| ADN:
BURIMI I TË DHËNAVE TË JETËS
Progresi i shkencës e tregon qartë se qeniet e gjalla kanë një strukturë
dhe rend skajshmërisht kompleks i cili është tepër i përsosur për të ardhë
në ekzistencë rastësisht. Ky është fakt se qeniet e gjalla janë krijuar
nga një Krijues i Gjithëfuqishëm me njohuri superiore. Tash vonë për shembull
me shpleksjen e strukturës perfekte të gjenit njerëzor - gjë kjo që u
bë qështje prominente për shkak të Projektit të Gjenomit - krijimi unik
i Zotit u zbulua edhe një herë për të gjithë.
Shkencëtarët nga e tër bota, prej SHBA-ve deri në Kinë, kanë dhënë përpjekjet
e tyrë më të mira gjatë më shumë se një dekade, për të deshifruar 3 bilion
shkronjat kimike të ADN-së dhe për të përcaktuar sekuencën e tyre. Si
rezultat i kësaj, 85% të të dhënave që përfshihen në AND-në e njerëzve
mund të renditen në mënyrë të duhur. Edhe pse ky është një zhvillim shumë
ngacmues dhe i rëndësishëm, siç thotë edhe Dr. Francis Collins i cili
e udhëheq Projektin e Gjenomit Njerëzor, tani për tani është marrë vetëm
hapi i parë në deshifrimin e informatave që gjenden në ADN.
Për të kuptuar se pse deshifrimi i këtyre informatave merr kaq shumë
kohë, ne duhet ta kuptojmë natyrën e informatave të deponuara në ADN.
Struktura sekrete e AND-së

Në një molekulë të ADN-së ka mjaft informata sa për të mbushur 1
000 libra. Këto informata janë të koduara në ADN-në që e shihni
në fotografi. Të gjitha tiparet e njeriut janë të koduara në një
alfabet të përbërë nga shkronjat A, T, C dhe G. |
Në fabrikimin e produkteve teknologjike apo në menagjimin e një fabrike,
mjetet më të mëdha të punësuara janë përvoja dhe akumulimi i njohurisë
që i ka fituar njeriu gjatë shumë shekujve. Njohuria dhe përvoja e nevojshme
për ndërtimin e trupit njerëzor, "fabrikës" më të avancuar dhe sofistikuar
në botë, janë të deponuara në ADN. ADN është një molekulë e madhe që ruhet
me kujdes në bërthamën qelizore dhe që funksionon si një bankë e të dhënave
për trupin e njeriut. Informatat e fshehura brenda ADN-së kontrollojnë
qindra ngjarje të ndryshme që ndodhin në qelizat e trupit të njeriut dhe
në funksionimin e sistemit të tij, sikur edhe në qështjet fizike, që nga
ngjyra e flokëve dhe syve të personit e deri te lartësia e tij. Për shembull,
edhe nëse shtypja e gjakut të dikuj është e lartë, e ulët apo normale,
mvaret nga informatat në ADN.
Një qështje e rëndësishme që duhet potencuar këtu është se qysh nga krijesa
e parë njerëzore, triliona shembujt e ADN-së në biliona qelizat e njeriut
janë paraqitur në gjendjen e njëjtë të përsosshmërisë dhe kompleksitetit
siç janë edhe sot. Duke i lexuar rreshtat e mëposhtëm ti poashtu do të
shohësh se sa e paarsyeshme është të pohohet, ashtu siç bëjnë evolucionistët,
se gjoja një molekulë e tillë, me strukturën dhe mundësitë e saj marramendëse,
është krijuar si rezultat i rastësisë.
Vëllimet e informatave në Qelizën Njerëzore
Informatat e deponuara në ADN nuk duhet të nënqmohen në asnjë mënyë.
Për më tepër pasi që një molekulë ADN e njeriut përmban mjaftë informata
sa për të mbushur miliona faqe enciklopedishë, apo për të mbushur rreth
1000 libra. Vëreje me vëmendje këtë fakt: një milion faqe enciklopedie,
apo 1000 libra. Pra kjo do të thotë se bërthama e çdo qelize përmban aq
informata sa për të mbushur një milion faqe enciklopedie, informata këto
që përdoren për kontrollin e funksioneve të trupit të njeriut. Për të
tërhequr një analogji ne mund të pohojmë se edhe 23 volumet e Enciklopedisë
Britanike, njërës nga minierat më të mëdha të informacioneve në botë ,
kanë vetëm 25000 faqe. Kështuqë para nesh qëndron një pamje e habitshme.
Në një molekulë të gjetur në bërthamë, e cila është shumë më e vogël se
sa qeliza mikroskopike ku ajo është e vendosur, ekziston një depo e të
dhënave 40 herë më e madhe se sa enciklopedia më e madhe e botës e cila
përmban me miliona artikuj informacioni. Kjo do të thotë se kemi një enciklopedi
1000 volumëshe e cila është unike dhe nuk ka diqka që mund të krahasohet
me të. Kur një pjesë e informacionit prezente në gjenin e njeriut do të
lexohej çdo sekondë, non-stop, do të duheshin 100 vite për ta kompletuar
këtë proçes. Nëse informatat që gjenden në ADN do të vendoseshin në formë
libri, vëllimet e vendosura në majë të njëra tjetrës do të mbërrinin 70
metra lartësi. Llogaritjet e fundit kanë zbuluar se kjo enciklopedi gjigante
përmbanë nja 3 bilion "tema" të ndryshme. Nëse informatat e ADN-së do
të shkruheshin në letër, ajo letër do të zgjatej nga Poli i Veriut deri
në Ekuador.
 |
Molekula e ADN-së në bërthamë është
e kondenzuar në të ashtuquajturat kromozome. Gajtësia totale e molekulës
së ADN-së në kromozom është 1 metër. Kromozomi është një nanometer
i gjerë, me fjalë të tjera sa e bilionta pjesë e metrit. Si mund
të ndodhë që molekula e ADN-së e gjatë 1 metër të vendoset në një
hapësirë aq të vockël?
Pakot e kromozomeve janë në fakt të ndërtuara nga
sisteme specialë përbërëse shumë më të vockla. Molekula e ADN-së
së pari është e mbështjellë rreth proteinave speciale të quajtura
histone, mu sikur tek shtjella e pambukut. Kështu, ato formojnë
strukturat e quajtura nukleozome. Këto nukleozome janë të dizajnuara
në mënyrë speciale për të mbrojtur ADN-në dhe për të ndaluar dëmtimin
e saj. Kur nukleozomet lidhen njëra me tjetrën ato formojnë kromatinën.
Laqe të përdredhura afërsisht e formojnë kromatinën. Në këtë mënyrë,
kjo krijesë madhështore e ngjeshë molekulën e ADN-së në një hapësirë
aq të vogë sa e bilionta pjesë e gjatësisë së saj.
|
Këta shembuj janë indikacion i sasisë madhështore të informatave që gjenden
në ADN. Tash shtrohet pyetja, si mund të bëhet fjalë për molekulë që përmban
informata. Kjo për arsye sepse ajo për qka ne po flasim nuk është kompjuter
apo bibliotekë, por vetëm një pjesë e trupit që është me qindra mijëra
herë më e vogël se një milimetër, e përbërë thjeshtë nga proteina, yndyra
dhe molekula uji. Do të ishte një mrekulli me përmasa mahnitëse sikur
kjo pjesë pambarimisht e vogël e trupit do të përmbante dhe depononte
qoftë edhe një informatë të vetme e të mos flasim për miliona informata
të tilla.
Kompjuterët janë momentalisht format më të përparuara të teknologjisë për
deponimin e informatave. Sasia e informatave e cila para 30 viteve në mënyrë
rutinore deponohej në një kompjuter me madhësi sa të një dhome, sot mund
të deponohet në disqe të vogla, por edhe teknologjia më e re e zbuluar nga
intelegjenca njerëzore, pas diturisë së akumuluar me shekuj dhe punës së
mundimshme, akoma është larg nga arritja e kapacitetit deponues të informatave
që ka një bërthamë e vetme qelizore. Krahasimi në vijim i bërë nga profesori
i mirënjohur i mikrobiologjisë Michael Denton, mbase do të mjaftojë për
të ndriquar kontrastin midis madhësisë së vockël të ADN-së dhe sasisë së
madhe të informatave që ajo përmban:
Informatat e nevojshme për të specifikuar dizajnin e
të gjitha specieve të organizmave që kanë ekiztuar ndonjëherë në planetë,
një numër i cili sipas G.G. Simpson arrin në përafërsisht një mijë milion,
do të mund të mbaheshin në një lugë qaji dhe akoma do të kishte vend aty
për të gjitha informatat që gjenden në secilin libër të shkruar ndonjëherë.1
Si mundet një zingjir i padukshëm për syrin, i përbërë nga atomet, me
diametër sa e një bilionta pjesë e milimetrit, të përmbajë një memorie
të tillë dhe një kapacitet të tillë informatash? Kësaj pyetje shtoja edhe
këtë tjetrën: Përdesisa secila nga 100 trilion qelizat e trupit tënd i
dinë përmendësh një milion faqe informacioni, ti si një qenie njerëzore
intelegjente dhe e vetëdijshme, sa faqe enciklopedie do të mund t'i memorizoje
gjatë tërë jetës tënde. Diqka që është edhe më e rëndësishme, qeliza i
përdorë këto informata në mënyrë të rrjedhshme, në një mënyrë tejmase
të planifikuar dhe koordinuar, në vendet e duhura dhe kurrë nuk bën ndonjë
gabim. Akoma para se njeriu të vijë në ekzistencë, qelizat e tij veqse
kanë filluar proçesin e ndërtimit të tij.
Qelizat: Njësitë Ndërtuese të Njerëzve
Fekondimi i qelizës vezë nga spermatozoidi do të thotë fillimi i jetës
së re njerëzore. Miliona spermatozoide garojnë për të fekonduar qelizën
vezë, por vetëm një nga ta arrin ta bëjë këtë. Megjithatë, kjo garë nuk
i është lënë shansit apo rastësisë, pasi që çdo fazë e saj është krijuar
nga Zoti me përmasa të fiksuara. Perëndia e shpallë këtë të vërtetë në
ajetin e shenjtë:
"Ne u kemi krijuar juve, e përse nuk pranoni? A keni menduar për farën që e
dredhni. A ju e krijoni atë, apo Ne jemi që e krijojmë?" (Kur'ani 56:57-59)
Kur qeliza spermatozoide e babait e fekondon qelizën vezë të nënës, gjenet
e prindërve bashkohen dhe përcaktojnë karakteristikat fizike të foshnjes
që eventualisht do të lindet. Secili nga mijëra gjenet e ndryshme e ka
një funksion të veqantë. Janë gjenet ato që e përcaktojnë ngjyrën e flokëve
dhe syve, formën e fytyrës dhe detaje tjera të panumërta në skelet, organe
të brendshme, tru, nerva dhe muskuj.
Kur sperma bashkohet me qelizën vezë, formohet një qelizë - themeli i
qenies së re njerëzore - dhe bashkë me atë qelizë formohet gjithashtu
kopja e parë e molekulës së ADN-së, të cilat do ta bartin kodin gjenetik
të personit brenda secilës qelizë përgjatë tërë jetës së tij.
Në mënyrë që kjo qelizë e parë, veza e fekonduar, të zhvillohet në qenie
njerëzore, ajo duhet të shumohet, dhe në bazë të kësaj ajo fillon të ndahet
me një vetëdije të mrekullueshme. Kjo vetëdije e zbulon vetveten në fazën
e ardhshme. Duke u ndarë qelizat ato fillojnë të rriten ndryshëm dhe shkojnë
në ato pjesë të trupit ku ato nevojiten. Në vend të një mase trupi të
përbërë nga qeliza saktësisht të njëjta, disa nga to shëndërrohen në qeliza
syri dhe shkojnë aty ku nevojiten, të tjerat formojnë qelizat e zemrës
dhe shkojnë në gjoks, dhe prapë disa të tjera shëndërrohen në qeliza lëkure
dhe e mbulojnë tërë trupin. Të gjitha qelizat shumohen aq sa nevojitet
për indin e veqantë të cilin ato do ta konstruktojnë, dhe fillojnë të
bashkohen duke i dhënë indit strukturën që i nevojitet, duke filluar kështu
krijimin e organeve të ndryshme.
