Ndërgjegje në Qelizë

< <
5 / total: 6

Ndërgjegje Në Qelizë (31-40)

31. Çka Do Të Lexoni Tani, Dodh Në Trupin Tuaj Mu Këtë Çast

Hemoglobina është molekula e veçantë, përgjegjëse për dërgimin e oksigjenit tek qelizat e tjera. Hemoglobina e shpie oksigjenin në mushkëri, e lë dyoksidin e karbonit atje, pastaj lëviz në muskuj. Sakaq, qelizat e muskujve kanë djegur lëndët ushqimore dhe kanë prodhuar dyoksid karboni. Kur hemoglobina arrin muskujt, ajo bën të kundërtën e asaj që ka bërë fillimisht në mushkëri, lë oksigjen dhe merr dyoksid karboni, ose gaz karbonik, dmth.

Shkencëtarët e quajnë hemoglobinën si një molekulë të jashtëzakonshme për shkak të këtyre dy proceseve të ndryshme që ajo kryen. Në librin The Great Evolution Mystery (Misteri i madh i evolucionit), Gordon Rattray Taylor, për vete një evolucionist, ka shkruar si më poshtë rreth hemoglobinës:

«.... kjo është vërtet një molekulë e jashtëzakonshme e cila një çast ka prirje për oksigjen dhe pak sekonda më pas e humb atë tërheqje, që ajo i ndryshon njëkohësisht preferencat e saj përsa i përket gazit karbonik, kjo e bën akoma edhe më të shquar...» (Gordon R. Taylor, The Great Evolution Mystery, Harper and Row Publishers, New York, f. 108).

Siç e tregon edhe kjo, molekula e hemoglobinës duket sikur ka ndërgjegje, duke bërë lëvizjen e duhur pikërisht në kohën dhe vendin e duhur, duke mos e ngatërruar kurrë oksigjenin me dyoksidin e karbonit.

Kjo është dukshëm trilluese. Si mundet që një molekulë e vockël, e cila as nuk mund të shihet nën mikroskop, merr vendime dhe ka përzgjedhje.

Si rezultat i ndërgjegjes së jashtëzakonshme të shpërfaqur nga kjo molekulë, të gjitha krijesat frymëmarrëse në Tokë mund ta vazhdojnë ekzistencën e tyre me lehtësi. Rreth 900 milionë rruaza të kuqe gjaku prodhohen në trupin e njeriut gjatë një ore. Dhe janë rreth 300 milionë molekula të hemoglobinës vetëm në një rruazë të kuqe gjaku. Kur ta mendosh numrin e përgjithshëm të molekulave të hemoglobinës në trup dhe aftësitë që secila prej tyre ka, zë ta kuptosh më qartë rëndësinë e gjithë kësaj.

Çdo njeri me mend në kokë duhet ta pranojë se një përzgjedhje e këtillë nuk mund të ish bërë si rezultat i rastësisë, dhe se rastësisa nuk mund t’i kish derdhur këto veti mbi miliarda molekula hemoglobine. Krijuesi i hemoglobinës me të gjitha tiparet e saj, dhe vendosja e molekulave në trupat e qënieve të gjalla është Zoti.

Hemoglobin

Hemoglobina merr oksigjenin nga mushkëritë dhe lë pas dyoksidin e karbonit

1. Qeliza indi
2. Depoziton Co2

3. Merr O2
4. plazem gjaku

5. Rruazë e kuqe gjaku
6. Kapilar

 

Hemoglobin molecule, red blood cell

A. Vetëm një rruazë e kuqe gjaku
B. Përmban 300 milionë molekula hemoglobine, një prej të cilave tregohet këtu

1. Rruazë e kuqe gjaku
2. Molekulë hemoglobine

 

32. Enzimat Lisozome Në Shërbim Të Trupit

Mjaft procese për të cilat ne nuk kemi dijeni zhvillohen në trupin tonë. Këto procese kryhen prej 100 trilionë qelizash, të gjitha duke bërë detyrat pa gabim, pa dështim.

Strukturat e shumta brenda këtyre qelizave e dinë detyrën e tyre shumë mirë. Disa prej tyre prodhojnë energji, disa të tjera proteinë, disa shërbejnë si transportues, dhe të tjerat përdoren si depo magazinimi.

Një prej strukturave dukshëm të ndërgjegjshme që gjendet në qelizat është lisozoma, e cila mund të konsiderohet si tretësi (honepsësi) i qelizës. Mjaft procese honepsëse mund të kryhen si rezultat i enzimave që këto organele përmbajnë. Përpos tretjes dhe shkatërrimit të qelizave të vdekura, sëmura, apo të papërdorshme më, dhe çpimin dhe tretjen e membranës që rethon një strukturë, enzimat lisozome shkatërrojnë gjithashtu qeliza të posaçme që vazhdojnë të rriten në trup. Këto procese tretëse që kryejnë enzimat lisozome janë të një rëndësie madhore për shëndetin dhe përfundimisht, për shpëtimin.

