Që të rrisësh një njeri cilësor, lypset të zhvillohen ide cilësore

Pjesë e shkëputur nga biseda e drejtpërdrejt me Adnan Oktar në A(TV, 9 shtator 2014

Është e domosdoshme t’i kushtojmë rëndësi njerëzve cilësorë në vend të sendeve cilësore. Nëse nuk kemi njeri cilësor, sendet dhe vendet cilësore shkatërrohen. Në Turqi ka njerëz cilësorë, por ka gjithashtu njerëz me cilësi të dobëta dhe të pasjellshëm. Është me rëndësi të rrisim njerëz me cilësi, së pari, dhe për këtë duhen zhvilluar ide cilësore. Nuk mnund të rritet një njeri cilësor nëpërmjet idesh me cilësi të dobët. Idea cilësore është Islami siç tregohet në Kur’an, jo kuptimi orthodoks apo politeist i Islamit. Nuk mund të gjesh cilësi në to. Ata jetojnë thellësisht në një mënyrë shumë larg së qëni cilësore. Sepse t’i thuash tjetrit të mos qeshë, të mos flasë, të hajë përdhè dhe i thua «nuk ke pse i lanë duart, vetëm lëpiji gishtat» - ai bën të gjitha verpimet e pahijshme në tavolinë. Një njeri i tillë atëherë nuk mund të ndërtojë një godinë shumë cilësore apo pishina shumë cilësore.

   Kur njerëzit me cilësi të dobët shkojnë në vende me cilësi të lartë, ai vend e ul cilësinë. Me  ndryshime fare të vogla vendet mund të përmirësohen në cilësi.

  Pikësëpari ata duhet t’i mëshojnë ideve cilësore. Këto të fundit lypsin libra cilësorë, vepra cilësore dhe autorë cilësorë. Nëse mundohesh t’i trajnosh njerëzit me mungesë dashurie, me urrejtje, me autorë të dobët, atëherë njerëz me cilësi të dobëta dhe të dhunshëm do të rriten. Me qëllim që të tërheq vëmendjen në këtë çështje, jam duke punuar në një libër.

Një jetë pa cilësi është emri tjetër për ferrin.

Adnan Oktar: Një jetë pa cilësi është vërtet e tmerrshme; është emri tjetër për ferrin. Mjaft shtete në Azi nuk i vënë rëndësi cilësisë. Në Pakistan, Indi dhe Kinë nuk ka kuptim të mjaftueshëm mbi cilësinë. Imitohen mallrat italiane, por ata nuk janë aq cilësore sa origjinalet.

   Prandaj, Traktati i Shangait është një emër tjetër për mungesë cilësie. Së pari, është e domosdoshme të nxitet cilësia, pasaj të mos parapëlqehet një jetë pa cilësi. Është e domosdoshme të këmbënmgulet mbi përftimin e cilësisë gjithmonë.

   Për shembull, Pejgamberi ishte gjithmonë cilësor. Shokët e tij ishin mjaft cilësorë. Ata ishin njerëzit më cilësorë të kohës. Gjithçka në profetin Abraham ishte mjaft cilësore. Fillimisht, është e domosdoshme të rriten njerëz me ide cilësore. Pastaj është e domosdoshme të ngulmohet në ide cilësore dhe të mos ndikohemi nga ide cilësie të dobët. Është me rëndësi të mos mbrojmë mendime të cilësisë së dobët dhe mos t’u shkojmë pas njerëzve që i mbrojnë ato.

Ju keni vite që flisni për rëndësinë e këtyre çështjeve, por sapo u botua artikulli juaj mbi «ministrinë e cilësis», çështja u vendos në agjendën e autoriteteve qeveritare.

Adnan Oktar/.

Doemos, Ministria e Cilësisë duhet të krijohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Shteti duhet të adoptojë një politikë të bazuar në cilësi ideje, njeriu, ndërtese, kopësht, tregëtie, dhe kudo. Çështja e cilësisë duhet të jetë politika kombëtare e shtetit.

Mungesa e cilësisë është e neveritshme.

Një mbledhje jo cilësore, një ndërtesë jo cilësore, një veshje jo cilësore gjithmonë ta mbrrudh shpirtin. Cilësia e ngazëllen njeriun. Ajo është pasuri dhe është emri tjetër për bukurinë. Nëse e lë cilësinë e dobët të ecë, ndjehesh sikur ke rënë në një pus të thellë. Gjendja do të bëhet gjithnjë e më e tmerrshme. Do të bëhet përherë e më e pështirë.

Cilësia është një domosdoshmëri në Evropë. Lindja e Mesme gjithashtu duhet t’i kushtojë rëndësi cilësisë.

- Zoti Adnan, ju thatë se gjysma e Kuvendit Kombëtar duhet të përbëhet nga gra. Edhe kryeministri i Italisë ka marrë pikërisht këtë vendim. Prej gjashtëmbëdhjetë ministrash, tetë janë femra, dhe disa prej janë të reja dhe të bukura. Ky zhvillim ka bërë lajm anembanë botës. Kryeministri iu përgjigj pyetjes së gazetarit «Pse u caktuan kaq ministre seksi», duke thënë: «Pse ç’të keqe ka një femër seksi?»

Adnan Oktar: Një  njeri i shëndetshëm është i bukur, tërheqës. Zoti krijon natyrshëm ashtu. Bile edhe zogjtë e fluturat janë tërheqëse. S’ka asgjë për t’u habitur. E kundërta e së qënit tërheqës është e pakëndshme. Të pyesësh pse ajo është tërheqëse është njësoj si të pyesësh «pse nuk është e pakëndshme». Italianët vepruan për së mbari në këtë rast. Ai italian është një komb që i vë rëndësi cilësisë.  Shteti italian gjithmonë i ka dhënë përparësi cilësisë. Prandaj, ndërtesat e tyre, rrugët, veshjet, ushqimi e pijet janë përherë cilësore. Një jetë pa cilësi është diçka si vdekje për italianët. E njëjta gjë është edhe në Suedi. Cilësia është një domosdoshmëri në Danimarkë e Norvegji, por cilësia në Lindjen e Mesme lë shumë për të dëshiruar. Atyre u mjaftojnë vetëm  gjërat që u munësojnë jetën. Është si të thuash se ata kanë një vështrim primitiv për jetën. Nuk është kështu për të gjithë ata, por për shumicën, po. Kjo është një gjendje vërtet serioze.



2014-11-30 16:33:33

Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top