KUR'ANI PRIN RRUGEN DREJT SHKENCES

< <
7 / total: 8

SHKENCËTARË BESIMTARË TË KOHËS

Në shkencën e shekullit të 20-të janë bërë hapa viganë dhe kanë dalë shumë zbulime, të cilat kanë qenë të panjohura për vite. Progresi që ka pasur shkenca ka treguar shumë qartë një fakt: faktin e krijimit.

Çdo zbulim shkencor tregon një modelim, rregull dhe plan të përsosur në çdo pjesë të natyrës, gjallesave apo jogjallesave. Vetë shkencëtarët, duke ekzaminuar këtë të vërtetë, kanë parë se modelimi i të gjithë universit është vepër e një Urtësie superiore dhe kanë shkuar më tej në mbrojtje të faktit të krijimit duke njohur se çdogjë është krijuar nga Zoti i Gjithëfuqishëm.

Sot ka shumë organizata akademike të respektuara, sidomos në Sh.B.A., të cilat janë ndërtuar nga shkencëtarë besimtarë. Këto institucione punojnë për të bërë të qartë se provat shkencore konfirmojnë modelimin e përsosur në natyrë.

Disa nga shkencëtarët e sotëm besimtarë, të njohur për arritjet e tyre shkencore, janë në vijim:

Dr. Henri Fritz Shefer

Dr. Henri Fritz Shefer është Profesor kimie si dhe drejtor i Qëndrës së Llogaritjeve të Kimisë Kuantike në Universitetin e Xhorxhias. Ai është emëruar për Çmimin Nobel dhe kohët e fundit është vlerësuar si kimisti i tretë më i vlerësuar në botë. Shefer, një shkencëtar besimtar, aspiron të njohë më mirë Zotin me anë të përpjekjeve të tij shkencore. Si thotë dhe vetë ai:

Kuptimi dhe gëzimi në shkencën time qëndron në ato momente kur zbuloj diçka të re dhe i them vetes, 'Pra, kështu e paska bërë Zoti!'110

Izak Beshevis Singër

saat, tasarım

"Her saati yapan bir saatçi vardır."

Isaac B. Singer

Një nga fizikantët më të njohur të ditëve tona, Singër, kundërshton teorinë e evolucionit dhe beson në Zot. Në një konferencë ai kritikoi teorinë e evolucionit me një histori interesante: "Shkencëtarët zbuluan një ishull të shkretë. Ata shkencëtarë që shkelën aty mbetën të shtangur me çfarë panë. Ata u mahnitën nga xhunglat dhe kafshët e egra. Ata ngjitën kodra të rrëpira dhe ekzaminuan rrethinat e tyre. Nuk mundën të gjejnë as shenjën më të vogël të qytetërimit në ishull. Vetëm kur po ktheheshin në anijen e tyre, ata gjetën një orë dore të re mbi rërë. Punonte shumë mirë. Kjo ishte mjaft intriguese për shkencëtarët. Si kishte ardhur kjo orë deri aty? Ata e dinin me siguri se asnjë nuk kishte hedhur një hap mbi ishull përpara tyre. Por, kishte edhe një mundësi tjetër. Kjo orë dore, bashkë me rripin, xhamin, baterinë dhe pjesët e tjera të saj arriti në ishull rastësisht dhe u vendos në rërë. Nuk ka alternativë tjetër". Për të shpjeguar zhgënjimin e evolucionistëve, Singër përfundoi historinë e tij me këto fjalë: "Çdo orë ka patjetër një orëpunues". 111

Çdogjë në univers, gjallesë apo jogjallesë, zotëron një modelim superior dhe rregull të përsosur. Prandaj asgjë nuk mund t’i mvishet rastësisë. Është e qartë se çdogjë është punë e një Krijuesi suprem dhe të gjithëfuqishëm. Shumica e shkencëtarëve të kohës sonë, si Singër, e vënë në dukje këtë përsosmëri dhe rregull për t’i treguar të gjithëve se janë vepra të Zotit.

Malkolm Dankën Uintër, I Riu

Prof. Uintër, i cili është diplomuar me Master në mjekësi nga Shkolla Mjeksore e Universitetit Northuestern, gjithashtu beson se universi dhe njerëzit janë krijuar nga një Krijues superior. Ai i përpunoi në hollësi pikëpamjet e tij në shkrimet e tij:

Toka dhe universi me të gjithë kompleksitetet e tyre, jeta në të gjitha format e saj të ndryshme dhe së fundmi vetë njeriu me aftësinë e tij menduese superiore, janë të gjitha tepër të ndërlikuara për të ndodhur. Prandaj duhet të ketë një Mendje Madhështore, një Krijues, pas gjithë këtyre. Duhet të ketë një Zot.112

Uilliam Filips

Filips, i cili fitoi Çmimin Nobël mjaft herët (përpara 50-vjetorit të tij) për zhvillimin e metodave të ngrirjes dhe kapjes së atomeve me rrezet lazer, është një shkencëtar besimtar. Në një konferencë për shtyp pas shpalljes së fitores së tij të Çmimit Nobël, ai tha:

Zoti na ka dhënë një botë jashtëzakonisht mahnitëse dhe për jetuar në të dhe për ta eksploruar. 113

Prof. Deil Zvarcendruber

bugday, william draper

Ekilmiş bir buğday tarlasını gören bir insan bu buğdayları eken bir çiftçi olduğundan asla şüphe etmez. Prof. William Draper, tüm evrende bir amaç ve plan olduğunu, bu amacı ve planı var eden bir Yaratıcı olduğunu inkar etmenin, çiftçinin varlığını inkar etmekten çok daha büyük bir çelişki olacağını söylemiştir.

Prof. Zvarcendruber, i cili së pari ka punuar si shkencëtar asistent në Universitetin e Kalifornisë dhe pastaj si profesor asistent në Universitetin Përdju, është gjithashtu anëtar i Shoqatës së Shkencëtarëve të Tokës të Amerikës. Prof. Zvarcendruber theksoi, si më poshtë, se universi nuk ka mundur të jetë formuar rastësisht dhe se ai është vepër e një Krijuesi:

Në fakt ekziston një qëllim i caktuar, arsye, modelim, "gjithandej". Askush nuk i shpëton dot kësaj, në qiejt lart apo poshtë në tokë. Të mohosh një Modelues të Madh është po aq jologjike sa të shohësh një fushë të mrekullueshme gruri valëzues dhe njëkohësisht të mohosh ekzistencën e fermerit në fermën pranë rrugës.114

Uilliam Demski

william dembski, matematikçi

William Dembski

Fusha kërkimore e ndjekur nga Demski, një nga matematicienët kryesorë të ditëve tona, mbulon një hapsirë të gjerë disiplinash, që nga filozofia e deri te teologjia. Demski nënvizon se shkenca është një mjet për të kuptuar botën dhe se shkencëtarët janë thjesht zbulues në këtë përpjekje. Ai i prezanton disa nga pikëpamjet e tij në këtë mënyrë:

Bota është krijim i Zotit dhe shkencëtarët, ndërsa kuptojnë botën, thjesht po gjurmojnë mendimet e Zotit. Shkencëtarët nuk janë krijues por zbulues… Rëndësia e aktit të krijimit është se ai tregon krijuesin. Akti i krijimit gjithmonë mbart firmën e krijuesit. 115

Prof. Stefen Majer

stephen meyer, felsefe profesörü

Prof. Meyer, hücrenin tesadüfen oluşamayacak kadar karmaşık olduğunu söyleyen inançlı bir bilim adamıdır.

