| Funksioni
i Maleve
Kur'ani i kushton vëmendje të veçantë funksionit gjeologjik të maleve.
Dhe në tokë kemi krijuar male të ngulura fort
që ajo të mos lëvizë nën to... (Sure El-Enbija: 31)
Siç vihet re në këtë varg, pohohet se malet kanë si funksion të parandalojnë
tronditjet e Tokës.
Ky fakt nuk dihej nga askush në kohën e zbritjes së Kur'anit. Ai u zbulua
vetëm kohët e fundit si rezultat i gjetjeve të gjeologjisë moderne.
Më parë mendohej se malet ishin thjesht ngritje mbi sipërfaqen e tokës.
Shkencëtarët tani kanë kuptuar se malet nuk
janë thjesht ngritje, por se ato zgjerohen 10-15 herë të lartësisë së
tyre nën tokë, zgjerime këto që quhen rrënjë e malit. Me këto veçori,
malet luajnë të njëjtin rol me atë të një gozhde apo shtylle të ngulur
në tokë. Për shembull, një majë mali si Mali i Everestit që ngrihet rreth
9 km mbi sipërfaqen e tokës, ka një rrënjë që zgjerohet poshtë për më
shumë se 125 km.57
Malet dalin si rezultat i lëvizjeve dhe përplasjeve të pllakave masive
që formojnë koren e Tokës. Kur dy pllaka ndeshen, më e forta rrëshket
poshtë tjetrës dhe ajo që ndodhet sipër përkulet dhe formon malet. Shtresa
poshtë vazhdon nën tokë dhe formon një zgjerim të thellë poshtë. Kjo do
të thotë, si u sqarua dhe më lart, se malet kanë një pjesë që shkon poshtë
po aq të madhe sa pjesa e dukshme mbi Tokë.
Në një tekst shkencor, struktura e maleve përshkruhet si më poshtë:
Aty ku kontinentet janë më të trasha, si edhe
në vargmalet, korja zhytet edhe më shumë në mantel.58
Profesor Siaveda, një gjeolog detar me famë botërore, dha komentin e
mëposhtëm rreth mënyrës se si malet ngjeshen në tokë si rrënjët:
Ndryshimi kryesor mes maleve kontinentalë
dhe maleve oqeanikë vjen nga materiali i tyre... Por emëruesi i përbashkët
i të dyve është se ata kanë rrënjë që i mbajnë. Në rastin e maleve kontinentalë,
është materiali me dendësi disi të ulët nga mali, ai që zgjerohet poshtë
nën tokë si rrënjë. Në rastin e maleve oqeanikë, ka gjithashtu një material
të lehtë si rrënjë e malit... Funksioni i rrënjëve është të mbajë malin
në bazë të ligjit të Arkimedit.59
Për më tepër, Frenk Pres, ish-President i Akademisë
Kombëtare të Shkencave të Sh.B.A, thotë në librin e tij Toka, i cili përdoret
ende si tekst universitar në mbarë botën, se malet ngjajnë me shtyllat
dhe ato ngulen në thellësitë e tokës.60
Në një varg, ky aspekt i maleve tregohet kështu:
A nuk e bëmë Ne tokën të përshtatshme, ndërsa
malet shtylla të saj? (Sure Nebè: 6-7)

Malet i kanë rrënjët thellë nën sipërfaqen e Tokës (Toka, Press and
Siever, f. 413) |

Seksion skematik. Malet, si shtyllat, kanë rrënjë thellë të ngulura
në Tokë (Anatomia e Tokës, Cailleux, f. 220) |

Një ilustrim tjetër tregon se si malet janë në formë shtylle, për
shkak të rrënjëve të tyre të thella. (Shkenca e Tokës, Tarbuck and
Lutgens, f. 158) |
Në një varg tjetër Zoti ka zbuluar se Ai i ka përforcuar malet. (Sure
en-Naziat: 32) Fjala arabe ersaha në këtë varg do të thotë "i ka rrënjosur,
i ka fiksuar, ngulitur në tokë". Në sajë të këtyre veçorive, malet zgjerohen
mbi dhe nën tokë në pikat ku takohen shtresat e tokës dhe i mbërthejnë
këto shtresa bashkë. Kështu ato stabilizojnë koren e tokës dhe parandalojnë
rrëshkitjen e saj mbi shtresën magmatike. Shkurtimisht, mund të krahasojmë
malet me gozhdët që bashkojnë copat e drurit.
Sot ne dimë se shtresa e jashtme shkëmbore e tokës është e ndarë në pllaka
që notojnë mbi magmë. Duke ditur shpejtësinë e lartë me të cilën rrotullohet
toka rreth boshtit të saj, këto pllaka notuese do vinin rrotull po të
mos ishte për efektin fiksues të maleve. Në këtë rast nuk do të formohej
toka, nuk do të grumbullohej ujë, nuk do të rriteshin bimë dhe nuk do
të ndërtoheshin rrugë e ndërtesa; shkurt, jeta në Tokë do ishte e pamundur.
Sidoqoftë, me mëshirën e Zotit, malet parandalojnë shumë lëvizjet mbi
sipërfaqen e Tokës duke funksionuar tamam si gozhdë.
