POHIMET E FUNDIT LIDHUR ME MBËSHTJETJEN FOSILE TË TEORISË SË EVOLUCIONIT
GJITHASHTU JANË TASHMË HISTORI
Teoria e evolucionit ka pësuar disfatë të zhurmshme në paleontologji
sikur edhe në fushat e biokimisë siç janë gjenet, ADN dhe sistemi qelizor.
Fosilet demonstrojnë se speciet e gjalla nuk kanë evoluar nga njëra tjetra,
por janë krijuar ndaras me karakteristikat e tyre specifike individuale.
Sipas teorisë së evolucionit që të gjitha speciet e gjalla kanë evoluar
nga njëra tjetra. Speciet e mëhershme ekzistuese me kohë u shëndërruan
në specie tjera dhe që të gjitha speciet u krijuan në të njëjtën mënyrë.
Sipas kësaj teorie, ky transformim ka ndodhur brenda një periudhe të gjatë
prej qindra miliona vitesh dhe është zhvilluar gradualisht.
Në studimet tona të tjera rreth jovaliditetit
të teorisë së evolucionit ne kemi sqaruar se Arheopteriksi nuk është
një qenie e gjallë midis shpendit dhe dinosaurit, por një specie
e zhdukur shpendi e cila mund të fluturonte mu sikur shpendtë e
sotëm. Megjithë këtë fakt, disa publikime evolucioniste akoma e
pranojnë Arheopteriksin për një "paraardhës primitiv të shpendëve"
dhe e përsërisin përrallën se "dinosaurët janë paraardhës të shpendëve".
Më lartë shihet reportazhi mashtrues rreth Archaeopteryx-it në New
Scientist dhe National Geographic. Finalisht, megjithatë, e vërteta
është zbuluar; edhe publikimeve evolucioniste iu është dashur ta
pranojnë kollapsin e legjendës së Arheopteriksit. |
Në atë rast, "specie të ndërmjetme" të shumta, do të duhej të ishin krijuar
dhe do të kishin jetuar brenda kësaj periode të gjatë të supozuar të transformimit.
Për shembull, disa krijesa gjysëm-peshk/gjysëm-zvarranik do të duhej
të kishin jetuar në të kaluarën gjë që do të kuptonte shtim të disa tipareve
të zvarranikëve në tiparet ekzistuese të peshqve tek këto krijesa. Ose
disa zvarranikë-shpendë do të duhej të kishin ekzistuar gjë që do të kërkonte
shtim të disa tipareve të shpendve në tiparet ekzistuese të zvarranikëve
të cilat këto krijesa veqse i kishin. Duke qenë se këto krijesa ishin
në periodë tranzitore, ato do të duhej të ishin të gjymta, të mangëta
dhe defektive. Evolucionistët u referohen këtyre krijesave teorike, për
të cilat besojnë që të kenë jetuar në të kaluarën, si "forma tranzitore".
Nëse shtazët e tilla do të kishin ekzistuar me të vërtetë në të kaluarën,
tash do të kishim miliona e bile edhe biliona sosh në numër dhe varietet.
Darvinizmi po shpartallohet mu në këtë pike, për arsye se nuk ekziston
as edhe një gjurmë e vetme e këtyre "formave të ndërmjetme tranzitore"
imagjinative.
Ky fakt ka qenë i njohur për një kohë të gjatë. Megjithatë evolucionistët
akoma spekulojnë rreth disa fosileve, duke tentuar që ti prezantojnë ato
si "forma të ndërmjetme tranzitore" dhe e ngushëllojnë vetveten duke thenë
se "vetëm disa forma të ndërmjetme janë gjetur deri më tash por në të
ardhmen të gjitha ato do të zhgroposen". Fosili më i rëndësishëm i paraqitur
si formë e ndërmjetme ka qenë fosili 150 milion vite i vjetër i shpendit
të vdekur i quajtur Archaeopteryx. Evolucionistët pohonin se ky shpend
kishte tipare të zvarranikëve. Megjithë faktin se pohimet e tyre janë
përgënjeshtuar një nga një dhe se është vërtetuar se Archaepteryx-i nuk
ishte një formë e ndërmjetme tranzitore por një specie shpendi që fluturonte,
ata dëshpërueshëm kapen për këtë fosil të fundit që e kanë.
