< <
2 / total: 8

Dashuria ndaj Allahut

Njerëzit prej natyre kanë dëshirë t'ua shprehin lumturinë e tyre atyre të cilët u shfaqin sado pak mirësjellje dhe dashamirësi. Për shembull, njeriu do të ishte shumë i lumtur nëse një person e mirëpret atë në shtëpinë e vet dhe i ofron atë që ai dëshiron, në veçanti nëse mikpritësi është një person i ndjeshëm që ofron gjithçka nevojitet pa u kërkuar kjo prej tij. Gjithashtu, një njeri i cili vuan prej një sëmundje të rëndë dhe i cili rimerr veten në sajë të trajtimit të mjekut nuk do të dijë se si t'i falënderohet atij ashtu si duhet. E njëjta vlen për këmbësorin i cili shpëtohet nga një i huaj prej një makine që i afrohet, sepse ai do të bëjë gjithë ç'është e mundshme për të shprehur mirënjohjen e tij.

Dikush që është i sëmurë dhe i varur prej të tjerëve vazhdimisht do ta falënderoj personin që kujdeset për të, i cili siguron që të përmbushen nevojat e tij. Në shenjë mirënjohjeje për këtë shërbim, ai do ta shpreh dashurinë dhe mirënjohjen e tij duke e trajtuar atë me respekt shumë të madh. Çdo njeri i do ata të cilët janë të mirë ndaj tij dhe do të përpiqet të sillet ndaj tyre në të njëjtën mënyrë.

Mirëpo, ka njerëz që harrojnë se vetëm Allahu mund t'i bëjë njerëzit të lumtur, t'i trajtojë ata me respekt, t'iu ofrojë atyre furnizim të mirë dhe mirësi, të krijojë pamje të këndshme për ta, t'iu dhurojë atyre kontratë të re të jetës çdo mëngjes, t'i mbrojë ata prej gjitha rreziqeve, t'i shërojë ata kur janë të sëmurë, t'ua lehtësojë atyre dhimbjen dhe vuajtjen nëpërmjet barërave dhe se Ai zotëron gjithçka që ekziston. Prandaj, pasi që të gjitha bekimet dhe mirësitë që njerëzit përjetojnë vijnë vetëm prej Allahut, ata duhet t'ia drejtojnë gjithë dashurinë e tyre, respektin, ndjenjën e obligimit, besnikërinë dhe falënderimet Atij. Derisa i falënderojmë të tjerët për ndihmën e tyre, kurrë s'duhet të harrojmë se Zoti ynë i ka frymëzuar ata të jenë të mëshirshëm dhe të na ndihmojnë. Allahu na njofton se:

Njëmend, Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i Tokës; Ai e jep jetën dhe vdekjen. Përveç Allahut, ju nuk keni tjetër mbrojtës apo përkrahës. (Surja Teube: 116)

Kur'ani rrëfen po ashtu për lutjen e Profetit Ibrahim (as), e cila vë në pah mëshirën e Tij ndaj njerëzimit:

Ai i Cili më ka krijuar dhe më udhëzon (në rrugë të drejtë), i Cili më ushqen dhe më jep të pi, i Cili, kur sëmurem, më shëron, i Cili do të bëjë që të vdes e pastaj do të më ringjallë. (Surja Shu'ara': 78-82)

Allahu është burimi i bukurisë së secilit njeri

Allahu i dhuroi jetë çdo njeriu nga asgjëja dhe krijoi botën në formën më të bukur dhe më të dobishme. Për shembull, njerëzit mund të marrin frymë me lehtësi, sepse, prej mëshirës së Tij, Ai krijoi përmasat e sakta të gazrave atmosferike që nevojiten që njeriu të marr frymë. Ne të gjithë e dimë se është shumë vështirë të marrësh frymë në një ambient të mbyllur dhe se me zvogëlimin e sasisë së ajrit që është në dispozicion, dhimbja që si pasojë ndien një person rritet. Mund të kishim lindur në një botë ku frymëmarrja të ishte e vështirë. Megjithatë, për shkak të vullnetit dhe mëshirës së Allahut, nuk ndodhi kështu. Në fakt, ajri në planetin tonë na qetëson dhe na kënaq.

Allahu e ka mbushur këtë botë me shumëllojshmëri të pafund të perimeve, frutave, drithërave dhe bimëve. Po të donte Ai, Ai mund të kishte krijuar vetëm një lloj ushqimi të pashijshëm dhe ta bënte atë jetik për mbijetesën tonë, ashtu që do të ishim të detyruar që të vazhdonim ta prodhonim dhe konsumonim atë. Mirëpo, si pjesë e mëshirës dhe dashurisë së pafund të Tij, Allahu krijoi një shumëllojshmëri të madhe frutash dhe perimesh me shije të ndryshme. Allahu i ka krijuar njerëzit në atë mënyrë që atyre u duhet të hanë për të mbijetuar dhe për arsye të mëshirës së Tij, e ka bërë ngrënien një përvojë të këndshme.

fruits

Ai është që lëshoi nga lartë shiun e me të nxori bimën e çdo sendi dhe prej bimës gjelbërim dhe prej tij (prej gjelbërimit) kokrra të dendura në kallinj. E nga hurmet, nga sythat e tyre kalaveshë të afërt (për t'i vjelë). Edhe kopshtie me hardhi, ullinj e shegë të ngjajshme (në dukje) e të llojllojshme (në shije). Shikoni pra frutat e tyre kur i formojnë dhe kur piqen (të gjitha këto nga shiu). Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë. (Kur'an, 6:99)

Veç kësaj, të gjitha kafshët kanë një bukuri të fshehtë. Kafshët e tilla të zbutura si kuajt, devetë dhe qenët janë të afta t'i ndihmojnë njerëzit, përderisa kafshët tjera të lidhura për shtëpi si shpezët dhe macet kanë veçori që i bëjnë ato të dashura. Për shembull, Ai u ka dhënë papagajve aftësinë të imitojnë të folurit njerëzor dhe i ka mbuluar ata me pendla estetikisht tërheqëse me ngjyrë të kaltër, të verdhë, të gjelbër dhe tone tjera të ndryshme dhe i bëri ata të aftë t'i përgjigjen dashurisë së njeriut. Me fjalë të tjera, Allahu krijoi këtë krijesë të vogël si burim dashurie dhe argëtimi për njerëzit.