Ky rol vital i maleve, që u zbulua nga gjeologjia moderne dhe kërkimet
sizmike, u zbulua në Kur'an shekuj më parë si një shembull i urtësisë
gjithëpërfshirëse në krijimin e Zotit. Në një varg tjetër thuhet përsëri:
Është Zoti Ai që vendosi male të rënda që të mos
luajë vendi bashkë me ju... (Sure Lukman: 10)
Identifikimi i Shenjave të Gishtërinjve
Ndërsa në Kur'an përmendet se është e lehtë për Zotin ta risjellë njeriun
pas vdekjes, theksohen në mënyrë të veçantë shenjat e gishtërinjve:
Ne jemi të zotët t'ia rikrijojmë si kanë qenë edhe
majat e gishtave të tij. (Sure El-Kijama: 3-4)
Theksimi i majave të gishtërinjve ka një kuptim të veçantë. Kjo sepse
këto shenja janë unike për çdokush. Çdo person i gjallë apo që ka jetuar
në këtë botë ka një bashkësi të vetën të shenjave të gishtave.
Kjo është dhe arsyeja që ato përdoren si provë e fortë identifikimi dhe
përdoren për këtë qëllim në mbarë botën.
 |

Siç përshkruhet këtu, maja e gishtërinjve, që
është e ndryshme për çdo njeri, rrjedh nga e njëjta strukturë tek
të gjithë njerëzit. |
Por ajo që është e rëndësishme është se kjo veçori e majave të gishtave
është zbuluar vetëm në shekullin e 19-të. Më parë njerëzit i konsideronin
shenjat e gishtërinjve si vija të zakonshme pa ndonjë rëndësi apo kuptim
të veçantë. Megjithatë në Kur'an, Zoti i përmend këto shenja, të cilat
në atë kohë nuk tërhoqën vëmendjen e ndokujt, dhe na tërheq vëmendjen
mbi rëndësinë e tyre - një rëndësi që u kuptua më në fund në ditët tona.
Lëvizja e maleve
Në një varg informohemi se malet nuk janë të palëvizshëm siç duken,
por janë në në lëvizje të vazhdueshme:
E i sheh malet e mendon se ato janë të palëvizshme,
ndërsa ato lëvizin si retë. (Sure En-Neml: 88)
Kjo lëvizje e maleve shkaktohet nga lëvizjet e kores së Tokës mbi të
cilën ato qëndrojnë. Korja e Tokës 'lundron' mbi shtresën e mantelit ,
e cila është më e dendur. Ishte fillimi i shekullit të 20-të, kur për
herë të parë në histori një shkencëtar gjerman i quajtur Alfred Vegener
propozoi që kontinentet e Tokës kanë qenë të bashkuar kur u krijua Toka
në fillim, por pastaj u copëtuan dhe kështu u ndanë ndërsa largoheshin
nga njëri-tjetri në drejtime të ndryshme.
Gjeologët kuptuan se Vegener kishte të drejtë vetëm në vitin 1980, 50
vjet pas vdekjes së tij. Siç pohonte dhe Vegener në një artikull të botuar
në 1915, masat tokësore kanë qenë të bashkuara rreth 500 milion vjet më
parë dhe kjo masë e madhe e quajtur Pangea ndodhej e lokalizuar në Polin
e Jugut. Rreth 180 milion vjet më parë, Pangea u nda në dy pjesë që ecën
në drejtime të ndryshme. Një nga këto kontinente gjigande ishte Gonduana,
i cili përfshinte Afrikën, Australinë, Antarktikën dhe Indinë. Tjetri
ishte Laurazia i cili përfshinte Europën, Amerikën e Veriut dhe Azinë
përveç Indisë. Në 150 milionë vjetët e ardhshëm Gonduana dhe Laurazia
u ndanë në pjesë më të vogla.
Këto kontinente që u shfaqën pas copëtimit të Pangeas janë duke lëvizur
vazhdueshmërisht mbi Tokë me disa centimetra në vit, duke ndryshuar njëkohësisht
dhe raportet tokë/det të Tokës.
E zbuluar si rezultat i kërkimeve gjeologjike të kryera në fillimet e
shekullit të 20-të, kjo lëvizje e kores së Tokës shpjegohet kështu nga
shkencëtarët:
Korja dhe pjesa e sipërme të mantelit me një
trashësi prej rreth 100 km, ndahen në segmente të quajtura pllaka. Ka
6 pllaka kryesore dhe disa të tjera të vogla. Sipas teorisë së quajtur
tektonika e pllakave, këto pllaka lëvizin në Tokë duke mbartur me vete
kontinentet dhe fundet e oqeaneve
Lëvizja kontinentale është matur të
jetë 1-5 cm në vit. Kjo lëvizje e pllakave do krijojë një ndryshim të
ngadalshëm të gjeografisë së Tokës. Për shembull, çdo vit Oqeani Atlantik
bëhet lehtësisht më i gjerë.61
Këtu duhet të theksohet një pikë shumë e rëndësishme:
Zoti përmend lëvizjen e maleve si një veprim rrjedhës. Sot shkencëtarët
e kohës tonë përdorin gjithashtu termin "rrjedhje kontinentale" për këtë
lëvizje. 62
Continental drift is something which could not be observed at the time
of the revelation of the Qur'an, and in the words, "You will see the mountains
you reckoned to be solid" God revealed in advance the way in which people
were to approach the subject. He then revealed another truth, saying that
the mountains went past like clouds. As we have seen, attention is drawn
in the verse to the mobility of the stratum in which mountains stand.