Koordinimi i këtij diferencimi dhe strukturimi është bërë i mundur nga
molekula e ADN-së. Ne nuk duhet ta lëmë mënjanë faktin se ADN nuk është
as biokimist që punon në laboratore të mbushura plot nga pajisjet më të
reja, e as një super - kompjuter i aftë për të kryer triliona kalkulime
në sekondë. ADN është molekulë e krijuar nga atome si karboni, fosfori,
azoti, hidrogjeni dhe oksigjeni.
Le të kemi tani parasysh faktet vijuese: Triliona qelizat në trupin e
njeriut shumohen me ndarje. Sidoqoftë gjenet e ndryshme në qelizat e ndryshme
aktivizohen në kohëra të ndryshme, dhe me këtë i lejojnë qelizës që të
diferencohet. Ose thënë ndryshe, çdo qelizë që ndahet dhe shumohet pas
qelizës së parë, përmban kompletin e informatave gjenetike. Me fjalë tjera,
çdo qelizë e vetme posedon mundësinë për të prodhuar muskulin e zemrës,
lëkurën, qelizat e kuqe të gjakut apo qfarëdo indi tjetër në trup. Edhepse
secila qelizë përmbanë përshkrimin e tërësishëm gjenetik të tërë trupit,
vetëm disa gjene janë aktive në kohëra të ndryshme në organe të ndryshme.
Për shembull, çdo qelizë përmbanë kodet për zhvillimin dhe funksionimin
e veshkëve, sidoqoftë vetëm gjenet relevante janë aktive në atë organ,
në kohëra të caktuara në fazën e zhvillimit. Njëjtë me këtë, enzimet e
caktuara, psh glukozo-6-fosfati, gjenden kryesisht në mushkëri. Edhepse
të gjitha qelizat e të gjitha organeve të tjera e posedojnë përshkrimin
e kësaj proteine ato kurrë nuk e prodhojnë atë. Qelizat e syrit kurrë
nuk e bëjnë; për shembull ato krijojnë vetëm atë që është e nevojshme
për syrin: qelizat nervore do të bartin porositë në tru dhe nga truri
në organe, qelizat e mushkërive do të purifikojnë toksinet dhe qelizat
yndyrore do të deponojnë ushqimin për kohën kur do të ketë mungesë ushqimi.
Asnjë nga to kurrë nuk gabon dhe për shembull të prodhojë enzimet e lukthit.
Pra kush e bartë sipër këtë divizion të përsosur pune? Kush i urdhëron
qelizat që të specializojnë në fusha të ndryshme pasi që ato të jenë ndarë
dhe shumuar? Për më tepër, si mundet që të gjitha qelizat të binden me
aq vetëdije, dhe kë e dëgjojnë ato derisa punojnë me një disciplinë dhe
organizim kaq të patëmetë? Është shumë e qartë se asnjë nga këto nuk janë
sisteme të rastësishme të formuara si rezultat i akoma rastësive të tjera.
Kjo përsoshmëri nuk përfundon me faktin se qelizat paraqiten në vendin
e duhur dhe në kohën e duhur, dhe vënë në funksion gjenet e duhura. Qelizat
duhet gjithashtu të jenë prezente në fazat përkatëse të jetës, dhe atë
në sasi të duhur. Gjenet tona 'riparuese' punojnë gjatë tërë kohës në
gati të gjitha qelizat tona. Gjenet tjera funksionojnë vetëm në disa qeliza
në periudha kritike gjatë jetës, duke punuar për vetëm disa orë para se
të shkojnë në gjendje gjumi. Për shembull prodhimi i qumështit mundësohet
nga gjenet gjatë gjidhënies. Informata ekzistuese aktivizohet në kohën
e duhur, në sasinë e duhur dhe në vendin e duhur. Përdorimi i "koincidencës"
nga evolucionistët për të sqaruar këtë vetëdije, planifikim, përcaktim,
llogaritje, drejtim intelegjent dhe përdorim të të biliontave pjesë të
informatave që gjenden në ADN, në fakt nuk është sqarim aspak. Asnjë sistem
në botë, as edhe më i thjeshti nuk mund të vijë në ekzistencë nga rastësia,
kështuqë është skajshmërisht jologjike të shihen si rastësi ndodhitë e
planifikuara dhe të organizuara që ngjajnë në nivel të hapësirës mikroskopike.
Në të vërtetë, evolucionistët e pranojnë se ata janë larg nga ofrimi i
sqarimit për këtë diferencim dhe ndarje të punëve në qelizë. Mikrobiologu
evolucionist Profesor Ali Demirsoy dëshmon:
Në esencë nuk është vërtetuar akoma asnjë sqarim i kënaqshëm
për zhvillimin e grupeve të qelizave me struktura dhe funksione shumë
të ndryshme.2
Të gjitha këto ngjarje të jashtëzakonshme nuk munden thjeshtë të llogariten
në terme të rastësive apo sikur ato janë vepër e vetë qelizave. Pra, kush
i drejton këto zhvillime që ngjajnë në qelizë,i krijon ato për qëllime
të caktuara, dhe posedon intelegjencën dhe fuqinë për që paraqitur biliona
pjesë të informatave në një sipërfaqë të tillë të vockël, të pakapshme
për syrin e njeriut?
Mençuria në Qelizë
Në këtë rast ti duhet ta pranosh se qfarëdo qelize në stomakun apo veshin
tënd është më e ditur se sa ti, dhe pasiqë ajo i përdor informatat e përmendura
në mënyrën më korrekte dhe perfekte, ajo është edhe më e menqur se ti.
Por ku është burimi i kësaj menqurie? Si është e mundur që secila nga
100 trilion qelizat e trupit të njeriut posedon këtë aftësi, informatë
dhe intelegjencë të pabesueshme? Në fund të fundit këto janë vetëm një
grumbull i atomeve dhe pastaj janë edhe të pavetëdijshme. Merri atomet
e të gjitha elementeve, kombinoji në forma dhe numra të ndryshëm, do të
fitosh molekula të ndryshme, por akoma kurrë nuk mund të fitosh ndonjë
menquri. Qofshin këto molekula të vogla apo të mëdha, të thjeshta apo
komplekse, kjo nuk ka fare rëndësi. Kurrë nuk do të mund të fitosh një
mendje që me vetëdije do të organizonte ndonjë proces dhe do ta kryente
atë.
Nëse një ditë i shihni fjalët "Asgjë nuk ndodhë
rastësisht" të shkruara në një copë letre, juve as që do të ju shkojë
ndër mend se ato fjalë janë formuar kur ngjyra është derdhur në
letër. Çdo person intelegjent do të mendojë se ato janë shkruar
nga dikush. Pohimet e evolucionistëve lidhur me krijimin e informatave
brenda ADN-së janë totalisht jologjike sikurse të pohuarit se shkronjat
në copën e letrës u shkruan nga rastësia. |
Si mund të ndodhë atëherë që molekula e ADN-së, e kompozuar nga mbarështimi
i numrit të caktuar të atomeve të pamenqura dhe pavetëdije në sekuenca
të caktuara, dhe enzimeve, të punojë në mënyrë të harmonishme, të ketë
aftësi të organizojë veprime të panumërta të komplikuara dhe të ndryshme
në mënyrën më të përsosur dhe më komplete në qelizë? Përgjegjja në këtë
është shumë e thjeshtë; menquria nuk është në këto molekula apo në qelizat
ku ato gjenden, por në atë që i ka krijuar këto molekula, që i ka programuar
ato të funksionojnë sikurse funksionojnë. Thënë shkurt, menquria është
prezente jo në veprën e bërë, por në krijuesin e asaj vepre.
Edhe kompjuteri më i zhvilluar është produkt i menqurisë dhe intelektit
që ka shkruar dhe instaluar programet e tij, dhe pastaj e ka përdorur
atë. Njësoj, qeliza, ADN dhe ARN në të, dhe njeriu i përbërë nga qeliza
të tilla nuk janë asgjë veqse vepra të Atij që i ka krijuar ato sikur
edhe atë që ato bëjnë. Pa marrë parasysh se sa e përkryer, komplete dhe
e mahnitshme është vepra, menquria gjithmonë qëndron në pronarin e veprës.
Nëse ti do ta shihje një fjali të kuptimtë në fletoren tënde në tavolinë,
a nuk do të ishe kurreshtar për ta ditur kush e ka shkruar atë. Ti kurrë
nuk do të mendoje se fletorja, lapsi dhe ngjyra u bashkuan si rezultat
i erës dhe e shkruan atë fjali. Në ADN ne kemi të bëjmë me biliona pjesë
të informatave, secila nga to kruciale për qenien njerëzore.
Hë pra, pse nuk e bëjmë të njëjtën pyetje rreth qelizës? Nëse informata
në kompjuter apo në fletore është shkruar nga dikush, kush e ka "shkruar"
atëherë ADN-në e cila ka teknologji shumë më superiore dhe më të avancuar,
është dizajnuar në mënyrën më të përkryer, është krijuar dhe vendosur
në qelizën e imtë, e cila nga ana tjetër është një mrekulli tjetër në
vetvete? Përveq kësaj, deri më sot ajo nuk ka humbur asnjë nga aftësitë
që i ka pasur me mijëra vite. Çka mund të jetë për ty më e rëndësishme
se sa të pyetesh: Kush dhe pse i ka krijuar këto qeliza, të cilat funksionojnë
non-stop në mënyrë që ti të mund të lexosh këta rreshta, të shohësh, të
marrësh frymë, të mendosh, thënë shkurt të ekzistosh dhe të vazhdosh të
ekzistosh?
A nuk është përgjegjja në këtë pyetje ajo për të cilën ti duhet të mendosh
më së shumti në jetën tënde? Ne shohim një dizajn, planifikim dhe rend
madhështor që nga dielli në qiell e deri të ADN-ja në trupin e dikuj.
Dhe të mendosh tash se cilado nga këto gjëra mund të jetë rezultat i rastit,
është një pohim i papranueshëm, diqka që është e pamundur të mirret seriozisht.
Asnjë Dizajn nuk mund të ndodhë Rastësisht
Ti mund ta kesh parë emrin e ndonjë ndërtese, të bërë me lule në kopsht
para saj. Duke shikuar aty poshtë ose edhe që nga larg, menjëherë mund
ta kuptosh emrin e ndërtesës apo kompanisë përkatëse. Kjo është shenjë
se ato lule nuk janë aty rastësisht por janë vendosur ashtu nga kopshtarët
dhe dizajnuesit. Ti mund edhe të mos i shohësh kopshtarët duke e bërë
atë, por ti e kupton se ajo ka ndodhur, nga emri që ato lule formojnë.
|

Askush nuk do ketë fije dyshimi se pjesët
e orës në foto janë dizajnuar nga dikush. Kodimi i informatave në
ADN është shumë më madhështor se sa dizajni i një ore. Duke qenë
kështu, është një gënjeshtër e madhe të pohosh se informatat u krijuan
vetvetiu rastësisht si rezultat i vendimit të marrë nga atomet e
pavetëdije.
|
Në mënyrë alternative, le të marrim sikur ti i ke lënë pllakëzat e shkapërderdhura
në tavolinë pasi që ke luajtur lojën e mozaikut. Kur kthehesh e sheh se
pllakëzat janë në formën e fjalëve: "Unë kam fituar", dhe ti menjëherë
e di se dikush i ka renditur ato në atë radhitje të kuptimtë. Ti kurrë
nuk do të mund të imagjinoje se pllakëzat u bashkuan rastësisht dhe i
formuan ato fjalë, ashtu sikur kurrë nuk do të mund të imagjinoje se emri
që e kanë krijuar lulet është paraqitur rastësisht. Shkurtimisht, nëse
ekziston ndonjë dizajn i drejtuar ndaj një caku të caktuar diku, atëherë
ti e di se definitivisht duhet të ekzistojë një dizajnues mbrapa atij
dizajni. Ti mund të mos e kesh parë dizajnuesin, sidoqoftë ti mund të
jesh i sigurtë në ekzistencën e tij dhe qëllimin e tij nga vepra që ai
e ka bërë dhe nga gjurmët që ka lënë prapa vetes.
