Ndërgjegje në Qelizë

< <
4 / total: 6

Ndërgjegje Në Qelizë (21-30)

21. Oksidi Nitrik: Molekula Mrekulli Që Zgjeron Enët E Gjakut

verses

Është Ai, Allahu në qiej, dhe Allahu në tokë; dhe Ai është plot urtësi dhe dituri (Kur’ani, 43:84)

Tre shkencëtarët që fituan Çmimin Nobel për Fiziologji ose Mjekësi më 1998 zbuluan se molekula e oksidit nitrik (NO), lëshuar në enët e gjakut, kishin aftësinë t’i shlodhin ato. Molekula NO rregullon tensionin në muret enëve të gjakut, por nuk e kryen këtë veprim vetëvetiu. Përkundrazi, ajo funksionon si ndërmjetëse në lehtësimin e enëve të gjakut.

Për të kuptuar se si punon ky proces kaskadë, këqyr diagramën në faqen tjetër. Që enët e gjakut të zbuten, para së gjithash, disa hormone në gjak e fillojnë procesin duke dërguar një sinjal alarmi, lidhur me receptorët që gjenden në muret e enëve të gjakut. Ne mund ta krahasojmë këtë me një efekt domino, kur një gur bie dhe pas tij rrëzohen të gjthë të tjerët me radhë. Menjëherë fill pasi hormoni jep alarmin duke u lidhur me receptorin, veshja e enës së gjakut kupton ç’i duhet të bëjë dhe fillon të prodhojë oksid nitrik. Disa prej molekulave NO, duke ditur se ç’u duhet të bëjnë sapo janë lëshuar, drejtohen shumë vrik për tek qelizat e muskujve të butë vaskularë. Me këtë veprim të miosinit bie dominoja e fundit, dhe qelizat e muskujve shlodhen.

Duke i rishikuar këto hapa , ne shohim se hormonet dhe qelizat pjesëmarrëse në këtë proces veprojnë tërësisht me

një sjellje të vetëdijshme. Hormonet alarmuese të gjetura në gjak shkojnë në vendet e duhura, duke ndikuar në veshjet e enëve të gjakut dhe nisur procesin. Një mprehtësi e ngjashme shfaqet përgjatë pjesës tjetër të të gjithë procesit. Çdo sinjal shkon tek vendi i duhur në trup, kurrë nuk humbet në atë vend aq të errët, dhe gjithmonë arrijnë me sukses.

Po si munden këto qeliza, hormone dhe molekula të kryejnë kaq veprime të ndërgjegjshme? A mundet kjo ndërgjegje të jetë një prej vetive të lindura të tyre? Sigurisht që jo! Por dituria dhe ndërgjegja është sigurisht e domosdoshme për t’i drejtuar të gjithë këta procese, që t’i njoftojnë qelizat se kur dhe çfarë të prodhojnë dhe të lajmërojnë hormonet dhe molekulat e tjera për adresën e saktë dhe t’u tregojnë rrugën për atje. Frymëzimi i kësaj diturie të pafund, njoftimi i qelizave, hormoneve dhe molekulave të tjera mbi veprimet e tyre të domosdoshme, dalin nga Zoti.

blood vessel, Nitric Oxide

1. Shtresë e jashtëme
2. Muskul i butë
3. Inde fibroze elastike të bardha (dell)
4. Veshje e brendshme ene gjaku
5. Hormonet futen nëpër enë gjaku,
6. dhe u ngjiten receptorëve në veshjen e enëve të gjakut.
7. Fillon një reaksion zinxhir.
8. Veshja e enës së gjkaut zë të prodhojë oksid nitrik.
9. Molekula të oksidit nitrik mbërrijnë qelizat vaskulare të muskulit të butë.
10. Oksidi nitrik i ngjitet një enzime në qelizë.
11. Kështu, enzima e aktivuar fillon sintetizimin e cGMP prej GTP
12. cGMP pastaj shkon tek miozini dhe e aktivon atë
13. Si rezultat, qelizat e muskulit shlodhen dhe zgjerohen

 

22. Për Të Provuar Gjepurat E Darvinizmit Mjafton Vetëm Një Shembull

Është tepër e palogjikshme të thuash se miliona ndodhi, të gjitha të ngjasin rastësisht, i dhanë jetë materjes së pajetë dhe formuan procese të përsosur dhe struktura dizjani pa të metë. Për të kuptuar këtë, duhet vetëm të këqyrësh shembullin në vijim:

Një nga proteinat transportuese në gjak, e quajtur albuminë, lidhet me lipide të tilla si kolesteroli dhe me hormonet, vrerin dhe ilaçet e tilla si penicilina. Pastaj ajo qarkullon nëpër sistemin e gjakut duke kaluar nëpër gjithë trupin pas të cilit arrin në mëlçi dhe depoziton aty toksinën që ka mbledhur e të neutralizohet, dhe pastaj vazhdon të transportojë lëndët ushqyese dhe hormonet kudo që nevojitet të shkojnë.

Tani bëji vetes këto pyetje:

Si mundet që një molekulë si albumina, e përbërë prej atomesh dhe pa patur ndërgjegje apo njohuri, dallon mes lipideve dhe toksinave, ilaçeve dhe lëndëve ushqyese?

Për më tepër, si mund të njohë ajo mëlçinë, tëmthin, dhe stomakun e pastaj të çojë substancat e duhura për në vendet e duhuara çdo herë, duke mos u ngatërruar kurrë apo të humbë rrugën?

Po të vështrosh me mikroskop toksinat, ilaçet dhe lëndët ushqyese të barten në gjak, nuk do mund të dallosh mes tyre po nuk pate arësim mjekësor. Me siguri nuk do të mund të përcaktosh sa dhe ç’lloj substance duhet të shkojë tek secili organ.

Disa atome pa ndërgjegje, përzier në proteinë albumine kanë kryer pa gabime fare këtë detyrë në trupat e qënieve njerëzore me miliona vjetë – një proces që shumica e njerëzve nuk mund ta drejtonin po të mos stërviteshin.

Padyshim kjo shfqje e qëllimit dhe synimit prej një grupi atomesh është e mundur vetëm prej fuqisë dhe diturisë së pafund të Zotit.

Perëndia juaj është vetëm Allahu, s’ka perëndi tjetër përpos Tij. AI përfshin të gjitha gjërat në diturinë e Tij. (Kur’ani, 20: 98)

albumin proteins

1. Kapilarë
2. Proteina plazme ne në kapilarë, treguar në të gjelbër
3. Albumina Plazme
4. Albuminat u ngjitet substancave të posaçme në gjak. Duke i çuar toksiket në mëlçi dhe të tjerat në destinacionet përkatëse, kjo shërben si një sistem i përsosur shpërndarjeje..
5. Proteinat albuminoze thithin substancat toksike dhe i shpien ato në mëlçi, përmes sistemit të qarkullimit të gjakut
6. Mëlçi

 

23. Çdo Proteinë Në Trupin Tuaj Ka Dizajn Pa Të Meta Dhe Detyra Jetike

Mënyra më efikase për të treguar se ndërgjegja nuk ka fuqi të krijojë është si të shpjegosh provat e ekzistencës së Zotit. Merr një shmebull nga trupi yt.

Si të çohesh më këmbë apo të ngresh krahët, të gjitha lëvizjet tuaja kryhen si rezultat i veprimit të muskujve. Që ne t’i kryejmë këto veprime, qelizat e muskujve kërkojnë një furnizim të vazhdueshëm me oksigjen. Detyra e shpënjes së oksigjenit tek qelizat e muskujve është marrë përsipër nga një prej proteinave të trupit tonë, e quajtur mioglobinë. Ajo i ngjan shumë hemoglobinës, një tjetër proteinë detyra e së cilës është të çojë oksigjen në gjak. Por ndryshimi mes këtyre dyjave është se mioglobina ka vetinë të bartë një molekulë të vetme oksigjeni. Për shkak të kësaj veçorie të mioglobinës, prurja e oksigjenit për në qelizat e muskujve kryhet ngadalë, e rregulluar.

