< <
9 / total: 9

DASHURIA NDAJ ALLAHUT


 

PËRFUNDIM

Këtë libër mbi dashurinë e kemi shkruar sepse dashuria ka një rol të rëndësishëm në moralin e Parajsës. Ata besimtarë të cilët kanë besim dhe duan të hyjnë në Parajsë dhe të banojnë aty përgjithmonë me gjithë profetët, vërtetuesit e të vërtetës dhe të drejtët duhen, derisa janë në këtë botë, të mësojnë t’i duan të tjerët dhe të fitojnë veçori që të tjerët i duan. Njëra prej bukurive më madhështore të Parajsës është miqësia e përjetshme midis atyre të cilët e duan njëri tjetrin dhe posedojnë moral të bukur.

Rruga për në Parajsë është ta duash Allahun plotësisht dhe të bëhesh një njeri të cilin Allahu e do shumë. Të tillët ia kanë frikën (dhe respektojnë) Allahun (Surja Teube: 4, Surja Ali Imran: 76), pastrohen (Surja Teube: 108, Surja Bekare: 222), janë të paanshëm (Surja Huxhurat: 9) dhe të palëkundur (Surja Ali Imran: 146), janë bamirës (Surja Bekare: 195), ndalojnë nga keqbërja (Surja Bekare: 222) dhe mbështetën në Të (Surja Ali Imran: 159).

Lutja për dashurinë e përmendur nga Profeti ynë (savs) është shembull i rëndësishëm për të kuptuar dashurinë që duhet ta ndiejmë për Allahun dhe besimtarët:

Profeti (savs) ka thënë: “Njëra prej lutjeve të Hazreti Davudit (as) ishte: ‘Allah, Të lutem për dashurinë Tënde, për dashurinë e atyre të cilët Të duan dhe për aso sjellje që do t’më udhëzojë drejt dashurisë Tënde. Allah, bëje dashurinë Tënde më të dashur për mua se shpirtin tim dhe familjen time dhe më të dashur se ujët e ftohtë.’”16

 
geri    

16. Tirmidhiu

Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top