< <
4 / total: 8

Roli I Qelizës Vezë Në  Formimin E Një Njeriu Të Ri

egg cell_ovule

Ne do të ua tregojmë atyre Shenjat e Tona në horizont dhe në vetveten e tyre derisa t’ju bëhet e qartë se është e vërteta. A nuk mjafton që Zoti i juaj është dëshmitar për çdo gjë? (Kur'an, 41: 53)

Me fillimin e pubertetit, ka ngjajshmëri në zhvillimet e trupave të femrës dhe të mashkullit.  Qeliza riprodhuese e femrës, veza, së bashku me sistemin riprodhues të femrës përgatitet për të kompletuar sistemin riprodhues të mashkullit.

Me ardhjen e pubertetit te femrat, sikurse tek meshkujt, hipotalamusi saktësisht e di se kur vjen koha që të dërgoj urdhëra te gjëndrra e hipofizës për të prodhuar hormonet e nevojshme për të nxitur qelizat vezë në pjekuri.  Gjëndrra e hipofizës pranon urdhërat, menjëherë ju bindet atyre dhe fillon të prodhojë hormonet e nevojshme.

Prodhimi i qelizave riprodhuese te femrat nuk është i vazhdueshëm sikurse te meshkujt.  Ky prodhim ndodh në kohëra të veçanta. Është detyrë e gjëndrrës së hipofizës të përcaktoj kohën.  Gjëndrra e hipofizës siguron prodhimin e hormonit që do të sjell në pjekuri qelizat vezë në vezore.  Ky hormon e di shumë mirë se ku duhet ta kryej funksionin e tij, shkon drejt e në vezore dhe njofton se koha për pjekurinë e vezës ka ardhur.  Kështu, qelizat vezë e kuptojnë urdhërin menjëherë dhe fillojnë një aktivitet intenziv brenda vezores i cili shpie në pjekurin e vezës.12

Tani le të shikojmë këtë informatë më thellë.  Si, kjo gjëndërr sekretuese (tajitëse) e quajtur hipotalamus e përcakton kohën?  Dhe si e kalkulon pa u hutuar kohën e saktë të këtij procesi, i cili ka ndodhur në miliona femra në të kaluarën dhe të tashmen?  Hipotalamusi është i lokalizuar në pjesën e poshtme të trurit; nuk është mekanizëm kohor, nuk ka lidhshmëri me botën jashtë trurit; është një masë mishi e përbërë nga qelizat.  Funksioni i kësaj mase mishi në përcaktimin e kohës është diçka e jashtëzakonshme që nuk mund të injorohet.  Por ky është vetëm një detaj i vogël i ndodhive të mrekullueshme që ndodhin vazhdimisht në trupin e njeriut.  Ky lloj procesi mahnitës vazhdon pafund, në çdo milimetër të trupit të njeriut.  P.sh. një mrekulli mahnitëse ndodh në gjëndrrën e hipofizës: një urdhër i dërguar nga hipotalamusi lexohet dhe kuptohet; bazuar në këtë të kuptuar një vendim mirret; sipas këtij vendimi, substancat prodhohen dhe dërgohen me materialin tjetër prodhues pa asnjë gabim në një vend të largët dhe të paparë.  Po ashtu, gjëndrra e hipofizës është një grumbull qelizash.  Bashkimi i këtyre qelizave dhe kuptimi i vetëdijshem i urdhërave që dërgohen tek ato dhe zbatimi i komandës që e kanë kuptuar është një gjë e jashtëzakonshme.   Çfarë vetëdije ua bën të mundur këtij grumbulli të qelizave të “kuptojnë”, “konceptojnë”, “nxjerrin përfundime”, “sjellin vendime” dhe “zbatojnë vendime”?

Trupi i njeriut është ambient i errët në të cilin nuk depërton drita dhe ka shumë lëngje që lëvizin më një shpejtësi të madhe; është vend i dendur dhe i komplikuar.  Evolucionistët kurrë nuk kanë qenë në gjendje të shpjegojnë se si një masë molekulash në këso ambienti të dendur mund të shkojnë, pa u dëmtuar ose humbur, ku të dëshirojnë në masën komplekse duke kaluar nëpër materiale të tjera që janë shumë herë më të mëdha se sa madhësia e tyre, ose se si ato edhe mund të përdorin disa mjete për të dërguar substancat tjera në vendet ku janë të nevojshme.  Kjo pamundësi për shpjegim ndodh sepse strehimi i vetëm i evolucionistëve, kur ballafaqohen me këto dëshmi të mrekullueshme të krijimit, është rastësia; por nuk ka hapësirë për rastësi në ndërtimin kompleks të trupit të njeriut apo të ndonjë gjallese tjetër.

Duhet të përkujtojmë se intelegjenca dhe vetëdija e përmendur  në rrjedhën e të gjitha këtyre ndodhive nuk i përket asnjë qelize.  Atë të cilën e quajmë qelizë nuk ka sy që të shikoj, gjuhë që të flas apo të kuptohet dhe nuk ka veshë që të dëgjoj.  Qelizat janë krijime nga Zoti; ato janë vetëm mjete të cilat zbatojnë urdhërat e Tij;  në çdo moment, me inspirim nga Ai, ato kryejnë procese tepër mahnitëse.

QELIZA VEZË FILLON TË ZHVILLOHET

Veza prodhohet në një organ  i cili në çdo aspekt është projektuar posaqërisht për këtë qëllim; vezorja.  Në çdo  femër, janë dy vezore, njëra në të djathtë e tjetra në të majtë.  Në këto vezore, është një hapësirë e mjaftueshme për hyrje daljet e fijeve nervore, enëve të gjakut dhe kanaleve limfatike.  Brenda kësaj hapësire, janë indet fijëzore të pasura me gjak.  Që qelizat vezë të formohen të sigurta,  ato duhet të ruhen dhe ushqehen nga këto inde.  Përbrenda kësaj sturkture mbrojtëse, janë shumë qeska (folikule) të madhësive të ndryshme.  Në secilin folikul është një qelizë vezë primare.  Por normalisht, një vezë e pjekur e vetme  lirohet nga vezoret në secilin muaj në mënyrë që gjatë një kohe vetëm një fetus (fryt) të rritet.

womb

Lart shofim  ndërtimin e brendshëm të mitrës.  Një sistem i veçantë është krijuar në trupin e femrës i cili llogarit çdo eventualitet që mund të ndodh në prodhimin e vezës dhe në kompletimin e udhëtimit të saj. P.sh. miliona qeliza në tubën fallopiane janë përgjegjëse që t’ia mundësojnë vezës arritjen në mitër.  Anash shofim një foto të tubës fallopiane ku zbarkon veza e pjekur.