Majer është Profesor Filozofie në Kolegjin Uituorth. Ai beson në krijimin dhe ka nxjerrë një numër veprash mbi këtë temë. Në shumë prej veprave të tij ai argumenton se universi është rezultat i një modelimi inteligjent dhe se natyra është dëshmia e këtij realiteti. Në një nga artikujt e tij, përsa i përket modelimit të qelizës, ai thotë:

Them se as rastësia, as "seleksionimi natyral para-biotik", as "nevoja fiziko-kimike" (në çfarëdolloj trajte teorike) nuk mundin të shpjegojnë origjinën e informacionit në qelizën e parë. 116

Prof. Uolltër L. Bredli

walter bradley, hayatın kökeninin sırrıUolltër Bredli, i cili aktualisht është profesor në departamentin e inxhinjerisë mekanike në Universitetin A&M të Teksasit, është autori i Misteri i Origjinës së Jetës. Ai beson se kozmosi dhe të gjitha gjallesat dhe jogjallesat janë rezultat i një modelimi dhe se provat për këtë shfaqen gjithandej. Fjalët e Bredlit tregojnë besimin e tij në ekzistencën e një Krijuesi:

Walter L. Bradley

Walter Bradley

Në pranverën e vitit 1987 pranova të jap një prezantim mbi Krishtërimin dhe shkencën në Universitetin Kornëll. Vendosa të eksperimentoj me një trajtim të gjerë, të një niveli të njohur, Provën Shkencore mbi ekzistencën e Zotit… Është shumë e qartë se prova tregon për ekzistencën e një krijuesi inteligjent. 117

Ërl Çester Reks

Prof. Reks shërbeu si pedagog matematike në Universitetin e Kalifornisë së Jugut dhe pastaj si profesor fizike në Kolegjin Xhorxh Pepërdin. Duke besuar se i gjithë universi ishte krijuar nga Zoti dhe se ai është nën kontrollin e Zotit, Prof. Reks theksoi se çdo teori e tashme mbi origjinën dhe qëndrimin e universit që injoron apo mohon Krijimin ose nuk shpjegon të gjitha faktet në thelb ose qëndron e pashpresë dhe errësohet. 119

Dr. Alan Sendixh

Dr. Alan Sendixh, një nga astronomët më të dalluar të ditëve tona, vendosi ta pranojë Zotin në moshën 50-vjeçare. Në një intervistë të botuar në revistën Newsweek të titulluar “Shkenca Zbulon Zotin”, si vetë historia që ajo përmbante, Sendixh shpjegon pse ai pranoi fenë:

Ishte shkenca ime ajo që më çoi në rezultatin se bota është shumë më e komplikuar se ç'mund të shpjegohet nga shkenca. Vetëm nëpërmjet mbinatyrores arrij ta kuptoj misterin e ekzistencës.120

Prof. Sesil Bojs Haman

Haman, anëtar i fakulteteve të Kolegjit Grinvill, Universitetit të Kentakit dhe të Shkollës së Mjekësisë së Universitetit Shën Luis, aktualisht jep biologji në Kolegjin Esbëri. Ai është një besimtar me një besim të fortë në Zot. Haman shpreh besimin e tij me fjalët e mëposhtme:

Ngado të rrotullohem në mbretërinë e shkencës, ka prova të modelimit, ligjit dhe rregullit të një Qënieje Mbinatyrore… Po, unë besoj në Zot. Besoj në një Zot që është jo vetëm një Hyjni e gjithë-fuqishme që e krijoi dhe e mban këtë univers, por edhe një Zot që përkujdeset për kulmin e krijimit të Tij, njeriun. 121

Pol Ernest Adolf

Prof. Adolf, në fillim profesor i anatomisë në Universitetin Sh.Xhon, është anëtar i Vëllazërisë së Kolegjit Amerikan të Kirurgëve. Ai ia detyron besimin studimeve të tija shkencore. Njëherë, Prof. Adolf tha rreth besimit të tij:

… Do thoja se unë padyshim pranoj ekzistencën dhe realitetin e Zotit. Bindja ime rezulton jo vetëm nga eksperiencat shpirtërore, por praktikat mjeksore kanë konfirmuar gjerësisht ato që pata pranuar nga feja… Po, me të vërtetë, ka një Zot! 122

Lester Xhon Cimerman

Prof. Cimerman, i cili mori gradën e Doktorit nga Universiteti Përdju dhe është profesor agrokulture dhe matematike në Kolegjin Goshen, diskuton besimin e tij tek Zoti si të tillë:

E gjithë natyra e ka zanafillën nga Zoti dhe ai e mban atë pa pushuar. Sa më shumë të studioj dhe vëzhgoj funksionimet e natyrës tek bimët dhe toka, aq më shumë rritet besimi im në Zot, dhe përditë përulem përpara Tij në lutje. 123

Enriko Medi

Shkencëtar i famshëm italian, Enriko Medi foli rreth mrekullive, me të cilat ndeshet një shkencëtar dhe rreth përfundimit ku ai kishte arritur, në një konferencë në Romë në 1971:

…ka një shkak përtej hapsirës, përtej kohës, zotëruesi i çdogjëje, i cili bëri që qëniet të jenë ashtu si janë. Dhe ky është Zoti.124

Uein U. Olt

Prof. Olt fitoi një gradë shkencore nga Universiteti i Kolumbias dhe ishte pjesëtar kërkimor në Laboratorin Gjeokimik, Nju Jork. Prof. Olt tha se kërkimi shkencor rrit afrinë e njeriut ndaj Zotit:

Kërkesa për dije dhe kurioziteti, që pyet për pse-të dhe si-të e Natyrës, janë pjesë e trajtave të pajisura të mendjes. Sapo shkencëtari ushtron besimin e Krijuesit të universit, ky besim vetëm mund të rritet si rezultat i studimeve në çdolloj drejtimi qofshin. 125

Prof. Majkëll P. Zhiruard

Majkëll Zhiruard, profesor biologjie në Universitetin e Luizianës së Jugut, beson se jeta nuk mund të ketë ardhur rastësisht dhe se strukturat tepër komplekse dhe të përsosura të proteinave dhe qelizës, njësitë bazë të jetës, janë krijuar nga Zoti.

konferans, bav

Prof. Michael Girouard (en sağda), İstanbul'da Bilim Araştırma Vakfı tarafından organize edilen "Evrim Teorisinin Çöküşü: Yaratılış Gerçeği" isimli uluslararası konferansa konuşmacı olarak katılmıştır.

Në një fjalim të titulluar “A është e mundur që jeta të ketë dalë nga koinçidencat?”, të cilin ai e prezantoi në konferencën e dytë ndërkombëtare të quajtur “Rrëzimi i Teorisë së Evolucionit: Fakti i Krijimit” të organizuar nga Fondacioni i Kërkimeve Shkencore në 5 korrik 1998 në Stamboll, Prof. Zhiruard e përkrahte këtë opinion me prova shkencore dhe përfundoi fjalimin me fjalët e mëposhtme:

bav, konferans kitabı, evrim teorisinin çöküşü
Përbërja e gjallesave është shumë më i komplikuar se rezultatet e fituara në eksperimentet laboratorike. Kur i drejtohemi ligjeve të fizikës dhe kimisë për një shpjegim, mësojmë këtë: Padyshim që duhet të ketë një Inteligjencë, një Krijues; një Krijues që i ka urdhëruar këto ligje. Ky është shpjegimi më shkencor. Ligjet e fizikës dhe të kimisë na shfaqin me siguri të plotë se evolucioni dhe formimi i gjallesave nga lënda jo e gjallë është i pamundur. Si pasojë e këtyre gjetjeve shkencore, kjo jo vetëm që i jep fund fjalimit tim po edhe një fund evolucionit. 144

Prof. Eduard Bodrò

Edward Boudreaux, konferans

Prof. Boudreaux, İstanbul ve Ankara'da organize edilen "Evrim Teorisinin Çöküşü: Yaratılış Gerçeği" isimli uluslararası konferanslarda "Kimyadaki Dizayn" başlıklı bir konuşma yapmıştır.