Ideja kryesore që ne duam të parashtrojmë me këta shembuj është kjo:
Nëse ekziston qoftë edhe shenja më e vogël e diqkaje të planifikuar diku,
atje sigurisht gjenden gjurmët e poseduesit të menqurisë. Për shembull,
nëse ti i rrokullis disa gurë të bardhë teposhtë një mali triliona herë,
ti kurrë nuk do të kesh shans të shohësh se ata gurë janë bashkuar dhe
kanë formuar emrin e një ndërtese. Nëse ekziston ndonjë fjalë apo fjali
diku, të gjithë do të pajtohen se ajo fjalë apo fjali do të jetë shkruar
nga dikush. Fjalët pa autor, apo dizajnet pa dizajnues janë fare të pamundura.
Trupi i njeriut në anën tjetër posedon një strukturë triliona herë më
komplekse se sa emri i një ndërtese apo se sa fjalët "Unë kam fituar",
dhe prapë është tërësisht e pamundur të marrësh me mend se ky kompleksitet
mund të ketë ndodhur vetvetiu apo me rastësi. Për më tepër, triliona ADN-të
që biliona qenie të gjalla i kanë poseduar gjatë miliona vitesh, janë
përdorur në mënyrën më intelegjente, janë shkruar në mënyrën më të përkryer
pa asnjë cen, dhe janë vendosur në zona të imta të pakapshme për syrin
e thjeshtë. E kjo do të thotë se ekziston një Krijues i cili e ka dizajnuar
dhe planifikuar qelizën me ADN-në brenda saj, në mënyrë aq të përsosur.
Të pohosh të kundërtën do të thotë të shkosh prapa kufinjëve të arsyeshmërisë
dhe të sulmosh vetë themelin e të së vërtetës, arsyes dhe logjikës.
Prapseprapë, shumë njerëz, të cilët me shumë gatishmëri do të thonë se
është e pamundur që disa shkronja të rregullohen vetvetiu dhe të formojnë
qoftë edhe tri fjalë të vockla, mund të dëgjojnë pa asnjë vërejtje mashtrimin
se ishte rezultat i "koincidencës" ajo që biliona atome u bashkuan një
nga një në një renditje të planifikuar dhe formuan një molekulë si ADN-ja,
e cila kryen një detyrë aq super-komplekse. Kjo është sikur një person
i hipnotizuar i cili i është nënshtruar hipnotizuesit dhe që pranon me
sugjestion se ai është derë, dru apo hardhucë
Shembujt e dizajnit të patëmetë në ADN nuk janë të kufizuar vetëm në
rastet e përmendura më lartë. Kodimi i të dhënave në ADN është dizajnuar
në mënyrë shumë më fascinante dhe të mahnitshme.
ADN alfabeti
Mendoni një mozaik sikur ky në foto.
Secila pjesë duhet të jetë në vendin e saj të duhur në mënyrë që
mozaiku të jetë i kompletuar dhe to që krijohet fotografia. Mu sikur
një mozaik, të gjitha nukleotidet duhet të jenë të renditura në
mënyrë korrekte ashtu që molekula e ADN-së të krijojë një qenie
të gjallë perfekte dhe që t'ia mundësojë asaj ekzistencën.
Natyrisht se është qesharake të mendosh se pjesët e ndara të këtij
mozaiku u bashkuan rastësisht dhe e formuan pikturën që gjendet
më sipër. Është edhe më i palogjikshëm pohimi se molekula e ADN-së,
e cila ka pakrahasueshëm një dizajn më të përsosur dhe një sistem
kodimi më kompleks se sa mozaiku, është krijuar rastësisht. |
ADN-ja në bërthamën qelizore ka strukturë spirale. Kur kjo do të nxirrej
jashtë, ADN-ja kthehet në një fije të hollë me gjatësi prej një metre
ose ashtu diqka. Mënyra se si ADN-ja e gjatësisë një metërshe ose afërsisht
ashtu diqka, tkurret në bërthamën e vockël qelizore, është temë që do
konsideratë të mëtejme.
Atomet që e ndërtojnë ADN-në kanë një dizajn superior që mundëson përmbajtjen
e sasisë maksimale të informatës në zonat sa më të vogla që të jetë e
mundur. Tri elemente gjenden në secilin hap të fijeve spirale që rrotullohen
rreth njëra tjetrës: sheqeri, fosfati dhe bazat organike që përmbajnë
hidrogjen të cilat e krijojnë kodin e ADN-së. Edhepse mënyrat dhe funksionet
janë të njëjta tek secili njeri, kodet e veqanta që u mundësojnë njerëzve
të jenë të ndryshëm nga njëri tjetri, janë të ndërtuara nga këto baza
hidrogjenore. Dallimet në mënyrën e kombinimeve të këtyre katër bazave
të ndryshme janë arsyeja e të gjitha dallimeve midis njerëzve. Këto baza
janë: Adenina, Guanina, Citozina dhe Timina. Ato lidhen me njëra tjetrën
bazuar në rregulla specifike. Sikur një gjuhë e huaj të cilën shkencëtarët
sapo kanë filluar të mësojnë ta lexojnë, këto katër tipe të bazave organike
hidrogjenore e fshehin në vete tërë kodin e ekzistencës sonë biologjike.
Këto baza që e ndërtojnë molekulën e ADN-së janë të njohura me inicialet
e tyre: A, T, G dhe C. Informatat në bankën e të dhënave në bërthamën
qelizore janë të deponuara në formën e alfabetit të përbërë nga këto katër
shkronja.
Secili gjen, i cili është njësi përbërëse e molekulës së ADN-së, përcakton
veti të posaqme të trupit të njeriut. Veti të panumërta si lartësia, ngjyra
e syve, materiali dhe forma e hundës, pastaj veshëve dhe kafkës formohen
me komandën e gjeneve të ndërlidhura. Ne mund të krahasojmë secilin nga
këto gjene me faqet e një libri. Në faqe gjenden shkrime të përbëra nga
shkronjat A-T-G-C.
Në ADN-në e qelizës njerëzore gjenden përafërsisht 200 000 gjene. Secili
gjen është i kompozuar nga sekuenca speciale e nukleotideve, numri i të
cilave sillet prej 1000 deri në 186 000 sipas tipit të proteinave me të
cilat ato korrespondojnë. Këto gjene përmbajnë kodet e përafërsisht 200
000 proteinave që funksionojnë në trupin e njeriut dhe e kontrollojnë
prodhimin e këtyre proteinave.
Renditja e gjeneve
Një nga zbulimet më të rëndësishme të biologjisë molekulare është ai
se disa gjene janë me influente se sa të tjerat. Arsyeja e kësaj është
se gjenet janë të vendosura në një renditje shumë të komplikuar. Në hierarkinë
fundamentale gjenetike ekzistojnë disa gjene të cilat janë të ngarkuara
me bartjen e funksioneve që përsëriten: krijimi i hemoglobinës, rritja
e flokëve ose për shembull prodhimi i enzimeve digjestive. Ekzistojnë
gjenet "rregullatore" të vendosura mbi këto molekula punëtore. Këto i
shtyjnë molekulat punëtore që të punojnë dhe gjithashtu i ndalojnë ato
nga të punuarit. Për shembull, ato e ndalojnë nga funsionimi gjenin e
hemoglobinës gjatë fëmirjërisë. Ekziston një seri e 'kontrolleve kryesore'
mbi punën edhe të punëtorëve e edhe të 'drejtuesve të ndërmjetmë'. Vendimi
i tyre ndikon në disa, bile edhe deri në qindra sub-njësi. Këto gjene
janë aq vitale sa që dëmtimi i tyre gjatë fazës embrionale mund të jetë
fatal.
Ky është një fakt që kërkon konsideratë të kujdesshme. Gjenet janë molekula
të përbëra nga atomet. E pra, si është e mundur që këto molekula të kenë
vendosur një organizim kaq të rregulluar midis tyre? Si mund të ndodhë
që një melekulë të marrë vendim për të ndalur rritjen e dikuj dhe t'ia
besojë këtë vendim gjeneve tjera, ashtu që ato ta pranojnë, ti binden
dhe ta implementojnë këtë vendim? Kush e ka vendosur këtë disciplinë?
Tutje, triliona gjene në mënyrë të pandërprerë me miliona vite kryejnë
të njëjtat funksione, me disciplinën e njëjtë, bindjen, intelegjencën
dhe vetëdijen e njëjtë..
Të thuash tash se një sistem i tillë u shfaq rastësisht është absolutisht
e quditshme. Nuk ka dyshim se është Perëndia Ai që i ka programuar gjenet
në mënyrë aq të menqur dhe të përsosur.
ADN-ja e sfidon rastësinë
Matematicientët kanë vërtetuar sot se rastësia nuk luan asnjë rol në
formimin e informatave të koduara brenda ADN-së. Kur dihet se molekula
e ADN-së është e përbërë nga miliona qifte bazash, gjasat e një krijimi
të rastësishëm të qoftë edhe të një gjeni të vetëm nga 200 000 sosh që
e përbëjnë ADN-në, janë më të pakta se sa edhe fjala "e pamundur" do ti
shprehte. Frank Salisbury, një biolog evolucionist, i thotë fjalët në
vijim rreth kësaj "pamundësie".
Një proteinë mesatare mund të përfshijë deri në 300
aminoacide. Gjeni i ADN-së që kontrollon këtë do ti ketë 1 000 nukleotide
në zingjirin e tij. Duke qenë se ekzistojnë katër lloje të nukleotideve
në zingjirin e ADN-së, një zingjirë i tillë i përbërë nga 1 000 lidhje
mund të ekzistojë në 41000 forma. Duke përdorur një algjebër të thjeshtë
ne shohim se 41000 =10600. Kur numri dhjetë shumëzohet me vetveten 600
herë e jep një figurë ku numri 1 ka pas vetes 600 zero! Ky numër është
tërësisht jashtë kufinjëve të të kuptuarit tonë.3
Sikur edhe po të supozonim se në një mjedis janë të pranishme të gjitha
nukleotidet e nevojshme bashkë me kompleksin e molekulave dhe enzimeve
të nevojshme për kombinimin e tyre, gjasat që këto nukleotide të radhiten
në sekuencën e dëshiruar janë 1në 41000, ose me fjalë tjera 1 në 10600.
Shkurt thënë, gjasat e formimit të rastësishëm të kodit të një proteine
mesatare të trupit të njeriut në ADN janë 1 me një njësh tjetër të pasuar
nga 600 zero. Ky numër, i cili është shumë më larg se sa të jetë astronomik,
do të thotë në praktikë: gjasë "zero" . E kjo do të thotë se një sekuencë
e tillë duhet të jetë e ndikuar nga kontrolli dhe dituria e një fuqie
të menqur dhe të vetëdijshme. Gjasat janë zero që kjo të ndodhë "aksidentalisht"
apo "rastësisht".
Mendo rreth librit qe je duke e lexuar pikërisht tani. Si do të reagoje
ti ndaj dikuj që do të thoshte se shkronjat janë bashkuar rastësisht nga
vetvetiu dhe e kanë formuar këtë shkrim? Është shumë e qartë se libri
është shkruar nga një person intelegjent dhe i vetëdijshëm. Njësoj është
edhe me ADN-në.
