| MREKULLITE
SHKENCORE TË KUR'ANIT
Katërmbëdhjetë shekuj më parë, Zoti zbriti Kur'anin për njerëzimin si
udhëzues. Ai thërriste njerëzit të drejtoheshin drejt të vërtetës duke
u mbështetur tek ky libër. Që nga dita e zbritjes së tij e deri në ditën
e Gjykimit, ky Libër i fundit Hyjnor dhe Praktika e Profetit tonë, paqja
qoftë mbi të, do të mbeten udhëzuesit e njerëzimit.
Stili
i pakrahasueshëm i Kur'anit dhe urtësia superiore e tij janë prova të
qarta se ai është fjala e Zotit. Për më tepër, Kur'ani ka shumë veçori
mrekulluese që provojnë se ai është zbritur nga Zoti. Një nga këto veçori
është fakti se një numër të vërtetash shkencore, që ne kemi mundur të
zbulojmë me teknologjinë e shekullit të 20-të, janë cituar në Kur'an 1400
vjet më parë.
Sigurisht që Kur'ani nuk është libër shkencor. Megjithatë shumë fakte
shkencore, që janë shprehur në një mënyrë shumë të saktë dhe të detajuar
në vargjet e tij, janë zbuluar vetëm në ditët tona. Këto fakte nuk kanë
mundur të njihen në kohën e zbritjes së Kuranit dhe kjo është një provë
tjetër se ai është fjala e Zotit.
Për të kuptuar mrekullinë shkencore të Kur'anit, së pari duhet të shikojmë
nivelin e shkencës së kohës kur ky Libër i Shenjtë zbriti.
Në shekullin e 7-të, kur u zbrit Kur'ani, shoqëria arabe kishte shumë
bestytni supersticioze dhe të pabazuara. Në mungesë të teknologjisë për
të vrojtuar universin dhe natyrën, këta arabë të hershëm besonin në legjenda
të trashëguara nga brezat e mëparshëm. Ata supozonin, për shembëll, se
malet mbanin qiejt lart. Ata besonin se toka ishte e sheshtë dhe se ajo
kishte male të lartë në të dy fundet e saj. Mendohej se këto male ishin
shtylla që mbanin lart kupolën e qiellit.
Megjithatë, të gjitha këto bestytni të shoqërisë arabe u eliminuan nga
Kur'ani. Në vargun e 2-të të Sures Er-Rrad thuhet: "Allahu është Ai që
ngriti qiejt pa ndonjë shtyllë..." (Sure Er-Rrad: 2). Ky varg zbuloi se
mendimi që qiejt rrinin lart për shkak të maleve ishte i gabuar. Në shumë
tema të tjera, u zbuluan gradualisht fakte të rëndësishme kur askush nuk
mund t'i dinte ato. Kur'ani, i cili erdhi në një kohë kur njerëzit dinin
shumë pak për astronominë, fizikën apo biologjinë, përmban fakte kyçe
mbi një morì temash si krijimi i universit, krijimi i njeriut, struktura
e atmosferës dhe ekuilibrat delikatë që e bëjnë të mundur jetën në tokë.
Tani le të shohim së bashku disa nga këto mrekulli shkencore të zbuluara
në Kur'an.
Ardhja në Ekzistencë e Universit
Origjina e universit përshkruhet në Kur'an në vargun e mëposhtëm:
Ai është që krijoi qiejt dhe tokën nga asgjëja.
(Sure En'am: 101)
Ky informacion i dhënë në Kur'an është në përputhje të plotë me gjetjet
e shkencës bashkëkohore. Përfundimi që kanë arritur sot astrofizikantët
është se i gjithë universi bashkë me dimensionet e materies dhe kohës,
ka nisur së ekzistuari si rezultat i një shpërthimi që ndodhi në kohën
zero. Kjo ngjarje e njohur si Big Beng-u provoi se universi është krijuar
nga asgjëja si rezultat i shpërthimit të një pike të vetme. Qarqe të shkencës
moderne janë të mendimit se Big Beng-u është shpjegim racional dhe i provueshëm
i fillimit të universit dhe si universi u krijua.
Përpara Big Beng-ut nuk kishte lëndë. Nga një gjendje joekzistence, ku
as lënda, as energjia, madje as koha nuk ekzistonin dhe që mund të përshkruhet
vetëm metafizikisht, u krijuan të gjitha bashkë lënda, energjia dhe koha.
Ky fakt, i zbuluar kohët e fundit nga fizika moderne, na është njoftuar
nga Kur'ani 1400 vjet më parë.

Sensorët në bord të satelitit hapsiror COBE,
i cili u lëshua nga NASA në 1992, kapën mbetje të qarta të Big-Bengut.