Nga ajri që ne thithim deri tek shiu që bie, prej produkteve që rriten mbi tokë dhe nën të, prej kafshëve që na pëlqejnë e deri tek uji, gurthemeli i jetesës sonë, gjithçka në natyrë na arrin ne pa bërë ne asnjë përpjekje. Që njerëzit të jetojnë dhe të vazhdojnë të jetojnë, ndodh funksionimi më i hollë i mekanizmave dhe raportet më të ndjeshme mbahen në jetë pandërprerë në mbarë gjithësinë.

birds

Nga kafshët (shtëpiake krijoi) edhe aso për ngarkim (për hipje) dhe aso, prodhimi i të cilave përdoret për shtrojë (leshi i tyre ose për therrje). Hani nga ajo që All-llahu ju dhuroi, e mos ndiqni gjurmët (rrugët) e shejtanit, pse ai është armik juaj i hapët. (Kur'an: 6:142)

Krijesat jonjerëzore janë të pavetëdijshme për karakteristikat e tyre të veçanta. Një lepur jeton pa qenë i vetëdijshëm se sa i dashur është ai; një flutur nuk ka vetëdije për simetrinë, ndërtimin dhe organizimin e krahëve të saj dhe një pallua, shembulli më i jashtëzakonshëm për sa i përket ngjyrës, dizajnit dhe simetrisë, është i pavetëdijshëm se pse është krijuar dhe nuk mund t'i kuptoj gjërat e bukura. Në fakt, dizajni dhe ngjyrat e bishtit, një prej pamjeve më të bukura në botë, mjafton për t'i përkujtuar njerëzit që ta falënderojnë Allahun dhe është vetëm njëra prej mirësive që dëshmon fuqinë dhe aftësinë e Tij për të krijuar.

lake

Dhe Ne kemi ndërtuar mbi ju një shtatëshe të fortë. Dhe kemi vënë ndriçuesin që flakëron. Dhe prej reve të shtrydhura kemi lëshuar shi të madh. Që me të të rrisim drithëra e bimë. Edhe kopshte të dendura palë mbi palë.(Kur'an, 78:12-16)

Allahu na paraqet gjithë këto krijesa të bukura si bekim për njerëzimin. Kështu njerëzit të cilët shohin estetikën, simetrinë dhe ngjyrat e këtyre kafshëve duhet ta pranojnë fuqinë e Allahut dhe ta falënderojnë Atë, Krijuesin e gjithë këtyre bukurive.

Krijimet e Allahut nuk mund të numërohen. Për shembull, ekziston një bukuri estetike e pashembullt në çdo trëndafil. Petalet e tij kanë një simetri absolute dhe janë të vendosura me kujdes të veçantë. Sipërfaqja e çdo petali i ngjason një materiali shumë të shtrenjtë të butë pothuajse si kadifeja. Përkundër asaj se mbillet dhe kultivohet në dhe të zi me baltë, ngjyrat e tij plot gjallëri kurrë nuk ndoten as nuk ndryshojnë. Në anën tjetër, njerëzit që përdorin teknologjinë më të përparuar që ekziston ende nuk mund të riprodhojnë karakteristikat e veçanta të aromës së tij. Madje edhe parfumi më i shtrenjtë me kalimin e kohës bëhet i padurueshëm; e megjithatë, secili trëndafil vazhdimisht liron të njëjtën aromë të mrekullueshme dhe të freskët. Prapëseprapë, ai është plotësisht i pavetëdijshëm për tiparet e tij të mrekullueshme dhe asnjë bimë apo krijesë tjetër nuk u krijua për t'i shijuar kënaqësitë e tij. Por, Allahu i ka lejuar njerëzit që secilin trëndafil ta shijojnë si një mirësi.

rabbit

Çdo gjë e bukur është një bekim prej Zotit tonë dhe pasqyrim i bukurisë së Tij të pafund. Për këtë arsye, secili njeri që mendon dhe posedon vetëdije duhet ta falënderoj Allahun me mirënjohje dhe dashuri të madhe, sepse Ai është zotëruesi i gjithë kësaj bukurie. Allahu na bën me dije se të gjitha krijimet e Tij përmbajnë shumë prova për të cilat njerëzit duhet të mendojnë:

Ai ka krijuar në Tokë për ju çdo gjë me ngjyra dhe cilësi të ndryshme. Natyrisht që në këto ka shenja për njerëzit që ua vënë veshin. (Surja Nahl: 13)

Ne kemi përmendur vetëm ca prej mirësive që Ai u ka dhuruar njerëzve. Mirëpo, të reflektuarit vetëm për njërin prej këtyre shembujve mjafton për të kuptuar mëshirën e Allahut për gjithë njerëzit. Ata njerëz të cilët, me dëshirën e Allahut, kanë një shkallë të të kuptuarit dhe si pasojë mund të sjellin vendime, do të duhej ta përdornin këtë aftësi për ta kuptuar dhe për ta dashur Allahun ashtu siç e meriton. Ata të cilët e pranojnë këtë sistem madhështor të krijimit, duke e përdorur vetëdijen e tyre, do të kuptojnë se në këtë botë ka shumë arsye për ta shtuar dashurinë e tyre për Allahun.

pink flowers

Edhe drithi me kashtën e tij edhe bimët aromatike (ose ushqyese). E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni (ju o njerëz dhe ju o xhinë)? (Kur'an, 55:12-13)