Francis Crick dhe James Watson fituan
çmimin Nobël për zbulimin e strukturës madhështore të ADN-së. |
Fransis Crick, biokimisti i cili e zbuloi strukturën e
ADN-së ka fituar qmimin Nobël për hulumtimet e kryera në këtë fushë. Crick,
i cili ishte një evolucionist i flaktë, dha këtë pohim shkencor në librin
që e shkroi pas vërtetimit të strukturës së mrekullueshme të ADN-së: "Një
njeri i ndershëm, i armatosur me tër njohuritë që i kemi në dispozicion
tani, mundet vetëm të pohojë se në njëfarë mënyre, origjina e jetës paraqitet
në një moment që është gati mrekulli."4 Pra edhe
sipas mendimit të Crick-ut, i cili ishte një nga ekspertët më të mëdhenjë
të ADN-së, jeta kurrë nuk mund të ketë lindur në tokë në mënyrë spontane.
Kur ne kemi parasysh rregullin dhe balancin sensitiv në të dhënat brenda
ADN-së, bëhet edhe më e qartë se sa e pamundur është që ato të kenë ardhur
në jetë nga rastësia. Të dhënat e ADN-së, që përbëhen nga më shumë se
3 bilionë shkronja, janë të kompozuara nga një sekuencë speciale dhe të
kuptimshme të shkronjave A-T-G-C. As edhe një shkronjë e vetme nuk duhet
të vendoset gabimisht në këtë sekuencë. Një fjalë e shkruar gabimisht
apo një gabim shkronjë në një enciklopedi mund të anashkalohet dhe të
injorohet. As që edhe do të vërehet. Sidoqoftë, qoftë edhe një gabim i
vetëm në ndonjë nga bazat qifte të ADN-së, si psh një shkronjë e koduar
gabimisht në 1 bilion e 719 milion e 348 mijë e 632 qifte bazash, do të
shkaktonte rezultate të tmerrshme për qelizën, dhe bashkë me këtë edhe
për vetë personin. Për shembull, hemofilia (leukimia) është pasojë e një
kodimi të tillë të gabueshëm. Janë disa sëmundje trashëguese që shkaktohen
nga disa parregullsi në renditjen gjenetike. E vetmja arsye e këtyre sëmundjeve
potencialisht shumë të rrezikshme, është se një apo disa nga miliona shkronjat
e kodit gjenetik gjenden në vendin e gabuar. Mongolizmi, apo Sindromi
i Daunit është gjërësisht i përhapur. Shkaktohet nga prezenca e një ekstra
kromozomi në qiftin 21 të kromozomeve në secilën qelizë. Një shembull
tjetër është sëmundja e Hantingtonit. I godituri nga kjo sëmundje është
mjaft i shëndetshëm deri në moshën 35 vjeqare, por pastaj një spazmë e
pakontrolluar muskulore paraqitet në duart, këmbët dhe fytyrën e tij.
Pasi që kjo sëmundje fatale dhe e pashërueshme afekton edhe trurin, kujtesa
dhe fuqia e të menduarit tek i sëmuri progresivisht dobësohen.
Qelizat njerëzore përmbajnë 46 kromozome,
në 23 qifte. Secili qift është përgjegjës për aktivitete të caktuara
në trup. Çdo defekt në qiftin e kromozomit rezulton në dëmtim të
pariparueshëm. |
Të gjitha këto sëmundje gjenetike e zbulojnë një fakt të rëndësishëm:
kodi gjenetik është aq i ndjeshëm dhe i balancuar, dhe i përllogaritur
në mënyrë aq minutore, sa që edhe ndryshimet më të vogla mund të kenë
pasoja serioze. Një shkronjë më shumë apo një shkronjë më pak mund të
qojë deri te një sëmundje vdekjeprurëse apo deri te efekte gjymtuese për
tërë jetën. Për këtë arsye është definitivisht e pamundur që të mendosh
se një ekuilibër i tillë senzitiv erdhi në jetë nga rastësia dhe u zhvillua
nëpërmes mutacionit, ashtu siq mundohet teoria e evolucionit të na bëjë
të besojmë. Nëse do të ishte ashtu, si u krijuan dhe si u koduan informatat
enorme brenda ADN-së? Evolucionistët, të cilët rrënjët e jetës ua lënë
rastësisë, faktikisht nuk kanë asnjë koment për të bërë në temën e rrënjëve
të jetës. Kur i pyet ata lidhur me rrënjët e ADN-së, me fjalë tjera kodit
gjenetik, merr përgjegjje të njëjtë nga të gjithë ata. Leslie E. Orgel
për shembull, një nga biokimistët evolucionistë më të njohur të kohës
sonë, ofron përgjegjen në vazhdim:

Fëmijë me Sindromin e Daunit,
me një kromozom më tepër në qiftin 21 të kromozomeve. |
Ne nuk i kuptojmë as edhe tiparet e përgjithshme të origjinës
së kodit gjenetik
Ky është aspekti më enigmatik i problemit të origjinës
së jetës dhe mund të nevojiten zbulime të mëdha konceptuale apo eksperimentale
para se të bëjmë ndonjë progres thelbësor në këtë drejtim.5
Kështu mbesin krejt të stepur ata që pohojnë se miliona faqe, apo biliona
pjesë informatash janë shkruar nga rastësia. Ashtu si secili libër apo
pjesë informate ka autorin apo pronarin e tij, njësoj e kanë edhe informatat
në ADN: dhe ai Krijues është Zoti ynë, poseduesi i diturisë dhe arsyes
superiore e të pafundme.
Një Krijim Unik: Vetëreplikimi i ADN-së
Sikur që e dimë, qelizat shumohen me ndarje. Trupi i njeriut fillimisht
përbëhet nga një qelizë e vetme e cila pastaj ndahet dhe e reprodukon
vetveten shumë herë në proporcionin 2-4-8-16-32
Qfarë ndodhë me ADN-në në fund të këtij procesi të ndarjes? Ekziston
vetëm një zingjir i ADN-së në qelizë. Por, është evidente se qelizës së
re të sapokrijuar i nevojitet ADN-ja. Për ta mbushur këtë zbraztësi, ADN-ja
kryen një seri interesante të veprimeve, secila fazë e të cilave veprime
është një mrekulli tjetër në vetvete. Finalisht, pak para se të ndahet
qeliza ADN-ja krijon një kopje të vetvetes dhe e transferon atë në qelizën
e re.
Vështrimet në ndarjen e qelizës tregojnë se qeliza duhet të arrijë një
madhësi specifike para se të ndahet. Në momentin kur tejkalohet kjo madhësi
e veqantë, automatikisht fillon procesi i ndarjes. Përderisa forma e qelizës
fillon të bëhet më e sheshuar për të akomoduar procesin e ndarjes, ADN-ja
fillon ta replikojë vetveten ashtu siç u përmend më herët.
Kjo do të thotë se qeliza "vendosë" që të ndahet si e tërë dhe pjesët
e ndryshme të qelizës fillojnë të veprojnë në pajtim me këtë vendim. Është
evidente se qeliza është e lirë nga vetëdija për të kryer një veprim kaq
kolektiv. Ndarja e qelizës fillon me një urdhër sekret dhe e tërë qeliza,
përfshirë ADN-në vepron në bazë të këtij urdhëri.

Sinteza e ADN-së fillon
në një sekuencë baze specifike e njohur si fillimi i replikimit.
Këtu, fijet e ADN-së ndahen me ndihmën e enzimit të quajtur ADN
helikazë dhe pas kësaj proteinat lidhëse të ADN-së ngjiten me
fijet e paspiralizuara duke i parandaluar ato që të bashkohen
sërish. Në të njëjtën kohë molekula e ARN-së e njohur si ARN primer
sintetizohet ndërmjet fijeve në kohën kur ato shkëputen nga njëra
tjetra. Kjo molekulë e ndihmon ADN polimerazën që ti lexojë nukleotidet
dhe të iniciojë replikimin. ADN polimeraza lidhet me njëren fije
të ADN-së, e lexon sekuencën e bazave në fijen model dhe pastaj
sintetizon fijen komplementare. Në këtë mënyrë krijohet heliksi-spirali
i dyfishtë. Sinteza e ADN-së vazhdon në të dy fijet e ndara në
drejtime të kundërta. Kur ky process përfundon do të kemi të krijuara
dy molekula të reja bija, ku secila prej tyre përmbanë nga një
fije të re të sintetizuar rishtas.
|
Falë informatave që gjenden në ADN, proteinat
që kanë përsipër detyra të panumërta në trupin tonë krijohen me
të gjitha karakteristikat që u nevojiten atyre. |
Së pari ADN ndahet në dy pjesë për të replikuar vetveten. Kjo ngjarje
ndodhë në një mënyrë shumë interesante. Molekula e ADN-së në formë spiraleje
ndahet në dy sikur zingjirë duke filluar nga mesi i përdredhjes së spiralit.
Prej tash e tutje, ADN ndahet në dy pjesë. Dy gjysmat (replikatet) tjera
të që të dy pjesëve krijohen nga materiali i pranishëm në mjedis. Në këtë
mënyrë janë prodhuar dy molekula të reja të ADN-së. Në secilën pjesë të
operacionit marrin pjesë proteinat eksperte të quajtura "enzime" të cilat
funksionojnë sikur një robot i avancuar. Edhe pse duket e thjeshtë në
shikim të parë, proceset e ndërmjetme që ndodhin përgjatë këtij operacioni
janë aq të shumta dhe aq të komplikuara sa që për ta përshkruar tërë ngjarjen
në detaje do të nevojiteshin faqe të tëra.
Një gjë nuk duhet harruar këtu. Enzimet që formohen si rezultat i bashkimit
të atomeve e ekzaminojnë njërën gjysmë të spiralit të ADN-së, i identifikojnë
ato pjesë që mungojnë, i marrin këto pjesë nga vendet përkatëse dhe i
shtojnë ato aty nevojiten. Në këtë mënyrë ndodhë kopjimi i ADN-së. Mënyra
se si këto struktura të imta, të pavetëdije dhe të paarsye, i kryejnë
në mënyrë të pandërprerë këto procese kaq komplekse, që kërkojnë vetëdije,
dituri dhe arsye, nuk mund të kalohet thjeshtë vetëm duke lexuar për to.
Këtu zbulohen disa të vërteta të rëndësishme që duhet pasur në konsideratë.
Enzimi special i quajtur telomerazë e
drejton replikimin e telomereve. Telomer quhet fundi i kromozomeve,
i cili përbëhet nga sekuencat e përsëritura të ADN-së që kryejnë
funksionin e të siguruarit se çdo cikël i replikimit të ADN-së është
kompletuar. |
Molekulat e reja të ADN-së që krijohen pas replikimit kontrollohen në
mënyrë të përsëritshme nga enzimet inspektuese. Nëse është bërë ndonjë
gabim i cili mund të jetë shumë vital, ai menjëherë identifikohet dhe
përmirësohet. Kodi i gabuar largohet dhe zëvendësohet nga tjetri i përmirësuar.
Edhepse të gjitha këto procese kryhen me një shpejtësi verbuese - 3 000
qifte bazash prodhohen në një minutë, - të gjitha këto qifte kontrollohen
në mënyrë të përsëritshme nga enzimet që kanë këtë detyrë dhe kryhen ndryshimet
e nevojshme. Faktet vijuese që janë veqanërisht të qarta do të krijojnë
një të kuptuar më të mirë të shpejtësisë së madhe me të cilën ADN shumohet.
Ndarja e një qelize zgjatë midis 20 dhe 80 minuta, dhe informatat në ADN
duhet të kopjohen dhe shumohen brenda kësaj kohe të caktuar. Me fjalë
tjera, 3 bilion pjesët e informatës në ADN mund të kopjohen në intervalin
kohor prej 20 deri 80 minutash pa asnjë gabim apo cen. Kjo është po aq
e mrekullueshme sa reprodukimi i përsosur në një interval kaq të shkurtër
kohorë, i të gjitha informatave në një bibliotekë, apo i të 1 000 librave,
apo i miliona faqeve. Dhe vëreje me kujdes, nuk është ndonjë pajisje teknologjike
apo ndonjë fotokopjues i avancuar që e bën këtë, por janë enzimet e formuara
nga bashkimi i atomeve.