Ky zbulim shërbeu si provë e Big-Bengut, që është shpjegimi shkencor
i faktit se universi u krijua nga asgjëja. |
Zgjerimi i Universit
Në Kur'an, i cili u zbulua 14 shekuj më parë në një kohë kur shkenca
e astronomisë ishte ende primitive, zgjerimi i universi përshkruhet kështu:
Ne me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe vërtetë
Ne e zgjerojmë atë. (Sure Edh-Dharijat: 47)
Fjala
"qielli", e përmendur në këtë varg, përdoret në shumë vende në Kur'an
me kuptimin e hapsirës dhe universit. Edhe këtu kjo fjalë përdoret me
këtë kuptim. Pra, në Kur'an thuhet se universi "zgjerohet". Dhe ky është
i njëjti rezultat që ka arritur shkenca sot.
Deri në fillim të shekullit të 20-të, e vetmja pikëpamje që mbizotëronte
në botën e shkencës ishte se "universi kishte një natyrë konstante dhe
se ai ka ekzistuar përjetësisht". Kërkimet, vrojtimet dhe llogaritjet
e bëra me mjete të teknologjisë moderne, zbuluan se universi në të vërtetë
kishte një fillim dhe se ai zgjerohet në mënyrë konstante.
Në fillim të shek. të 20-të fizikanti rus Aleksandër Fridman dhe kozmologu
belg Zhorzh Lemètrë llogaritën teorikisht se universi është në lëvizje
konstante dhe se ai po zgjerohet.
Ky fakt u provua dhe nga të dhëna vrojtuese të vitit 1929. Ndërsa vëzhgonte
qiellin me një telesokp, Edvin Habëll, astronom amerikan, zbuloi se yjet
dhe galaktikat po largoheshin në mënyrë konstante nga njëra-tjetra. Një
univers ku çdogjë largohet në mënyrë konstante nga çdogjë tjetër nënkupton
një univers që zgjerohet në mënyrë konstante. Vrojtimet e viteve të fundit
e verfikuan se universi po zgjerohej në mënyrë konstante. Ky fakt u shpjegua
në Kur'an kur askush nuk e dinte. Kjo sepse Kur'ani është fjala e Zotit,
Krijuesit dhe Rregulluesit të të gjithë universit.
Orbitat
Një
nga arsyet më kryesore të ekuilibrit në univers është fakti se trupat
qiellorë ndjekin rrugëkalime specifike. Yjet, planetet dhe satelitët rrotullohen
rreth boshteve të tyre dhe gjithashtu rrotullohen bashkë me sistemin në
të cilin bëjnë pjesë dhe kështu universi funksionon me një rregull të
mirëpërcaktuar.
Ka rreth 200 bilion galaksi në univers të përbëra nga afërsisht 200 bilion
yje secila. Shumica e këtyre yjeve kanë planete dhe shumica e këtyre planeteve
kan satelitë. Të gjithë këta trupa qiellorë lëvizin në orbita të përcaktuara
saktë. Për miliona vjet secili ka "notuar" në orbitën e vet në harmoni
dhe rregull të plotë me gjithë të tjerët. Edhe shumë kometa lëvizin në
orbitat e përcaktuara për to.
Orbitat në univers nuk i përkasin vetëm disa trupave qiellorë. Sistemi
Diellor dhe gjithashtu edhe galaksi të tjera shfaqin lëvizje të konsiderueshme
rreth qendrave të tjera. Çdo vit Toka dhe Sistemi Diellor me të, lëvizin
rreth 500 km nga pozicioni ku ishin vitin e kaluar. Është llogaritur se
edhe devijimi më i vogël nga rrugëkalimet e trupave qiellorë mund të ketë
pasoja drastike që mund të sjellin dhe fundin e komplet sistemit. Për
shembull, pasojat e devijimit të tokës nga drejtimi i saj me thjesht 3
mm janë përshkruar nga një burim si më poshtë:
Një karakterisikë tjetër e trupave qiellorë është
se ato rrotullohen githashtu rreth boshteve të tyre. Kjo mund të jetë
një nga nënkuptimet e vargut "Pasha Qiellin që herë pas herë kthehet."
(Sure et-Tarik: 11).
