| LIBRI I DYTË
SHKENCËTARËT BESIMTARË
Pavarësisht se sa kokëfortë mund të jenë materialistët dhe ateistët,
një e vërtetë e vetme mbetet evidente: Zoti krijoi të gjitha format e
jetës dhe sistemeve që përbëjnë thelbin e shkencës. Si rrjedhim, është
e sigurtë që feja dhe shkenca janë në pajtim, përsa kohë që ato praktikohen
në mënyrë të ndershme dhe të ndjeshme. Shenjë e këtij aprovimi të dukshëm
janë "shkencëtarët besimtarë" të së shkuarës dhe të së tashmes, të cilët
i dhanë ndihmesë të rëndësishme njerëzimit.
Një shkencëtar, që praktikon shkencën, bën zbulime të reja dhe punon
për të sqaruar misteret e universit, është në të vërtetë dhe një individ
që shqyrton artistikën e Zotit në thellësi duke u përpjekur të nxjerrë
detaje prej andej. Për këtë arsye feja dhe shkenca janë një njësi e pandashme.
Një shkencëtar është dikush që bën të dukshme Fuqinë, Artistikën dhe Veçantinë
e pafund të Zotit në krijimet e Tij. Për këtë arsye shkencëtarët, në kundërshtim
me opinionin publik, mund të perceptojnë më shpejt ekzistencën dhe njëshmërinë
e Zotit, pasi ata janë të vetmit të zhytur në studimin e çështjeve të
krijimeve të Zotit.
Pa u habitur, ka një numër të madh shkencëtarësh që i kanë dhënë shkencës
ndihmesa të rëndësishme duke përdorur lirinë e mendimit dhe mendjegjerësinë
e përftuar nëpërmjet fesë. Këta individë jo vetëm që treguan se feja dhe
shkenca janë në përputhje të plotë por gjithashtu i shërbyen shkencës
dhe njerëzimit në mënyrën më të mirë. Shkencëtarë të njohur si Njutoni,
Kepleri, Leonardo da Vinçi dhe Ajnshtajni, të cilët ishin pionierët e
shkencës, si rezultat i vëzhgimeve dhe kërkimeve të tyre besonin se universi
ishte krijuar dhe rregulluar nga Zoti dhe drejtohet nën kontrollin e Tij.
Për më tepër, ishin besimtarët ata që themeluan parimet mbi të cilat bazohet
shkenca, pra feja ka luajtur një rol kritik në shfaqjen e saj.
Pikëpamjet mbi kozmosin të Izak Njutonit, i konsideruar shkencëtari më
i madh i të gjitha kohërave, janë të dukshme në fjalët e mëposhtme:
Ky sistem kaq i bukur diellor, planetet
dhe kometat do mund të burojnë vetëm nga sugjerimi dhe dominimi i një
Qënieje të inteligjente dhe të fuqishme. Kjo Qënie qeveris të gjitha
gjërat
si Sundues mbi të gjithë, dhe sipas dominimit të Tij. Ai zakonisht
quhet Zoti Sundues, Rregulluesi i Gjithëanshëm.78
Është fakt i njohur se arritjet shkencore të Keplerit rrodhën nga besimi
i tij fetar. Arno Penzias, fitues i Çmimit Nobël për Fizikën në 1978 dhe
bashkë-zbulues i rrezatimit të sfondit kozmik, flet kështu për Keplerin:
Ky është një triumf i vërtetë, jo ai i Kopernikut,
por triumfi i Keplerit. Kjo sepse, pas të gjithave, nocioni i epicikleve
u dha në ato ditë kur shkencëtarët akoma rrihnin opinionet e tyre. E
gjitha kjo zgjati derisa ne patëm një besimtar të vërtetë e ky qe Kepler
Ai
besonte vërtetë në Zotin, Ligjvënësin
Dhe ai tha se duhet të ketë diçka
më të thjeshtë e më të fuqishme. Mund të ketë qenë me fat ose ndoshta
ishte diçka më e thellë, por besimi i Keplerit u shpërblye me zbulimin
e tij të ligjeve të natyrës. Kështu, që nga ajo ditë ka qenë shumë e
vështirë, por me kalimin e shekujve gjejmë se vërtetë kanë vend ligje
shumë të thjeshta të natyrës. Pra, shpresat janë akoma tek shkencëtarët.
Kjo nisi veçanërisht nga Kepleri dhe Kepleri e gjeti nga besimi i tij.79
Në këtë pjesë të librit do përmendim shkencëtarët besimtarë nga e shkuara
në të tashmen, të cilët themeluan dhe zhvilluan shkencën moderne si dhe
kontributet e tyre. Të gjithë shkencëtarët e përfshirë në këtë pjesë besonin
se kozmosi dhe të gjitha format e jetës ishin krijuar nga Zoti. Fjalët
e Frensis Bekon përshkruajnë qartë mendimin rreth krijesave të një shkencëtari
besimtar:
Ashtu si çdo vepër që tregon fuqinë dhe
aftësinë e punëtorit,
ashtu është edhe me punët e Zotit; të cilat tregojnë
Gjithëpushtetin dhe Urtësinë e Krijuesit.80
Në ajetet e Tij, Zoti pohon se një nga rrugët për të pasur aftësinë për
të menduar rreth krijimit, për të pasur frikë Zotin, për t'a njohur krijimin
si vepër e Tij dhe për të kuptuar gjithpushtetshmërinë dhe gjithëditurinë
e Tij është të "kesh dije":
Shembulli i atyre, të cilët morën mbrojtës veç Allahut,
është si shembulli i merimangës që ndërton shtëpi, e sikur ta dinin
ata, më e dobëta shtëpi është shtëpia e merimangës. Allahu e di ç'adhurojnë
ata veç Tij. Ai është Ngadhënjyesi, i Urti. Këta janë shembuj që Ne
ia sjellim njerëzve po këta nuk i kupton kush përveç dijetarëve. Allahu
krijoi qiejt dhe tokën me një seriozitet të caktuar. Në to me të vërtetë
ka fakte për besimtarët. (Sure El-'Ankebut: 41-44)
Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve dhe i tokës,
ndryshimi i gjuhëve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Edhe në këtë ka argumente
për njerëz. (Sure Er-Rum: 22)
Allahu vërtetoi se nuk ka Zot tjetër përveç Tij, e
dëshmuan edhe engjëjt e dijetarët, se Ai është zbatues i drejtësisë.
Nuk ka Zot tjetër përveç Tij, Fuqiplotit e të Urtit. (Sure Al'Imran:
18)
Por ata, prej tyre që kanë thesar të diturisë, dhe
besimtarët, besojnë atë që tu shpall ty dhe atë që u shpall para teje,
edhe ata që e falin namazin dhe japin zekatin dhe besojnë në Allahun
e në jetën e ardhshme. Të tillëve do t'u japim shpërblim të madh. (Sure
En-Nisa' 162)

