DARVINISTËT TË PAAFTË TË KUPTOJNË URTËSINË E MANGËSIVE NË KRIJIM NGA ALLAHU XH.SH. KRIJUES ABSOLUT.

Nocioni “El Bedi” është një nga emrat e bukur të Allahut Subhanehu i cili nënkupton Krijuesin e botrave unikale dhe të mahnitshme. Disa njerëz nuk kanë mundësi të kuptojnë domethënien e këtij emri madhështor të Allahut xh.sh., kurse disa të tjerë e injorojnë këtë pavarësisht se e kuptojnë këtë gjë. Ata  kërkojn mënyra për të mohuar këtë. Alllahu xh.sh. për ta thotë:

 
“Dhe, edhe pse bindshëm të besueshëm në to (se ishin nga Zoti), i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi, pra shikoje se çfarë ishte fundi i shkatërrimtarëve”. En-Neml :14. Pastaj ajeti tjetër:
 
“O ju njerëz, ja një shembull, veni veshin pra: Vërtet ata që po i adhuroni në vend të All-llahut, ata nuk mund të krijojnë asnjë mizë, edhe nëse tubohen të gjithë për të, e po ashtu, nëse miza ua rrëmben atyre ndonjë send, ata nuk do të mund ta shpëtojnë atë prej saj. I dobët është edhe lutësi edhe i luturi.Ata nuk madhëruan All-llahun me madhërinë e Tij të vërtetë, që e meriton, All-llahu është i fuqishëm, ngadhënjyes” El haxhxh 73-74.
 
Ata të cilët nuk arrijnë të kuptojnë madhështinë e Allahut xh.sh. vazhdimisht përsërisin të njëjtin gabim. Në vend se të prezantojnë dhe të afrojnë argumente për të mbështetur pretendimet e tyre (edhe pse ata nuk posedojnë argumente për këtë), ata bëjnë hulumtime për mangësitë në krijimin e mrekullueshëm të krijesave nga Allahu xh.sh.. Ata të cilët merren me këto veprime në përgjithsi janë atesitët dhe Darvinistët, të cilët gjithnjë kanë për qëllim mohimin e Allahut xh.sh.
 
Me ardhjen e shekullit XXI  Darvinistët përjetuan humbjen më të keqe në historinë e tyre 150 vjeçare. Pikërisht në këtë shekull, bota e kuptoi se ekzistojnë miliona argumente të Krijimit, dhe nuk ekziston asnjë argument i vetëm që vërteton evolucionin. Njerëzit e mësuan të vërtetën se gjatë këtyre viteve kanë qenë të mashtruar që nga ditët shkollore. Andaj për herë të parë hasën në prova reale dhe argumnte shkencore, dhe e panë se të gjitha fosilet, më shumë se 250 milion fosile, argumentojnë për realitetin e krijimit.
 
Kjo humbje e madhe shkaktoi panik dhe dëshprim të thellë mes Darvinistëve, saqë pasuesit e evolucionit shpejtuan për të përforcuar pozicionin e tyre dhe për të marrë një sulm të ri, i cili do të ngrihej mbi gënjeshtrën dhe mashtrimin. Andaj programet televizive rreth evolucionit dhe pasuesit e Darvinizmit përmes shtypit po bëjnë përpjekje të neutralizojnë dhe amortizojnë disfatën e tyre, duke bërë përpjekje që në kontinuitet ,në vazhdimësi të mbajnë gjallë tezën se : “krijesat – gjallesat nuk janë të përsosura” pra kanë mangësi në krijimin e tyre.
 
Ndoshta do të ishte e dobishme që edhe një herë të vërtetojmë dhe të përsërisim një fakt shumë të rëndësishëm të cilën e kemi përmendur edhe më parë, e ajo është fakti se: natyrisht se organizmat (krijesat) nuk janë të përsosura, pra kanë mangësi. Por ajo që darvinistët nuk po mund të kuptojnë është se gjallesat (organizmat) janë të krijuara me një përsosmëri jashtëzakonishtr komplekse dhe të përsosur, e që njeriu nuk mund t’a kuptojë fshehtësinë e tyre. Në anën tjetër përmes krijimit të mangësive del në shesh fuqia absolute e Allahut xh.sh. se Ai krijon çfarë të dojë dhe çka të dojë dhe si të dëshirojë nga krijesat duke i dhënë bukurinë dhe përsosmërinë që dëshiron Ai.
 