Dr. Eduard Bodrò, profesor i kimisë në Universitetin e Nju Orlins, beson se elementët kimikë duhet të kenë qenë vendosur nga Zoti për të formuar jetën. Prof. Bodrò tha në fjalimin e tij të titulluar “Modelimi në Kimi” të cilin e mbajti në konferencën e dytë ndërkombëtare të quajtur “Rrëzimi i Teorisë së Evolucionit: Fakti i Krijimit” e organizuar në Stamboll se “bota në të cilën jetojmë dhe ligjet e saj natyrore na janë vendosur në mënyrë preçize nga Krijuesi si dobi për ne, njerëzit”. 145

Prof. Kenet Kaming

kenneth cumming, bav konferans

Dünyaca ünlü bilim adamı Prof. Cumming, ABD Yaratılış Araştırmaları Enstitüsü üyesidir.

Prof. Kenet Kaming, një shkencëtar i njohur botërisht i Institutit për Kërkimet e Krijimit në Sh.B.A., është i specializuar në biokimi dhe paleontologji. Ai tha se kundërshton teorinë e evolucionit dhe beson në ekzistencën e Zotit.

Kompleksiteti shihet në të gjithë nivelet. Veçanti në të gjithë nivelet. Qoftë në nivel qelizor, në nivel organesh, në nivel trupash, apo në nivel sistemesh, këto kompleksitete janë të dukshme…

Qelizat dhe trupat janë bërë në mënyrë mrekulluese. Brenda një bashkësie makinash të gjalla, ato janë lidhje komlekse proteinash, yndyrnash, që ndërtojnë dhe përbëjnë indet si dhe sintetizojnë dhe djegin ushqimin… Ato tregojnë veçori modelimi shumë të detajuara.126

Prof. Karl Flirmans

carl fliermans, konferans

Carl Fliermans

Prof. Flirmans, një shkencëtar mjaft i vlerësuar në Sh.B.A., është profesor i mikrobiologjisë në Universitetin e Indianës. Ai zhvillon kërkime mbi “neutralizimin e mbetjeve kimike me anë të baktereve” të sponsorizuar nga Departamenti i Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara. Në konferencën “Rrëzimi i Teorisë së Evolucionit: Fakti i Krijimit”, të cilën ndoqi në Stamboll, ai refuzoi thëniet evolucionare në mbretërinë e biokimisë. Në fjalimin e tij ai citoi besimin e tij në Zot si:

Biologjia e sotme provon se format e jetës nuk erdhën rastësisht, gjë që përbën prova për krijimin superior të Zotit. 147

Prof. David Menton

david menton, bav konferans

Prof. Menton ülkemizde düzenlenen Evrim Teorisinin çöküşü ile ilgili konferanslara katılan ünlü bilim adamlarındandır.

Prof. David Menton, i cili afirmoi besimin e tij duke thënë: “Kam ekzaminuar anatomitë e gjallesave për 30 vjet. Çdo herë u ndesha me realitetin e krijimit të përsosur të Zotit.” 148), është profesor anatomie në Universitetin e Uashingtonit.

Prof. Xhon Morris

Gjeologu i famshëm, Prof. Morris, është president i Institutit për Kërkimet e Krijimit, që është organizmi më produktiv në Sh.B.A. i formuar nga shkencëtarë, mbrojtës të krijimit. Në një fjalim, Prof. Morris iu referua kështu besimit të tij në Zot dhe besimit të tij se teoria e evolucionit është refuzuar nga shkenca:

Ashtu si shumë shkencëtarë të njohur e të kualifikuar, ne, si besimtarë të devotë të Zotit, besojmë se Ai është Krijuesi. Është Zoti që rregullon jetët tona dhe drejt të cilit duhet të kthehemi. Ia detyrojmë Atij jetët tona dhe jemi përgjegjës për të fituar pëlqimin e tij. 128

Artur Pikok

Artur Pikok, disiplina kryesore e të cilit ka qenë biokimia fizike, është drejtor i Qendrës Jan Ramsei në Universitetin e Oksfordit. Ai deklaron besimin e tij në Zot si:

Zoti krijon dhe është i pranishëm në çdo çast të kohës së botës së krijuar; Zoti shkon përtej kohës së kaluar dhe të tashme: Zoti është i përjetshëm, në kuptimin që nuk ka pasur ndonjë kohë në të cilën Ai nuk ka ekzistuar, as nuk do të ketë ndonjë kohë në të cilën Ai nuk do të ekzistojë.129

Albert MekKombs Uinçester

Pasi përfundoi studimet e tij pasuniversitare në Universitetin e Teksasit, Prof. Uinçester shërbeu si profesor biologjie në Universitetin Beilor dhe ishte president i Akademisë Shkencore të Floridës. Ai pranoi se kërkimi shkencor forcoi besimin e tij në Zot:

Sot jam i lumtur të them se, pas shumë vitesh studimi dhe pune në fushat e shkencës, besimi im në Zot jo vetëm që nuk është lëkundur po është bërë shumë më i fortë dhe zotëron tani një themel më të qëndrueshëm se më parë. Shkenca, që të lejon të vëzhgosh madhështinë dhe gjithëfuqishmërinë e Qënies Supreme, rritet përherë nga çdo zbulim i ri. 130

Mehdi Golshani

Fizikanti Mehdi Golshani i Universitetit Sherif të Teknologjisë në Teheran, në një intervistë që dha tek Newsweek theksoi besimin e tij në Zot dhe se kërkimi shkencor kompleton fenë:

Fenomenet natyrore janë shenja të Zotit në Univers dhe studimi i tyre është pothuajse një detyrim fetar. Kur'ani i thotë njerëzve të "udhëtojnë nëpë botë dhe pastaj të shohin si Ai nisi krijimin". Kërkimi është një akt adhurimi pasi ai zbulon më tepër mrekullitë e krijimit të Zotit. 131

Prof Eduin Fast

Pasi përfundoi punën e tij pasuniversitare në Universitetin e Oklahomës dhe dha mësim në të njëjtin universitet në departamentin e fizikës, Prof. Fast pohon se është tërësisht e pamundur që atomet, tullat ndërtuese të lëndës, të jenë bashkuar spontanisht për të formuar të gjithë universin dhe gjallesat. Ai e shprehu besimin e tij në krijimin me këto fjalë:

Duke shkuar shumë prapa arrihet në konkluzionin se ekzistenca e "ligjeve natyrore", të cilat përshkruajnë rregullat në univers, është provë e një Inteligjence që zgjodhi të vendosë këtë funksionim të universit, siç e vëzhgojmë dhe ne… Ai Shkak, që krijoi thërrmijat, logjikisht që gjithashtu përcaktoi vetitë që ato kanë. 132

Çarls H. Taunis

charles townes, yaratılışçı bilim adamları

Charles H. Townes

Taunis, që zbuloi parimin e lazerit, zhvillon stiudimet e tij në Universitetin e Berkleit. Taunis citon besimin e tij në Zot në këtë mënyrë:

Si një person fetar, ndjej fort praninë dhe veprimet e një qenieje krijuese, sa larg vetes time po aq gjithmonë personale dhe të afërt. 133

Xhon Polkingorn

Xhon Polkingorn, i cili ka pasur një karrierë të dalluar në fizikën e thërrmijave në Universitetin e Kembrixhit, dha komentin e mëposhtëm në një intervistë me Newsweek:

Kur kupton se ligjet e natyrës duhet të rregullohen jashtëzakonisht mirë për të prodhuar universin që shohim, kjo ngjall lindjen e idesë se universi jo thjesht ndodhi, por duhet të ketë një arsye të fshehur pas tij… Për mua përbërësi kryesor i besimit në Zot është se ka një mendje dhe një arsye pas universit.134

Hjug Ros

Hjug Ros, i cili ka një doktoraturë në astronomi nga Universiteti i Torontos, është President i “Arsye për të besuar”, një institut në Sh.B.A. . Ai ka shkruar shumë vepra mbi lidhjet mes kozmologjisë dhe krijimit. Disa prej tyre janë: Krijuesi dhe Kozmosi, Krijimi dhe Koha, dhe Përtej Kozmosit. Disa nga shënimet e Rosit rreth krijimit të universit nga një Krijues janë si vijojnë:

  • Nëse fillimi i kohës përputhet me fillimin e universit, siç thotë teorema e hapsirë-kohës, atëherë shkaku i universit duhet të jetë një qenie që operon në një dimension kohe tërësisht të pavarur dhe para-ekzistues i dimensionit të kohës të kozmosit. …Na tregon se Krijuesi është transhendental, vepron përtej kufijve dimensionalë të universit.135

  • Një Krijues inteligjent, transhendental duhet të ketë krijuar universin. Një Krijues inteligjent, transhendental duhet të ketë modeluar universin. Një Krijues inteligjent, transhendental duhet të ketë modeluar planetin Tokë. Një Krijues inteligjent, transhendental duhet të ketë modeluar jetën. 136

Prof. Dr. Duein Gish

duane gish, yaratılışçı bilim adamları

Duane Gish

Duein Gish, i cili zotëroi një doktoraturë në kimi nga Universiteti Berklei i Kalifornisë, është një shkencëtar i njohur për bindjen e tij fetare dhe luftën e tij kundër teorisë së evolucionit. Gish ka mbajtur fjalime në shumë konferenca rreth mosvlershmërisë së teorisë së evolucionit dhe është një nga debatuesit më të mëdhenj në botë sot përsa i përket krijimit.

Prof. Gish ka marrë pjesë tre herë si folës në konferencat e titulluara “Rrëzimi i Teorisë së Evolucionit: Fakti i Krijimit” të organizuara në 1998 në Turqi. Përsa i përket rrëzimit të teorisë së evolucionit dhe besimit të tij të fortë në krijim, sipas Gish:

Teoria e evolucionit është në një krizë të dëshpëruar. Nga ana tjetër, ideja e krijimit po plotësohet nga prova të qarta. Sot mijëra shkencëtarë e shohin idenë e krijimit si mjaft bindëse. 137
evrim konferansı, bav

Bilim Araştırma Vakfı İstanbul'da 4 Nisan 1998 ve 5 Temmuz 1998 tarihlerinde ve Ankara'da 12 Temmuz 1998 tarihinde "Evrim Teorisinin Çöküşü: Yaratılış Gerçeği" isimli Uluslararası Konferanslar organize etmiş ve bu konferanslara dünyaca tanınmış, saygın ve iman eden bilim adamlarını konuşmacı olarak davet etmişlerdir.

Dr. Pjer Ganer Xherlstrom

Xherlstrom, i cili ka gradën e Doktorit në biologjinë molekulare nga Universiteti Grifit, zhvilloi studime të shumta në fushën e tij dhe është nderuar gjithashtu me vlerësime të ndryshme shkencore. Artikujt e Dr. Xherlstrom janë botuar në revista të ndryshme shkencore. Ai njihet edhe për besimin e tij në krijimin.

Dr. Stefen Grokot

Grokot ka një doktoraturë nga Universiteti i Australisë Perëndimore në fushën e kimisë organo-metalike të strukturave metalike optikisht aktive. Ai ka punuar me vite si shkencëtar kërkimor në fushat e rafinimit të aluminit, kimisë ambjentale, analitike dhe industriale. Ai ka botuar referate të shumtë shkencorë në këto fusha. Pas shumë viteve si evolucionist pasiv, ai mbeti i tronditur nga logjika, plotësia dhe sasia e panumërt e provave shkencore në mbështetje të Krijimit të Jashtëzakonshëm. Grokot është gjithashtu dhe ligjërues publik dinamik mbi këtë temë.

Dimitri Kuznecov

Shkencëtari rus Kuznecov pohon se një numër i madh shkencëtarësh kanë arritur të besojnë te Zoti dhe feja për shkak të fakteve shkencore që kanë zbuluar. Kuznecov është gjithashtu një debatues i fortë me evolucionistët.140

Dr. Emil Silvestru

Dr. Emil Silvestru ka punuar si profesor asistent në Universitetin Babesh-Boljai, Rumani. Një specialist i respektuar ndërkombëtar mbi gjeologjinë e shpellave, ai ka botuar shumë referate shkencore në gazetat akademike në mbarë botën. Ai ka qenë deri para pak kohësh shkencëtari kryesor i institutit të parë speleologjik (speleologjia = studimi i shpellave) në botë dhe është prej atyre shkencëtarëve që besojnë në krijimin.

Dr. André Ezhen

Dr. André Ezhen, i cili ka zhvilluar kërkime të shumta në gjenetikën shtazore, ka punuar si shkencëtar kërkimor për qeverinë Franceze. Ezhen beson në Krijimin.

Dr. Jan Mekredi

Dr. Jan Mekredi është biolog molekular i cili ka kryer kërkime të gjera në biologjinë molekulare dhe mikrobiologjinë. Autor i më shumë se 60 shkrimesh kërkimore, ai është Shkencëtari Kryesor Kërkimor në Institutin e Kërkimeve Biomolekulare të Organizatës së Kërkimeve Shkencore dhe Industriale të Australisë (CSIRO). Dr. Mekredi, i cili beson në krijimin, gjithashtu ka fituar çmimin e parë të Shoqatës Australiane për Mikrobiologjinë, për kontribute të çmuara kërkimore.

Prof. Endrju Konuei Ajvi

Një nga ekspertët më të famshëm të fiziologjisë në botë, Endrju Ajvi ka qenë Drejtor i Departamentit të Fiziologjisë dhe Farmakologjisë të Shkollës Mjeksore të Universitetit Northuestern në vitet 1925-1946. Prof. Ajvi ka qenë Zëvendës President i Universitetit të Illinois nga viti 1946 në 1953 dhe pastaj ka shërbyer si Profesor i Dalluar i Fiziologjisë dhe Drejtor i Departamentit të Shkencave Klinike, Universiteti i Illinois, Kolegji i Mjekësisë, Çikago. Kur e pyetën, “A ka një Krijues që krijoi universin?”, ai u përgjigj, “Po, jam më i sigurt se ka një Zot, se ç’jam i sigurt për çdogjë”, dhe shtoi:

Besimi në ekzistencën e Zotit jep kuptimin e vetëm të plotë, përfundimtar dhe racional të ekzistencës. Besimi në Zot është arsyeja e vetme për sigurinë absolute se njeriu është individ dhe diçka më shumë se një deng me lëndë dhe energji. Besimi në Zot është burimi dhe baza kryesore e koncepsionit më frymëzues të mendjes njerëzore. 144

Dr. Rejmond Xhons

Dr. Xhons ka shërbyer për vite në agjensinë shumë të respektuar shkencore të qeverisë Australiane, CSIRO. Ai njihet më mirë për zgjidhjen e problemit të Leukenës (lloj bime e rritur në Australi gjatë stinës së thatë për ushqimin e bagëtive por që shkaktonte sëmurjen dhe dobësimin e tyre) e cila i ka sjellë industrive bujqësore Autraliane miliona dollarë fitime. Xhons beson në krijimin.

