Përfundim
Padyshim, asgjë s’mund të jetë më e rëndësishme
se krijimi i njeriut dhe njohja e Krijuesit të tij. Ajo që kemi
bërë gjatë këtij libri është që të
përpiqemi të kuptojmë një temë që është
me rëndësi të dorës së parë për çdo
person.
Mendojmë se është e domosdoshme që ta përkujtojmë
lexuesin në këtë pikë se njeriut nuk i nevojiten informata
të shumta për të kuptuar se gjithësia dhe gjithçka
në të, duke e përfshirë vetveten e tij, janë
krijuar. Është në sferën e vetëdijes dhe arsyes
së një fëmije të vogël poaq sa është
në atë të një të rrituri të kuptojë
se ai u krijua. Fjalët e profetit Ibrahim në Kur’an janë
një shembull shumë i mirë për atë që nënkuptojmë.
Profeti Ibrahim një kohë jetoi në një bashkësi
që nuk besonte në Allahun dhe adhuronte shtylla totemi në
vend të Tij. Edhepse ai kurrë nuk kishte marrë ndonjë
mësim për ekzistencën e Allahut, e kishte kuptuar me arsyen
dhe vetëdijen e tij se ishte krijuar – për më tepër,
se ishte krijuar prej Allahut, I Cili i krijoi qiejt dhe tokën. Kjo
në Kur’an rrëfehet kështu:
E kur atë e mbuloi nata, ai e pa një yll e tha: "Ky është
Zoti im!" E kur ai u zhduk (perëndoi), tha:" Unë nuk
i dua ata që humbën".Kur e pa hënën të posa
lindur tha: "Ky është Zoti im! e kur perëndoi ajo,
tha: Nëse Zoti im nuk më udhëzon, unë do të jem
prej njerëzve të humbur!" Kur e pa diellin të lindur,
tha: "Ky është Zoti im, ky është i madh!"
e kur ai perëndoi, tha: O populli im, unë jam i pastër
nga ajo që ju i shoqëroni!" Unë me veten time i drejtohem
Atij që krijoi qiejt e tokën, larg besimeve të tjera; unë
nuk jam prej atyre që i përshkruajnë shok Allahut! (Sure
En’am: 76-79)
Siç shohim në shembullin e Profetit Ibrahim, çdo njeri
që posedon arsye dhe vetëdije dhe ajo që është
më e rëndësishme, i cili “nuk refuzon me padrejtësi
dhe mendjemadhësi” është në gjendje të
kuptojë se gjithësia u krijua dhe, për më tepër,
se ajo u krijua me një rregull dhe plan madhështor.
Nuk ka dyshim se gjendja e atyre të cilët nuk pranojnë
ekzistencën e Allahut, përkundër të gjitha argumenteve
të dukshme të shpalosura për t’i parë të
gjithë, është fare e habitshme për ata që posedojnë
arsye dhe vetëdije. Në Kur’an, deklarohet kështu
për ata të cilët nuk besojnë në fuqinë dhe
krijimin e Allahut:
E nëse ti (Muhammed) çuditesh (përse të përgënjeshtrojnë),
është edhe më e çuditshme thënia e tyre: "A
do të kemi krijim të ri pasi të jemi bërë dhe?"
Këta janë ata që mohuan Zotin e tyre, ata do të ndëshkohen
me pranga në qafë. Pra këta janë banues të zjarrit
ku do të qëndrojnë përgjithmonë. (Sure Rra’d:
5)
Këto që u rrëfyen në këtë libër janë
më të rëndësishme se çdo gjë tjetër
në jetën tuaj. Ndoshta gjer më tani nuk keni qenë
në gjendje t’ia kushtoni vëmendjen e duhur rëndësisë
së kësaj çështjeje apo ndoshta ka mundësi që
madje kurrë më parë nuk keni menduar për këtë.
Megjithatë, të jeni të sigurt se të pranosh/njohësh
Allahun, I Cili ju ka krijuar, është më e rëndësishme
dhe më e ngutshme se çdo gjë tjetër që ju mund
të bëni.
Mendoni për ato që Ai ju ka dhuruar: ju jetoni në një
botë të planifikuar/projektuar në hollësi deri në
detalin më të vogël dhe të krijuar posaçërisht
për ju. Ju nuk kishit dorë në këtë proces. Ju
i hapët sytë tuaj një ditë dhe e gjetët veten
në mes të mirësive të panumërta. Ju mund të
shihni, mund të dëgjoni, ju mund të ndjeni…
Dhe kjo është kështu sepse Ai ka dëshiruar një
krijim të tillë. Në një varg thuhet:
Allahu ju nxorri nga barqet e nënave tuaja (si foshnje) që
nuk dinit asgjë. Ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar,
me të parë dhe me zemër, ashtu që të jeni falënderues.
(Sure Nahl: 78)
Siç theksohet në këtë ajet, është Allahu
dhe askush tjetër I Cili ju ka dhuruar gjithçka që ju
posedoni dhe I Cili krijoi gjithësinë në të cilën
jetoni. Prandaj, ejani dhe nënshtrojuni Allahut dhe jeni falënderues
ndaj Tij për të gjitha mirësitë me të cilat Ai
ju ka pajisur dhe në këtë mënyrë fitoni një
shpërblim të amshueshëm. Nëse e bëni të
kundërtën, do të tregoni mosmirënjohje dhe veten do
t’i një ndëshkimi që, me vullnetin e Allahut, do
të zgjas përjetë.
Të jeni të sigurt: Ai ekziston dhe Ai është shumë
pranë jush…
Ai sheh dhe dëgjon gjithçka që ju bëni dhe dëgjon
çdo fjalë që e shqiptoni…
Dhe të jeni të sigurt se çdo njeri, duke ju përfshirë
edhe juve, shpejt do t’i jap llogari Atij…
Engjëjt thanë: "Larg nga të metat je Ti o
Zot! Ne nuk kemi asnjë dije tjetër përveç asaj që
na mësove Ti. Vërtet, Ti je i Gjithëdijshëm dhe i
Urtë!" (Sure Bekare: 32)
|