Por ky prodhim nuk përbëhet vetëm nga një fazë.  Në mënyrë që kjo qelizë vezë të piqet, disa zhvillime duhet të ndodhin njëra pas tjetrës. Që, qeliza vezë primare të piqet dhe të bëhen qelizat riprodhuese, duhet të bëhet një ndarje me mitoz dhe dy ndarje me meioz, në renditje të saktë pa hutime.  Si rezultat i ndarjeve, ndodh  ndryshimi në numrin e kromozomeve në qelizë dhe lloje të ndryshme të qelizave formohen.  Sikurse në rastin e qelizave riprodhuese të mashkullit, po ashtu edhe te femra, 46 kromozomet në qelizat primare të vezës reduktohen në 23.

egg_cell

Një qelizë vezë në madhësi prej 150 mikrona,  pangjyrë dhe gjysmë-transparente (lart).  Është në formë të një sfere dhe pjesa e jashtme e saj është e rrethuar me një membranë të butë, por megjithatë e fortë.   Brenda ndërtimit të vezës ka lëndë ushqyese si yndyrë, sheqer dhe proteina.  Kjo rezervë e lëndës ushqyese siguron që qeliza vezë të ushqehet gjatë udhëtimit, dhe nëse fekondimi ndodh,  kujdeset për nevojat e saj derisa ajo të arrijë në mitër.

Si rezultat i ndarjes së qelizës vezë me anë të mitozës dhe meiozës, prodhohen tri qeliza të vogla dhe një qelizë e madhe (ootid).  Qelizat e vogla vdesin për shkak të mungesës së ushqimit, ndërsa qeliza e madhe pëson disa ndryshime dhe bëhet vezë.  Sikur secila nga këto qeliza të kishte madhësinë e njejtë, nuk do të kishte ushqim të mjaftueshëm për zhvillimin e zigotit në fund të procesit fekondues.  Por fakti që njëra nga qelizat ka më shumë ushqim, dhe të tjerat janë të vogla parandalon paraqitjen e problemit të tillë. 

Zhvillimi i vezës nuk është fenomen i pakontrolluar që ndodh rastësisht nga vetvetja.  Siç shpjeguam në fillim, ajo që i jep formë këtij zhvillimi, sikur në rastin e sistemit riprodhues të mashkullit, janë hormonet e sekretuara (tajitura) nga gjëndrra e hipofizës,  e cila është e lokalizuar nën tru.  Fazat e formimit të vezës dhe hormoneve të përfshira në këtë process mund t’i radhisim kështu:

egg cell

Anash shofim paraqitjen e një qelize vezë e imët me madhësi sa kokrra e kripës, e cila është një nga elementet më të rëndësishme në formimin e njeriut.  Sistemi që nevojitet për prodhimin e një qelize të vetme të këtillë, gjendet në trupin e çdo femre të gjallë sot në botë, sikurse që ka qenë prezente në të gjitha femrat të cilat jetuan ndonjëhere.  Ky është krijimi i pa të meta i Zotit.

1. Rritja e Folikulit:  kjo është faza në të cilën qeliza e vezës fillon të formësohet.  Qeliza primare e vezës gjendet, siç thamë edhe më herët, në atë që quhet folikul. Formimi i folikulit merr rreth 14 ditë.  Hormoni i hipofizës, FSH (hormoni stimulues i folikulit), vjen në vezore me qarkullim të gjakut.  Ky hormon është përgjegjës për formimin dhe zhvillimin e folikulit në vezore dhe për prodhimin e vezës nga qeliza primare që gjendet në folikul.  Në të njejtën kohë, ky hormon është shkaktar për sekretimin (tajitjen) e estrogjenit nga folikuli i pjekur.

Estrogjeni është një hormon i cili ndikon posaqërisht në mitër.  Përshpejton ndarjen e qelizës me mitozë në mitër, kjo fushë pastaj ajet (fryhet) duke formuar një mbrojtëse të butë në të cilën embrioni do të ngjitet pas procesit të fekondimit.  Përveç kësaj kujdeset që sasi e mjaftueshme e gjakut dhe lëngjeve indore të drejtohen në mitër.   Këto përgatitje bëhen çdo muaj.  Nëse veza fekondohet, ajo strehohet në këtë pëlhurë të përgatitur posaqërisht në të cilën ushqehet dhe vazhdon zhvillimin. 

Sikurse në çdo fazë të krijimit të njeriut, edhe këtu ndodh një mrekulli po ashtu.  Qelizat në sistemin riprodhues të femrës përcaktojnë qysh me herët nevojat e embrionit të cilin do t’a presin, bëjnë përgatitjet që të përmbushen nevojat dhe punojnë që të furnizojnë ambientin tepër të përshtatshëm për zhvillimin e fetusit.  Si mundet një grumbull qelizash të veprojnë operacione që kërkojnë një shkallë të tillë të vetëdijes dhe intelegjencës?  Natyrisht që është e pamundur të thuhet se qelizat posedojnë vetëdije dhe intelegjencë të tillë, por qelizat në sistemin riprodhues të femrës (edhe qelizat në gjëndrrën e hipofizës) i bëjnë këto gjëra që i deklaruam të pamundura për ato, dhe përgatisin qysh më herët një ambient më se të përshtatshëm për nevojat  e embrionit të cilin nuk e kanë parë kurrë.

hipotalamus_egg_cell

Një përmbledhje e bashkëveprimeve të cikleve të mitrës dhe vezorëve.  Maturimi i një veze nuk është diçka që ndodh nga vetvetja.  Faza e zhvillimit të vezës drejtohet nga hormoni që sekretohet (tajitet) nga gjëndrra e hipofizës që gjendet nën tru.  Një qelizë vezë që bart të gjitha informatat në lidhje me organizmin e gjallë dhe e përgatitur për procesin e fekondimit formohet nga veprimet komplekse dhe ndërlidhëse.

Nuk është e mundur për askend me mendje intelegjente të pohoj se qelizat i bëjnë këto gjëra nga vullneti dhe intelegjenca e vet.  Në të vërtet, vetëm ndokush mendimi i të cilit është seriozisht me të meta mund të pohoj se qelizat e komponuara nga atomet pa vetëdije mund të bëjnë atë që ai vet me intelegjencen e tij të vetëdijshme nuk mundet t’i bëj. Duke qenë rasti kështu,  realiteti para nesh është i qartë kristal:  të gjitha qelizat të cilat kontribojnë në krijimin e njeriut kryejnë funksionet e tyre të inspiruara nga Krijuesi,  ato janë mjete në realizimin e një mrekullie që ndodh kur çdo qenie njerëzore vjen në botë.  

