NËSE NDONJË THOTË “UNË KAM BËRË DIÇKA,” KJO QUHET POLITEIZËM, ÇFARË AI DUHET TË THOTË ËSHTË “ALLAHU E BËRI ATË NËPËRMJET MEJE”

Nga intervista e z.Adnan Oktar dhënë në TV Kazseri dhe TV Kanal 35, 29 Nëntor, 2009

Adnan Oktar: Politeizmi është të barazosh diçka me Allahun. Mirëpo kjo mund të manifestohet në mënyra të paparashikueshme. Për shembull, nëse dikush thotë “unë kam bëra diçka,” kjo quhet politeizëm. Çfarë ai duhet të thotë është “Allahu e bëri këtë nëpërmjet meje.” Apo nëse na është dhënë ndihmë për një pjesë, ne duhet të themi si Allahu na e dërgoi atë. Nga që një person e sheh një imazh brenda mendjes së vetë, është e qartë se atë e ka krijuar Allahu, apo jo? Allahu i dhuron ngjyrat, zërat, imazhet, ndjenjën e urisë dhe të gjitha informatat që u përkasin atyre. Dhe pasi që ai është Allahu që i bën të gjitha gjërat, që të gjitha ato gjëra duhet të sqarohen në marrëdhënie me Atë. Duhet të thuhet se Allahu krijon dhe i bën të gjitha gjërat. Gjithçka tjetër është politeizëm. Por kjo nuk është aspak e ndërlikuar, në fakt është lehtë për tu kuptuar. Për shembull, unë tani jam duke folur. Është ai Allahu që po më bënë të flas. Ju po parashtroni pyetje, dhe ai është Allahu që po u bënë juve ti parashtroni ato. Ai i cili i ka kuptuar këto, pas kësaj, në mënyrë shumë natyrale gjithnjë do të veproj në mënyrën e duhur. Me fjalë të tjera, ai do ta bëjë këtë me lehtësi. Është shumë me rëndësi që një vendim i tillë të merret njëherë, dhe të kuptuarit e drejtë është shumë i rëndësishëm.



2010-05-26 14:31:04

Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top