Shumë ajete Kur'anore u bëjnë thirrje njerëzve që të arsyetojnë për shumë prej mirësive që u janë dhuruar atyre dhe për t'i përkujtuar ata për disa prej këtyre mirësive:

Ai e ka krijuar njeriun prej një pike fare, por ja që ky bëhet kundërshtar i hapët! Kafshët Ai i ka krijuar për ju. Nëpërmjet tyre ju siguroni rroba të ngrohta dhe dobi të tjera. Prej tyre ju ushqeheni dhe shikoni pamje të bukura, kur i ktheni nga kullota dhe, kur i nxirrni në kullotë. Ato mbajnë barrët tuaja deri në vende të largëta, tek të cilat ju do të arrinit me mundim të madh; me të vërtetë, Zoti juaj është i Butë dhe Mëshirëplotë. (Ai ka krijuar) edhe kuajt, mushkat dhe gomarët, që ju t'i shaloni dhe t'i mbani për bukuri. Ai krijon edhe gjëra që ju nuk i dini. Allahut i takon që t'ju tregojë rrugën e drejtë, kur ka prej tyre edhe të shtrembra; sikur të donte Allahu, do t'i udhëzonte të gjithë. Është Ai që zbret nga qielli shi, i cili ju siguron ujë për të pirë dhe bën që të rriten bimët, që shërbejnë si ushqim për kafshët. Nëpërmjet tij (ujit) rriten të lashtat, ullinjtë, palmat, rrushi dhe fruta të llojllojshme. Këtu ka vërtet tregues (të fuqisë hyjnore) për njerëzit, që kuptojnë. Ai ka bërë që ju ta shfrytëzoni natën dhe ditën, Diellin dhe Hënën. Edhe yjet janë vënë në shërbimin tuaj me urdhrin e Tij. Njëmend, në këto ka shenja për njerëzit që mendojnë. Ai ka krijuar në Tokë për ju çdo gjë me ngjyra dhe cilësi të ndryshme. Natyrisht që në këto ka shenja për njerëzit që ua vënë veshin. Është Ai që ju ka vënë në shërbim detin, që ju të hani prej tij mish të freskët dhe të nxirrni nga ai stolitë që mbani. Ti sheh se si anijet e çajnë atë, që ju të kërkoni mirësitë e Allahut dhe të jeni mirënjohës. Ai ka vendosur male të palëvizshme në Tokë, që ajo të mos tundet bashkë me ju, dhe ka krijuar lumenj e rrugë për të arritur aty ku synoni.... (Surja Nahl: 4-15)

rose garden

O ju njerëz, ruani me mirënjohje të mirat që All-llahu u dhuroi! A ka ndonjë zot tjetër që u furnizon juve nga qielli e toka? Nuk ka zot tjetër përveç Tij, e si pra, e ktheni shpinën? (Kuran, 35:3)

Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej All-llahut, madje edhe kur ju godet e keqja, ju vetëm te Ai e ngritni zërin (me lutje). (Kur'an, 16:53)

Këto mirësi janë vetëm një shembull i mirësive që i janë dhuruar njerëzimit, sepse në ajetin vijues, Allahu shpall: Nëse do t'i numëronit mirësitë e Allahut, nuk do të mund t'i llogarisnit ato. Allahu është vërtet Falës dhe Mëshirëplotë. (Surja Nahl: 18) Nëse një person arsyeton bile për mirësitë që i përkujtohen në këto vargje, kjo do të mjaftonte që ai ta kuptoj bujarinë, dhembshurinë dhe mëshirën e pafund të Allahut. Allahu na ka dhuruar jetën, ka siguruar furnizimin tonë, na ka bërë të lumtur dhe ka krijuar secilën krijesë dhe ndodhi që ne na bën të lumtur. Kjo është arsyeja pse ne duhet ta falënderojmë Atë vazhdimisht për këto mirësi dhe të ndiejmë një dashuri të madhe për Të.

/purple flowers

Ai është krijues i dritës së mëngjesit. Natën e bëri kohë pushimi, e diellin dhe hënën për llogaritje të kohës. Ky (rregull) është caktim i plotfuqishmit, i gjithëdijshmit.
Ai është, që krijoi yjet për ju që me ta të orientoheni në errësira kur jeni në tokë ose në det. Vërtet Ne i shpjeguam argumentet tona për një popull që di të mendojë. (Kuran, 6: 96-97)

Allahu i ka krijuar të gjithë njerëzit nga asgjëja dhe u ka dhënë jetë atyre.

childNjerëzit do ta kuptojnë mirësinë e Allahut ndaj tyre, si edhe mëshirën dhe dhembshurinë e amshueshme të Tij, kur arsyetojnë për mënyrën se si janë krijuar, si kanë ardhur në jetë dhe kanë qenë të mbrojtur me kujdes që nga momenti kur kanë lindur e deri në këtë moment. Allahu u bën thirrje njerëzve të reflektojnë për krijimin e tyre në vargun vijues:

A nuk e mban mend njeriu se Ne e kemi krijuar atë, kur ende nuk ishte asgjë?!(Surja Merjem:67)

Allahu e vendos fetusin në pozicionin më të mbrojtur, duke ndaluar në këtë mënyrë që fëmija që do të lind të jetë i gjymtuar apo që të përjetoj dhimbje dhe vuajtje. Gjithçka që i nevojitet foshnjës u krijua miliarda vite më parë. Nga ajri që ai merr deri tek qumështi i nënës që përmban çdo element ushqyes që i nevojitet atij, gjithçka është e gatshme për të.

Trupi i secilit njeri është i mbrojtur gjatë gjithë jetës së tij brenda sistemit të përkryer që Allahu ka krijuar. Për shembull, zemra e secilit njeri rrah pa pushim, edhe pse njeriu nuk bën asgjë për ta siguruar këtë. Po t'i duhej atij të siguronte që zemra e tij të rrah çdo sekondë të jetës së tij, jeta do t'i bëhej e padurueshme, sepse s'do të ishte në gjendje për të fjetur, për të ngrënë apo për të bërë çfarëdo qoftë tjetër pos të mendoj për rrahjet e zemrës së tij. Megjithatë, Allahu ka urdhëruar zemrën e secilit njeri të rrah që nga momenti i parë i jetës e deri në momentin e vdekjes. Si rezultat, Ai siguron që zemra e secilit person të mos ndaloj së rrahuri, as edhe për një sekondë.