Në molekulën e re të prodhuar të ADN-së, më shumë gabime se ato normale
mund të bëhen si rezultat i faktorëve të jashtëm. Në këtë rast, ribozomet
e qelizës fillojnë të prodhojnë enzimet riparuese të ADN-së sipas urdhërit
të dhënë nga ADN. Kështu, ADN duke e mbrojtur vetveten gjithashtu garanton
edhe ruajtjen e gjeneratës.
ADN e riparon vetveten dhe nuk lejon
gabime.
Kur sinteza e ADN-së është kompletuar gabimi ndodhë në një nukleotid
nga mijëra sosh. Megjithatë ekziston përgatitje për gabimet e tilla
pasi që ekziston një grup special i enzimeve i cili ka për detyrë
përmirësimin e gabimeve që kanë ndodhur gjatë sintezës së ADN-së.
Këto enzime e identifikojnë gabimin në mënyrë të vetëdijshme dhe
i largojnë nukleotidet defektive. Ato i sintetizojnë pastaj nukleotidet
e reja dhe i insertojnë prapë gjatë procesit. |
Qelizat lindin, shumohen dhe vdesin njësoj sikur qeniet njerëzore. Megjithatë
jetëgjatësia e qelizave është shumë më e shkurtër se sa e e njeriut që
ato e përbëjnë. Për shembull, shumica e qelizave që e përbënin trupin
tënd para gjashtë muajve nuk ekzistojnë sot. Megjithëkëtë ti ke mbijetuar
sepse ato janë ndarë me kohë dhe u kanë lënë vend qelizave të reja. Për
këtë arsye, veprimet shumë të komplikuara siç janë këto të shumimit të
qelizave dhe replikimit të ADN-së, janë procese vitale që nuk mund të
tolerojnë as edhe një gabim të vogël kur ka të bëjë me mbijetimin e njeriut.
Prapseprapë, procesi i shumimit ndodhë aq rrjedhshëm sa që norma e gabimeve
është vetëm një në 3 milion qifte bazash. Dhe ky gabim i vetëm eliminohet
nga mekanizmat kontrollues më të lartë në trup pa shkaktuar ndonjë problem.
Pika më interesantë është se këto enzime të cilat ndihmojnë në prodhimin
e ADN-së dhe që e kontrollojnë kompozimin e saj, janë në të vërtetë proteina
të prodhuara sipas informatave të koduara në ADN dhe nën komandën dhe
kontrollin e ADN-së. Është ky një sistem kaq i gërshetuar dhe i përsosur
në punën e tij sa që është krejtësisht e pamundur që ky sistem ta ketë
arritur këtë gjendje me rastësi graduale. Njësoj sikur që ADN-ja duhet
të ekzistojë në mënyrë që enzimet të ekzistojnë, ashtu edhe enzimet duhet
të ekzistojnë për të ekzistuar ADN-ja, dhe për të ekzistuar që të dyja
këtë në anën tjetër, qeliza duhet të ekzistojë si e tërë bashkë me membranën
dhe të gjitha organelet komplekse që ajo i përmbanë.
Shumë enzime duhet të ekzistojnë përgjatë
ADN-së gjatë replikimit dhe sintezës së proteinave. Fushat me ngjyrë
të kuqe dhe të verdhë në fotografi tregojnë enzimet që punojnë me
ADN-në. |
Teoria e evolucionit e cila pohon se qeniet e gjalla evoluan 'hap pas
hapi' si rezultat i 'rastësive të dobishme', refuzohet në mënyrë eksplicite
nga paradoksi ADN-enzim i përmendur më lartë. Kjo është për arsyen se
edhe ADN e edhe enzimet duhet të ekzistojnë në të njëjtën kohë. Dhe kjo
tregon ekzistencën e një krijimi të vetëdijshëm.
Përgjatë tërë ditës, pa qenë ti fare i vetëdijshëm për këtë, kryhen operacione
dhe kontrolle të shumta, dhe poashtu shumë masa mirren në trupin tënd
me një shpejtësi të pabesueshme dhe në një mënyrë aq të përgjegjshme ashtu
që ti të mund ta jetosh jetën tënde pa ndonjë problem. Secila pjesë e
vetme e kryen detyrën e saj në mënyrë të suksesshme dhe të tërësishme.
Perëndia ka vendosur në shërbimin tënd atome dhe molekula të panumërta,
prej më të mëdhave deri tek më të voglat, prej më të thjeshtave deri te
më të komplikuarat, ashtu që ti të mund ta jetosh një jetë të mirë dhe
të shëndetshme. Favori dhe bekimi i tillë pa kurgjë tjetër është i mjaftueshëm
për të merituar falënderimet tona të vazhdueshme
All-llahu është Ai, që juve ua bëri natën të pushoni në të, e ditën të ndritëshme. All-llahu ëhtë dhurues ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk falënderojnë. (Kur'ani, 40:61)
Darvinizmi nuk mund të sqarojë se si u krijuan informatat
në ADN dhe si dallojnë ato në secilën specie
Evolucionistët në asnjë mënyrë nuk mund të ofrojnë ndonjë sqarim rreth
temës se si filloi-si u krijua ADN, dhe pastaj është edhe një pikë tjetër
ku ata gjenden në rrugë pa krye. Si ndodhi që peshqit, zvarranikët, insektet,
shpendtë apo qeniet njerëzore të kenë ADN të ndryshme, infomrmata të ndryshme
gjenetike?
Evolucionistët i përgjigjen kësaj pyetje duke thenë se trupi i informatave
në ADN u zhvillua dhe u bë i larmishëm me kohë nëpërmes rastësive. Rastësitë
të cilave ata u referohen janë "mutacionet". Mutacionet janë ndryshime
të cilat ndodhin në ADN si rezultat i rrezatimit apo veprimeve kimike.
Nganjëherë ndodhë që rrezatimi të bie në zingjirin e ADN-së dhe të shkatërrojë
apo zhvendosë disa qifte bazash nga aty. Sipas evolucionistëve qeniet
e gjalla e kanë mbërrirë gjendjen e tyre të tanishme të përsosur si rezultat
i diversifikimit të një ADN-je të vetme si shkak i këtyre mutacioneve
(aksidenteve).
Për të sqaruar se ky pohim është i paarsyeshëm le ta krahasojmë sërish
ADN-në me një libër. Më herët veqse kemi përmendur se ADN është e përbërë
nga shkronjat të cilat janë të komponuara bashkarisht mu sikur në një
libër. Mutacionet janë sikur gabimet në shkronja të cilat ndodhin gjatë
shtypjes së këtij libri. Nëse doni ne mund të bëjmë një eksperiment rreth
kësaj teme. Le të kërkojmë të shtypet një libër i trashë rreth historisë
botërore. Gjatë shtypjes le të intervenojmë disa here dhe le ti themi
personit që e kryen procesin e shtypjes që të shtypë cilëndo nga pullat
me sy të mbyllur disa herë rastësisht. Pastaj le t'ia japin këtë tekst
me gabime shtypi një personi tjetër dhe le ta bëjë edhe ai të njëjtën
gjë sërish. Duke e përdorur këtë metodë le ta kemi këtë libër të shtypur
disa here nga fillimi deri në fund, duke pasur kështu të shtuar rastësisht
secilën here disa shkronja gabim
Vallë a do të zhvillohet ndonjëherë ky libër me këtë metodë? Për shembull,
a do të shtohet një kapitull shtesë me titull "Historia e Kinës Antike",
nëse ky kapitull më parë nuk ka qenë i pranishëm?
Te jemi të sigurtë se gabimet në shtyp të cilat ne ja kemi shtuar librit
kurrë nuk do ta zhvillojnë librin ashtu, por do ta shkatërrojnë dhe do
ta shtrembërojnë kuptimin e tij. Sa më shumë qe e rrisim numrin e procesit
të të kopjuarit gabimisht aq më i shpifur do të jetë libri ynë.
Megjithatë qëndrimi i teorisë së evolucionit është se "gabimet e të shtypurit
e kanë zhvilluar librin". Sipas evolucionit, mutacionet (gabimet) që kanë
ndodhur në ADN kanë prodhuar rezultate të dobishme duke u akumuluar dhe
kështu duke i pasuruar qeniet e gjalla me organe të përsosora siç janë
sytë, veshët, krihtë, duart dhe vetitë e lidhur me vetëdijen si të menduarit,
të mësuarit dhe të arsyetuarit.
Padiskutueshëm, ky pohim është shumë më shumë i palogjikshëm se sa shembulli
i mësipërm i shtimit të kapitullit të quajtur "Historia e Kinës Antike"
në librin e historisë botërore si rezultat i akumulimit të gabimeve në
të shtypur. ( Për më tepër në natyrë as që ekziston ndonjë mekanizëm që
shkakton rregullisht mutacione sikur në shembullin tonë të shtypësit që
bën gabime të rregullta. Mutacionet në natyrë ndodhin shumë më rrallë
se sa që do të ndodhnin gabimet në shkronja gjatë shtypjes së librit në
rastin tonë.)
Qfarëdo 'sqarimi' i dhënë nga teoria e evolucionit rreth origjinës së
jetës është i palogjikshëm dhe joshkencor. Një person i sinqertë rreth
kësaj qështjeje është zoologu i famshëm françez Pierre Grase, ish kryetar
i Akademisë Franceze të Shkencave. Grase është gjthashtu evolucionist,
por ai e thotë qartë se teoria Darviniste është e paaftë në sqarimin e
jetës, dhe pastaj e thotë troq mendimin e tij rreth logjikës së "koinçidencës"
e cila është strumbullar i Darvinizmit:
Paraqitja e favorshme e mutacioneve të cilat do tu lejonin
shtazëve dhe bimëve të arrijnë nevojat e tyre të kërkuara, duket si diqka
vështirë për tu besuar. Megjithatë teoria Darviniane ështe edhe më shumë
kategorike: Një bimë e vetme, një shtazë e vetme do të kërkonte me mijëra
mijëra ndodhi të përshtatshme fatlume. Kështu, mrekullitë do të bëheshin
rregull: ndodhitë me probabilitet zero do të ndodhnin pa problem
Nuk
ka asnjë ligj kundër të ëndërruarit me sy hapur, por shkenca nuk duhet
ti shkojë pas qejfit kësaj.6
Njëmend, teoria e evolucionit e cila pohon se materia e pajetë u bashkua
nga vetvetiu dhe krijoi qeniet e gjalla me sisteme kaq madhështore siç
është ADN, është një skenar totalisht në kundërshtim me shkencën dhe arsyen.
E tëra kjo na qon në një konkluzion evident. Duke qenë se jeta ka plan
(ADN-në) dhe të gjitha qeniet e gjalla janë të modeluara sipas këtij plani,
është evidente se ekziston një Krijues superior i cili e ka sajuar këtë
plan. Kjo thjeshtë do të thotë se të gjitha qeniet e gjalla janë krijuar
nga Zoti i Gjithëfuqishëm i Gjithëdijshëm. Perëndia e ka përmendur këtë
fakt në Kur'an kështu:
Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të
tij janë emrat më të bukur. Atë e lartëson çka ka në qiej e në tokë. Dhe
Ai është i Fuqishmi, i Urti! (Kur'an 59:24)
Sot, ajo qka njerëzit e kanë arritur me anë të teknologjisë më së shumti
mund të përshkruhet si "një qasje drejt të kuptuarit të vetëm një fragmenti
të vockël të njohurisë së Perëndisë, të manifestuar në ADN-në e njeriut."
DËSHMI TË EVOLUCIONISTËVE RRETH ADN-SË
Pyetja se si u formua një moelekulë kaq jashtëzakonisht e dizajnuar si
ADN është një nga mijëra rrugët pa krye ku evolucionistët e gjejnë veten.