2. Ovulacioni:  Në këtë fazë folekuli që e bart vezën çahet dhe veza lirohet.  Mirëpo qeliza vezë e cila është liruar nga vezorja në hapësirë ka nevojë për ndihmë.  Përndryshe, qeliza vezë nuk do të ishte ne gjendje kurrë t’a gjej vendin për t’u takuar me spermatozoidin.  Kështu, në këtë fazë, tubi fallopian, që gjendet në mes të vezorës dhe mitrës, hyn në veprim. Qeliza vezë, që është liruar nga vezorja në hapësirë, kapet nga tubi fallopian, i cili ka fije të gjata sikur një oktapod. Tubi fallopian ofron një ambient të përshtatshëm për fekondim dhe fazat e mëvonshme varen nga ajo se a është apo nuk është sperma prezente në këtë tub.

ovarium

Qelizat vezë zhvillohen në vezore, në struktuart e quajtura folikule.  Në këtë ilustrim shofim fazat e zhvillimit të një qelize vezë dhe lirimin e saj nga folikuli.  Të gjitha femrat rregullisht përsërisin këtë fazë në një kohë të veçantë.  Në secilin muaj gjatë një periudhe të veçantë, qelizat vezë të reja formohen dhe të njejtat hormone sekretohen (tajiten) vazhdimisht ndërsa trupi i femrës përgatit veten sikur fekondimi të ndodhte.   Por në periudhën finale të përgatitjes,   përgatitjet ndryshojnë në bazë të asaj se a janë apo nuk janë spermatozoidet prezente.  Kjo është një mrekulli e qartë e krijimit.

Kontrollues në tërë këtë proces është hormoni luteinizing (LH) që sekretohet (tajitet) nga gjëndrra e hipofizës.  Është e vlefshme të përmendet një gjë tjetër interesante për këtë hormon.   Hormoni LH është absolutisht i nevojshëm për çarjen e folikulit në të cilin është lokalizuar qeliza vezë e pjekur dhe për lëvizjen e saj në drejtim të vendit ku do të takohet me spermën. Mungesa e këtij hormoni rezulton në dështimin e folikulit që të përparojë për në fazën e ovalucionit, edhe nëse nuk ka mangësi në sekretimin (tajitjen) e hormoneve tjera.  Por ky lloj i problemit nuk ndodh dhe 2 ditë para fazës së ovulacionit, për një arsye të cilën shkencëtarët ende nuk janë në gjendje ta shpjegojnë, sekretimi (tajitja) i hormonit LH nga gjëndrra e hipofizës rritet.  E njejta ndodh edhe me hormonin FSH dhe me ndikim të këtyre dy hormoneve, ovulacioni ndodh çdo muaj.  Me fjalë të tjera, edhe këtu po ashtu gjëndrra e hipofizës bën një kalkulim mahnitës të kohës dhe fillon sekretimin (tajitjen) e hormonit saktësisht në kohën dhe sasinë e duhur.

Natyrisht se ky aktivitet i dijshëm nuk pritet nga gjëndrra e hipofizës apo qelizave që e përbëjnë këtë gjëndërr.  Pasiqë aty ka intelegjencë superiore dhe urdhër që shifet, është Një të Cilit kjo intelegjencë dhe ky urdhër i takon:  është intelegjenca dhe urdhëri i Zotit që paraqiten në të gjitha këto ngjarje të mrekullueshme në fazat e zhvillimit të krijimit të njeriut.  

3. Korpus Luteum  (trupi i verdhë) – Faza Luteale:  pas daljes së vezës nga folikuli, folikuli i zbrazur mbushet me gjak.  Ekzistojnë qeliza të veqanta të quajtura “granuloza” dhe “theka” të cilat rrethojne hapsirën boshe ku gjenden këto folikule; ato shumohen dhe zënë vendin e gjakut të mpiksur në folikule. Këto qeliza akumulojnë lipide të verdha dhe për këtë quhen qelizat luteine, nga fjala latine luteus “saffron” – e verdhë).

corpus luteum

Kur veza lirohet nga folikuli,  korpus luteum është i formuar dhe fillon të sekretoj (tajit) estrogjenin dhe progesteronin.  Progesteroni stimulon muret e mitrës.   Nën ndikim të këtyre hormoneve, ndodhin ndryshime në muret e mitrës.  Qëllimi i këtyre ndryshimeve është përgatitja e një ambineti të përshtatshëm ku embrioni do të strehohet pas fekondimit.  Të gjitha këto veprime ndodhin në të gjitha femrat në radhitje të njejtë dhe me perfeksionin e njejtë.  Këto veprime janë rezultat i një plani dhe përcaktimi të qartë.

Kështu që folikuli nga i cili është liruar veza fryhet me lëngje që e kanë mbushur atë dhe bëhet element aktiv që quhet korpus luteum (trupi i verdhë). 13  Korpus luteum luan një rol të rëndësishëm në përgatitjen e mitrës për embrionin dhe në udhëheqjen e shtatzanisë në mënyrë të shëndetshme.  E veçanta më e rëndësishme e këtij elementi është sekretimi (tajitja) i hormonit të quajtuar progesteron nën ndikimn e LH-së (hormonit luteinizing).  Progesteroni  ka një funksion jashtëzakonisht të rëndësishëm në stimulimin e mureve të mitrës.  Ndryshimi më i rëndësishëm në mitër ndodh në  mukozën e membranës (mucus) që vesh mitrën përmbrenda. Nën ndikimin e estrogjenit dhe progesteronit, mukoza membranës fillon të ajet (fryet).  Gjëndrrat dhe enët e gjakut bëhen shumë dredha-dredha dhe trashësia e mureve të mitrës rritet.  Qëllimi i këtyre ndryshimeve është që të përgatitet një vend i përshtatshëm për embrionin pas fekondimit.  Përveç kësaj, lejon që shtatzënia të avancoj duke i bërë muret e mitrës të lirohen (zbuten).  Progesteroni ndikon edhe në zhvillimin e gjëndrrave të qumështit.

Që një hormon të ketë ndikim në një hormon tjetër dhe të kenë ndjesin për t’i bërë këto gjëra saktësisht në kohën e duhur nuk mund të shpjegohet me veprimn e rastësisë.  Kjo sjell ca pyetje në mendje:  Si mundet që një molekul e formuar nga atomet pa vetëdije të posedojë një fuqi të lindur kaq të ndjeshme dhe të marr iniciativën për organizim të veprimeve të trupit kaq lehtësisht.  Është e qartë se molekulat që përbëjnë hormonet nuk kanë intelegjencë dhe vetëdije.  Kjo tregon se sistemi së bashku me tiparet plotësuese është krijuar nga një fuqi supreme.  Ai është Zoti, Sunduesi i tokës dhe i qiellit I Cili ka inspiruar molekulat që përbëjnë hormonet dhe atomet që përbëjnë molekulat në aktivitetet e tyre të vetëdijshme.