Njeriu nuk ka kontrollin përfundimtar mbi trupin e tij apo saj, përkundër pohimit të së kundërtës. Zoti ynë Lavdiplotë është i vetmi kontrollues i secilës pjesë të trupit të njeriut. Njeriu nuk mund ta kontrolloj dhe udhëheq në mënyrë të pavarur qarkullimin e gjakut me shpejtësi të madhe, sasinë e gjakut që pompon zemra, kohën që i nevojitet për t'u mpiksur dhe të gjitha sistemet e ndryshme (si atë të frymëmarrjes, tretës, imun, nervor dhe kështu me radhë) që ekzistojnë brenda trupit të tij.

Njeriu është i varur nga Allahu për gjithçka, siç shpall Allahu:

O njerëz! Ju jeni të varfër e nevojtarë për Allahun, kurse Allahu s'ka nevojë për asgjë dhe është i Denjë për çdo lavd. (Surja Fatir: 15)

Çdo mëngjes kur të zgjoheni, e vëreni se trupi juaj punon në mënyrë të përkryer që ju të mund të jetoni. Merrni frymë me lehtësi dhe shikoni një botë të pasur me ngjyra pa bërë as përpjekjen më të vogël.

Do të dëgjoni zhurmat qartë, t'i ndieni të gjitha erërat me lehtësi dhe të hani çfarëdo që dëshironi. Nuk duhet të përqendroheni dhe të mendoni se ku shkojnë vitaminat që ju konsumoni me ushqimin tuaj, për mënyrën se si funksionon sistemi juaj i imunitetit dhe se si bashkëvepron me mikrobet dhe viruset, për mënyrën se si truri juaj i prodhon pamjet e një pjese të orendive apo çfarëdo detali tjetër.

Pa asnjë mund, ju mund të kujtoni se çfarë keni bërë dje apo shumë vite më parë dhe të ruani gjithë këtë informacion në kujtesën tuaj. Çfarë është edhe më e rëndësishme, edhe pse trupi juaj funksionon sipas baraspeshave të ndjeshme, ju do të gëzoni shëndet të mirë, sepse Allahu vazhdimisht i kontrollon të gjitha sistemet tuaja. Kjo është arsyeja pse njerëzit duhet të reflektojnë për sistemet e përkryera dhe mirësitë e panumërta që Allahu u ka dhuruar atyre. Siç na përkujton Allahu në Kur'an:

O njerëz. Çfarë ju ka mashtruar ju që të mos respektoni Zotin tuaj Fisnik – Atë i Cili ju krijoi, ju formoj.... (Surja Infitar: 6-8)

Prandaj, nëse një njeri do t'i hidhte një vështrim trupit të tij, do të mund të gjente shumë dëshmi që do ta shtynin atë të arrij një dashuri të thellë dhe të madhe për Allahun. Veç kësaj, gjithësia përmban shumë hollësi, secila prej të cilave përfaqëson mirësi të panumërta që u janë dhuruar njerëzve. Të gjitha këto mirësi të jashtëzakonshme janë krijuar dhe mbrohen nga miku ynë një dhe i vetëm: Allahu.

golden gate

Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë (All-llahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, i urti! (Kuran, 59: 24)

Ata të cilët reflektojnë për këto hollësi e kuptojnë se janë vazhdimisht të varur nga Allahu, i Cili i ka krijuar ata dhe ua ka bërë të mundshme të jetojnë. Pa pëlqimin e Tij, ata s'do të mund madje as të merrnin frymë. Kështu, ata mund të kuptojnë se Allahu është miku më i afërt i tyre dhe mbrojtësi i tyre. Allahu na njofton për këtë realitet në ajetin vijues:

Ndëshkimit të Tij nuk mund t'i shpëtoni as në Tokë e as në qiell dhe, përveç Allahut, nuk keni as mbrojtës, as ndihmës. (Surja Ankebut: 22)

Gjithçka që ka krijuar Allahu është gjëja më e bukur dhe më e dobishme

Gjithçka që ka krijuar Zoti ynë, zotëruesi i drejtësisë dhe mëshirës së pafund, si edhe çdo vendim që Ai ka sjellë, është gjëja më e dobishme dhe më e bukur për gjithë njerëzit. Madje edhe ndodhitë në dukje të parëndësishme posedojnë mirësi, urtësi dhe bukuri të madhe. Allahu na bën me dije për këtë realitet me këto ajete:

… Mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju e mund ta doni një gjë, ndërkohë që ajo është e dëmshme për ju. Allahu di, kurse ju nuk dini. (Surja Bekare: 216)

… Ne i treguam atij rrugën e drejtë, që ai të jetë ose mirënjohës, ose mosmirënjohës. (Surja Insan: 3)

Ata besimtarë të cilët e jetojnë jetën duke e ditur këtë të vërtetë do të jenë të kënaqur me gjithçka që përjetojnë, çfarëdo që dëgjojnë, dhe gjithmonë do t'i drejtohen Allahut për ta falënderuar Atë për çdo gjë që Ai ka krijuar. Pra, ata e kujtojnë Allahun me dashuri dhe lavdërim.

garden

...All-llahu ua ka pëlqyer punën e tyre dhe ata janë të kënaqur me shpërblimin e Tij. Të tillët janë palë (grup, parti) e All-llahut ta dini pra, se ithtarët e All-llahut janë ata të shpëtuarit.(Kuran, 58: 22)