Për shembull, mitra i një gruaje shtatzanë rritet në një shkallë shumë më të madhe se normalisht, për të mundësuar zhvillimin e embrionit të saj – një hap i domosdoshëm për lindjen e një foshnjeje të shëndetshme. Megjithatë, sapo foshnja lind, nuk ka më nevojë për një mitër aq të madhe. Tani ky organ, i cili qe rritur aq shumë, duhet të rikthehet në përmasën e tij të mëparëshme. Këtë proces e kryejnë enzimat lisozome, të cilat edhe ashtu e dinë fare mirë se ç’u duhet të bëjnë dhe fillojnë të sekretojnë enzimat e domosdoshme. Në dhjetë ditë dhe shumë shpejt, enzimat tkurrin masën e mitrës në dyzet herë, duke e rikthyer atë në madhësinë e mëparëshme, për shëndetin e trupit.

Lisozomet gjenden edhe në kryet e spermës. Një qelizë spermatozoidi përdor lisozomet që ajo bart për të çarë cipën që rrethon vezën të cilën ai kërkon të depërtojë. Kështu këto veti zbërthyese të enzimave lehtësojnë pllenimin e qelizës së vezës duke çarë nëpër lëmesën e saj mbrojtëse.

Siç tregojnë këta shembuj, çdo mekanizëm në trupin tonë punon asodore që plotësojnë çdo proces tjetër. Mu ashtu si një sistem që lejon zmadhimin e mitrës gjatë shtatzanisë, është edhe një sistem që i lejon asaj kthimin në gjendjen e mëparëshme. Në të njëjtën mënyrë, në spermë është vendosur posaçërisht një enzimë me aftësinë për të përshkuar cipën mbrojtëse të vezës.

Darvininstët gjer tani i kanë ndenjur larg logjikës dhe arsyes duke thënë se ky sistem përsosmërisht i ndërthurur, i cili vazhdon të ecë në një mënyrë të pagabueshme, është vetëm rezultat i rastësisë. Punët më të përsosura brenda këtyre mekanizmave, dhe punët sistematike dhe të harmonishme me të gjithë trupin, shpërfaqin përsosmërinë e krijesë së Zotit që ta shikojë secili.

lysosome enzyme

1. Sperma hyn në vezë duke përshkuar cipën e saj të jashtme
2. Enzima lisozome vëzhguar nën mikroskop elektroni
3. Me të mbërritur tek veza, sperma përdor enzimat lisozome për të çarë membranën e saj.
4. Enzima liszome e cila luan rol në shkatërrimin e qelizave.

 

33. Të Marrësh Frymë Është Mrekulli!

Nga çasti që ju lindim, kemi marrë frymë lehtësisht dhe, si rezualtat, kemi mundur të vazhdojmë jetën. Nëse ndalojmë frymëmarrjen vetëm për pak minuta, kjo do të çonte në ndalimin e të gjitha funksioneve trupore, dhe me mjaft gjasa, në vdekje. Vetë jeta jonë mvaret nga një substancë e njohur si surfaktante (gërryes sipërfaqeje), që gjendet në mushkëritë tona.

Kjo substancë mbështjell gadi 300 milionë qeska të imëta ajri, ose alveoli që i lejon mushkërive të thithin oksigjen. Surfaktantet ndihmojnë në hapjen dhe mbylljen e këtyre qeskave saherë që marrim frymë – jo punë e lehtë.

Një veçori mjaft e rëndësishme e kësaj substance është se ajo fillon të prodhohet vetëm një muaj para se fëmija të lindë. Dhe këtu zë fill natyra e mrekullueshme e kësaj dukurie.

Si ka mundësi që një foshnje, e cila nuk i ka përdorur mushkëritë ndërkohë që është në mitrën e nënës, mund të parashikojë vështirësinë e frymëmarrjes kur të vijë në këtë botë – dhe pastaj ndjen nevojën të fillojë prodhimin e kësaj substance? Si e di ajo që surfaktanti ka aftësi të ndihmojë alveolin e saj? Ç’njohuri kimie mund të përdorë ajo për të përllogaritur ndihmën e saj në lëvizjen e këtyre qeskave?