Faza korpus luteum zgjat 12-14 ditë.  Në fund të kësaj periudhe, nëse fekondimi nuk ka ndodhur, korpus leteum degjenerohet dhe faza e njejtë përsëritet.  Me degjenerimin e korpus luteum-it, estrogjeni, progeseteroni dhe hormonet e tjera nuk sekretohen (tajiten) më; kjo d.m.th. se gjëndrra e hipofizës prapë fillon veprimin.  Prapë fillon sekretimi (tajitja) i FSH-së dhe LH-së në gjëndrrën e hipofizës, duke ndikurar që rritja e folikulit të filloj.  Por këto folikule nuk mund të zhvillohen mjaft sepse mungesa e estrogenit dhe progesteronit bëjnë që një fazë e re të filloj – menstruacioni.     

4. Menstruacioni:  Kjo është fazë në të cilën veza e pafekonduar largohet nga trupi.  Pasiqë fekondimi nuk ka ndodhur, muret e përgatitura të mitrës tkurren, enët e gjakut shtrëngohen dhe veza nxjerret jashtë.  Pas kësaj faze, trupi fillon prapë të përgatitet për kryerjen e të gjitha këtyre funksioneve. 

Tërë kjo fazë përsëritet te të gjitha femrat rregullisht gjatë një periudhe të caktuar kohore.  Çdo muaj qeliza vezë të reja prodhohen, hormonet e njejta sekretohen (tajiten)  vazhdimisht në të njejtën periudhë dhe trupi i femrës përgatitet sikur fekondimi të ndodh.   Por në fazën e fundit, drejtimi i përgatitjes ndryshon në bazë të asaj se a është apo nuk është sperma  prezente.

Përgatitjet për Fekondim

sperm

spermatozoidet duke lëvizur në mukus

Qeliza vezë është 20-25 cm larg nga vendi ku hyn sperma në trupin e femrës.  Kjo distancë është rreth 3000 herë e madhësisë së spermatozoidit.   Duke e marr në konsideratë proporcionin e madhësisë së tij, kjo distancë është mjaft e madhe dhe për të kaluar atë spermatozoidi ka nevojë për mbështetje të madhe.

Para se veza të takohet me spermatozoidin, përgatitjet fillojnë në të dy trupat të mashkullit dhe të femrës. Pjesa më e madhe e këtyre përgatitjeve janë për mbrojtje të spermatozoidit  gjatë udhëtimit në trupin e nënës.  P.sh.  në mitër ndodhin tkurrje dhe dallgëzime të ndryshme.  Ky aktivitet i veçantë në mitër dhe tubin fallopian lehtëson avancimin e spermës në drejtim të vezës.  Gjëja interesante rreth këtyre tkurrjeve është substanca që i shkakton ato.  Kjo substancë quhet prostaglandin dhe gjendet në lëgun e  fshikzës seminale që vjen me spermën nga trupi i mashkullit.  Përkundër faktit se vjen nga një trup tjetër, kjo substancë njeh strukturën e mitrës së nënës dhe ndikon në atë mënyrë që rrugën për spermën t’a lehtësoj. 14 

Që të ndodh fekondimi, ndryshimet që ndodhin në mitër nuk janë të kufizuara në këto.  Gjatë kësaj periudhe tubat zgjerohen;  nën ndikimin e hormonit të estrogjenit, mukoza membranës që shtreson mitrën rritet në madhësi dhe peshë.  Qelizat epiteliale të indeve të membranës të përbëra nga një apo më shumë shtresa të qelizave e ndarë nga një substancë ndërqelizore shumë e vogël shumohet.  Ky ndërtim në mukozë merr një formë që do t’i lejojë spermatozoidet që me lëvizjen e bishtit të tyre të kalojnë këto hapësira. Përveç se i mundëson spermatozoidit të lëvizë lehtësisht,  ky transformacion ka edhe një funksion tjetër shumë të rëndësishëm: indet shërbëjnë si depo dhe hapësirë filtruese duke lejuar që vetëm spermatozoidet normale të kalojnë.  Nganjëherë spermatozoidet nuk kanë formën e duhur që të sigurojnë fekondimin.  Në këtë rast, ato mënjanohen në këto inde.

sperm

Spermatozoidet kanë një ndërtim elastik që ju mundëson atyre t’i rezistojnë rrugës së gjatë dhe të vështirë në trupin e nënës.  Siç shofim në foto në të majtë, disa spermatozoide janë të dëmtuara.   Spermatozoidet e dëmtuara eliminohen derisa udhëtojnë në trupin e nënës, ndërsa spermatozoidet e shëndosha vërehen dhe udhëhiqen për te veza.  Kështu, veza gjithmonë bashkohet me një spermatozoid të shëndosh.

Siç po shikojmë, është e qartë se çdo lëvizje në mitër dhe vezore është projektuar në mënyrë të veçantë për arritjen e spermatozoidit tek veza.  P.sh. mbasi të është kryer ovulacioni dhe mundësia e takimit të vezës me spermatozoidin të jetë siguruar, mukoza fillon të bëj veprim të kundërt: ajo bëhet e trashë dhe e dendur, duke e ndaluar hyrjen e spermatozoideve të tjerë.

Arsyeja e ndryshimeve që ndodhin në sistemin riprodhues të femrës është që t’ia mundësoj spermatozoidit që të arrijë vezën (ovum).  Por, siç pamë më lart dhe në pjesët e tjera,  kjo është një çështje tejet interesante: elementet në sistemin riprodhues të femrës ndihmojnë qelizat që vijnë nga një trup plotëisht i ndryshëm.

Si ndodh që një qelizë të ketë aq shumë informata të detajuara për qelizën tjetër me të cilën kurrë nuk ka pasur një ambient të njejtë? (edhe sikur t’a kishin të njejtin ambient rezultati nuk do të ishte ndryshe.)   si e di, p.sh. se lëvizja e këtyre qelizave duhet të lehtësohet?  Në të vërtet, nuk është  e mundur që qelizat që prodhojnë lëngun në mitër të dijnë cilësitë e spermatozoideve në mënyrë që të përgatisin një ambient të përshtatshëm për ata.

Të gjitha funksionet që i kemi përshkruar deri në këtë pikë ndodhin në trupat e të gjitha femrave me renditje perfekte të njejtë. Kur shqyrtojmë veprimin harmonik dhe plotësues të këtyre sistemeve, ballafaqohemi me një plan dhe ndërtim të qartë: sperma është e ndërtuar për trupin e nënës, organet riprodhuese të nënës janë të rregulluara posaçërisht për strehim të spermës.  Sikur të ishte edhe defekti më i vogël në këtë harmoni, p.sh. sikur spermatozoidi të mos kishte bishtin që i mundëson lëvizjen, apo sikur të mungonte lëngu për balancimin e ambientit acidik në trupin e nënës, riprodhimi nuk do të ndodhte.