Teoria e evolucionit duke kërkuar që ta sqarojë jetën nëpërmes "rastësisë",
kurrë nuk do të mund të sqarojë burimin e informatave të jashtëzakonshme
të koduara në mënyrë aq perfekte dhe të përpiktë në ADN.
Për më tepër, pyetja nuk është vetëm si është krijuar zingjiri i ADN-së.
Kjo për arsyen sepse siq kemi parë, edhe pse zingjiri i ADN-së ekziston
me kapacitetin e tij madhështor të informatave, kjo vetvetiu nuk i shërben
kurrfarë qëllimi. Në mënyrë që të flasim për jetë, është thelbësore që
gjithashtu të ekzistojnë enzimet të cilat e lexojnë këtë zingjirë të ADN-së,
kopjojnë atë dhe pastaj i prodhojnë proteinat.
Thënë thjeshtë, në mënyrë që të flasim për jetën duhet të koekzistojnë
edhe banka e të dhënave të cilën ne e quajmë ADN, sikur edhe makina e
cila e kryen prodhimin duke i lexuar të dhënat e bankës.
Për befasinë tonë, enzimet të cilat e lexojnë ADN-në dhe të cilat e kryejnë
procesin e prodhimit sipas kësaj, vetë janë të prodhuara sipas kodeve
që gjenden në ADN. Kjo do të thotë se ekziston një fabrikë në qelizë e
cila edhe kryen tipe të ndryshme të prodhimeve, dhe gjithashtu fabrikon
edhe robotët dhe makinat që e kryejnë këtë prodhim. Pyetja se si u krijua
ky sistem, i cili do të ishte i papërdorshëm poqese vetëm një defekt minor
do të ndodhte në mekanizmat e tij, është vetvetiu e mjaftueshme për të
demoluar teorinë e evolucionit.
Evolucionisti Douglas R. Hofstadler nga Universiteti i Indiana-s, e shfaqë
dëshpërimin e tij përballë kësaj pyetje:
"Si u krijua Kodi Gjenetik, bashkë me mekanizmat për përkthimin
e tij (ribozomet dhe molekulat e ARN-së)?" Për momentin ne duhet ta furnizojmë
vetveten me sensin e të të pyeturit dhe të frikës më parë se sa të japim
një përgjegje.7
Një autoritet tjetër evolucionist, biologu molekular botërisht i njohur
Leslie Orgel është më i sinqertë rreth kësaj teme:
Është skajshmërisht e pamundur që proteinat dhe acidet
nukleike, që të dyja këto me strukturë komplekse, të shfaqën spontanisht
në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë. Prapë, gjithashtu duket e pamundur
që të ekzistojnë njëra pa tjetrën. Dhe kështu, me një shikim të shpejtë,
VIJMË DERI TE KONKLUDIMI SE JETA NË FAKT KURRË NUK DO TË MUND TË KETË
LINDUR ME ANË TË RRUGËVE KIMIKE.8
Të thuash 'jeta kurrë nuk do të ketë mundur të lindë me anë të rrugëve
kimike' është njësoj sikur të thuash se 'jeta kurrë nuk dë ketë mundur
të lindë vetvetiu nga vetvetja'. Pranimi i të së vërtetës së këtij pohimi
rezulton në të kuptuarit se jeta është krijuar në mënyrë të vetëdijshme.
Megjithatë, evolucionistët, për arsyera ideologjike, nuk e pranojnë këtë
fakt, vërtetësia e qartë e të cilit gjendet para syve të tyre. Ata i shmangen
të pranuarit të ekzistencës së Perëndisë dhe besojnë në skenare imagjinare
të pamundura megjithë probabilitetin zero të këtyre skenareve.
Një evolucionist tjetër, Caryl P. Haskins, deklaron se si kodi i ADN-së
nuk mund të jetë shfaqur rastësisht, dhe se ky fakt është një provë e
fuqishme për krijimin:
Mirëpo pyetjet më gjithëpërfshirëse evolucioniste në nivelin
e gjenetikës biokimike akoma janë pa përgjegje. Qështje se si u paraqit
kodi gjenetik për herë të parë e pastaj evoluoi, dhe më herët se kjo si
lindi vetë jeta në tokë, është diqka që duhet ta zgjedhë e ardhmja
A u
paraqitën në mënyrë simultane gjatë evolucionit kodi dhe mjetet e përkthimit
të tij? Duket gati e pabesushme që një rastësi e tillë të ketë ndodhur,
duke pasur parasyshë kompleksitetin e që të dy anëve dhe kërkesën që ato
të koordinohen saktësisht në mënyrë që të mbijetojnë. Nga pre-Darvinianët
(ose nga skeptikët e evolucionit pas Darvinit) kjo enigmë sigurisht se
do të interpretohej si lloji më i fuqishëm i provës për Krijimin Special.9
Prof. Michael Denton një biolog i famshëm melekular, në librin e tij
Evolucioni: Një Teori në Krizë, duke shkruar për pavërtetësinë e evolucionit,
sqaron bindjen e paarsyeshme të Darvinistëve:
Prof. Michael Denton |
Propozimi se programet gjenetikë të organizmave të
lartë, të përbëra nga jo më pak se mijëra miliona pjesëza informatash,
ekuivalente me sekuencën e shkronjave në një bibliotekë të vogël një mijë
volumëshe, dhe të cilat përmbajnë në formë të koduar me mijëra algoritme
të ngatërruara të panumërta të cilat kontrollojnë, specifikojnë dhe urdhërojnë
rritjen dhe zhvillimin e biliona biliona qelizave në formën e organizmave
kompleksë, janë kompozuar nga procese plotësisht të rastësishme, për një
skeptik është thjeshtë NJË OFENDIM NDAJ ARSYES, POR PËR DARVINISTËT KJO
IDE PRANOHET PA ASNJË FIJE DYSHIMI - PARADIGMË PA PRESEDENCË!10
Dhe njëmendë, Darvinizmi është asgjë tjetër përveqse një besim totalisht
i paarsyeshëm dhe supersticioz. Çdokush që posedon një fije arsye mund
të shohë dëshmi të një të vërtete të madhe duke shikuar në ADN ose në
ndonjë pjesë tjetër të universit. Qeniet njerëzore dhe të gjitha qeniet
e tjera të gjalla janë të krijuara nga Perëndia, i Gjithëfuqishmi i cili
është Zot i tër botërave.
Një shembull tjetër i pazotësisë së evolucionistëve:
Skenari i "Botës së ARN-së"
Qysh nga fillimi i shekullit 20, evolucionistët kanë zhvilluar teori
të ndryshme për të sqaruar se si erdhën në jetë qelizat e para të gjalla.
Biologu rus Alexander Oparin, i cili propozoi tezën e parë evolucioniste
në këtë temë, sugjeroi se në botën primitive të para qindra miliona viteve
më herët, një seri e reaksioneve kimike të rastësishme qoi deri të krijimi,
i para së gjithash proteinave dhe pastaj qelizat u lindën kur këto (proteina)
u bashkuan. Zbulimet e bëra në të shtatëdhjetat e shek 20 treguan se edhe
supozimet më fundamentale të këtij pohimi të bërë nga Oparin në vitet
e tridhjeta të të njëjtit shekull, ishin të gabuara.
Kur eksperimenti i Urey-Miller-it u tregua
të jetë jovalid, evolucionisteve iu desh t'u përvishen hulumtimeve
të reja.. |
Skenari i "atmosferës primitive të botës" që sipas Oparinit përmbante
gazërat metan dhe amoniak, gjoja mundësonte krijimin e molekulave organike.
Sidoqoftë, është parë se hipoteza e atmosferës së hershme të përbërë nga
metani dhe amoniaku, është pa ndonjë themel solid dhe gjithsesi është
kontradiktore dhe pastaj atmosfera e hershme poashtu përmbante edhe sasi
të madhe të oksigjenit i cili shkatërron molekulat organike duke u krijuar.
Kjo ishte një goditje e rëndë për teorinë e evolucionit molekular. Evolucionistët
pastaj u desh të ballafaqohen me faktin se "eksperimentet lidhur me atmosferën
primitive" të kryera nga Stanley Miller, Sidney Fox dhe Cyril Ponnamperuma
e të tjerë ishin jovalide. Për këtë arsye, në vitet e tetëdhjeta të shekullit
20 evolucionistët bënë një përpjekje tjetër. Si rezultat u zhvillua hipoteza
e "Botës së ARN-së". Ky skenario propozonte që së pari ishin krijuar,
jo proteinat, por molekulat e ARN-së që përmbanin informatat për proteina.
Sipas këtij skenari të zhvilluar nga kimisti i Harvardit Walter Gilbert
më 1986, biliona vite më parë një molekulë e ARN-së e aftë për ta replikuar
vetveten, u formua disi nga rastësia. Pastaj kjo molekulë e ARN-së filloi
të prodhojë proteina, duke qenë e aktivizuar nga ndikime të jashtme. Pas
kësaj u bë i nevojshëm deponimi i këtyre informatave në një molekulë të
dytë dhe kështu disi u shfaq molekula e ADN-së për ta kryer këtë.
Ky skenario fare i pabesueshëm, i përbërë nga zingjirë pamundësishë në
secilën fazë të tij, është larg nga të ofruarit e ndonjë sqarimi për origjinën
e jetës. Ky vetëm sa e zmadhoi problemin dhe ngriti shumë pyetje që mbeten
pa përgjegjje:
1. Duke qenë se është e pamundur që të sqarohet krijimi i rastësishëm
i qoftë edhe një nukleotidi të vetëm që përbën ARN-në, si është e mundur
atëherë që këto nukleotide imagjinare të bashkohen në një sekuencë të
veqantë dhe të formojnë ARN-në? Evolucionisti John Horgan e pranon pamundësinë
e krijimit të rastësishëm të ARN-së:
Sa më shumë që hulumtuesit vazhdojnë të ekzaminojnë konceptin
e botës së ARN-së nga afër, aq më shumë probleme ngriten. Si u krijua
fillimisht ARN-ja? Është shumë vështirë të sintetizohet ARN dhe komponentet
e saj nën kushtet më optimale laboratorike e qa më vështirë nën kushtet
reale.11
2. Edhe nëse supozojmë se ajo u formua nga rastësia, si është e mundur
që kjo ARN e përbërë nga vetëm një zingjirë nukleotidesh, "vendosi" që
të vetëreplikohet dhe me qfarë lloji mekanizmi do ta ketë kryer këtë proces
vetëreplikimi? Ku i gjeti nukleotidet që i përdori gjatë vetëreplikimit?
Edhe mikrobiologët evolucionistë Gerald Joyce dhe Leslie Orgel e shprehin
qorrsokakun e kësaj situate në librin e tyre me titull Në botën e ARN-së:
Ky diskutim në një fare mënyre është fokusuar në njeriun
e kashtës: miti i vetëreplikimit të molekulës së ARN-së që u krijua de
novo nga supa e polinukleotideve të rastësishme. Ky nocion jo vetëm që
është jorealistik vështruar në dritën e të të kuptuarit të tanishëm të
kimisë parabiotike, por ai bile edhe do ta tendosë lehtëbesueshmërinë
e pikëpamjes së optimistit lidhur me potencialin katalitik të ARN-së.12
3. Edhe nëqoftëse supozojmë se ekzistonte një ARN vetëreplikuese në botën
primordiale, dhe se ishin të pranishme aminoacidet e shumta të çdo lloji,
të gatshme për tu përdorur nga ARN, dhe se që të gjitha këto pamundësi
disi ndodhën, situata akoma nuk qon drejt formimit të qoftë edhe një proteine
të vetme. Sepse ARN përfshin vetëm informatat lidhur me strukturën e proteinave.