Ndërsa rrotullohet rreth diellit, toka ndjek
një orbitë të tillë që çdo 18 milje devijon vetëm 2.8 mm nga drejtimi
drejt. Orbita e ndjekur nga toka nuk ndryshon kurrë, pasi edhe një devijim
prej 3 milimetrash do të shkaktonte shkatërrime katastrofike: n.q.s. devijimi
do të ishte 2.5 mm në vend të 2.8 mm, atëherë orbita do të ishte shumë
e madhe dhe ne të gjithë do ngrinim. Nëse devijimi do ishte 3.1 mm ne
do ishim përcëlluar për vdekje.53


Padyshim që në kohën e zbritjes së Kur'anit, njerëzimi nuk zotëronte
teleskopët apo teknologjitë vrojtuese të avancuara të ditëve të sotme
për të vëzhguar miliona kilometra hapsirë, as diturinë mbi fizikën moderne
apo astronominë. Prandaj, në atë kohë ishte e pamundur të përcaktohej
shkencërisht që hapsira është "e mbushur me rrugë dhe orbita" siç thuhet
dhe në vargun (Sure edh-Dharijat: 7). Megjithatë, kjo na u deklarua hapur
në Kur'an i cili zbriti në atë kohë; sepse Kur'ani është fjala e Zotit.
Trajektorja e Diellit
Theksohet në Kur'an se Dielli dhe Hëna ndjekin drejtime specifike.
Ai është që krijoi natën e ditën, diellin e hënën
dhe secili prej tyre noton në një orbitë. (Sure el-Enbija: 33)
Fjala "noton" në vargun e mësipërm shprehet në Arabisht nga fjala sabaha
dhe përdoret për të përshkruar lëvizjen e Diellit në hapsirë. Fjala do
të thotë që Dielli nuk lëviz në mënyrë të çfardoshme nëpër hapsirë por
se ai rrotullohet rreth boshtit të tij dhe ndërkohë ndjek një drejtim.
Fakti që Dielli nuk është statik por lëviz në një orbitë të përcaktuar
përmendet edhe në një varg tjetër.
Edhe dielli udhëton për në kufirin e vet. Ai është
përcaktim i Ngadhënjuesit, të Dijshmit. (Sure Ja Sin: 38)
Këto fakte të përcjella në Kur'an janë zbuluar nga vrojtime astronomike
në kohën tonë. Sipas llogaritjeve të ekspertëve të astronomisë, Dielli
ecën me shpejtësinë e jashtëzakonshme prej 720.000 kilometër në orë në
drejtim të përgjithshëm drejt yllit Vega i cili ndodhet afër "Kulmit Diellor"
- drejtimi i vetëm i diellit në galaksinë tonë. Me terma të përafërt,
kjo do të thotë se Dielli udhëton afërsisht 17.28 milion kilometër në
ditë. Bashkë me Diellin edhe të gjithë planetët dhe satelitët brenda sistemit
gravitacional të Diellit, gjithashtu bëjnë të njëjtën distancë.
Kulmi Mbrojtës
Në Kur'an, Zoti na tërheq vëmendjen rreth një veçorie shumë të rëndësishme
të qiellit:
Qiellin ua kemi bërë kulm të sigurt, por ata zbrapsen
prej këtyre argumenteve. (Sure El-Enbija: 32)
Kjo veti e qiellit është vërtetuar nga kërkimet shkencore të kryera në
shekullin e 20-të. Atmosfera rrethuese e tokës është mëse e domosdoshme
për vazhdimësinë e jetës. Ndërsa shkatërron shumë meteorë të vegjël apo
të mëdhenj në afërsi të tokës, ajo gjithashtu parandalon rënien e tyre
në tokë dhe kështu dëmtimin e gjallesave.
Përveç kësaj, atmosfera filtron rrezet e dëmshme të dritës që vijnë nga
hapsira. Çuditërisht atmosfera lejon vetëm rrezet e dobishme dhe të padëmshme
- drita e dukshme, rrezet afër ultravjollcës dhe radiovalët mund të kalojnë.
I gjithë ky rrezatim është i nevojshëm për jetën. Rrezet e ndodhura afër
zonës së ultravjollcës, të cilat pjesërisht lejohen nga atmosfera, janë
shumë të rëndësishme për fotosintezën e bimëve dhe për mbijetesën e të
gjithë gjallesave. Shumica e intensitetit të rrezeve ultravjollcë të emetuar
nga dielli filtrohet nga shtresa e ozonit të atmosferës dhe vetëm një
pjesë e kufizuar - dhe esenciale - e spektrit ultravjollcë arrin Tokën.
Funksioni mbrojtës i atmosferës nuk mbaron këtu. Atmosfera e mbron gjithashtu
Tokën edhe nga i ftohti ngrirës i hapsirës, i cili është afërsisht minus
270 gradë Celsius.