Kjo qartë tregon se harmonia e madhe që ekziston në mes të qelizave riprodhuese të trupit të mashkullit dhe të femrës është punë krijimi e qëllimshme dhe e planifikuar.  Është Zoti I Plotfuqishëm, Zoti i universit I Cili krijoj llojin njeri nga një pikë lëngu, femrën dhe mashkullin, në harmoni me njëri tjetrin.  Njerëzit duhet të mendojnë për mënyrën e përsosur të krijimit nga Zoti dhe t’a nënshtrojnë veten në mënyrë të pakushtëzuar ndaj Tij, duke u përkulur para fuqisë së përhershme të Zotit.

Dhe në krijimin e juaj dhe të të gjitha krijesave që Ai shpërndau, ka Shenja për besimtarët e vërtet. (Kur'an, 45: 4)

     
 

fallopian tubes

Lëvizjet e Vetëdijshme të Tubës Fallopiane

Mbasi veza e pjekur lirohet, ajo kapet nga tubi fallopian.  Sikur qeliza vezë mbasi lirohet të mos kapej nga tubi fallopian, do të kalonte nëpër pjesët e tjera të trupit të nënës dhe nuk do të mund t’a takonte spermatozoidin.
Tubi fallopian është aty ku veza dhe spermatozoidi takohen.  Në mënyrë që të sigurohet takimi, tubi fallopian kryen aktivitet të dyfishtë; së pari, e merr qelizën vezë të pjekur nga vezojra dhe e udhëheq në tub në vendin ku do të takojë spermatozoidin.  Së dyti, i merr spermatozoidet nga kaviteti i mitrës dhe  i dërgon te vendi ku do të takojnë vezën.
Së pari, tubat fallopiane, të cilat janë të lokalizuara pranë vezoreve, mbledhin të gjitha vezët e liruara nga vezorja.  Skajet e tubave fallopiane janë sikur krahë të cilët i rrethojnë vezoret dhe janë të ndërtuar të mbedhin vezët e pjekura.  Kur vezët të kenë arritur pjekurinë, krahët e tubave fallopian hapen, dhe sikur krahët e një oktapodi, ato kapin sipërfaqën e vezës dhe lëvizin mbi të me një lëvizje fshirëse.  E ndihmuar nga këto aktivitete, në kohën e ovalucionit veza bie në tubën fallopiane.  Veza e liruar në zgavrën e komblikut, hyn në tubën fallopiane e cila ka 10-20 cm gjatësi.  Brendësia e tubës fallopiane është e mbuluar me miliona qime të imëta të cilat lëvizin në të njejtin drejtim,  duke tërhequr vezën në vendin ku do të takohet me spermatozoidet. 1

Në këtë kohë, qelizat e folikulit që rrethojnë vezën në kohën e ovulacionit ende qëndrojnë si një zarf i jashtëm.  Mukoza e membranës që mbështjell vezën sekreton (tajit) enzime të cilat gradualisht bëjnë që ky zarf qelizor të lirohet.  Kështu, qelizat e folikulit “shpërlahen”, dhe në këtë mënyrë membrana mbrojtëse e vezës i ekspozohet spermatozoideve.

Kohë zgjatja e këtyre veprimeve që bëhen nga tuba fallopiane është shume e rëndësishme, sepse të dyja edhe veza edhe spermatozoidet kanë jetëgjatësi të kufizuar.  Është e domosdoshme që spermatozoidet të arrijnë qelizën e vezës para se të kalojë kjo jetëgjatësi.  Si bën rregullimet tubi fallopian për këtë?  Si e di sa gjatë jetojnë qelizat e huaja?

Sigurisht që një masë mishi, disa centimetra në gjatësi, nuk e ka informatën apo shkathtësinë që të kryej këto veprime.  Siç ndodh me çdo qelizë dhe ind, edhe tubi fallopian kryen aktivitetin e tij vetëm me inspirim nga Zoti, Krijuesi i të gjitha botërave.  Për këtë arsye, ai mund të kryej lehtë dhe pa pengesa këtë aktiviet të vështirë.  Në këtë mënyrë bëhet e mundur që fekondimi i vezës të bëhet para se ajo të vdes, që është më së shumti 24 orë.

1- Lennart Nilsson, A Child is Born, Delacorte Press, NY, 1977, p. 22

 
     

follicle_ovule ovule_cell

momenti kur folikuli i pjekur e lëshon vezën

qeliza vezë është në lëvizje

fallopian_tubes_ovule fallopian_tubes_ovule

tuba fallopiane përgatitet që të marr vezën

momenti kur tuba fallopiane merr vezën

sperm and ovule cell

vezë në tubën fallopiane (image lartë majtas: qeliza vezë)

Një qelizë vezë të rrethuar nga uji.



Zoti i juaj është një, nuk ka zot tjetër përpos Tij. Ai i përfshinë të gjitha gjërat në diturinë e Tij. (Kur'an, 20: 98)

Spermatozoidi Takon Vezën

being inseminated

Në ilustrimin lart, shofim fazat e formimit të qelizës vezë dhe momentin e fekondimit kur spermatozoidi dhe veza takohen.

Pas kalimit të shumë proceseve në rrugën për pjekuri, veza lirohet nga tubat fallopian.  Në këtë kohë, ajo bart me vete shumë qeliza që e rrethojnë atë.  Para se veza të fekondohet, spermatozoidi i cili arrin në tubin fallopian duhet të kaloj nëpërmes këtyre qelizave, të cilat quhen qeliza “granulosa”, dhe pastaj depërton mantelin (mbulesën) e trashë rreth vezës. 

Si kalon spermatozodi këto pengesa?

Këtu shikojmë prapë perfeksionin e qartë të ndërtimit intelegjent të spermatozoidit.  Në pjesën e spermatozoidit të quajtur “akrozom”, për të cilin kemi folur më herët, janë të vendosura enzimet hialuronidaz dhe proteolitik. Enzimi hialuronidaz zbërthen një substancë  (acidin hyaluronik) i cili i lidh shtresat e shumëfishta të qelizave granulose që janë të ngjitura me pjesën e jashtme të ovules (vezës). Në këtë mënyrë, i hap rrugë spermatozoidit të përshkoj zarfin (membranën) e vezës.  Enzimi proteolitik bën tretjen e proteinave në indet e ngjitura të vezës. Me ndihmën e këtyre dy enzimeve, spermatozoidi arrin vezën.15

Si mundet që këto enzime të cilat i përkasin spermatozoidit, të prodhuara në trupin e mashkullit larg nga veza, janë të  përbëra nga lënda që në mënyrë perfekte është në gjendje të ndikoj në ndërtimin e vezës?  Kush zbuloi formulën për këtë veprim?  Kush i vendosi enzimet saktësisht në vendin e duhur, në kokën mikroskopike të spermatozoidit, që të mundësohet fekondimi i vezës?