Unquestionably, it is one of the miracles of the Qur'an that this scientific
fact, which has recently been discovered by science, was announced in
the Qur'an.

Mrekullia tek Hekuri
Hekuri është një nga elementet e theksuar fort në Kur'an. Në Suren el-Hadid,
që d.m.th. Hekur, ne informohemi:
Dhe Ne e kemi zbritur edhe hekurin në të cilin
ka forcë të madhe dhe dobi për njerëzit
(Sure el-Hadid: 25)
Fjala
enzelna e përkthyer si "zbritur" dhe e përdorur për hekurin në këtë varg,
mund të mendohet se ka kuptim metaforik për të shpjeguar se hekuri është
sjellë për të mirën e njerëzve. Por, nëse marrim në konsideratë kuptimin
konkret të fjalës, që është "i zbritur fizikisht nga qielli", si në rastin
e shiut apo të rrezeve të Diellit, kuptojmë se ky varg sjell një mrekulli
shkencore shumë të rëndësishme. Kjo sepse gjetjet moderne astronomike
kanë nxjerrë në pah se hekuri i ndodhur në botën tonë ka ardhur nga yjet
gjigandë nga hapsira e jashtme.63
Jo vetëm hekuri në tokë por edhe hekuri në
të gjithë Sistemin Diellor vjen nga hapsira e jashtme, meqënëse temperatura
në diell është e papërshtatshme për formimin e elementit hekur. Dielli
ka në sipërfaqe një temperaturë prej 6000 gradë Celsius dhe në kore afërsisht
20 milion gradë. Hekuri mund të prodhohet vetëm në yje shumë më të mëdhenj
se Dielli, ku temperatura arrin disa qindra milion gradë. Kur sasia e
hekurit tejkalon një masë të caktuar tek një yll, ai nuk mund ta mbajë
më dhe përfundimisht shpërthen në atë që quhet "nova" ose "supernova".
Këto shpërthime bëjnë që hekuri të shpërndahet në hapsirë.64
Një burim shkencor na jep informacionin e mëposhtëm mbi këtë temë:
Ka gjithashtu prova për ngjarje më të vjetra
supernovash: Nivelet e përforcuara të hekurit-60 në sedimentet e thellësive
të detit janë interpretuar si tregues se një shpërthim supernova ka ndodhur
brenda 90 vite-dritë të diellit rreth 5 milion vjet më parë. Hekuri-60
është një izotop radioaktiv i hekurit i formuar në shpërthime supernova,
i cili zbërthehet me një periudhë gjysëm-zbërthimi prej 1,5 milion vjetësh.
Një prani e madhe e këtij izotopi në një shtresë gjeologjike tregon sintezën
e re bërthamore të elementëve afër në hapsirë dhe transportimin e tyre
në tokë (ndoshta si pjesë e thërrmijave të pluhurit)65
Gjithë kjo tregon se hekuri nuk u formua në Tokë, por u mbart nga supernovat
dhe "zbriti" në të njëjtën mënyrë siç përmendet në vargun e mëparshëm
. Është e qartë se ky fakt nuk mund të njihej shkencërisht në shekullin
e 7-të, kur u shpall Kur'ani. Megjithatë ky fakt është përmendur në Kur'an,
fjala e Zotit I Cili rrethon çdogjë me dijen e Tij të pafund.
Astronomia ka zbuluar gjithashtu se edhe elementët e tjerë janë formuar
jashtë Tokës. Në shprehjen "Ne dërguam edhe hekurin", fjala "edhe" i referohet
mjaft mirë këtij fakti. Megjithatë, fakti që vargu përmend në mënyrë të
veçantë hekurin është tej mase ngacmuese në dritën e zbulimeve të bëra
në fund të shekullit të 20-të. Në librin e tij Fati i Nayrës, Majkëll
Denton thekson rëndësinë e hekurit:
Nga të gjithë metalet askush nuk është më i domosdoshëm për jetën se
hekuri. Është grumbullimi i hekurit në qendër të një ylli që shkakton
një shpërthim supernova dhe shpërndarjen më pas të atomeve jetikë nëpër
kozmos. Ishte rënia e atomeve të hekurit për shkak të gravitetit në qendër
të Tokës primitive ajo që gjeneroi nxehtësinë që shkaktoi diferencimin
kimik fillestar të tokës, çlirimin e atmosferës së hershme dhe së fundmi
formimin e hidrosferës. Është hekuri i shkrirë në qendër të tokës, i cili
duke vepruar si një dinamo gjigande, gjeneron fushën magnetike të tokës,
e cila nga ana tjetër krijon brezat e rrezatimit Van Alen që mbrojën sipërfaqen
e tokës nga rrezatimet kozmike penetruese me energji të lartë dhe ruajnë
shtresën e ozonit nga shkatërrimi i rrezeve kozmoke
Pa atomin e hekurit nuk do të kishte jetë të bazuar mbi karbonin në kozmos;
as supernova, as ngrohje të tokës primitive, as atmosferë apo hidrosferë.