Ki parasysh se hemoglobina, proteina që shpie oksigjen në gjak, këmben vendet me mioglobinën që çon oksigjen nga mushkëritë për tek qelizat e muskujve. Në një gjendje të tillë, mioglobina nuk i shpie dot oksigjen të mjaftueshëm trupit. Nga ana tjetër, hemoglobina do të shpjerë shumë më tepër oksigjen tek indet e muskujve dhe do ta depozitojë atë menjëherë, duke përmbysur ekuilibrin e gjithë trupit. Por një gjë e tillë nuk ndodh kurrë, dhe të dyja proteinat gjenden gjithmonë në vendin dhe kohëne duhur. Si rezultat, ne marrim frymë pa siklet dhe mund të lëvizim lirshëm si të na pëlqejë. Doemos, hemoglobina dhe miglobina janë vetëm dy prej proteinave që gjenden në trupin e njeriut. Ngjashmërisht, proteina të tjera në trup kanë vetitë që përmbushin nevojat e trupit dhe prodhohen aty ku duhen. Sikurse e tregojnë këta shembuj, është e pamundur që dizajni i përkryer i trupit të njeriut të ketë ardhur nga rastësia. Pronari i këtij dizajni është Perëndia, Zoti i botëve.

Myoglobin, hemoglobin

1. Mioglobin.
2. Hemoglobin
3. Mioglobina që shpie oksigjen vetëm tek qelizat e muskujve
4. Hemoglobinë në enët e gjakut që shpie oksigjen në qeliza

5. Mioglobin
6. Oksigjen
7. Hemoglobin
8. O2

Mioglobina, e caktuar me detyrë të shpjerë oksigjen tek muskujt ka kapacitet të bartë molekulë një oksigjenëshe. Por, hemoglobina, e cila shpie oksigjen tek indet e tjera, ka një kapacitet më të lartë oksigjen-bartës. Kështu çdo lloj indi merr aq oksigjen sa ç’u nevojitet.

A është Ai që krijon njëlloj me atë që nuk krijon? Pra, nuk do t’i kushtonit vëmendje?(Kur’ani, 16:17)

 

24. Enzimat Që Identifikojnë Gabimet

verses

To Him belongs every being that is in the heavens and on earth: all are devoutly obedient to Him. (Qur'an, 30:26)

Për shkak të faktorëve të jashtëm, në ADN, banka e të dhënave të trupit, nganjëherë ndodhin gabime. Por këto gabime ndreqen menjëherë prej mekanizmit të kontrollit ose procesit të riparimit, të ndikuara nga enzimat të sintetizuara sipas të dhënave që gjenden në vetë ADN-në

Radha e punës për riparim përbëhet nga një numër hapash:

  1. Një enzimë e quajtur nukleas (bërthamë) ADN-je identifikon pjesën e dëmtuar të fillit të ADN-së
  2. Nukleasi i ADN-së heq pjesën e identifikuar si të gabueshme, duke krijuar një hapësirë në fill.
  3. Një tjetër enzimë e quajtur polimerasë ADN-je identifikon dhe ndreq të dhënat nga filli i padëmtuar i ADN-s, pastaj ndreq fillin e dëmtuar sipas këtij modeli të padëmtuar.
  4. Megjithatë, procesi i ndreqjes nuk mbaron këtu. Një hapësirë është lënë në shtyllën kurrizore të sulfatit të sheqerit në vendet ku është bërë riparimi, por një enzimë e quajtur ligasë ADN-je e mbush këtë hapësirë.

Siç mund ta kuptoni nga funksionet që ata kryejnë, enzimat që riparojnë ADN-në kanë mjaft funksione të shumëfishta. Që të riparohet ADN-ja, ato duhet të jenë mjaft të njohura me të. Për më tepër, ato lypset të dinë ku t’i gjejnë të dhënat e sakta, dhe si ta mbushin hendekun që rezulton.

Pjesa më mahnitëse është se sinteza e ADN-së dhe enzimat që e kontrollojnë sintezën e saj prodhohen të gjitha sipas të dhënave të depozituara brenda asaj të njëjte ADN, dhe kontrollohen prej proteinave të bëra nga ajo ADN. Është e pamundur për këtë sistem magjepsës, me procese që ndodhin brenda proceseve, që të kenë dalë me etapa, nga rastësia. Që enzimat të ekzistojnë, duhet që më parë të ekzistojë ADN-ja, dhe që të ekzistojë ADN-ja, enzimat po ashtu duhet të ekzistonin më parë. Por, me qëllim që ato të dyja të ekzistojnë, qeliza dhe membrana e të gjitha arganelet e ndërlikuara duhet gjithashtu që të jenë të pranishme.

