|
TË ARRISH SHUMË NGA KËNAQSITË E ALLAHUT
Një besimtar është një njeri që është "pastruar" nga idhujtaritë dhe
nga format e tjera të injorancës, si të shpresuarit në hyjni imagjinare
apo të kërkuarit e aprovimit të tyre duke u bërë kështu vartës i tyre.
Ai i shërben vetëm Allahut dhe kërkon vetëm aprovimin e Allahut. Siç e
kemi thënë në fillim, ai e bën këtë "duke u përpjekur me të tëra mënyrat
e duhura.
Çelësi i "të përpjekurit me të tëra mënyrat e duhura" në rrugën e Allahut
është të kërkosh të arrish atë çfarë e kënaq Allahun më shumë. Përballë
zgjedhjeve të ndryshme, të gjtha nga të cilat janë të lejueshme, një besimtar
duhet të zgjedhë atë që e kënaq më tepër Allahun. Kjo mund të përshkruhet
shkurt si më poshtë:
"Një besimtar duhet të kalojë tërë jetën e tij duke bërë çfarë është "e
ligjshme". Kur'ani e thotë qartë cilat veprime janë të jashtëligjshme dhe
këto janë në të vërtetë shumë pak në numër. Çdogjë tjetër veç këtyre veprave
të paligjshme, është e ligjshme. " "Bashkë me këtë, një besimtar duhet te
përkujdeset ndaj veprave dhe mendimeve që e kënaqin më tepër Allahun. Në
këtë orvatje, atë e udhëheqin urtësia dhe "largpamësia" e tij."
Shembulli i "shpenzimit në rrugën e Allahut" (infak) do ta bëjë këtë
koncept më të qartë. Një besimtar është një person që i ka shitur "veten
dhe pronën e tij" Allahut. Ai duhet të vërë në përdorim gjithçka që zotëron
në mënyrën që e kënaq më tepër Allahun. Megjithatë, ai shpesh mund të
përballet me zgjedhje të ndryshme. Supozojmë se ai ka një shumë të konsiderueshme
parash me të cilat ai mund të blinte një kostum për veten e tij. Në të
vërtetë kjo është një gjë e lejueshme dhe e ligjshme për tu bërë; të jesh
i kujdesshëm për paraqitjen e jashtme është sigurisht në përputhje me
dëshirën e Allahut. Megjithatë, me këto para mund të bëhen gjëra të tjera
që mund ta kënaqin Allahun më tepër. Nëse ia jep ato një nevojtari, Allahu
do jetë shumë më i kënaqur. Megjithatë ky është një vendim që merret vetëm
nga vetë personi. Duke konsideruar kushtet dhe ambjentin ku jeton, ai
vendos prioritete duke këshilluar më parë ndërgjegjen e tij.
Një shembull tjetër do e shpjegojë më qartë këtë koncept: Një besimtar
është përgjegjës për "të shijuar të mirat dhë të ndalojë të keqen", duke
përhapur fenë e Allahut dhe duke mbartur një luftë mbi baza intelektuale
kundër tiranëve në botë.
Të përkrahësh këtë përgjegjësi të rëndësishme, është një mënyrë për të
fituar kënaqësitë e Allahut. Një përgjegjësi e tillë do të thotë që detyra
të caktuara kanë përparësi mbi të tjera. Meqë ka shumë detyra të tilla,
nuk do të ishte korrekte t'i jepje përparësi ndonjë pune tjetër edhe pse
është e lejueshme dhe e ligjshme. Për shembull, burri është përgjegjës
për tu kujdesur për familjen e tij, ai duhet të ofrojë siguri dhe mbështetje
për antarët e familjes. Megjithatë, të përdorësh këtë si pretekst për
te evituar përgjegjësinë për "të shijuar të mirat dhe të ndalosh të keqen"
do të ishte zgjedhje e papërshtatshme për një besimtar.
Në të vërtetë, po ta mendojmë, mund të shohim se "shpirti" (en-nefsi),
përfshihet kur njeriu preferon diçka më pak të vlershme në sy të Allahut.
Kjo preferencë është pasojë e lënies mënjanë të një "pjese" për shpirtin.
Në këtë kuptim, njeriu nuk duhet të drejtohet nga shpirti i tij, por të
dalë jashtë kësaj për të arritur pëlqimin e plotë të Allahut. Të mundohesh
të arrish miratimin e Allahut me 99 % të përpjekjeve të tua dhe të lësh
mënjanë 1 % pjesë për shpirtin, mund të mos jetë e pranueshme në sytë
e Allahut. Kjo sepse personi në fjalë ka bërë shok shpirtin e tij me Allahun.
Një idhujtari e thjeshtë prej 1 % mund t'i bëjë shërbimet e tij të papranueshme.
Situata e atyre që i bëjnë shok qënieve e tjera veç Allahut , përshkruhet
më poshtë:
Ata caktojnë për Allahun pjesë nga blegtoria të cilat
Ai i ka krijuar dhe thonë: "kjo është për Allahun", sipas mendjes së tyre
"dhe kjo është për 'shokët' tanë". Por pjesa e shokëve të tyre nuk arrin
tek Allahu, ndërsa pjesa e Allahut arrin te 'shokët' e tyre. E poshtër
është mënyra si ata gjykojnë! (Sure En Aam:136)
Nëse një person rrezikon jetën për mbrojtur familjen e tij për ndonjë
padrejtësi që i është bërë, por mbetet i pavëmendshëm dhe merret vetëm
me punët e tij kur ka shtypje dhe shpifje kundër besimtarëve të tjerë,
mund të themi se ai nuk e arrin pëlqimin e Allahut. Një sjellje e tillë
tregon anim dhe nënshtrim ndaj shpirtit (nefsit) të tij, që është komplet
kundër qëllimit Islam "t'i shërbesh vetëm Allahut". Për më tepër, sipas
Kur'anit, të veprosh sipas dëshirave të shpirtit është njësoj si t'i bësh
shok Allahut.
A e ke parë ti atë i cili ka zgjedhur si zot të tij dëshirën
e vet? A do të ishe ti atëherë rregullues i punëve të tij përmbi të? (Sure
el-Furkan: 43)
Një besimtar nga ana tjetër, e përkushton tërë jetën dhe pasurinë e tij
ndaj Allahut. Kjo sjellje superiore e besimtarëve përshkruhet në Kur'an:
Thuaj: "Sigurisht falja ime, kurbani im, jeta ime dhe
vdekja ime janë për Allahun, Zotin e Aleminit (Sure En-Aam: 162)
Sjellja e besimtarëve në luftë, në kohën e Profetit (s.a.u.s.) për të
arritur atë që e kënaq më shumë Allahun, tregohet në Kur'an. Përballë
dy grupe armiqsh, besimtarët preferuan të luftonin kundër grupit më të
dobët. Por ishte dëshira e Allahut që ata të luftonin kundër më të fortit.