Siç ilustrohet këtu, trupat qiellorë që enden
në hapsirë, mund të përbënin një problem serioz për Tokën. Por Zoti,
Ai që krijon çdogjë përsosmërisht, e ka bërë atmosferën një çati mbrojtëse.
|
Por jo vetëm atmosfera e mbron Tokën nga efektet e dëmshme. Përveç saj,
Brezi Van Alen, një shtresë e përftuar nga fusha magnetike e Tokës, gjithashtu
shërben si një mbrojtje kundër rrezatimit të dëmshëm që kërcënon planetin
tonë. Ky rrezatim, që emetohet në mënyrë konstante nga Dielli dhe yjet
e tjerë, është vdekjeprurës për gjallesat. Nëse brezi Van Alen nuk do
të ekzistonte, shpërthimet masive të energjisë të quajtura shpërthime
diellore të cilat ndodhin shpesh në Diell, do ta shkatërronin të gjithë
jetën në Tokë.
Dr. Hjug Ros shprehet kështu mbi rëndësinë e Brezave të Van Alen për
jetën tonë.
Në fakt Toka ka dendësinë më të madhe nga
të gjithë planetet në Sistemin tonë Doellor. Korja e gjerë prej nikel-hekuri
është përgjegjëse e fushës sonë të fuqishme magnetike. Kjo fushë magnetike
prodhon mburojen e rrezatimit Van Alen e cila e mbron Tokën nga bombardimet
rrezatuese. Nëse kjo mburojë nuk do të ishte e pranishme, nuk do të ishte
e mundur jeta në Tokë. I vetmi planet tjetër shkëmbor që ka fushë magnetike
është Mërkuri - por fuqia e fushës së tij është 100 herë më e vogël se
e Tokës. Edhe Afërdita, planeti jonë i ngjashëm, nuk ka fushë magnetike.
Mburoja e rrezatimit të Van Alen është një model unik për Tokën.54

Brezi i Van Alen, një shtresë e shkaktuar nga
fusha magnetike e Tokës, gjithashtu shërben si mburojë kundër rrezatimit
të dëmshëm që kërcënon planetin tonë. |
Energjia e transmetuar nga vetëm një shpërthim të tillë të parë vitet
e fundit u llogarit të ishte ekuivalente me 100 bilion bomba atomike të
ngjashme me atë të hedhur në Hiroshimë. Pesëdhjetë e tetë orë pas shpërthimit,
u vëzhgua se gjilpërat magnetike të busullave shfaqnin lëvizje të pazakonta
dhe 250 kilometra mbi atmosferën e Tokës temperatura u rrit papritur në
2.500 gradë Celsius.
Shkurtimisht, një sistem i përkryer funksionon lart mbi Tokë. Ai rrethon
botën tonë dhe e mbron atë ndaj kërcënimeve të jashtme. Shkencëtarët e
mësuan këtë vetëm kohët e fundit, ndërsa shekuj më parë Zoti na njoftonte
në Kur'an për funksionin mbrojtës të atmosferës së Tokës.
Rikthimi i qiellit
Vargu i 11-të i Sures Et-Tarik në Kur'an përmend funksionin "kthyes"
të qiellit:
Pasha qiellin që kohë pas kohe kthehet (me shi). (Sure
Et-Tarik: 11)
Siç dihet atmosfera rreth Tokës përbëhet nga shumë shtresa. Çdo shtresë
ka një detyrë të caktuar në dobi të jetës. Kërkimet kanë zbuluar se këto
shtresa kanë si funksion të kthejnë mbrapsht në hapsirë ose në Tokë materiale
ose rreze ndaj të cilave janë të ekspozuara. Le të shtjellojmë me disa
shembuj këtë funksion "qarkullues" të shtresave që mbështjellin Tokën.
Troposfera, 13 deri 15 kilometra nga Toka, mundëson avujt e ujit të ngrihen
nga sipërfaqja e Tokës, të kondensohen dhe të kthehen përsëri në formë
shiu.

Shtresa e jonosferës pasqyron radiovalët nga
një qendër e caktuar përsëri në Tokë, duke mundësuar kështu që lidhja
të kryhet në distanca të largëta. |

Ozonosfera kthen në hapsirë rrezet e dëmshme
kozmike si ato ultravjollcë, duke ndaluar mbërritjen e tyre në Tokë
dhe dëmtimin e jetës. |

Shtresa e troposferës lejon avujt e ujit që
ngrihen nga sipërfaqja e Tokës të kondensohen dhe të kthehen në Tokë
në formë shiu. |
Shtresa e ozonit, e cila shtrihet në Stratosferë në lartësinë 25 kilometra,
pasqyron rrezatimet e dëmshme dhe rrezet ultravjollcë nga hapsira dhe
i kthen ato përsëri në hapsirë.