Allahu dëshiron lehtësim për njerëzit

purple flowersZoti ynë, zotëruesi i mëshirës dhe dhembshurisë së pafund, u ka bërë thirrje njerëzve për të ndjekur rrugën më të lehtë dhe më të bukur përmes librave dhe të dërguarve të Tij. Parimet morale fetare në të cilat na thërret Ai janë më të lehtat për t'u pasuar dhe namazi i urdhëruar janë gjëra të arritshme për aftësinë e secilit njeri. Ata të cilët nuk mund t'i përmbushin obligimet e tyre fetare janë informuar për shumë mënyra të lehta që mund t'i përdorin për ta ndryshuar këtë gjendje dhe për ta fituar kënaqësinë e Zotit tonë. Siç lexojmë në ajetet në vazhdim:

Do të ta lehtësojmë ty rrugën e drejtë. (Surja A'la: 8)

… Ai ju ka zgjedhur dhe nuk ju ka vënë asnjë barrë në fenë tuaj, fenë e babait tuaj, Ibrahimit.... (Surja Haxhxh: 78)

Ne nuk ta kemi shpallur Kuranin ty (o Muhamed), për të të munduar, por që të jetë kujtesë për atë që ka frikë (nga Allahu). (Surja Ta Ha: 2-3)

Në një ajet tjetër, Allahu thotë se Ai nuk dëshiron t'i ngarkojë njerëzit me atë që ata nuk mund ta bartin:

Allahu nuk e ngarkon askënd përtej fuqisë që ka: në dobi të tij është e mira që bën, kurse në dëm të tij është e keqja që punon. Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim! Zoti ynë, mos na ngarko barrë të rëndë, ashtu si i ngarkove ata para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me diçka që nuk mund ta bartim! Na i shlyej gjynahet tona, na i fal ato dhe na mëshiro! Ti je Zoti Ynë! Prandaj na jep fitore kundër atyre që nuk besojnë! (Surja Bekare: 286)

Ky lehtësim është manifestim i mëshirës, faljes dhe dhembshurisë së Tij. Allahu ka ngritur një fe të lehtë për robërit e Tij dhe në fund të kësaj prove kalimtare, Ai jap lajmin e mirë për bukurinë e pashembullt dhe përsosmërinë e paimagjinueshme përplot mirësi në jetën e amshueshme të Parajsës:

Zoti i tyre u jep lajmin e mirë për mëshirën dhe miratimin e Tij, si dhe për kopshtet ku do të ketë kënaqësi të përhershme për ta dhe ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Me të vërtetë, vetëm tek Allahu është shpërblimi i madh. (Surja Teube: 21-22)

Allahu nuk ka nevojë për asgjë dhe është i lirë nga çdo mungesë. Në anën tjetër, njerëzit kanë nevojë të bëjnë ibadet, të falen dhe të shfaqin moral të mirë. Madje edhe personi më i vrazhdë, më i dhunshëm dhe më i pabesë në botë nuk mund t'i shkaktojë asnjë dëm Allahut në asnjë mënyrë, sepse Ai është zotëruesi dhe sunduesi i vetëm i çdo gjëje që ekziston. E megjithatë, Allahu thotë se Ai do t'i shpërblejë ata të cilët shfaqin përsosmëri morale. Kjo është njëra prej shumë shenjave të faljes dhe mëshirës së Allahut të Plotfuqishëm.

Shpalljet që përmbajnë librat e vërtetë të Allahut i nxorën njerëzit nga errësira në dritë dhe dërgimi nga ana e Tij e profetëve dhe të dërguarve për ta udhëzuar çdo njeri në rrugën e drejtë është edhe një tjetër manifestim i mëshirës së Zotit tonë.

Allahu e ka bërë Kur'anin burim të dritës që i informon njerëzit për rrugën e drejtë dhe atë të gabueshme dhe që shpall gjithçka. Zoti ynë na ka treguar për të gjitha format e adhurimit, besimit dhe sjelljes për të cilat ne do të mbajmë përgjegjësi në Ahiret (Jetën e përtejme):

Ne u kemi zbritur atyre një Libër, të cilin e kemi shpjeguar gjerësisht, që të jetë udhërrëfyes dhe mëshirë për njerëzit që besojnë. (Surja A'raf: 52)

Quran

Kështu Ne e shpallëm këtë Kur'an arabisht dhe përsëritëm në të vërejtjet, në mënyrë që ata të ruhen ose ai (Kur'ani) t'u sjellë atyre përvojë mësimi.(Kuran, 20: 113)

lilyAllahu shpall në Kur'an se asnjë prej germave të tij kurrë nuk do të ndryshohet:

Ne e kemi shpallur Kuranin dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmë atë. (Surja Hixhr: 9)

Atij nuk mund t'i afrohet gënjeshtra nga asnjëra anë. Kjo është shpallje prej një të Urti që meriton të gjitha lavdet. (Surja Fussilet: 42)

Kur'ani do të jetë i mbrojtur dhe do të mbetet i pandryshuar deri në Ditën e Gjykimit. Në formën e tij të përsosur dhe të plotë, ai është një mirësi e mrekullueshme dhe lehtësi për gjithë njerëzimin. Allahu ua bën me dije këto fakte besimtarëve, si vijon:

… Ne ta zbritëm ty Librin, si shpjegim për çdo çështje, si udhërrëfyes, si mëshirë dhe si lajm të mirë për myslimanët. (Surja Nahl: 89)

Për më tepër, gjatë historisë Allahu u ka dërguar të dërguarit dhe profetët e Tij gjithë popujve. Këta popuj të bekuar, të cilët Allahu i ka zgjedhur, janë të besueshëm, të devotshëm dhe të pajisur me moral të mirë. Ata bënin përpjekje vetëm ta arrinin kënaqësinë e Allahut, madje edhe me çmimin e vdekjes dhe jetën e kalonin duke i thirrur njerëzit në rrugën e drejtë. Veç kësaj, ata ishin shumë të mëshirshëm, sepse gjithnjë mendonin për besimtarët, i mbronin ata dhe ishin të ndjeshëm dhe vet-flijues ndaj tyre. Përzgjidhja e këtyre njerëzve të veçantë me tipare kaq të përsosura dhe dërgimi i tyre njerëzimit është edhe një tjetër shembull i mirësisë së Tij ndaj besimtarëve.