Këto ngjarje tregohen në ajetet e mëposhtme:
Kur Allahu ju premtoi juve një nga dy grupet duhet të
ishte juaji, ju dëshiruat atë të paarmatosurin të ishte i juaji por Allahu
donte të përligjte të vërtetën sipas Fjalës së Tij dhe t'u priste rrënjët
mosbesimtarëve. Me qëllim që Ai të bënte që të ngadhënjente e vërteta
dhe të asgjësonte të pavërtetën, edhe pse këtë e urrenin dhe ishe e hidhur
për mosbesimtarët. (Sure el-Enfal: 7-8)
Pra, Allahu bëri që besimtarët të përballnin grupin më të fortë duke
i drejtuar ata tek diçka me të cilën Ai kënaqej më shumë. Në fund, ata
triumfuan me ndihmën e Allahut
Shembulli i mësipërm është një ngjarje e lidhur me kushtet e asaj kohe.
Por mbetet fakti se në çdo kohë Muslimanët provohen me ngjarje të ndryshme.
Sot, për shembull, Muslimanët duhet të përfshihen në një luftë intelektuale
kundër atyre që mohojnë Kur'anin dhe faktet e krijimit si dhe atyre që
përpiqen të mbjellin imoralitetin në shoqëri. Muslimanët duhet të përcaktojnë
rrugën më të mirë që duhet të ndjekin në këtë luftë që ata kanë marrë
përsipër. Por, nëse ndonjëri ka fuqinë për ta mbështetur këtë përgjegjësi
dhe merret me probleme jo shumë urgjente vetëm për të kënaqur dëshirat
e tij, kjo vetëm do ngjallë pakënaqësinë e Allahut.
Në çdo rast, një prirje e tillë nuk
përputhet me drejtimin e duhur te sjelljes të një Muslimani. Ai është
dikush i zgjedhur nga Allahu dhe të cilit i është dhuruar besimi; ai është
përgjegjës për të zhdukur keqbërjen nga shoqëria, ta zëvendësojë atë më
paqe dhe të krijojë një ambient ku secili të jetojë në fenë e Allahut.
Ai është pëergjegjës të luftojë për ato burra, gra e fëmijë që shtypen
dhe që thonë: "Zoti Ynë! Na shpëto nga ky qytet me këtë popull
shtypës dhe nxirr për ne një prej Teje, që të na mbrojë, na nxirr për
ne një prej Teje, që do të na ndihmojë." (Sure an-Nisa': 75).
Ky koncept nuk kufizohet vetëm me një luftë intelektuale. Gjatë jetës
së tij, një Musliman duhet të mbajë këtë pikpamje, në jetën e përditshme,
në adhurimet dhe në të gjitha çështjet që has.
Ndërkohë, ne duhet të mbajmë në mend se shprehja "të bësh çfarë e kënaq
më tepër Allahun", përdoret për të kuptuar më mirë konceptin: Të largohesh
nga çfarë e kënaq më shumë Allahun dhe të merresh me detyra të një rëndësie
dytësore është në fakt mospëlqim nga Allahu. Ajo gjë e vetme që e kënaq
më tepër Allahun është, në çdo rrethanë, çdogjë në përputhje me dëshirën
e Tij. Me fjalë të tjera, nuk ka zgjidhje të tjera për çfarë e kënaq më
shumë Allahun.
Të mos e kërkosh këtë gjë dhe të kënaqesh me pak vjen nga një mungesë
pamjeje e botës tjetër. Kjo pamje formohet pasi ndonjëri mendon se e meriton
parajsën. Por, asnjë nuk mund të jetë i sigurt për një shpërblim të tillë.
Në Kur'an, Allahu paralajmëron edhe vetë Profetin (s.a.u.s.) me ajetin,
"
Po të deshte Allahu, Ai mund ta kishte vulosur zemrën tënde
" (Sure
esh-Shura:24). Me këtë rast, është e qartë se askujt nuk i garantohet
parajsa.
Në çdo rast, një besimtar i sinqertë, siç përshkruhet
në Kur'an, s'e mendon kurrë se ai apo ajo patjetër meriton parajsën e
të rrëmbehet nga kjo ndjenjë. Besimtari i vërtetë zakonisht i lutet Allahut
me "frikë dhe shpresë" (Sure al-A'raf: 56)
Ata që shmangen nga feja e vërtetë mendojnë se e meritojnë parajsën pasi
nuk e kanë frikë Allahun si duhet dhe i marrin për të mira veprat e tyre.
Me një llogjikë të kotë, ata thonë; "Ne do na falen gjynahet sido të jetë".
Megjithatë, kjo është sjellje e veçantë e atyre që nuk e kanë frikë Allahun
ashtu si duhet pasur frikë Ai. Për këtë situatë, Allahu thotë:
Pas tyre vijoi një brez i poshtër, të cilët trashëguan
Librin , por që zgjodhën për vete të mirat e kësaj bote mashtruese duke
thënë (si shfajësim), "çdo gjë do të na falet neve". Edhe nëse përsëri
kotësi mashtruese të kësaj jete do t'u dilnin përpara, ata përsëri do
të kapeshin pas tyre. A nuk ishte besa e Librit që iu mor atyre se nuk
do të thoshin asgjë tjetër veçse të vërtetën për Allahun? Ndërkohë ata
kanë studiuar çfarë ka në të (Librin e tyre). Por Banesa e Botës së Pastajme
është më e mirë për të përkushtuarit. A nuk do të kuptoni pra? (Sure al-A'raf:
169).
Ka gjithashtu edhe nga ata, të cilëve u janë dhënë të mira materiale
në këtë botë, që arrijnë në përfundimin e gabuar se Allahu i do ata dhe
si rrjedhim do mirëpriten në parajsë - edhe pse mbartin dyshimin e ekzistencës
së saj. Kur'ani na jep një shembull:
Dhe sillu atyre shembulin e dy vetave: njërit prej tyre
Ne i patëm dhënë dy kopshte me vreshta dhe ia patëm rrethuar që të dy
me hurma ndërsa ndërmjet tyre patëm vendosur fusha të gjelbëruara bereqeti.
Secili prej atyre dy kopshteve jepte prodhimet e tij dhe nuk e humbën
aspak begatinë e frutave të tyre; po kështu ne bëmë edhe lumë të gurgullojë
mes tyre. Dhe kështu ai pati fruta të bollshëm. I tha shokut të tij gjatë
një bisede të rastit me të: "Unë kam më shumë se ti pasuri dhe jam më
i fortë e i nderuar ndër njerëz". Dhe shkoi pastaj në kopshtin e tij në
gjendje të tillë, i padrejtë për veten e vet. Tha: "Nuk më duket se do
të shterojë gjithë kjo ndonjëherë. Edhe nuk mendoj se Ora (çasti i Fundit
të botës) do të vijë ndonjëherë dhe vërtet nëse do të sillesha prapë te
Zoti im, sigurisht që do të gjeja më tepër begati se kjo kur të kthehesha
tek Ai" (Sure el-Kehf: 32-36).
Një Musliman, në kundërshtim me njerëzit me këtë mendje, i frikësohen
"devijimit pas udhëzimit në rrugën e drejtë". Lutja e besimtarëve në Kur'an,
është si më poshtë:
"Zoti ynë! Mos na i lër zemrat tona të shmangen nga e
vërteta pasi Ti na ke udhëzuar, dhe na dhuro mëshirë nga Mëshira Jote.