SHKENCËTARËT BESIMTARË QË JETUAN NË TË SHKUARËN
Roxher Bekon (1220-1292)
"Hijeshia e besimit ndriçon së tepërmi"
81
I quajtur Doktori i Mrekullive nga bashkëkohësit e tij, Roxher Bekon
ishte një shkencëtar dhe teolog britanik i cili la gjurmë të thella në
metodën eksperimentale dhe i dha fund shumë zakoneve arkaike të praktikuara
në shkencën e asaj kohe. Bekon parashikoi një numër shpikjesh teknologjike
që do vinin qindra vjet më vonë dhe ishte vështirë të imagjinoheshin në
atë kohë. Anije, trena, makina, aeroplanë dhe ura lëvizëse janë disa këto
nga të rejat që ai përmendi në shekullin e 13-të.
Në një letër drejtuar një mikut të tij, Bekon shkroi:
Së pari, mund të ketë mjete lundrimi pa pasur nevojë
të voziten nga njeriu, si dhe anije të mëdha që çajnë detet me vetëm
një njeri në drejtim dhe që do lundrojnë larg më shpejt se po të ishin
plot me njerëz; gjithashtu edhe karroca që do lëvizin me forcë të papërshkrueshme
pa pasur ndonjë që t'i drejtojë.82
Duke besuar se drita u krijua nga Zoti për t'i mundësuar njerëve shikimin,
Bekon bëri vëzhgime në këtë fushë. Ai përcaktoi karakterisikën zmadhuese
të lenteve optike dhe vendpërdorimet e tyre. Ai ishte i pari që tha se
drita e emetuar nga yjet nuk e arrin Tokën në të njëjtën kohë. Së fundmi,
Bekon pranoi se Toka nuk ishte e sheshtë por rrumbullake gati 200 vjet
përpara Kristofor Kolombit dhe se India mund të arrihej duke udhëtuar
në perëndim të Europës.
Duke besuar se përfundimet në të cilat arriti nga vëzhgimet e tij ishin
të dobishme për njerëzit që besonin, Bekon tha:
Kjo shkencë, që kujdeset për mirëqënien
e besimtarëve, është e vlefshme, siç e pamë në dijet e saj të veçanta
të së ardhmes, tashmes dhe të shkuarës.83
Bekon, si shkencëtar, pohoi se shkenca nuk
kundërshtonte fenë por madje mund të shërbente si një mjet i rëndësishëm
për të bindur mosbesimtarët. Ai tha se "kjo shkencë është avantazhi më
i madh në nxitjen e njerëzve në pranimin e fesë." 84

Bekon,i cili në shekullin e 13-të prezantoi
shumë inovacione teknologjike, tha: "Kjo shkencë, ndërsa kujdeset
për të mirën e përbashkët të besimtarëve, është e dobishme, ashtu
siç e pamë në dijen e saj të veçantë të së ardhmes, të tashmes dhe
të shkuarës. |

Frensis Bekon |
Frensis Bekon (1561-1626)
Bekon, shkencëtar me reputacion dhe një nga
themeluesit e metodës shkencore, njihet të ketë qenë një besimtar i devotshëm.
Ai tha në Novum Organum se filozofia natyrale (shkenca) është "pas fjalës
së Zotit, shërimi më i sigurt kundër supersticioneve dhe mbështetësja
më e aprovuar e fesë."85

Galileo Galilei |
Galileo Galilei (1564-1642)
Galileo Galilei është personi i parë që ka
përdorur teleskopin për të vëzhguar qiellin. Galilei pranonte se Toka
është e rrumbullakët dhe ishte i pari që dalloi rajonet e errëta, krateret
dhe kodrat e Hënës. Galilei, i famshëm për kontributet e tij të mëdha
që i dha shkencës, besonte se shqisat, aftësia për të folur dhe inteligjenca
u ishin dhuruar njerëzve nga Zoti dhe se ato duhet të përdoren në mënyrën
më të mirë. Ai pohonte se ishte mjaft e dukshme që Natyra ishte modeluar
nga Zoti. Ai tha se natyra ishte thjesht një libër tjetër i shkruar nga
Zoti dhe se të vërtetat e shkencës dhe të vërtetat e fesë nuk mund të
sprapsin njëra-tjetrën meqë Zoti është autori i të gjithë të vërtetave.86

Faqja e brendshme e veprës së Galileit Dialog
rreth Dy Sistemeve Kryesorë të Botës, të cilën e përfundoi në 1629.
|

Galilei pohonte se Toka është e rrumbullakët
dhe ishte i pari që dalloi rajonet e errëta, krateret dhe kodrat e
Hënës.
Poshtë: Dy nga teleskopët e parë të Galileos në Muzeun e Shkencave,
Firence. Figura tjetër tregon lentet konvergjente të teleskopit. |
Johan Kepler (1571-1630)
Meqë ne astronomët jemi priftërinj të Zotit
të Lartësuar në lidhje me librin e natyrës, na përket ne të jemi mendimplotë,
jo të lavdisë së mendjeve tona, por në të vërtetë mbi të gjitha të lavdisë
së Zotit.87

Johan Kepler |
Kepleri, themeluesi i astronomisë moderne, zbuloi lëvizjen eliptike të
planeteve, përcaktoi një formulë që lidh periodën orbitale të planetit
në lidhje me distancën e tij mesatare nga dielli, dhe kompletoi tabelat
astronomike që lejonin llogaritjet e pozicioneve planetare në çdo kohë,
në të shkuarën ose në të ardhmen.
Si shkencëtar, Kepleri gjithashtu besonte
se universi ishte krijuar nga një Krijues. Kur u pyet pse ai praktikonte
shkencën, tha: "Kisha ndërmend të bëhesha teolog
por tani nga
endjet e mia shoh se si Zoti madhërohet në astronomi, pasi 'qiejt deklarojnë
madhështinë e Zotit'"".88
Jeta e Keplerit, i cili besonte se lavdia
e Zotit manifestohej në çdogjë që Ai kishte krijuar, është një shembull
se sa i suksesshëm dhe mendjegjerë mund të jetë një shkencëtar që pranon
se ka një arsye hyjnore në natyrë. "Kush i çoi arinjtë e bardhë
dhe ujqit e bardhë në zonat me dëborë të veriut; po ushqimin për arinjtë,
balenat, ujqërit?" pyeti Kepleri dhe pastaj u përgjigj: "I Madh është
Zoti ynë dhe e madhe është mirësia e Tij dhe nga urtësia e Tij nuk ka
kufi: adhurojeni Atë ju qiej, adhurojeni Atë ti diell, hënë dhe planete,
përdorni çdo shqisë për të perceptuar, çdo gjuhë për të deklaruar Krijuesin
tuaj. Adhurojeni Atë ju Harmoni qiellore, adhurojeni Atë ju gjykues të
Harmonive të pazbuluara: dhe ti shpirti im adhuroje Zotin, Krijuesin tënd
përsa kohë të jem unë: pasi prej Tij, përmes Tij dhe brenda Tij janë të
gjitha gjërat, të ndieshmet dhe të kuptueshmet; pasi edhe ajo për të cilën
jemi krejtësisht të paditur edhe ajo që dimë janë pjesa më e vogël e tyre;
ka shumë më tepër përtej. Atij i qoftë adhurimi, nderi dhe lavdia, bota
pa fund."89
Johan Baptista fon Helmont (1579-1644)
Themelues
i kimisë pneumatike dhe i fiziologjisë kimike, Helmont shpiku termometrin
dhe barometrin. Uolltër Peixhëls, i cili shkroi një libër mbi aspektet
fetare të shkencës së fon Helmontit, tha se ai në kërkimet e tij frymëzohej
nga besimi i tij fetar.90
Bleiz Paskal (1623-1662)

