< <
1 / total: 16

Parathënie

Në këtë libër, do të flasim për një zë që gjithmonë frymëzon drejtësi, sjellje të mirë, përulje, ndershmëri, sinqeritet dhe gjithçka që është e drejtë. Ky zë, edhe pse mund të jeni të pavetëdijshëm për të, është gjithmonë me ju kudo që të shkoni.

Atëherë ju mund të pyeteni: 'Kujt i takon ky zë?' E pra, ky zë ju takon juve, ai është brenda jush, ai është zëri i ndërgjegjes tuaj...

Fjala 'ndërgjegje' është shumë e zakonshme dhe përdoret shumë. Megjithatë, kuptimi i vërtetë i kësaj fjale, rëndësia e saj në dinë (fe), mënyra se si sillet vërtet një person i ndërgjegjshëm dhe çfarë e dallon atë nga njerëzit e tjerë nuk janë aq mirë të njohura në përgjithësi. Ndërgjegjja është e kufizuar në kuptimin e pranuar nga shoqëria. Sipas besimit të përhapur, ata që nuk i hedhin, për shembull, mbeturinat në rrugë, që u japin para lypësave dhe që kujdesen për kafshët endacake paraqiten si shembuj të njerëzve të ndërgjegjshëm.

Megjithatë, kuptimi i vërtetë i fjalës "ndërgjegje" është shumë më subtil dhe më i plotë se kuptimi që ia ka vënë asaj shoqëria. Qëllimi i këtij libri është që ta paraqes kuptimin e vërtetë të ndërgjegjes ashtu siç ilustrohet me shembuj në Kur'an dhe për të tërhequr vëmendjen për mënyrën se si mendon një njeri i ndërgjegjshëm, çfarë lloj njohurie dhe të kuptuari posedon ai ose ajo, dhe rëndësinë e ndërgjegjes në jetën pas vdekjes. Ne do t'ju ofrojmë informacionin e nevojshëm për të identifikuar zërin e ndërgjegjes tuaj, dhe për ta dalluar atë nga zërat dhe sugjerimet tjera që vijnë nga brendia juaj. Ne gjithashtu do t'ju japim shpjegime për disa nga gjërat që ndërgjegjja juaj mund t'ju bëjë të mendoni dhe bëni dhe se si dikush që vepron sipas ndërgjegjes së tij mund të arrijë gjendjen më të pastër.

Qëllimi kryesor i këtij libri nuk është vetëm për të informuar, por edhe për t'i bërë thirrje ndërgjegjes njerëzore për t'i nxitur ata të veprojnë, për t'i inkurajuar ata që ta jetojnë pjesën tjetër të jetës së tyre të udhëhequr nga ndërgjegjja e tyre, dhe për t'iu treguar atyre se sa të humbur do të jenë në qoftë se dështojnë të veprojnë kësisoj.

 

1 / total 16
Ju mund të lexoni librin e Rëndësia e Ndërgjegjes në Kur'an Harun Jahja-s në internet, ta shpërndani atë në rrjetet shoqërore siç janë Facebooku dhe Twitter, mund ta shkarkoni atë në kompjuterin tuaj, ta përdorni atë në detyrat e shtëpisë tuaj apo punimet shkencore, dhe mund ta botoni, kopjoni ose riprodhoni atë në ueb faqet ose bllogjet tuaja pa i paguar ndonjë tarifë autorit, për aq kohë sa ju e njihni apo e vendosni këtë faqe apo sait si referencë.
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top