SI DUHET T’I FRIKËSOHEMI ALLAHUT?

Nga intervista e drejtpërdrejtë e z. Adnan Oktar dhënë Ekin Tv, 02 Mars, 2009

Adnan Oktar: Frika ndaj Allahut është sikurse frika e një të dashuruari marrëzisht i cili ruhet që mos ta inatos Allahun, dhe i cili ka frikë të mos jetë i privuar nga pëlqimi i Allahut. Një i dashuruar, ruhet mos ta dëshpërojë më të dashurin, sepse ai frikësohet se kjo do ta shkatërronte dashurinë e tyre: e këtillë është frika ndaj Allahut. Nuk ekziston kurrfarë kuptimi tjetër të kësaj. Personi i tillë mund të futet në xhehenem dhe të digjet në zjarrin e tij mirëpo ajo çfarë në fakt e bënë atë jo të ndihet rehat është pamundësia që ai ta shpreh dashurin ndaj Allahut. Prandaj, kjo është ajo çfarë Allahu u tregon dashnorëve se për çka ka nevojë një ashik. Nëse një person ka frikë të plotë ndaj Allahut, ai në mënyrë të përpiktë do t’iu bindet urdhrave të Tij, dhe ai person do ta do Atë dhe do të sillet me shumë respekt. Për shembull, ai nuk do të jetë egoist dhe vetjak, por do të jetë i dhimbshëm dhe i kujdesshëm. Ai nuk do ta frenoj nën-vetëdijen e tij apo të kërkoj qëllimet e tij, por ai do të jetë zemërbutë; ai do të ketë frikë Allahun dhe do të jetë zemërbutë me të tjerët. Bie fjala, zemërbutësia është një forcë e cila ushqen dashuri, dhembshuria është forcë e cila ushqen dashuri. Për ta kënaqur Allahun ju kujdeseni për më të dashurit tuaj, keni dhembshuri për atë se çfarë hanë e pinë ata, për ushtrimet të cilat personi i tillë duhet ti bëjë. E tëra kjo është një paraqitje e dashurisë së një njeriu ndaj Allahut. Mirëpo personi i cili nuk ka frikë nga Allahu bëhet egoist, vetjak i cili mendon vetëm për vetën e tij; ai shndërrohet në njeri që nuk falë dhe të vrazhdë atëherë kur në pyetje janë interesat. Bie fjala, personi i tillë do të jetë skeptik, jorealist; ai nuk do të jetë zemërgjerë dhe nuk do të mund ta jepte jetën e vet për Allahun kur ka nevojë për një gjë të tillë. Domethënë, përplot sjelljesh negative të grumbulluara në atë. Mirëpo në rast të frikës ndaj Allahut, çdo mirësi është mbi atë person; d.m.th. çdo e mirë që garanton dashuri dhe bukuri i përshtatët në mënyrë të përkryer frikës ndaj Allahut.

INTERVISTË E DREJTPËRDREJT E Z.ADNAN OKTAR NË TV CAY (18 MARS, 2009)

ADNAN OKTAR:  Një mysliman e devotshëm ka frikë Allahun dhe asnjëherë nuk sillet në mënyrë të pahijshme për shkak të frikë-respektit ndaj Tij. Ai fletë me gjithë respekt. Ne jemi qenie njerëzore që mund të vdesim në çdo sekondë. Ne jemi manifestimi i Allahut dhe Allahu na bënë që të flasim në një hapësirë të vogël dhe na i shfaqë imazhet tona.

... nëse një person është i pajisur plotë me besim dhe e ka frikë Allahun, ai nuk ka as gjumë për shkak të kënaqësisë që e përjeton. Dua të them, ai shpërthen nga gëzimi: gëzim për Xhenetin, gëzim duke e ditur se vlerat morale të Islamit do të mbizotërojnë në botë, gëzim duke e parë se fjalët e njerëzve të bekuar bëhen realitet, gëzim për moralin e mirë, ka po aq shumë gëzime për tu përjetuar, gëzim i bekimeve të dhëna nga ana e Allahut. Mirëpo mbi të gjitha të tjerat, është gëzimi për ekzistencën e Allahut, dua të them nën kontrollin e fuqisë së Tij të pakufishme. Ai është një bekim aq i madh, qoftë i lartësuar Allahu! Le ti përjetojnë njerëzit gëzimet e tilla. Sigurisht, si rrjedhojë e kësaj, personi i tillë bëhet aktiv dhe plot gjallëri mirëpo ky nuk është qëllimi. Por ai është bekimi i Allahut i derdhur mbi ne për atë që i kemi bërë ato vepra aq të bukura

Ndiqni on line në Harun Jahja.Tv

2010-03-29 12:12:01

Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top