Bleiz Paskal |
| Shumë shkencëtarë të njohur për zbulimet e
tyre, ishin gjithashtu të njohur për besimin e tyre në Zot.
Helmont, i cili shpiku termometrin dhe barometrin dhe Paskali,
në të djathtë, ishin dy prej këtyre shkencëtarëve. |
|
Duke kontribuar me inovacion të madh në gjeometrinë e kohës së Grekëve
të Lashtë, Paskal ishte një shkencëtar i dalluar i cili bëri zbulime të
rëndësishme që në moshë të re. Përveç ndihmesës së tij në matematikë,
Paskal ishte gjithashtu përgjegjës për zbulime kolosale në fizikë. Ai
bëri shumë studime në mekanikën atmosferike dhe të lëngjeve dhe provoi
se presioni atmosferik ndryshon sipas lartësisë.
Një figurë e shquar në historinë e shkencës,
Paskal ishte gjithashtu një njeri shumë shpritëror. Ai iu referua fuqisë
së përjetshme të Zotit kur tha se Zoti është Krijuesi i çdogjëje që nga
matematika e deri te rregulli i elementëve.91
Xhon
Rei (1627-1705)

Xhon Rei |
Botanisti britanik me reputacion Xhon Rei
ishte besimtar. Ai ndjente se nëse njeriu është sjellë mbi tokë për t'i
pasqyruar Zotit lavdinë e të gjithë veprave të Tij, atëherë ai duhet të
vërente çdogjë që Ai krijoi. Në rininë e tij, i nxitur nga kjo pikëpamje,
Rei u mobilizua në kërkimin shkencor. Ai gëzonte autoritetin më të lartë
si në botanikë dhe zoologji. Shkroi një libër të mirëpritur: Urtësia e
Zotit në Krijim. Në këtë libër, ku Rei prezantoi mijëra bimë, insekte,
zogj, lloje peshqish, etj, ai raportoi se natyra zbulon ekzistencën e
një Krijuesi. Veprat krijuese të Zotit, tha ai, ishin "vepra të krijuara
nga Zoti në fillim dhe të ruajtura po prej Tij deri në këtë ditë, në të
njëjtat gjëndje dhe kushte siç ishin krijuar në fillim.92
Rei, i cili i dha një kontribut të konsiderueshëm botanikës, gjithmonë
theksonte se shkenca dhe feja takohen në shumë rrugë. Qëndrimi i tij kuptohet
më mirë nga fjalët e tij: "Nuk ka punë më të vlefshme dhe të kënaqshme
për një njeri të lirë sesa të shohë veprat e bukura të natyrës dhe të
nderojë urtësinë dhe mirësinë e pafund të Zotit." 93
Robert
Bojll (1627-1691)

Robert Bojll |
I vlerësuar si babai i kimisë moderne, Bojlli bëri shumë zbulime shkencore
revolucionare. Ai përcaktoi lidhjet mes ndryshimeve të presionit të ushtruar
ndaj ajrit dhe vëllimit që ajri zë, i cili njihet sot si "Ligji i Bojllit
për gazet". Shpikjet e tjera të tij përfshijnë një lloj letre lakmuesi
dhe një frigorifer të thjeshtë. Ai demonstroi se uji bymehet kur ai ngrin.
Përkufizimi i sotëm i "elementit" u dha prej tij. Gjithashtu ai kontribuoi
dhe në teorinë e atomizmit ku diskutonte se nëse ajri ngjeshet duhet të
ketë hapsira boshe mes thërrmijave të tij.
Ndërsa ishte përgjegjës për zbulime kaq të
mëdha shkencore, Bojlli ishte një besimtar mjaft i devotë. Ai besonte
se ka një modelim inteligjent në natyrë që është krijuar nga një Krijues
të Githëfuqishëm. Bojll shpjegonte në leksionet dhe shkrimet e tij se
shkenca dhe besimi në Zot duhet të qëndrojnë krah për krah. Në një leksion
të mbajtur, ai tha: "Kujto t'i japësh lavdi atij që ishte autori
i natyrës
Përdor dijen për t'i bërë mirë njerëzimit." 94
Në një vend tjetër ai komentonte se përsosmëria e gjallesave tregon haptazi
ekzistencën e Zotit:
Projektimi i përkryer i këtij sistemi të
madh të botës dhe sidomos struktura kurioze e trupave të kafshëve dhe
përdorimet e tyre të shqisave dhe pjesëve të tjera, kanë qenë motivet
madhore që kanë nxitur filozofët e çdo kohe dhe kombi të pranojnë një
Hyjni si autor i këtyre strukturave të mrekullueshme.95
Antoni fon Lojvenhëk (1632-1723

Antonì fon Lojvenhëk |

Mikroskopi i Lojvenhëk me të cilin ai vëzhgonte bakteret. |

Tipe bakteresh |

Tipe bakteresh |

Qeliza gjaku |
Ishte Lojvenhëk ai që zbuloi bakteret. Lojvenhëk mësoi të mprehë lentet
e veta zmadhuese për të ekzaminuar indet. I tërhequr nga ajo që shikonte,
ai filloi të prodhonte zmadhues të tjerë - dhe u bë kështu njeriu i parë
që pa dhe përshkoi bakteret me anë të një mikroskopi.
Qëllimi i tij për të hedhur poshtë idenë e
gjenerimit spontan, pa një Krijues, e çoi drejt kryerjes së studimeve
të rëndësishme shkencore. Për këtë arsye ai studioi sistemet ushqyese
të bimëve dhe kafshëve, ekzaminoi spematozoidët, transportimin e lëndëve
ushqyese tek bimët dhe strukturat dhe funksionet e pjesëvet të ndryshme
të bimëve. Objekt tjetër i vëzhgimeve të tij u bënë qelizat e gjakut.
Ishte i pari që studioi kapilarët dhe që pa qelizat e gjakut të kalojnë
në to. Përpara Lojvenhëk asnjë nuk kishte kuptuar se muskujt përbëhen
nga fijet.96
Izak Njuton (1642-1727)

