i cili mund të humbasë nga
një mizë dhe i cili nuk mund të krijojë bile as
një krah mize, që të deklarohet zot .141
Me fjalë tjera, rrjedha e ideve materialiste që do të
shfaqet në ditën e gjykimit do të shkoj aq larg saqë
do të mohohet ekzistenca e Zotit. Si kundërveprim, ajo do të
shihet çfarë “budallakie” është kjo,
dhe se dëshmitë për ekzistimin e Zotit ashtu siç
zbulohet në Kur’an duhet të bëhen të njohura.
Kjo është mënyra se si duhet luftuar Masoneria. Gjëja
e rëndësishme që duhet bërë është që
të zhvlerësohet dhe të mposhtet filozofia masonike. Është
e domosdoshme që të shkatërrohet ndikimi i ideve të
kësaj organizate që heshtazi dhe nga larg aplikohet me fushata
për propagandë popullit, dhe i distancon njerëzit nga feja
e tyre dhe i largon ata nga besimi i tyre dhe i dërgon tek mitet
materialiste, humaniste dhe darviniste. Përveç kësaj,
është e domosdoshme që të ndryshohet kahja e rrjedhës,
dhe t’iu tregohet njerëzve për ekzistencën e Zotit,
Njësisë së Tij, dhe të vërtetën e religjionit.
Dhe, kjo duhet që të bëhet së paku me kujdes dhe me
durim sikurse masonët.
Në të vërtetë, kjo luftë nuk është
kundër Masonerisë pasi qëllimi është që
të shpëtohen edhe vetë masonët pasi ata kanë
mashtruar edhe veten. Urdhëri i caktuar në Kur’an për
jobesimtarët e Adit dhe Themudit mund të zbatohet tek rasti
i masonëve: Djalli ua pat zbukuruar veprat e tyre duke i
shmangur nga e vërteta, edhe pse e shihni atë. (Kur’an
29:38)
Qëllimi është që t’u tregohet e vërteta
të gjithë njerëzve, duke përfshirë edhe masonët,
dhe të shpëtohen nga gabimi i tyre. Karakteristikë për
ditën e gjykimit është lehtësimi që iu bëhet
besimtarëve në këtë luftë. Është kështu,
pasi shkenca, në të cilëm masonët patën mbështetur
filozofinë e tyre për dyqind vitet e kaluara, tani u është
kthye kundër tyre. Teoria e evolucionit, që siguronte mbështetje
për materializëm dhe humanizëm, është në
rënie e sipër që nga vitet e 1970-ta. Të dhënat
e fosileve qartë mohon pohimet e kësaj teorie, duke zbuluar
se llojet u shfaqën menjëherë dhe të formuara, pa
ndonjë “paraardhës evolutiv”. Biokimia, duke studiuar
aspektet e imta të qenieve të gjalla, ka demostruar shembuj
mahnitës të disajnimit që nuk mund të shpjegohet në
kushtet e shkaqeve natyrore. Krahasimet gjenetike kanë treguar se
llojet që supozohet të jenë të afërm, sipas “drurit
të jetës” së Darwinit, në të vërtetë
janë shumë të ndryshëm sa i përket përbërjes
gjenetike. Shkenca kundërshton teorinë e evolucionit, fakt që
nuk mundet më të mbahet i fshehur nga evolucionistët. Është
e domosdoshme që të përdoren dëshmitë që
shkenca ka sjellur dhe të informohet populli për pavlefshmërinë
e filozofisë materialiste-humaniste.
Masoneria ka qenë e aftë për disa kohë dhe me metoda
të efektshme të propagandës ka bërë që njerëzit
të pranojnë idetë e rreme. Tregimi i të vërtetës
dhe t’u ndihmohet njerëzve në pranimin e të vërtetës
është gjë edhe më e lehtë.
Kur muslimanët marrin përsipër këtë detyrë,
me lejën e Zotit, shpallja në vijim mund të bëhet
edhe manifest: Përkundrazi, Ne të pavërtetën e godasim
me të vërtetën dhe ajo (e vërteta) triumfon mbi të
ndërsa ajo (gënjeshtra) zhduket. (Kur’an 21: 18)
Prandaj, shekulli i 21-të nuk do të jetë shekull i “Frankmasonerisë
globale”, sië shpresonin masonët, por do të jetë
shekulli i moralit islamik.
Thanë: "Ti je i pa të meta,
ne nuk kemi dije tjetër
përveç atë që na e mësove Ti.
Vërtetë, Ti je i gjithdijshëmi, i urti!"
(Kur’an 2: 32)
|