Vërtet Ti je Dhuruesi më i madh.(Sure Al'Imran: 8)
Megjithatë, ia vlen të përmendim se kjo nuk është lloji i frikës që ngjall
ankth dhe vështirësi në zemrat e besimtarëve. Përkundrazi, frika nga Allahu
e motivon besimtarin të përpiqet më tepër për tu bërë shërbëtor që e meriton
të hyjë në Parajsë dhe të sigurohet se ai po e kalon jetën e kësaj bote
në mënyrën më të mirë të mundshme. Një Musliman synon të arrijë pëlqimin
e Allahut në këtë botë që është dhënë për një kohë të shkurtër. Mendimet
e tij përqëndrohen në një moment të vetëm që do vijë së shpejti: ai me
siguri do vdesë një ditë dhe do përgjigjet për veprat e tij para Allahut.
Kjo do e çojë atë ose në shkatërrim të tmerrshëm, të përjetshëm ose në
shpëtim të përjetshëm. Nuk do ishte e urtë të mendoje ndonjë zgjidhje
tjetër apo të jesh i pavëmendshëm para një ngjarjeje kaq të madhe.
Për shpëtimin e tij, një besimtar ka përgjegjësinë të kërkojë "çfarë
e kënaq më tepër Allahun". Të mos e bëjë këtë do të thotë të jetë i pakujdesshëm
ndaj rreziqeve që e presin. Para syve të poshtërimit që do ketë në ferr
dhe në prani të Allahut, është thelbësore të kërkosh "atë që e kënaq më
tepër Allahun".
Po japim disa shembuj që tregojnë sjelljen që shfaqet para rreziqeve
të kësaj bote dhe përpjekjet për t'i përballuar, për të kuptuar më mirë
si të arrihet çfarë e kënaq më tepër Allahun."
Supozojmë se je përballë një përmbytjeje gjigante ku niveli i ujit rritet
shumë shpejt. Në këtë situatë, do vrapoje për në majë të një ndërtese
10-katëshe për të shpëtuar apo do rrije në katin e 5-të dhe do thoje "Ky
vend është aq i lartë sa të më shpëtojë." ?"
"Le të supozojmë se ndodhet një ashensor që mund të të çojë në katin
e fundit. Ky nuk është falas dhe punon vetëm një herë. Ti ke tamam aq
para sa duhen per tu ngjitur. Do t'i jepje të gjithë paratë që ke për
të ikur në majë apo do rrije në ndonjë kat më poshtë që mund të përmbytet?"
"Përsëri, le të supozojmë se po bëhet një festë e madhe në katin e 6-të
ku ti je strehuar. Do rrije në festë apo do përpiqeshe të ikje në katin
e fundit?"
"Nje shembull tjetër, supozojmë se shoku yt i ngushtë pëson një atak
në zemër dhe ai ose ajo duhet çuar menjëherë tek Urgjenca. Në këtë situatë
ti do e ngisje makinën sa më shpejt të mundje apo do ecje ngadalë dhe
të thoje "Kaq shpejt mjafton, ai ose ajo duhet të durojë" ?
"Siç shihet në shembujt e mësipërm, para rreziqeve, njeriu bëhet vigjilent
dhe bën të pamundurën për të shpëtuar. Kërcënimi më i madh është ferri.
Një nga qëllimet më të rëndësishme të një besimtari është animi i tij
i brendshëm për të evituar këtë rrezik.
Për një moment supozojmë se je në buzë të ferrit, rrotull të cilit njerëzit
do mblidhen Ditën e Gjykimit dhe do dëshmojnë për pamjet e tij rrënqethëse.
Nëse shikon ferrin, a nuk do zgjidhje mes shumë alternativave pëlqimin
e Allahut?
Kur një person çohet në ferr, ai nuk do ketë më rastin të zgjedhë por
vetëm do përgjigjet për veprat e tij. Kështu, duhet vepruar nën këtë dritë.
Në të vërtetë, një besimtar gjithmonë vepron kështu duke pasur parasysh
afrinë e ferrit dhe se ai, në çdo moment, mund të shkojë në botën tjetër.
Në shumë raste, Kur'ani tërheq vëmendjen tek fakti se çdo pendim në botën
tjetër është i kotë. Një nga ajetet më të përshtatshme për këtë është:
Dhe atje ata do të bërtasin: "Zoti ynë! Na nxirr të punojmë
mirësi e drejtësi, jo ato që punuam gjithnjë".Ai do tu përgjigjet. " A
nuk ju dhamë Ne jetë mjaft të gjatë, saqë kushdo që donte të merrte këshillim,
mund ta merrte atë? Edhe këshilluesi ju erdhi. Shijoni pra! Për keqbërësit
nuk ka asnjë ndihmës.(Sure Fatir: 37)
Nga ana tjetër, ashtu sic mundohemi tu rrimë larg rreziqeve, duhet të
përpiqemi në mënyrë të ngjashme dhe më shumë akoma për të fituar bekimet.
Sigurisht që nuk është e urtë të ndjehesh i kënaqur të kesh më pak në
parajsë. Kur ikën nga një ishull plot me ar, a nuk do merrje sa më shumë
të mundeshe me vete? Kur vjen koha për të ikur nga kjo botë, një Musliman
nuk duhet të ndjejë keqardhje e të thotë "Sa doja të kisha bërë këtë apo
atë" ose "Sa do doja të kisha fituar shpërblimet e kryerjes së ndonjë
vepre veçanërisht të mirë". Për të evituar këtë situatë, ai duhet të zgjedhë
me kujdes atë që e kënaq më tepër Allahun.
Mosbesimtarët përpiqen për këtë jetë që nuk është veç një "kënaqësi kalimtare
dhe e shpejtë" (Sure Al'Imran: 197). Ndërsa kjo "kënaqësi" ka një fund
të hidhur, Allahu premton pëlqimin e Tij, mëshirën dhe parajsën për besimtarët.
Një besimtar që ia dëshiron vetes këto premtime të Allahut, duhet të përpiqet
shumë për të arritur çfarë e kënaq më tepër Atë.
Çelësi i pëlqimit të Allahut: Ndërgjegja
Përballë zgjedhjeve të ndryshme, një besimtar duhet të zgjedhë atë që
e kënaq më tepër Allahun. Këtu, ndërgjegja është kriteri kryesor që do
ta udhëheqë atë drejt zgjedhjes së duhur. I Dërguari i Allahut, profeti
Muhammed (s.a.u.s.) i vuri mjaft rëndësi ndërgjegjes në një bisedë që
bëri me një burrë.
Një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut (a.s.): "Çfarë është besimi?"
Ai i tha: "Kur një vepër e mirë bëhet burim kënaqësie për ty dhe një vepër
e keqe burim neveritjeje, atëherë je besimtar". Ai e pyeti përsëri te
Dërguarin e Allahut: "Çfarë është mëkati?" Atëherë, Ai tha: "Kur i dorëzohesh
diçkaje që të ther ndërgjegjen" (Tirmidhiu).