Nuk është vet spermatozoidi ai i cili i bën të gjitha këto gjëra.  Nuk është e mundur që spermatozoidi të ketë dituri për ekzistimin e acidit hialuronik apo të efektit të këtij acidi që ka në qeliza, apo të di se enzimi hialuronidaza do të neutralizoj efektin e këtij acidi.  Megjithatë, nuk është e mjaftueshme të dihet vetëm formula e këtij acidi; por duhet të sigurohet po ashtu edhe prodhimi i tij në trupin e njeriut.  Dhe është e pamundur që spermatozoidi vet të formojë sistemin në trupin e njeriut që do të prodhojë këtë enzim.  P.sh. nëse e pyet dikend, i cili nuk ka kualifikim në mjeksi apo kimi, për emrin e enzimit i cili shkatërron strukturën e acidit hialuronik, apo nëse i kërkoni që t’a shkruaj formulën e strukturës së këtij acidi, sigurisht se nuk do të jetë në gjendje t’ju japi  ndonjë përgjigje.  Por spermatozoidi bën gjëra që njeriu me vetëdije (mendje) nuk është në gjendje t’i bëj;  me një vetëdije të formulave kimike, të cilat formula megjithëse nuk i di, ai përmban brenda trupit të tij substancën që garanton arritjen e qëllimit.  Sigurisht që,  të thuhet se spermatozoidi bën këtë është plotësisht kundër intelegjencës dhe arsyes.  Duke lënë anash supozimet jo intelegjente dhe të paarsyeshme, kuptojmë se vet prezenca e enzimeve në spermatozoid që të ndikojë në strukturën e vezës është dëshmi e krijimit.  Kjo harmoni pa të meta nuk mund të shpjegohet në asnjë mënyrë si rastësi.  Fakti që spermatozoidi është në dijeni të strukturës kimike të një qelize tjetër megjithëse jeton plotësisht në një ambient tjetër; që analizon efektet që kanë këto kemikale;  që pastaj prodhon kemikalet e nevojshme si rezultat i analizave; mund të shpjegohet vetëm në adresim të një Krijuesi me intelegjencë superiore, I Cili ka krijuar spermatozoidin me këto cilësi të veçanta.

Ndërtimi perfekt i spermatozoidit është një nga shumë dëshmitë se Zoti krijoj njerëzit dhe çdo gjë tjetër.

     
 

Udhëtimi i Vezës në Tubën Fallopiane

Pak para lirimit të vezës së pjekur nga vezorja, tuba fallopiane futet në veprim për kapjen e vezës.  Me prekje delikate në sipërfaqen e vezorës, mundohet të gjej qelizën vezë (1-2).  Në mënyrë që veza e pjekur të fekondohet, ajo duhet të hyj në tubën fallopiane.  Më në fund tuba fallopiane e gjen vezën e pjekur dhe e tërheq atë brenda.  Tash, qeliza vezë fillon udhëtimin e saj.  (3)  Në mënyrë që veza të fekondohet dhe të arrijë në mitrën e nënës, duhet të kalojë një rrugë të gjatë në tubën fallopiane.  Funksioni i miliona qelizave në tubën fallopiane udhëheq vezën për në mitër.  Qimet e imëta në sipërfaqen e këtyre qelizave (cilia) lëvizin vetëm në një drejtim.  Në këtë mënyrë,  sikur të ishin duke bartur një objekt të çmueshëm nga dora në dorë, ato shtyejnë qelizën vezë për në vendin ku ajo duhet të shkoj.  Më në fund, veza takon spermatozoidet të cilat janë duke e kërkuar.  (4)  Vetëm një spermatozoid ka sukses të depërtoj në vezë.  (5)  Veza e fekonduar drejtohet për në mitrën e nënës me ndihmën e qimeve të imëta të tubës fallopiane (6).  Secila qelizë kryen detyrën e saj pa të meta, sepse krijimi i Zotit është perfekt.

 
     

Spermatozoidi Vazhdon Udhëtimin e Tij

Kur spermatozoidi arrin shtresën e jashtme të vezës, membrana e tij e jashtme lidhet fort me receptorët sipërfaqësor të vezës.  Mbasi lidhja të arrihet, spermatozoidi lëshon mbulesen e tij të jashtme (akrozomin).  Në të njejtën kohë, membrana e vezës sekreton (tajit) një substancë që quhet “fertilizin”, e cila nevojitet për të tërhequr spermatozoidin.  Kjo molekulë ia mundëson spermatozoidit që të lëvizë më shpejt dhe të reagojë më lehtë me membranën e vezës. Përveç kësaj, fertilizini ndihmon reaksionin e akrozomit që gjendet në kokën e spermatozoidit.

egg cell and sperm

Në foton e madhe shofim një qelizë vezë të rrethuar nga spermatozoidet; në foton e vogël, një numër të qelizave spermatozoide.  Spermatozoidet kanë karakteristika të veçanta që u lejojnë atyre të bashkëveprojnë me ndërtimin e vezës.  Vetëm një nga këto karakteristika, p.sh. ekzistimi i enzimit i cili ia bën të mundur spermatozoidit të shpoj sistemin mbrojtës të vezës dhe të futet në të, është dëshmi e krijimit.   Zoti krijoj spermatozoidet me të gjitha karakteristikat e tyre të veçanta përnjëherë (jo gradualisht).

Kur  spermatozoidi prek membranën e vezës, substanca të reja hyjnë në lojë dhe një reakcion i ri ndodh.  Kur spermatozoidi prek vezën, sekretohet (tajitet) një substancë që quhet “anti-fertilizin” e cila neutralizon efektin e fertilizinit të sekretuar (tajitur) nga veza.   Në këtë mënyrë, spermatozoidi i parë që arrin vezën ndalon spermatozoidet e tjera t’i afrohen vezës. 16 

Membrana që rrethon qelizën vezë fillon të ripërtrijë vetvehten menjëherë mbas dy sekondash nga hyrja e spermatozoidit dhe ju  ndalon rreptësisht  hyrjen  e spermatozoideve të tjerë.  Janë bërë eksperimente ku është vërejtur se hyrja e disa spermatozoideve në vezë shkatërron membranën. Për këtë arsye është e nevojshme që membrana fekonduese të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur.  Pas formimit të membranës fekonduese, asnjë spermatozoid nuk mund më të hyjë në vezë.  Në këtë gjendje, qelizën e vezës  mundemi t’a krahasojmë me një ndërtesë të mbrojtur nga sigurimi. Membrana e jashtme e qelizës së vezës me të vërtet vepron ashtu si një sistem kontrollues sigurimi i një ndërtese e cila përmban informata shumë të rëndësishme: hyrja është e ndaluar në brendinë e qelizës.