Mungesa e kësaj substance – si në foshnjet e lindura parakohe – mund të çojë në vdekjen e foshnjes brenda një kohe të shkurtër. Por kjo shumë rrallë ndodh. Për miliona vjetë, çdo fëmijë i lindur në kohë ka dalë nga barku i nënës me mushkëri të veshura me këtë substancë, duke i mundësuar asaj të marrë frymë kollaj.

Padyshim kjo ngjarje e mrekullueshme nuk realizohet nëpërmjet vullnetit të fëmijës, as përmes këmbënguljes së nënës. Ai i Vetmi që e ka krijuar këtë sistem të përsosur dhe i Cili e lejon atë të nisë mu në kohën e duhur, është Zoti.

O njeri! Çfarë të ka zhgënjyer ty përsa i përket Zotit tënd Fisnik? Ai që të ka krijuar e të ka formuar dhe përpjestimuar e montuar ty në çfarëdo mënyre që ai ka dashur?! (Kur’ani, 82: 6-8)

alveol, red blood cell

1. Mushkëri
2. Hojëz e veshur me surfaktant (lëmues sipërfaqeje)
3. Pamje tërthore e një hojëze
4. Membranë kapilari

5. Shtresë lëmuesi (surfaktanti)
6. CO2 Dyoksid karboni
7. O2 Oksigjen
8. Rruazë e kuqe gjaku

Një lëndë e quajtur surfaktant mundëson bymimin e duhur të alveoleve, që lejon mbushjen e tyre me ajër sa herë marrim frymë.

Allahu ka dëshmuar se nuk ka zot tjetër përveç Tij, e dëshmuan edhe engjujt e dijetarët, dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij, Fuqiplotit e të Urtit.  (Kur’ani 3:18)

 

34. Rrjeti I Ndërlidhjes Mes Qelizave

100 trilion qelizat në trupin tonë punojnë së bashku në një harmoni të përkryer. Që të ndodhë kjo, lypset që qelizat të jenë në dijeni nga afër mbi funksionet e njëra-tjetrës. Për këtë qëllim, ato prodhojnë molekula lajmëtare të njohura si hormone. Hormoni tiroid, për shembull, kontrollon shkallën e metabolizmit në të gjitha qelizat. Hormoni i insulinës rregullon sasinë e glukozës në gjak dhe mundëson futjen e saj në çdo qelizë të trupit. Aldosteroni nxit veshkat dhe kësisoj mban të balancuar nivelin e ujit dhe kripës në gjak. Për prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut, lypset me doemos porosia e dërguar nga hormoni erithropoietin.

Disa qindra hormone të tjera mundësojnë komunikimin e vazhdueshëm ndërmjet qelizave. Për më tepër, kjo ndodh me të njëjtën përsosmëri në secilin prej miliarda njerëzve e kafshëve në Tokë. Pa hormonet, në trup nuk do të kishte rend, vetëm rrëmujë dhe shkujdes.

Po si mundet që një qelizë të dijë çka duhet të bëjë një qelizë tjetër në një distancë punë centimetrash larg? Si e di ajo ç’hormon do të sjellë efektin e dëshiruar? Dhe për më tepër, si e njeh ajo strukturën e këtij hormoni, ose të përftojë materjalin e nevojshëm që duhet për ta bërë atë, pikësëpari?

Hormonet janë molekula përgjegjëse për dërgimin e mesazheve tutje-tëhu ndërmejt qelizave. Falë këtyre molekulave të gjithë proceset e trupit ecin pa gabime. Hormonet kontrollojnë dukuri për të cilat ne as nuk kemi vetëdije, që nga tensioni i gjakut e gjer tek rritja.

Përgjigjja e vetme logjike është se gjithçka në trup është krijuar me një plan të posaçëm diturie dhe ndërgjegjeje. Rregulli që gjendet ndër 100 trilion qelizat në secilin njeri nga miliardat në faqen e tokës është provë dhe dituri e krijesës së Zotit dhe veçantisë së Tij.

hormones

A. Hipothalmus

B. Gjëndërr

1. Rritje
2. Stimulim tiroidi
3. Prodhim vezësh dhe estrogjeni
4. Prodhim sperme
5. Lëshim veze, dhe sekretim i estrogjenit dhe progjesteronit
7. Kontroll i lëvores së veshkëve
6. Prodhim i testosteronit
8. Ujë i mbajtur nga veshka
9. Qumësht i sekretur nga
10. Tkurrje e mitrës

1a. eshtra  1b. Hormon rritjeje
2a. Gjëndërr Tiroide  2b. Hormon tiroid-nxitës (TSH)
3a. vezore  3b. hormon fshikëz-nxitës
4a. testikul 3b. hormon fshikëz-nxitës
5a. Vezë  5b. hormon afshnxitës (FSH)
6a. testikul 5b. hormon afshnxitës (FSH)
7a. Gjëndërr adrenale  7b. ACTH që stimulon lëvoren e veshkave
8a. veshkë 8b. hormon antidiuretik (ADH)
9a. Gjëndërr Qumështi 9b. Oksitocin
10a. Mitra 9b. Oksitocin

Hormonet janë molekula përgjegjëse për dërgimin e mesazheve tutje-tëhu ndërmejt qelizave. Falë këtyre molekulave të gjithë proceset e trupit ecin pa gabime. Hormonet kontrollojnë dukuri për të cilat ne as nuk kemi vetëdije, që nga tensioni i gjakut e gjer tek rritja.