Nuk do të kishte fushë mbrojtëse magnetike, as breza rrezatimi Van Alen,
as shtresë ozoni, as metale për të bërë hemoglobinën (në gjakun e njeriut),
as metale për të mbajtur nën kontroll reaktivitetin e oksigjenit dhe as
metabolizëm oksidues.
Marrëdhënia intriguese dhe e ngushtë ndërmjet
jetës dhe hekurit, ndërmjet ngjyrës së kuqe të gjakut dhe shuarjes së
ndonjë ylli të largët, jo vetëm tregon përshtatjen e metaleve me biologjinë
por gjithashtu biocentrizmin e kozmosit
66
Rëndësia e hekurit mund të shihet qartë nga këto fjalë. Fakti se i kushtohet
rëndësi e veçantë hekurit në Kur'an thekson rëndësinë e këtij elementi.
Përveç kësaj ka një sekret tjetër në Kur'an që tërheq vëmendjen për rëndësinë
e hekurit: Vargu i 25-të i Sures el-Hadid, që i referohet hekurit, përfshin
dy kode matematikë interesantë:

El-Hadid është surja e 57-të e Kur'anit. Vlera
numerike e fjalës "el-hadid" në Arabisht është përsëri 57. Vlera numerike
e fjalës "hadid" vetëm është 26. Gjithashtu, siç shikohet në tabelën
periodike të mësipërme, 26 është numri atomik i hekurit. |
El-Hadid është Surja e 57-të në Kur'an. Vlera numerike e fjalës "El-Hadid"
në Arabisht kur vlerat e tij numerike mblidhen, është gjithashtu 57.
Vlera numerike e fjalës vetëm "Hadid" është 26 dhe 26 është numri atomik
i hekurit.
Erërat Mbarësuese
Në një varg të Kur'anit është përmendur karakteristika "mbarësuese"
e erërave dhe formimi i shiut si rezultat i kësaj:
Ne i lëshojmë erërat mbarësuese e nga qielli lëshojmë
shi dhe atë ju japim ta pini
(Sure El-Hixhr: 22)
Në këtë varg tregohet se faza e parë në formimin e shiut është era. Deri
në fillim të shekullit të 20-të, lidhja e vetme e njohur mes erës dhe
shiut ishte se era lëvizte retë. Megjithatë, gjetjet meteorologjike të
kohëve të fundit kanë treguar rolin "mbarësues" të erës në formimin e
shiut.
Ky funksion mbarësues i erës shpjegohet kështu:
Mbi
sipërfaqen e detërave dhe oqeaneve, për shkak të veprimit shkumëzues të
ujit, formohen flluska të panumërta ajri. Në momentin që këto flluska
plasin, në ajër shpërndahen mijëra thërrmija të vogla me diametër sa një
të qindtën e milimetrit. Këto thërrmija të njohura si "aerosole" përzihen
me pluhurin e sjellë nga toka me anë të erës dhe çohen në shtresat e sipërme
të atmosferës. Thërrmijat e mbartura në lartësitë e mëdha nga era vijnë
në kontakt me avujt e ujit. Avulli i ujit kondenson rrotull këtyre thërrmijave
dhe kthehet në pika uji. Këto pika uji në fillim mblidhen dhe formojnë
retë, pastaj bien në Tokë në formë shiu.
Siç shihet, erërat "mbarsin" avujt e ujit të ndodhur në ajër me thërrmijat
që ato marrin nga deti dhe ndihmojnë kështu në formimin e reve të shiut.
Nëse erërat nuk do ta kishin këtë veti, nuk do të formoheshin kurrë pikat
e ujit lart në atmosferë dhe nuk do të ekzistonte shiu.
Pika më e rëndësishme këtu është se ky rol kyç i erës në formimin e shiut
përmendej shekuj më parë në Kur'an në një kohë kur njerëzit dinin shumë
pak rreth fenomeneve natyrore
Një informacion tjetër rreth efektit mbarësues të erërave është roli
që ato luajnë në fertilizimin e bimëve. Shumë bimë mbi Tokë sigurojnë
mbijetesën e tyre duke shpërndarë polenin me anë të erës. Era merr polenin
nga bimët dhe ndihmon në fertilizimin duke mbartur polenin në bimët e
tjera të të njëjtit lloj.
Ky efekt i erës tek bimët ishte i panjohur deri para pak kohësh. Megjithatë,
kur u kuptua se bimët ndahen në mashkull dhe femër, u kuptua dhe efekti
fertilizues i erës. Kur'ani e tregon këtë fakt në vargun: "...Ne
kemi lëshuar shi e kemi bërë të mbijnë në të nga të gjitha llojet më të
dobishme, në çift." (Sure Llukman: 10)
Proporcioni i shiut
Një nga informacionet e dhëna në Kur'an rreth shiut është se ai bie
në Tokë në sasinë e duhur. Kjo përmendet në suren ez-Zuhruf si më poshtë:
Dhe është Ai që lëshon nga qielli ujë me masë.
Ne i japim me të jetë një toke të vdekur. Ja, kështu edhe ju do të ngriheni
(nga vdekja) (Sure Ez-Zuhruf: 11)

Në tokë, uji qarkullon sipas një "mase" të caktuar.