"Zbulimi fosil kërcënon teorinë e evolucionit të shpendëve"
Një fosil i zbuluar gjatë viteve të fundit definitivisht i përmbysi pohimet
e evolucionistëve. Cituar nga burime evolucioniste, është gjetur një fosil
i cili zbuloi se paraardhësi i lashtë i shpendëve nuk ishte dinosaur apo
ndonjë qenie tjetër e gjallë por shpend.
 |
Paraardhësi i Shpendëve u vërtetua
të jetë Shpend
Lajm i paraqitur në New York Times më 23 Qershor
2000, me titullin "Zbulimet e fosileve kërcënojnë teorinë e evolucionit
të shpendëve".
.
|
 |
Lajmet rreth këtij zbulimi së pari u paraqitën në mediat botërore më
23 Qershor 2002. Në New York Times u paraqit titulli "Zbulimi fosil kërcënon
teorinë e evolucionit të shpendëve". Ishte ky një artikull rreth një shpendi
të zhgroposur kohëve të fundit në Lindjen e Mesme. Revistat shkencore
prominente si Science dhe Nature sikur dhe rrjeti i famshëm televiziv
BBC shpallën zhvilimet e fundit si vijon: "është zbuluar se fosili i zhgroposur
në Lindjen e Mesme i cili llogaritet të ketë jetuar para 120 milion vitesh,
është i mbuluar me pupla, e ka shporin (parmëzën) mu sikur Archaeopteryx-i
dhe shpendtë e tjerë të kohës së sotme, dhe se ka boshte të zbrazëta në
puplat e tij. KJO I BËN JOVALIDE POHIMET SE ARCHAEOPTERYX-I ËSHTË PARAARDHËS
I SHPENDVE, për arsye se fosili i zbuluar është 75 miliona vite më i vjetër
se Archaeopteryx-i. Kjo do të thotë se SHPENDI I VËRTETË ME TË GJITHA
TIPARET E TIJ KARAKTERISTIKE VEQSE KA EKZISTUAR 75 MILION VITE PARA KRIJESËS
E CILA SUPOZOHEJ TË JETË PARAARDHËS I SHPENDVE."
Një moment gjigand në historinë e Paleontologjisës
Pranimi nga vetë evolucionistët se Arheopterixi nuk është 'formë e ndërmjetme
tranzitore' që do të shërbente si evidencë për evolucionin është një kthesë
e madhe e rendësishme në historinë e paleontologjisë. Kjo për arsyen se
për afër 150 vite Archaeopteryx-i vazhdonte të ishte më prominenti midis
shumë pak të të ashtuquajturave 'forma të ndërmjetme tranzitore', të cilat
evolucionistët kishin mundur ti zhvillojnë. Sidoqoftë, kjo derë e shpëtimit
tashmë është e mbyllur gjihashtu dhe bota e paleontologjisë duhet të ballafaqohet
me të vërtetën e thjeshtë se nuk ekziston as edhe një fosil i vetëm i
cili do të sillte ndonjë evidencë për evolucionin.
Rezultati është evident. The New York Times gjithashtu ka pranuar faktin
dhe e ka vënë në faqen e parë titullin "Zbulimi fosil kërcënon teorinë
e evolucionit të shpendëve". Kjo është e vërtetë. Paraardhësi i shpendve
ishte shpend. Paraardhësi i peshqve ishte peshk, paraardhësi i kuajve
ishte kali, paraardhësi i kengurëve ishte kengur dhe paraardhësi i njerëzve
ishte njeri. Me fjalë të tjera, që të gjitha klasët e ndryshme të qenieve
të gjalla u shfaqën në formën e përsosur dhe specifike që e kanë sod.
Thënë ndryshe, ato u krijuan nga Perëndia.
Rezistenca konzervative që evolucionistët e tregojnë ndaj këtij fakti
evident tani e ka humbur edhe gurin e fundit të themelit.
Thanë: "Ti je i pa të meta, ne kemi dije tjetër përveç
atë që na mësove Ti. Vërtetë, Ti je i gjithdijshëmi, i urti!" (Kur'an
2:32) |