Allahu ka dëshmuar se nuk ka zot tjetër përveç Tij, e dëshmuan edhe engjujt e dijetarët, dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij, Fuqiplotit e të Urtit. (Kur’ani 3:18)

 

35. Burimi I Dhimbjeve Të Lindjes Dhe Qumshtit Të Gjirit: Një Hormon I Prodhuar Në Tru

Kur periudha e shtatzanisë përfundon, fillimi i menjëhershëm i dhimbjeve të lindjes japin sihariqin e fillimit të një jete të re. një hormon i quajtur oksitocin nis lindjen dhe dërgon shenjën e parë të kësaj ngjarjeje të pashmangshme.

Ky hormon, lëshuar nga gjendrra e hipofizës (gjëndrra e rritjes, ship), ka ndikimin e saj në dy vende; në muskujt e mitrës së nënës, dhe në qelizat e muskujve që nxjerrin qumësht në gypat e gjijve.

Shtrëngimet në rritje të mitrës janë të rëndësisë maksimale për të siguruar që lindja do të ndodhë pa rrezik si për nënën dhe foshnjen. Ky hormon mundëson tkurrje të forta të muskujve të mitrës – por e bën këtë vetëm pas nëntë muajsh e dhjetë ditësh të kenë kaluar qysh prej ngjizjes. Qoftë herët apo vonë mund ta vërë jetën e foshnjes në rrezik. Kur vjen koha e duhur, receptorët në mitër dërgojnë sinjal në tru. Me marrjen e këtij sinjali truri prodhon oksitocinin, pikërisht molekulën e duhur, dhe e dërgon atë tek vendi i synuar – atyre receptorëve të largët.

Në vazhdim të gjithë kësaj, oksitocini ka një tjetër funksion të veçantë, mundësimin e ushqimit të foshnjes së sapoardhur në botë, duke sekretuar qumësht me sasi.

Ki parasysh:

Si munden qelizat në një pjesë të vockël të trurit të nënës vendos të prodhojë një hormon që ia lehtëson mitrës lindjen e fëmijës?

Si mundet ky hormon ta gjejë rrugën nëpër të gjithë sistemin e qarkullimit të gjakut, për tek pikërisht ato qeliza ku ai lypset.

Kush e posedon njohurinë që foshnjes i duhet të zhvillohet e të maturohet për nëntë muaj e dhjetë ditë në mitrën e nënës, dhe ndez mekanizmin e lindjes mu në çastin e duhur?

A e shqyrton vetë hormoni oksitocin nevojën e foshnjes për t’u ushqyer dhe vendos një sistem që siguron sekretimin e qumështit nga nëna?

Oksitocini është veç një hormon prej mijra sosh në trupin tonë. Mu si ky, çdo hormon tjetër ndihmon në organizimin e funksioneve të trupit, merr vendime të rëndësishme dhe merr masa për zbatimin e tyre; kumunikon me qelizat e tjera, nxit nevojën e sekretimit, përcakton sasitë e domosdoshme, kohën dhe afatin – duke e kryer këtë dhe mjaft porcese të tjera të koklavitura, pa dështim.

Mjaft e dukshme, një planifikim kaq i mrekullueshëm nuk ndodh vetë, ose si rezultat i rastësisë. Planifikuesi, Krijuesi dhe Kontrollori i krejt organizimit të vetëdijshëm të këtyre homoneve, deri në hollësitë më të imta, është Zoti, Poseduesi i diturisë së pafundme.

