GJUNJEZIMI I EVOLUCIONIT

Shkarko Librin

Download (DOC)
Lexoni Online
Download (PDF)
Bleni Librat
Komentet

Kapitujt e librit

< <
1 / total: 18
Gjunjezimi i Evolucionit - Harun Jahja

GJUNJEZIMI I EVOLUCIONIT

Disfata shkencore e Darvinizmit dhe e sfondit te tij ideologjik


Parathenie:
Përse teoria e evolucionit?

Shumë njerëz që kanë dëgjuar të flitet për teorinë e evolucionit, mendojnë se ajo ka të bëjë vetëm me fushën e biologjisë dhe se nuk ka lidhje me jetën e tyre të përditshme. Po sa i saktë është ky mendim? Me pak durim çdonjëri mund të kuptojë se një mendim i tillë është krejt i gabuar, sepse shumë më tepër se një koncept biologjik, teoria e evolucionit përbën themelin e një filozofie të pabazuar në realitet që ka pushtuar mendjet e një numri shumë të madh njerëzish.

Kjo filozofi është "materializmi", e +-cila përmban një numër pikëpamjesh ireale për arsyen dhe mënyrën se si njeriu erdhi në ekzistencë. Materializmi predikon se nuk ekziston asgjë tjetër veç materies dhe se kjo materie është esenca e çdo gjëje, qoftë kjo organike apo inorganike. Nisur nga kjo, ai mohon ekzistencën e Krijuesit, Allahut të Madhëruar. Duke e reduktuar çdo gjë në nivelin e materies, nocioni i mosekzistencës së asgjëje përveç materies e transformon njeriun në një krijesë që i kushton vëmendje vetëm asaj dhe e largon atë nga vlerat morale të çdo lloji. Kjo është pika e fillimit të shkatërrimit për individin.

Karl Marksi ka bërë të qartë se teoria e Darvinit përbën një mbështetje të fuqishme për materializmin dhe, rrjedhimisht, për komunizmin. Ai gjithashtu kishte simpati për Darvinin, kjo gjë duket në faktin që ai ia dedikoi Darvinit librin e tij Das Kapital (Kapitali), i cili konsiderohet si vepra e tij më e njohur. Në botimin gjermanisht të librit, Marksi shkruante: “Nga një admirues i devotshëm i Darvinit.”

Dëmet e materializmit nuk janë të kufizuara vetëm në nivelin e individit. Materializmi gjithashtu kërkon të anullojë vlerat bazë mbi të cilat qëndrojnë shteti dhe shoqëria e të krijojë një shoqëri pa shpirt, të pandje- shme që tregon kujdes vetëm për materien. Për shkak se anëtarët e kësaj shoqërie kurrë nuk mund të kenë mendime idealiste si patriotizmi, dashuria për njerëzit, drejtësia, besnikëria, ndershmëria, sakrifica, nderi, morali i mirë etj., rendi social i vendosur nga këta individë është i destinuar të rrënohet shumë shpejt. Për këto arsye materializmi është një nga kërcënimet më të mëdha për vlerat bazë të rendit politik dhe social të një kombi.

Një tjetër anë negative e materializmit është struktura e tij e përbërë prej ideologjive divergjente dhe anarkiste që synojnë përjetësinë e shtetit dhe popullit. Komunizmi, më i spikaturi ndërmjet këtyre ideologjive, është rezultat politik natyral i filozofisë materialiste.

Teoria e evolucionit përbën të ashtuquajturat baza shkencore të materializmit mbi të cilat varet ideologjia komuniste. Duke marrë teorinë e evolucionit si pikë referimi, komunizmi kërkon të justifikojë veten dhe ta paraqesë ideologjinë e tij si diçka të njohur dhe të saktë. Kjo është arsyeja pse babai i komunizmit, Karl Marksi, shkroi për librin e Darvinit, "Origjina e Llojeve", i cili hedh bazat e teorisë së evolucionit, se "ky është libri që për- mban bazat e historisë së natyrës për pikëpamjet tona."1

Në fakt, mendimet materialiste të çdo lloji, më të shquarat prej të cilave janë idetë marksiste, janë rrëzuar krejtësisht për shkak se teoria e evolucionit, që është dogmë e shekullit XIX, mbi të cilën mbështetet materiali- zmi është zhvlerësuar totalisht nga zbulimet e shkencës bashkëkohore. Mosprovimi dhe mosvërtetimi i hipotezave materialiste që njohin ekzistencën vetëm të materies demonstron se qeniet janë prodhim i krijimit të Një Krijuesi.

Qëllimi i këtij libri është të paraqesë faktet shkencore që refuzojnë në të gjitha fushat teorinë e evolucionit dhe të informojë njerëzit për qëllimin e vërtetë të kësaj të pseudo-shkence, e cila në të vërtetë është mashtrim.

Duhet theksuar se evolucionistët nuk kanë çfarë përgjigje të japin për librin që ju jeni duke lexuar, madje ata as nuk do të përpiqen ta bëjnë këtë, sepse e dinë që një veprim i tillë thjesht do të ndihmojë njerëzit të kuptojnë më mirë se evolucioni është një gënjeshtër e qartë.

 
    


1 Cliff, Conner, "Evolucioni Kundër Krijimit: Në Mbrojtje të Mendimit Shkencor", International Socialist Review (Revistë shtojcë mujore për militantët), nëntor 1980.

1 / total 18
Ju mund të lexoni librin e GJUNJEZIMI I EVOLUCIONIT Harun Jahja-s në internet, ta shpërndani atë në rrjetet shoqërore siç janë Facebooku dhe Twitter, mund ta shkarkoni atë në kompjuterin tuaj, ta përdorni atë në detyrat e shtëpisë tuaj apo punimet shkencore, dhe mund ta botoni, kopjoni ose riprodhoni atë në ueb faqet ose bllogjet tuaja pa i paguar ndonjë tarifë autorit, për aq kohë sa ju e njihni apo e vendosni këtë faqe apo sait si referencë.
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top