Teoria e evolucionit dhe pohimet se gjallesat janë bërë gradualisht, si rezultat i një rastësie të dobishme mohohet vendosmërisht nga paradoksi ADN-enzimë, sepse ADN-ja dhe enzimat e saj duhet të jenë aty në të njëjtën kohë. Kjo tregon evidencën e një krijese të ndërgjegjshme.

25. Besimi Në Darvinizëm Është Aq Logjik Sa Të Besosh

DNA synthesis

1-Gjatë sintezës së ADN-së enzimat e bërthamës së ADN-së, secila më vete këqyr për gabime në secilin çift fijesh.
2-Me të diktuar një gabim, ajo menjëherë heq kimikatin e çrregullt.
3- Në këtë pikë enzima e polimerasit të ADN-së vepron për të sjellë aty kimikatin e duhur

DNA synthesis

4- Duke përdorur këtë komponent të duhur, polimerasi i ADN-së mbush pastaj këtë të çarë
5- Një enzimë e tretë e quajtur ligasë ADN-je pikas fillin e këputur dhe shkon aty.
6- Dhe duke përdorur materjalin e duhur, ajo mbush të çarën.

 

25. Besimi Në Darvinizëm Është Aq Logjik Sa Të Besosh Përrallën E Zanave

Shkronjat që shihni në faqen tjetër nuk janë në një rend të rastësishëm. Zaten, ato janë pjesë e përshkrimit që mban të dhënat mbi hemoglobinën, proteinën që çon oksigjen në gjak. Ky përshkrim është regjistruar në ADN, i cili përmban të gjitha të dhënat e rëndësishme për të gjithë trupin. Kur hemoglobina duhet të sintetizohet, shkronjat përzgjidhen prej tre miliardë sosh që gjenden në ADN. Ky proces përzgjedhjeje kryhet nga polimerasi RNA, një enzimë aq e përpikët dhe e kujdesshme, saqë kurrë nuk gabon në leximin apo zgjedhjen e shkronjave prej miliarda të tillave. Ajo identifikon çdoherë ato që duhen.

Pas përzgjedhjes së shkronjave të duhura dhe duke përvetësuar përshkrimin e proteinës, ajo shkon tek ribozomet, qendra e prodhimit për sintezën e proteinës.

Ribozomet lexojnë përshkrimin me të njëjtën përpikmëri dhe kujdes dhe, duke kuptuar porosinë, ato kësodore fillojnë të sintetizojnë proteinën pa asnjë gabim.

Kjo është një veprimtari e planifikuar dhe mjaft e organizuar, mu ashtu si arkitektët dhe inxhinierët projektojnë një rrokaqiell me teknologjinë më të fundit, plan të cilin pastaj ata e lënë në duart e ndërtuesve specialistë dhe teknikëve.

Darvinisët, nga ana tjetër, thonë se kjo shkallë superiore organizimi është një pjesë e vogël që as nuk mund të

shihet me sy të lirë, ka ndodhur prej rastësisë. Ata thonë se molekulat e formuara nga atome të pajetë, qorrë dhe të pandërgjegje, shfaqin vazhdimisht mprehtësi dhe diqysh drejtojnë dhe projektojnë një plan dhe organizim të tillë të pacen.

Të besosh në një pohim të tillë si ky është aq logjik sa të besosh se përrallat e Zanave janë të vërteta. Por Darvinizmi i ka hipnotizuar mjaft njerëz dhe ua ka bllokuar aftësitë e të kuptuarit.

hemoglobin, dna

Shkronjate mëposhtme janë udhëzime për prodhimin e hemoglobinës. Kur trupit i nevojitet hemoglobinë, një enzimë e quajtur polimerase NRA-je i identifikon këto shkronja një për një prej 3 miliardëve sosh të ADN-së, bën një kopje të tyre dhe i rendit ato siç duhen. Më vonë i përcjell udhëzimet e kopjuara tek vendi në qelizë ku do të kryhet prodhimi.