Oxytocin, hormones

1. Hormonet vazopresine (ose ADH) dhe oksitocine lëshohen nga gjëndrra e hipofizës (e rritjes)
2. Në kohën e duhur, ADH-ja dhe oksitocina barten poshtë nëpër aksonet e hopofizës për sekretim në gjak.
3. Gjëndrra e hipofizës
4. Arterie (damar)
5. Hormon vazopresin (ADH)
6. ADH-ja ndikon tek tubthet në veshka. Aksitocina, nga ana tjetër, ndikon tek mitra dhe gjëndrrat e qumshtit tek nënat.
7. Muskujt e butë të mitrës
8. Oksitocinë
9. Gjëndrra qumshti në gjijtë.
10. Oksitocina nis sekretimin e qumshtit dhe tkurrjet gjatë lindjes

 

36. Po Sikur Të Mos Ndjeje Kurrë Etje?

vasopressin hormone (ADH)

Hormon vazopresini (ADH)

Përgjatë ditës, ka sisteme që pikasin ndryshimet më të vogla të sasisë së ujit në trupin tënd. Kryesori është njëri në një vend, afërsisht sa një bajame, në tru, të quajtur hipothalmus. Ndër të tjera, hipothalmusi është i ndjeshëm ndaj përmbajtjes së ujit në gjak. Kur niveli i ujit bie, ka një ulje të ndjeshme të tensionit të gjakut, edhepse e vogël. Në këtë pikë, futen në punë baroreceptorët. Të ndodhur në aortë, ku gjaku nis daljen nga zemra, ata janë të përfshirë në pikasjen e ndryshimeve në tensionin e gjakut. Me aktivizimin e tyre, këta receptorë të ndjeshëm dërgojnë menjëherë një njoftim tek hipothalmusi, i cili nga ana e tij reagon duke urdhëruar hipofizën, gjëndrrën sa një bizele mu poshtë tij, që të nisë prodhimin dhe sekretimin e hormonit të quajtur vasopresin, ose ADH.

Përmes enëve të gjakut, ky hormon nis një rrugë të gjatë dhe dikur arrin në veshka. Ashtu siç përshtatet një çelës në drynin e synuar, veshka ka receptorë të posaçëm që janë shi ashtu siç duhen për këtë hormon. Kur ky arrin receptorët, ata komunikojnë porosinë se veshkat duhet të kalojnë në mjet ujë-kursyes, dhe qelizat e veshkave menjëherë zënë e mbajnë ujë, duke e ulur në minimum sasinë e ujit të humbur.

Ky hormon i njëjtë shkakton gjthashtu ndjeshmërinë e etjes në tru. Dhe si rezultat i këtij sistemi të brenda-ndërtuar, për të cilin ne jemi fare të pavetëdijshëm, ne ekuilibrojmë nevojën e ujit në trup me një gotë uji nga çesma.

Po të mos kishte hormon hipofize, ose në qoftëse qelizat e veshkave nuk do kishin aftësinë të kuptojnë e t’i binden urdhrit të saj që të mbajë ujë, ne do të na duhej të pinim ndërmjet 15 dhe 20 litra ujë në ditë që të mos vdesim nga etja. Dhe ngaqë do të na duhej ta harxhonim këtë sasi uji vazhdimisht, ne s’do të mund as të flinim dot ose të qëndronim në një vend as për pak kohë.

Siç e kemi parë, të gjitha pjesët e sistemit që balancojnë nivelin e ujit të trupit tonë bashkëpunojnë me trurin. Qelizat në aortë njoftojnë trurin për mungesën e ujit. Duke kuptuar menjëherë pasojat e këtij lajmërimi, truri lëshon një sinjal që shkon tek veshkat, organit më të rëndësishëm ndër gjithë të tjerët, dhe u thotë atyre ç’të bëjnë.

Këta procese ndodhin në trupin tonë kushedi sesa herë gjatë ditës, pa patur as vetëdijen tonë për to. Për më tepër, ata ndodhin në trupin e të gjithë njerëzve që na rrethojnë, dhe tek të gjithë nerëzit që kanë jetuar ndonjëherë a do të jetojnë në të ardhmen. Ata të gjithë posedojnë të njëjtët receptorë të ndjeshëm. Receptorët e të gjithë atyre dinë si të reagojnë ndaj ndryshimeve të tensionit të gjakut. Qelizave të çdo qënieje njerëzore iu është dhënë kjo aftësi që të masë ndryshimet në presionin e gjakut.

Nga erdhi ky sistem kaq i ndërlikuar dhe i pa të metë, që shfaqet me të njëjtat cilësi tek çdo njeri?

Që një mekanizëm i tillë nuk mund të dilte si rezultat i një rastësie qorre, është e qartë për çdokënd me mend në kokë. Po kështu, nuk është e mundur për këtë pjesë të sistemit që të kish përftuar këto veti vetëvetiu. Qelizat vetë nuk mund të zbulojnë proceset që edhe një njeriu i lypset vëmendje e kujdesshme të lexojë e të kuptojë. Për më tepër, vasopresini është vetëm një prej qindra hormoneve që gjenden në trup. Secili prej të tjerëve ka mardhënie të ngjashme me organin e përshtatshëm të tij. Dhe asnjë hormon nuk e shpie mesazhin në vend të gabuar; çdo organ kupton saktësisht dhe plotësisht mesazhin që bart hormoni. Është kjartësisht e dukshme se një sistem i tillë ka ardhur në ekzistencë prej Mençurisë superiore. Pronari i kësaj inteligjence është Zoti, Krijuesi i gjithçkaje.