Një nga ndryshimet kryesore mes një besimtari dhe një jobesimtari është
se, ndërsa besimtari mbështet dhe beson ndërgjegjen e tij, jobesimtari
do merret vesh me shpirtin e tij i cili të shtyn për vepra të ulëta. Si
rrjedhim, një besimtar kujdeset për ndërgjegjen e tij dhe kjo është sjellja
e tij natyrale.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë që një besimtar është i paprekshëm ndaj
tundimeve të vetvetes. Ashtu si tha dhe Profeti Jusuf (a.s.) "Padyshim
që uni është i prirur drejt së keqes" (Sure Jusuf: 53). Sipas kësaj, ajo
komandon ato alternativa që janë kundër Dëshirës së Allahut.
Një besimtar i eviton këto mashtrime të shpirtit nëpërmjet ndërgjegjes
së tij. Përballë një zgjedhjeje, një besimtar fillimisht priret të pranojë
atë që i bie ndërmend e para, që në përgjithësi është ajo që e kënaq më
shumë Allahun. Pastaj ndërhyn vetevetja; ajo përpiqet të bëjë më tërheqëse
alternativat e tjera dhe të përpiqet t'i ligjërojë ato. Një besimtar duhet
t'i mospërfilli këto përpjekje dhe të lidhet fort me zgjedhjen e parë
dhe absolutisht korrekte ku e çoi ndërgjegja e tij.
Të duash për hir të Allahut
Ky është lajmi i mirë (premtim për në parajsë) që Allahu
i jep shërbyesve të tij që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Thuaju: "Asnjë
shpërblim nuk ju kërkoj për këtë përveç që të jeni të mirë me mua për
afërsinë time me ju" Dhe kushdo që fiton një vepër të drejtë mirësie,
Ne do t'ia shtojmë të mirën për të. Vërtet që Allahu është gjithnjë Falës
i Madh,më i Pari të pranojë e të çmojë. (Sure esh-Shura: 23).
Një besimtar ia përkushton tërë jetën e tij Allahut. Ai jeton për Allahun,
punon për Allahun dhe do për hir të Allahut. "Të duash për hir të Allahut"
mund të duket një koncept jo i qartë për dikë që nuk është i njohur mirë
me Islamin. Ai që ka ndejtur larg Allahut gjatë jetës së tij dhe, si rrjedhim,
nuk e ka njohur Atë, nuk do dijë ta dojë Allahun intuitivisht.
Por, një besimtar që e njeh dhe dëshmon për mëshirën e Allahut ndaj tij,
që kupton se ajo që do janë mirësitë e Tij dhe se kësaj mëshire i detyrohet
ekzistenca dhe jeta e tij, e do Allahun dhe përfiton ndjenjën fisnike
e të dashurit për hir të Allahut. Në Kur'an, tregohet ndryshimi mes besimtarëve
dhe njerëzve të tjerë mbi këtë temë.
Dhe ka prej njerëzve të cilët zgjedhin të tjerë përveç
Allahut si shokë e të barabartë. Ata i duan këta të adhuruar të tjerë
si Allahun, por ata që besojnë e duan Allahun më shumë se gjithçka tjetër.
(Sure el-Bekare: 165)
D.m.th. ata që i bëjnë shok Allahut dhe të cilët, në mendjen e tyre,
ia veshin të tëra atributet e Allahut qënieve të tjera, i duan këto qënie
njësoj si duhet të donin Allahun. Kjo është ai lloj dashurie e bazuar
mbi idhujtarinë.
Duke ditur se çdogjë i përket Allahut dhe se ekzistenca e çdo qenieje
të gjallë është krijim i Allahut, besimtarët e duan Allahun mbi çdogjë.
Kjo cilësi e lartë, që është pasojë natyrale e njohjes së Allahut si Qenie
Superiore Një dhe e Vetme, e bën besimtarin komplet ndryshe nga njerëzit
e tjerë. Kjo gjithashtu, përmendet në një nga thëniet e Profetit (s.a.u.s.).
"Kushdo që ka këto tre gjëra kupton ëmbëlsinë e besimit: nëse Allahu
dhe i Dërguari i Tij janë më të dashur tek ai se gjithë të tjerët, nëse
ai e do një njeri tjetër vetëm për hir të Allahut, Më të Lartit, dhe nëse
ai urren të kthehet në mosbesim ashtu si do urrente të hidhej në zjarr"
Nga ana tjetër ata që i bëjnë shok Allahut nuk e durojnë as përmendjen
e Allahut.
Kur ti përmend Zotin tënd Një e të Vetëm në Kur'an,
ata kthejnë shpinën duke ikur me urrejtje. (Sure el-Isra': 46).
Ia vlen të përmendet se ta përkujtosh Allahun pranë idhujve të tyre,
kjo nuk i shqetëson idhujtarët. Llogjika e shprehur këtu: "Ne jemi Muslimanë,
por ne mund ta shijojmë ditën tonë" është baza e të menduarit të tyre.
Nga ana tjetër, besimtari kupton këtë fakt:
"Asgjë (qoftë njeri, send, ngjarje, etj) e ka bukurinë nga vetja. Allahu
krijon çdogjë dhe i stolis ato me bukuri. Meqë një person, për shembull,
nuk e ka vizatuar dhe formuar vetë fytyrën e tij apo të saj, ajo bukuri
i përket Allahut."
"Allahu ia jep këtë bukuri njeriut, që e krijoi nga asgjë, për një kohë
të shkurtër (meqë ai njeri së shpejti do plaket dhe do vdesë). Vetëm Allahu
zotëron fuqinë e rikrijimit të bukurisë në botën tjetër, në një formë
akoma më perfekte."
"Ashtu si për njerëzit, të gjitha krijesat që meritojnë dashuri janë
krijuar dhe "zbukuruar" nga Allahu. Meqë zotëruesi i kësaj bukurie është
Allahu, Ai bën që kjo bukuri e këtyre qenieve të zhduket me vdekjen e
tyre. Në botën tjetër, të gjitha qeniet do rikrijohen."
Me këtë rast, një besimtar i do të gjitha gjërat që ndesh në këtë botë,
duke ditur se ato të gjitha i përkasin Allahut dhe se ai do ta shohë bukurinë
e formës së tyre "origjinale" në botën tjetër. Si rrjedhim, dashuria e
tij aktuale është për Allahun, i Vetmi që e furnizon atë me çdogjë që
ai dëshiron: Ai është Zotëruesi i vërtetë i çdolloj bukurie.
Përkundër konceptit të dashurisë të bazuar mbi besimin në Allahun që
shijohet nga besimtarët, dashuria e mosbesimtarëve bazohet mbi idhujtarinë.
Në Kur'an, kjo formë dashurie përshkruhet nga fjalët e profetit Ibrahim
(a.s.):
Ai tha: "Ju keni zgjedhur për adhurim idhuj në vend të
Allahut dhe dashuria mes jush është vetëm në jetën e kësaj bote, por Ditën
e Kijametit ju do ta mohoni njeri-tjetrin dhe do ta mallkoni njeri-tjetrin
dhe vendbanimi juaj do të jetë Zjarri dhe nuk do të keni ndonjë ndihmues.(Sure
el-Ankebut: 25).