Jeta në Tokë varet nga ky cikël i ujit. |
Kjo sasi e përcaktuar e shiut është zbuluar përsëri nga kërkimet e sotme
moderne. Është vlerësuar se në një sekondë avullojnë afërsisht 16 milion
ton ujë nga Toka. Kjo sasi shkon në 513 trilion ton në vit. Ky numër është
i njëjtë me sasinë e shiut që bie në Tokë në një vit. Kjo do të thotë
se uji qarkullon vazhdimisht në një cikël të ekulibruar, në një "masë"
të caktuar. Jeta në Tokë varet nga ky cikël i ujit. Sikur njerëzit të
përdornin të gjithë teknologjinë e mundshme, nuk do të mundnin të riprodhojnë
këtë cikël artificialisht.
Një shmangie sado e vogël e këtij ekuilibri do të sillte shumë shpejt
një çrregullim të madh ekologjik që do t'i jepte fund jetës në Tokë. Por
kjo nuk ndodh asnjëherë dhe shiu vazhdon të bjerë çdo vit në të njëjtën
sasi ashtu siç na u zbulua dhe nga Kur'ani.
Proporcioni i rënies së shiut nuk ka të bëjë thjesht me sasinë e tij,
por gjithashtu edhe me shpejtësinë e rënies së pikave të shiut. Shpejtësia
e pikave të shiut, pavarësisht nga madhësia e tyre, nuk e kalon një limit
të caktuar.
Filip Lenard, një fizikant gjerman fitues
i çmimit Nobel, përcaktoi se shpejtësia me të cilën bien pikat e shiut
rritet sipas diametrit deri në një madhësi 4,5 mm. Megjithatë, për pika
më të mëdha, shpejtësia e rënies nuk rritet më shumë se 8 metër për sekondë.67
Kjo për shkak të formës së pikave, e cila bën të rritet rezistenca e tyre
ndaj ajrit gjë që pengon rritjen e shpejtësisë së tyre.
Siç mund të shihet, në Kur'an tërhiqet vëmendja ndaj një rregullimi delikat
të shiut i cili nuk ka mundur të dihet 1400 vjet më parë.
Mospërzierja e Deteve me Njëri-tjetrin
Një nga vetitë e deteve që është zbuluar vetëm kohët e fundit, është
treguar në një varg të Kur'anit si më poshtë:
Ai i lejoi dy detet të puqen. Ndërmjet atyre të
dyve është një pengesë që ata të dy nuk e kapërcejnë. (Sure Err-Rrahman:
19-20)
Kjo veti e deteve, që ata takohen por nuk
përzihen aspak me njëri-tjetrin, është zbuluar vetëm kohët e fundit nga
oqeanografët. Për shkak të forcës fizike të quajtur "tension sipërfaqësor",
ujërat e deteve fqinjë nuk ngatërrohen. Si pasojë e dendësive të ndryshme
të ujërave të tyre, tensioni sipërfaqsor pengon përzierjen e tyre, njësoj
si të kishte një mur të hollë mes tyre.68
Pjesa interesante e kësaj është se, në një kohë kur njerëzit nuk kishin
njohuri mbi fizikën, tensionin sipërfaqsor apo oqeanografinë, ky fakt
u zbulua nga Kur'ani.

Uji i Detit Mesdhe hyn në Atlantik nëpërmjet
Gjibraltarit. Por temperatura e tyre, kripësia dhe dendësitë nuk ndryshojnë,
si shkak i barrierës që i ndan ato. |

Pavarësisht nga fakti se ka dallgë të mëdha,
rryma të forta dhe batica në këto dete, ato nuk përzihen me njëri-tjetrin
dhe as nuk e kalojnë barrierën mes tyre. I provuar shkencërisht vetëm
kohët e fundit, ky fakt është përmendur në Suren err-Rrahman të Kur'anit
14 shekuj më parë. |
Gjinia e Fëmijës

Në Kur'an thuhet se gjinia krijohet nga një
"pikë farë që hidhet". Megjithatë, deri para pak kohësh, besohej se
gjinia e fëmijës përcaktohej nga qelizat e nënës. Shkenca, këtë informacion
të dhënë në Kur'an, e zbuloi vetëm në shekullin e 20-të. |
Deri fare pak kohë më parë, mendohej se gjinia e fëmijës përcaktohej nga
qelizat e nënës. Ose të paktën, besohej se gjinia përcaktohej nga qelizat
e nënës dhe babait bashkë. Por ne jemi informuar ndryshe në Kur'an ku citohet
se mashkulli apo femra krijohet nga "një pikë farë që hidhet".
Dhe Ai është që krijoi llojet - mashkullin dhe femrën.
Nga pika e farës që hidhet. (Sure En-Nexhm: 45-46)
A nuk ka qenë ai një pikë ujë që derdhet, e pastaj
u bë gjak i trashë që Ai e krijoi dhe e përsosi duke bërë prej tyre
dy lloje mashkullin dhe femrën? (Sure el-Kijame: 37-39)
Disiplinat e gjenetikës dhe biologjisë molekulare kanë vlerësuar shkencërisht
saktësinë e këtij informacioni të dhënë nga Zoti në Kur'an. Tani është
kuptuar se gjinia përcaktohet nga qelizat e mashkullit dhe se femra nuk
ka asnjë rol në këtë proces.