Çdo njeri është përgjegjës për reflektimin e vet mbi këto mrekulli të krijimit në trupin e tij dhe për t’i shprehur mirënjohjen Zotit, i Cili i krijoi ata me një përsosëmëri të tillë.

Kidney, Adrenal gland, Thirst

1. veshkë
2. Gjëndërr veshkore
3. Gjëndrra veshkore prodhon hormone që zgjon vendin e etjes në tru
4. zemër
5. Të dhënat e përfuara nga baroreceptorët në zemër, dërgohen në hipothalmus
6. Sapo të jetë përftuar ujë i maftueshëm, nga gjuha dhe stomaku dërgohet mesazh se rezervuari është olot
7. stomak
8. Qeliza receptorësh në hipothalmus
9. Hipothalmusi urdhëron gjëndrrat e pështymës që të ndalë prodhimin, dhe kësosioj, goja thahe

O ti njeri, po ç'të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë? I cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi. Të dha formën që Ai dëshiroi! (Kur'an, 82: 6-8)

 

37. Hormonet – Molekulat Që Mund Të Dallojnë Mes Gjinive

Një bashkëpunim harmonioz i madh fare ekziston mes qelizave dhe hormoneve në trupin e njeriut. Trupi i njeh hormonet dhe menjëherë e kupton mesazhin që bartin ata. Dhe hormonet e dinë fare mirë se ku duhet të shkojnë dhe kur, dhe llojin e ndikimit që ata do të kenë. Ndonëse të njëjtët hormone janë të pranishme si në meshkujt edhe tek femrat, efekti i këtyre hormoneve në të dy gjinitë është tërësisht i ndryshëm. Për shembull, hormoni gjendërr-stimulues i njohur si FSH (Folicle-Stimulating Hormone) nxit fromimin e vezës tek gratë. Megjithatë, tek meshkujt, i njëjti hormon siguron formimin e spermës.

Nga ana tjetër, hormoni afshndjellës LH (luteinizing hormone) stimulon shkarkimin (ovulacionin) dhe shkakton gjithashtu sekretimin e një tjetër hormoni që quhet progesteron i cili pregatit mitrën për shtatzani. I njëjti hormon merr një rol krejt të ndryshëm tek meshkujt, duke stimuluar qelizat që të prodhojnë testosteron, i cili mundëson zhvillimin të karakteristikave dytësore seksuale dhe formimin e farës.

Si mundet që dy hormone të ngjashme me të njëjtën përbërje, çojnë në efekte krejtësisht të ndryshme në gjini të ndryshme? Pyetja është mendjecytse!

Kur hormoni sekretohet në trupin e mashkullit, ai e njeh se qelizat e trupit aty i përkasin një mashkulli dhe bëjnë

ndryshimet sipas mjedisit. Në trupin e mashkullit, për shembull, ky hormon çon në formim më të madh muskujsh, në ntrashjen e zërit, dhe në fromimin e mjekrrës.

Tek gratë, i njëjti hormon lëshohet, por efekti e tij në të është krejtësisht i kundërt. Nëse i njëjti hormon mund t’i japë një zë femëror një femre dhe të trashë një burri, dhe të çojë në zhvillimin e karakteristikave të ndryshme trupore, atëherë ky hormon duhet të jetë diqysh i vetëdijshëm për ndryshimet e përbërjes kimike dhe anatomike mes burrit dhe gruas. Përndryshe, kjo domethënë se hormoni duhet të ketë mend dhe të ketë marrë mësime mbi këto lëndë.

Si mundet që këto hormone të kenë përvetësuar njohuri kimie? Apo, si ndodh që qelizat që i prodhojnë këto hormone kuptojnë jo vetëm përbërjen kimike të trupit të njeriut por edhe, si kimistë të regjur, nga vetja e vet mund të nxjerrin substanca sipas kësaj njohurie dhe i drejtojnë qelizat e tjera që edhe ato të prodhojnë gjithashtu? Si e ka përvetësuar një qelizë e vockël diturinë për të bërë gjithë këtë?

Qartësisht, kjo dituri nuk është pasuri e qelizave apo e atomeve që i përbëjnë ato. Këto rregulla, të bëra veçanërisht për burrat dhe gratë, janë shenjë e një plani dhe dizajni të ndërgjegjes ekzistente. Ai që ndodhet pas këtij koncepti është Pronari i inteligjecës sipërore – dmth Zoti.

