GABIMI I SHTYRJES SË AFATIT TË ADHURIMIT TË ZOTIT DERI NË MOSHË TE VJETËR

All-llahu (Zoti) mbështet gjithkënd qe ka një mëndje te shëndetshme  dhe ndjenja te përgjegjshme për te jetuar sipas moralit te Kur’anit dhe plotësimit të urdherave të All-llahut.Ato te cilët performojnë akte të adhurimit jetojnë një jetë të mirë në këtë  botë dhe fitojnë një jetë te përjetshme në Parajsë.Shtyrja me qëllim e lutjeve me mendime të tilla si”Unë më mirë te gëzoj vitet e rinisë. Unë mund të adhuroj  dhe të falem kur të plakem dhe kështu të fitoj jetën ne Parajse’’ mund t’i shkaktojë këtyre njerëzve të humbasin jetën e tyre ne  botën e përtejme,sepse

Nuk është pendim (i pranueshëm) i atyre që vazhdimisht bëjnë punë të këqia dhe vetëm atëherë kur t’i vjen vdekja ndonjërit prej tyre, të thotë: “Unë tash u pendova!” e as i atyre që vdesin duke qenë jobesimtarë. Ndaj tyre kemi përgatitur dënim të ashpër. (Sura EN NİSE, 18)

Gjithashtu kujtohu që asnjë nuk e di kur ai ose ajo do te vdesë.Kështu që është një gabim i madh  ta shtysh adhurimin ndaj Zotit sepse pas vdekjes nuk ka asnjë mundësi  pavarësisht keqardhjes dhe dëshirës per ty kthyer dhe një herë në jetë.

Nuk është e pranueshme të mos kryesh aktet e adhurimit ndaj Zotit tënd ,duke thënë:”Unë kam nje zemër te pastër”

Bota është një vend provimi ,një sprovë për gjithkënd.All-llahu e informon njerëzimin për këtë fakt në Ku’ran: ” 67:2. Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhënjyesi, mëkatfalësi ." (Sura el-Mulk) Si një kerkesë e kësaj prove, njerëzve  i llogaritet çdo veprim  dhe cdo akt adhurimi që aktualisht kryejnë apo shtyjnë.Nëte tilla raste, vetem deliresia ,pastërtia e zemrës nuk mund të jetë një mjet matës.Padyshim se kjo deliresi apo pastërti,vullneti i mirë dhe një personalitet i ndershëm janë të vlefshme në fushëpamjen e All-llahut, por shenja me sinjifikative e dëliresise dhe e sinqeritetit  është plotësimi i përpiktë  i urdhrave të Tij.Kështu që, ska rëndësi shumë sa mirëbërës ato deklarojnë se janë, njerëzit që nuk përformojnë aktet e përshkruara të adhurimit,duhet t’i frikësohen All-llahut dhe  se ato qe nuk veprojnë sipas kënaqësisë së Tij të mirë  dhe Kur’anit nuk do të takohen me atë që ato presin në botën e përtejme.Përveç kësaj vetem Kur’ani mund te masë “pastërtine e zemrës. " Me fjalë te tjera,njerëzit mund të thonë që ato janë te pastër vetëm në qoftëe se ato janë te sinqertë në pajtim ose pëlqim me vlerat morale të Kur’anit.Pra është e pakuptimtë për to,  të deklarojnë të kenë një zemër të pastër e bazuar vetëm ne kodin e tyre të vlerave.
2010-03-24 22:44:34
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top