Zhul H. Puarié

Zhul H. Puarié ka punuar për Flotën Amerikane si krye-inxhinjer, specialist në modelimin elektronik të projekteve të rëndësishme të mbrojtjes dhe hapsirës. Ai studoi Inxhinjeri Elektronike, Fizikë dhe Matematikë në Universitetin e Kalifornisë në Berklei. Gjatë karrierës së tij profesionale, Zhul Puarié ishte autor i shumë zgjidhjeve projektesh dhe inovacionesh, të cilat ndihmuan forcat mbrojtëse të dhe programin hapsiror. Duke zbuluar veçoritë superiore te kafshët, Puarié arriti në përfundimin se ato duhet të jenë krijuar nga një Krijues. Ai është autor i librit Nga Errësira në dritë, në Fluturim: Monark – Flutura Mrekulluese, në të cilën ai shtjellon këtë çështje.

Majkëll J. Behe

Michael J. Behe, yaratılışçı bilim adamları

Michael Behe

Majkëll J. Behe është një nga shkencëtarët më të njohur që beson se kozmosi dhe të gjitha gjallesat janë vepër e një modelimi inteligjent. Behe është profesor i biokimisë në Universitetin Lehai në Pensilvania. Ai ka botuar shumë artikuj në gazeta të mirënjohura si The New York Times dhe Boston Review. Behe është autor i librit Kutia e Zezë e Darvinit, i cili provon se, biologjikisht, teoria e evolucionit nuk mund të jetë e vërtetë, i shpërndarë ky në mbi 80 ribotime në mbarë botën.

Behe vërteton mosvlershmërinë e teorisë së evolucionit me një koncept që ai e quan “kompleksitet i pazvoglueshëm”. Sipas kësaj ideje, shumë organe përbëhen nga pjesë të ndryshme bashkëvepruese të përshtatura mirë që ndihmojnë në funksionin bazë dhe heqja e një prej këtyre pjesëve shkakton mosfunksionimin efektivisht të këtij sistemi. Për këtë arsye zhvillimi i rastësishëm apo gradual është i pamundur. Në Kutia e Zezë e Darvinit Behe shkroi:

Ato nuk ishin modeluar nga ligjet e natyrës, as nga rastësia apo nevoja, por ato ishin planifikuar. Modeluesi e dinte si do dukeshin modelet kur të kompletoheshin dhe pastaj i krijoi sistemet hap pas hapi. Jeta në Tokë është, në nivelin më themelor, në përbërësit e saj më kritikë, prodhim i një aktiviteti inteligjent. Përfundimi i modelimit inteligjent rrjedh natyrisht nga vetë të dhënat… Të arrish të kuptosh, se sistemet biokimike janë modeluar nga një veprues inteligjent, është një proces, të cilit nuk i nevojiten parime të reja logjike apo shkencore. Kjo vjen thjesht nga puna e madhe që ka bërë biokimia në 40 vitet e fundit, e kombinuar kjo me konsideratën e mënyrës me të cilën ne kuptojmë modelimin çdo ditë.

Filip Xhonson

philip johnson, yaratılışçı bilim adamları

Philip Johnson

philip johnson, darwin on trial

Xhonson, i cili ka dhënë mësim në degën e Juridikut në Universitetin e Kalifornisë në Berklei, ka kryer kërkime të gjera në aspektin ideologjik të teorisë së evolucionit. Xhonson është autor i tre librave përsa i përket kësaj teme të titulluar Darvini në Hetim, Arsyeja në Peshore dhe Kundërshtim i Pranuar, si dhe i dy librave mbi ligjin e kriminalistikës dhe artikujve të shumtë. Xhonson, i njohur për kundërshtimin e tij të fortë të teorisë së evolucionit është gjithashtu një shkencëtar që beson në Zot. Besimi dhe nxitja e Xhonsonit janë të dukshme në këto fjalë:

… Dua të ngre një sfidë ndaj evolucionit materialist. Le të bashkohemi rreth Krijuesit. 148

Çarls Bërç

Çarls Bërç është profesor i merituar në Universitetin e Sidneit, Australi. Ai është i njohur për besimin e tij të fortë tek krijimi. Ai u nderua me çmimin Tempëllton për Progres në Religjion në vitin 1990. Besimi i tij shprehet me fjalët e mëposhtme:

Zoti, si burim i të gjitha vlerave, ishte më afër se duart dhe këmbët, më afër se frymëmarrja. Ndjesia e Zotit ishte e vërtetë… Zoti është bashkë: shkak i krijimit të botës dhe efekt i të provuarit të botës.149

S. Zhoslin Bell Bërnll

Jocelyn Bell Burnell, yaratılışçı bilim adamları

S. Jocelyn Bell Burnell

Zhoslin Bell Bërnll është profesoreshë e fizikës në Universitetin Open të Anglisë dhe drejton këtë departament. Si astronome, ajo është një nga zbulueset e yjeve rrotullues të quajtur pulsorë. Bërnll, e cila ka besim të fortë tek Zoti, shkruan:

Unë besoj në një Zot që është i fuqishëm dhe i gjithë-dijshëm, por edhe përkujdesës dhe falës… Jam e sigurtë se ka një Zot. 151

Prof. Ouen Xhinxherih

Ouen Xhinxherih është profesor i astronomisë dhe i historisë së shkencës në Qendrën Harvard-Smithsonian të Astrofizikës, Kembrixh, Masaçusets. Ai beson thellësisht në Zot, gjë që e ka deklaruar me këto fjalë:

Unë besoj në Zot si superinteligjencë e cila planifikoi dhe udhëhoqi krijimin e universit… Unë besoj se krijimi i njerëzimit është një nga arsyet kryesore të universit dhe se raca njerëzore u krijua si shëmbëlltyrë e Zotit, veçanërisht në lidhje me vetëdijen, ndërgjegjen dhe lirinë morale për të zgjedhur të drejtën apo të gabuarën.152

Prof. Karl Fridrih fon Vaiczaker

Vaiczaker, fizikant dhe filozof është, profesor në Shoqatën Maks Plank në Gjermani. Ai e shpreh besimin e tij në Zot në këtë mënyrë:

Në një natë të bukur me yje në Malet Xhura në Zvicër perceptova dy siguri: këtu Zoti është i pranishëm; dhe yjet janë sfera të gazta, si na mëson fizika sot. 153

Prof. Devid Berlinski

Devid Berlinski, i cili përfitoi diplomën në matematikë nga Universiteti Prinston, beson se gjallesat nuk evoluan por janë produkte të modelimit inteligjent. Në veprat e tij, Berlinski shpesh i referohet Zotit si autor të këtij modelimi. Si shembull të kësaj janë citatet e tij të mëposhtme:

Strukturat e jetës janë komplekse dhe strukturat komplekse bëhen në këtë botë të pastër njerëzore vetëm nga një proces modelimi të paramenduar. Një veprim inteligjent nevojitet edhe për të sjellë në jetë një gjë fare të vogël; pse duhet të jetë ndryshe për produktet e kësaj bote? 154

Biologjia molekulare na tregon se një gjallesë mund të jetë diçka krejt tjetër – krijim i Zotit. 155

Prof. Uilliam Lein Kreig

Uilliam Kreig ka fituar doktoratë në filozofi në Universitetin e Birmingamit, Angli, përpara se të fitonte një doktoratë në teologji nga Universiteti Ludvig Maksimilins në Mynih, Gjermania Perëndimore. Ai beson se universi u krijua nga Zoti për një arsye të caktuar. Pikëpamjet e Kreig pasqyrohen në këto shënime:

… universi ka një shkak të ekzistencës së tij. Në fakt, unë mendoj se ka gjasë të diskutohet se shkaku i universit mund të jetë një Krijues vetjak. Pasi, si mund të lindë ndryshe një efekt i përkohshëm nga një shkak i përjetshëm?… Ne kemi parë në bazë të argumenteve filozofikë si dhe të konfirmimit shkencor, se ka mundësi që universi filloi të ekzistojë dikur. Duke pranuar intuitivisht parimin e qartë se çdogjë që fillon të ekzistojë ka një shkak të ekzistencës së saj, ne kemi arritur në përfundimin se universi ka një shkak të ekzistencës së tij. Në bazë të argumentit tonë, ky shkak duhet të jetë i pashkak, i përhershëm, i pandryshueshëm, i pakohë dhe jomaterial. Për më tepër, duhet të jetë një veprues vetjak që përzgjedh lirisht për të krijuar një efekt në kohë. Prandaj në bazë të argumentit kozmologjik të teologjisë natyrale (kalam; arab.), konkludoj se është e logjikshme të besosh se Zoti ekziston. 156

Me të vërtetë, po të japim vërtetësinë e aksiomës ex nihilo nihil fits (nga asgjëja vjen asgjëja), Big Bengu nevojit një shkak mbinatyror. Meqë veçantia kozmologjike e fillimit përfaqson kulmin e të gjitha trajektoreve hapsirë-kohë, nuk mund të ketë ndonjë shkak fizik të Big Bengut. Në fakt, shkaku duhet të jetë përtej hapsirës dhe kohës fizike: duhet të jetë i pavarur nga universi dhe paimagjinueshmërisht i fuqishëm. Për më tepër, ky shkak duhet të jetë një qenie vetjake, i pajisur me dëshirën e lirë. Pra shkaku i origjinës së universit duhet të jetë një Krijues vetjak, i cili një kohë më parë solli ekzistencën e universit me vullnetin e tij të lirë. 157

Dr. Kërt Uaiz

Paleontologu Dr. Kërt Uaiz, i cili është Profesor Asistent i Skencës në Departamentin e Matematikës dhe Shkencave Natyrore të Kolegjit Brajan, njihet për qëndrimin e tij ndaj teorisë së evolucionit dhe besimin e tij të qëndrueshëm në Zot. "Krijimi nuk është teori", thotë ai. "Fakti, se Zoti krijoi universin, nuk është teori – është e vërtetë". 158

Zigrid Hartvig Sherer

J.P. moreland, yaratılışçı bilim adamları

J.P. Moreland

Zigrid Hartvig Sherer, e cila u diplomua në antropologji fizike nga universiteti i Zyrigut, është autore e Ramapithecus-Vorfahr des Menschen? (Ramapitekus – Paraardhësi i njerëzve?). Në veprat e saj ajo tregon se gjetjet fosile refuzojnë teorinë e evolucionit dhe se majmunët nuk janë paraardhës të njerëzve. Ajo mendon se të gjitha krijesat janë vepër e një Krijuesi.

J. P. Morlend

J. P. Morlend, me gradë shkencore në filozofi nga Universiteti i Kalifornisë Jugore, është një shkencëtar besimtar dhe autor i “Krishtërimi dhe Natyra e Shkencës” dhe “Hipoteza e Krijimit”

Paul Nelson

Paul Nelson

Pol A. Nelson

Ai mori gradën e tij shkencore në filozofi nga Universiteti i Çikagos. Ai është një nga shkencëtarët që beson se jeta është rezultat i një modelimi inteligjent

Prof. Xhonatan Uells

jonathan wells, yaratılışçı bilim adamları

Jonathan Wells

Xhonatan Uells, i diplomuar në studimet fetare nga Jeil, dhe biolog kërkimor i doktoruar në departamentin e biologjisë molekulare dhe qelizore në Universitetin e Kalifornisë në Berklei, është autor i Kritika e Çarls Hoxh mbi Darvinizmin. Uells pohon se zhvillimet e fundit në shkencë tregojnë se jeta është vepra e modelimit.

Dr. Don Baten

Don Baten ka bërë kërkime të gjëra në fiziologjinë bimore dhe ka fituar një numër çmimesh akademike për studimet e tij. Ai është gjithashtu një shkencëtar me besim të devotë në ekzistencën e Zotit. Ka shkruar shumë libra dhe artikuj rreth shenjave të krijimit në Tokë, përveç atyre të fushës së tij që është fiziologjia bimore. Ai gjithashtu ka udhëtuar nëpër botë duke ofruar leksione në të cilat ai i shpjegonte njerëzve shenjat e Zotit me një gjuhë jo-akademike. Ky shkencëtar australian nisi turin e tij të parë të leksioneve në Angli në vitin 1995.

Dr. Xhon Baumgardner

Dr. Baumgardner, i cili u diplomua në gjeofizikë dhe fizikë hapsirore nga Universiteti i Kalifornisë, Los Anxheles, nga kërkimet e tij në qorrsokaket e teorisë së evolucionit arriti të dënojë këtë teori dhe të pranojë Krijimin, edhe pse ka patur një edukim evolucionist.

Prof. Dr. Donald Çitik

Dr. Donald Çitik mori diplomën për kimi fizike nga Universiteti i Shtetit të Oregonit. Ai u nderua me shumë çmime për kërkimet e tij. Ai jep leksione mbi tema si “Prova për Krijimin” dhe “Krijimi dhe Toka e Hershme”

Dr. Verner Git

wener gitt, sig nale

Dr. Git është drejtor dhe profesor në Institutin Federal Gjerman të Fizikës dhe Teknologjisë (Physikalisch-Technische Bundesanstalt, Braunschweig). Ai ka shkruar shumë referate shkencorë në fushat e shkencës së informacionit, matematikë dhe inxhinjerisë së kontrollit. Dr. Git, i cili beson në Krijimin, ka shkruar gjithashtu dhe shumë libra në të cilat ai kritikon teorinë e evolucionit. Titujt e librave të tij janë E përdori Zoti Evolucionin?, NëFillim Ishte Informacioni, Yjet dhe Shkaku i Tyre: Tabelat Treguese Në Hapsirë dhe Sikur Kafshët të Flisnin.

Dr. Geri E. Parker

Pasi u specializua në Biologji/Fiziologji, Dr. Parker fitoi shumë çmime akademike. Ai e filloi karrierën e tij si evolucionist. Duke u përballur me prova të bindshme shkencore në mbrojtje të evolucionit, Dr. Parker braktisi teorinë e evolucionit dhe pranoi ekzistencën e Krijuesit. Ai ka botuar shumë libra për biologjinë dhe shkencën e krijimit dhe ka dhënë leksione nëpër botë rreth krijimit.

Dr. Margaret Helder

Dr. Helder është shkencëtare, botaniste dhe Zëvendëspresidente e Shoqatës së Shkencës së Krijimit të Albertës, Kanada. Ajo gjithashtu është me siguri gruaja më e spikatur në shkencën e krijimit. Ajo ka shkruar artikuj të shumtë rreth shenjave të krijimit rreth nesh.

Prof. Dr. Xhonatan D. Sarfati

Dr. Sarfati, i cili mori diplomën në kimi nga Universiteti Viktoria i Uellingtonit, ka qenë bashkëautor në shumë referate në gazetat më të përhapura shkencore. Ai ka qenë prej kohësh i interesuar në mbrojtje të fesë dhe aktualisht është një shkencëtar aktiv në kërkim të shkencës së krijimit.