Principia Mathematica |

Izak Njutonit |
I konsideruar si shkencëtari më i madh i të gjitha kohërave, Njutoni
ishte matematicien dhe fizikant. Kontributi i tij më i madh ndaj shkencës
ishte zbulimi i ligjit të gravitacionit universal. Ai shtoi konceptin
e masës në lidhjen mes forcës dhe nxitimit; prezantoi ligjin e veprimit
dhe kundërveprimit dhe parashtroi tezën se një trup në lëvizje do vazhdojë
të lëvizë në vijë të drejtë me shpejtësi konstante përsa kohë që mbi të
nuk vepron një forcë. Ligjet e lëvizjes së Njutonit u përdorën për 4 shekuj
që nga llogaritjet e thjeshta inxhinjerike deri tek projektet teknologjike
më komplekse. Kontributet e Njutonit nuk ngelen vetëm tek graviteti por
zgjerohen në fushat e optikës dhe mekanikës. Si zbulues i shtatë ngjyrave
të dritës, Njutoni hodhi kështu themmelet e një disipline të re të quajtur
optikë.

Vizatimet e Izak Njutonit që tregojnë kalimin
e dritës nga një e çarë e vogël nëpërmjet një lente dhe pastaj në
dy prizme që e ndajnë dritën në ngjyra. |
In addition to his groundbreaking discoveries, Përveç zbulimeve të tij
shpërthyese, Njutoni shkroi esse kritike në refuzim të ateizmit dhe mbrojtje
të Krijimit. Ai mbështeste idenë se "krijimi është shpjegimi i vetëm shkencor".
Njutoni besonte se universi mekanik, një orë gjigande gjithmonë në punë,
në analogjinë ë tij mund të jetë vetëm vepër e një Krijuesi të gjithëfuqishëm
dhe të urtë.

Figura e mësipërme tregon Njutonin ndërsa ndan
dritën në një spektër ngjyrash me anë të përdorimit të një prizmi.
|
Pas zbulimeve të Njutonit që ndryshuan rrjedhën e botës, qëndronte dëshira
e tij për t'iu afruar më tepër Zotit. Njutoni vëzhgoi objektet e krijimit
të Zotit për ta njohur më mirë Atë. Si përfundim ai iu përkushtua studimeve
me energji të madhe. Njutoni zbuloi arsyen që fshihet pas zellit të tij
për kërkime shkencore me fjalët e mëposhtme, të marra nga vepra e tij
e famshme Principia Mathematica (Matematika Elementare):
Ai (Zoti) është i përjetë dhe i pafund,
i gjithëfuqishëm dhe i gjithëditur; d.m.th. ekzistenca e tij shkon nga
përjetësia në përjetësi, prania e tij nga pafundësia në pafundësi; ai
drejton çdogjë dhe di të gjitha gjërat që janë apo që mund të bëhen. Ai
është
i përjetë dhe i pafund;
ai është i vazhdueshëm dhe i pranishëm.
Ai ekziston përgjithmonë dhe është kudo i pranishëm; dhe, duke ekzistuar
gjithmonë dhe kudo, ai përbën kohën dhe hapsirën
Ne e njohim atë vetëm
nga projektimet e tij më të urta dhe të përsosura të gjërave
[Ne] i drejtohemi
dhe e adhurojmë Atë si shërbyes të Tij
97

Xhon Flemstid |
Xhon Flamstid (1646-1719)
Ai ishte themeluesi i observatorit të famshëm të Grinuiçit dhe astronomi
i parë mbretëror i Anglisë. Flamstid, i cili pas vëzhgimeve të panumërta,
krijoi hartën e parë të madhe yjore në kohën e shpikjes së teleskopit,
ishte gjithashtu një klerik i devotë.
Xhon Uduord (1665-1728)
Uduord ishte një nga themeluesit e mëdhenj të shkencës së gjeologjisë.
Një nga kontributet më të vlefshme të tij ishte ndërtimi i një muzeu të
rëndësishëm paleontologjik në Kembrixh dhe hapja e degës së gjeologjisë
atje.
Karolus Lineus (1707-1778)
Lineus, një shkencëtar mjaft i devotë, kreu studime të rëndësishme në
botanikë. Ai provoi se bimët riprodhohen seksualisht dhe i prezantoi shkencës
nocionin e "taksonomisë biologjike"
Zhan Deluk (1727-1817)
Deluk ishte një fizikant zvicerian i cili formoi termin "gjeologji".
Ai dhe babai i tij zhvilluan termometrin e sotëm me mërkur dhe higrometrin
(aparat për matjen e lagështisë së ajrit). Ai njihet për besimin e tij
në Krijimin dhe për sfidën e tij ndaj idesë se universi dhe jeta erdhën
rastësisht.
Sër Uilliam Hershel (1738-1822)
Hershel ishte një nga astronomët më të kompletuar
të shekullit të 18-të. Hershël, i cili ndërtoi teleskopët pasqyrues më
të avancuar të kohës së tij dhe që katalogoi dhe studioi mjegullnajat
dhe galaksitë si askush më parë, ishte një shkencëtar besimtar. Ishte
Hershel ai që tha: "Astronomi jo i devotë duhet të jetë i çmendur", duke
theksuar se është habitëse, që një shkencëtar që studion astronominë dhe
është dëshmitar i rregullit të përkryer në univers, të mos besojë në Zot.
98

Uilliam Peili |

Sër Uilliam Hershel vazhdoi vëzhgimet e tij
me teleskopin që shpiku, i mbështetur nga privilegjet e ofruara nga
Mbreti Xhorxh III. |
Uilliam Peili (1743-1805)
Peili ishte një shkencëtar që besonte në
krijimin. Vepra e tij Teologjia Natyrore ishte një nga librat më të shitur
të kohës së tij. Peili ndjente se "nëse veprat e artit janë prodhim i
njeriut atëherë gjallesat duhet të jenë prodhim i një qënieje shumë më
superiore se njeriu". Sipas Peilit, fakti se të gjitha gjallesat janë
të pajisura me të gjitha veçoritë e nevojshme për të jetuar në mjedisin
e tyre është një "shenjë modelimi dhe e një Krijuesi modelues."99

Zhorzh Kuviè |
Zhorzh Kuviè (1769-1832)
Kuviè ishte një nga anatomistët dhe paleontologët
më të mëdhenj. Ai konsiderohet të jetë themeluesi i shkencës së anatomisë
krahasuese dhe një nga krye-arkitektët e paleontologjisë si një disiplinë
e veçantë shkencore. Ai besonte fort në krijimin dhe ka qenë pjesëmarrës
i rëndësishëm në debatet krijim/evolucion.100

Hamfri Deivi |
Hamfri Deivi (1778-1829)
I njohur si njeri i fesë, Deivi ishte një nga kimistët më të mëdhenj
të kohës së tij, nxënës i të cilit ishte Faradei. Ai ishte i pari që veçoi
shumë elementë të rëndësishëm kimikë, zhvilloi teorinë lëvizëse të nxehtësisë,
shpiku llampën e sigurisë, vërtetoi se diamantët janë prej karboni si
dhe shumë ndihmesa të tjera të rëndësishme.

