AI QË FTON NË ISLAM DUHET TË JETË PREJ DURIMTARËVE

Ne duhet te kemi durim përballë atyre individeve të cilët na shfaqen me mendime naive, në lidhje me besimin dhe Zotin. Gjithashtu duhet të dijmë se ajo që ne do të themi nuk do të jetë e efe...ktshme menjëherë, prandaj na duhet durimi. Ka disa persona te cilët predikojnë në lidhje me besimin dhe thonë: Unë e bëra punën time ia shpjegova besimin, por ai/ ajo është prej mohuesve. (nuk u ndikua) Por si nuk u influencua nga ajo që i paraqitëm ne? Pas 3 vjetësh, 5 vjetësh, fjala e mire (predikimi) do ta japë efektin e vet...mund të përmendim këtu shembullin e profetit Moisi (paqja e Zotit qoftë mbi të ) i cili u vendos në një kosh dhe u braktis nga nëna e tij. Por ishte Allahu Ai që e drejtoi atë drejt shpëtimit, drejt diçkaje të mirë. Ajo që ne bejmë është se braktisim sjelljet tona të mira të cilat pa diskutim ndikojnë tek bashkëbiseduesi ynë. Prandaj nuk duhet të nxitohemi...Për shembull (më kujtohet) kur isha në Akademi (ushtri), predikoja per Islamin. Atje unë hyra më 79-tën e vazhdova më 81, 82, 83, e kështu në fillim kisha dy shokë, më pas tre, më pas katër, e më vonë pesë. Tre prej tyre ikën dy mbetën. Numri jonë arrinte maksimumi në pesë veta ku disa prej tyre largoheshin dhe te tjerë vinin, kjo per arsye të ndikimit të tyre nga një lloj i ri i kulturës në ambjentet e shkollës, një lloj arti që ndikonte në mënyrën e tyre te sjelljes. Kështu ishte ne modë lidhja shallit përrreth qafës apo tërheqja mëngëve të bluzes. Këta të rinjë, të ndikuar nga kjo fryme e re gjendeshin të mbështjellë në një gjendje shumë të çuditshme psikologjike, gjendje që i pengonte të kuptonin më tej. Disa prej tyre nisën të mendonin se mund të fitonin jetesën dukë u bërë artista të mëdhenj. Por në fakt nuk ndodhi kështu. Një nga shokët e mi i cili studionte ne degën e Arteve të bukura dhe ne shkollë shpesh e krahasonte veten me skulptorin Rodin....Pasi e takova vite me vone ai kishte shenja gëlqereje ne kokë. Une e pyeta se ç'farë bën për të jetuar? Ai mu përgjigj: - Lyej ndertesa (Bojaxhiun) Tani të lyesh ndërtesat me gëlqere mund të quhet nje formë arti ...por në fakt nuk është kështu, por ata nuk e pranonin një gjë të tillë, pra nuk e pranonin Realitetin. Akoma ishin duke ëndërruar, ata ëndërronin se mund të bëhëshin artistë të famshëm dhe se punët e tyre do të vlenin miliona, por në të vërtet nuk ndodhi kështu. Në momentin që ata morën këtë rrugë ata harruan besimin. Ata harruan bisedat tona dhe se ç'farë i thamë atyre, mendonin se gjëra të mëdha do të ndodhnin dhe se ata do ta fitonin jetesën e tyre kështu. Por ata u mashtruan nga jeta e kësaj bote dhe kështu ata u dorëzuan... Por duke iu mbeshtetur Allahut çdo gjë shkon mirë, por kjo nuk do të thotë se edhe ne nuk hasim veshtirësi gjithashtu.



2010-08-28 16:13:12

Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top