Kromozomet janë elementët kryesorë në përcaktimin e gjinisë. Dy nga 46
kromozomet, që përcaktojnë strukturën njerëzore, njihen si kromozomet
e gjinisë. Këto dy kromozome quhen "XY" tek meshkujt dhe "XX" tek femrat
pasi format e kromozomeve i ngjajnë këtyre shkronjave. Kromozomi "Y" mbart
gjenet që kodojnë gjininë mashkullore, ndërsa kromozomi "X" mbart gjenet
që kodojnë gjininë femërore.
 |

Janë kromozomet ato që përcaktojnë gjininë.
|
Formimi
i një qënieje të re njerëzore fillon me kombinimin kryq të një prej këtyre
kromozomeve, të cilat ekzistojnë në çifte tek femrat dhe meshkujt. Tek
femrat të dy përbërësit e qelizës, e cila ndahet në dy gjatë ovulimit,
mbartin kromozome X. Qeliza e mashkullit nga ana tjetër, prodhon dy lloj
përbërësish, një që përmban kromozome X dhe tjetri kromozome Y. Nëse një
kromozom X nga femra bashkohet me një spermë që përmban një kromozom X
atëherë fëmija është femër. Nëse bashkohet me një spermë që përmban një
kromozom Y, fëmija është mashkull.
Me fjalë të tjera, gjinia e fëmijës përcaktohet nga cili kromozom i mashkullit
bashkohet me ovulin e femrës.
Asgjë nga këto njihej deri në zbulimin e gjenetikës në shekullin e 20-të.
Në të vërtetë, në shumë kultura besohej se gjinia e fëmijës përcaktohej
nga trupi i nënës. Ky është shkaku që gratë fajësoheshin kur lindnin vajza.
Katërmbëdhjetë shekuj përpara se të zbuloheshin gjenet e njeriut, Kur'ani
na dha informacione që e hidhnin poshtë këtë supersticion dhe na tregoi
se origjina e gjinisë nuk gjendej tek gratë por tek burrat.
Embrioni i Ngjitur pas Uterusit
Nëse
vazhdojmë të shqyrtojmë faktet e përmendura në Kur'an rreth formimit të
njeriut, ndeshemi përsëri me disa mrekulli shkencore mjaft të rëndësishme.
Kur qeliza mashkullore bashkohet me vezën e femrës, formohet esenca e
fëmijës që pritet të lindë. Kjo qelizë e vetme, e njohur si "zigotë" në
biologji, do fillojë menjëherë të riprodhohet duke u ndarë dhe do shndërrohet
kështu në "mish" të quajtur embrion. Kjo sigurisht që mund të shikohet
nga njerëzit vetëm me ndihmën e mikroskopit.
Megjithatë, embrioni nuk i kalon fazat e tij
zhvilluese dukë qëndruar në boshllëk. Ai ngjitet pas uterusit njësoj si
rrënjët që futen në tokë. Nëpërmjet kësaj lidhjeje embrioni përfton nga
trupi i nënës substancat esenciale për zhvillimin e tij.69
Në këtë pikë zbulohet një mrekulli e rëndësishme e Kur'anit. Kur i referohet
embrionit që zhvillohet në barkun e nënës, Zoti përdor fjalën "alak" në
Kur'an:
Lexo: Në emër të Zotit tënd i cili krijoi njeriun
prej një gjaku të mpiksur (alak). Lexo: Se Zoti yt është më Bujari. (Sure
El-Alak: 2-3)
Kupimi i fjalës alak në Arabisht është "diçka që ngjitet në një vend".
Fjala përdoret tamam për të përshkruar shushunjat që ngjiten pas një trupi
për të thithur gjak.
Sigurisht, përdorimi i një fjale kaq të goditur për embrionin që zhvillohet
në barkun e nënës, provon përsëri që Kur'ani është një zbulesë nga Zoti,
Sunduesi i gjithë Botërave.
Mbështjellja e Kockave me Muskuj
Një aspekt tjetër i rëndësishëm i informacionit të dhënë në vargjet
e Kur'anit janë fazat e zhvillimit të qënies njerëzore në barkun e nënës.
Në ato vargje thuhet se kockat zhvillohen të parat dhe pastaj muskujt
të cilët mbështillen rreth tyre:
Më pas atë pikë ujë e bëmë copë gjaku, e atë gjak
të mpiksur e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra,
dhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër. I Lartë
është Allahu, më i Miri Krijues. (Sure El-Mu'minun: 14)

(Pastaj Ne) i veshëm kockat me mish... (Sure
el-Muminun: 14) |
Embriologjia është ajo degë e shkencës që studion zhvillimin e embrionit.
Deri pak kohë më parë embriologët supozonin se kockat dhe muskujt tek
embrioni zhvilloheshin njëkohësisht. Por, kërkimet e avancuara mikroskopike
të kryera në sajë të zhvillimeve të reja teknologjike, kanë treguar se
Kur'ani është fjalë për fjalë i saktë.