Pasiqë spermatozoidi të hyjë në ovum, koka e tij enjtet (fryhet) dhe lëviz shumë ngadal në drejtim të qendrës së vezës.  Me vonë, brenda 30 minutave, veza bashkohet plotësisht me spermatozoidin. Si rezulatat  i të gjitha këtyre proceseve, informacioni gjenetik i mbajtur në spermatozoid transferohet te veza. 17    

Por edhe këtu është një pikë e rëndësishme: nëse receptorët e spermatozoidit dhe të vezës pranojnë njëri tjetrin, ata lidhen me njëri tjetrin, nëse jo lidhja është e pamundur.  Arsyeja për këtë është siç vijon:  veza e çdo qenie të gjallë sekreton (tajit) një substancë të quajtur fertilizin, e cila ka përbërje kimike të veçantë.  Kjo është masë paraprake që parandalon qelizat spermë të llojeve të tjera (llojeve jo njeri) t’i afrohen vezës dhe të shkaktojnë degjenerim të llojit njeri.  Kështu që, një macë nuk mund të shumohet me nje kalë dhe qenia njerëzore nuk mund të shumohet me ndonjë gjallesë tjetër. 18

Ngarkesa elektrike që bartet nga spermatozoidi dhe veza po ashtu kanë një efekt fekondimi.  Veza çdoherë bart ngarkesë negative dhe spermatozidi bart atë pozitive.  Pasiqë ngarkesat e kundërta tërheqin njëra tjetrën, veza tërheq spematozoidin kah vetja.  Por me hyrjen e spermatozoidit të parë në vezë, ngarkesa ndryshon menjëhere. Tash veza merr një ngarkesë pozitive sikurse të spermatozoidit.  Sikurse ngarkesat që zbrapsin njëra tjetrën, në momentin e bashkimit edhe veza fillon të zbraps të gjithë spermatozoidet e tjera. 19 

Faza e Fundit e Fekondimit

Kur spermatozidi futet në vezë, ai e lëshon bishtin e tij dhe e le jashtë.  Këtë mundemi t’a krahasojmë me një anije kozmike e cila duke u kthyer në tokë shkëput tankun e lëndës djegëse.   Sikur që e dijmë, kur tanket me lëndë djegëse të cilat bartin anijen kozmike jashtë atmosferës së tokës, plotësojnë qëllimet, ato lirohen në hapësirë; kur lënda djegëse brenda tyre shfrytëzohet, tanket janë një peshë e panevojshme.   Që të lehtësohet largimi nga atmosfera e tokës, është e nevojshme që këto tanke të lirohen saktësisht në kohën e duhur.  Në të njejtën mënyrë, bishti i  spermatozoidit, që ofron energjinë e nevojshme dhe aftësinë e lëvizjes, lihet prapa derisa spermatozoidi përpiqet të hyj në vezë.

Është e qartë te lexuesi i vëmendshëm se fekondimi është një proces sistematik dhe i llogaritur mirë. Shumë ngadalë lëngjet që rrethojnë vezën zbërthejnë blindimin e spermatozoidit pasi ai të ketë arritur membranënë e jashtme që rrethon vezën. Enzimet të cilat lirohen në momentin që blindimi i spermatozoidit shpohet lejon spermatozoidin të përshkoj membranënë e jashtme të vezës dhe të futet.  Ndryshimi i ngarkesës elektrike në këtë moment zbraps spermatozoidet e tjera dhe mbron organizmin e ri në zhvillim nga mysafirët e paftuar.

sperm and ovule cell

Kur spermatozoidet takojnë vezën, vetëm një nga ato ka sukses që të përshkoj membranën mbrojtëse të saj. (1) Mbasi spermatozoidi futet në vezë, ndryshime të caktuara ndodhin dhe veza mbyll veten për spermatozoidet e tjera. (2-3)  Në kohën e futjes në vezë, bishti spermatozoidit shkëputet dhe mbetet jashtë. (4) Fekondimi bëhet.

Sikur të mos ishte krijuar një sistem i tillë kaq mbrojtës dhe bashkëpunues, bashkimi i spermatozoidit dhe vezës kurrë nuk do të arrihej.

Sikur veza të mos sekretonte (tajiste) lëngun udhëheqës, nuk do të ishte e mundur për spermatozoidin të arrinte vezën, e cila duke marr parasysh madhësinë është shumë larg nga ai.

Sikur spermatozoidet të mos kishin blindimin e tyre, ato do të treteshin nga lëngu që rrethon vezën sikurse mikroorganizmat e tjerë.

Sikur enzimet speciale të mos ishin vendosur nën këtë blindim, spermatozoidi kurrë nuk do të mund të futej në vezë, edhe pas atij udhëtimi të gjatë për t’a arritur atë.  

Sikur ngarkesa elektrike e spermatozoidit dhe e vezës, të ishte e njejtë dhe jo e kundërt, veza do të zbrapste spermatozoidin dhe asnjë spermatozoid nuk do të futej në vezë.

sperm

Në momentin që spermatozoidi futet në vezë,  ai e lëshon bishtin e tij.  Në foto lart shikojmë, shkëputjen e bishtit të spermatozoidit fazë pas faze i cili ia ka dalur të futet në vezë.  Shkëputja ndodh sepse lëvizja e vazhdueshme e bishtit brenda vezës do të dëmtonte vezën shpejt.   Kjo shkëputje e bishtit të spermatozoidit mund të krahasohet me hedhjen e tankeve të lëndëve djegëse dhe motorëve të cilët më nuk nevojiten nga raketat dhe anijet kozmike derisa ato largohen nga  atmosfera e tokës në rrugë për në kozmos.  Fakti që spermatozoidi llogarit në diçka si kjo dhe heq bishtin me kohë, që të mos dëmtojë vezën, është shenjë e një aktiviteti me vetëdije të lartë.  Ai I Cili bën këtë spermatozoid të veprojë në këtë mënyrë të vetëdijshme është Zoti, Krijuesi i spermatozoidit dhe vezës.

Siç po shofim, në bashkimin e një spermatozoidi të vetëm me vezën ekziston një balancim dhe një llogaritje e jashtëzakonshme. Gjithashtu, ky balancim dhe kjo llogaritje nuk ka ndodhur vetëm njëherë; por ato përsëriten qysh nga fillimi i racës njerëzore në secilin miliona njerëz që janë të shpërndarë nëpër botë.

Edhe në një fazë të vetme nuk ka hapësirë për rastësi në këtë proces të mrekullueshëm, i cili paraqet qartë se Zoti krijoj qenien njerëzore.