Adam Zegvik |
Adam Seguik (1785-1873)
Një nga gjeologët kryesorë të Anglisë së
shekullit të 19-të, Seguik është veçanërisht i famshëm për identiikimin
dhe emërtimin e sistemeve kryesorë shkëmborë të njohur si Kambrianë dhe
Devonianë. Ai ishte gjithashtu klerik dhe, edhe pse mik i Çarls Darvin,
ka kundërshtuar gjithmonë idetë e tij evolucionare.101

Majkëll Faradei |
Majkëll Faradei (1791-1867)
I njohur botërisht si një nga fizikantët më të mëdhenj të të gjitha kohërave,
Faradei ka qenë veçanërisht i talentuar në zhvillimin e shkencave të reja
të elektricitetit dhe magnetizmit. Ai dha gjithashtu ndihmesë kyçe në
fushën e kimisë.
Faradei ishte një shkencëtar që besonte
në ekzistenën e një Krijuesi dhe se shkenca e feja janë në harmoni. Meqë
një Zot krijoi botën, besonte ai, e gjithë natyra duhet të jetë e ndërlidhur
si një e vetme. Në bazë të kësaj ideje ai arriti në përfundimin se elektriciteti
dhe magnetizmi duhet të jenë në relacion.102
Samuel Mors (1791-1872)
Mors ishte një shkencëtar i njohur për shpikjen e telegrafit. Ai gjithashtu
ndërtoi aparatin e parë fotografik në Amerikë.

Samuel Mors |
 |
Mors besonte në ekzistencën e një Krijuesi
i cili krijoi çdogjë për një shkak të caktuar. Ai ndjente se bota materiale
dhe ajo shpirtërore vepronin në harmoni. Vetëm katër vjet para se të vdiste
Mors shkroi: "Sa më shumë t'i afrohem fundit të pelegrinazhit
tim, vlerësohet më shumë madhështia dhe sublimiteti i kurës së Zotit ndaj
njeriut gabimtar dhe e ardhmja ndriçohet me shpresë dhe gëzim."103
Xhozef Henri (1797-1878)
Fizikanti dhe shkencëtari i devotë amerikan
Xhozef Henri ishte profesor në Universitetin Prinston. Henri, i cili shpiku
motorin elektromagnetik dhe galvanometrin, e kishte bërë zakon të përhershëm
që në çdo moment të rëndësishëm të një eksperimenti, në të gjitha eksperimentacionet
e tij, të pushonte për të adhuruar Zotin dhe pastaj të lutej për orientim
hyjnor.104

Luis Agasis |
Luis Agasiz (1807-1873)
Agasiz, i njohur gjerësisht si biologu më i madh amerikan, ishte një
kundërshtar i vendosur i evolucionizmit.
Agasiz e shihte planin hyjnor të Zotit kudo në natyrë dhe nuk mund të
pajtohej dot me një teori ku nuk njihej rregulli. Si shkroi edhe ai vetë
në Esse mbi Klasifikimin:
Kombinimi në kohë dhe hapsirë i gjithë
këtyre koncepteve të llogjikshme shfaq jo vetëm mendim, tregon gjithashtu
paracaktim, fuqi, urtësi, madhështi, gjithëdije, maturi. Me një fjalë,
të gjithë këto fakte në lidhjen e tyre natyrale thërrasin me zë të lartë
Zotin e Vetëm, të cilin njerëzit mund të njohin, adhurojnë dhe duan.105
Xheims Preskot Xhul (1818-1889)

Xheims Preskot Xhul |
Përveç zbulimit të tij të ligjit të parë të termodunamikës, Xhul tregoi
gjithashtu si të llogaritet nxehtësia e prodhuar nga rryma elektrike në
përcjellës dhe ishte i pari që llogariti shpejtësinë e një molekuke gazi.
Zbulimi i tij më i madh ishte vlera e konstantes të njohur si "njëvlerësi
mekanik i nxehtësisë". Ky zbulim çoi në formulimin e ligjit të ruajtjes
së energjisë, më i rëndësishmi dhe më universali i të gjithë ligjeve shkencore.
Xhul, si zbulues i këtyre ligjeve të rëndësishme shkencore, ishte një
shkencëtar që besonte se mund të afrohej më shumë me Zotin po të njihte
ligjet e natyrës. Besimi i tij e nxiti të vazhdonte më tej vëzhgimet e
tij. Ai ishte një nga 717 shkencëtrët që nënshkruan një deklaratë kundër
Darvinit në 1864. Ai shprehu me këto fjalë bestytnitë e tij rreth shkencës:
Pas njohjes dhe bindjes ndaj dëshirës së Zotit,
qëllimi tjetër duhet të jetë të njohësh disa nga veçoritë e Tij si urtësia,
fuqia dhe mirësia të shfaqura këto në veprat e Tij. Është e qartë se një
afrim me ligjet natyrore do të thotë jo më pak se një afrim me mendjen
e Zotit të shprehur aty.106
Xhorxh Gabriel Stoks (1819-1903)
Xhorxh Stoks ishte një fizikant dhe matematicien i madh britanik i cili
dha mjaft kontribute në shumë fusha. Ai zgjeroi njohuritë e astrofizikës,
kimisë, problemeve zanore dhe nxehtësisë. Ai tregoi se, në ndryshim nga
xhami, kuarci është transparent ndaj rrezatimeve ultravjollcë. Bashkë
me Lordin Kelvin, ai ishte nga të parët që çmoi eksplorimet elektro-termodinamike
të Xheims Xhaul. Stoks tregoi se rrezet-X ishin gjithashtu pjesë e spektrit
elektromagnetik të Maksuellit. Për disa kohë Stoks ishte president i Institutit
Viktoria të Londrës dhe anëtar aktiv i Shoqatës të Filozofëve të Kembrixhit.
Ai ishte një shkencëtar që vëzhgonte natyrën
me një besim tek Krijuesi dhe shkroi veçanërisht duke theksuar besimin
e tij tek Zoti. Në një nga veprat e tij ai tha se "ligjet e natyrës
zbatohen në përputhje me dëshirën e Tij; Ai që i dëshiroi ato mund të
dëshirojë ndërprerjen e tyre"107
Rudolf Firhov (1821-1902)
Kontributet kryesore të Firhov ishin në
fushën e mjeksisë. Ai konsiderohet babai i patologjisë moderne dhe i studimit
të sëmundjeve qelizore. Ai ishte i pari që përshkroi leuçeminë dhe ishte
aktiv në kërkimet antropologjike dhe arkeologjike. Firkov ishte një nga
shkencëtarët më të njohur që kundërshtonte me forcë mësimet evolucionare
të Darvinit dhe Hekelit. Ai gjithashtu hyri në mënyrë aktive në politikë
dhe luftoi energjikisht kundër lejimit të mësimdhënies së evolucionit
në shkollat gjermane.108
Gregori Mendel nxorri ligjet e trashëgimisë nga eksperimentet e tij
tek bizelet. Mendeli, gjithashtu edhe murg, me anë të zbulimit të
tij e vuri teorinë e evolucionit në vështirësi. |
Gregori Mendel (1822-1884)