 

26. Enzimat Që Posedojnë Ndërgjegje, Dituri Dhe Mjeshtëri

Kur një proteine i duhet të sintetizohet në qelizë, një enzimë e quajtur RNA polimerase shkon tek banka e të dhënave të qelizës, gjen të dhënat në ADN që lidhen me proteinën, pastaj bën një kopje të saj për vete. Por të dhënat rreth proteinës nganjëherë gjenden të shpërndara gjithandej vendeve të ndryshme të ADN-së. Ngaqë RNA polimerase bën një kopje të krejt ADN-së – nga ku informacioni fillon aty ku mbaron – pashmangshmërisht përfundon kopjimin e vendeve që nuk nevojiten. Prania e të dhënave të panevojshme pastaj rezulton në fillimin e sintetizimit të një proteine të kotë. Në këtë fazë, enzimat e quajtura spliceozome (këtu, splice, dmth bashkim me ngjitje, thurje), vijnë në ndihmë për shpëtim dhe, me saktësi

të madhe e pikasin dhe heqin informacionin e parëndësishëm prej qindra mijëra grimca të dhënadh, dhe së fundmi i bashkohet zinxhirit të mbetur.

Molekulat, të përbëra prej disa atomesh, shfaqin një vetëdije të madhe në këtë proces të ngjitje-shtesës së RNA-së. Praktikisht ato punojnë si redaktorët, që vendosin dhe ndreqin të metat dhe gabimet në zinxhir. Këta atome e njohin proteinën që polimerasi RNA mundohet të bëjë, mund të dallojë mes të dhënave jetike dhe të panevojshme që duhet për ta prodhuar atë, dhe mund të sendërtojë prodhimin e proteinës së posaçme në fjalë nga qindra mijëra grimca të dhënash – të gjitha pa gabim. Veç të tjerash, ata e dinë menjëherë kur do të nevojiten dhe menjëherë shkojnë tek vendi i duhur për të filluar punën.

Gjithçka e shpjeguar këtu është vetëm një pjesë e vogël e procesit ndër miliona që ndodhin brenda një qelize. Është krejt e pamundur që atomet të kenë ndërgjegjen, njohurinë, mprehtësinë, mjeshtërinë dhe bashkëpunimin që kërkon një proces i këtillë.

Por pohimet e evolucionistëve – që sistemi më i përosur i natyrës ka ndodhur si rezultat i rastësisë – kundërshton hapur të gjithë logjikën dhe kuptimin shkencor. Evolucionistët, duke besuar në të pabesueshmen, thonë se natyra sjell mrekullira, dhe mbledhjen e protoneve, neutroneve, dhe elektronet mund të veprojnë me ndërgjegje dhe dituri.

Por evolucionistët gabohen. Organizatori dhe regjisori i gjithë kësaj ndërgjegjeje dhe procesi të planifikuar është Zoti.

dna copy

1. Kur një proteinë do të sintetizohet, kopjohen udhëzimet në ADN. Megjithatë, nganjëherë të dhënat mund të gjenden të shpërndara gjithandej ADN-së, kësisoj edhe grimca të tjera ADN-je janë kopjuar. Në diagramën e mësipërme, pjesëzat e paduhura të ADN-së janë shënuar në të kuqe. Kjo duhet të fshihet që proteina të sintetizohet siç duhet.

2. Në këtë pikë, enzimat e quajtura splajsozome (si manikota), vijnë në shpëtim dhe fillojnë të përkulin përreth fijet e kopjuara, në mënyrë që pjesëzat e paduhura të fromojnë një shqekëz.

3. Në fund të këtij procesi, pjesa e paduhur e ADN-së këputet. Pjesët e duhura pastaj ngjiten bashkë, dhe udhëzimet për të bërë proteinë është dërguar tek fabrika e prodhimit në qelizë.

 

27. Planifikimi I Shkathët Dhe Prodhimi Kryhen Nga Qelizat E Kockave

Kur zënë të zhvillohen kockat, ata fillojnë si inde kërcejsh. Me kalimin e kohës, pjesa e brendshme e kërcellit fillon të forcohet apo kalçifikohet dhe më vonë mbështillet në enët e gjakut prej qeliza kocke të quajtura osteoblaste dhe osteoklaste. Funksioni i qelizave osteoklaste është që të shkërmoqë dhe të riformojë kockat. Këtë ata e bëjnë duke sekretuar enzima të posaçme. Duke mos ndenjur kot sakohë që osteoklsatet bëjnë punën e tyre, qelizat osteoblaste formojnë kockën.