Said Nursi, një nga dijetarët muslimanë më të mëdhenj të shekullit të
njëzetë, e krahason këtë formë dashurie me atë të një njeriu që e shikon
diellin nëpërmjet një pasqyre që mban në dorë. Nëse pasqyra thyhet dhe
drita nuk reflektohet më nëpërmjet saj, njeriu ndjen pikëllim të thellë
meqë humbi një burim drite. Megjithatë, ai nuk është aq inteligjent sa
të kuptojë që drita nuk lind nga pasqyra. Drita vjen nga dielli, pasqyra
vetëm sa e reflekton atë. Një besimtar e shfaq tërë dashurinë e tij për
Allahun. Të duash Allahun është të duash qeniet, duke pasur kujdes se
ato reflektojnë veçoritë e Allahut dhe se këto veçori në fakt i përkasin
Atij, si në rastin e pasqyrave.
Prandaj, një besimtar e tregon dashurinë e tij për Allahun duke dashur
besimtarët që i shfaqin veçoritë e Allahut me sjelljen e tyre dhe që tregojnë
vlera mjaft të mira morale në sy të Allahut. Kjo formë dashurie nuk varet
nga farefisnia, raca apo ndonjë lloj interesi tjetër. Pra, çështja është,
të duash ata që duan Allahun. Në Kur'an përshkruhet kjo dashuri mes besimtarëve
duke e përngjasuar me dashurinë mes shokëve të Profetit (s.a.u.s.) në
kohën e tij:
Dhe ata të cilët para tyre patën shtëpitë e tyre dhe
pranuan Besimin,- i duan ata që u shpërngulën tek ata dhe nuk kanë aspak
zili në gjokset e tyre për atë që iu dha atyre dhe i parapëlqejnë ata
mbi veten e tyre, edhe pse ata vetë kishin nevojë për të. Dhe kushdo që
shpëton nga lakmia vetjake, të këtillët do të jenë ngadhnjimtarët.(Sure
el-Hashr: 9)
Kur'ani e qartëson se dashuria mes besimtarëve shpërblehet në mënyrë
të veçantë nga Allahu:
Vërtet se ata që besojnë dhe punojnë mirësi e drejtësi,
i Gjithmëshirshmi do të dhurojë dashuri për ta.(Sure Mejrem: 96).
"O Jahja! Mbahu fort pas Librit të Parë! Dhe ne i dhamë
atij Urtësi duke qenë akoma fëmijë. Dhe të dashur ndaj njerëzve si mëshirë
nga Ne, të pastër nga gjynahet dhe ai qe i drejtë e i devotshëm. (Sure
Mejrem: 12-13).
Besimtarët duan vetëm Allahun dhe ata që besojnë në Të. Për këtë shkak,
ata nuk duan asnjë që rebelohen kundër Allahut. Kjo theksohet në ajetet
e mëposhtme në Kur'an:
O ju që keni besuar! Mos i bëni armiqtë e Mi dhe armiqtë
tuaj miq e shokë duke treguar dashuri ndaj tyre, ndërkohë që ata kanë
mohuar çfarë ju ka ardhur juve nga e vërteta dhe kanë dëbuar të Dërguarin
dhe vetë ju, vetëm për shkak se besoni për çështjen Time dhe për të fituar
kënaqësinë time. Ju tregoni miqësi me ta në fshehtësi ndërkohë që Unë
jam i Gjithënjohur për gjithçka që ju fshehni ose shfaqni hapur. Dhe kushdo
prej jush që e bën këtë, atëherë ai është i larguar larg nga Udha e Drejtë.
(Sure el-Mumtahineh: 1)
Ju keni një shembull shumë të mirë të Ibrahimit
dhe ndjekësve të tij, kur i thanë njerëzve të tyre, "Vërtet që ne jemi
të lirë prej jush dhe prej gjithçka që ju adhuroni në vend të Allahut;
ne ju kemi hedhur poshtë ju dhe ndërmjet nesh ka filluar armiqësi dhe
urrejtje përgjithnjë derisa të besoni në Allahun Një e të Vetëm
"(Sure
el-Mumtahineh: 4).
O ju që keni besuar! Mos i merrni për mbrojtës baballarët
tuaj dhe vëllezërit tuaj, nëse ata parapëlqejnë mosbesimin mbi Besimin.
Dhe kushdo prej jush që vepron kështu, atëherë ai është prej keqbërësve.
(Sure et-Teube: 23).
Ti nuk do të gjesh popull i cili beson në Allahun dhe
në Ditën e Fundit, të bëjë miqësi me ata që i kundërvihen Allahut dhe
të Dërguarit të Tij, edhe sikur ata të ishin baballarët e tyre, apo bijt
e tyre, apo vëllezërit e tyre, apo të afërmit e tyre. (Sure el- Muxhadilah:
22)
Ajetet e mësipërme thonë qartë që dashuria e besimtarit është vetëm dashuri
për Allahun. Duke vënë mënjanë të gjithë faktorët si farefisnia apo të
mira materiale, kjo dashuri i ka rrënjët thellë në besim dhe vlera fisnike.
Një besimtar ka dashuri për ata, besimi i të cilëve është i sigurt, dhe
jo për ata që kanë famë, para apo pozitë shoqërore, të cilat vetëm në
dukje janë të rëndësishme.
Duke i pastruar ndjenjat e dashurisë nga faktorë të tjerë veç "dashurisë
për Allahun", një besimtar do më tepër ata që kanë më frikë Allahun dhe
që përpiqet më shumë të arrijë pëlqimin e Tij. Sa më shumë veçori të një
besimtari të mirë të ketë dikush, aq më shumë do çmohet ai nga besimtarët
e tjerë. Gjithashtu në Kur'an shohim se besimtarët kishin si më të dashurin
e tyre Profetin (s.a.u.s.) - i cili është më i afërt me Allahun dhe që
kishte më tepër frikë nga Allahu:
Pejgamberi është më afër besimtarëve sesa vetë ata me
vetveten. (Sure el-Ahzab: 6)
Meqë besimtari e kupton dashurinë si të bazuar mbi besimin, ai do ta
ndërtojë dhe martesën e tij mbi të njëjtat themele. Edhe në këtë pikë,
lind një diferencë e rëndësishme mes besimtarëve dhe jobesimtarëve: shpesh
jobesimtarët e bazojnë martesën e tyre mbi përfitimet materiale. Kjo është
zakonisht e vërtetë për gratë, që përpiqen të gjejnë një "burrë të kamur"
për të pasur një standart të lartë jetese. Për këtë arsye një vajzë e
re mund të pranojë lehtësisht të bëhet shoqja e jetës e dikujt për të
cilin nuk ndjen asgjë. Kjo është, në fakt, e ngjashme me një marrëveshje
tregtare nga e cila përfitojnë të dyja palët. Ndryshimi i vetëm është
se kjo marrëveshje duhet të zgjasë tërë jetën.
Shembuj martesash të tilla ka shumë. Ka mjaft të rinj që martohen me
persona të pasur, apo të vjetër në moshë apo imoralë, vetëm sepse janë
të famshëm ose kanë të mira materiale të shumta.
Martesat e mosbesimtarëve nuk janë gjithmonë të bazuara vetëm mbi të
mirat materiale. Ka gjithashtu, shumë të rinj që shikojnë pamjen e jashtme
apo tërheqjen fizike tek personi që duan të martojnë. Vajza të tilla martohen
me burra që atyre u duken si "kalorës mbi kalin e bardhë".