Gregori Mendel |
Me zbulimin e tij të tre ligjeve të gjenetikës,
Mendeli hyri në histori si personi që themeloi parimet e trashëgimisë.
Parimet e trashëgimisë të Mendelit kanë dalë të jenë provat më të forta
që shfaqin falsitetin e teorisë së evolucionit.
Pasi me zbulimin e parimeve të tij të trashëgimisë refuzoi teorinë e
evolucionit, Mendeli besonte akoma më tepër se Zoti pati krijuar botën
dhe se rastësia e verbër nuk mund të jetë shkaku i këtij rezultati.109
Luì Pastër (1822-1895)
Pastër është një nga figurat më të mëdhaja të historisë së shkencës dhe
mjeksisë, kryesisht për shkak të ndërtimit të tij të teorisë së mikroorganizmave
dhe për kundërshtimin e tij ndaj teorisë së evolucionit. Ai ishte i pari
që shpjegoi bazat dhe kontrollin e fermentimit organik dhe, ndërsa kërkimet
e tij e çonin akoma më shumë drejt bakteorologjisë, ai izoloi një numër
organizmash infektivë dhe zhvilloi vaksina për t'i luftuar ato - njihen
sëmundjet e tmerrshme si tërbimi, difteria, plasja, etj - si dhe proçeset
e pasterizimit dhe sterilizimit.
Pastër, i cili ishte një besimtar i qëndrueshëm në Zot, ishte objekt
kundërshtimi të egër për shkak të rezistencës së tij ndaj teorisë evolucionare
të Darvinit. Ai ishte mbrojtës i përputhshmërisë së shkencës dhe fesë,
gjë të cilën e theksonte shpesh në shkrimet e tij. Nga fjalët e tij veçojmë:
Sa më shumë të di, aq më shumë feja ime
bëhet e plotë dhe e padyshimtë 110
Pak shkencë të largon nga Zoti, kurse
shumë prej saj të sjell tek Ai.111
Uilliam Tomson (Lord Kelvin) (1824-1907)

Uilliam Tomson |
Lordi Kelvin pranohet të jetë fizikanti më i madh i kohës së tij dhe
gjithashtu njihet për besimin e tij të fortë te Zoti. Ai mbahet lart në
komunitetin shkencor për kontributet e tij në fizikë dhe matematikë si
dhe nga shpikjet e tij praktike. Ai zhvilloi një metodë të suksesshme
për lëngëzimin e hidrogjenit dhe heliumit. Ai ndërtoi shkallën e temperaturave
absolute, prandaj këto temperatura sot maten si të tilla "gradë Kelvin".
Ai e vendosi termodinamikën si një disiplinë shkencore formale dhe formuloi
ligjin e parë dhe të dytë të saj me një terminologji të saktë.
Ai e ekspozoi hapur në veprat e tij besimin e tij në Zot. Ai tha:
Mos kini frikë të mendoni lirisht. Nëse
mendoni pak më fort, do detyroheni nga shkenca të keni besim tek Zoti.112
Në lidhje me origjinën e jetës, shkenca
konfirmon fuqinë krijuese.113
J. J. Tomson (1856-1940)
Më 1897, J. J. Tomson zbuloi elektronin. Ai ishte profesor i fizikës
në Universitetin e Kembrixhit. Tomson, i cili ishte një besimtar i devotë,
bëri këtë pohim tek Natyra, duke tërhequr vëmendjen tek fakti se përfundimet
e arritura nga shkenca tregojnë ekzistencën e Zotit:
Ka akoma shumë maja të larta që duhet të
ngjiten nga ata shkencëtarë që kanë vizione të gjera. Dhe çdo përparim
në shkencë do fortësojë vërtetësinë e ndjenjave të tyre. Veprat e Zotit
janë aq të mëdhaja.114

Sipas efektit Dopler, spektri i valëve të dritës
ndryshon në përpjestim të drejtë me distancën e një galaksie nga Toka.
Kjo figurë tregon këtë ndryshim. Sër Hjuxhins, i cili ishte i pari
që vuri re efektin Dopler, ishte një shkencëtar që besonte në Zot.
|
Sër Uilliam Hjuxhins (1824-1910)
Hjuxhins ishte i mirënjohur edhe si shkencëtar besimtar edhe si astronom
brilant. Ai ishte i pari që demonstroi se yjet janë përbërë kryesisht
prej hidrogjeni dhe sasish më të vogla të të njëjtëve elementë që ekzistojnë
mbi Tokë. Ai ishte gjithashtu i pari që dalloi efektin Dopler (që drita
e yjeve zhvendoset nga e kuqja tek bluja ndërsa ato largohen nga njëri-tjetri)
në astronomi, gjë që çoi në idenë e universit që zgjerohet.
Xhozef Klërk Maksuell (1831-1879)

Xhozef Klërk Maksuell |
Maksuelli pati një jetë të shkurtër por mjaft produktive. I njohur si
babai i fizikës moderne, Maksuelli vërtetoi unitetin e dritës me elektricitetin
duke vendosur bashkë dritën, elektricitetin dhe magnetizmin nën një bashkësi
ekuacionesh. Ajnshtajni u mbështet në ekuacionet e Maksuellit për të formuluar
teorinë e relativitetit.
Albert Ajnshtajn i quajti arritjet e Maksuellit
si "më të thellat dhe më të frytshmet që ka njohur ndonjëherë fizika që
nga koha e Njutonit". Ai ishte dhe kundërshtar i evolucionit dhe arriti
të zhvillonte një refuzim të detajuar matematik të së famshmes "hipotezë
mjegullore" e ateistit francez LaPlas. Ai gjithashtu shkroi një refuzim
prerës ndaj filozofive evolucionare të Herbert Spenser, mbrojtësi i madh
i Darvinizmit. Në një letër ai meditonte se shkencëtari besimtar është
i detyruar ta bëjë punën e tij pasi kjo i sjell dobi fesë.115
Xhon Strut (1842-1919)
Xhon Strut vazhdoi studimet mbi lëvizjet
e valëve elektromagnetike duke dhënë kështu ndihmesë të vlefshme në optikë,
sonikë dhe në dinamikën e gazeve. Ai ishte bashkëzbuluesi i gazit të argonit
dhe i gazeve të rrallë. Ai ishte gjithashtu i njohur si një besimtar i
devotë. Si hyrje në botimet e tij ai shkruante: "Veprat e Zotit janë të
mëdhaja".116
Xhorxh Uashington Karver (1865-1943)