Jonosfera pasqyron radiovalët të shpërndara nga Toka në pjesë të ndryshme
të botës, tamam si një satelit pasiv komunikimi dhe në këtë mënyrë mundëson
përhapjen në distancë të transmetimeve televizive apo radio.
Shtresa e magnetosferës pengon thërrmijat e dëmshme radioaktive të emetuara
nga Dielli dhe yjet e tjera dhe i kthen ato në hapsirë përpara se ato
të arrijnë Tokën.
Fakti se kjo veti e shtresave të atmosferës, e vërtetuar vetëm para pak
kohësh, që u tregua në Kuran shekuj më parë, provon përsëri se Kur'ani
është fjalë e Zotit.
Shtresat e Atmosferës
Një fakt tjetër i zbuluar në vargjet e Kur'anit rreth universit është
se qielli është i përbërë nga shtatë shtresa:
Ai është që për juve krijoi gjithçka ka në tokë, pastaj
vullnetin e vet ia drejtoi qiellit dhe i përsosi ata shtatë qiej. Ai
është i Gjithëdijshmi për çdo gjë. (Sure Bekare: 29)
Pastaj Ai iu kthye qiellit kur ai ishte tym... Dhe
i krijoi ata shtatë qiej brenda dy ditëve dhe secilit qiell i caktoi
atë që i nevojitej. (Sure Fusilet: 11-12)
Fjala "qiejt", e shfaqur në shumë vargje të Kur'anit, përdoret në referim
të qiellit mbi Tokë dhe po ashtu të gjithë universit. Me këtë kuptim të
fjalës shihet se qielli i Tokës, ose atmosfera, përbëhet nga shtatë shtresa.
Me të vërtetë,
sot dihet se atmosfera e Tokës konsiston në shtresa të ndryshme të shtrira
mbi njëra-tjetrën.55 Përkufizimet e bëra në bazë të
kriterit të përbërjes kimike apo temperaturës së ajrit kanë përcaktuar
atmosferën e tokës si prej shtatë shtresash.56 Sipas
"Modelit të kufizuar me rrjetë" (Limited Fine Mesh Model: LFMII), që është
një model i atmosferës i përdorur për të parashikuar kushtet klimaterike
brenda 48 orëve, atmosfera përsëri përbëhet prej shtatë shtresash. Sipas
përkufizimeve gjeologjike të kohës së fundit, shtresat e atmosferës janë
si më poshtë:
1. Troposfera
2. Stratosfera
3. Mezosfera
4. Termosfera
5. Ekzosfera
6. Jonosfera
7. Magnetosfera
Një mrekulli tjetër e kësaj çështjeje përmendet në vargun e 12-të të
Sures Fusilet "(Ai) secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej". Me fjalë
të tjera, në këtë varg Zoti thotë se Ai i përcaktoi secilit qiell detyrën
e tij. Vërtetë, siç e pamë në seksionin e mëparshëm, secila nga këto shtresa
ka detyra vitale për njerëzimin dhe të gjitha gjallesat mbi Tokë. Secila
shtresë ka një funksion të veçantë, duke filluar që nga formimi i shiut
deri tek parandalimi i rrezeve të dëmshme, nga pasqyrimi i radiovalëve
deri tek shmangia e efekteve të dëmshme të meteorëve.
Vargjet e mëposhtme na informojnë rreth shfaqjes së të shtatë shtresave
në Kur'an.

Sot, është fakt i mirëpërcaktuar që atmosfera
përbëhet nga shtresa të ndryshme të vendosura mbi njëra-tjetrën. Ashtu
siç përshkruhet në Kur'an, atmosfera përbëhet prej saktësisht 7 shtresash.
|
A nuk e keni parë se si Allahu krijoi shtatë qiej (në
shtresa)? (Sure Nuh: 15)
Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë... (Sure
el-Mulk: 3)
Fjala arabe "tibakan" në këto vargje e përkthyer si "shtresë" d.m.th.
"shtresë, mbulesë e duhur apo mbulim për diçka" dhe theksohet se si shtresa
më lart përputhet mirë me atë më poshtë. Kjo fjalë këtu përdoret gjithashtu
edhe në shumës, duke i dhënë kuptimin "shtresat". Qielli i përshkruar
në varg si i përbërë prej shtresash është padyshim shprehja më e mirë
për atmosferën.
Është një mrekulli e madhe që këto fakte, të cilat nuk do të mund të
zbuloheshin kurrë pa teknologjinë e shekullit të 20-të, shpaloseshin në
mënyrë të shtjellur në Kur'an 1400 vjet më parë. |