Gjithçka në qiej e në tokë i takon Atij.  Të gjithë janë të nënshtruar tek Ai.  Ai është I Cili nisi krijimin dhe pastaj e regjeneron atë.  Ajo është shumë e lehtë për Atë.  Shëmbëlltyra më e lartë në qiej e në tokë është vetëm e Tij.  Ai është I Plotëfuqishmi, I Urti. (Kur'an, 30: 26-27)

     
 

sperm

Mbrojtësja Parzmore (e blinduar) e Spermatozoidit

Pjesa e kokës së spermatozoidit është e mbuluar me parzmore (blindim 1-2).  Nën këtë blindim gjendet edhe një blindim tjetër, dhe nën këtë gjendet materiali që bart spermatozoidi. (3-4) Ky blindim e ruan nga materialet e dëmshme që gjenden për rreth, materialin e vlefshëm që është brenda, e ky është, informacioni gjenetik.   Mbrojtësja blinduese është shumë  e fortë, megjithatë është e projektuar që të hapet lehtë në momentin e duhur. (5).  P.sh. gjatë fekondimit kjo mbrojtëse e blinduar në kokën e spermatozoidit hapet dhe liron enzimet tretëse që i ka brenda. (6)  Fakti se ky ndërtim i mrekullueshëm është vendosur në një qelizë mikroskopike është një shembull i krijimit pa të meta të Zotit.

 
     

 

     
 

Përcaktimi i Gjinisë së Foshnjës

womb_baby

Deri vonë njerëzit kanë menduar se gjinia e foshnjës përcaktohet nga qelizat e nënës, ose mendohej se gjinia përcaktohej nga qelizat e nënës dhe të babait.  Mirëpo  Kur’ani thotë ndryshe për këtë çështje; thotë se gjinia mashkullore dhe femërore krijohet nga sperma që hyn në mitër:

Ai (Zoti) ka krijuar të dy gjinitë, mashkull dhe femër, nga një pikë e semenit të derdhur (Kur’an, 53: 45-46)

E vërteta e kësaj shpallje në Kur’an është konfirmuar shkenctarisht me zhvillimet në gjenetik dhe mikrobiologji.  Tash është e ditur se gjinia përcaktohet nga spermatozoidi mashkullit dhe se veza e femrës nuk luan asnjë rol në këtë përcaktim.  Çka përcakton gjinin janë kromozomet.  Nga 46 kromozomet që përcaktojnë ndërtimin e njeriut, dy prej tyre quhen kromozomet e gjinisë.  Këto kromozome te mashkulli janë të emërtuara XY dhe te femra XX,  sepse këto kromozome ju gjasojnë këtyre shkronjave.   Kromozomi Y bart gjenet mashkullore dhe X bart gjenet femërore.  Formimi i një njeriu  fillon me bashkimin e njërit nga këto kromozome të cilat janë prezente në çifte te mashkulli dhe te femra. Gjatë ovulacionit te femra, qeliza e gjinisë ndahet në dy, secila bart kromozomin X.  Te meshkujt, qeliza e gjinisë ndahet në dy spermatozoide,  njëri bart kromozomin X dhe tjetri kromozomin Y.  Nëse kromozomi X i femrës bashkohet me spermatozoidin që bart kromozomin X, foshnja do të jetë vajzë;  nëse bashkohet me spermatozoidin që bart kromozomin Y, foshnja do të jetë djalë.

Kjo d.m.th. se gjinia e foshnjës varet nga ajo se cili kromozom i mashkullit bashkohet me vezën e femrës.

Natyrisht që, këto fakte ishin të panjohura deri në shekullin e njëzetë derisa nuk u paraqit shkenca e gjenetikës.  Në shumë kultura gjerësisht besohej se gjinia e foshnjës përcaktohej nga femra.  Saktësisht për këtë arsye, gruaja e cila lindte vajzë ndëshkohej.  Mirëpo, në Kur’an, 13 shekuj para zbulimit të gjeneve, ky paragjykim ishte refuzuar me shpalljen se origjina e gjinisë nuk vie nga femra por nga semeni i mashkullit.

Kur’ani është fjala e Zotit, Sunduesit të të gjitha botërave.  Mrekulli të tilla shkencore janë ndër dëshmitë e këtij fakti.

Është Libër që Ne e zbritëm për ju, plotë begati, kështu që njerëzit intelegjent të mendojnë për Shenjat e tij dhe të kushtojnë vëmenjde. (Kur'an, 38: 29)

chromosome
Gjinia e një foshnje varet nga ajo se cili kromozom i mashkullit bashkohet me vezën e femrës.  Nga 23 çiftet e kromozomeve (d.m.th.. 46 kromozome individuale), 2 quhen kromozomet e gjinisë.  Këto dy kromozome janë emërtuar si XY te mashkulli  dhe XX te femra).  Kromozomi Y bart gjenet mashkullore, kromozomi X bart gjenet femërore.  Formimi i njeriut fillon me bashkimin e njërit nga këto kromozome, të cilat janë prezente në çifte të mashkujt dhe femrat (majtas).  Nëse kromozomi X i femrës bashkohet spermatozoidin e mashkullit që përmban kromozomin X, foshnja do të jetë vajzë;  nëse bashkohet me spermatozoidin e mashkullit që përmban kromozomin Y, foshnja do të jetë djalë. (Gerard J. Tortora, Introduction to the Human Body: Essentials of Anatomy & Physiology, pp. 569-570)
 
     

 

Dipnotlar

12. Arthur C. Guyton, John E. Hall, Human Physiology and Mechanisms of Disease, p. 659
13. Britannica 2002 Expanded Edition, "Corpus Luteum", "Menstruation: Phases of the menstrual cycle"
14. Arthur C. Guyton, John E. Hall, Textbook of Medical Physiology, 10th ed., Harcourt International Ed., PA, 2000, p. 918
15. Britannica 2002 Expanded Edition, "Fertilization"
16. FastHealth Dictionary, published under license with Merriam-Webster, Incorporated. © 1997-2000 (http://www.fasthealth.com/dictionary/f/fertilizin.php)
17. Arthur C. Guyton, John E. Hall, Textbook of Medical Physiology, 10th ed., Harcourt International Ed., PA, 2000, p. 920
18. Eldra Pearl Solomon, Linda R. Berg, Diana W. Martin, Claude V. Willee, Biology, 3rd ed., Saunders College Publishing, p. 1056
19.  Eldra Pearl Solomon, Linda R. Berg, Diana W. Martin, Claude V. Willee, Biology, 3rd ed., Saunders College Publishing, pp. 1056-1057
4 / total 8
Ju mund të lexoni librin e MREKULLIA E KRIJIMIT TË NJERIUT Harun Jahja-s në internet, ta shpërndani atë në rrjetet shoqërore siç janë Facebooku dhe Twitter, mund ta shkarkoni atë në kompjuterin tuaj, ta përdorni atë në detyrat e shtëpisë tuaj apo punimet shkencore, dhe mund ta botoni, kopjoni ose riprodhoni atë në ueb faqet ose bllogjet tuaja pa i paguar ndonjë tarifë autorit, për aq kohë sa ju e njihni apo e vendosni këtë faqe apo sait si referencë.
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top