Si rezultat i bashkëpunimit mes këtyre dy grupe qelizash, kockat zhvillohen dhe më vonë formojnë krejt skeletin.

Gjatë fëmijërisë, kur rritja është shumë e shpejtë, detyra e osteoblasteve është shumë më e vrullshme. Formimi i kockave duhet të jetë më i shpejtë se shpërbërja apo shkërmoqja e kockave prej osteoklasteve, sapo skeleti ka arritur gjer në një farë shkalle pjekurie, megjithatë, procesi i fomimit dhe shpërbërjes fillon të balancohet.

Qelizat që gjenden në kockat e çdo njeriu kryejnë të njëjtën detyrë. Ato të gjitha dinë të bëjnë kocka. Të vetëdijshme për ndryshimet, ato e dinë si t’i japin formë kockeve të kafkës dhe të kofshëve, shkallën e trashësisë secila kockë duhet të ketë, dhe kur të ndalojnë rritjen. Gjithashtu, ato veprojnë në vetëdije se ato kanë akoma punë për të bërë gjatë fëmijërisë. Nuk ka ngatërrim me radhën e punës në secilin prej këtyre proceseve. Çdo grup qelizash hyn në veprim pikërisht në kohën e kërkuar, si rezultat i këtij formimi të planifikuar, çdo kockë përfton strukturën dhe formën që asaj i duhet për të kryer funksionet e saj sa më me efikasitet.

Si e kanë fituar qelizat e kockës këtë aftësi të planifikimit dhe prodhimit? Një qelizë e formuar nga atome të pandërgjegjshme nuk mund të shohë përpara ose të marrë vendime. Ajo nuk mund të ketë dijeni mbi mundin ose ekuilibrin e trupit, të ndjejë nevojat e tij dhe të marrë masa sipas rrethanave. Por të gjitha trilionat e qelizave në trupit të njeriut veprojnë me një vetëdije të dukshme të qënies njerëzore, dhe madje shfaq një inteligjencë superiore. Ky është tregues që ata drejtohen dhe mbarështohen prej një fuqie superiore. Pronari i Madh i fuqisë që i frymëzon ato është Zoti.

human skeleton

1. Qelizë eshtre
2. Kërc
3. Qendra eshëtrzimi
4. Kërce në zhvillim
5. Kërce të sapoeshtërzuara
6. Formimi i palcës së ashtit
7. Skelet

Skeleti i njeriut në figurën e mësipëme është ndërtuar hap pas hapi. Mu si skalitësit e vegjël, qelizat e kockës e gdhendin me kujdes skeletin e trupit. Kush i ka frymëzuar ato me diturinë e çdo hapi dhe si e ujdisin ato fortësinë, gjatësinë, formën, zgavrat dhe të dalat, dhe pikat e lidhjes? Ai që e ka projektuar dhe ndërtuar gjithë këtë kaq përsosmërisht është Zoti i Plotfuqishëm.

Ai është Zoti, Zoti juaj. Nuk ka Zot përpos Atij, Krijuesit të gjithçkaje. Ndaj, adhuroje Atë. Ai është përgjegjës për gjithçka. (Kur’ani, Sure Enam:102)

 

28. Harmonia E Mrekullueshme Në Krijesë Kundërshton Darvinizmin

blood cell

Sipas darvinizmit, çdo gjë e gjallë është një produkt i rastësisë dhe parregullsisë. Por rendi i përsosur, harmonia e mrekullueshme, dhe ekuilbri i ndjeshëm që ekziston nëpër krejt universin, e shtrydh pohimin darvinist të rastësisë. Një hollësi në trupin tonë, të cilën ju nuk mund ta shihni me sy të lirë, do të demonstrojë: Çka i jep gjakut ngjyrën e kuqe janë erithrocitet, ose qelizat e kuqe të gjakut. Erithrocitet kanë trajtë disqesh bikonkave dhe tejet elastike – tipare që kanë rëndësi sipërore për jetën njerëzore.

Nëse qelizat e kuqe nuk do të kishin një shkallë kaq të madhe elasticiteti, ato të ngecnin në mjaft kapilarë në të gjithë trupin, sepse diametri i qelizave është pothuajse dyfish i asaj të enëve më të ngushta përmes të cilave ato lëvizin. Por, për shkak të elasticitetit të tyre, kjo nuk është problem dhe ato mund të lëvizin lirshëm përmes tyre.