Prof. Robert Methjus

I diplomuar në fizikë nga Universiteti i Oksfordit dhe anëtar i Shoqërisë Mbretërore Statistikore dhe i Shoqërisë Mbretërore Astronomike, Robert Methjus përshkruan mrekullinë e krijimit të Zotit në librin e tij të botuar në vitin 1992:

I gjithë procesi ndodh normalisht në harmoni të plotë duke prodhuar një fetus, pastaj një foshnje të gjallë, një fëmijë dhe së fundmi një të rritur. Si shumë të tjerë në biologji, i gjithë procesi në dukje është mrekullues. Si mundet që një kompleksitet kaq mahnitës, të prodhohet nga fillesa kaq të thjeshta? Shkurtimisht, si mundet një qelizë e vetme shumë më e vogël se pika e shkronjës "i", të prodhojë një qenie të ndjesishme? Shumë nga proceset e përfshira mbeten të mistershme dhe përbëjnë ato më magjepëset ndër Misteret e Shquara. 170

Dr. Klod Tremontò

Dr. Klod Tremontò i Universitetit të Parisit, në një intervistë në revistën Realitete, përshkroi besimin e tij në krijimin dhe besimin e tij se Toka nuk ka mundur të ketë ardhur rastësisht:

Asnjë teori e rastësisë është në gjendje të shpjegojë krijimin e botës…Nuk ka kuptim të thuash se rastësia mund të ketë sjellë krijimin e qenieve. 171

Dr. Don Peixh

Don Peixh u diplomua për fizikë nga Insituti i Teknologjisë, Kalifornia, në vitin 1976 dhe që prej asaj kohe ka punuar me shkencëtarë të shquar. Peixh beson se të kuptosh universin ndihmon në kuptimin e fuqisë dhe urtësisë së Zotit, por jo aq sa ta fitosh atë plotësisht.

Dr. Endrju Sneling

Dr. Sneling, gjeolog, është përfshirë në projekte kërkimorë me CSIRO (Organizata e Kërkimeve Shkencore dhe Industriale të Australisë), ANSTO (Organizata e Shkencës dhe Teknologjisë Bërthamore Australiane), me shkencëtarë të shumtë të Universiteteve në Australi, me shkencëtarë nga Sh.B.A, Britania, Japonia, Suedia si dhe me Agjensinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Si rezultat i këtyre kërkimeve, Endrju është përfshirë në shkrimin e referateve shkencore të cilët janë botuar në gazetat shkencore ndërkombëtare. Ai është nderuar me shumë çmime për kontributet e tij ndaj shkencës së krijimit dhe ka shkruar artikuj të shumtë rreth shenjave të krijimit tek gjallesat.

Dr. Karl Viland

Dr. Karl Viland, një mjek që beson në krijimin, është shumë i kërkuar si folës mbi provat shkencore të krijimit. Ai është gjithashtu autor i shumë artikujve mbi këtë temë, të cilat janë botuar në mbarë botën.

SHKENCËTARË TË TJERË BESIMTARË TË KOHËS

Ka shumë shkencëtarë në të gjithë botën që besojnë në Zot. Të gjithë shkencëtarët e listuar këtu më poshtë kundërshtojnë idenë se gjallesat kanë ardhur rastësisht dhe besojnë se Zoti krijoi të gjithë universin në bazë të një modelimi inteligjent.

 

Xhon K.G. Kramer
Biokimi

Dr. Xherri Bergman
Psikologji

Dr. Kimberli Berrine
Mikrobiologji and Imunologji

Xhei L. Vail
Kimi Bërthamore

Dr. Andrew Bosanquet
Biokimi dhe Biologji

Prof. Vladimir Betinan
Kimya Mühendisliği

Dr. Endrju Bozankè
Biologji dhe Mikrobiologji

Dr. David R. Bojlan
Inxhinjeri Kimike

Dr. Kliford Bërdik
Gjeologji

Robert Kaita
Fizikë Plazmike

Aleksander V. Lalomov
Gjeologji

Prof. Dr. Stiv Ostin
Gjeologji

Prof. Robert Njuman
Astrofizikë

Prof. Zigfried Sherer
Biologji

Dr. Rasëll Hamfris
Fizikë

Dr. Xhof Dauns
Fiziologji Bimore

Dr. Leri Batler
Biokimi

Prof. Lin E. Keradhërs
Statistikë

Prof. Sung-Do Ça
Fizikë

Devid Djuaitt
Neuroshkencë

Prof. Dr. Juxhin F. Shafin
Fizikë

Dr. Çong-Kuk Çang
Inxhinjeri Gjenetike

Prof. Çung-Il Ço
Biologji

Dr. Harold Kofin
Paleontologji

Dr. Xhek U. Kuoco
Mjekësi

Dr. Malkolm Kaçins
Inxhinjeri Aerospaciale

Dr. Lionel Dahmer
Kimi Organike

Dr. Rejmond V. Damadian
Fizikë

Dr. Kris Darnbrog
Biokimi

Dr. S. E. Au
Biokimi

Dr. Tomas Barns
Fizikë

Dr. Pol Akerman
Psikologji

Dr. Daglas Din
Kimi Biologjike

Dr. Don De Jung
Astronomi, Fizikë Atmosferike

Prof. Deni Folkner
Astronomi

Prof. Denis L. Englin
Gjeofizkë

Prof. Robert H. Frenks
Biologji

Dr. Donald Haman
Shkenca Ushqimore

Dr. Berri Harker
Filozofi

Dr. Çarls U. Herrizon
Fizikë e Aplikuar

Dr. Harold R. Henri
Inxhinjeri

Dr. Xhozef Henson
Entomologji

Robert A. Herrman
Matematikë

Dr. Xhonatan U. Xhons
Mjekësi

Dr. Valerì Kerpunin
Matematikë

Dr. Din Kenion
Biologji

Dr. Xhon V. Kloc
Biologji

Dr. Vladimir F. Kondalenko
Citologji, Patologji Qelizore

Dr. Leonid Koroshkin
Gjenetikë, Biologji Molekulare, Neurobiologji

Prof. Xhin-Hjok Kuon
Fizikë

Prof. Mjung-Sang Kuon
Imunologji

Prof. Xhon Lenoks
Matematikë

Dr. Xhon Lesli
Biokimi

Prof. Lein P. Lester
Biologji, Gjenetikë

Prof. Xhorxh D. Lindsei
Edukim Shkencor

Dr. Alan Lov
Kimi

Prof. Marvin L. Lubenov
Antropologji

Dr. Endrju MekIntosh
Aerodinamikë

Dr. Xhon Man
Agrikulturë

Dr. Frenk Marsh
Biologji

Dr. Ralf Metjus
Kimi e Rrezatimeve

Dr. Xhon Majer
Fiziologji

Dr. Henri M. Morris
Hidrologji

Dr. Len Morris
Fiziologji

Dr. Greme Mortimer
Gjeologji

Prof. Hi-Çun No
Inxhinjeri Bërthamore

Dr. David Oderberg
Filozofi

Prof. Xhon Oler
Linguistikë

Prof. Kris D. Osborn
Biologji

Dr. Xhon Osgud
Mjekësi

Dr. Çarls Palagi
Botanikë

Prof. Xh. Rendëll-Short
Pediatri

Dr. Jung-Go Ro
Biologji

Dr. David Rousviër
Kimi

Dr. Jung-Gi Shim
Kimi

Dr. Mikail Shulgin
Fizikë

Dr. Roxher Simpson
Inxhinjeri

Dr. Harold Slasher
Gjeofizikë

Prof. Man-Suk Song
Shkencë Kompjuterike

Prof. Xheims Stark
Edukim Shkencor

Prof. A. E. Uilder-Smith
Kimi Organike dhe farmakologji

Dr. Kliford Uilson
Arkeologji

Prof. Verna Rait
Mjekësi

Prof. Seung-Hun Jang
Fizikë

Dr. Ik-Dong Jo
Gjenetikë

Dr. Sang-Hi Jun
Biologji

 