Por llogjika që fshihet pas këtij këndvështrimi lë mënjanë një fakt kryesor:
të gjitha këto veti fizike padyshim që janë të dënuara të zhduken. Të
gjithë njerëzit do plaken një ditë. Për më tepër, Allahu mund t'ia heqë
një njeriu pamjen e bukur apo shëndetin në një çast. Me pak fjalë, mjafton
një aksident dhe mund të mbetesh i paralizuar, etj. Nën këto kushte, çfarë
i mbetet asaj martese?
Çfarë do bënte një grua kur burri i saj , për shembull, qërrohet në një
aksident, nëse ajo e kishte marrë për sytë e tij të bukur? Me siguri,
vetëm atëhere ajo do kuptonte bazën e paarsyeshme mbi të cilën prehej
vendimi i saj më i rëndësishëm.
Një besimtar ka për qëllim parajsën e përhershme në botën tjetër. Në
jetën e tij përpiqet të arrijë pëlqimin e Allahut për të përfituar "shpëtim
dhe lumturi". Duke i përkushtuar lutjet dhe gjithë jetën e tij Allahut,
ai me siguri do t'i përkushtojë edhe martesën e tij Allahut.
Kjo lloj martese është padyshim totalisht ndryshe nga ajo e bazuar në
"idhujtari". Këtu, nuk kanë rëndësi paratë, fama apo bukuria. Arsyeja
e vetme do jetë pëlqimi i Allahut. Besimtarit të vërtetë do t'i pëlqente
të martohej me dikë që do ta "ndihmonte" më tepër për të arritur kënaqsinë
e Allahut. Si rrjedhim, ai ose ajo duke u martuar me një njeri të tillë,
shfaq një besnikëri të thellë ndaj Allahut dhe është më lart në besim
dhe devotshmëri.
Për këtë arsye, shumë gra që jetuan në kohën e Profetit Muhammed (s.a.u.s.),
shprehën një dëshirë të madhe për tu martuar me Profetin (s.a.u.s.) Ato
që mendonin ndryshe përshkruhen në Kur'an se ato duan "jetën e kësaj bote
dhe stolitë e saj":
O Pejgamber! Thuaju bashkëshorteve të tua: "Në qoftë
se dëshironi jetën e kësaj bote dhe shkëlqimin e saj, ejani pra! Unë do
t'ju siguroj jetesën dhe do t'ju lë të lira me bujari. Por në qoftë se
doni Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe banesën e Jetës së Pastajme, atëherë
vërtet që Allahu ka përgatitur për mirëpunueset nga mesi juaj shpërblim
madhështor. (Sure al-Ahsab: 28-29).
Vetitë e besimtarëve
Ai që jeton sipas Kur'anit do t'i dojë ata që jetojnë sipas Kur'anit,
pra besimtarët. Në sajë të besimit të tyre tek Allahu, besimtarëve u janë
dhuruar disa veti për të cilat ia vlen t'i duash. Një besimtar do t'i
kërkojë këto veti edhe tek besimtarët e tjerë dhe duke i parë në to ai
do t'i çmojë.
Më poshtë po japim vetitë e dallueshme të besimtarëve të shpjeguara në
Kur'an:
- Besimtarët i shërbejnë vetëm Allahut. Ata nuk adhurojnë në mendjet
e tyre asnjë qenie tjetër përveç Tij. "(Sure el-Fatiha: 1-7; Sure an-Nisa':36)
- Ata kanë frikë Allahun. Nuk bëjnë asgjë që Allahu e ka ndaluar apo
që është kundër dëshirës së Allahut."(Sure Al'Imran:102; Sure Ja Sin:
11; Sure et-Tagabun: 16; Sure ez-Zumer: 23)
- Ata besojnë vetëm tek Allahu."(Sure el-Bekare: 249; Sure et-Teube:
25-26)
- Kanë frikë vetëm Allahun."(Sure el- Ahsab: 39)
- Ata i janë gjithmonë mirënjohës Allahut. Mirëqenia apo varfëria nuk
i bën ata të ndihen të lumtur apo keqardhës për veten e tyre."(Sure
el-Bekare: 172; Sure el-Isra': 3; Sure Ibrahim: 7)
- Ata kanë siguri në besimin e tyre. Mendimi që të mos fitojnë pëlqimin
e Allahut nuk u vjen kurrë. Ata i kryejnë shërbimet e tyre të palodhur
e me zell."(Sure el-Huxhurat: 15; Sure el-Bekare: 4)
- Ata i binden Kur'anit. Ata i drejtojnë veprat e tyre në përputhje
me ligjin Kur'anor. Ata e flakin menjëherë një sjellje kur kuptojnë
se ajo nuk është në përputhje me mësimet e Kur'anit."(Sure al-A'raf:
170; Sure el-Ma'ideh: 49; Sure el-Bekare: 121)
- Ata e përkujtojnë vazhdimisht Allahun. Ata e dinë se Allahu është
Dëgjuesi dhe Shikuesi i çdogjëje, dhe e kanë gjithmonë në mend Fuqinë
e Përjetshme të Allahut."(Sure Al'Imran: 191; Sure er-Ra'd: 28; Sure
en-Nur: 37; Sure al-A'raf: 205; Sure el-Ankebut: 45)
- Ata e njohin dobësin e tyre para Allahut. Jane të përulur. (Kjo s'do
të thotë se janë të dobët)."(Sure el-Bekare: 286; Sure al-A'raf: 188)
- Ata e dinë se nuk do t'u ndodhë asgjë përveç asaj që u ka përcaktuar
Allahu. Ata nuk lodhen tepër për diçka e janë gjithmonë të qetë dhe
mbështeten tek Allahu."(Sure et-Teube: 51; Sure et-Tagabun: 11; Sure
Junus: 49; Sure el-Hadid: 22)
- Qëllimi i tyre kryesor është jeta e përtejme. Ata kanë të mira dhe
në këtë botë dhe përpiqen ta përmirësojnë atë."(Sure an-Nisa':74; Sure
Sad: 46; Sure al-A'raf:31-32)
- Ata kanë shokë të afërt vetëm Allahun dhe besimtarët."(Sure al-Ma'ideh:
55-56; Sure el-Muxhadilah: 22)"
- Ata janë njerëz të kuptueshëm. Nuk e humbin kurrë ndjenjën e devotshmërisë,
janë të kujdesshëm dhe vigjilentë në çdo moment. I shërbejnë gjithmonë
interesave të besimtarëve dhe të fesë.(Sure Gafir: 54; Sure ez-Zumer:
18)
- Ata përpiqen sa të munden për në rrugën e Allahut. Luftojnë me mosbesimtarët
mbi baza intelektuale, sidomos me prijësit e mosbesimit. Nuk ndihen
kurrë të zhgënjyer apo të dobët në këtë luftë."(Sure el-Enfal: 39; Sure