Këto vëzhgime në nivel mikroskopik treguan se zhvillimi brenda barkut
të nënës ndodh në të njëjtën mënyrë të përshkruar nga vargjet e Kur'anit
. Së pari, kockëzohet indi kërcor. Pastaj qelizat muskulare që seleksionohen
nga indi rreth kockave bashkohen dhe mbështjellin kockat.
Kjo ngjarje është shpjeguar në një botim shkencor të titulluar Njeriu
në Zhvillim me këto fjalë:
Forma e skeletit përcakton pamjen e përgjithshme
të embrionit gjatë javës së 7-të; muskujt nuk zhvillohen në të njëjtën
kohë por zhvillimi i tyre ndodh menjëherë pas kësaj. Muskujt zënë pozicion
rreth kockave në të gjithë trupin dhe veshin kështu kockat. Kështu, muskujt
marrin format dhe strukturat e tyre të njohura... Faza e veshjes së muskujve
ndodh gjatë javës së 8-të...70
Shkurtimisht, fazat e zhvillimit të njeriut të shpjeguara në Kur'an janë
në harmoni të plotë me zbulimet e embriologjisë moderne.
Tre Zonat e Errëta të Fëmijës në Bark
Në Kur'an thuhet se njeriu krijohet nga një proces tre-fazor në barkun
e nënës:
...Ai ju krijon juve në barqet e nënave tuaja krijim
pas krijimi në tre errësira. Ky është Allahu, Zoti juaj, vetëm i Atij
është pushteti. Nuk ka Zot tjetër përveç Tij. E si pra, i shmangeni? (Sure
Ez-Zumer: 6)
Shprehja fi thulumetin thelethin, e përkthyer si "tre errësira", tregon
tre zona të errëta të përfshira në zhvillimin e embrionit. Këto janë:
a) Errësira e abdomenit
b) Errësira e mitrës
c) Errësira e placentës

Në Suren ez-Sumer, vargu 6, tregohet se një
qenie njerëzore krijohet në barkun e nënës në tre faza të ndryshme.
Me të vërtetë, biologjia moderne ka zbuluar se zhvillimi embriologjik
i fëmijës ndodh në tre pjesë të ndryshme në barkun e nënës. |
Siç e kemi parë, biologjia moderne ka zbuluar se zhvillimi embriologjik
i fëmijës ndodh në mënyrës e përshkruar në varg, në tre zona errësirash.
Për më tepër, përparimet në shkencën e embriologjisë tregojnë se këto zona
përbëhen nga 3 shtresa secila. Muri i
jashtëm abdominal përbëhet gjithashtu prej tre shtresash: muskujt e brendshëm
oblikë, të jashtëm oblikë dhe transversë abdominalë.71
Njësoj, muri i mitrës përbëhet gjithashtu
prej tre shtresash: epimetri, miometri dhe endometri.72
Përsëri, placenta që rrethon embrionin përbëhet
prej tre shtresash: amnioni (membrana e brendshme rreth fetusit), korioni
(shtresa e mesme e amnionit) dhe decidua (shtresa e jashtme e amnionit)
73
Gjithashtu në këtë varg tregohet se një qënie
njerëzore krijohet duke kaluar në tre faza të ndryshme. Në të vërtetë,
biologjia moderne ka zbuluar se zhvillimi embriologjik i fëmijës ndodh
në tre hapa. Në të gjithë tekstet e embriologjisë e studiuara në fakultetet
e mjekësisë, sot kjo temë konsiderohet si një element njohurie bazë. Për
shembull, në librin Embriologjia Njerëzore Themelore, tekst referimi bazë
në fushën e embiologjisë, ky fakt citohet si në vijim: "Jeta në uterus
ka tre faza: para-embrionike; dy javë e gjysma e parë, embrionike; deri
në fund të javës së tetë, dhe faza e fetusit; nga java e tetë në lindje."
74
Këto hapa i referohen fazave të ndryshme të zhvillimit të fëmijës; Shkurtimisht,
karakteristikat kryesore të këtyre fazave janë si më poshtë:
- Faza Para-embrionike
Në këtë fazë të parë, zigota ndahet dhe kur ajo bëhet një grup qelizash,
ajo ngjitet në muret e uterusit. Ndërsa numri i qelizave vazhdon të rritet,
ato vetëorganizohen në tre shtresa.
- Faza Embrionike
Faza e dytë zgjat për pesë javë e gjysëm gjatë së cilës fëmija quhet
"embrion". Në këtë fazë fillojnë të shfaqen organet dhe sistemet kryesore
të trupit nga shtresat qelizore.
- Faza e Fetusit
Ng kjo fazë e tutje embrioni quhet "fetus". Kjo fazë fillon në javën
e tetë të shtatzënisë dhe zgjat deri në momentin e lindjes. Karakteristika
dalluese e kësaj faze është se fetusi ka pamjen e një qënieje njerëzore,
me fytyrën, duart dhe këmbët e tij. Edhe pse është vetëm 3 cm i gjatë
në fillim, janë bërë të dukshme të gjitha organet e tij. Kjo fazë zgjat
për rreth 30 javë dhe zhvillimi vazhdon deri në javën e lindjes.