Shprehje e mëtejshme e mëshirës dhe mbrojtjes së Tij është se Ai i ka njoftuar njerëzit për çdo gjë dhe u ka dërguar librat e vërtetë, si edhe të dërguarit dhe profetët e besueshëm, për t'i thirrur njerëzit në një rrugë të lehtë. Allahu ka siguruar lehtësim për gjithë njerëzit gjatë gjithë historisë, është kujdesur për ta në mënyrën më të mirë të mundshme dhe është betuar t'i ruaj dhe mbrojë ata të cilët e pasojnë thirrjen e Tij. Dhe mbi të gjitha, Ai u ka premtuar besimtarëve Parajsën me gjithë bukurinë e saj. Allahu, i Gjithëmëshirshmi, është Mbrojtësi dhe Furnizuesi për gjithë njerëzit si në këtë botë ashtu edhe në Jetën e përtejme dhe posedues i mëshirës së pafund.

Allahu pranon pendimin dhe i fal ata të cilët pendohen

Adnan OktarAllahu, i Cili posedon falje të pafund, shpall se:

Sikur Allahu t'i dënonte njerëzit për shkak të mbrapshtive të tyre, nuk do të linte asgjë të gjallë në Tokë. Por Ai i lë ata deri në një afat të caktuar dhe, kur atyre u vjen afati, ata nuk mund ta shtyjnë atë e as ta shpejtojnë, qoftë edhe për një çast... (Surja Nahl: 61)

Madje edhe derisa jeni duke e lexuar këtë libër, Allahu e ka caktuar një periudhë të veçantë për ju dhe për të gjithë njerëzit tjerë. Kjo është një periudhë më e dobishmja për besimtarët. Çdo njeri i cili i frikësohet, respekton dhe i bindet Allahut dhe pastaj i kthehet Atij me pendim për çdo gjynah që ai ose ajo ka bërë do të jetë i falur, me kusht që të jenë të sinqertë. Dhembshuria e pafund e Allahut shpallet në ajetin vijues:

Sikur të mos ishin mirësia dhe mëshira e Allahut ndaj jush, si dhe fakti se Ai është Pranues i pendimit e i Urtë (dënimi i Tij do të shpejtonte)! (Surja Nur: 10)

Pasi që Allahu është Zotëruesi i mëshirës së pafund, ekziston gjithmonë shpresa e faljes. Zoti ynë ofron mundësinë për shpëtim për secilin njeri për aq kohë sa të jetë gjallë dhe për këtë fakt ka vënë në dijeni çdo njeri. Përkundër gjithë të mirave dhe mëshirës së Allahut, ata të cilët e harrojnë Atë apo jetojnë duke mos menduar për mbështetjen e tyre në Allahun janë, në realitet, në një gjendje të pakujdesisë absolute. Në paaftësi për ta pranuar në mënyrë të duhur mëshirën e Allahut, dashurinë dhe mirësitë e kësaj jete, ata do të ndëshkohen në Ahiret.

Allahu i mbron dhe i ndihmon ata të cilët ndjekin rrugën e Tij

Ata të cilët i drejtohen Allahut me sinqeritet dhe ndjekin rrugën e Tij do të ndiejnë mbrojtjen dhe praninë e Tij. Allahu do ta hap rrugën për ata të cilët besojnë në mënyrë të sinqertë tek Ai, i shmangen të ndaluarës dhe merren me punë të lejueshme, duke u siguruar atyre lehtësi në çfarëdo që bëjnë ata. Allahu na njofton në shumë vargje se Ai do t'i ndihmojë, do t'i mbrojë dhe do t'i ngritë ata në shkallë të larta, sepse:

... Është detyra Jonë që t'i ndihmojmë besimtarët. (Surja Rum: 47)

Njëri prej shembujve më të mirë të ndihmës dhe mbështetjes së Allahut mund të shihet në jetën e Profetit Musa (as), i cili u largua nga qyteti i tij, iu drejtua Allahut dhe bëri këtë lutje: Zoti im, çfarëdo dhuntie që të më japësh, unë jam nevojtar! (Surja Kasas: 24) Allahu pranoi lutjen e tij, duke i mundësuar Profetit Musa (as) të gjej një bashkësi njerëzish me të cilët mund të rrinte dhe në të cilët mund të mbështetej.

pink flowers

Ne patjetër do të ndihmojmë të dërguarit tanë në jetën e kësaj bote, edhe ata që besuan, e edhe në ditën e prezentimit të dëshmive.(Kuran, 40: 51)

Pas shpalljes së pejgamberllëkut të Profetit Musa (as), Allahu caktoi vëllanë e tij, Profetin Harun (as), për ta mbështetur dhe ndihmuar atë në misionin e tij tek Faraoni. Allahu i ndihmoi ata të dy kur Faraoni dhe ushtritë e tij u vunë në ndjekje të tyre. Ai çau detin, duke iu mundësuar kështu Profetit Musa (as) dhe Bijve të Izraelit të bëhen të lirë ndërsa fundosi Faraonin dhe ushtrinë e tij. Allahu na jap këtë informacion lidhur me këtë ngjarje:

Ne i dhamë dhuntinë Tonë Musait dhe Harunit dhe i shpëtuam ata të dy dhe popullin e tyre nga mjerimi i madh. Ne i ndihmuam dhe ata ngadhënjyen. (Surja Saffat: 114-116)