el-Haxh: 78; Sure el-Huxhurat: 15; Sure et-Teube: 12)
- Nuk ngurrojnë të thonë të vërtetën. Nuk i dëgjojnë talljet dhe sulmet
e mospranuesve dhe nuk kanë frikë nga çensura e njerëzve."(Sure el-Ma'ideh:
54,67; Sure al-A'raf: 2)
- Përdorin mënyra të ndryshme për të përcjellë mesazhin e Allahut e
të mbledhin njerëz rreth fesë së Allahut."(Sure Nuh: 5-9)
- Ata nuk i shtypin të tjerët. Janë të mëshirshëm dhe zemërbutë."(Sure
en-Nehl: 125; Sure et-Teube: 128; Sure Hud: 75)
- Ata nuk rrëmbehen nga zemërimi i tyre; janë tolerantë dhe jofalsë."(Sure
Al'Imran: 134; Sure al-A'raf: 199; Sure esh-Shu'ara': 40-43)
- Janë njerëz të besueshëm. I befasojnë njerëzit me personalitetin e
tyre të fortë dhe i bëjnë të ndjejnë besueshmërinë e tyre."(Sure ed-Dukhan:
17-18; Sure et-Tekuir: 19-21; Sure el-Ma'ideh:12; Sure en-Nehl: 120)
- Akuzohen si magjistarë apo të çmendur."(Sure al-A'raf: 132; Sure Junus:
2; Sure Sad: 4; Sure el-Hixhr: 6; Sure el-Kemer: 9)
- Mbi ta ushtrohet shtypje."(Sure esh-Shu'ara: 49,167; Sure el-Ankebut:
24; Sure Ja Sin: 18; Sure Ibrahim: 6; Sure en-Neml: 49,56; Sure Hud:
91)
- Ata janë të durueshëm përballë fatkeqësive."(Sure el-Ankebut: 2-3;
Sure el-Bekare: 156, 214; Sure Al'Imran: 142,146,195; Sure el-Ahsab:
48; Sure Muhammed: 31; Sure En'am: 34)
- Nuk kanë frikë nga vuajtjet apo vdekja."(Sure et-Teube: 111; Sure
Al'Imran: 156-158, 169-171, 173; Sure esh-Shu'ara: 49-50: 49-50; Sure
es-Saffat: 97-99; Sure an-Nisa': 74)
- Ata sulmohen dhe përqeshen nga mosbesimtarët."(Sure el-Bekare: 14,212)
- Ata janë nën mbrojtjen e Allahut. Të gjitha intrigat dhe komplotet
kundër tyre janë të kota. Allahu i mbron kundër çdo shpifjeje e ngatërrese
dhe i lartëson ata."(Sure Al'Imran: 110-111, 120; Sure Ibrahim: 46;
Sure el-Enfal: 30; Sure en-Nehl: 26; Sure Jusuf 34; Sure el-Haxh: 38;
Sure el-Ma'ideh: 42,105; Sure an-Nisa': 141)
- Ata e trajtojnë Shejtanin dhe ndjekësit e tij si armiq."(Sure Fatir:
6; Sure ez-Zuhruf: 62; Sure el-Mumtahineh: 1; Sure an-Nisa': 101; Sure
el-Ma'ideh: 82)
- Ata luftojnë me hipokritët. Nuk mbajnë shoqëri me njerëz që shfaqin
vetitë e hipokritëve."(Sure et-Teube: 83,95,123)
- Ata veprojnë duke u këshilluar me njëri-tjetrin."(Sure esh-Shura:
38)
- Ata nuk vuajnë për jetesat e mira të mosbesimtarve."(Sure el-Kehf:
28; Sure et-Teube: 55; Sure Ta Ha:131)
- Atyre nuk u bëjnë përshtypje të mirat materiale apo gjendja shoqërore."(Sure
el-Haxh: 41; Sure el-Kasas: 79-80; Sure en-Nehl: 123)
- Ata e kryejnë çdo vepër devotshmërie në mënyrën më të mirë."(Sure
el-Bekare: 238; Sure el-Enfal:3; Sure el-Mu'minun: 1-2)
- Ata nuk ndjekin turmën por vetëm kriterin e parashtruar nga Allahu."(Sure
En'am: 116)
- Ata përpiqen të afrohen sa më shumë tek Allahu dhe të shërbejnë si
shembuj për ata që besojnë."(Sure el-Ma'ideh: 35; Sure Fatir: 32; Sure
Vaki'a: 10-14;Sure el-Furkan: 74)
- Ata nuk ndikohen nga Shejtani."(Sure al-A'raf: 201; Sure el-Hixhr:
39-42; Sure en-Nehl: 98-99).
- Ata nuk ndjekin verbërisht baballarët e tyre. Sillen në përputhje
me mësimet Kur'anore."(Sure Ibrahim: 10; Sure Hud: 62,109)
- Nuk lejojnë keqtrajtimin e grave."(Sure en-Nur: 4; Sure et-Talak:
6; Sure el-Bekare: 231, 241; Sure an-Nisa': 19)
- Evitojnë tepritë."(Sure En'am: 141; Sure el-Furkan: 67)
- Ata ruajnë moralin dhe martesën e tyre dhe e kalojnë jetën martesore
ashtu si dëshiron Allahu."(Sure el-Mu'minun: 5-6; Sure en-Nur: 3,26,30;
Sure el-Bekare: 221; Sure el-Ma'ideh: 5; Sure el-Mumtahineh: 10)
- Janë modest në praktikimin e detyrimeve të tyre."(Sure el-Bekare:
143; Sure an-Nisa': 171)
- Janë vetëmohues."(Sure al-Insan: 8; Sure Al'Imran: 92, 134; Sure et-Teube:
92)
- Jan të kujdesshëm ndaj pastërsisë."(Sure el-Bekare: 125, 168; Sure
el-Muddethir: 1-5)
- Ata i venë rëndësi estetikës dhe artit."(Sure Saba': 13; Sure en-Neml:
44)
- Ata nuk spiunojnë apo shpifin për besimtarët e tjerë."(Sure el-Huxhurat:
12)
- Ata evitojnë xhelozinë."(Sure an-Nisa': 128)
- Ata kërkojnë falje nga Allahu."(Sure el-Bekare: 286; Sure Al'Imran:
16-17, 147, 193; Sure el-Hashr: 10; Sure Nuh: 28)
Shtypja kundër besimtarëve
Veçoritë e besimtarëve të thëna më lart janë dy llojesh:
Në llojin e parë janë ato veçori që besimtarët e shfaqin me vullnetin
e tyre; t'i shërbesh Allahut, vetë-sakrifikimi dhe modestia janë disa
prej tyre.
Në llojin e dytë janë ato që shfaqin jashtë kontrollit të tyre, p.sh.
komplotet kundra tyre apo ngacmimet e mosbesimtarëve. Këto janë shumë
të rëndësishme në dallimin e besimtarëve të sinqertë. Kjo sepse shumë
nga veçoritë e treguara janë të një natyre të imitueshme. Supozojmë, një
hipokrit mund të kryejë çdo akt devotshmërie apo të bëjë sakrifica, nëse
ai përfiton nga kjo. Por veçoritë e shfaqura në situata jashtë kontrollit
të tyre, janë "të paimitueshme", p.sh. kur mosbesimtarët përpiqen të shtypin
besimtarët e sinqertë.
Me këtë rast, këto veçori kanë rëndësi të veçantë në vlerësimin e besimtarëve.