DİPNOTLAR

110. Jeffrey L. Sheler and Joannie M. Schrof, The Creation, US News & World Report, 23 Aralık 1991.

111. Taşkın Tuna, Sonsuz Uzaylar, s.31

112.John Clover Monsma, The Evidence Of God In Expanding Universe, s. 182-183

113. www.leaderu.com/offices/schaefer/docs/scientists.html

114.John Clover Monsma, The Evidence Of God In Expanding Universe, s. 191

115. William Dembski, The Act of Creation, Bridging Transcendence and Immanence, sunum: Millstatt Forum, Strasbourg, France, 10 Ağustos 1998

116.Stephen C. Meyer, Tasarım ve Köken konulu "Mere Creation:Reclaiming the Book of Nature-Conference" adlı konferansta "The Explanatory Power of Design: DNA and the Origin of Information" başlıklı konuşmasından alınma, Biola University, 14-17 Kasım 1996.

117.http://www.leaderu.com/real/ri9403/evidence.html

118. http://www.leaderu.com/real/ri9403/evidence.html

119.John Clover Monsma, The Evidence Of God In Expanding Universe, s. 181

120.Newsweek, 27 Temmuz 1998, s.46

121.John Clover Monsma, The Evidence Of God In Expanding Universe, s. 219

122.A.g.e,s. 212

123. A.g.e, s. 196

124.Internatıonal Cathechetıcal Congress Of Rome, 20-25/09/1971, Roma, Stadium, (Bu kongre ile ilgili tutanakların 449-450. sayfaları.) http://www.its.caltech.edu/~newman/sci-cp/sci85073.html

125.John Clover Monsma, The Evidence Of God In Expanding Universe, s. 211

126. 4 Nisan 1998 tarihinde Istanbul'da Bilim Araştırma Vakfı tarafından düzenlenen "Evrim Teorisinin Çöküşü: Yaratılış Gerçeği" isimli I. Uluslararası Konferansta, Prof. Kenneth Cumming'in konuşması

127. 5 Temmuz 1998 tarihinde Istanbul'da Bilim Araştırma Vakfı tarafından düzenlenen "Evrim Teorisinin Çöküşü: Yaratılış Gerçeği" adlı II. Uluslararası Konferansta Prof. David Menton'ın konuşması.

128.5 Temmuz 1998 tarihinde Istanbul'da Bilim Araştırma Vakfı tarafından düzenlenen "Evrim Teorisinin Çöküşü: Yaratılış Gerçeği" adlı II. Uluslararası Konferansta Prof. John Morris'in konuşması.

129.Sir John Templeton, Evidence of Purpose - Scientists Discover the Creator, Continuum, New York 1994, s.103

130. John Clover Monsma, The Evidence Of God In Expanding Universe, s. 165

131. Newsweek, 27 Temmuz 1998, s. 49

132.John Clover Monsma, The Evidence Of God In Expanding Universe, s. 155

133.Newsweek, 27 Temmuz 1998, s.49

134. Newsweek, 27 Temmuz 1998, s.48-49

135.Hugh Ross, Creator and the Cosmos, s.112

136.Hugh Ross, Design and the Anthropic Principle, Reasons to Believe, CA1988

137.4 Nisan 1998 tarihinde Istanbul'da Bilim Araştırma Vakfı tarafından düzenlenen "Evrim Teorisinin Çöküşü: Yaratılış Gerçeği" adlı I. Uluslararası Konferansta Prof. Duan Gish'in konuşması.

138.http://www.answersingenesis.org/Docs/1354.asp

139. http://www.answersingenesis.org/docs/560.asp

140. http://earth.ics.uci.edu/faqs/kouznetsov.html

141. http://www.answersingenesis.org/docs/4030.asp

142. http://www.answersingenesis.org/docs/3726.asp

143. http://www.publish.csiro.au/cyberscience/helix/TH50/TH50C.htm

144. John Clover Monsma, The Evidence Of God In Expanding Universe, s. 225

145.http://www.answersingenesis.org/docs/3945.asp

146.http://www.icr.org/pubs/imp/ imp-267.htm

147. Michael J.Behe, Darwin's Black Box, s.196

148. Tim Stafford, The Making of a Revolution, Christianity Today, Cilt 41, No. 14, 8 Aralık 1997.

149.John Marks Templeton, Kenneth Seeman Giniger, Spiritual Evolution - Scientists Discuss Their Beliefs, s.3

150.John Marks Templeton, Kenneth Seeman Giniger, Spiritual Evolution - Scientists Discuss Their Beliefs, s.14

151.John Marks Templeton, Kenneth Seeman Giniger, Spiritual Evolution - Scientists Discuss Their Beliefs, Templeton Foundation Press, Philedelphia &, Londo,n s.22-23

152. John Marks Templeton, Kenneth Seeman Giniger, Spiritual Evolution - Scientists Discuss Their Beliefs, ss. 50-51

153. John Marks Templeton, Kenneth Seeman Giniger, Spiritual Evolution - Scientists Discuss Their Beliefs, s.131

154.http://www.rae.org/dendar.html

155.http://www.rae.org/matersci.html

156.http://www.leaderu.com/truth/3truth11.html

157.William Lane Craig, Cosmos and Creator, Origins & Design, cilt.17, s.18

158.http://www.answersingenesis.org/Docs/3119.htm

159.William A. Dembski, Mere Creation, Science, Faith & Intelligent Design, InterVarsity Press 1998, s.461

160. William A. Dembski, Mere Creation, Science, Faith & Intelligent Design, s. 462

161.William A. Dembski, Mere Creation, Science, Faith & Intelligent Design, s. 462

162. William A. Dembski, Mere Creation, Science, Faith & Intelligent Design, s. 464

163. http://www.users.globalnet.co.uk/~aflint/crichbaptist.htm

164. http://www.rae.org/believe.html

165. http://www.answersingenesis.org/docs/1157.asp

166.http://www.answersingenesis.org/docs/3967.asp

167. http://www.answersingenesis.org/docs/359.asp

168. http://www.answersingenesis.org/docs/1336.asp

169. http://www.answersingenesis.org/docs/473.asp

170.Robert Matthews, Unravelling The Mind of God, s.8

171.Claude Tresmontant, "It is Easier to Prove the Existence of God Than It Used to Be", Réalités, Paris, Nisan 1967, s.46

172.Stephen Hawking, Evreni Kucaklayan Karınca, Alkım Yayıncılık 1993, s. 112

173. http://www.answersingenesis.org/docs/362.asp

174.http://www.answersingenesis.org/docs/340.asp

7 / total 8
Ju mund të lexoni librin e KUR'ANI PRIN RRUGEN DREJT SHKENCES Harun Jahja-s në internet, ta shpërndani atë në rrjetet shoqërore siç janë Facebooku dhe Twitter, mund ta shkarkoni atë në kompjuterin tuaj, ta përdorni atë në detyrat e shtëpisë tuaj apo punimet shkencore, dhe mund ta botoni, kopjoni ose riprodhoni atë në ueb faqet ose bllogjet tuaja pa i paguar ndonjë tarifë autorit, për aq kohë sa ju e njihni apo e vendosni këtë faqe apo sait si referencë.
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top