Hormonal Regulation in Women and males

A. SISTEMIM HORMONAL TEK GRATË
B. SISTEMIMI HORMONAL TEK MESHKUJT

1. Hipothalmus
2. gjëndërr hipofize
3. reagim

4. LH nxit lëshimin e vezës dhe sekretimin e progesteronit.
5. FSH ndihmon në formimin e vezës

6. FSH i sekretuar nga gjëndrra e hipofizës nxit sekretimin e testosteronit
7. LH e sekretuar nga gjëndrra e hipofizës nxit sekretimin e testosteroni..
8. Nxit prodhimin e spermës.

 

38. A Mundet Që Fuqia Pas Veprimeve Të Ndërgjegjshme Të Qelizës T’i Përkasë Një Hormoni Pa Vetëdije Mbi Ekzistencën E Tij?

Falë hormoneve tiroide, 100 trilionët e qelizave të trupit tonë i kryejnë detyrat e tyre pagabueshëm.

Sa më shumë hormone tiroide në gjak, aq më shpejt do të punojnë qelizat. Nëqoftëse trupi nuk sekreton mjaft tiroide, matabolizmi ngadalësohet ndjeshëm dhe praktikisht ndalon. Për këtë arsye, lypset që gjatë gjithë kohës në gjak të ketë një nivel të caktuar hormonesh tiroide.

Është e pamundur për gjëndrrën tiroide që të marrë përsipër ndikimin tek qelizat e tjera dhe të marrë vetë një vendim të tillë. Ajo nuk ka dijeni mbi ekzistencën e qelizave të tjera. Ajo vetëm i bindet shkronjës që urdhrat shfaqin në ADN-në e qelizave të veta.

Fuqia që i jep këto urdhra të shkruara gjendrrës tiroide dhe që i shkakton ato është Zoti, Ai i vetmi që ka krijuar çdo hollësi të imët. Plani, dizajni dhe ndërgjegja të vëna në punë këtu nuk i përkasin një pjese të pandërgjegjshme, një gjëndrre të pavetëdijshme për ekzistencën e vetëvetes që thirret me emrin tiroide. Kjo i përket Zotit.

Diagrama E Mësipërme Përmbledh Efektin E Nivelit Të Hormonit Të Tiroidit Në Metabolizmin E Trupi

Evolucionistët, megjithatë, mohues të kësaj, thonë se:

• Gjëndrra tiroide ndjen nevojën që të nxisë të gjitha qelizat e tjera të trupit, dhe prandaj i ka dizajnuar hormonet që të ndikojnë tek të gjitha qelizat.

• Ajo i ka prodhuar përsosmërisht këta hormone të gjithë vetë, dhe

• Vendos vetë nivelin e hormoneve që duhet të jenë në gjak gjatë gjithë kohës.

Doemos, kjo nuk është asgjë veçse konjukturë. Kurrësesi nuk është e mundur që një gjëndërr endokrine që të ketë dijeni që të mendojë për cilëndo nga këto, ose ta sjellë këtë. Krijuesi i gjithçkaje në harmoni me gjithçka, dhe Ai i Vetmi që ka bërë gjërat të jenë të ndërvarura, është Ai me diturinë për të gjitha gjërat – dmth, Zoti.

thyroid hormone

A. Faktor që nxit sekretim të ulët
B. NIVELE TË ULËTA TË TSH-së
C. NIVEL NORMAL I TRIOKSINËS
D. NIVEL I LARTË I TRIOKSINËS
E. FAKTOR QË NXIT SEKTRIM TË LARTË

1. Gjëndërr tiroide
2. Efekt i gjëndrrës tiroide
3. Hipothalmus.
4. (gjëndërr tiroide)
5. efekte

6. stërmunduar
7. ngadalësuar
8. (tiroide)
9. Ka punuar më pak
10. në përshpejtim

Diagrama e mësipërme përmbledh efektin e nivelit të hormonit të tiroidit në metabolizmin e trupi

 

39. Asnjë Formulë Nuk Ka Ardhur Vetë, Rastësisht

Insulina është edhe një tjetër hormon pa të cilën njerëzit nuk mund të jetojnë. Në rastet kur ky hormon nuk sekretohet mjaftueshëm, niveli i sheqerit në gjak rritet dhe nuk mund të balancohet. Kjo mund të çojë në rënien e personit në glaukoma (diabetike). Diagrama e mëposhtëme (fut figurë1)tregon radhën e aminoacideve (treguar në rrathët) që gjenden në insulinë. Po të ndodhë edhe gabimi më i vogël në këtë radhë amino acidesh, insulina nuk do mund ta kryejë detyrën e saj.