Këto të meta në krijimin e gjallesave na përkujtojnë ne se kjo botë është bota e sprovimit dhe se është botë kalimtare. Me krijimin e tij të krijesave me të meta dhe mangësi na tregon neve se kjo botë nuk është qëllimi final i krijimit tonë, kurse përsosmëria gjendet vetëm në botën tjetër, në Xhennet. Allahu i cili krijoi botat në përsosmëri dhe bukuri të jashtëzakonshme, natyrisht  që ka mundësinë edhe të krijimit të sendeve në përsosmëri. Allahu është Zoti i botave, dhe përsosmëria i takon vetëm Atij.
 
Sikur njerëzit të jenë të krijuar në mënyrë të përsosur në jetën e kësaj bote, atëherë ata nuk do të kishin mundësi të dinin fshehtësinë e sprovimit, ose njohjen se ata janë adhurues të Allahut xh.sh.. Atëherë ata kurrë nuk do të përpiqeshin për të arritur kënaqësinë e Allahut xh.sh. dhe Xhenetin e Tij. Atëherë kjo botë do t’i mjaftonte dhe do të ishte i kënaqur me të personi i cili  posedon përsosmërinë në të, dhe ai kurrë nuk do ishte i përmalluar dhe përgatitur për botën tjetër. Edhe pse ekzistojnë një numër i konsiderueshëm i organizmave (gjallesave) që nuk i godet sëmundja, dhe prej atyre që posedojnë një imunitet të madhë për tu mbrojtur qoftë edhe në kushtet më të vështira, ekziston një urtësi e veçantë, se ato cilësi kur gjenden te njeriu, përsëri nuk arrijnë shkallën e përsosmërisë. Njerëzit janë më afër Allahut xh.sh. atëherë kur i shohin mangësitë e tyre njerezore, atëherë kur e vërejnë dhe e shohin natyrshmërinë e vërtetë të jetës së kësaj bote, dhe për këtë ata shpejtojnë që të afrohen te Allahu xh.sh., për të përfituar kënaqësinë dhe Xhenetin që e ka krijuar Allahu i përsosur që është një dhe i pa shok.
 
Në anën tjetër, është e vërtetë dhe e sisgurtë se Allahu xh.sh., Zoti i të gjitha botave të gjitha gjallesat në botën tjetër do ti krijojë të përsosura dhe pa të meta, e ky krijim do të bëhet pëmes fomulës  shumë të thjeshtë të Allahut xh.sh., përmes fjalës “bëhu” e ai bëhet. Allahu xh.sh. për këtë na informon në Kur’anin famëlartë ku thotë:
 
“A nuk e kanë vërejtur ata se si All-llahu nis krijimin, e pastaj atë e përsërit, e kjo është lehtë për All-llahun.Thuaj: “Udhëtoni nëpër tokë e shikoni se si filloi krijimi, pastaj All-llahu e fillon krijesën tjetër (ringjalljen). Eshtë e vërtetë se All-llahu ka mundësi për çdo send”.El Ankebut : 19-20

Për derisa darvinistët nuk e njohin këtë të vërtetë madhore, ata përmes metodologjisë së nxjerrjes së pretendimeve të tyre në skenë janë vetëm qesharakë, sepse edhe ata e dinë se pretendimet e tyre janë gënjeshtra dhe të pa baza. Edhe ata janë dëshmitarë për krijimin nga Allahu xh.sh. porse mungesa e aftësisë për të sjellë një argumnet shkencor për të vërtetuar tezën dhe pretendimin dhe humbjen e tyre i nxitë që në vazhdim të ofrojnë teza dhe teori të pa baza dhe absurde.
 
Debati i Adnan Oktar për urtësinë e mangësisë së krijimit të njeriut
 
Gazetari: Kemi një pyetje. Ne i shohim bimët dhe kafshët në natyrë, ato gjithmonë janë të pastra dhe të përkryera, edhe pse ato jetojnë në mes të baltës dhe dheut, dhe nuk mund të përdorin sapunin për pastrim, e njerëzit nuk janë  ashtu. Andaj, pse njeriu është krijuar me këtë dobësi, meqë janë njeriu është më i rëndësishëm dhe me komplekse.
 