Të dhënat mbi zhvillimin në barkun e nënës u bënë të ditura vetëm pas
vëzhgimeve me mjete moderne. Përsëri, si shumë fakte të tjera shkencore,
këto të pjesë të dhënash gjenden në ajetet e Kur'ani në një mënyrë mrekulluese.
Fakti, që një informacion kaq i detajuar dhe i saktë ndodhej në Kur'an
në një kohë kur njerëzit kishin të dhëna të pakta mbi çështjet mjekësore,
është provë e qartë se Kur'ani është fjalë e Zotit.
Qumështi i Nënës
Ne njeriun e kemi mësuar për prindërit e vet, sepse
nëna e vet e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin.
Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve të tu pse vetëm tek
Unë është kthimi juaj. (Sure Llukman: 14)
Qumështi i nënës është një përzierje e pakrahasueshme
që u krijua nga Zoti si një burim i shkëlqyer ushqimi për fëmijën e porsalindur
por edhe si një substancë që rrit rezistencën e tij ndaj sëmundjeve. Ekuilibri
i vlerave ushqimore tek qumështi i nënës është në nivele ideale dhe gjithashtu
ai është në formën ideale për trupin ende të parritur të fëmijës. Njëkohësisht,
qumështi i nënës është shumë i pasur me vlera ushqimore që ndihmojnë në
përshpejtimin e rritjes së qelizave të trurit dhe të zhvillimit të sistemit
nervor.75 As ushqimi artificial i prodhuar nga teknologjia
e sotme nuk mund ta zëvendësojë këtë burim të mrekullueshëm ushqimi.
Lista e avantazheve të fëmijës nga qumështi
i nënës rritet nga dita në ditë. Kërkimet kanë treguar se fëmijët e ushqyer
nga qumështi i nënës janë veçanërisht të mbrojtur nga infeksionet e sistemit
të frymëmarrjes dhe atij tretës. Kjo sepse antitrupat në qumështin e nënës
sigurojnë një mbrojtje direkte ndaj infeksioneve. Veti tjetër anti-infeksionale
të tij është se ky ushqim krijon një ambjent të përshtatshëm për bakteret
"e mira" të quajtura "florë normale" dhe përbën një barrierë ndaj baktereve,
viruseve dhe parazitëve. Për më tepër, është zbuluar se në qumështin e
nënës ka faktorë që rregullojnë sistemin imunitar ndaj sëmundjeve infektive
dhe e lejojnë atë të funksionojë normalisht.76
Meqë qumështi i nënës është modeluar në mënyrë të veçantë, ai është ushqimi
më i tretshëm për fëmijët. Duke qenë se është shumë i pasur me vlera ushqimore,
ai tretet shumë lehtë nga sistemi i ndjeshëm tretës i fëmijës. Kështu,
meqënëse fëmija harxhon më pak energji për tretjen, ai mund ta përdorë
atë energji për funksione të tjera trupore si rritja apo zhvillimi i organeve.
Qumështi i nënave që kanë pasur fëmijë të parakohshëm (prematurë) përmban
nivele më të larta yndyrnash, proteinash, natriumi, klori dhe hekuri me
qëllim që të përmbushë nevojat e fëmijës. Në të vërtetë është parë se
nga qumështi i nënës, funksionet e syrit zhvillohen më mirë në fëmijët
prematurë dhe gjithashtu ata dalin më mirë në testet e inteligjencës,
si edhe kanë avantazhe të tjera.
Një zbulim tjetër i ri shkencor që i përket
qumështit të nënës është se ai është shumë i dobishëm për fëmijën, për
dy vjet.77 Ky informacion i rëndësishëm i zbuluar nga
shkenca vetëm kohët e fundit u zbulua nga Zoti në vargun "...pas dy viteve
ia ndau gjirin..." 1400 vjet më parë.
Përfundime
Të gjitha këto që pamë deri tani na tregojnë një fakt të qartë: Kur'ani
është një libër i tillë që të gjitha të dhënat e përmendura aty kanë dalë
të vërteta. Në vargjet e tij tregohen fakte rreth temave shkencore dhe
të dhëna për të ardhmen, fakte këto që askush i dinte në atë kohë. Është
e pamundur që ky informacion të njihej me nivelin e njohurisë dhe teknologijsë
së atëhershme. Është e qartë se kjo është provë e pastër se Kur'ani nuk
është fjalë e njeriut. Kur'ani është fjala e Zotit të Gjithëfuqishëm,
Filluesi i çdogjëje dhe i të Vetmit që përfshin çdogjë me dijen e Tij.
Në një varg Zoti thotë për Kur'anin: "Sikur të ishte prej dikujt tjetër
përveç Zotit, do të gjenin në të shumë kundërthënie". (Sure En-Nisa':
82) Jo vetëm që nuk ka kundërthënie në Kur'an, por çdo pjesë e informcionit
që ai përmban zbulon mrekullinë e këtij Libri Hyjnor përditë e më shumë.
Ajo që i mbetet njeriut është të kapet fort pas këtij Libri Hyjnor të
zbritur nga Zoti dhe ta pranojë si udhërrëfyesin e tij të vetëm. Në një
nga vargjet e Tij, Zoti na urdhëron:
Dhe ky është libër, dobiprurës, Ne e zbritëm, kështu
që përmbanju atij që të mëshiroheni. (Sure En'am: 155)
|