Ç’do të ndodhte nëse erithrocitet nuk do ta kishin këtë shkallë elasticiteti?

Përgjigja dramatizohet tek njerëzit me diabet. Qelizat e gjakut të tyre e humbin elasticitetin dhe si rezultat, bllokojnë enët e ngushta të gjakut tek sytë. Si rezultat i këtij bllokimi ndodh qorrimi.

Çdo strukturë dhe sistem në qëniet e gjalla është shumë i ndjeshëm, shumë imtësisht të sintonuara me njëra-tjetrën, dhe shumë e ekuilibruar që nuk lë vend për mundësinë e rastësisë. Kjo ndodh sepse është evidente se secili është krijuar prej Mbajtësit të fuqisë dhe diturisë superiore – dmth, prej Zotit.

red blood cells

Forma dhe elasticiteti i rruazave të kuqe të gjakut u lejon atyre të kalojnë me lehtësi edhe nëpër kapilarët më të ngushtë.

Ai që krijoi shtatë qiejt një mbi një. Ju nuk do të gjeni asnjë të metë në krijesën e të Plotmëshirëshmit. Shih sërish – a shikoni ndonjë të metë? Dhe këqyr sërish e sërish. Shikimi do t’ju kthehet i verbuar e i lodhur  (Kur’ani, 67: 3-4)

 

29. Hemoglobina-Gjahtari I Oksigjenit Në Trup

blood, Hemoglobin

1. Grupe Heme

Rruazat e kuqe të gjakut çojnë oksigjen tek çdo qelizë e trupit tonë. Ndërsa molekulat e oksigjenit lëvizin lirishëm nëpër gjak, rruazave të kuqe të gjakut u duhet t’i kapin ato, me anë të proteinës së quajtur hemoglobinë.

Një qelizë (apo rruazë) e kuqe gjaku është dizajnuar posaçërisht për të bartur hemoglobinën, e cila zë 90% të qelizës. Organeleve, si nuklet dhe mitokondret, që gjenden në qelizat e tjera, u mungojnë rruazat e kuqe të gjakut, gjë që lë vend për hemoglobinën të kapë oksigjen të mjaftueshëm.

Hemoglobina në asnjë mënyrë nuk mund të bjerë në kontakt me molekulën e oksigjenti, sepse po të ndodhte, ajo do të oksidohej dhe kësisoj, s’do të lejonte fare oksigjen të mbërrinte qelizat e tjera. Por në rrethana normale asaj nuk do t’i duhej të bjerë në kontakt me oksigjenin pasi ajo është krijuar në një mënyrë të posaçme që të mos e hasë këtë rrezik. Përndryshe, ajo e mban molekulën e oksigjenit si një palë masha.

Si e kap hemoglobina oksigjenin? Proteina e hemoglobinës përbëhet nga nën-njësi, secila përmban një atom hekur i lidhur pas një grupi heme. Këto grupe heme janë masha speciale që i japin hemoglobinës mundësinë për të kapur oksigjen pa kontakt dhe t’ia shpien atë qelizave që i duhet. Këndet torsinale ndryshojnë në një mënyrë të tillë gjatë lidhjes së oksigjenit.

Edhe këtu, brenda grimcave më të vogla të trupit, të padukshme me sy të lirë, kemi një harmoni të përsosur dhe pa të metë. Është e pamundur për një harmoni të tillë të ketë ardhur si rezultat i rastësisë. Zbrazja e rruazave të kuqe të gjakut për t‘i bërë vend hemoglobinës, duke patur masha proteine për të kapur oksigjen pa iu nënshtruar një reaksioni kimik, programimi i molekulës së hemoglobinës për të gjuajtur oksigjen pikësëpari, për të njohur molekulat e oksigjenit dhe të dallojë mes tyre dhe molekulave të tjera, bartja e oksigjenit të kapur për atje ku duhet - asnjë prej këtyre nuk është rastësi. Të thuash se është, do të thotë të kalosh kufijtë e logjikës dhe arsyes. Të gjitha këto janë tregues të diturisë së pakufishme dhe urtësisë së Zotit.