Allahu ndihmoi Profetin Nuh (as), duke e frymëzuar atë të ndërtoj një anije për ta mbrojtur atë dhe pasuesit e tij nga përmbytja e afërt; shpëtoi Profetin Isa (as) nga vdekja e sigurt duke e ngritur atë në praninë e Tij; dhe mbrojti Profetin Jusuf (as) duke e liruar atë nga burgu i vezirit Egjiptian dhe duke e ngritur atë pastaj në pozitë të lart dhe në pushtet. Zoti ynë vazhdimisht e ndihmoi Profetin tonë (savs) duke ia lehtësuar barrën atij. Allahu na bën me dije se Ai ishte kujdestari, mbrojtësi i Profetit tonë (savs) dhe burim i ndihmës, e cila bëri që zemrat e besimtarëve të jenë në gjendje të qetësisë dhe besimit të plotë:

Thuaju: "Kush është ai, që do t'ju ruajë nga Allahu, nëse Ai dëshiron që t'ju godasë e keqja?! Kush mund ta pengojë Atë, nëse Ai do që t'ju japë mëshirë?!" Ata nuk do të gjejnë as mbrojtës, as ndihmës tjetër, përveç Allahut. (Surja Ahzab:17)

Shumë kohë më parë Ne u premtuam robërve Tanë të dërguar se ata do të ndihmohen (prej Nesh) dhe se ushtritë tona do të jenë me siguri fitimtare! (Surja Saffat: 171-173)

O besimtarë, nëse e ndihmoni Allahun, edhe Ai do t'ju ndihmojë dhe do t'ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja. (Surja Muhammed: 7)

Njerëzit mbështeten në Allahun në çdo moment, sepse nuk ka ndihmues tjetër përveç Tij. Kurdo që përjetoni çfarëdo lloj shqetësimi, Allahu është i Vetmi i Cili mund t'ju ofroj ndihmë. Nga mëshira, Allahu krijoi shumë mirësi që njerëzit të mund t'i përdorin ato kur hasin në vështirësi. Ndërsa njerëzit përfitojnë prej këtyre mirësive, do të ishte gabim shumë i rëndë të pandehet se këto të mira janë burim i fuqisë së pavarur. Duke pasur parasysh se Allahu i ka krijuar gjithë këto mirësi, ato duhet të merren si shfaqje e mirësisë dhe mëshirës së Tij mbi njerëzimin. Për shembull, nëse dikush shkon për vizitë tek një mjek, vetëm Allahu mund ta shërojë atë. Dhe mjeku mund ta shëroj një njeri vetëm me lejen e Tij. Në të njëjtën mënyrë, nëse njeriu e angazhon një avokat si kujdestar të tij për të mbrojtur atë që i takon me të drejtë, kujdestari i vërtetë i tij është Allahu. Një avokat mund t'i mbrojë vetëm të drejtat e një personi apo të sigurojë përfaqësim ligjor vetëm me vullnetin e Allahut. Në të vërtetë, Allahu çdo çështje e çon deri në fund dhe kujdeset për të mirat e një personi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Për ata të cilët kërkojnë ndihmën e Allahut dhe e konsiderojnë Zotin tonë si kujdestarin, mikun e vetëm dhe ndihmësin e tyre të vërtetë, Allahu garanton se ndihma e Tij do t'iu vjen atyre nga shumë drejtimeve të ndryshme. Ata të cilët janë të vetëdijshëm për këto fakte kurrë s'do të kërkojnë këso garanci prej njerëzve apo burimeve tjera, sepse ata e dinë se e gjithë ndihma vjen prej Allahut dhe kështu kërkojnë gjithçka prej Tij. Si rezultat i kësaj ndihme hyjnore, ata e shohin Zotin tonë me dashuri të thellë dhe respekt të jashtëzakonshëm. Allahu na përkujton se Ai është kujdestari i vërtetë dhe burimi i vetëm i ndihmës për secilin njeri në ajetin vijues:

... Për çdo varg (Kurani) që Ne e shfuqizojmë apo që e bëjmë të harrohet, Ne sjellim ndonjë tjetër më të mirë ose të ngjashëm me të. A nuk e di ti se Allahu është i Fuqishëm për (të bërë) çdo gjë?! A nuk e di ti se vetëm Allahut i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës? Përveç Allahut ju nuk keni tjetër mbrojtës e as ndihmës. (Surja Bekare: 106-107)

Allahu pranon lutjet

Asnjëri prej nesh nuk posedon kurrfarë fuqie të pavarur. Në çdo moment të jetës sonë, ne varemi nga Allahu që të na ofrojë mëshirën e Tij, që të na dhurojë prej mirësisë dhe bekimeve të Tij dhe që të na mbrojë dhe të na garantojë sigurinë tonë. Zoti ynë, poseduesi i mëshirës së pafund, i njofton njerëzit se Ai do t'iu përgjigjet lutjeve dhe faljeve të tyre.

Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Prandaj, le t'i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë. (Surja Bekare: 186)

Zoti juaj thotë: Lutmuni Mua, se do t'ju përgjigjem! Me të vërtetë, ata që tregohen mendjemëdhenj e nuk duan të Më adhurojnë, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar! (Surja Gafir: 60)

lemon tree

E atë (ndihmë) All-llahu nuk e bëri për tjetër por vetëm për t'ju gëzuar dhe me të të qetësojë zemrat tuaja, për ndryshe ndihma vjen vetëm prej All-llahut, ngadhënjyesit, të urtit.(Kuran, 3: 126)

Kur dy grupe prej jush gati u treguan të dobëta, po All-llahu ishte që u ndihmoi atyre (që të mos largoheshin), andaj besimtarët le t'i mbështeten vetëm All-llahut.(Kuran, 3: 122)

Fakti se Allahu, i vetmi zotërues dhe pronar i çdo gjëje që ekziston, qoftë shpirtërore apo kalimtare, i Cili dëgjon çdo lutje, di çdo gjë që përshkon mendjen e njeriut dhe i përgjigjet secilës lutje është një mirësi dhe mëshirë e madhe.

