TË MENDOSH THELLË

< <
7 / total: 7
TË MENDOSH THELLË - HARUN JAHJA

TË MENDOSH THELLË

Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe tokës, në ndërrimin e ditës dhe të natës, ka argumente
për njerëzit me mendje të shëndoshë. Të cilët e përmendin Allahun me përkujtim, kur janë në këmbë,
kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe mendojnë rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë):
"Zoti ynë, të gjitha këto nuk i krijove kot. I lartësuar qofsh Ti! Ruajna prej dënimit të zjarrit!"
(Sure Ali Imran: 191)



Përfundim

Oëllimi i këtij libri është një "thirrje për të menduar".

E vërteta mund t'i përcillet njerëzve në shumë mënyra; ajo mund të tregohet duke përdorur hollësitë, dëshmitë e çdo mënyrë tjetër, por, nëse njeriu nuk mendon vetë për këtë të vërtetë, me sinqeritet dhe me ndershmëri, të gjitha përpjekjet do të jenë të kota. Kur të dërguarit e Allahut i përcollën mesazhin popujve të tyre, ata u treguan njerëzve të vërtetën dhe, më pas, u bënë thirrje atyre të mendonin.

Një njeri që mendon, i kupton të fshehtat e krijimit të Allahut, të vërtetën e jetës së kësaj bote, ekzistencën e Zjarrit e të Xhenetit dhe të vërtetën e brendshme të materies.

Ai e kupton më mirë rëndësinë e të qenurit një njeri, me të cilin Allahu është i kënaqur dhe, kështu, ai jeton siç duhet, njeh cilësitë e Allahut në gjithçka që sheh dhe fillon të mendojë jo në përputhje me mendimin e shumicës së njerëzve, por ashtu siç urdhëron Ai.

Për pasojë, ai arrin kënaqësi nga bukuria më shumë se të tjerët dhe nuk vuan nga keqkuptimet e pabaza e smira materiale.

Këto janë vetëm pak nga të mirat, që do të fitojë në këtë botë, njeriu që mendon. Një fitim tjetër për dikë, që gjithmonë gjen të vërtetën duke menduar, është dashuria, mëshira dhe Xheneti e Allahut.

Ditën e Gjykimit, ata që nuk mendojnë do të fillojnë të mendojnë, madje, "do të mendojnë thellë" kur të shohin të vërtetën në mënyrë të qartë. Mirëpo të menduarit e tyre në atë ditë nuk do të ketë dobi për ta, por do t'i bëjë ata të vuajnë dhimbjen. Allahu thotë në Kuran:

"E kur t vij vala e madhe (kijameti). Atë ditë njeriu do të kujtojë çdo gjë që ka punuar dhe xhehenemi do të shfaqet hapur për atë që e sheh." (En-Naziat 34-36)

Thirrja e njerëzve për të menduar dhe reflektuar mbi fundin që do t'u vijë atyre përbën një akt adhurimi për besimtarët. Për këtë, Allahu thotë në Kuran:

"E kush do, merr msim prej tij." (El-Mudeththir 55)

 
    
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top