 

30. Qimet E Sistemit Të Frymëmarrjes Përcaktojnë Pagabueshëm Kahun

Së bashku me ajrin, ne zaten thithim brenda mjaft pluhur. Por kjo dhe mjaft substanca të tjera të dëmshme për trupin mbahen në një zonë të veçantë sigurie ku ato neutralizohen përpara se të kenë gjasa të mbërrijnë ndonjëherë mushkëritë.

Që nga hundët deri tek bronkiolet, e gjithë sipërfaqa e rrugëve të frymëmarrjes është e veshur me një shtresë mukose. Kjo substancë, e cila gjithashtu vepron si zbutës apo lagështues i sipërfaqes së rrugëve të frymëmarrjes, zë edhe grimcat e thithura të puhurit, duke i parandaluar ato të mbërrijnë në mushkëri. Megjithatë, pasi këto grimca të huaja janë kapur nga mukoza, ato duhet të nxirren jashtë trupit, që të mos grumbullohen në rrugët e frymëmarrjes. Si ndihmesë për këtë, në lojë hyn edhe një tjetër mekanizëm.

Veshja e sipërfaqes së rrugëve të frymëmarrjes janë flagjela (bishta, zgjatime) të mprehta që njihen si cilia, të pranishme përafërsisht 200 të tilla për qelizë. Duke goditur sa para-mbrapa në valë, nga dhjetë deri në njëzet herë në sekondë, këto cilia lehtësojnë lëvizjen e rregullt – gjithmonë drejt përpjetë kah gurrmazi (rrylli i fytit, dmth). Në këtë mënyrë, çdo mukozë që ka zënë grimca të huaja drejtohet kah fyti me një centimetër për minutë.

Në hundë, megjithatë, mukoza lypset të drejtohet për kah poshtë, dhe kështu cilia lëviz në kah të kundërt. Kësisoj, çdo lëndë e huaj në mukozën hundore lëviz kah fyti. Më vonë, çdo lëndë e huaj o përcillet bashkë me gëlbazën dhe çohet në sistemin tretës, ose nxirret nga trupi përmes kollitjes.

Siç e tregojnë këta shembuj, këto struktura të imëta si qime mund të përcaktojnë se ku ndodhet fyti, i cili është, të flasim relativisht, shumë larg, edhepse ato nuk kanë sy për të parë, dhe as tru për të menduar. Për më tepër, ato e dinë se nëse kjo lëndë e huaj merr për poshtë në mushkëri, ajo fare mirë mund të dëmtojë trupin. Për ta mënjanuar këtë, ato veprojnë në mënyrën më harmonioze, duke goditur gjithmonë në të njëjtin drejtim.

Në eksperimete të ndryshme dhe duke përdorur metoda të ndryshme, shkencëtarët e kanë studjuar këtë mekanizëm për vite me radhë. Megjithatë, ata ende nuk e kuptojnë plotësisht këtë mekanizëm, me të cilin qime fare të vogla vetëm një e milionta e metrit në përmasë e kanë kryer vazhdimisht pagabueshëm qyshprej njeriut të parë. Duke vepruar me frymëzimin dhënë atyre prej Zotit i cili i krijoi ato, ciliat veprojnë në një mënyrë të pashembullt që nuk mund të bëheshin prova në një sërë rastësish.

Cilia in the windpipe

Cilia në laring, fotografuar nga një mikroskop elektroni

Dhe ai ka bërë gjithçka në qiej dhe gjithçka në Tokë që të nënshtrohet ty. E gjitha është prej Tij. Sigurisht për këtë ka shenja për njerëzit që të reflektojnë (Kur’ani, 45:13)

 

4 / total 6
Ju mund të lexoni librin e Ndërgjegje në Qelizë Harun Jahja-s në internet, ta shpërndani atë në rrjetet shoqërore siç janë Facebooku dhe Twitter, mund ta shkarkoni atë në kompjuterin tuaj, ta përdorni atë në detyrat e shtëpisë tuaj apo punimet shkencore, dhe mund ta botoni, kopjoni ose riprodhoni atë në ueb faqet ose bllogjet tuaja pa i paguar ndonjë tarifë autorit, për aq kohë sa ju e njihni apo e vendosni këtë faqe apo sait si referencë.
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top