Xhorxh Uashington Karver |
Agrikultura u bë një disiplinë mjaft e rëndësishme duke filluar nga fundi
i shekullit të 19-të. Karver ishte një kërkues i njohur i agrikulturës
i cili bëri një numër të konsiderueshëm zbulimesh kritike.
Karver ishte i njohur për besimin e tij
në Zot, gjë për të cilën fliste shpesh në fjalimet apo intervistat e tij.
Pyetjes së një reporteri të gazetës Atlanta rreth qëndrueshmërisë së bojës
me argjilë që pati prodhuar, ai iu përgjigj kështu: "Unë vetëm sa përgatis
atë që Zoti ka krijuar. Është vepër e Zotit - jo e imja." 117
Sër Xheims Xhins (1877-1946)
Fizikanti i dalluar Sër Xheims Xhins besonte se universi ishte krijuar
nga një Krijues me Urtësi të pafund. Disa nga pohimet në të cilat ai shfaqi
pikëpamjet e tij janë:
Ne zbulojmë se Universi jep prova të një
Fuqie modeluese apo kontrolluese që ka diçka të përbashkët me mendjet
tona.118
Një studim shkencor i universit ka sugjeruar
një përfundim që mund të përmblidhet kështu . . Universi duket të jetë
modeluar nga një matematicien i vërtetë.119

Albert Ajnshtajn ishte një nga shkencëtarët
më të mëdhenj në histori. Ajnshtajni njihet po aq mirë për besimin
e tij në Zot, sa edhe për zbulimet e tij të rëndësishme. |
Albert Ajnshtajn (1879-1955)
Albert Ajnshtajn, që është një nga shkencëtarët më të rëndësishëm të
shekullit të kaluar, është gjithashtu i njohur për besimin e tij në Zot.
Ai nuk hezitoi të mbronte faktin që shkenca nuk do të mund të ekzistonte
pa fenë. Siç thotë ai:
Unë nuk mund ta konceptoj një shkencëtar
të vërtetë pa pasur ai besim të thellë. Situata mund të shprehet me anë
të një përfytyrimi: shkenca pa fenë është e çalë.120

Lemètrë, i parë me Ajnshtajnin, ishte një shkencëtar
besimtar që propozoi teorinë e Big Bengut e cila tregonte krijimin
e Universit.
Zhorzh Lemètrë |
Ajnshtajni ishte i bindur se universi ishte modeluar në një mënyrë mjaft
perfekte për të qenë krijuar rastësisht dhe se ai ishte krijuar nga një
Krijues me Urtësi Superiore.
Për Ajnshtajnin, i cili e përmendte shpesh
besimin e tij tek Zoti në shkrimet e tij, të vëzhgoje rregullin natyral
në univers ishte shumë e rëndësishme. Në një nga shkrimet e tij gjejmë,
"Në çdo kërkues të vërtetë të Natyrës ekziston një lloj respekti ndaj
fesë".121 Diku tjetër ai shkroi:
Çdokush që është i përfshirë seriozisht
në ndjekje të shkencës bindet se është i dukshëm qartë një shpirt në ligjet
e Universit - një shpirt shumë më superior se ai i njeriut
Në këtë mënyrë
ndjekja e shkencës çon drejt një lloji të veçantë ndjenje fetare
122
Zhorzh Lemètrë (1894-1966)
Zhorzh Lemètrë parashtroi teorinë e Big
Beng-ut që tregon krijimin e universit. Ai mendoi se universi kishte një
fillim të dukshëm, do ketë një fund dhe se njohja e këtij fakti luan një
rol kyç në të besuarin e shumë njerëzve tek Zoti. Lemètrë, i cili ishte
gjithashtu dhe prift, besonte se shkenca dhe feja duhet të të çojnë drejt
së njëjtës të vërtetë.123
Sër Alister Hardi (1896-1985)
Hardi ishte themeluesi i shkencës së sotme të oqeaneve. Fondacioni Tempëllton,
i cili çdo vit njeh një shkencëtar për kontributet e tij apo të saj në
përparimin e fesë, nderoi Sër Alister Hardi në 1985, për studime empirike
që për herë të parë vëzhguan përvojat fetare shkencërisht.
Verner fon Braun (1912-1977)
 |
 |
| Verner fon Braun (me krah të fashosur)
ishte një inxhinjer raketash i rëndësishëm gjerman. Ai ndërtoi raketën
V-2 në Luftën II Botërore të treguar në figurën sipër. Dr. Braun ishte
një nga shkencëtarët kryesues të kohës së tij. |
Verner fon Braun ishte një nga shkencëtarët më të mëdhenj të botës. Ai
ishte një inxhinjer raketash gjerman që zhvilloi raketën e famshme V-2
gjatë Luftës II Botërore.

Dr. Braun, një shkencëtar i vendosur, shihet këtu me ish-presidentin
e Sh.B.A. Xhon F. Kenedi. Dr. Braun thoshte se e kishte të vështirë
të konceptonte një shkencëtar që nuk njeh praninë e Zotit. |
Dr. Braun, ish-drejtor i NASA-s, ishte gjithashtu një shkencëtar me
besim të theksuar. Në parathënien e një antologjie mbi krijimin dhe modelimin
në natyrë, ai ofroi dëshminë e tij:
Fluturimi hapsiror i njeriut është një
arritje mahnitëse, por i ka hapur njerëzimit vetëm një derë të vogël
për të parë lartësitë marramendëse të qiellit. Një pamje nëpërmjet kësaj
të çare e mistereve të mëdha të universit duhet vetëm të konfirmojë
besimin tonë në sigurinë e Krijuesit të saj. Më duket po aq e vështirë
të kuptoj një shkencëtar që nuk njeh prezencën e një llogjike superiore
të ndodhur pas ekzistencës së universit sa edhe të kuptoj një teolog
që mund të mohojë përparimet e shkencës.124
Në maj të 1974 Verner fon Braun, në një artikull të botuar, citoi:
Askush nuk i del dot përpara ligjit dhe
rregullit të universit pa konkluduar se aty pas duhet të ketë modelim
dhe arsye
Sa më mirë të kuptojmë ndërlikimet e universit dhe fshehtësive
të tij aq më shumë arsye kemi gjetur për t'u mrekulluar para modelimit
karakterisitk mbi të cilin ai bazohet
Të forcohesh të besosh vetëm
në një rezultat - se çdogjë në univers ndodhi rashtësisht - do të dhunonte
vetë objektivitetin e vetë shkencës
Çfarë proçesi i çfarëdoshëm do
të mund të prodhonte trurin e njeriut apo sistemin e syrit të njeriut?
125
Maks Plank (1858-1947)