Adnan Oktar: Njerëzit sa më të dobët që të jenë, sa më shumë të jenë të sprovuar, aq janë më tërheqës dhe më afër Allahut xh.sh. si psh. Sikur të dëshironte Allahu xh.sh. do të krijonte frymën tonë të aromatizuar sikur aroma e luleve, dhe atëherë nuk do të kishte nevojë të pastrohej, por për kundrazi do të kishim ngelur të pastër tërë kohën, ose kishte mundësi të na bënte të pastër pa u ndotur sikur trandafili. Mirëpo dëshira e Allahut xh.sh. ishte që të na krijojë ashtu si jemi me një qëllim të caktuar, që të përjetojmë se si organizmi i njeriut është plot me mangësi dhe të meta. Veshi ka mangësi, po ashtu syri, e të gjitha këto janë të krijuara  në mënyrë të posaçme. Një ditë isha duke kaluar pranë një shitore të parfumerisë dhe thashë me vete: ah sa shumë  lloje të aromave të ndryshme dhe të bukura. Allahu ato i ka krijuar në shishe të qelqit të paketuara, sikur të kishte dëshiruar Ai do të krijonte aroma të ngjashme në trupin tonë, por nuk e bëri këtë, Ai e bëri plotësisht të kundërtën e kësaj.
 
Allahu xh.sh. ka pasur mundësi të krijojë aroma të këndshme në nënqetullëmn apo gropën e krahit tonë, sepse Ai Kroji erëra dhe aroma të këndshme dhe të lezetshme te bimët siç janë tulipani, karafili ose vjollca, por këtë Allahu xh.s. nuk e bëri me qëllim në mënyrë që njerëzit të përmallohen për Xhenetin. Sikur çështja të ishte e kundërt me këtë që e ka krijuar, atëherë njerëzit nuk do të përmalloheshin për Xhennetin. Andaj, sa më shumë që njerëzit i shohin të metat e tyre, aq më shumë shtohet dashuria dhe përmallimi i tyre ndaj Xhennetit.  Ne mund të posedojmë idenë e muzikës së përsosur, mirëpo atë nuk mund ta gjejmë asnjëherë.
 
Gazetari: Po.
 
Adnan Oktar: Në ndërgjegjen apo vetëdijen tonë mund të kemi një shtëpi të përsosur p.sh. por kur të shkojmë te ajo shtëpi apo ai pallat, ndodh që nuk na pëlqen ajo shtëpi dhe themi: “Uroj që të shkoj në shtëpinë time”. A nuk është ashtu ?
 
Gazetari : Po.
 
Adnan Oktar: Në këtë gjendje ne nuk e  pëlqejmë asnjërën prej tyre, sepse ne jemi krijuar për në Firdevs dhe se bindja për në Xhenet dhe përhershmërinë në të është instikt shumë i fuqishëm në ndërgjegjshmërinë tonë. Instikti i përhershmërisë është instikti më i fuqishëm te njeriu, dhe ai është in stikti i vetëm që asnsjëherë nuk mund ta kënaqësh në këtë jetë. Ne kemi edhe instiktin e të ngrënit, e ky instikt mund të kënaqet, të përmbushet, dhe të gjitha instiktet mund të përmbushen dhe kënaqen në këtë jetë, me përjashtim të instiktit të pavdekshmërisë-përhershmërisë së kësaj bote.
 
Debat televiziv me Adnan Oktar në kanlin 35 realizuar më 18 janar 2009.
 
“Dhe, a nuk menduan ata me veten e tyre se All-llahu nuk krijoi qiejt dhe tokën dhe çdo gjë që gjendet ndërmjet tyre pa ndonjë qëllim të caktuar dhe për një kohë të kufizuar, por një pjesë e njerëzve janë mohues të takimit me Zotin e tyre (në momentin e ringjalljes pas vdekjes” Err-rrum:08
2010-05-07 14:01:45

Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top