Nëse një person lexon një formulë të shkruar në letër, ai ose ajo do ta dijë se ajo nuk është çfaqur aty vetiu, që dikush duhet ta ketë shkruar atë. Hormoni i insulinës nuk ka një formulë të veçantë. Për më tepër, në çdo njeri që ka jetuar, insulina ka qenë prodhuar sipas kësaj formule. Kjo mafton për të provuar se insulina nuk ka ardhur me kalimin e kohës, përmes rastësisë. Asnjë rastësi e pandërgjegjshme nuk do të mund të kish çuar në të njëjtën formulë që është prodhuar në miliarda njerëz, pa përmendur kafshët. Një pohim i tillë bie ndesh me çdo arsye, inteligjencë dhe shkencë.

Krijuesi i insulinës, Përcaktuesi i veçorive që ajo bart, është Një, AI e ka krijuar insulinën qysh kur njeriu i parë erdhi në jetë – dmth, Zoti.

Insulin hormone

1. Hormon insuline
2. Poshtë: Formula për insulinë hormoni. Edhe sikur vetëm një amino acid të mungojë në këtë formulë apo t’i jetë ngatërruar radha, insulina nuk mund ta kryejë dot funksionin e saj.

 

40. A Ka Mundësi Që Veshkat Tuaja Të Kenë Njohuri Mjekësore?

kidney, red blood cells

1. Lart
2. Balancuar
3. Ulët
4. Veshkë
5. Eritropoietin
6. Palcë ashti
7. Rruaza të kuqe gjaku

Veshkat, në vetëvete, sanojnë numrin e rruazave të kuqe të gjakut që pompohen në to. Të dhënat e përcaktura nga receptorët e ndjeshëm vlerësohen menjëherë, dhe merren masat në përputhje me rrethanat.

Kur veshkat vërejnë një rënie të numrit të rruazave të kuqe të gjakut, qeliza të posaçme të veshkave sekretojnë një hormon të quajtur erithropoietin, i cili ndihmon rritjen e prodhimit të gjakut. Hormoni e ka efektin e tij jashtë veshkave, në qelizat kryesore të prodhimin të gjakut në palcën e kockës. Kur ky hormon njofton se niveli i erithrociteve është i ulët, palca e kockës ndihmon ritmin e prodhimit dhe lëshimit të erithrociteve në sistemin e qarkullimit të gjakut. Kësisoj, sasia e rruazave të kuqe të gjakut mbahet në ekuilbrin e duhur.

Shkurtimisht, veshkat mund të bëjnë një numër matjesh, vlerësim të dhënash dhe merr nismë të zbatojë masat e nevojshme paraprake... dhe hormoni që ka detyrën e dërgimit të mesazhit mund të udhëtojë nëpër trup pa e humbur rrugën, duke mbërritur palcën e kockës pa telash apo vonesë. Qelizat e palcës së kockës dinë gjithashtu se si ta deshifrojnë mesazhin që hormoni i dërgon atyre nga veshkat, dhe veprojnë sipas porosisë.

Për më tepër, të gjithë këto procese ndodhin në secilin prej miliarda njerëzve. Në të gjithë ata, ky operacion zhvillohet në të njëjtën mënyrë.

Gjatë gjithë këtyre proceseve, qelizat shfaqin një zjguarësi të dallueshme dhe veprojnë si përbërëse të disiplinuara dhe të bindura të një organizimi pa një të metë. Kjo gjendje kërkon përgjigje: cili mund të jetë burimin i kësaj zgjuarësie dhe bashkëpunimi? Askush s’mund të thotë se qelizat e posedojnë këtë inteligjencë vetë ose ashtu kot, rastësisht. Ai që i ka frymëzuar këto qeliza me këtë inteligjencë dhe njohuri se si të veprojnë është Zoti, i cili mban nën kontroll të gjitha gjërat.

Nuk ka fuqi apo forcë përveç Zotit.

 

5 / total 6
Ju mund të lexoni librin e Ndërgjegje në Qelizë Harun Jahja-s në internet, ta shpërndani atë në rrjetet shoqërore siç janë Facebooku dhe Twitter, mund ta shkarkoni atë në kompjuterin tuaj, ta përdorni atë në detyrat e shtëpisë tuaj apo punimet shkencore, dhe mund ta botoni, kopjoni ose riprodhoni atë në ueb faqet ose bllogjet tuaja pa i paguar ndonjë tarifë autorit, për aq kohë sa ju e njihni apo e vendosni këtë faqe apo sait si referencë.
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top