Kur lutemi, mund të kërkojmë gjithçka dëshirojmë, me kusht që të pasojmë vullnetin e Allahut dhe t'i respektojmë kufijtë që Ai i ka caktuar për njerëzimin. Kur'ani përmban shumë prej lutjeve të profetëve dhe zbulon se si Ai u përgjigj në to:

(Kujtoje) Ejubin, kur iu lut Zotit të vet: "Mua më ka goditur fatkeqësia e Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve!" Ne iu përgjigjëm atij, ia larguam mjerimin që kishte dhe ia kthyem familjen të dyfishuar në numër. (Këtë e bëmë) nga mëshira Jonë dhe që të jetë përkujtesë për ata që Na adhurojnë. (Surja Enbija: 83-84)

(Përkujto) Edhe Zekiriain kur e luti Zotin e vet: "Zoti im, mos më le të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues (pas çdokujt)". Ne ia pranuam lutjen e tij, ia dhuruam atij Jahjain dhe ia përmirësuam bashkëshorten atij. Ata përpiqeshin për punë të mira, na u luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj nesh. (Surja Enbija: 89-90)

Për Zotin Neve na pat thirr në ndihmë Nuhu, Ne jemi përgjegjës të mirë. Dhe Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij prej asaj të keqe të madhe. E pasardhësit e tij i bëmë ata që vazhduan jetën. (Surja Saffat: 75-77)

Për më tepër, Ai pranon lutjet e çdo njeriu që është në rrezik dhe që ka nevojë për të:

A ka më të mirë se Ai që i vjen në ndihmë nevojtarit të këputur, kur i lutet Atij, që jua largon të keqen dhe ju bën juve trashëgimtarë në tokë?! Vallë, a ka krahas Allahut zot tjetër?! Sa pak që reflektoni! (Surja Neml: 62)

yellow flowers

Luteni Zotin tuaj të përulur e në heshtje, pse Ai nuk i do ata që e teprojnë. Mos bëni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj (me të ardhur të pejgamberëve) dhe luteni Atë duke pasur frikë (dënimin) dhe duke shpresuar (mëshirën). S'ka dyshim se mëshira e All-llahut është pranë atyre të mirëve.(Kur'an, 7: 55-56)

Zoti ynë! s'ka dyshim se Ti e di çka fshehin dhe çka publikojmë, se All-llahut nuk mund t'i fshihet asnjë send në tokë e as në qiell.(Kur'an, 14: 38)

Një njeri i cili përjeton plotësimin e lutjeve të tij apo saj përjeton një kënaqësi të madhe. Të jesh i vetëdijshëm se Allahu është gjithnjë me ty, që vazhdimisht të sheh, dëgjon dhe di gjithçka që ka të bëj me ty ngjall tek njeriu shpresën se Allahu do t'i ndihmojë në çdo punë që ndërmarrin ata dhe do të pranojë çdo kërkesë që bëjnë ata për aq kohë sa janë të sinqertë. Kjo shton dashurinë, nënshtrimin dhe afërsinë e besimtarit me Allahun.

Allahu posedon drejtësi të pafund

white horseGjatë gjithë jetës sonë, çdonjëri prej nesh mbase ka përjetuar dhe ka qenë dëshmitar që shumë njerëz veprojnë në mënyrë të padrejtë. Një sjellje e tillë rëndom shihet në punë, gjatë të dëshmuarit apo sjelljes së një vendimi. Ata vazhdimisht mbrojnë interesat e tyre vetjake, apo, së paku, nuk marrin parasysh të jenë të drejtë. Drejtësia është një tregues se njeriu posedon përsosmëri morale, si edhe ndershmëri dhe sinqeritet. Të tillët që zbatojnë drejtësinë madje edhe me humbje të tyre personale do të fitojnë dashurinë dhe respektin e komunitetit të tyre dhe përkundër faktit se kanë mendime të ndryshme për çështje të ndryshme, do të respektohen dhe madje do të shpallen heronj.

Allahu, burimi i drejtësisë së pafund, i sjell të gjitha vendimet e Tij me drejtësi të saktë. Gjithë njerëzit kanë pranuar hisen e tyre të drejtësisë dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Çdo njeri do të marr shpërblimin e plotë për veprat e veta nga Allahu. Kur'ani na tregon se si drejtësia e Tij do të zbatohet në mënyrë të përkryer në Jetën e përtejme:

Ditën, kur Ne do t'i thërrasim të gjithë popujt me prijësin (të dërguarin) e vet, ata, që do t'u jepet libri në anën e djathtë, do ta lexojnë librin e vet dhe nuk do të pësojnë as padrejtësinë më të vogël. (Surja Isra': 71)

Thuaju: Ne do të na mbledhë Zoti ynë e do të gjykojë ndërmjet nesh me drejtësi. Ai është Gjykatës i drejtë e i Gjithëdijshëm. (Surja Sebe': 26)

Duke qenë i sigurt se do të pranojë drejtësinë e Allahut, njeriu i nënshtrohet Allahut me dashuri të pafund dhe besim absolut. Pastaj, në çdo situatë ai e di se drejtësia e Allahut manifestohet në atë ndodhi dhe kështu e mirëpret me dashuri dhe lumturi absolute çdo ndodhi që krijon Zoti ynë.

garden

Përqënro vetëveten tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote, (e ajo fé), feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit, s'ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë.(Kur'an, 30: 30)

 

2 / total 8
Ju mund të lexoni librin e Dashuria Ndaj Allahut Harun Jahja-s në internet, ta shpërndani atë në rrjetet shoqërore siç janë Facebooku dhe Twitter, mund ta shkarkoni atë në kompjuterin tuaj, ta përdorni atë në detyrat e shtëpisë tuaj apo punimet shkencore, dhe mund ta botoni, kopjoni ose riprodhoni atë në ueb faqet ose bllogjet tuaja pa i paguar ndonjë tarifë autorit, për aq kohë sa ju e njihni apo e vendosni këtë faqe apo sait si referencë.
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top