Aminoacidet, në anën tjetër, janë lëndë të para. Prapseprapë nuk ekziston
asnjë mekanizëm për prodhimin e proteinave. Të konsiderosh ekzistencën
e ARN-së të mjaftueshme për prodhimin e proteinave është po aq absurde
sa edhe të presësh që një veturë të mblidhet vetvetiu thjeshtë duke e
gjuajtur planin e projekt-vizatimit në grumbullin e pjesëve të përziera
njëra mbi tjetrën. Projekti nuk mund të prodhojë makinën krjet vetvetiu
pa fabrikë dhe pa punëtorët që do ti bashkonin pjesët e veturës sipas
instruksioneve të përmbajtura në projekt; në të njëjtën mënyrë projekti
i gjendur në ARN nuk mund të prodhojë proteina nga vetvetiu pa bashkëpunimin
e komponentave tjera qelizore të cilat i pasojnë instruksionet e ARN-së.
Kur qeliza ka nevojë për ndonjë proteinë
dërgohet sinjali në molekulën e ADN-së. Molekula e ADN-së duke e
pranuar sinjalin e kupton se cila proteinë nevojitet. Pastaj ADN
e krijon një kopje të ARN-së të quajtur ARN-informativ i cila bartë
informatat specifike për krijimin e proteinave. Pas pranimit të
informatave ARN-i e lëshon bërthamën dhe niset drejtë ribozomeve
të cilat janë fabrika të prodhimit të proteinave. Në të njëjtën
kohë një ARN tjetër e quajtur ARN-transportues, e kopjuar prej ADN-së,
i bartë aminoacidet për krijimin e proteinave deri tek ribozomet.
Secila ARN-t është molekulë 'adapter' e cila mund të lidhet me aminoacide
specifike. ARN-i i cili bartë në vete informatën e sekuencës së
aminoacideve të proteinës që do të formohet vendoset në pjesën prodhuese
të ribozomit. Aminoacidet e sjellura nga ARN-t zënë vendin e tyre
sipas sekuencës të bërë të njohur nga ARN informativ. Pastaj molekula
tjetër e ARN-së që është e kopjuar nga ADN, e quajtur ARN ribozomal
u mundëson ARN-informativ dhe ARN- transportues që të bashkohen.
Aminoacidet e sjellura nga ARN-transportues zhvillojnë lidhjet peptidike
për të formuar zingjirin e proteinave. ARN-të informative i lëshojnë
ribozomet pasi që e kanë depozituar ngarkesën e tyre. Proteina që
është prodhuar pastaj niset drejt vendit ku ka nevojë për të. |
Proteinat prodhohen në fabrikat e ribozomeve me ndihmën e enzimeve dhe
kjo si rezultat i proçeseve skajshmërisht komplekse që ndodhin brenda
qelizës. Ribozomi është një organel kompleks i qelizës i përbërë nga proteinat.
Kjo, pastaj qon në një supozim tjetër të paarsyeshëm - se ribozomet gjithashtu,
do të kenë ardhur në ekzistencë nga rastësia, në të njëjtën kohë. Edhe
fituesi i çmimit Nobël Jasques Monod, i cili ishte një nga mbrojtësit
më fanatikë të evolucionit, ka sqaruar se sinteza e proteinave në asnjë
mënyrë nuk mund të konsiderohet si e mvarur vetëm nga informatat në acidet
nukleike:
Kodi është i pakuptimtë përderisa të mos përkthehet.
Makineria përkthyese moderne e qelizës përbëhet nga më së paku 50 komponente
makromolekulare, të cilat edhe vetë janë të koduara në ADN: kodi nuk mund
të përkthehet ndryshe vetëm se nga produktet e vetë përkthimit. Kjo është
një e shprehur moderne e omme vivum ex ovo [krejt jeta nga vezët, ose
në mënyrë idiomatike, kush erdhi së pari, pula apo veza?]. Kur dhe ku
u bë i mbyllur ky cikël? Është një vështirësi marramendëse ta imagjinosh
këtë.13
Dr.Leslie Orgel |

Figura e mësipërme tregon zingjirin e proteinave
të prodhuar në ribozome. |
Si ka mundur ta marrë një vendim të tillë zingjiri i ARN-së në botën
primordiale, dhe qfarë metode do të ketë përdorur për ta bërë të mundur
prodhimin e proteinave duke e kryer punën e 50 komponenteve makromolekulare
krejt vetë? Evolucionistët nuk kanë ndonjë perëgjegje në këto pyetje.
Dr. Leslie Orgel, një nga kolegët e Stanley Miller dhe Francis Crick
nga Universiteti i Kalifornias në San Diego, përdorë termin "skenario"
për mundësinë e "formimit të jetës nëpërmjet botës së ARN-së." Orgel përshkruan
se qfarë tiparesh do të duhej të kishte kjo ARN dhe sa gjë e pamundur
do të ishte kjo, në artikullin "Origjina e Jetës", publikuar në American
Scientist të Tetorit 1994:
Ky skenario do të ndodhte nëse ARN parabiotike do ti kishte
dy mundësi që nuk janë evidente sot: Kapacitetin e replikimit pa ndihmën
e proteinave dhe aftësinë e katalizimit të secilit hap të sintezës së
proteinave.14
Siç do të duhej të ishte e qartë deri tash, të presësh këto dy procese
komplekse dhe skajshmërisht thelbësore nga një molekulë si ARN-ja është
e mundur vetëm në pikëpamjet e evolucionistëve dhe me ndihmën e fuqisë
së tyre të fantazisë. Në anën tjetër, faktet konkrete shkencore e bëjnë
definitivisht të qartë se hipoteza e "Botës së ARN-së", e cila është një
model i ri i propozuar për krijimin e rastësishëm të jetës, është e barabartë
me një përrallëzë të trilluar.
Jeta nuk mund të sqarohet me bashkimin e molekulave të
pajeta
Le të harrojmë për një moment të gjitha pamundësitë dhe të supozojmë
se një molekulë proteine është formuar në mjedisin më të papërshtatshëm
dhe më të pakontrolluar, siç janë kushtet primordiale tokësore.
Krijimi i një proteine të vetme nuk është i mjaftueshëm; kjo proteinë
do të duhej të priste durueshëm në këtë mjedis të pakontrolluar pa pësuar
asnjë dëmtim, derisa të formohej rastësisht nën kushtet e njëjta, molekula
tjetër pranë saj. Do të duhej të priste derisa të krijoheshin njëra pranë
tjetrës miliona proteina korrekte dhe esenciale, të gjitha këto "rastësisht".
Ato të formuara më herët do të duhej të jenë të durueshme dhe të presin
mjaftë, pa u shkatërruar, megjithë rrezet ultravjollce dhe efektet e ashpra
mekanike. Të presin krijimin e proteinave tjera pranë tyre. Pastaj këto
proteina në numër adekuat, të gjitha të krijuara në të njëjtin vend, do
të duhej të bashkoheshin në kombinime të kuptimta për të formuar organelet
e qelizës. Asnjë material i huaj, molekulë e dëmshme apo zingjir i pavlefshëm
proteinash nuk do të duhej të ju interferonte. Pastaj, edhe nëse këto
organele do të vinin së bashku në një mënyrë skajshmërisht harmonike dhe
bashkë-punuese me plan dhe rregull, ato do të duhej të sillnin pranë tyre
të gjitha enzimet e nevojshme dhe të mbështillen me membranë, brendësia
e të cilës do të duhej të mbushej me një lëng special për të përgatitur
mjedis ideal për to. Tash, edhe në qoftë se të gjitha këto gjëra "shumë
të pagjasa" do të ndodhnin nga rastësia, a do të vinte në jetë ky grumbull
molekulash?
 |
Prof. Chandra Wickramasinghe |
Përgjegjja është "Jo", pasi që hulumtimet kanë zbuluar se kombinimi i
thjeshtë i të gjitha materieve esenciale për jetë nuk është i mjaftueshëm
për të filluar jeta. Edhe nëse të gjitha këto proteina esenciale për jetë
do të mblidheshin dhe do të vendoseshin në një enë provë, këto përpjekje
nuk do të rezultonin në prodhimin e qelizave të gjalla. Të gjitha eksperimentet
e kryera në këtë drejtim janë vërtetuar të jenë të pasukseshme. Të gjitha
observimet dhe eksperimentet indikojnë se jeta mund të lindë vetëm nga
jeta. Pohimi se jeta ka evoluar nga gjërat jo të gjalla, me fjalë të tjera
"abiogjeneza", është një përrallë e cila ekziston vetëm në ëndrrat e evolucionistëve
dhe është krjetësisht në kundërshtim me rezultatet e qfarëdo eksperimenti
apo observimi.
Në këtë kuptim, jeta e parë në tokë duhet të ketë origjinuar nga jeta
tjetër poashtu. Ky është një reflektim i epitetit "Hayy" të Perëndisë.
(I Gjalli, I Përjetshmi). Jeta mund të fillojë, vazhdojë dhe përfundojë
vetëm me vullnetin e Tij. Sa i përket evolucionit, ky jo vetëm që e ka
të pamundur që ta sqarojë fillimin e jetës, por gjithashtu është i pandihmë
të sqarojë se si materialet esenciale për jetë u krijuan dhe u bashkuan.
Chandra Wickramasinghe nga Universiteti i Cardiff-it e përshkruan realitetin
me të cilin ai është ballafaquar si shkencëtar të cilit i është thënë
gjatë tërë jetës së tij se jeta ka lindur si rezultat i koinçidencave
të rastësishme:
Qysh nga trajnimi im hershëm si shkencëtar, unë isha programuar
që të besoj se shkenca nuk mund të pajtohet me qfarëdo krijimi të paramenduar.
Ky nocion u desh të zhveshej dhimbshëm. Në një moment unë nuk mund të
gjejë ndonjë argument racional për të hedhur poshtë pikëpamjen e cila
kërkon kthim kah Perëndia. Ne kemi qenë mendjehapur; tani e shohim se
përgjegjja e vetme logjike për jetën është krijimi - dhe jo përzierja
e thjeshtë aksidentale.15
| LIGJI I DYTË I
TERMODINAMIKËS
Ligji i dytë i termodinamikës i cili pranohet si një
nga ligjet themelore të fizikës, thotë se në kushte normale to gjitha
sistemet e lëna në vetveten e tyre do të tentojnë të qrregullohen,
disperzohen dhe shkatërrohen në proporcion të drejtëpërdrejtë me
gjatësinë e kohës që kalon. Gjithqka, qoftë kjo e gjallë apo jo,
zhveshet, prishet, degjenerohet, dezintegrohet dhe shkatërrohet.
Ky është fundi absolut dhe me këtë do të ballafaqohen që gjitha
qeniet, në një mënyrë apo në një tjetër, dhe sipas ligjit nuk ka
shmangie nga ky proces.
Kjo është diqka që të gjithë ne e kemi vërejtur. Për
shembull nëse e dërgoni një veturë në shkretëtirë dhe e leni aty,
është e pamundur të presësh që ta gjesh atë në gjendje më të mirë
kur te kthehesh aty pas disa vitesh. Përkundrazi, do të shohësh
se gomat e veturës janë shpërthyer, dritaret janë thyer, shasia
është ndryshkur dhe motori ka pushuar së punuari. I njëjti proces
i pashmangshëm qëndron i vërtetë për të gjitha qeniet e gjalla.
Ligji i dytë i termodinamikës është rruga me anë të
së cilës është definuar ky proces natyral me ekuacionet dhe përllogaritjet
fizike.

Nëse e leni një autobus të pambikëqyrur
në shkretëtirë, gradualisht ai do të shkatërrohet dhe do ti
humbë të gjitha tiparet e tij. Kur ta shikoni herën e ardhshme
do të shihni gomat e shpërthyera, dritaret e thyera, shasia
e ndryshkur dhe motori i vdekur. Ky process i pashmangshëm ndodhë
shumë më shpejtë tek qeniet e gjalla. Në të njëjtën mënyrë,
të gjitha sistemet në univers shkatërrohen pa intervenim të
vetëdijshëm. |
Ky ligj i famshëm i fizikës njihet poashtu edhe si
"ligji i entropisë". Entropia në fizikë është masë e çrregullimit
të një sistemi. Entropia e sistemit rritet me lëvizjen e sistemit
prej gjendjes së rregulluar, organizuar dhe të planifikuar drejt
gjendjes më të parregulluar, më të disperzuar dhe më të paplanifikuar.
