|
VENDBANIMI I PËRHERSHËM
I ATYRE QË KËRKOJNË
VETËM PËLQIMIN E ALLAHUT: PARAJSA
Ata do të kenë atje çfarë të duan dhe Ne kemi më tepër.(Sure Kef: 35; Sure
ez-Zuhruf: 71; Sure el-Enbija': 102)"
Atje është një mbretëri e madhe.(Sure el-Insan: 20)
Kudo ka mirësi e bekime.(Sure es-Saffat: 43; Sure el-Insan: 20)
Pasi vdiqën njëherë ata nuk do ta provojnë më vdekjen.(Sure ed-Dukhan:
56)
Ata, të drejtët, do të banojnë atje përgjithmonë.(Sure el-Bekare: 25)
Nuk ka as lodhje a mundim.(Sure Fatir: 35)
Atje ka lumturi të pakufizuar.(Sure Ja Sin: 55)
Ka qetësim të plotë aty.(Sure el-Vakia: 89)
Ai është një vend shumë i gjerë.(Sure el-Hadid: 21)
Jeta atje është në kënaqësi.(Sure el-Hakkah: 21)
Nuk ka ankth e frikë.(Sure el-Bekare: 62; Sure Al'Imran: 170; Sure Fatir:
34; Sure el-A'raf: 35)
Njerëzit e kopshteve nderohen pamasë.(Sure es-Saffat: 42)
Atje ka gra të dlira me sy të zinj të mrekullueshëm, nga një krijim i
veçantë, që i ndalojnë shikimet veç për bashkëshortët e tyre.(Sure el-Bekare:
25; Sure es-Saffat: 48-49; Sure ed-Dukhan: 54; Sure el-Vakia: 22-23; 35-37,
Sure err-Rrahman: 56, 58, 70, 72; Sure en-Nebe': 33; Sure el-Vakia: 35-37)
Atje ka ndërtesa të mira me dhoma të larta.(Sure el-Furkan: 10, 75; Sure
el-Ankebut: 58; Sure es-Saff: 12)
Nuk është ftohtë apo nxehtë i tillë që të bezdisë ndokënd. Por është
hije dhe freski e përhershme.(Sure el-Insan: 13; Sure er-Rad: 35; Sure
el-Murselat: 41; Sure en-Nisa':57)
Kopshtet ujiten nga lumenjt.(Sure el-Bekare: 25)
Atje ka lumenj uji dhe lumenj qumështi.(Sure Muhammed: 15)
Ka ushqim të bollshëm.(Sure Sad: 54; Sure Gafir: 40)
Mirësitë janë të pafundme.(Sure el-Insan: 13; Sure el-Vakia: 33)
Atje ka fruta të ëmbla që merren lehtë.(Sure el-Vakia: 28, 29, 32; Sure
en-Nebe': 32; Sure el-Hakkah: 23; Sure err-Rrahman: 68; Sure el-Insan:
14)
Atje ka bukuri dhe mirësi të ndryshme.(Sure err-Rrahman: 48)
Atje ka stola në rradhë të zburuara me qëndisma të rralla.(Sure err-Rrahman:
54)
Ka të rinj të dlirë që i shërbejnë njerëzve të kopshteve.(Sure et-Tur:
24)
Atje ka djem të rinisë së përhershme si perla të shpërndara.(Sure el-Insan:
19)
Ka një burim atje të bardhë si bora që i nuk i dëmton ata që e pijnë.(Sure
el-Mutaffifin: 25, 26; Sure el-Insan: 5; Sure es-Saffat: 46-47; Sure el-Vakia:
19; Sure et-Tur:23)
Rrobat janë prej mëndafshi të lehtë dhe qëndisma të bukura, të zbukuruara
me ar, argjend dhe perla.(Sure el-Insan: 21; Sure el-Haxh: 23)
Ushqimet dhe pijet shërbehen me pjata dhe kupa ari dhe argjendi.(Sure:
ez-Zukhruf: 71; Sure el-Insan: 15-16)
|