Për të kuptuar nëse një popull përbëhet nga besimtarë të sinqertë, duhet
të merren në konsideratë ligjet e pandryshueshme të Allahut të shpjeguara
në Kur'an.
Ndërsa numërohen poshtërimet dhe mashtrimet kundër Muslimanëve, ne duhet
të kemi parasysh ngjarjet në të cilat u ndodhën dhe Muslimanët e parë:
Apo mendoni se do të hyni në Xhenet pa sprovime
të atilla të cilat u erdhën dhe atyre të cilët kanë kaluar para jush?(Sure
el-Bekare: 214).
Në ajetin ku theksohet "prova të atilla të cilat kanë kaluar para jush",
arrijmë në një pikë kyçe . Armiqtë e profetëve dhe besimtarëve nuk thonin
: "Këta njerëz besojnë tek Allahu dhe kërkojnë pëlqimin e Tij" ose "Këta
njerëz nuk janë imoralë si ne, ata kanë vlera të larta". Përkundrazi,
ata përpiqen të mashtrojnë besimtarët dhe t'i akuzojnë ata në mënyra të
ndryshme.
Padyshim, ata nuk do guxonin të thonin "Ne jemi rebelë kundër Allahut
dhe ne nuk njohim kufij të moralit; ne vetëm duam të nënshtrojmë këta
njerëz që nuk na shërbejnë ne". Nuk do të ishte e urtë të prisje rrëfime
të tilla nga këta njerëz, si: "Këta janë njerëzit që ndjekin urdhërat
e Allahut, kurse ne jemi armiq". Përkundrazi, ata do të përpiqeshin të
fuqizonin mashtrimet e tyre duke i paraqitur besimtarët si negativë dhe
vetveten si njerëz "të sjellshëm dhe të ndershëm". Në ngjarjet e përshkruara
në Kur'an, shohim të përdoret e njëjta metodë kundër besimtarëve të së
kaluarës.
Për shembull, Profeti Nuh (as) - si të gjithë profetët e tjerë - i thërriste
njerëzit e tij t'i shërbenin vetëm Allahut. Një sistem i bazuar mbi shërbesën
vetëm ndaj Allahut padyshim që pengonte rritjen e interesave të krerëve
të shoqërisë, të cilët kërkonin të mira materiale dhe rang të lartë shoqëror.
Padyshim që, këta krerë nuk do pranonin të thonin se ajo që kërkonte Nuhu
(as) ishte kundër interesit të tyre. Përkundrazi, ata e akuzonin se ishte
ai që kërkonte interesat e tij - "gjendje dhe prestigj". Kur'ani jep një
pamje të kësaj situate si më poshtë:
Dhe sigurisht që Ne e dërguam Nuhun te populli tij dhe
u tha: "O populli im! Adhuroni Allahun! Ju s'keni të adhuruar veç Tij.
A nuk frikësoheni pra? "Por prijësit e mosbesimtarëve nga populli i tij
thanë: "Ai nuk është më tepër veçse një njeri si dhe ju që kërkon të bëhet
sundues mbi ju
"(Sure el-Mu'minun: 23-24).
Profeti Musa (as) dhe Profeti Harun (as) u akuzuan për të njëjtën gjë.
Faraonin dhe rrethi i ngushtë i tij u thanë: "A
ke ardhur te ne që të na largosh nga ai besim të cilin i gjetëm baballarët
tanë ta ndjekim dhe që ju të dy të mund të keni madhështi në tokë? Ne
nuk do t'ju besojmë ju të dyve" (Sure Junus: 78).
Mashtrimet e bëra kundër besimtarëve mund të arrijnë një shkallë të paimagjinueshme.
Përgjatë historisë, të dërguarit e Allahut janë akuzuar se i " magjepsnin
dhe hutonin" besimtarët rreth tyre.
Ata thanë: "Vërtet që këta të dy janë dy magjistarë.
Qëllimi i tyre është t'ju nxjerrin ju nga toka juaj me magji dhe të mënjanojnë
e të mundin prijësit e të parët tuaj".(Sure Ta Ha: 63).
Dhe mosbesimtarët thonë: "Ky është magjistar, gënjeshtar".(Sure
Sad: 4)
Ambicia kryesore e atyre që përgojojnë Muslimanët është që t'i paraqesin
si një imazh që ka të njëjtat vese që shfaq vetja e tyre. Ata shkuan aq
thellë me këtë sa guxuan t'i thonë Profetit Nuh (as) "gënjeshtar i pafytyrë"
(Sure el-Kamer: 25).
Një shpifje tjetër mjaft e shpeshtë kundër besimtarëve është ajo e "çmendurisë".
Në fakt, kjo shpifje vjen nga paaftësia e kuptimit të një llogjike baze
shumë të rëndësishme të besimtarëve. Duke mos patur konceptin e "fitimit
të kënaqësisë së Allahut", mosbesimtarët e kanë të vështirë të kuptojnë
veprimet e besimtarëve të cilat drejtohen nga ky qëllim i vetëm. Ata nuk
e kuptojnë dot pse besimtarët , që padyshim nuk ndjekin interesat për
shërbimet që kryejnë, i përkushtojnë jetën e tyre Allahut. Në sytë e tyre,
kjo sjellje idealistike nuk mund të jetë gjë tjetër veç "çmenduri".
Përgjatë historisë, ata shpesh janë akuzuar për këtë. Për Profetin Musa
(as) Faraoni tha: "Vërtet që i Dërguari juaj që është sjellë tek ju është
një i çmendur. (Sure esh-Shu'ara: 27). Gjithashtu, kur mohuan Profetin
Nuh (a.s.), njerëzit e tij i thanë: "I çmendur". (Sure el-Kamer: 9).
Përveç këtyre, besimtarët janë akuzuar gjithashtu edhe për marrëdhënie
të jashtligjshme. Profeti Jusuf (as) dhe Mejreme (as), modelë për tu ndjekur
nga të gjithë burrat dhe gratë besnikë, janë njerëz të fismë mbi të cilët
ra kjo akuzë.
Më tepër akoma, mosbesimtarët akuzuan shumë profetë si "në gabim të qartë"
(Sure al-A'raf: 60).
Por nuk do të ishim korrektë të thonim që këto ngjarje i përkasin të
kaluarës. Kur'ani na informon se besimtarë të tjerë mund të kenë të njëjtat
eksperienca. Prandaj, çdo besimtar që mbron fenë e vërtetë, d.m.th. që
shqetëson ata që janë larg vlerave të atij besimi, mund të jetë gjithmonë
prè e akuzave dhe mashtrimeve të tilla.
Duhet të kujtojmë se ajo që mosbesimtarët përhapin për Muslimanët mund
të jetë pjesë e kësaj fushate shpifjesh. Ashtu siç këshillon dhe Kur'ani,
para hetimeve, ne duhet të evitojmë këto lajme të shpërndara nga "devijuesit".
Për këtë, Allahu na paralajmëron:
O ju që keni besuar! Në qoftë se një njeri i lig e i
poshtër ju vjen juve me ndonjë lajm, sqarojeni e bëjeni të qartë, që të
mos dëmtoni njerëzit nga padija dhe pastaj të ndjeni keqardhje për çfarë
bëtë.(Sure el-Huxhurat: 6)
|