Sa më shumë parregullsi ka në një sistem, aq më e madhe është entropia
e atij sistemi. Ligji i entropisë pohon se i tërë universi në mënyrë
të pashmangshme shkon drejt gjendjes më të çrregulltë, më të paplanifikuar
dhe paorganizuar.
E vërteta e ligjit të dytë të termodinamikës,
apo ligjit të entropisë, është themeluar teoritikisht dhe eksperimentalisht.
Të gjithë shkencëtarët më të njohur pajtohen se ligji i entropisë
do të mbetet paradigma parimore për parashikimin e të së ardhmes.
Albert Ajnshtajn, shkencëtari më i madh i kohës sonë, e ka përshkruar
atë si 'ligji parësor i tërë shkencës'. Sir Arthur Eddington gjithashtu
i referohet atij sikur 'ligji suprem metafizik i gjithë universit'.1
Teoria e Evolucionit e injoron këtë ligj fundamental
të fizikës. Mekanizmi i ofruar nga evolucioni totalisht është në
kundërshtim me ligjin e dytë të termodnamikës. Teoria e evolucionit
thotë se atomet dhe molekulat në gjendje të parregulltë, disperze
dhe të pajetë u bashkuan me kohë, në renditje të veqantë duke formuar
molekula skajshmërisht komplekse siç janë proteinat, ADN dhe ARN,
prej të cilave u zhvilluan gradualisht me miliona specie të qenieve
të ndryshme të gjalla me struktura edhe më shumë komplekse. Sipas
teorisë së evolucionit, ky proces i supozuar i cili prodhon në çdo
fazë struktura më të planifikuara, më të rregullta, më komplekse
dhe më origjinale, u formua i tëri nga vetvetiu në kushtet natyrore.
Ligji i entropisë e bën të qartë se ky i ashtuquajtur process natyror
kryekëput është në kundërshtim me ligjet e fizikës.
Shkencëtarët evolucionistë, gjithashtu janë të vetëdijshëm
për këtë fakt. J.H. Rush deklaron:
Jeta, në rrjedhjen komplekse të evolucionit
të saj, tregon një kontrast absolut në krahasim me tendencat e paraqitura
në ligjin e dytë të termodinamikës. Aty ku ligji i dytë paraqet
progres ireverzibil drejtë entropisë së rritur dhe parregullsisë,
jeta prodhon vazhdimisht nivele të larta të rregullsisë.2
Autori evolucionist Roger Lewin në një artikull në
revistën Science e paraqet gjendjen pa rrugëdalje të evolucionit
kur kemi të bëjmë me termodinamikën:
Një problem me të cilin janë ballafaquar
biologët është kontradikta e qartë e evolucionit me ligjin e dytë
të termodinamikës. Sistemet do të duhej të shkatërrohen me kalimin
e kohës, duke u bërë më pak të rregullta e jo e kundërta.3
Një mbrojtës tjetër i teorisë së evolucionit, George
Stravropoulos, deklaron pamundësinë termodinamike të krijimit spontan
të jetës si dhe pamundësinë e sqarimit të ekzistencës së mekanizmave
kompleksë jetësorë me ligjet natyrore, në revistën e njohur evolucioniste
American Scientist:
Megjithatë, në kushte të zakonshme,
kurrë nuk mund të formohet spontanisht asnjë molekulë komplekse
organike, por më parë ajo do të dezintegrohej në pajtim me ligjin
e dytë. Në fakt, sa më kompleks që të jetë sistemi, aq më jostabil
do të jetë ai, dhe aq më i sigurtë është dezintegrimi i tij herët
a vonë. Fotosinteza dhe të gjitha proçeset jetësore, e edhe vetë
jeta, akoma nuk mund të kuptohen në termet e termodinamikës apo
të ndonjë shkence tjetër ekzakte, megjithë përdorimin e zhargonit
konfuz ose qëllimisht konfuzues.4
Siq e kemi parë, ligji i dytë i termodinamikës, përbënë
pengesë të pakapërcyeshme për skenarin e evolucionit në termet e
shkencës e edhe të logjikës. Të paaftë që të ofrojnë ndonjë sqarim
shkencor dhe të qëndrueshëm për të kapërcyer këtë pengesë, evolucionistët
mund ta bëjnë këtë vetëm në fantazinë e tyre. Për shembull evolucionisti
i mirënjohur Jeremy Rifkin e shprehë besimin e tij se evolucioni
e mbizotëron këtë ligj të fizikës me një "fuqi magjike".
Ligji i Entropisë thotë se evolucioni
e zhdukë energjinë e përgjithshme prezente për jetë në këtë planetë.
Koncepti ynë i evolucionit është e kundërta e kësaj. Ne besojmë
se evolucioni disi në mënyrë magjike krijon vlerë dhe rend më të
madh gjithëpërfshirës në tokë.5
Këto fjalë indikojnë shumë mirë se evolucioni është
më shumë një besim dogmatik se sa një tezë shkencore.
Miti i "Sistemit të Hapur"
Të konfrontuar nga të gjitha këto teza, evolucionistëve
iu desh që të kërkojnë strehë në gjymtimin e ligjit të termodinamikës
duke thenë se ai ligj qëndron i vërtetë vetëm për "sistemet e mbyllura"
dhe se "sistemet e hapura" janë jashtë sferës së këtij ligji.
"Sistemi i hapur" është sistem termodinamik në të cilin
energjia dhe materia rrjedhin në të dhe nga ai. Evolucionisët pohojnë
se bota është një sistemi i hapur: se i është ekzpozuar në mënyrë
konstante rrjedhjes së energjisë nga dielli, se ligji i entropisë
nuk është i aplikueshëm në botën si tërësi dhe se qenie të gjalla
komplekse e me rregullim perfekt mund të krijohen nga struktura
të parregullta, të thjeshta dhe të pajeta.
Sidoqoftë, këtu kemi të bëjmë me një shtrembërim evident.
Fakti se një sistem ka hyrje të energjisë nuk është i mjaftueshëm
për ta bërë atë sistem të rregulltë. Mekanizma specifikë janë të
nevojshëm për ta bërë energjinë funksionale. Për shembull, vetura
ka nevojë për motor, sistem transmisioni dhe mekanizma të ngjashëm
kontrollues për ta kthyer energjinë e karburantit në punë. Pa një
sistem të tillë të konverzionit të energjisë, dielli është asgjë
më tepër se sa një burim i energjisë destruktive i cili djegë, thanë
apo shkrinë.
Siç mund të shihet, sistemi termodinamik pa ndonjë
lloj të mekanizmit shnëdërrues të energjisë nuk është i dobishëm
për evolucionin, qoftë ai sistem i hapur apo i mbyllur. Askush nuk
pohon se mekanizma të tillë kompleksë dhe të vetëdijshëm mund të
kenë ekzistuar në natyrë nën kushtet e Tokës së lashtë. Në fakt,
problemi kryesor i cili i konfronton evolucionistët është pyetja
se si u krijuan nga vetvetiu mekanizmat kompleksë të shnëdërrimit
të energjisë, siç është fotosinteza tek bimët, mekanizma këta të
cilët nuk mund të përsëriten apo kopjohen qoftë edhe me teknologjinë
më moderne.
Derdhja e energjisë diellore në botë nuk do të kishte
mundësi që të sillte ndonjë rend ashtu nga vetvetja. Për më tepër,
pa marrë parasysh sa e lartë mund të jetë temperatura, aminoacidet
nuk do të formojnë ndonjë lidhje me sekuencë të rregulltë. Energjia
nga vetvetiu është e paaftë që të shtyjë aminoacidet të formojnë
molekula shumë më komplekse të proteinave, ose ti bëjë proteinat
që të formojnë struktura më komplekse dhe më të organizuara të organeleve
qelizore. Burimi i njëmendtë dhe thelbësor i tër këtij organizimi
në të gjitha nivelet është dizajni i vetëdijshëm: me fjalë të tjera,
krijimi.
Shmangia e "Teorisë së Kaosit"
Plotësisht të vetëdijshëm se ligji i dytë i termodinamikës
e shpërblen evolucionin me etiketën 'i pamundur', disa shkencëtarë
evolucionistë kanë bërë përpjekje spekulative për ta ngushtuar hendekun
e ndarjes midis këtyre të dyjave, në mënyrë që të mund të pohojnë
se evolucioni është i mundur. Si zakonisht edhe këto orvatje tregojnë
se teoria e evolucionit ballafaqohet me një qorrsokak të pashmangshëm.
Një person i shquar për përpjekjet e tij për ta 'martuar'
termodinamikën me evolucionin është shkencëtari Belg Ilya Prigogine.
Duke filluar nga teoria e kaosit, Prigogine propozoi
një sërs hipotezash ku rendi formohet nga kaosi. Sidoqoftë, me gjithë
përpjekjet e tij më të mira ai ishte i paaftë që ta pajtojë termodinamikën
me evolucionin. Kjo shihet qartë në atë që ai thotë:
Është një pyetje tjetër e cila po
na torturon për më shumë se një shekull: Qfarë rëndësie ka evolucioni
i qenieve të gjalla në botën e përshkruar nga termodinamika si botë
e rritjes së përhershme të parregullsisë?6
Prigogine, i cili shumë mirë e di se teoritë në nivelin
molekular nuk janë të aplikueshme në sistemet e gjalla si qelizat
e gjalla, e nënvizon këtë problem:
Problemi i rendit biologjik involvon
tranzicion nga aktiviteti molekular në rendin super-molekular në
qelizë. Ky problem është larg nga të qenit i zgjedhur.7
Kjo është pika ku është arritur më së fundi nga teoria
e kaosit dhe nga spekulimet e ngjashme. Asnjë rezultat konkret nuk
është arritur i cili do ta mbështeste a verifikonte evolucionin,
apo i cili do të eliminonte kontradiktat midis evolucionit, ligjit
të entropisë dhe ligjeve tjera fizike.
Megjithë tërë këto fakte evidente, evolucionistët
tentojnë të kërkojnë strehë në dredhi të thjeshta. Të vërtetat e
qarta shkencore tregojnë se qeniet e gjalla dhe strukturat komplekse
dhe të rregulluara që qenieve të gjalla, në asnjë mënyrë nuk kanë
mundur të vijnë në ekzistencë nga rastësia nën rrethana normale.
Kjo situate e bën të qartë se ekzistenca e qenieve të gjalla mund
të sqarohet vetëm me intervenimin e fuqisë mbinatyrore. Kjo fuqi
mbinatyrore është krijimi nga Perëndia, i cili e solli në jetë tër
universin nga asgjëja. Shkenca ka vërtetuar se evolucioni është
akoma më i pamundur sa i përket termodinamikës, dhe se ekzistenca
e jetës nuk ka tjetër sqarim përveq Krijimit.
1 Jeremy
Rifkin, Entropy: A New World View, New York, Viking Press, 1980,
fq.6
2 J.H.Rush, The Dawn of Life, New York, Signet, 1962, fq.
35
3 Roger Lewin, "A Downward Slope to Greater Diversity,"
Science, vol. 217, 24.9.1982, fq. 1239
4 George P. Stravropoulos, "The Frontiers and Limits of
Science," American Scientist, vol. 65, November-December 1977,
fq.674
5 Jeremy Rifkin, Entropy: A New World View, fq.55
6 Ilya Prigogine, Isabelle Stengers, Order Out of Chaos,
New York, Bantam Books, 1984, fq. 129
7Ilya Prigogine, Isabelle Stengers, Order Out of Chaos,
fq. 1758  |
|
|