Maks Plank |
Fizikanti gjerman me reputacion Maks Planku zbuloi një konstante fizike
të njohur me emrin e tij. Profesor fizike në Universitetin e Berlinit
në vitet 1900, Planku pranonte se forma e rrezatimit mund të përfytyrohet
më mirë me imazhin e një pikë shiu mbi xhamin e dritares sesa me ujin
që rrjedh në lumë. Përpara Plankut shkencëtarët mendonin se drita kryente
lëvizje valore. Planku, i cili zbuloi se çdo thërrmijë drite është një
paketë energjie, i quajti këto paketa "fotone".
Koncepti i fotonit shënoi një pikë kthese në historinë e fizikës. Drita
jo vetëm që e përshkonte ajrin në formë valësh si p.sh. zëri, por gjithashtu
lëvizte si thërrmijat.
Përgjegjës për këto zbulime shpërthyese,
Plank besonte në një "inteligjencë të gjithëfuqishme që udhëheq universin."
126 Max Maks Plank tha se Krijuesi i rregullit në univers
është Zoti dhe e shprehu besimin e tij në Zot me këto fjalë:
Çdokush që është marrë seriozisht me punë
shkencore të çdolloji kupton se mbi hyrjen në dyert e tempullit të shkencës
janë shkruar fjalët: Ti duhet të besosh. Është një veti pa të cilën shkencëtari
nuk mund të bëjë dot.127
Çarls Kulson (1910-1974)
Kulson, për shumë vite profesor matematike
në Universitetin e Oksfordit, përmend shpesh besimin e tij në Zot, dëshirën
e tij për t'iu afruar Atij më tepër, lutjet e tij ndaj Zotit dhe besimin
e tij se arsyeja e kësaj jete është t'i afrohesh sa më shumë Zotit.128
SHKENCËTARË TË TJERË BESIMTARË NGA E SHKUARA
Secili prej këtyre shkencëtarëve, emrat e të cilëve janë radhitur në
këtë seksion dhe të cilët i kanë dhënë ndihmesa të rëndësishme shkencës,
besonte në Krijimin. Këta shkencëtarë janë shembull i qartë se të besosh
në Krijim nuk do të thotë të biesh në kundërshtim me shkencën, përkundrazi,
feja në fakt nxit shkencën.
| Leonardo
da Vinçi (1452-1519)
Art, Inxhinjeri, Arkitekturë
Xhorxhus Agrìkola (1494-1555)
Mineralogji
Xhon Uilkins (1614-1672)
Astronomi dhe mekanikë
Uolltër Çarllton (1619-1707)
President i Kolegjit Mbretëror të Mjekëve
Izak Barrou (1630-1677)
Profesor Matematike
Nikolas Steno (1631-1686)
Stratigrafi
Tomas Burnet (1635-1715)
Gjeologji
Inkris Medhër (1639-1723)
Astronomi
Nehemiah Grju (1641-1712)
Mjekësi
Uilliam Uiston (1667-1752)
Fizikë, Gjeologji
Xhon Haçinson (1674-1737)
Paleontologji |
Xhonatan
Eduards (1703-1758)
Fizikë, Meteorologji
Riçard Kiruan (1733-1812)
Mineralogji
Tìmoti Duait (1752-1817)
Mësues
Xheims Parkinson (1755-1824)
Mjekësi
Uilliam Kërbi (1759-1850)
Entomologji (studimi i insekteve)
Benxhamin Barton (1766-1815)
Botanikë, zoologji
Xhon Dalton (1766-1844)
Themeluesi i teorisë moderne atomike
Çarls Bell (1774-1842)
Anatomi
Xhon Kid (1775-1851)
Kimi
Johan Karl Fridrih Gaus (1777-1855)
Gjeometri, Gjeologji, Magnetizëm, Astronomi
Benxhamin Sillimen (1779-1864)
Mineralogji |
|
| Piter
Mark Rozhè (1779-1869)
Fiziologji
Uilliam Baklend (1784-1856)
Gjeologji
Uilliam Prut (1785-1850)
Kimi
Eduard Hiçkok (1793-1864)
Gjeologji
Uilliam Uiuell (1794-1866)
Astronomi dhe Fizikë
Riçard Ouen (1804-1892)
Zoologji, Paleontologji
Methju Mauri (1806-1873)
Oqeanografi, Hidrografi
Henri Roxhers (1808-1866)
Gjeologji
Xheims Gleisher (1809-1903)
Meteorologji
Filip H. Gose (1810-1888)
Ornitologji (studimi i zogjve), Zoologji |
Sër
Henri Rolinson (1810-1895)
Arkeologji
Xhon Ambrouz Fleming (1849-1945)
Elektronikë
Sër Xhosef Henri Xhilbert (1817-1901)
Kimi agrare
Tomas Anderson (1819-1874)
Kimi
Çarls P. Zmit (1819-1900)
Astronomi
Xhon U. Douzon (1820-1899)
Gjeologji
Henri Fabre (1823-1915)
Entomologji
Bernard Riman (1826-1866)
Gjeometri
Xhosef Lister (1827-1912)
Kirurgji
Xhon Bell Petigrju (1834-1908)
Anatomi, Fiziologji |
 |
 |
 |
| Izak Barrou |
Uilliam Remsei |
Xhon Ambroz Fleming |
|
| Balfur
Stjuart (1828-1887)
Electricitet Jonosferik
P.G. Teit (1831-1901)
Fizikë, Matematikë
Eduard Uilliam Morli (1838-1923)
Laureat Nobel në fizikë
Sër Uilliam Ebni (1843-1920)
Astronomi
Aleksander MekElister (1844-1919)
Anatomi
A.H. Seis (1845-1933)
Arkeologji
Xheims Dana (1813-1895)
Gjeologji
Xhorxh Romans (1848-1894)
Biologji and Fiziologji
Uilliam Miçëll Remsei (1851-1939)
Arkeologji |
Uilliam
Remsei (1852-1916)
Kimi
Hauard A. Keli (1858-1943)
Gjinekologji
Daglas Djuar (1875-1957)
Ornitologji
Pol Lemuàn (1878-1940)
Gjeologji
Çarles Stain (1882-1954)
Kimi organike
A. Rendëll-Short (1885-1955)
Mjekësi
L. Mërson Deivis (1890-1960)
Gjeologji, Paleontologji
Sër Sesil P.G. Ueikli (1892-1979)
Mjekësi |
 |
 |
| Methju Mauri |
Nikolas Steno |
|
|